• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

LEKSION ALLA SHQIPTAR

April 26, 2016 by dgreca

NGA JAKOV SOLLOMONI/IZRAEL/

Dalja e hebrenjve nga Shqipëria në vitet 90-të, nuk ka ra dhe aq në sy për faktin se “kur bien kambanat, nuk dëgjohen zilet”. Vendi po përjetonte një ngangjarjet më të dhimbshme në histori, eksodin e dytë masiv, pas atij të kohës sëSkënderbeut, por në dallim nga i pari që u detyrua nga pushtimi turk, ku tjetriishte krejt ndryshe. Kambanat kishin kohë që binin fort, por shqiptarët ishintë fundit që i dëgjuan ato. Fluksi i pa treguar i njerëzve që kaloi gardhin eambasadave e evropiane, tregonte se këtyre njerëzve u kishte ardhur në majë tëhundës dhe po prisnin veçse rastin për të treguar se Vakum i shkaktuar ngalargimi i një numri gjithmonë e në rritje nga vendi,tregonin me germa të mëdha se diktatura 50 vjeçare komuniste, ndoshta më eegra në kontinent, përfundoi në kosh plehrash, por kjo bishë me gojën e përlyerme gjak edhe pse dhëmbët po i binin përditë, shkaktonte akoma viktima nëkufirin jugor në dimrin e egër të atij viti. Pra në këtë situatë tejet tërënduar, dalja e hebrenjve pas një jete të tërë në Shqipëri, ishte zhurma qëshkakton një zile biçiklete, në mes të Shangait dhe asgjë më tepër.Po vethebrenjtë si e pritën këtë ngjarje, si e përjetuan ata largimin? Në këtëzallamahi të madhe, pritej në mënyrë logjike që edhe kjo të ndodhte, ishinpjekur kushtet, siç u poqën në të gjithë Evropën për rreth gjysmë milionijehudijë, që në formën më ligjore, të linin edhe ata vendet. Nga ana tjetër kjonuk kaloi pa dhimbje, pa lot në ndarjen me miqësitë e krijuara në vite atje,dhe të shumë kujtimeve të mara me vete, (natyrisht ato më të mirat). Nuk undamë vetëm me të gjallët, por edhe me të vdekurit, eshtrat e të cilëve, që nukishin të pakët në numër, përbëjnë një hallkë të fuqishme në themelet e miqësisëme vendasit. Midis tyre u derdhën lot në ndarjet e pafundme, vazhdimësi edashurisë, respektit të thellë të falënderimit për atë që shqiptarët bënë përshpëtimin e qindra jetësh të hebrenjve në luftën e fundit botërore. Kokatktheheshin instinktivisht pas, për të rrëmbyer qoftë edhe një kujtim tjetër,duke parë shtëpitë ku jetuan me shekuj. Dhimbja u koncentrua në një pikë aq tërëndë sa zemra nuk mund ta duronte. Pikërisht këtë dhimbje e mori me vetesecili prej tyre, duke premtuar në heshtje se asgjë nuk do të harronin dhe këtëfakt e vërtetuan plotësisht vitet që do të pasonin. Jo, nuk harruam! Ne grupetë vogla jehuditësh i drejtoheshim aeroportit të Rinasit, që bota nuk ia dinteas emrin. Vetëm pas viteve për të cilat po flas, bota filloi të dëgjonte shumëpër këtë vend të vogël në hartën e Evropës. Dëgjoi për historinë e këtij vendime një popullsi autoktone, të ngulur atje historikisht. Verbëria dhe shurdhëriaevropiane, në shekuj njihte jugosllavët, të ardhur nga veriu i Evropës, por joshqiptarët që “kanë vënë themelet e Sazanit dhe Karaburunit”. Dhe them pastajse nuk do të shkruaj më për këtë temë, por kurrë nuk do ta mbajë fjalën. Nukrri dot të hesht sado kam takuar plotë që as nuk duan t’i kujtojnë ato ngjarjetë dhimbshme dhe kërkojnë me insistim që t’i harroj e t’i fshij nga mendja.Qofshin ata që janë se unë nuk kam për t’i harruar deri sa të bëjë hije mbikëtë tokë Në këtë kornizë ngjarjesh dua t’u tregoj diçka fare të vogël që na kandodhur vite më parë. Dhe ja se si:Një grup i vogël jehudijsh, (më vjen keq qëka akoma TV shqiptare të cilat edhe pas insistimit tonë, na quajnë në programete tyre me një emër tjetër), në atë  fund Marsi 1991, për arsye thjeshtpersonale, vendosëm të mbërrinim në Izrael përmes Greqisë. Një avion ishoqërisë së fluturimeve greke i solli në Athinë, mes një ere marramendëse që elëkundte avionin si një fletë peme. Mbërritëm së fundi mbas asaj peripecie, nëtokën greke, tokë kjo jo shumë mikpritëse, sidomos për hebrenjtë. Përfaqësuesjae agjencisë hebraike na çoi me dy makina në një prej hoteleve të shumta, me treyje, ku do ta kalonim tre ditë. Pronarët e hotelit, me moshë 35-40 vjeç, sapomorën vesh se klientët e tyre ishin me destinacion Izraelin, e demonstruanhapur antisemitizmin e tyre, duke kufizuar edhe ushqimin, por duke qenë seishim mësuar me “dieta ushqimore” dhe kufizime në përgjithësi, e anashkaluamkëtë fakt edhe pse në mbrëmje arritën deri aty që të na servirnin një gotë çajme djathë. Kuptohet që e bënin për të mirën e shëndetit tonë, për të fjeturrehat në mbrëmje! Si të mos mjaftonte kjo, bënin biseda “dashamirëse” përshtetin e Izraelit duke na këshilluar që të mos shkonim atje sepse atje nukishte mirë, ka shumë probleme, etj. Gjuhën ua kuptonim mirë, sepse e kishimmësuar nga prindërit e më të moshuarit që Greqinë e kishin si vendlindje. Porfjalët e tyre siç na hynin në vesh edhe na dilnin, duke iu shmangur debateve meta. Jua njihnim mirë jo vetëm gjuhën, por edhe historinë e mitologjinë e tyreqë pjesërisht i kishim mësuar në shkolla. Dua të pranoj me sinqeritet sekonkluzionet dhe emërtimet që shqiptarët u bënin grekëve, jo thjesht ngamosmarrëveshjet që dy shtetet kishin me njëri tjetrin, qëndronin totalisht dhendoshta është vetëm kjo temë e propagandës së shtetit të diktaturës që nuk eklasifikoj në aspektin e shpëlarjes së trurit. Në ditën e dytë patëm vizita tëkëndshme. Na gjetën shpejt adresën disa të rinj jehudijë me banim në Athinë dhetë ardhur, me të cilët kishim lidhje fisi dhe krushqie dhe së bashke me ne qëishim në hotel u bëmë tetë apo nëntë veta  në formë rrethi. Biseda mes taishte tepër e gjallë dhe e përzemërt, sa që ra në sy për keq tek personeli ihotelit. U vunë në lëvizje lart e poshtë të nervozuar, gjë që u dallohej qartënë fytyrë, nga mënyra se si na shikonin. Grupi i të ardhurve u takua edhe me dyçifte, të moshuarish, prindërit tanë, që kishin zënë një qoshk  dhe pondiqnin një film në televizor me kënaqësi të madhe. Ata kishin të drejtë edhepër faktin se për ta ishte një kuriozitet për të parë një film e të dëgjoningreqisht, mbasi atje ku banonin, nuk mund ta shikonin programin grek për shkaktë reliefit dhe maleve rrotull atij qyteti që lamë pas. Epo mirë nuk kam pse tambaj sekret, për Vlorën bëhet fjalë. E thash më në fund. Nuk di të them mesaktësi sa kohë kishim që bisedonim ashtu të shkujdesur, por në një moment tëcaktuar, i vogëli nga dy vëllezërit që kishin ardhur aty, kërkoi të falur dhedoli nga rrethi. Shkoi në drejtim të pronarit dhe po debatonte me të deri sazërat arritën në veshët tanë, atëherë u ofruam edhe ne të tjerët për të marrëvesh se çfarë po ndodhte. Vëllai i tij më i madh, i nxitoi hapat, edhe ne pastij, dhe pyeti në anglisht: What about, What happens, Avi?

Tjetri fillo të shpjegojë në shqip që të kuptonim edhe ne.

-Ky zotëria, pronari i lokalit, erdhi këtu dhe pa pyetur asnjë ndërroi kanalinteleviziv, nga filmi në sport. Ata pleqtë atje, – dhe tregoi në drejtim tëkatër të moshuarve,- po shikonin filmin dhe ky me paturpësi shkon e ju heqë tëdrejtën për të parë atë që duanë ata.

-Unë dua të shoh basketbollin!, – u hodh pronari..-Sot është ndeshja finale ekampionatit evropian dhe luan ekipi ynë.

-Po për ata që shihnin filmin nuk të bëhetvonë fare ty?

-Ta pret mendja unë jam pronari këtu dhe do ta vendos ku të dua!, – foli mekapadaillëk tjetri.

-Këtë hotel e ke hapur që t’u shërbesh klientëve dhe ai televizor është nëshërbim të njerëzve që vijnë këtu, për t’i respektuar e jo t’i fyesh, – folivëllai i vogël i nervozuar me të drejtë.

-Unë jam zot i gjithçkaje, këtu e jo ju!, – shtoi pronari me kryeneçësi.

-Dëgjo këtu!, – vëllai i madh bëri një hap para në drejtim të tij dhe gati sanuk i preku hundën tjetrit. – Ti po të duash të shohësh basketbollin tënd, shkoe shikoje në një televizor tjetër qoftë edhe në shtëpinë tënde. E ke këtë tëdrejtë meqenëse qenke tifoz i madh ti, por t’u heqësh programin atyre që kanëmë shumë se një orë që po e ndjekin, kjo nuk është e drejta jote!

-Por…, – nisi të flas pronari.

-Nuk kam mbaruar akoma. Dëgjo deri në fund dhe hapi mirë veshët këtë herë. Tiduket se nuk ke asnjë respekt për klientët e tu dhe je i paedukuar. Se ku do tashikosh ndeshjen kjo është punë për ty. Për ne kjo nuk ka rëndësi. Tani shkoatje dhe çoje kanalin ku ishte më parë dhe madje kërkoju edhe ndjesë atyre përatë që bëre. Tani!

Vëllai e ngriti zërin dhe me gishtin tregues e preku pronarin tek supi.Alarmuar nga kjo, pronari hodhi sytë rreth e rrotull për të kërkuar me sa duketvëllain, por ai nuk ishte aty.

-Nuk është nevoja të kërkosh ndihmë se në këtu jemi tetë, e jo dy. I shikonkëta këtu!, – dhe tregoi të tjerët që deri në atë moment nuk kishin marrë pjesënë bisedë. -Unë nuk të këshillojë të biesh në duart e tyre, se pas kësaj do tëmbetet edhe ndeshja pa parë dhe jo vetëm kaq… do të ndjesh shumë dhimbje qëdo të vazhdojnë për ditë të tëra. Ata po presin reagimin tënd. Dëgjo mua, bëhui zgjuar, së paku njëherë në jetën tënde. Mos e humb këtë rast.

Pronari ishte bërë dyllë në fytyrë dhe i iku goja fare.

-E di se nga vijmë ne?, – foli dikush nga grupi dhe pa pritur përgjigje shtoi:,-Ne vijmë nga Shqipëria! Atje na kanë mësuar se me të edukuarin duhet të flasësh me kulturë e  mirësjellje, kurse me derrat si puna jote duhet tëflasësh ndryshe.

Pronari ishte vënë përball një harku njerëzish që po e shikoni në sy dhe ai nëfund u bë si dele. U kthye nga Tv-ja dhe ndërroi kanalin, aty ku ishte më parë.Në të kthyer dikush i foli aq hidhur, sa që atij iu duk sikur e vrau fare.

-Na u duke si Akili ca minuta më parë, por nuk na dole i tillë Dhe as dinak siOdisea nuk dole. Nuk të ndihmoi mitologjia jote. Dhe ai e di pse? Sepse ti je ikeq sa nuk bëhet. Na ik nga sytë tani. Të gjithë filluan të qeshin.

 

Filed Under: Featured Tagged With: Jakov Sollomoni, LEKSION ALLA SHQIPTAR

Hapet ne Vuthaj Muzeu Etnografik Vuthaj, Guci

April 26, 2016 by dgreca

Në Vuthaj hapet Muzeu Etnografik në të cilin përfshihen eksponate  të vjetra tradicionale karakteristike e fshatit Vuthaj dhe e trevës tonë Plavë Gucisë.

Dëshira e madhe për të ruajtur  nga zhdukja e vlerave të mirëfillta autoktone bëri të veten  që bashkëvendësin ynë  Ramok Çelaj të  hap Muzeu Etnografik për her të par në Vuthaj në një nga anekset e kullës qindravjeçare të kësaj familje.

Është kjo  një hapësirë  i posaçëm ku do të ruhen dhe ekspozohen për vizitoret ky thesar i çmuar dhe me vlerë i vendlindjes tonë .

Dashuria e madhe e Ramok Çelajt bëri të veten që kjo pasuri  kombëtare, tani e tutje mos të mbes në mëshirën e fatit por të jetë e ruajtur dhe e mirëmbajtur nga një adhurues i flaket i etnografisë  siç është fisniku vuthjan Ramok Çela.

Ramok e përgëzojmë për këtë nisme, ndërkaq ju të dashur vizitor dhe adhurues të etnografisë ju sugjerojmë qe sa her qe jeni ne Vuthaj, jeni te mirëseardhur në Muzeu Etnografik.

Filed Under: Featured Tagged With: Guci, Muzeu Arkeologjik, ne Vuthaj

Lodrat prej vërteti

April 22, 2016 by dgreca

Nga Ilir Levonja/ Florida/

Lërini armët…, ka lodra më të bukura se ato. Këtyre lodrave prej vërteti u ka ikur koha. Ka komunikim. Kush nuk e bën dot është i paaftë. Kush nuk e përdor dot, nuk e vë në punë. I mungon aftësia bazë, ajo e njeriut me njeriun. Besimi me ndjesi njeriu. Dhe i është rritur nepsi i kafshës me kafshën.

Shteti funksionon me ligje. Armët e një shteti janë ligjet. Jo më bëj këtë favor se ta zbraza. Ta mbusha barkun me plumba.
Lërini armët se ata poshtë i marrin kaq seriozisht sa rrezik janë armatosur tashmë. Dhe nën petkun e qelbësirës, komunistit, hakmarrjes, gjakut, favorit të munguar. Heqjes apo vënies në punë. Shitjes së vajzës, nuses. Apo kësaj e asaj historie vrasjeje. Po planifikojnë. Po bëjnë planet.
Ndërsa eremitëve iu duket se pranvera po shkëlqen në varrezë.
1)Që jemi popull pa memorie, kjo është lehtësisht e vërtetueshme.
Që shitemi për armë, kjo është lehtësisht e verifikueshme. Që na pëlqejnë lodrat e kalibrave me silenciator, shutgunn, 12.7…, kallashin e kemi perëndi tani. Që na pëlqen c4-tra, telekomanda etj., nuk asnjë diskutim. Që shitëm armë, që ndamë armë, që morëm armët në 1997-të kjo bërtet. Këtë e dimë mirë të gjithë. Ndaj nxitojmë t’ia hedhim fajin njëri-tjetrit. Por e vërteta është sa një mal. Dhe faji i përbashkët. Dhe, si ai që bërtet … dhe si ai që akuzon sot, janë njësoj.
Po, ne i morëm armët.
Megjithatë gjykuam se vitet dymijë do ishin një epokë e re. Në heshtje një ndjenjë faji e pranuar. Një afrim me botën perëndimore. E cila rrokapjekjet, shëmbjet, ngritjet, luftën civile e kishte provuar përpara nesh. Dhe më hidhur se ne. Por me sa duket. Kjo nuk është udha e vënies mënd. E përsosjes së vetvetes. Ne duhet domosdoshmërisht të kalojmë nëpër këtë kalvar.
2)1997 kalvari shqiptar. Që sot interpretohet e stërinterpretohet me mendësi palësh. Jo me faktin real. A shkoni në varreza njerëz.
Ose kur të shkoni, mos shkoni vetëm për njerëzit tuaj. Hidhini një sy asaj shoqërie që i mungon mbrëmjeve, kafeneve apo birrarive tuaja. Hidhini një sy asaj shoqërie trotuaresh, teatrosh apo zyrave të pushtetit. Të atij pushteti të vogël, lokal. Se nga pushteti i madh nuk do shikoni gjësendi aty.
Unë rrjedh nga një vend, trualli i të cilit u bë shesh plumbash e gjaku. Më 97 më la edhe im atë. E përcollëm në krah. Dhe gjysmë fshehurazi. Fshehurazi më solli dhe një mik ca kafe. Gjëndje e jashtëzakonshme. Ku edhe qytetari më thjesht i bënte policit rreshtore. I bënte çfarë të donte. Mbrëmjet mbylleshin në mesditë. Në kryqëzime përmbyseshin mjete, shpoheshin gjokse. Varreza mbushej me lapidare mermeri. Me kangjella të përsosura.
Aq sa një garë e marrë na kishte bindur për një dashuri ekstazë nda vdekjes.
3)Në gjithë këtë humbje, veç protoganistët zjejnë akoma. Duke filluar nga Berisha vet. Deri tek ish Berishët. Ata që sot janë opozitarët më të mëdhenj të Berishës. Dhe kjo është paradoksija më madhe e Shqipërisë. Dhe kjo është verbëria e saj. Që i jep pushtet njërit apo tjetrit me devizën e plakur të atij vendi otoman. Se për inat të sime vjerre, po shkoj me mulllixhinë.
Sot gjithë rrjetet gëlojnë. Gëlojnë prej ishBerishëve. Unë po marr vetëm një rast. Ai që i thonë avokat Ngjela. Në 97-tën ishte me Berishën. Shumë i ashpër, shumë pro forcës, shumë pro grushtit shtypës etj. Këtë e bëri edhe me 21 janar të 2011. Kësaj radhe me Ramën.
Kemi pasur njëri-tjetrin afër. E kam parë të hypte në makina të fortish etj. Megjithatë të fortët janë në varrezë, kurse pushtetarët akoma bërtasin.
E mora Ngjelën si shembull se, ta dini…., keni me dhjetra, me qidra që po bërtasin. Me qindra bafshkëfajtorë. Që sot janë opozitarë pushtetarë. Po i gërmushen Berishës. Dhe ne të lumtur që po qeverisim. Për inat të sime vjerre.
4)Eshtë koha e një politike të re. Dhe po çirremi duke e thënë. Një sërë e tërë. Pasi shohim se sa natyrshëm dhe sa pa tifozllëk ndodhin transformimet në një shoqëri të madhe. Në një demokraci të konsoliduar për shkak të rotacionit, mungesës së protoganizmit, tifozllëkut partiak. Të Njëshit absurd. Se sa natyrshëm i jepet mundësia gjithsecilit të tregojë një planprojekt zhvillimi shoqëror. Se sa natyrshëm largohet, hap krahun. Dhe se…, se sa fije të brishta bari janë përballë ligjit dhe shtetit.
Eshtë koha për lodrat e jetës, jo të vdekjes.

Filed Under: Featured Tagged With: Ilir Levonja, Lodrat prej vërteti

ATE NIKOLLA MARKU, AKUZA NDAJ METROPOLISE SE ELBASANIT

April 19, 2016 by dgreca

KISHA KOMBETARE ORTODOKSE PAVARUR KOMBETARE SHQIPTARE SHEN MARIA ELBASAN

DEKLARATE PER SHTYPIN/

 SHQIPTARIZMI  I  ORTODOKSISE SHQIPTARE,  NUK MUND TE CENOHET NGA BANDITE ME VESHJE PRIFTI DHE HELM SHOVINIZMI.

KUSH  KERKON  DERDHJE  GJAKU,  BRENDA ORTODOKSISE SHQIPTARE,  DO TA MBULOJE  GJAKU  I  TRADHTARIT KEMBE  E KOKE.

KUSH KERKON  PERCARJE  BRENDA  BESIMTAREVE  TE  VERTETE ORTODOKSE , DO TA MBULOJE  PERCARJA  BRENDI  SHPIRTIT DHE MISHIT TE KALBUR QE E MBAN NE KEMBE SI TY ANDON DHE  JANULLATOS.

METROPOLIA  E  ELBASANIT, ESHTE NJE ABUZIM DHE PERFITIM NGA TAKIMI I PAPES FRANCESKU ME BARTOLOMEUN.  SA SHPEJTE U NGUTEN TE NXJERRIN PERFITIME  NE  DEM TE SHQIPERISE  DHE PAPES VETE.

KUSHDO  QE  CENON KISHEN  ORTODOKSE  TE  NGRITUR  NGA FAN NOLI, DO TE PESOJE FUNDIN  E  PADISKUTUSHEM  SI  SHERBETORE TE SHOVINIZMIT VORIO-EPIR.

ANDON,  ALIAS JANULLATOS,  J U  BEJME  THIRRJE, TE MOS E PRANOSH  BEKIMIN  E  DJALLOSUR  NGA JANULLATOS. TE DORHIQESH  MENJEHERE. TI DJALOSH, PERFAQSUES  I FONDACIONEVE OF SHORE  TE JANULLATOSIT.

I KE DITET E NUMERUARA.

ANDON DHE ANASTAS  JANULLATOS,  MOS GUXONI  TI  AFROHENI KISHES SHQIPTARE ORTODOKSE,  SEPSE,  GJAKU QE KERKONI TE DERDHNI, DO TJU MBYSE  DIREKT  JUVE,  SI NE MENDJE  ASHTU  DHE SHPIRT.

NA VJEN SHUME KEQ  QE,  DY PERFAQSUES  TE  BESIMEVE  TE NDRYSHME  FETARE  ISHIN ATY, SI BABAI  I  NJE TEQEJE,  ASHTU DHE NJE PERFAQSUES I KISHES RAJONALE KATOLIKE.  SA KEQ QE I PERDOREN NE MENYREN  ME TE PA BESE. TURP PER BESIMIN   DHE VESHJEN E TYRE.

HARMONIA  FETARE , NUK VARET AS NGA ANDONI  DHE  AS  NGA ANASTASI.  CDO PERPJEKJE  PER PERCARJE NE ELBASAN DHE SHQIPERI ,  DO TE NDESHKOHET  PA ASNJE HEZITIM  NGA BESIMTARET  E  VERTET SHQIPTARE   POR DHE NGA NE SI KISHE.

ANASTAS  DHE  ANDON   JANULLATOS.  JU E KENI PERBALTUR ATDHEUN TONE NE CDO CEP TE BOTES,  SEPSE  DOBSINE  EKONOMIKE  DHE  POLITIKE  E  KENI  TRAJTUAR SI  PAMUNDESISE SHTET BERJE  DHE  BESIM BERJE.

PO JU THEMI,  JENI TE MBARUAR.  MOS  JU AFRONI ATDHEUT  DHE BESIMIT  ORTODOKS  SHQIPTAR,  SEPSE  ZJARRI  I FERRIT JU PRET.

FTOJ TE GJITHE BESIMTARET  ORTODOKS  DHE SIMPATIZANTE,  HISTORIANET,  POLITIKANET,  PATRIOTET  E VENDIT  TIM,  TE DESHMOJNE  NE  PASHKET QE PO VIJNE,  FORCEN,  BESIMIN DHE DASHURINE PER HISTORENI E ORTODOKSISE DHE ATDHEUT TONE. LE TI TREGOJME  JANULLATOSIT  DHE SHERBETOREVE  TE TIJE TRADHTARE, SE SA E DUAM BESIMIN DHE ATDHEUN TONE SHQIPERI.

KESHILLI I KISHES

ATE NIKOLLA MARKU

Filed Under: Featured Tagged With: akuza, ate Nikolla marku, NDAJ METROPOLISE, SE ELBASANIT

Ekuador, Shkon në 233 numri i të vdekur nga tërmeti

April 17, 2016 by dgreca

Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Ekuador u rrit sot në 233 viktima, ndërkohë që vazhdojnë operacionet e shpëtimit.Shifrat më të fundit të qarkulluara nga zyra e Presidentit Rafael Correa reflektojnë një numër tre herë më të madh të viktimave të raportuara fillimisht.Qindra njerëz të tjerë janë plagosur nga tërmeti prej 7.8 ballësh që goditi pranë bregdetit.Raportimet fillestare treguan dëme të rënda në qytetin bregdetar Manta. Ekipet e shpëtimit arrinin me vështirësi në portet e peshkimit dhe plazhet turistike. Sipas Presidentit Correa, qyteti bregdetar Pedernales me 40 mijë banorë është shkatërruar plotësisht. Zëvendës Presidenti Jorge Glas është nisur drejt kësaj zone të goditur më rëndë.

Filed Under: Featured Tagged With: Ekuador, i të vdekur, nga tërmeti, Shkon në 233 numri

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 598
  • 599
  • 600
  • 601
  • 602
  • …
  • 903
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT