• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ISTANBUL (1934) / KUR ZOGU FALENDERONTE MUSTAFA KEMAL ATATURKUN PËR TELEGRAMIN E NGUSHËLLIMIT ME RASTIN E NDARJES NGA JETA TË NËNËS SË TIJ

November 25, 2022 by s p



Nga Aurenc Bebja*, Francë – 25 Nëntor 2022

“Istanbul” ka botuar, të hënën e 2 dhjetorit 1934, në ballinë, telegramin e falenderimit të mbretit Zog drejtuar askohe Mustafa Kemal Ataturkut me rastin e ndarjes nga jeta të nënës së tij Sadije (25 nëntor 1934), të cilin, Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shkëmbim telegramesh

Në përgjigje të telegramit që Presidenti i Republikës i kishte dërguar me rastin e vdekjes së nënës së tij, Mbreti Zogu i Shqipërisë sapo i ka dërguar Gazit këtë shkresë :

Shkëlqesia e Tij Kemal Ataturku

President i Republikës turke

Ankara

“Shumë i prekur nga ana e Shkëlqesisë suaj në marrjen pjesë në zinë time të madhe, ju kërkoj të pranoni falënderimet e mia më të sinqerta.”

Zogu

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

“MUSEAUM ILLYRICO” OSE “BIBLIOTHECA MANUSCRIPTA ILLYRICANA” E PADOVËS DHE HISTOIA E SHQIPËTARËVE

November 24, 2022 by s p

Papa Klementi XI – Albani,  urdhëron që Prospectus, të shtypet me shpenzimet e tij dhe t’u shpërndahet falas të gjithë të interesuarve. Për Át Riçeputin, papa bën një veprim shumë të favorshëm duke i dhënë atij Privilegium Apostolicum me të cilin ai mund të futej dhe të studionte në të gjitha arkivat dhe bibliotekat e Italisë, por edhe të vendeve të tjera, edhe pse ato nuk ishin gjithmonë të hapura: për studiues, personalitetet kishtare dhe të interesuar interesuar të tjerë. Një leje e tillë shumë speciale, të cilën mund ta jepte vetëm papa e askush tjetër, d.m.th., as mbretërit e as sundimtarët lokalë, Riçeputit i mundësoi të konsultonte edhe ato burime, dorëshkrime e dokumenta të cilat mbanin siglën sekret apo shumë sekret.

Prof. Dr. MusaAHMETI

Center for Albanian Studies

Budapest

                Pas regjistrimit dhe sistemimit të lëndës së mbledhur, të cilën Riçeputi e quante: “Bibliotheca manuscripta Illyricana”[1] të gjithë së bashku ishin të mendimit se nuk ishte e mundur të botohej asnjë pjesë e Historisë së Ilirisë, pa u bërë krahasimet e duhura në mes të katër serive të planifikuara, për t’iu shmangur përsëritejve të shumta, në një apo në të gjitha seritë, të disa ngjarjeve, personaliteteve ose momenteve të ndryshme, që duhej të inkorporoheshin si njësi të veçanta.[2] Psh. emri i një ipeshkvi mund të përsëritej në serinë e parë kur bëhej fjalë për ipeshkvët dhe ipeshkvitë, pastaj në të dytën kur bëhej fjalë për Sinodet kishtare, në të tretën kur bëhej fjalë për shenjtorët dhe në të katërtën ku ishin të renditur rregulltarët, etj.

Një gjë e tillë, do të vononte shumë fillimin e botimit të veprës, gjë që autorëve do t’u sillte kokëçarje të shumta, ngaqë ata të cilët prisnim me padurim botimin e veprës ishin në fund të durimit, ndërsa numri i kundërshtarëve të një botimi të tillë sa vinte e shtohej; në anën tjetër, autorëve u ofrohej mundësia që të vazhdonin hulumtimet dhe studimet e tjera, veçanërisht në veprën madhore Acta Sanctorum[3]të cilën e kishin përgatitur për botim bollandistët dhe kishin arritur të botonin 50 vëllime në format in folio. Përveç kësaj u ofrohej mundësia që të konsultonin edhe veprat e shumta të autorëve antikë, historianëve e gjeografëve, vepra të cilat nuk kishin arritur t’i shfrytëzonin më parë si dhe botimet më të fundit, të autorëve të shumtë të fushave të ndryshme.

Megjithatë kundërshtarët e Riçeputit ishin shumë aktivë. Veç të tjerash, ata botuan edhe një broshurë kundër tij dhe punës që bënte.[4] Në mesin e kundërshtarëve kishte njerëz të njohur nga jeta publike, intelektualë dhe prelatë kishtarë. Veçanërisht të zëshëm ishin disa anëtarë të Urdhërit të Jezuitëve. Gjatë kohës kur mblidhte burimet dhe dokumentet për veprën e tij nëpër Dalmaci, Riçeputin e kundërshtojnë me forcë një grup intelektualësh dhe klerikësh dalmatinas, të cilët dërguan letra të shumta me akuza të rënda kundër tij, në Dubrovnik, Riekë, Zagreb, Venedik, Padovë dhe Romë, por pa arritur ndonjë sukses.[5] Kërcënimet arrinin deri aty sa kishte raste kur kundërshtarët kërkonin ta padisnin në gjyq ose shkonin edhe më larg në kërcënimet e tyre sa pohonin se do ta vrisnin, nëse ai nuk do të hiqte dorë nga puna e filluar për të shkruar veprën Illyricum Sacrum.[6] Shumë aktiv ishte edhe inkuizicioni venedikas dhe censura.[7] Disa nga këto të dhëna, por edhe shumë të tjera, ruhen në korrespodencën e Riçeputit e cila tani është e shpërndarë në Venedik,[8] Firencë,[9] Vatikan,[10] Padovë, Zagreb,[11] Romë,[12] Friuli, etj.

Në mesin e atyre që e mbështesnin dhe inkurajonin Riçeputin para intelektualëve, shkencëtarëve, teologëve dhe njerëzve të shquar të jetës publike dhe shoqërore ishin papët. Mund të pohohet me sigurinë më të madhe se që nga fillimi papët e përkrahën idenë dhe projektin e Riçeputit për të shkruar veprën Illyricunm Sacrum. Ndër të parët, por edhe më i rëndësishmi, është papa Klementi i XI, i cili edhe më parë, para se të fillonte pontifikatin e tij si papë, kishte qenë interesuar për historinë e Ilirisë dhe të Shqipërisë, interes ky që vinte ngaqë ishte me origjinë shqiptare. Ai e dinte se të parët e tij ishin shpërngulur nga Shqipëria Veriore, para pushtimit osman dhe ishin vendosur, në Itali, përkatësisht në qytetin e Urbinos.

Gjatë audiencës në vitin 1720[13] që pati te papa Klementi XI, at Riçeputi i dhuroi papës edhe një kopje të dorëshkrimit të Prospectus. Papa ishte shumë i entuziazmuar rreth përgatitjeve për veprën Illyricum Sacrum, saqë i dhuroi të gjithë koleksionin[14] e tij të dorëshkrimeve, dokumenteve dhe librave të shumtë që ai kishte mbledhur që kur ishte i ri Riçeputit, me qëllim që ky i fundit të shkruante veprën: “Le Origini e le Antichita”[15] për origjinën e tij dhe lidhjet që kishte me familjet fisnike shqiptare, por edhe ato fqinje, sllave, greke, malazeze, etj.

                Papa Klementi XI, me këtë rast, urdhëron që Prospectus, të shtypet me shpenzimet e tij[16] dhe t’u shpërndahet falas të gjithë të interesuarve. Për Riçeputin, papa bën një veprim shumë të favorshëm duke i dhënë atij Privilegium Apostolicum[17] me të cilin ai mund të futej dhe të studionte në të gjitha arkivat dhe bibliotekat e Italisë, por edhe të vendeve të tjera,[18] edhe pse ato nuk ishin gjithmonë të hapura as për studiues dhe të interesuar të tjerë, dhe as për personalitetet kishtare, etj. Një leje e tillë shumë speciale, të cilën mund ta jepte vetëm papa e askush tjetër, d.m.th. as mbretërit e princërit lokalë, Riçeputit i mundësoi të konsultonte edhe ato burime, dorëshkrime e dokumenta[19] të cilat mbanin siglën sekret apo shumë sekret.[20]

                Edhe papët e tjerë, po ashtu e kanë mbështetur dhe inkurajuar Riçeputin dhe pasardhësit e tij. Papa Inocenti XIII, si pasardhës i Klementit XI, mbështeti autorët e veprës Illyricum Sacrum, duke u njohur atyre të gjitha privilegjet dhe autorizimet që u kishte dhënë paraardhësi i tij, por në të njëjtën kohë ndihmoi financiarisht në forma dhe mënyra të ndryshme.[21]

Papa tjetër, Benedikti XIII,[22] ishte mbështetës i zjarrtë i Riçeputit. Pos ndihmave të shumta financiare, Riçeputit i dhuron edhe një dorëshkrim shumë të vjetër, me vlera të jashtëzakonshme i cili përmbante biografinë e shën Gjon Orsinit,[23] ipeshkvit të Trogirit. Këtë dorëshkrim, Farlati e boton si pjesë të vëllimit të IV te Illyricum Sacrum,[24] kur trajton historikun e ipeshkvisë së Trogirit.[25]

Në mënyrë të vendosur dhe shumë autoritative, papa e mbështet Riçeputin duke mos ua vënë veshin letrave dhe vërejtjeve të shumta që arrinin kundër tij, qoftë për vonesën tashmë mjaft të gjatë rreth botimit të veprës, por edhe për akuzat e rënda se: “Riçeputi nuk ishte i zoti dhe i aftë të përfundonte një vepër të tillë, tepër voluminoze dhe shumë të rëndësishme.”[26]

Pasardhësi i Inocentit të XII,[27] Benedikti XIV, [28] gjatë audiencës së fundit,[29] i dhuron Riçeputit disa dorëshkrime mbi shtëpinë e Loretos nga Nazareti, por edhe e ndihmon me shuma të mëdha të hollash për të mbuluar shpenzimet e kopjuesve të dokumenteve të shumta që Riçeputi kishte nxjerrë nga Arkivi Sekret i Vatikanit, nga Biblioteka Apostolike e Vatikanit dhe nga institucione të tjera, numri i të cilave në vëllime shkonte në dhjetëra. Ashtu si edhe parardhësit e tij, papa refuzon të gjitha akuzat që drejtoheshin në adresë të Riçeputit, veçanërisht ato që vinin nga disa personalitete të shquara të jetës publike, si edhe kishtare.[30]

                Lënda e mbledhur deri në vitin 1721 e “Bibliotheca manuscripta Illyricana” sipas dëshmive arkivore, ishte jashtëzakonisht e madhe. Ajo përfshinte treqind e pesëdhjetë e nëntë vëllime me dorëshkrime[31] ku përveç të tjerave kishte edhe bula papnore, diploma të ndryshme, privilegje, fletëdhurata, dorëshkrime sinodesh e koncilesh që nga shekulli i VI-të e deri në shekullin e XVII-të, gjenealogji, stema, ditarë të ndryshëm udhëpërshkrimesh, biografi të shumta të personaliteteve nga më të ndryshmet, legjenda, dëftesa, letërkëmbime, kontrata, akte noteriale, relacione dhe dokumente të tjera të cilat i kishin marrë si dhuratë, huazuar apo u kishin bërë përshkrime nga origjinalet. Përveç këtyre kishte dorëshkrime të mëdha, si tërësi të veçanta, kodikë, por edhe libra të ndryshëm, libra të rrallë[32] si dhe 268 tituj të botuar, pra gjithsej, 627 zëra.[33]

I ndodhur para presioneve të shumta, nga intelektualë, shkencëtarë, personalitete kishtare e udhëheqës të urdhërave të ndryshme për shkak të vonesës së madhe, at Riçeputi vendos që të ndërrojë konceptin e parë të veprës. Në vitin 1742[34] ai boton Prospectus-in[35] e dytë, sipas të cilit Illyricum Sacrum do të përbëhej prej tetëmbëdhjetë[36] vëllimesh.

Revizorët jezuitë, censorët dhe personat e tjerë, të caktuar enkas nga papa kishin dhënë mendim pozitiv për punën e at Riceputit. Është shumë interesant mendimi i at Jakob Koletit kur pohon se at Riçeputi kishte bërë vetëm një përmbajtje të tërë veprës Illyricum Sacrum; ndërsa vetë veprën ai as që kishte filluar ta shkruante.[37] Një pohim të tillë e hedhin poshtë si të paqëndrueshëm dokumentat arkivore[38] ku në mënyrë shumë të saktë pohohet se cilat vëllime kishte përgatitur at Riçeputi.[39] At Coleti shkon edhe më larg kur pohon se qeveria venedikase kishte ndaluar botimin e dy vëllimeve të para për shkaqe politike.[40]

Sipas të dhënave arkivore[41] at Riçeputi ishte duke përgatiur nëntëmbëdhjetë vëllime dhe shtatë tabela gjeografike. Titujt e vëllimeve që po përgatiste dhe disa nga ata edhe ishin përgatitur, janë si më poshtë:

  1. Due tomi Isagogici approvati dal Padre Generale esistenti in Roma, da portarsi quanto prima a Venezia, e consegnarsi all’impressore.
  2. Due Tomi dell’Illirico profano avanti Christo nato preparati sino ad ogni minuta parte, come li nauigli nel’Arsenale, che potranno prima di sei mesi consegnarsi ai Revisori. Sono in Venezia presoo il Padre Preposito.
  3. Due altri Tomi dell’Illirico profano dopo di Christo nato preparati come li due premessi. Nel nostro Museo à Padova.
  4. Quattro Tavole Geografiche molto ampie di nuova invenzione, che seruiranno alli due primi Tomi dell’Illirico Profano. Sono in Roma presso all’Autore.
  5. Altre tre simili per gli altri due Tomi dello stesso Illirico profano.
  6. Un Tomo Istorico, Critico e Geografico di Commentari sopra le quattro prime Tavole dell’Illirico profano opera del Padre Compagno. Nelle sue mani in Padova.
  7. Tomi quattro Agiologici intitolati Sanctuarium. Contengono li Commentari, e gli Autori sopra le Annunziazioni di ogni Santo del Martirologio Illirico à norma or del Baronio nelle Note, ora de’Bollandisti negli Atti. In Padova.
  8. Un Tomo Hierachico con tutte le mutazioni de’ nomi, de’ titoli delle dignita e de’ confini seguite dall’eta Apostolica sino alla presente. Preparato come sopra. Sono in Padova[42]
  9. Quattro Tomi Pontificali cogli elogi, e le Vite de’ vescovi d’ogni Chiesa, commentate, ed ampliate à norma dell’Ughello. In Padova
  10. Due Tomi Sinodici di Concili, e Lettere Apostoliche per lo più inedite à norma del Labbé. In Padova. Preparati ut supra.
  11. Un Tomo Monastico coll’ Istoria de’ Monasteri, e de’ Monaci di tutti gli ordini. Preparato solamente negl’Indici, che mandano alle materie qua, e là sparse per il Museo.[43]

Ognuno di questi Tomi legato in Fasci stà collocato nel suo proprio cancello coll ordine, che qui si vede. Dati alle stampe saranno tutti di giusta mole. Latini, ben corretti, in carta bianca, e di bello carattere.[44]

Përveç kësaj, nga dokumentet që ruhen në Arkivin e Jezuitëve në Romë, pohohet se të gjjitha vëllimet e lartëcekura mund të përgatiten dhe dorëzohen në shtypshkronjë për tetë (8) vitet e ardhëshme.[45]


[1] K. Lučin, O tvorcima djela Illyricum Sacrum…, f. 43.

[2]M. Vanino, Illyricum Sacrum i Filip Riceputi…, f. 276.

[3]Ioannes Bollandvs, Acta Sanctorum Qvotqvot toto orbe Colvntvr, vel a Catholicis scriptoribus celebrantvr, qvae ex Antiqvis Monvmentis Latinis, Graecis, aliarvmqve gentium collegit, digessit, notis illvstravit Ioannes Bollandinvs Societatis Iesv Theologvs, Seruata primigenia Scriptorum phrasi. Operam et studium contvlit Godefridvs henschenivs eiusdem Societatis Theologvs. Ianvarii, Tomvs I. Antverpiae: Apud Ioannem Mervsivm, 1643-1960. [Vëllimi i parë është botuar në vitin 1643 në Antverpen, ndërsa vëllimi 67 në vitin 1940 në Bruksel. Ky vëllim ka këtë titull: Hippolytus Delehaye, Paulus Peeters, Mauritius Coens, Balduinus de Gaiffier, Paulus Grosjean, Franciscus Halkin, /Presbyteri Societatis Iesu/, Propylaeum ad Acta Sanctorum Decembris. Ediderunt: Hippolytus Delehaye, Paulus Peeters, Mauritius Coens, Balduinus de Gaiffier, Paulus Grosjean, Franciscus Halkin, Presbyteri Societatis Iesu. Martyrologium Romanum ad formam editionis Typicae Scholiis Historicis Instructum. Bruxellis: Subventionne par la Fondation Universitaire, 1940].

[4]K. Lučin, O tvorcima djela Illyricum Sacrum…, f. 43.

[5]J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 234; K. Lučin, O tvorcima djela Illyricum Sacrum…, f. 43.

[6]K. Lučin, O tvorcima djela Illyricum Sacrum…, f. 43;

[7]K. Lučin, O tvorcima djela Illyricum Sacrum…, f. 43.

[8]Në Muzeun Correr në fondin: Mss. Cicogna 3216-3217 [Cat. Cic. Nr. 1624-1625].

[9]Biblioteka Laurenciana, fondi: ASHB, 1720 (XV); ASHB, 1780 (II); ASHB, 1866 (XI).

[10]Biblioteca Apostolica Vaticana, fondi:Mss. Vat. Lat. 9041; 9049; 9062; Borg. Lat. 283.

[11]HDA, Fondi personal, Fanfogna-Garagnin, kut. 2, nr. 2.1.54; 1-8.

[12]Biblioteca Apostolica Vaticana, [BAV], fondi:Mss.Vat. Lat. 9041; 9049; 9062; BAV,fondi: Borg. Lat. 283.

[13]ASV, Congregacione del Disciplinae Regolare – Audientiae, saec. XVIII, vëll. 1-2; 3-4; E. Patriarca, Il Padre Daniele Farlati e l’Illyricum Sacrum…, f. 10.

[14]ARSI, Opp. N.N. 222, f. 5v-6r; M. Vanino, Illyricum Sacrum i začetnik…, dok. nr. 6; f. 36; M. Vanino, Illyricum Sacrum i Filip Riceputi…, f. 266; J. Kolanović, Građa za Illyricum Sacrum…, f. 142; K. Lučin, O tvorcima djela Illyricum Sacrum…, f. 41 e 44.

[15]M. Vanino, Illyricum Sacrum i Filip Riceputi…, f. 266.

[16]Papa Klementi XI, jo vetëm që heq shpenzimet e botimit të Prospectus, por edhe e ndihmon Riçeputin edhe në shumë raste të tjera duke i hequr të gjitha shpenzimet e udhëtimit, qëndrimit si dhe ato të kopjuesve që ishin të larta dhe të shumta.

[17]M. Vanino, Illyricum Sacrum i Filip Riceputi…, f. 266.

[18]H. Morović, Riceputijeva Ilirska Biblioteka…, f. 125.

[19]Është fjala për disa fonde tepër të veçanta nga Arkivi Sekret i Vatikanit; pastaj Arkivi i Propagandës Fide [Arkivi për Ungjillizimin e popujve] si dhe disa të arkivave të tjera, ndër to edhe disa arkiva e biblioteka private.

[20]Një pjesë e këtyre dokumenteve, të cilat i shfrytëzoi Riçeputi, nuk janë botuar dhe nuk u janë vënë në dispozicion studiuesve ende sot e kësaj dite, sepse fondet në të cilat ruhen ato dokumente ende nuk janë të hapura për shfrytëzim dhe studim publik.

[21]J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 232.

[22]F. P. Casavola, Enciclopedia…, Gaspare de Caro, te zëri: Benedeto XIII. [Pierfrancesco Orsini],  f. 429-439; J. Lučić, Daniele Farlati…,f. 233; P. Pisani, Enciclopedia Italiana…, vëll. XXVI, f. 251; P. Frutaz, Enciclopedia Cattolica. Vëll. IX, f. 763. [4 qershor 1724-21 shkurt 1730].

[23]Shën Gjon Orsini, ipeshkv i Trogirit, ka qenë kushëri i largët i papës. Papa quhej Vincenzo Maria Orsini, para se të fillonte pontifikatin në vitin 1724.

[24]Život sv. Ivana Trogirskog po izdanju Daniela Farlatija. Preveo i bilješkama Kažimir Lučin/. Trogir-Split: Matica hrvatska, Trogir – Književni krug, Split, 1998.

[25]D. Farlati, Illyricum Sacrum…, vëll. IV, f. 303-448.

[26]ASV, Fondi: Lettere di Particolari, vol. 119-123.

[27]F. P. Casavola, Enciclopedia…, Alberto Caracciolo, te zëri: Clemente XII. /Lorenzo Corsini/ f. 439-446; P. Pisani, Enciclopedia Italiana…, vëll. XXVI, f. 251; P. Frutaz, Enciclopedia Cattolica. Vëll. IX, f. 763. /16 korrik 1730 – 6 shkurt 1740/.

[28]F. P. Casavola, Enciclopedia…, Mario Rosa, te zëri: Benedeto XIV. /Prospero Lambertini/, f. 446-461; J. Lučić, Daniele Farlati…,f. 233; P. Pisani, Enciclopedia Italiana…, vëll. XXVI, f. 251; P. Frutaz, Enciclopedia Cattolica. Vëll. IX, f. 763. /22 gusht 1740-3 maj 1758/.

[29]Riçeputi kishte katër audienca te papa Benedikti i XIV, gjatë qëndrimit të tij të katërt në Romë.

[30]Sipas F. Buliq, papa Benedikti XIV kishte marrë nën kujdesin e tij botimin e veprës Ilyricum Sacrum. F. Bulić – J. Bervaldi, Kronotaksa…, f. 80.

[31]Miljenko Šamšalović, Građa za «Illyricum Sacrum» sačuvana u Padovi. Zbornik Historijskog Instituta Jugoslavenske. Zagreb, 1960, vëll. III, f. 419; J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 233; Daniele Farlati, Illyrici Sacri, Ecclesia Salonitana ab ejus exordio usque ad Saeculum quartum Aerae Christianae, Ventiis: Apud Sebstianm Coleti (Superiorum premissu, ac Privilegio), 1751, vëll. I, f. XVI, shkruan: «Eo crevit rerum undique congestarum et codicum descriptorum seges et copia, ut inde extiterit Bibliotheca Illyrica, e manuscriptis voluminibus amplius trecentis conflata», për të vazhduar në f. XXV: «Rerum vero omnigenarum, que quoquo modo ad Illyricum pertinent vel referuntur, quantam maximam, undecumque potuit, copiam ac segetem ex editis vel ineditis scriptoribus collegit, ut nulla propemondum sit Provincia, vel Ecclesia Illyrica, ad cuius Historiam describendam aliquid materiae non congesserit, ac seposuerit. Illyrica Bibliotheca manuscripta … ex voluminibus partim, maioris, partim minoris formae, amplius trecentinis constat»; H. Morović, Riceputijeva Ilirska Biblioteka…, f. 126-127; dhe f. 138, referenca nr. 4; Hrvoje Morović, Bilješke uz katalog Ricpeutijve «Ilirske Biblioteke». Vjesnik bibliotekara Hrvatske. Zagreb: Izdaje: Društvo Bibliotekara Hrvatske, Zagreb. 1963, viti IX, nr. 1-2, f. 28, referenca nr. 4 J. Kolanović, Građa za Illyricum Sacrum…, f. 145, referenca, nr. 15.

[32]K. Lučin, O tvorcima djela Illyricum Sacrum…, f. 43.

[33]H. Morović, Bilješkeuz katalog Riceputijve…, f. 29; J. Kolanović, Građa za Illyricum Sacrum…, f. 145.

[34]K. Lučin, O tvorcima djela Illyricum Sacrum…, f. 43. Ne nuk kemi arritur të sigurojmë një kopje të këtij Prospecus-i përkundër kërkimeve të shumta në biblioteka dhe arkiva të ndryshme. Citimet i bëjmë sipas K. Lučin, O tvorcima djela Illyricum Sacrum…, f. 43.

[35]G. Valentinelli, Bibliografia della Dalmazia e del Montenegro…, f. 17, nr. 83 b. Sipas Valentinellit, Prospectus  i dytë botohet në Romë, në vitin 1738. Riçeputi, në këtë kohë, planifikonte të botonte veprën e tij në 18 vëllime. Shënimi që bën G. Valentinelli, mesa duket është i gabuar, sepse leximi i kujdesshëm i titujve të vëllimeve që planifikonte të botonte Riçeputi arrin numrin prej 23 vëllimesh; rreth vitit të botimit të Prospectus-i të dytë kemi të dhëna që kundërshtojnë njëra-tjetrën. P.sh. Carlo Combi, Saggio di Bibliografia Istriana. Bologna: Forni Editore Bologna, 1967, f. 219, shënon si vit botimi 1738, “Da questo prospetto si desume l’orditura dell’opera in diciotto volumi che il Riceputi aveva divisato di compore sotto il titolo di Storia Sacra e profana dell’Illirico.”; J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 233, pohon se: «Prospectus II ishte botuar në vitin 1740, ku kishte 300 kapituj, në të cilët përshkruhej historia e ardhëshme e Ilirisë e ndarë në 18 vëllime»; sikur J. Lučić, mendon edhe porf. S. Antoljak, i cili është shërbyer si duket me J. Lučić-in, S. Antoljak, Hrvatska Historiografija do 1918…, vëll. I, f. 182; ndërsa K. Lučin, O tvorcima djela Illyricum Sacrum…, f. 43, si vit botimi shënon vitin 1742, duke numëruar 18 vëllime që planifikonte të botonte at Riçeputi; por edhe ky, sikurse Valentinelli, gabon kur shënon vëllimet, sipas llogaritjes së titujve të K. Lučin, del se at Riçeputi do të botonte veprën e tij në 22 vëllime e jo në 18!

[36]Pothuajse të gjithë studiuesit dhe biografët e at F. Riçeputit, sjellin shënimin prej tetëmbëdhjetë vëllimesh. Ngatërrohen kur shënojnë titujt e vëllimeve dhe ndarjen e tyre, duke krijuar një rrëmujë me shumë pasaktësira. H. Morović, Riceputijeva Ilirska Biblioteka…, f. 125; E. Patriarca, Il Padre Daniele Farlati e l’»Illyricum Sacrum»…, f. 15; M. Vanino, Illyricum Sacrum i začetnik…, dok. nr. 7, f. 41-42; J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 233, referenca nr. 9.

[37]F. Bulić, Accessiones et Correctiones all’Illyricum Sacrum…, f. 1.

[38]ARSI, Opp. N.N., 222, f. 18r-22v; M. Vanino, Illyricum Sacrum i Filip Riceputi…, f. 280-281; M. Vanino, Illyricum Sacrum i začetnik…, dok. nr. 7, f. 38-44; J. Kolanović, Građa za Illyricum Sacrum…, f. 145, referenca nr. 16; M. Vanino, Philip Riceputi S. I. Begründer…, f. 219.

[39]ARSI, Opp. N.N., 222, f. 20r; M. Vanino, Illyricum Sacrum i začetnik…, dok. nr. 7, f. 41; J. Kolanović, Građa za Illyricum Sacrum…, f. 145, referenca nr. 16; M. Vanino, Illyricum Sacrum i Filip Riceputi…, f. 280-281.

[40]M. Vanino, Illyricum Sacrum i Filip Riceputi…, f. 280.

[41]Përshkrimin e titujve e sjellim nga dokumentet origjinale që ruhen në ARSI, Opp. N.N. 222,  ff. 20r-v;  ndërsa pjesërisht janë botuar nga M. Vanino, Illyricum Sacrum i začetnik…, dok. nr. 7, f. 41-42; J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 233, referenca nr. 9; E. Patriarca, Il Padre Daniele Farlati e l’Illyricum Sacrum…, f. 15-16.

[42]Ky titull mungon te J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 233, referenca nr. 9; M. Vanino, Illyricum Sacrum i Filip Riceputi…, f. 281.

[43]ARSI, Opp. N.N. 222,  ff. 20r-v; J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 233, referenca nr. 9; M. Vanino, Illyricum Sacrum i začetnik…,dok. nr. 7, f. 41-42. Ndërsa Emilio Patriarca, në studimin e tij: Il Padre Daniele Farlati e l’»Illyricum Sacrum», f. 15-16, sjell këtë renditje: 1. I Martiri (due tomi); 2. L’Illirico Profano a C. (due tomi); 3. L’Illirico Profano d. C. (due tomi); 4. Il Santuario (quattro tomi); 5. La Gerarchia (tomo unico); 6. I Pontefici (quattro tomi); 7. I Sinodi (due tomi); 8. I Monaci (tomo unico); me një ndryshim, ngase në numrin dy të renditjes së tij ka vendosur titujt nga renditja origjinale te numrat 4 e 6 që ruhet në ARSI, Opp. N.N. 222,  ff. 20r-v, ndërsa numrin 5 e ka vendosur në  numrin tre të renditjes së tij duke lënë të kuptohet që at D. Farlati ka hartuar tabelat gjeografike të shënuara te numri tre i renditjes. Kriteri i renditjes ka rëndësi të veçantë ngase përmes kësaj mund të bëhet identifikimi dhe njohja e punës së bërë nga at Riçeputi.

[44]ARSI, Opp. N.N. 222, f. 20v-21r.

[45]ARSI, Opp. N.N. 222,  f. 21r.

Filed Under: Histori Tagged With: Musa Ahmeti

Ismail Qemali nga  të gjithë shqiptarët do  kujtohet gjithmon si një shenjtë

November 22, 2022 by s p

Ndriçim Kulla/

Ismail  Qemali erdhi në jetë në një kohë shumë interesante për historinë e vendit të lindjes. Në fëmirinë e tijë ai pati fare të freskëta kujtimet për Ali Pashë Tepelenën, i cili ishte udhëheqësi i parë që tentoi të krijonte një shtet nën pushtimin e Perandorisë Osmane. I. Qemali lindi përafërsisht në atë perjudhë kur farefisi i tijë i gjerë e i njohur u zhvendos nga Kanina, një ish-qytet nga më të rendësishmit e Mesjetës në Arbëri e qendër disa shekullore e derës fisnike dhe të mirnjohur të familjes së madhe Vlora, për në Vlorë, e cila deri atëherë ishte selija e një nënprefekture të vogël buzë detit. Me siguri fëmijëria e tijë e mire arsimuar në gjirin e dy prinërve me nivel të lartë kulturorë bëri të lindin në mëndjen e tijë të njomë shumë pyetje të natyrshme për një djalë të ri: Kush jemi ne shqiptarër? Çfar është gjiuha që flasim? Cila është qënia jonë shpirtërore ? Si emërtohet atëdheu ynë? Etj ,etj .. . Ishin dilema të natyrshme që shoqëronin atëherë në të gjitha qytetet e Shqipërisë pa përjashtim pinjollët e asaj shtrese të fisnikërisë së administrates së deri atëhershme. Në këtë drejtim përvoja politike e babait tij do ta hidhte edhe më thellë në mendime. Më vonë, kur të kalonte disa vjet të djalëris së tij në qytetin e madh të Selanikut, këto mendime do të kristalizoheshin në pikpamje të konsoliduara për jetën që i doli para. Kishte filluar për të ai procesi i ditur i karakterit të adoleshentit që quhet “pjekuri”. 

Kur I. Qemali filloi në vitin 1856 studimet e mesme në gjimnazin “Zosimea” të Janinës, në Europë kishte më tepër se një gjysmë shekulli që kishte shpërthyer Revulucioni Demokratik Francez i vitit 1789 që hodhi parrullën e famshme të quajtur “ Liri-Barazi-Vllazëri”. Ndonse brenda Francës ky revulucion realizoi vetëm ndryshimin e regjimit shoqërorë, në fakt jehona e tijë në histori mbetet më e madhja që ka patur ndonjë revulucion në botë. Ideologjia që ai shpalli para popujve ishte ajo e nacionalizmit edhe shteteve-kombe me parim kryesorë bashkimin e njerëzëve me një gjuhë, me një kulturë e një territore të vetëm. Ishte pikërisht kjo ide e shteteve-kombe që paralajmëroi stuhi e fortunë në Europë në të gjitha ato perandori shumëkombëshe që mbanin së bashku me dhjetra popuj. Kur I. Qemali qe 4 vjeç, revulucionet e vitit 1848, që u bënë njëkohësisht në disa vende, me jehonën e tyre u përcollën për herë të parë edhe te ne perms gazetave të para që erdhën. Kudo në të 4 anët e kontinenti tonë dëgjoheshin fjalët “komb”, “shtet kombëtarë” etj. Ndërkaq, në shtëpitë e shqiptarëve të thjeshtë kishin filluar të vinin disa libra që quheshin “Abetare” e do ti njihnin ata me germat e gjuhës së tyre të përditshme. Shkurtimisht, kjo ishte atmosfera kur dialoshi i ardhshëm I. Qemali u fut në atë tempull të dies bashkëkohore që ishte gjimnazi “Zosime”. 

“Zosimea” u bë trualli ku në trurin e tij për herë të pare do ndizej idea kombëtare. Prej atëherë për të kishte nismuar një faze e re e avancimit të tij politik. 

Në atë shkollë të mesme, që ishte ndër më të mirat në krejt Perandorinë Osmane, për vetë përbërjen mjaft komplekse me nxënës nga gjithë popujt e Perandorisë, shpesh here në bisedat e përditshme që zhvillonin konviktorët me shokët e tyre, vëmendja përqëndrohej tek karakteristikat që kishin popujt nga njëri-tjetrit. Nxënësit grek krenoheshin me heronjt e mbretërit e lashtësisë së tyre të njohur, nxënësit bullgarë ngrinin lart 2 mësuesit e tyre të mëdhenjë, Cirili e Metodi, nxënësit hebrenj përkujtonin heronjt e tyre të përjetësuar në librat e shenjtë, kurse për shqiptarët nuk flitej askund, ndonëse ishin në shumicë në Janinë. E trishtueshme !

I.Qemali ishte nxënësi i parë shqiptarë i gjimnazit “Zosimea” dhe si i tillë padyshim që i ka ndjekur diskutimt e tilla mes moshatarëve të tij. Ai patjetë që dinte diçka për Pirron e Epirit, për Teutën e Ilirisë etj. etj. , por deri atëherë një errësirë e madhe e mbështillte historinë e vjetër të atëdheut të tij. Jeta shekullore në Perandorinë Osmane kishte mjergulluar gjithçka për gjenezën e tij. Ndërsa horizonti i tij mendor hapej për here e më tepër ndaj mësimeve dhe librave, aq më të ndërlikuara bëheshin enigmat që e mundonin për dheun e të parëve të tij. 

Kur I.Qemali do të niste punën si nënpunës i thjeshtë në administratën perandorake, një tjetër zhvillim i papritur do e shkunde përfundimisht ndërgjegjen e tij intelektuale. Traktati i Shën-Stefanit e Kongresi I Berlinit, që coptuan trojet shqiptare, shndërruan tërsisht rrjedhën e formimit tij politik dhe ideologjik. Ishte pikërisht kjo katastrofë njerzore që shërbeu si pikë vendimtare kthese, që në gjirin e asaj shtrese të Stambollit që quhej “diaspora shqiptare” të ngjizej pak nga pak embrioni i asaj që do thirrej me emrin “Rilindja Kombëtare”. 

Ata që projektuan dhe piketuan konturet e para të zgjimit Kombëtarë të Shqipërisë, në shumicën e tyre ishin bashkëkohës të I.Qemalit dhe ndoshta miq të tij. Ka qenë fat i jashtëzakonshëm që shpirti i lëvizjes përbëhej nga vëllezrit Frashëri, ajo treshe dietarësh të pashoq që i hodhën hapat e parë për lirine tone. Por ai që do të ngjallte i pari kujtesën tone kombëtare ishte Naim Frashëri. Nga hiri i pashuar i kujtimeve të lashta që pandeheshin të djegura dhe të harruara, ai do të frymëzohej për një poemë që befas i tronditi të gjithë bashkëkombasit. Ajo titullohej “Historie e shkurtër e Skëndërbeut” dhe u botua në vitin 1886. Papritmas, mbarë shqiptarët që e lexuan pyesnin: “Si e harruam Skëndërbeun?” por I.Qemali patjetër pyeti veten: “ A mund ta bëjmë prap Shqipërinë ashtu si Skëndërbeu realizoi para shumë shekujsh shtetin e parë shqiptarë?”

Në “Vitin jubilar të Skëndërbeut” në Tiranë u diskutua shkëlqyer e me plot argumente për hapsirën e ndritur që ai ka merituar në panteonin siperorë të vlerave tona. Banorët e pare autokton të vendit tone, Ilirët, që në Mesjetë quheshin arbër dhe vendi Arbëri, në shek. XV, në atë epoke kur zë e shtjellohet Rilindja e Europës Perendimore, gjetën te Skëndërbeu princin e parë arbër që kërkoi ti mblidhte në një shtet të vetëm. Në qendresën e tij titanike për të përballuar sfidën e një super fuqie në ngritje, ai arriti të fitoj admirimin e një qytetrimi që sapo kishte shtruar rrugën e tij për t’u bërë model i begatis ekonomike, përparimit kulturor dhe mirqenjjes së lartë. Ndonse, për arsye të ditura, Skëndërbeu nuk e çoi deri në brritje qëllimin final, shteti i tij i ideuar me emrin Beslidhja e Lezhës e seli në Krujë nuk dështoi aspak. Nostalgjia për të u kujtua në gati 3000 libra, vepra muzikore e pjesë skenike, që të krijuara nga shqiptarë e të huaj e ruajtën frymzimin për te brezat që do vinin. Ishte një bekim i Zotit që, edhe pse kishte kaluar gati afër një gjysmë mijë vjeçari prej atëherë, Rilindja Kombëtare e Shqipërisë e nxorri madhështinë e Skëndërbeut nga harresa e gjatë, për të na e sjellë prap pranë stërgjyshëve tanë që banonin në fund të shek. XIX. E ishte pikëriisht në këtë korsi të kalendarit stafetën e mori I.Qemali.

Agimi i shek.XX për parashikuesit e motit politik ishte tmerrsisht i vrentur. Por sidomos në Ballkan, në këtë udhëkryq të reshjeve të dendura të konflikteve etnike, shek. XX ka qenë më i egër e mizor posaçërisht për paraardhsit tanë të atij moti.

Menjëherë pasi gjermani vendosi të ndërtonte hekurudhen Berlin-Bagdat në vitin 1903, si një investim për të zhvilluar veten e për të ndihmuar Perandorinë Osmane njëkohësisht, në një rivalitet të hapur me të e perandorinë Austro-Hungareze me ndikimi në rajon, Rusia nxiti krijimin e Aleancës Katërpalëshe Serbi-Greqi-Bullgari-Mali Zi, e gatshme kurdoherë për të nisur një Luftë Ballkanike dhe për të coptuar shqiptarët. 

Në kulmin e këtyre intrigave djallëzore diplomatike për të shtrirë territoret e tyre, I.Qemali, mbasi ishte larguar nga Turqia për idetë e tij të avancuara liberale, endej nëpër greqi si një refugjat politik që kishte kërkuar strehim për familjen, por që i ndjente fort pabesin dhe dinakërinë e sofistikuar të diplomacies greke. Vetëm fitorja e revulucionit xhonturk në vitin 1908 do e ngushëllonte sadopak atë e do ta binte për t’u kthyer edhe një here në kryeqytetin ku kishte kaluar jetën. Për të ishte e qartë se orët e vdekjes së Perandorisë kishin zënë të binin mbrapsh, duke rrezikuar që të zinin në rrënojat e saj edhe bashkëatdhetarët e tij të dashur. 

Dhe këtu ai kap fillin për të menduar sërish Skëndërbeun në ditët e fundit të Sulltanit.

Ismail Qemaili mbart përgjegjësinë maksimale të qytetarit ndaj kombit shqiptarë kur ,në mes të rrezikut që i kanosej Shqipërisë në luftën ballkaniketë vitit1912, ndërmori aksionin final për tësh pallur Pavarsinë në Vlorë në nëntor të atij viti.Vetëm një përgatitje brilante diplomatike , që e dallonte si askush në atë Perandori , do ta veconte atë si përsonalitetin më të përshtatur ,për ta përmbushur atë mision. Me një kordinim të plot ,me diplomacinë gjeniale të Perandorisë Austro Hungareze , ai ja doli mbanë që të seleksiononte atë korpus të duhur prisash të qyteteve tona , që do krijonte atë asmble të pa shlyer që reklamoi para botës pavarsinë tonë .Tashmë është e konfirmuar historikisht nga telegramet e botuara për I.Qemalin , se ishte kryesisht ai që hartoi listën e delegatëvë ,që u mblodhën në atë nëntor të largët.

Në realitet , ai nuk kërkoi pas 500 vjetësh thjesht lirinë për 28 mij km katrorë, por e konceptoi atë si liri edhe për teritorin e sotëm të Kosovës dhte trojeve të tjera.Këtu shtrihet në tërë madhështinë e saj vepra e tij që e bëri të quhej “Babai i kombit “. Ai pati intuitën politike që të afronte pranë lider të vjetër e të rinj së bashku , për të startuar funksinimin e njërës prej shteteve më të reja të historisë, shtetit shqipëtar. Është tipik për këtë që nga delegatët e fundit që firmosi në dokument qe A .Zogu.

Shumë pre jush e kini mësuar në shkollë fatin e qeverisë jetëshkurttër të I.Qemalit. Por njerëzit , sic dihet ,vdesin një ditë , por idetë e tyre të mëdha nuk reshtin kurrë.Ideja e tij sublime ,pavarsisht se pësoi infart politik , nuk nuk u mposht dhe u zmadhua sërish, atëherë kur pas mbarimit të luftës së parë botërore ëndërra e tij u përputh me parimin e vetvendosjes së Presidenti amerikan Willson në Konferencën e Paqes në Paris.Do të ishin dy rethana fatlume , Kongresi I Lushnjës dhe Lufta e Vlorës, që do të realizonin më së miri amanetin e pa tretur të Plakut të Vlorës

Është nder për çdo  shqiptar dhe në çdo moment që ti jepet  mundësia të shprehet dhe ta kujtoj atë si një shenjtë.

Po ,po për një shenjtorë të asaj kauze që është bazamenti i cdo të drejte , Liria Kombëtare.

Në mozaikun polivalent të simboleve njerëzore që janë Panteoni ynë i lakmuar , Ismail Qemali fokusohet fuqishëm fill pas Skënderbeut në hierarkinë e nderit , që duhet ti përkushtohet cdo nënshtetas shqipëtarë nga lindja deri në vdekjen e tij.

Kështu e dëshiron dhe dikton llogjika jonë e pa epur për të lartësuar përherë njerëzit që bënë Shqipërin,mes të cilëvë I.Qemali do të shkëlqejë pa mbarimisht i përjetshëm.

Filed Under: Histori

ÁT DANIELE FARLATO DHE VËLLIMET E BOTUARA TË KRYEVEPRËS SË CORPUSIT “ILLYRICUM SACRUM”

November 21, 2022 by s p

Në këtë kryevepër është mbledhur gjithçka që ka qenë e mundur të mblidhet sipas metodës dhe kritereve të shkencës historike të asaj kohe. Shkencëtarët, historianët dhe studiuesit, jo vetëm të asaj kohe, por edhe në shekujt e mëvonshëm si p.sh. Assemani, Sommervogel, Theiner, Valentinelli, Šufflay, Cambi, Ljubić, Jireček, Katalinić, Šišić, Bulić, Patriarca, etj., me respektin më të madh kanë pranuar punën dhe rezulatet që kanë arritur autorët e veprës, duke e quajtur atë si një vepër e jashtëzakonshme historike, por natyrisht, edhe duke vënë në pah lëshimet e natyrshme që ishin karakteristike për shkollën e asaj kohe, si rrjedhojë e kushteve objektive, por edhe faktorëve të ndryshme shoqërorë, kulturorë dhe politikë. Át Farlsti i vetëdijshëm se shumë dorëshkrime, burime historike, dokumente dhe libra ishin jokomplete, të dëmtuara dhe të mangëta, ai nuk i hedh ato si të pavlefshme, por përkundrazi, i shfrytëzon, duke i plotësuar dhe krahasuar me burime të tjera të besuara “acta et monumenta interpolata et mendosa non rejicienda, se corrigenda.”

Prof. Dr. Musa AHMETI

Center for Albanian Studies

Budapest

Studiuesi kryesor që ka meritën e paraqitjes vizuale dhe përmbajtësore  në formën ekzistuese të veprës Illyricum Sacrum, është at Daniele Farlati.[1] Është pikërisht Daniele Farlati ai që ndoshta ka meritën kryesore për metodën kritike të aplikuar në këtë vepër, gjë për të cilën ajo do të bëhej e famshme në të gjithë botën e atëhershme.

At Daniele Farlati ishte njëri ndër studiuesit më të njohur të historisë kishtare të shekullit të XVIII-të, e veçanërisht të asaj të Ilirisë. I formuar si studiues dhe historian, me një përgjegjësi të lartë për punën që bënte, ai përdor metodën kritike për inkorporimin e burimeve dhe të të dhënave të ndryshme arkivore në veprën e tij gjë për të cilën mendonte se është e domosdoshme: ars critica historico necessaria.[2] Arsyet e një pune të tillë ia diktonte vetë puna me burimet. Sipas dëshmisë së vetë at Farlatit, në burimet e dyshimta dhe ngjarjet e pasigurta, ishte i detyruar të shërbehej me burime të tërthorta, rikonstruktime dhe hipoteza të ndryshme, sepse “historico licet conjecturis uti ubi certa et explorata desunt”.[3] Ngjashëm kishin punuar dhe do të punonin edhe shumë studiues të tjerë, që do të nxirrnin në dritë kryevepra botërore.

I vetëdijshëm se shumë dorëshkrime, burime historike, dokumente dhe libra ishin jokomplete, të dëmtuara dhe të mangëta, ai nuk i hedh ato si të pavlefshme, por përkundrazi, i shfrytëzon, duke i plotësuar dhe krahasuar me burime të tjera të besuara, “acta et monumenta interpolata et mendosa non rejicienda, se corrigenda.”[4] Ndërkohë, ai është i vëmendshëm kur duhet të nxjerrë përfundime nga burimet e tërthorta dhe ato të dorës së dytë “vitanda tum temeritas, tum morositas in assentiendo,”[5] dhe me modesti duke pohuar se në fund të fundit, historianin dhe punën e tij e gjykojnë lexuesit, kolegët dhe koha, “auctor omnia sua judicio lectorum subjicit, a quibus doceri et corrigi cupit.”[6]

Për jetën dhe veprën e tij kemi shumë studime të veçanta si dhe burime arkivore të ndryshme, të cilat në mënyrë të gjithanshme mundësojnë një njohje të këtij personaliteti në të gjitha fushat krijuese me të cilat u mor ai, gjatë tetëdhjetë e tre vjetëve të jetës së tij.

At Daniele Farlati ka lindur më 22 shkurt të vitit 1690[7] në Shën Daniel të Friulit [San Daniele del Friuli].[8] Mësimet e para i mori nga një prift,[9] duke treguar zell, zgjuarsi dhe pjekuri të veçantë.[10] Prindërit, pastaj e dërguan te jezuitët, në Lyceun e Goricës,[11]  për të studiuar shkencat humanitare. Me kërkesën e tij, me të mbushur 18 vjet, pranohet në Urdhërin e Jezuitëve më 12 nëntor 1707[12] duke shërbyer në Bolonjë. Pas dy vjet rishtarie dhe studimesh mbi letërësinë si prift,[13] kalon në kolegjin e Jezuitëve të Bolonjës, për studime filozofie.[14] Nga Bolonja shkon në Kolegjin e Padovës në një sprovë pesë-vjeçare [1713-1718],[15] ku emërohet profesor ad humaniores litteras docendas[16]si dhe për letërsinë klasike (greke e latine). Gjatë qëndrimit në Padovë, me talentin e tij të rrallë dallohet në oratori, letërsi dhe poezi,[17] ndërsa në mësimdhënien e gjuhëve klasike shpalos talent duke treguar që dinte të alternonte hirin dhe dinjitetin e gjuhës së Ciceronit, lartësinë e mendimit, gjallërinë e imazhit dhe shkëlqimin e të shprehurit në italishten idiomatike.[18]

Në vitin 1718[19] dërgohet në Romë për të kryer specializimin në kursin e teologjisë në “Collegium Romanum”[20] ku mbaroi me rezultatin më të lartë të mundshëm. Në këtë univesitet, i cili është i njohur në gjithë botën, për selinë shumë të vjetër të filozofisë dhe teologjisë, dhe i nderuar nga papët, mban leksione për studentët e jashtëm në gjuhën greke [1720].[21] Në vitin 1721[22] punon si  asistent për metafizikë, ndërsa më 1722[23] për teologji në “Collegium Germanicum.”[24]

Në vitin 1721 shugurohet prift.[25] Ndërsa në vitin 1722[26] merr provimin në të gjitha traktatet e filozofisë dhe teologjisë, më parë duke mbrojtur me sukses studimet për Shkrimin e Shenjtë, historinë e kishës dhe teologjinë universale, duke fituar kështu gradën shkencore, doktor në filozofi e teologji.[27] Rikthehet në Kolegjin e Padovës për të bashkëpunuar me at Riçeputin në veprën e madhe historike, IllyricumSacrum [1722],[28] në të cilën do të punonte deri në vdekje, duke arritur të botonte katër vëllime; të pestin e kishte të gatshëm për botim, ndërsa të gjashtin e kishte para përfundimit dhe vëllimin e shtatë sapo e kishte filluar.[29]

Pas vdekjes së at Riçeputit, papa Benedikiti XIV i shkruan udhëheqësit të Urdhërit të Jezuitëve[30] që të emëronte personin që do të vazhdonte punën me veprën IllyricumSacrum dhe të cilit njëherësh do t’i besohej drejtimi i “Museo Illiyrico”[31] në Padovë. Udhëheqësi i Urdhërit, Tamburini, pasi ishte informuar deri në hollësi për punën që kishte bërë at Daniel Farlati gjatë njëzet viteve si bashkëpunëtor i at Riçeputit, i beson atij detyrën e vështirë për të vazhduar punën dhe njëherësh për të filluar botimin e vepërs IllyricumSacrum. At Daniel Farlati, pranohet nga të gjithë si personalitet me talent të rrallë,[32] njohës me përvojë i stilit latin të kohës, i palodhur në studim, këmbëngulës në punë, besimtar i devotshëm, me një jetë të përvuajtur dhe modeste.[33] Derisa kishte bashkëpunuar me at Riçeputin, at Farlati, me përpikmërinë më të madhe kishte ndjekur idetë dhe planet e tij për botimin e veprës, edhe pse ishte më i përgatitur se ai.[34]

Me korrektësinë më të madhe, tregon respektin dhe nderin e veçantë për paraardhësin e tij, at Filip Riçeputin, në vëllimin e parë të IllyricumSacrum, por njëkohësisht, thekson edhe disa nga shkaqet më kryesore se përse at Riçeputi nuk arriti të botonte veprën e tij deri në vdekje. Nga këto shkaqe, katër janë më kryesoret:

a) përkundër dëshirës dhe ambicjes së tij për të përfunduar veprën, at Riçeputi nuk arriti ta bëntë këtë për shkak të lëndës së shumtë, si dhe vështirësive të cilat nuk mund t’ i përballonte dot;[35]

b) shkaku i dytë ishte se duke qenë Iliria e lashtë një tërësi territoriale gjeografike e lidhur ngushtë mes veti, at Riçeputi ishte shumë i ndërgjegjshëm se nuk mund të botonte veprën e tij pjesë-pjesë, pa përfunduar së shkruari të tërën, ngase shkëputja ose ndërprerja e veprës mund të humbte vlerën dhe rëndësinë e saj;[36]

c) për shkak të mungesës së burimeve origjinale për lashtësinë dhe mesjetën e hershme, at Riçeputi u është shmangur hipotezave të imagjinuara, duke krijuar një sistem të veçantë të tij, për të ardhur tek e vërteta si dhe të dhënat sa më të sigurta gjithnjë duke eliminuar hamendësimet. Një gjë e tillë i merrte shumë kohë, duke shkaktuar vonesa të theksuara;[37]

d) shkaku i katërt, ai më i rëndësishmi, ishin kërkesat e shumta dhe presionet e pandërprera që vepra të botohej sa më parë, duke i shkaktuar huti, kokëçarje, humbje vullneti e dëshire për punë të mëtejshme.[38]

At Daniel Farlati thekson se për shkaqe dhe qëllime shkencore, ka ndërruar konceptin fillestar të veprës, “Histori e Ilirisë”, që kishte projektuar at Filip Riçeputi, ngase gjithnjë sipas tij, disa tërësi apo vëllime ishin të lidhura mes veti në atë mënyrë sa nuk ishte e mundur të shkruhen ndaras, si p.sh. historia e shenjtorëve, ipeshkëve, regulltarëve, koncileve etj. Prandaj vendosi që të shhkruante historinë e ipeshkvive dhe ipeshkëve të Ilirisë, duke treguar përmes saj historinë kishtare e cila kishte të bëntë me historinë e shenjtorëve, ipeshkëve, regulltarëve, koncileve, kuvendeve, etj.[39] Përveç HistorisëkishtaretëIlirisë, Farlati kishte planifikuar të shkruante edhe Historinë eIlirisë si dhe disa tema të tjera, për të cilat kishte siguruar burime, dokumente dhe literaturë të mjaftueshme.[40]

Pas ndryshimit të konceptit fillestar[41] të Riçeputit, at D. Farlati përcaktoi edhe hapësirën gjeografike të territoreve, për të cilat do të shkruante në veprën e tij. Duke qenë se Iliria, gjatë periudhave të ndryshme historike shtrihej në hapësira të ndryshme, herë më të gjëra e herë më të ngushta,[42] ai u përcaktua për kufijt gjeografikë të Ilirisë në kohën e perandorit Justinian,[43] duke zvogëluar kështu edhe territoret të cilat kishte planifikuar at Riçeputi. Ky ndyshim ndoshta është ndër më të rëndësishmit, sepse një pjesë e mirë e territoreve ku shtrihej Iliria e lashtë do mbesin pa u përfshirë në IllyricumSacrum.[44]

Me të filluar përgatitjet për botimin e vëllimit të parë, at Farlati, bën risistemimin e lëndës arkivore: dorëshkrimeve, dokumenteve dhe librave të shumtë, duke vazhduar kërkimet në arkiva e biblioteka të Italisë, por edhe gjetiu,[45] për të plotësuar[46] ato boshllëqe që vëreheshin pas konceptimit të ri të veprës.

Vëllimi i parë[47] i Illyricum Sacrum[48] i përkushtohet papës Benedikti  XIV-të,[49] ndërsa hyrja e vëllimit i përkushtohet Pacifik Bicës, kryeipeshkvit të Splitit dhe primatit të Dalmacisë e Kroacisë, ku trajton historinë e Ilirisë që nga antikiteti deri në shekullin e IV-të. Duke dëshiruar që të kishte një paraqitje sa më të saktë të historisë së Ilirisë, at Farlati në “Prolegomena”[50] të vëllimit të parë, na e paraqet këtë histori të ndarë në tre kapituj: “ProlegomenonIllyrico,”[51] “Prolegomenonde Dalmatia,”[52] dhe “De Illyrica et Dalmatica ecclesia, tum de Salona et ecclesia Salonitana.”[53]

Të dy kapitujt e parë trajtojnë historinë laike të Ilirisë dhe të Dalmacisë; ndërsa kapitullin e tretë, Farlati e ndan në dy nënkapituj: në nënkapitullin e parë[54] trajton kohën apostolike dhe fillimet e krishterimit në Iliri[55] dhe Dalmaci, për të vazhduar në nënkapitullin e dytë,[56] me historikun e qytetit të Salonës, metropolisë. Këtu ai boton edhe katalogje të ndryshme të sufraganive të kësaj ipeshkvie.

Vëllimi i dytë i Illyricum Sacrum[57] i përkushtohet papës Benedikti  XIV-të[58] dhe vazhdon me trajtimin e historisë kishtare të Salonës deri në shkatërrimin e qytetit por edhe historisë së Ilirisë dhe Dalmacisë, nga shekulli i IV-të deri në fillim të shekullit të VII-të. Pastaj trajtohet historia e perandorit Dioklecian të lindur në Salonë si dhe shënime interesante të akteve të martirëve. Rëndësi të veçantë në këtë vëllim ka shqyrtimi dhe analiza e letrave të papës GregorioMagno[59] nga fundi i shekullit të VI-të ngase hedhin dritë mbi gjendjen e Gadishullit Illirik në kohën e dyndjes së sllavëve në Ballkan. Vëllimi ka një shtojcë me faqosje të veçantë, e cila mund të ishte edhe studim në vete, ku paraqiten mbishkrimet në objektet e ndryshme të mermerit, të cilat ishin të shpërndara në një hapësirë të gjerë territoriale. Këto mbishkrime janë të ilustruara me shënime të shkurtëra nga at Francesco Zaccaria.

Vëllimi i tretë i Illyricum Sacrum[60] i përkushtohet papës Klementit XIII-të[61] dhe trajton historinë kishtare të Splitit, me theks të veçantë mbi popullsinë e Dalmacisë dhe Kroacisë. Pas sulmeve avaro-sllave dhe shkatërrimit të Salonës, selia kishtare bartet nga Salona në Split. Në këtë mënyrë Spliti u bë kryeipeshkvi e tërë Dalmacisë dhe Kroacisë. Kjo është edhe periudha kur populli kroat pranon krishtërimin dhe krijon shtetin e tij të pavarur. At D. Farlati duke trajtuar historinë e kryeipeshkëvisë së Splitit, në vija të trasha paraqet historinë mesjetare të Dalmacisë dhe të Kroacisë.[62]

Vëllimi i katërt i Illyricum Sacrum[63] i përkushtohet kryeipeshkëvit të Splitit Giovani Luca Garagnino[64] dhe trajton historinë kishtare të kishave sufragane të metropolisë së Splitit, disa nga të cilat kishin vepruar për një kohë të shkurtër.[65] Në këtë vëllim, në mënyrë të veçantë janë trajtuar ipeshkvitë: Belgradensis et Scadronensis, Bosnensis, Corbaviensis, Modrusensis, Seniensis et Ottociensis, Dumnensis, Macarensis sive Macarchensis, Nonensis, Phariensis, Tinniensis, Traguriensis ex quo Sibenicensis.[66]

                Vëllimi i pestë i Illyricum Sacrum[67] i përkushtohet Giovani Carsana,[68] kryeipeshkvit të Zarës dhe ishte përgatitur ekskluzivisht nga at Daniele Farlati, por nuk u botua për sa kohë ai ishte gjallë.[69] U botua më vonë, me emrin e tij, nga Jacopo Coleti. Në këtë vëllim trajtohet historiku i kishës metropolitane të Zarës dhe sufraganisë së Zagrebit si dhe archiepiscopatus, olim episcopatus[70] Jadertinus cum Appendice de episcopatus Pagensi; episcopatus Absorensis, Arbensis, Veglienis; episcopatus Siscianus nunc Zagrabiensis.[71] Në hyrje të këtij vëllimi, Jacopo Coleti, ka shkuar një studim biografik për jetën dhe veprën e at Daniele Farlatit.[72]

                Vëllimi i gjashtë i Illyricum Sacrum[73] u përkushtohet Rektorëve dhe Këshilltarëve të Republikës së Raguzës[74] dhe trajton historinë kishtare të kryeipeshkvisë së Raguzës dhe sufraganive[75] të saj: Rhizniensis dhe Kotorrit. Në mënyrë të veçantë është paraqitur historia e Epidaurit, i cili u rrënua në shekullin e VII-të, dhe banorët e të cilit u vendosën në Raguzë [Dubrovnikun e sotëm]. Gjatë mesjetës, qyteti i Raguzës u zhvillua në një komunë të lirë, ndërsa në shekullin e XV-të quhet Republikë. Në këtë vëllim janë studiuar archiepiscopatus Ragusinus, olim episcopatus Epidaurenis, episcopatus Tribuniensis et Mercanensis, Zachlumiensis, sive Stagnensis, Corcyrensis, Rhiziensis, episcopatus Catharensis olim Ascriviensis.[76]

                Vëllimi i shtatë i Illyricum Sacrum[77] i përshkushtohet papës Piu VII-të[78] dhe trajton historinë kishtare të Shqipërisë dhe pjesërisht atë të Epirit.[79] Në të paraqitet historia kishtare e episcopatus et archiepiscopatus Diocletanus, episcopatus et archiepiscopatus Antibarensis, Arbanensis seu Albanensis, Balleacensis, Buduensis, Daynensis sive Dagnenis, Drivastensis, Olciniensis, Pullatensis Major, Pullatensis Minor, Sardensis et Sappatensis, Suaciensis, Scodrensis primum archiepiscopatus dein episcopatus. – Episcopatus et archiepiscopatus Dyrrhachiensis, episcopatus sufraganei Metropolis Dyrrhachiensis, Lissensis seu Alexiensis, Amantinus, Apolloniensis, Aulonensis, Bendensis, Priscensis, Stephanensis, Bullidensis, Canoviensis, Crojensis, Lestronensis, Scampensis. Ky vëllim është i pajisur edhe me një apendiks metropolinë e Durrësit, dhe në të gjenden ipeshkvitë e Akroceraunisë, Pulkeriopolit, kryeipeshkvia e Krajinës, etj. (Appendix ad metropolim Dyrrhachiensem, in qua epsicopatus Acroceraunius et Pulcheriopolitanus, et archiepiscopatus Crainensis, episcopatus et archiepiscopatus Sirmiensis episcopatus Sirminensi metropoli subjecti, Bassianensis, Cibaliensis, Mursensis, Aemonensis, Horre-Margensis, Margensis, Singidunensis, Viminiacensis, Aquensis, ad Castra Martis, Iscensis et Ratiariensis.)[80] Përveç shumë dokumenteve të botuara për herë të parë, origjinalet e të cilave kanë humbur ose janë zhdukur pa gjurmë, në këtë vëllim gjejmë edhe letërkëmbimin e Skenderbeut,[81] pastaj tekstin komplet në gjuhën latine[82] të Kuvendit të Arbërit, etj.[83]

                Vëllimi i tetë i Illyricum Sacrum[84] i përkushtohet prefektit të Propaganda Fide, Francisco Fontana-s[85] dhe trajton historinë kishtare të Shqipërisë, Maqedonisë, Bullgarisë dhe disa viseve të tjera të Ballkanit, duke paraqitur historinë e këtyre ipeshkvive: Archiepiscopatus Scopiensis. Suffraganei episcopatus metropolis Scopiensis. Naissitanus, Staliensis, Ulpianensis, Zappatensis. Apendix ad metropolim Scopiensem, in qua patriarcatus Ipechiensis. Archieçiscopatus Sardicensis et Sophiensis, suffraganei episcopatus metropolis Sardicensis, Pautaliota, Remessianensis. Archiepiscopatus Marcianopolitanus, suffraganei episcopatus metropolis Marcianopolitanae, Nicopolitanus, Abritensis, Appiariensis, Axipolitanus, Comensis, Dorostorensis, Novensis, Odysseus, Sexantapristensis, Sugdaensis, Tiberiopolitanus, Dionysopolitanus seu Varnensis. Appendix ad metropolim Marcianopolitanam, in qua episcopatus Tomitanus. Episcopatus incertae metropolis, Belgradensis, Semandriensis, Bidiensis. Episcopatus Lychnidensis, ex quo archiepiscopatus Jusitinianae primae et Achridanus. Suffraganei episcopatus metropolis Achridae, Prisrensis. Espicopatus Debeleti et Zagorensis, ex quo archiepiscopatus Ternobensis. Suffraganei episcopatus metropolis Ternobensis, Belesbugdensis Brandizuberiensis.[86] Në kuadër të vëllimit të tetë, botohet edhe “Martyrologium Illyricum,” që më herët ishte botuar nga Jakob Koleti në vitin 1818, në Venedik.[87]

                Vëllimi i nëntë, ose i ashtuquajturi, “Accessiones et Correctiones all’Illyricum Sacrum del P. D. Farlati di P. G. Coleti”[88] botuar nga don Frane Buliqi, përfshin shtesat dhe korrigjimet e bëra nga at Jacopo Coleti për pesë vëllimet e para [I-V], të Illyricum Sacrum,[89] dorëshkrimi origjinal i të cilave ruhet në Bibliotekën Marciana të Venedikut.

Metoda e punës së at D. Farlatit konsistonte kryesisht në formën e pyetsorëve[90] që ua dërgonte ipeshkëvie dhe kryeipeshkëvive të ndryshme. Me anë të tyre, ai kërkonte të dhëna sa më të sakta nga klerikët përgjegjës për historikun e selive të tyre ipeshkvnore, respektivisht kryeipeshkvnore që nga themelimi. Në këta pyetsorë, sigurisht që nuk liheshin mënjanë pyetje të veçanta që preknin gjendjen aktuale dhe pozitën e tyre.[91] Me të njejtën metodë, at Farlati ka marrë edhe informacionet e nevojshme nga ipeshkvitë shqiptare të Shkodrës, Lezhës, Durrësit, etj. Në këto pyetsorë kemi pyetje që kërkojnë të dhëna të përgjithshme[92] si dhe shënime të detajuara për ipeshkvët[93] si dhe për kushtet dhe pozitën e tyre nën sundimin osman.

Në këtë kryevepër është mbledhur gjithçka që ka qenë e mundur të mblidhet sipas metodës dhe kritereve të shkencës historike të asaj kohe. Shkencëtarët, historianët dhe studiuesit, jo vetëm të asaj kohe, por edhe në shekujt e mëvonshëm si p.sh. Assemani, Sommervogel, Theiner, Valentinelli, Šufflay, Cambi, Ljubić, Jireček, Katalinić, Šišić, Bulić, Patriarca, etj., me respektin më të madh kanë pranuar punën dhe rezulatet që kanë arritur autorët e veprës, duke e quajtur atë si një vepër e jashtëzakonshme historike,[94] por natyrisht, edhe duke vënë në pah lëshimet e natyrshme që ishin karakteristike për shkollën e asaj kohe, si rrjedhojë e kushteve objektive, por edhe faktorëve të ndryshme shoqërorë, kulturorë dhe politikë.[95]


[1] Mbiemri i at Daniele Farlatit, sipas rregullave drejtshkrimore duhej te shkruhej me dy tt, Farlatti, mirëpo është bërë e zakonshme ta gjejmë me një t, ngase në të shumtën e rasteve edhe ai vetë e shkruante me një: t. Ne do të ndjekim formën Farlati, pra me një: t, ashtu siç është shkruar në Illyricum Sacrum. Shiko: Illyricum Sacrum, v. I, frontespici, por edhe në shumë dokumente dhe letërkëmbime që ruhen në: ARSI, BAV, Venedik – Museo Correr, Padova, Firencë, Split, etj. M. Vanino S. I., Illyricum…, f. 263, referenca nr. 14.

[2]Arti për të gjykuar, është i domosdoshëm për historianin. D. Farlati, Illyricum Sacrum…, vëll. I, f. XL; J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 236.

[3]Historianit i lejohet që të shërbehet me parashikime kur mungojnë argumentat e sigurta dhe të verifikuara. D. Farlati, Illyricum Sacrum…, vëll. I, f. XXXV; J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 236.

[4]Burimet dhe dokumentat e fallsifikuara dhe të pasakta nuk duhen refuzuar, por korrigjuar. D. Farlati, Illyricum Sacrum…, vëll. I, f. XLI; J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 236.

[5]Kush shmang pasaktësinë pajtohet me pedantërinë. D. Farlati, Illyricum Sacrum…, vëll. I, f. XLII; J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 236.

[6]Autori ia nështron çdo gjë të tijën gjykimit të lexuesve, nga të cilët dëshiron të studiohet dhe të korrigjohet. D. Farlati, Illyricum Sacrum…, vëll. I, f. XLII; J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 236.

[7] At D. Farlati ishte djali i Anna Maria Fabricit dhe Valentin Farlatit, nga provinca e Udinos. Gian Giuseppe Liruti, Notizie delle vite ed opere scrite da letterati del Friuli. /Supplemento di Gian Giuseppe Liruti signor di Villafreda ec. Alle sue notizie delle vite ed opere de’ Letterati del Friuli/. Venezia: Tipografia Alvisopoli; ristampa: Forni editore Bologna]. Venezia, 1830 [Bologna, 1971; – Italia Gens. Repertori di bio-bibliografia italiana, nr. 21], f. 389; Rita Levi-Montalcini, Dizionario biografico degli italiani. Shiko te zëri: Farlati, Daniele, Silvano Cavazza, 1995, vëll. XLV, f. 47; Jaroslav Šidak, Farlati, Daniele. Në: Enciklopedija Jugoslavije, 1986, vëll. IV, f. 90.

[8] Jacobus Coletus, De vita Danielis Farlati, në Illyrici Sacri. /Ecclesia Jadertina cum Sufraganeis et ecclesia Zagrabiensis/. Venetiis: Apud Sebastianum Coleti (Superiorum permisu, ac Privilegio), 1775. Vëll. V, f. VII-XI; Emilio Patriarca, Il Padre Daniele Farlati e l’Illyricum Sacrum. Udine: Arti Grafiche Friulane, 1935, f. 7; Angelo Mercati dhe Augusto Pelzer, Dizionario Ecclesiastico. Torino: Unione Tipografico-Editrice Torinese, 1953, vëll. I, f. 1068; Pietro Tacchi Venturi. Enciclopedia Italiana di Scienze, Leterre ed Arti…,  1951. vëll. XIV; f. 815; C. O’Neill, dhe J. Dominguez, Diccionario Historico de la Compañia de Jesús…  vëll. II, f. 1376; Josip Lučić, Daniele Farlati (1690-1773). U povodu 200. godišnjice smrti. Historijski Zbornik. Zagreb: Izdaje Povijesno Društvo Hrvatske, 1973, viti XXV-XXVI, 1972-1973, f. 230; K. Lučin, O tvorcima djela Illyricum Sacrum…, f. 48; C. Sommervogel S. I., Bibliothèque de la Comapgnie de Jésus…, 1892, vëll. III, f. 546; L. Koch, Jesuiten-Lexikon, f. 543; R. L.-Montalcini, Dizionario biografico…, f. 47; ndërsa në “Hrvatska Enciklopedija” e gjejmë shënimin se ka lindur në Padovë. Dalibor Brozović, Hrvatska Enciklopedija. [Leksikografski Zavod Miroslav Krleža]. Zagreb, 2001, vëll. III, f. 583, te zëri, Farlato Daniele; S. Antoljak, Hrvatska Historiografija do 1918…, vëll. I, f. 312.

[9] E. Patriarca, Il Padre Daniele Farlati e l’Illyricum Sacrum…, f. 7.

[10] J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 230; G. G. Liruti, Notizie delle vite ed opere scrite…, f. 389.

[11] S. Glubich, Dizionario biografico…, f. 129; C. Sommervogel., Bibliothèque de la Compagnie de Jésus…, vëll. III, f. 546; J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 230; E. Patriarca, Il Padre Daniele Farlati e l’Illyricum Sacrum…, f. 7. Ndër ata që shënojnë emrin e qytetit të Goricës në mënyrë të gabuar është edhe autori i shkrimit: “Iliriku i Shenjte”…, f. 19; po kështu edhe L. Koch, Jesuiten-Lexikon, f. 543; etj.

[12] E. D. Mcshanse, New Catholic Encyclopedia. Washington, D. C.: Thomson & Gale/ In association with The catholic University of America. Washington, D.C. 2003. Vëll. V; f. 627; L. Koch, Jesuiten-Lexikon…, f. 543; E. Patriarca, Il Padre Daniele Farlati e l’Illyricum Sacrum…, f. 7;J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 230; C. O’Neill– J. Dominguez, Diccionario Historico de la Compañia de Jesús.  vëll. II, f. 1376; C. Sommervogel., Bibliothèque de la Comapgnie de Jésus…, vëll. III, f. 546; S. Glubich, Dizionario biografico…, f. 129; D. Brozović, Hrvatska Enciklopedija…, vëll. 3, f. 583, te zëri, Farlato Daniele;; G. G. Liruti, Notizie delle vite ed opere scrite…, f. 389; W. Holtzmann dhe R. Morghen, Repertorium Fontium Historiae Medii Aevi…, f. 256; S. Antoljak, Hrvatska Historiografija do 1918…, vëll. I, f. 312.

[13] J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 230; E. Patriarca, Il Padre Daniele Farlati e l’Illyricum Sacrum…, f. 8.

[14] D. Brozović, Hrvatska Enciklopedija…, vëll. 3, f. 583, te zëri, Farlato Daniele.

[15] R. Aubert, Dictionnaire d’Histoire et de Géographie Ecclésiastique…, [te zëri: Farlati, Daniele me autor: J. Lučić], vëll. VI, f. 582.;E. Patriarca, Il Padre Daniele Farlati e l’Illyricum Sacrum…, f. 8; J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 230; L. Koch, Jesuiten-Lexikon, f. 543; D. Brozović, Hrvatska Enciklopedija…, vëll. 3, f. 583, te zëri, Farlato Daniele.

[16] K. Lučin, O tvorcima djela Illyricum Sacrum…, f. 48; E. Patriarca, Il Padre Daniele Farlati e l’Illyricum Sacrum…, f. 8. Pohimi se D. Farlati: “kishte dhënë disa vjet mësim lëndët klasike në Kolegjin jezuit të Bolonjës”, është i gabuar; “Iliriku i Shenjte”…, f. 19.

[17] J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 230; S. Antoljak, Hrvatska Historiografija do 1918…, vëll. I, f. 312.

[18] E. Patriarca, Il Padre Daniele Farlati e l’Illyricum Sacrum…, f. 8.

[19] E. Patriarca, Il Padre Daniele Farlati e l’Illyricum Sacrum…, f. 8; R. Aubert, Dictionnaire d’Histoire et de Géographie Ecclésiastique…, [te zëri: Farlati, Daniele me autor: J. Lučić], vëll. VI, f. 583.

[20] R. Levi-Montalcini, Dizionario biografico…, vëll. 45, f. 47; K. Lučin, O tvorcima djela Illyricum Sacrum…, f. 48.

[21] E. Patriarca, Il Padre Daniele Farlati e l’Illyricum Sacrum…, f. 8; J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 230;  R. Aubert, Dictionnaire d’Histoire et de Géographie Ecclésiastique…, [te zëri: Farlati, Daniele me autor: J. Lučić], vëll. VI, f. 583.

[22] C. O’Neill, – J. Dominguez, Diccionario Historico de la Compañia de Jesús.  vëll. II, f. 1376; E. Patriarca, Il Padre Daniele Farlati e l’Illyricum Sacrum…, f. 8; J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 230.

[23] E. Patriarca, Il Padre Daniele Farlati e l’Illyricum Sacrum…, f. 8; J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 230.

[24] G. G. Liruti, Notizie delle vite ed opere scrite…, f. 389; E. Patriarca, Il Padre Daniele Farlati e l’Illyricum Sacrum…, f. 8.

[25] C. O’Neill, – J. Dominguez, Diccionario Historico de la Compañia de Jesús.  vëll. II, f. 1376; E. Patriarca, Il Padre Daniele Farlati e l’Illyricum Sacrum…, f. 8; J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 230; R. Levi-Montalcini, Dizionario biografico…, f. 47. Në shkrimin: “Iliriku i Shenjte”…, f. 19, në mënyrë të gabuar shënohet viti i shugurimit si prift i at Farlatit, 1722!

[26] E. D. Mcshanse, New Catholic…, vol. 5,f. 627; E. Patriarca, Il Padre Daniele Farlati e l’Illyricum Sacrum…, f. 8-9; J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 230; D. Brozović, Hrvatska Enciklopedija…, vëll. 3, f. 583, te zëri, Farlato Daniele.

[27] R. Levi-Montalcini, Dizionario biografico…, f. 47.

[28] M. le Hoefler, Nouvelle Biographie générale depuis les temps plus reculés jusqu’a nos jours avec les reneseignements bibliographiques et l’indication des soucres a consulter publiée par MM. Paris: Firmin Didot Fréres, fils et Cie, Éditeurs. 1856. vëll. XVII, f. 122; L. Koch, Jesuiten-Lexikon…, f. 543; E. Patriarca, Il Padre Daniele Farlati e l’Illyricum Sacrum…, f. 9; J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 230; S. Glubich, Dizionario biografico…, f. 129; A. Mercati – A. Pelzer, Dizionario Ecclesiastico. 1953, vëll. I, f. 1068; D. Brozović, Hrvatska Enciklopedija…, vëll. 3, f. 583, te zëri, Farlato Daniele; S. Antoljak, Hrvatska Historiografija do 1918…, vëll. I, f. 312; ndërsa J. Kolanović, Građa za Illyricum Sacrum…, f. 144, pohon se at Farlati ka filluar bashkëpunimin në vitin 1721 me at Riçeputin.

[29] M. le Hoefler, Nouvelle Biographie générale depuis les temps plus reculés…, f. 122; K. Lučin, O tvorcima djela Illyricum Sacrum…, f. 49; por vëllimet në vazhdim, V-VII, dalin me emrin e at D. Farlatit, përkundër faktit se ai kishte vdekur. Ndërsa, P. Chotch, Bibliografia del Montenegro. /Pubblicazioni dell’Instituto per l’Europa Orientale in Roma. Bibliografie. I/. Roma: Anonima Romana Editoriale. 1925, f. 35, pohon se at D. Farlati kishte botuar 6 vëllime në Venedik në vitet 1751-1800! Ndërsa, J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 241, shkruan se “Fryt i punës dhe përkushtimit të tij ishin pesë vëllimet e “Illyricum Sacrum”, të cilat i kishte shkruar me dorën e tij. Vëllimin VI,  pothuajse e kishte përfunduar, ndërsa atë nr. VII, sapo e kishte filluar”; por të dhënat më të sakta për këtë i gjejmë në vëllimin e V-të, të Illyricum Sacrum, ku Jakopo Coleti shkruan: “Quid vero unus ipse praestiterit annorum triginta spatio, testantur volumina quinque Illyrici Sacri seu consilio, ingenioque disposita, suo labore confecta, suis descripta manibus, methodo, doctrina, eruditione, stilo nobilissima et typis jam evulgata, queis adde sextum fere absolutum, et septimum proxime inchoatum…”. D. Farlati, Illyricum Sacrum…, vëll. V, f. VIII; J. Kolanović, Građa za Illyricum Sacrum…, f. 144, shkruan se “pas vdekjes së D. Farlatit, J. Coleti vazhdoi botimin e vëllimeve VI e VII me bashkautor Farlatin; ndërsa vëllimin e VIII-të, e botoi me emrin e tij;” ndërsa Ferdo Šišić, Povijest Hrvata u vrijeme Narodnih Vladara. /Hrvatska povijest od najstarijih dana do potkraj 1918/. Zagreb: Izdano troškom naklade Školskih knjiga. Tisak Zaklade Tiskare «Narodnih Novina», 1925, vëll. I, libr. I-III, f. 32, pohon se Farlati “kishte shkruar pesë vëllimet e para,” ndërsa Koleti i ishte redaktuar, ndërkohë që nga vëllimi i gjashtë, katër(sic!, m.a.) vëllimet tjera i kishte shkruar.” Siç vërehet, edhe F. Šišić, gabon në numrin e vëllimeve që kishte shkruar Koleti. Një të dhënë tjetër të gabuar e gjejmë te Gianni Nazzi, Dizionario Biografico Friulano. Udine: Union Scritors Furlans, Ribis, 1992, f. 213, ku pohohet se pesë vëllimet e “Illyricum Sacrum” u botuan në vitet: 1750-1755!

[30] E. Patriarca, Il Padre Daniele Farlati e l’Illyricum Sacrum…, f. 16; J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 234.

[31] J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 234.

[32] J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 234; K. Lučin, O tvorcima djela Illyricum Sacrum…, f. 48.

[33] E. Patriarca, Il Padre Daniele Farlati e l’Illyricum Sacrum…, f. 16-17; J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 230.

[34] J. Coleti, Illyricum Sacrum…, vëll. V, f. VIII; J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 234;

[35] D. Farlati, Illyricum Sacrum…, vëll. I, f. XIX; “Nam primum quidem incredibilis magnitudo atque difficultas concepti operis vaste per omnes aetates, ac regiones propemodum immensas diffusi, et ingens illa, ac dissipata rerum omnigenarum copia, quam sibi congesserat, ac digeri redique in ordinem, et suis locis apte distribui oportebat plurimum et annorum laborem et adjutorium operam postlabat…”. Shiko: J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 235, referenca nr. 15; R. Aubert, Dictionnaire d’Histoire et de Géographie Ecclésiastique…, [te zëri: Farlati, Daniele me autor: J. Lučić], vëll. VI, f. 585; M. Vanino, Illyricum Sacrum i Filip Riceputi…, f. 281.

[36] D. Farlati, Illyricum Sacrum…, vëll. I, f. XXI; “Altera causa, quae moram intulit, et impedimentum Historiae Illyricae haec fuit, quod auctor illius, cum eam quatour in partes, ac tomos duodeviginti distribuisset ita secum ipse statuerat nullam eius partem, sive tomum confici et absolvi antea posse, quam reliquarum partium materia parata esset ac digesta; et res propemodum singulae, suis quaeque momentis perpensae, et aliae cum aliis collatae, diligens examen, ac acre judicium subjissent…”. Shiko: J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 235, referenca nr. 16; R. Aubert, Dictionnaire d’Histoire et de Géographie Ecclésiastique…, [te zëri: Farlati, Daniele me autor: J. Lučić], vëll. VI, f. 585; M. Vanino, Illyricum Sacrum i Filip Riceputi…, f. 282.

[37] D. Farlati, Illyricum Sacrum…, vëll. I, f. XXII-XXIII; “Uc adde tertium quemdam obicem… cum enim in rebus perantiquis, et ob eam causam incertis, omnique litterarum luce destitutis versaretur, neque scriptores aut monumenta suppeterent, unde certa illarum et clara notitia deprimi  posset, ad eas quoquomodo probandas, et illustrandas necesse habuit conjecturas adhibere, supra quas systemata quaedam sua, ut vocabat sive geographica sive historica exsturebat…”. J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 235, referenca nr. 17; R. Aubert, Dictionnaire d’Histoire et de Géographie Ecclésiastique…, [te zëri: Farlati, Daniele me autor: J. Lučić], vëll. VI, f. 585; M. Vanino, Illyricum Sacrum i Filip Riceputi…, f. 282.

[38] D. Farlati, Illyricum Sacrum…, vëll. I, f. XXIII; “Sed fortasse nullum aliunde majus impedimentum obiectum est historiae Illyriae, quam ob crebris expostulationibus; et querelis multorum eam efflagitantium, et a nimia quadam, auctori injecta, ejus celeriter conficiendae cura, sollicitudine, festinatione… Erant praeterea, qui eum arguerent majus ac difficilibus, quam pro sua facultate et ingenio, opus suscepisse aut serio rem agere et aliena credulitate abuti, aut certe desperare ob se perfici posse, quae meditatus esset, ac pollicitus fuerat…”. J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 235, referenca nr. 18; R. Aubert, Dictionnaire d’Histoire et de Géographie Ecclésiastique…, [te zëri: Farlati, Daniele me autor J. Lučić], vëll. VI, f. 586; M. Vanino, Illyricum Sacrum i Filip Riceputi…, f. 282.

[39] D. Farlati, Illyricum Sacrum…, vëll. I, f. XXVII; “Nam partes singalae ita sunt inter se implicitate, et aliae cum aliis nexu quodam serique rerum cohaerent, ut tractatione distrahi et separatim explicari plane perfecteque nequant. … Ex his intelligi potest, quanta sit conjucto seriesque reru, Pontificalium, et synodalium, hagiologicarum, et monasticarum, ut alia ex alia, et omnes inter se aptae colligataeque videantur. … Ita fiet, ut quae ad historiam cujusque Episcopatus et ecclesiae pertinent, ea simul omnia continuatione rerum ac temporum conjucta lectores percurere queant.” J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 235, referenca nr. 19; S. Antoljak, Hrvatska Historiografija do 1918…, vëll. I, f. 313.

[40] D. Farlati, Illyricum Sacrum…, vëll. I, f. XXVIII; “Historia profana Illyrica a nobis edenda si per otium licebit… Itemque Historia generalis Hierachica totius Illyrici cum suis ibidem tabulis”.J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 235, referenca nr. 20.

[41] J. Kolanović, Građa za Illyricum Sacrum…, f. 144; S. Antoljak, Hrvatska Historiografija do 1918…, vëll. I, f. 313.

[42] S. Anamali, Historia e popullit shqiptar…, vëll. I, f. 42; S. Antoljak, Hrvatska Historiografija do 1918…, vëll. I, f. 313.

[43] Për më shumë hollësi, të konsultohet harta e botuar në vëllimin e parë të “Illyricum Sacrum”, faqe e pafaqosur, që duhej të ishte nr. 54; S. Anamali, Historia e popullit shqiptar…, vëll. I, f. 174-175.

[44] J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 236; M. Vanino, Illyricum Sacrum i Filip Riceputi…, f. 279.

[45] J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 236.

[46] J. Kolanović, Građa za Illyricum Sacrum…, f. 144.

[47] E. Patriarca, në studimin e tij, Il Padre Daniele Farlati e l’Illyricum Sacrum…, f. 20, tregon këtë histori të dorëshkrimit të vëllimit të parë: “At Farlati pasi përgatiti vëllimin e parë të Illyricum Sacrum ia besoi dorëshkrimin një shërbëtori  të kuvendit, i cili shkonte në Venedik, që t’ia dorëzonte për botim editorit dhe botuesit Sebastiano Coleti. Shërbëtori, duke ecur rrugës me kalë në mënyrë të pakujdesshme, humbi trastën në të cilën ishte dorëshkrimi, “cecidit vidulus, cui volumen erat inclusum.” Ai u kujtua për dorëshkrimin vetëm kur arriti në Mestre. Duke shikuar se ka humbur trastën me dorëshkrimin, shërbëtori kthehet prapra duke kërkuar trastën me dorëshkrim, duke pyetur kalimtarët e rastit, se mos kishin gjetur ndonjë trastë me ca letra brenda. Gjithë mundi i shkoi kot, ngase nuk gjeti gjë. I ndodhur në një situatë të vështirë, shërbëtori e njofton at Farlatin për mënxyrën që i kishte ndodhur. At Farlati ruajti të patrazuar butësinë e  shpirtit të tij, dhe nuk u soll vrazhdë me shërbëtorin, por iu përvesh punës që të shkruante përsëri vëllimin e parë nga fillimi.” Në një formë paksa më të ndryshuar këtë rrëfim na e sjell në studimin e tij edhe K. Lučin, O tvorcima djela Illyricum Sacrum…, f. 50-51; R. Aubert, Dictionnaire d’Histoire et de Géographie Ecclésiastique…, [te zëri: Farlati, Daniele me autor: J. Lučić], vëll. VI, f. 588.

[48]Illyrici Sacri. Tomus primus. Ecclesia Salonitana. Ab ejus exordio usque ad Saeculum quartum Aerae Christianae, auctore Daniele Farlato presbytero Societatis Jesu. Venetiis: Apud Sebastianum Coleti (Superiorum permissu, ac privilegio), 1751. f. [V-LII] + 1-780.

[49] E. D. Mcshanse, New Catholic…, vol. 2, f. 247-248. [17 gusht 1740-3 maj 1758]; F. P. Casavola, Enciclopedia…, Mario Rosa, te zëri: Benedeto XIV.[Prospero Lambertini], f. 446-461; G. G. Liruti, Notizie delle vite ed opere scrite…, f. 390.

[50] D. Farlati, Illyricum Sacrum…, vëll. I, f. XLIV-XLV.

[51] D. Farlati, Illyricum Sacrum…, vëll. I, f. 1.

[52] D. Farlati, Illyricum Sacrum…, vëll. I, f. 87

[53] D. Farlati, Illyricum Sacrum…, vëll. I, f. 234.

[54] D. Farlati, Illyricum Sacrum…, vëll. I, f. 234.

[55] E. Patriarca, Il Padre Daniele Farlati e l’Illyricum Sacrum…, f. 20.

[56] D. Farlati, Illyricum Sacrum…, vëll. I, f. 272.

[57]Illyrici Sacri. Tomus secundus. Ecclsia Salonitana. A quarto saeculo Aerae Christianae usque ad excidium Salonae. Accessere Vita Diocletiani Imperatoris, Acta Sanctorum ex ejus genere, et Marmora Salonitana, auctore Daniele Farlato, presbytero Societatis Jesu. Venetiis: Apud Sebastianum Coleti. (Superiorum permissu, ac privilegio), 1753. f. [III-XII] + 1-636 + [V-XLVIII].

[58] G. G. Liruti, Notizie delle vite ed opere scrite…, f. 390; R. Aubert, Dictionnaire d’Histoire et de Géographie Ecclésiastique…, [te zëri: Farlati, Daniele me autor: J. Lučić], vëll. VI, f. 588.

[59] C. Rendina, I papi…, f. 157-167.

[60]Illyrici Sacri. Tomus tertius. Ecclesia Spalatenis olim Salonitana. Auctore Daniele Farlati, presbytero Societatis Jesu. Venetiis: Apud Sebastianum Coleti (Superiorum permissu, ac privilegio), 1765, f. [III-XVI] + 1-586.

[61] E. D. Mcshanse, New Catholic…, vol. 3, f. 790-793. [6 korrik 1758 – 2 shkurt 1769]; F. P. Casavola, Enciclopedia…, L. Cajani dhe A. Foa, te zëri: Clemente XIV. [Carlo Rezzonico], f. 461-475; G. G. Liruti, Notizie delle vite ed opere scrite…, f. 390.

[62] W. Holtzmann dhe R. Morghen, Repertorium Fontium Historiae Medii Aevi…, f. 257; J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 237; E. Patriarca, Il Padre Daniele Farlati e l’Illyricum Sacrum…, f. 21; R. Aubert, Dictionnaire d’Histoire et de Géographie Ecclésiastique…, [te zëri: Farlati, Daniele me autor: J. Lučić], vëll. VI, f. 588-589.

[63]Illyrici Sacri. Tomus quartus. Ecclesiae sufraganea Metropolis Spalatensis. Auctore Daniele Farlato, presbytero Societatis Jesu. Venetiis: Apud Sebastianum Coleti (Superiorum permissu, ac privilegio), 1769, f. [III-XII] + 1-528.

[64] G. G. Liruti, Notizie delle vite ed opere scrite…, f. 390.

[65] J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 237.

[66] D. Farlati, Illyricum Sacrum…, vëll. IV, f. VI; W. Holtzmann dhe R. Morghen, Repertorium Fontium Historiae Medii Aevi…, f. 257; G. G. Liruti, Notizie delle vite ed opere scrite…, f. 390; R. Aubert, Dictionnaire d’Histoire et de Géographie Ecclésiastique…, [te zëri: Farlati, Daniele me autor: J. Lučić], vëll. VI, f. 589.

[67]Illyrici Sacri. Tomus quintus. Ecclesia Jadertina cum sufraganeis, et ecclesia Zagrabiensis. Auctore, Daniele Farlati, presbytero Societatis Jesu. Venetiis: Apud Sebastianum Coleti (Superiorum permissu, ac privilegio), 1775, f. [III-XVI] + 1-672.

[68] R. Aubert, Dictionnaire d’Histoire et de Géographie Ecclésiastique…, [te zëri: Farlati, Daniele me autor: J. Lučić], vëll. VI, f. 589; G. G. Liruti, Notizie delle vite ed opere scrite…, f. 390.

[69] J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 237; E. Patriarca, Il Padre Daniele Farlati e l’Illyricum Sacrum…, f. 25.

[70] Kryeipeshkvive, dikur ipeshkvive.

[71] D. Farlati, Illyricum Sacrum…, vëll. V, f. XII. J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 238; W. Holtzmann dhe R. Morghen, Repertorium Fontium Historiae Medii Aevi…, f. 257; G. G. Liruti, Notizie delle vite ed opere scrite…, f. 390.

[72] D. Farlati dhe J. Coleti, Illyricum Sacrum…, vëll. V, f. VII-XI, De vita Danielis Farlati S. J.

[73]Illyrici Sacri. Tomus sextus. Ecclesia Ragusina cum suffraganeis, et ecclesia Rhiziniensis et Catharensis. Auctore Daniele Farlato, presbytero Societatis Jesu, et Jacobo Coleto olim ejusdem Societatis alumno. Venetiis: Apud Sebastianum Coleti (Superiorum permissu, ac privilegio), 1800, [III-VIII] + 1-540.

[74]D. Farlati dhe J. Coleti, Illyricum Sacrum…, vëll. VI, f. III.

[75] C. Rendina,  I Papi…, f. 747-753.

[76] D. Farlati dhe J. Coleti, Illyricum Sacrum…, vëll. VI, f. VIII ; J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 238; W. Holtzmann dhe R. Morghen, Repertorium Fontium Historiae Medii Aevi…, f. 257; R. Aubert, Dictionnaire d’Histoire et de Géographie Ecclésiastique…, [te zëri: Farlati, Daniele me autor: J. Lučić], vëll. VI, f. 589-590.

[77]Illyrici Sacri. Tomus septimus. Ecclesia Diocletiana, Antibarenis, Dyrrhachiensis, et Sirmiensis, cum earum sufraganeis. Auctore, Daniele Farlato, presbytero Societatis Jesu, et Jakobo Coleti olim ejusdem Societatis alumno. Venetiis: Apud Sebastianum Coleti (Superiorum permissu, ac privilegio), 1817, f. [III-XVI] + 1-638.

[78] D. Farlati dhe J. Coleti, Illyricum Sacrum…, vëll. VII, f. III; E. D. Mcshanse, New Catholic…, vol. 11, f. 378-382. [14 mars 1800 – 20 gusht 1823].

[79] Për ilustrim po sjellim shënimet e bëra për vëllimin e shtatë në një botim të Bibliotekës Kombëtare të Tiranës: Shpëtim Mema dhe Lindita Bubsi, Albanica. II. Bibliografi e viteve 1800-1849. Tiranë: Biblioteka Kombëtare. Sektori i Albanologjisë. 1987, f. 74-75, nr. 54,. [Tom 7, Venetis 1817. Ecclesia diocletiana. Antibarensis, Dyrrachiensis et Sirmensis cum earum suffraganeis, 638 f. Mikrofilm. /Ndarja Aministrative dhe kishtare e kryepeshkopatës së Tivarit (peshkopatat e Arbërisë, Drishtit, Ulqinit, Shkodrës). (f. 8-34) dhe të Durrësit (peshkopatat e Lezhës, Krujës, Amantias, Apolonisë, Vlorës, Bylisit, Bendës, Priskës etj) (f. 336-434). Histori e kishës në këto krahina. Renditje kronologjike e kryepeshkopëve dhe peshkopëve të tyre. Përshkrime gjeografike dhe të dhëna historike. Familjet feudale të Topiajve, Balshajve dhe Kastriotëve. (f. 411-413). Gjergj Kastrioti – Skenderbeu. Marrëdhëniet e tij me Vatikanin, me Mbretërinë e Napolit dhe me Hungarinë. (f. 416-424, 426-429). Të dhëna biografike për Marin Biçikemin dhe Marin Barletin. (f. 318-319)].

[80] D. Farlati dhe J. Coleti, Illyricum Sacrum…, vëll. VII, f. XVI; W. Holtzmann dhe R. Morghen, Repertorium Fontium Historiae Medii Aevi…, f. 257; R. Aubert, Dictionnaire d’Histoire et de Géographie Ecclésiastique…, [te zëri: Farlati, Daniele me autor: J. Lučić], vëll. VI, f. 590.

[81] D. Farlati dhe J. Coleti, Illyricum Sacrum…, vëll. VII, f. 413-429.

[82] D. Farlati dhe J. Coleti, Illyricum Sacrum…, vëll. VII, f. 142-170.

[83] Vinçenc Malaj, Kuvendi i Arbënit 1703. Ulqin-Tuz: Instituti i Filozofisë dhe Sociologjisë, Prishtinë. Botimi i dytë, Shoqata “Don Gjon Buzuku”, 1999, f. 108.

[84]Illyrici Sacri. Tomus octavus. Ecclesia Scopiensis, Sardicensis, Marcianopolitana, Archidensis et Ternobensis, cum earum sufraganeis. Auctore, Jacobo Coleto, olim presbytero Societatis Jesu. Venetiis: Apud Sebastianum Coleti (Superiorum permissu, ac privilegio), 1819, f. [III-XV] + 1-330.

[85] J. Coleti, Illyricum Sacrum…, vëll. VIII, f. III.

[86] J. Coleti, Illyricum Sacrum…, vëll. VIII, f. XVI; R. Aubert, Dictionnaire d’Histoire et de Géographie Ecclésiastique…, [te zëri: Farlati, Daniele me autor: J. Lučić], vëll. VI, f. 590.

[87] Jacobo Coleto, Martyrologium Illyricum Fabiano Blascovicchio Episcopo Macarensi. Dictatum Accedunt notationes et de hoc opere Commentariolum auctore Jacobo Coleto Olim Societas Jesu Presbytero. Venetiis: Impensis Simonis Occhi, 1818.

[88] Accessiones et Correctiones all’Illyricum Sacrum del P. D. Farlati di P. G. Coleti. Manoscrito inedito publicato dal prof. Frane Bulić. [Supplemento al “Bullettino di Archeologia e Storia Dalmata,” anno 1902-1910. Spalato, 1910; f. [4 faqe të pa paginuara] + 1-339.

[89] J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 240.

[90] Pyetsorë të tillë na janë ruajtur, në Padovë, në Arkivin e Kolegjit të Ipeshkvisë; HDA, Zagreb, Trogir dhe në ARSI, Opp. NN, 222.

[91] J. Kolanović, Građa za Illyricum Sacrum…, f. 144.

[92]Ricerche generali. Hrvatski Državni Arhiv, Zagreb [HDA], fondi: Zbirka Fanfogna-Garagnin. Sign. 8.9. J. Kolanović, Građa za Illyricum Sacrum…, f. 144.

[93]Ricerche particolari intorno ai vescovi.

[94] E. Patriarca, Il Padre Daniele Farlati e l’Illyricum Sacrum…, f. 26-27.

[95] J. Lučić, Daniele Farlati…, f. 238-239.

Filed Under: Histori Tagged With: Musa Ahmeti

LE FIGARO (1911) / LETRA E EDITH DURHAM PËR GAZETARIN FRANCEZ ANDRÉ DUBOSCQ : “JU PËRSHKRUAJ GJENDJEN E REFUGJATËVE SHQIPTARË NË MAL TË ZI.”

November 19, 2022 by s p


Edith Durham (1863 – 1944)
Edith Durham (1863 – 1944)

Nga Aurenc Bebja*, Francë – 19 Nëntor 2022

“Le Figaro” ka botuar, të hënën e 2 tetorit 1911, në faqen n°6, letrën e Edith Durham drejtuar asokohe gazetarit francez André Duboscq në lidhje me gjendjen e refugjatëve shqiptarë në Mal të Zi, të cilën Aurenc Bebja, nëpërmjet Blogut “Dars (Klos), Mat – Albania”, e ka sjellë për publikun shqiptar :

Letër nga Shqipëria 

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Shkodër, 25 shtator.

Muajin e kaluar u kujtova lexuesve të “Le Figaro” këtë angleze, e cila prej njëmbëdhjetë vitesh po shëron plagët fizike dhe morale që turqit po hapin mes popullsive të Ballkanit. Thashë se e kisha gjetur zonjushën Edith Durham në Podgoricë – këtë qytet të vogël në kufirin malazez, i cili është bërë një qytet historik që kur u bë marrëveshja midis Turqisë dhe shqiptarëve – në mes të mjerimeve më të rënda, duke paguar bujarisht me personin e saj (duke kontribuar vetë), e informuar për detajet më të vogla të situatës së vajtueshme të refugjatëve dhe gjithmonë në lëvizje, gjithmonë mes dy vizitave bamirëse tek këta njerëz fatkeq.

Një ditë, pa dyshim, do të lexohet historia e kësaj fushate gjashtëmujore në Shqipëri; se ajo do të shkruajë në stilin aq magjepsës, aq prekës sa ne e njohim; por ndërkohë e kam për detyrë të botoj një letër që ajo më shkroi nga Podgorica, dy ditë pas largimit tim nga ai qytet. I detyrohem vetes që të mos mbaj për vete informacione me një vlerë të tillë për atë që ndodhi atje në 1911. Do të ishte e padrejtë nëse, për shkak se udhëtimi pesë-gjashtë ditor e ndan vendin tonë nga skena e ngjarjeve, opinioni publik francez të mos vihej në pozitë për t’i gjykuar ato.

Në vijm, lexuesit e “Le Figaro” do të gjejnë aty konfirmimin elokuent të përshkrimit të shkurtër që i bëra vetë dhe që shkurtësia e nevojshme e një artikulli më ndaloi ta zgjasja. Kështu që, si të thuash, kam vërtetuar paraprakisht se asgjë që do të lexojmë nuk është e ekzagjeruar.

Më 8 gusht, në Cetinje, mora letrën e mëposhtme :

Podgoricë, 7 gusht 1911.

Zotëri,

Je më kërkuat t’ju jap me shkrim disa detaje mbi gjendjen e refugjatëve shqiptarë në Mal të Zi. E vetmja vështirësi është të dish se ku të fillosh. Un kam vizituar deri në pesëdhjetë familje në ditë dhe secila dukej se ishte në një gjendje më të keqe se tjetra. Është e vërtetë që familjet e para që kishin emigruar para kryengritjes dhe kishin marrë me vete bagëtinë dhe orenditë e tyre nuk e pësuan aq shumë, por fatkeqit e mjerë që ikën në momentin e fundit nga shtëpitë e tyre të djegura, e gjejnë veten në një mjerim thuajse të pabesueshëm.

Në një stallë të vogël e të pistë gjeta, për shembull, tre plaka me pesë jetimë të vegjël, një të ve me shtatë fëmijë, një tjetër me katër fëmijë dhe dy të gra reja. Gjithsej, njëzet e tre njerëz që kishin mbi supe vetëm leckat e grisura dhe me erë të rëndë.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Një malazez bamirës u kishte huazuar disa lëkura delesh për shtrat dhe dy enë për të gatuar. Dhe kjo nuk është e jashtëzakonshme. Shumë refugjatë u detyruan të shisnin misrin që merrnin nga bamirësia e Malit të Zi për të blerë një copë bukë, pasi nuk kishin mjete për ta pjekur. Në çdo anë të lumit, shpellat ishin të mbushura me gra e fëmijë në varfërinë më të plotë, siç e patë vetë. Njëra nga këto gra më tregoi për shkatërrimin e shtëpisë së saj: “Erdhën ushtarët turq. Ne qëndruam në shtëpi, duke menduar se nuk do të na dëmtonin, por ata thanë : ikni, do të djegim shtëpinë. Ne ishim të tmerruar. Ushtarët më lejuan të merrja një trastë të madhe me misër dhe ta nxirrja jashtë. Kështu ata grumbulluan kashtë (barin) dhe dogjën shtëpinë tonë të varfër. Nëna e burrit tim, fëmijët e mi dhe unë u larguam sa më shpejt drejt kufirit. Por dy të vegjlit nuk mundën të shkonin aq larg, m’u desh t’i mbaja në krahë dhe të braktisja trastën.”

Me shumë vështirësi kisha filluar t’i veshja këta të varfër duke u shpërndarë tesha, gjilpëra dhe fije peri, por tani ata duhet të kthehen në shtëpitë e tyre të djegura, në pronat e tyre të shkatërruara. A mund ta imagjinoni një situatë më të dhimbshme se ajo e njërës prej atyre të vejave të gjora që vjen, pas një ecjeje ndoshta dy ditore, me pesë a gjashtë fëmijët e saj, para rrënojave të shtëpisë së saj, katër mure të nxira, pa çati, të pastrehë për të kaluar natën. Çfarë do të bëhet me të? S’ka dyshim se Turqia do t’i shpërndajë çdo familjeje paratë që i konsideron të nevojshme për rindërtimin e shtëpisë së saj; por një grua e tillë, dhe ka qindra të tilla, si do ta rindërtojë strehën e saj? Dhe vetë burrat, ku do të gjejnë drutë e nevojshëm! Shumica e shtëpive të djegura ndodhen në territore absolutisht pa pyje. E megjithatë, stina e shirave të dendur, që zakonisht fillon në tetor dhe pak para dimrit, po vjen dhe kujtoni se me gjithë përpjekjet e mia një pjesë e madhe e refugjatëve nuk kanë ende ndërresa dhe mbeten pa këpucë.

Qeveria turke u ka premtuar se do t’i furnizojë me misër gjithë dimrin, por pa rroba, batanije (mbulesa), vegla nuk mund të mbijetojnë; në qoftë se ata nuk marrin ndihma bujare. Një depozitë e gjërave më të nevojshme do të krijohej lehtësisht në Shkodër apo Tuz…

Zotëri, ju falenderoj për interesimin që keni treguar për njerëzit fatkeqë të cilët i ndihmoj me aq sa kam mundësi dhe ju lutem të pranoni etj.

Nënshkruar : E. Durham.

Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France
Burimi : gallica.bnf.fr / Bibliothèque nationale de France

Me siguri që dikush do të pyesë veten, pasi të lexojë këtë letër, se si mund të ekzistojnë gjëra të tilla në kohën tonë. Megjithatë, ato ekzistojnë për shkak të pretendimeve fëminore dhe të pamëshirshme të xhonturqve, dhe pothuajse të gjithë njerëzit kompetentë që kam intervistuar, si malazezë ashtu edhe shqiptarë, besojnë se ato do të përsëriten vitin e ardhshëm. Ky është edhe mendimi im, sepse nuk ka gjasa që protokolli i Podgoricës të rregullojë marrëdhëniet mes turqve dhe shqiptarëve për një kohë të gjatë. Duhet marrë parasysh shpirti i zhurmshëm dhe dredharak i disave, temperamenti dhe zakonet e pavarësisë së të tjerëve.

Zonjusha Durham më tha se të nesërmen e shpalljes së Kushtetutës i tha një xhonturku të entuziazmuar : “Zotëri, që sot e tutje e keni tjetërsuar Shqipërinë përgjithmonë.” Në pranverë, kur shirat do të pushojnë, shtigjet do të thahen në male, kur do të mund të kalojnë natën në pritë në një zgavër në shkëmb, kur do të ngjiten pa frikë se mos rrëshkasin në një shkëmb vertikal, atëherë të shtënat e pushkës do të shpërthejnë vetë… Së fundi, më pyesin, si mendoni se do të përfundojë e gjithë kjo? Unë shoh shumë mënyra, njëra më duket veçanërisht e mundshme, por jam dakord me mendimin e diplomatit që e kishte për zakon të përsëriste : “Në politikë duhet të parashikosh vetëm ngjarjet e kaluara.” – André Duboscq.

Filed Under: Histori Tagged With: Aurenc Bebja

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 202
  • 203
  • 204
  • 205
  • 206
  • …
  • 738
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GJON MILI – IMAZHET PA FORMË DHE ONEIRIZMI POETIK
  • Nëntori i historisë dhe i kujtesës kombëtare
  • FILATELIA PËRBALLË HISTORISË – 118 VJET NGA KONGRESI I MANASTIRIT
  • Portreti i një intelektuali …
  • Lulash Nikë Palushaj – Gjuha dhe kujtesa e Malësisë së Madhe
  • KOSOVA, E VËRTETA DHE DREJTËSIA: NJË SFIDË QË KËRKON PËRGJIGJE INSTITUCIONALE
  • HAGA NUK ËSHTË MBI SOVRANITETIN E KOSOVËS!
  • PËRTEJ BASHKËJETESËS KULTURORE: A JANË SHQIPTARËT VËRTET TË BARABARTË NË MAL TË ZI?
  • 𝗣𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶
  • Arbëreshët e Argjentinës – Një histori e dy emigrimeve dhe e mbijetesës së identitetit shqiptar
  • SKËNDERBEU, VASAL APO ALEAT I ALFONSIT TË ARAGONËS?
  • HIJESHIA LIGJËRIMORE DHE APOTEOZA E SHQIPTARISË NË KËNGËT E NIKOLLË NIKPRELAJT
  • LEGJITIMITETI DHE PUSHTETI
  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT