• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

VRANINA, VENDI KU GJENDEN GJURMET E NJË “TROJE” SHQIPTARE…

October 20, 2021 by s p

Nga  Ndue  BACAJ

“Pamje e kullës së Vranines sot”

Hyrje

Per  Vraninen  nuk ka banor të Malesisë , Shqiperisë, Malit Zi e më gjërë që të mos kenë dëgjuar të pakten diçka historike e legjendare , me të cilen jemi  krenuar e krenohemi… Edhe pse shpesh  kjo trashigimi vërtitet në mes  gojdhenave  dhe  shkrimeve… Me ketë “gjurmim” të vogel historik  nuk marrë përsiper  të  bëj  historinë absolute të  “ishullit” së Vranines ,veçse mundohem të mbledhë e rendisë atë  histori shumeshekullore  që kemi pasur mundesi ta degjojmë e “takojmë” ndër trevat tona Etnike e politike , që fal Zotit  kanë ruajtur  kujtesen nga njeri brez në tjetrin , por edhe duke marrur në kosiderate ato çfar kanë shkruar ; albanolog , historian ,studiues ( e pse jo edhe shkrimtarë) të  huaj e shqiptar…Si dhe duke medituar  nga  trashigimia “arkeologjike”  dhe rrenojat që shohim sot  në ketë vend, që  per ne  shqiptaret i ngjanë (në miniatur) një Troje të shekullit XIX, por me fatë disi më të mirë , pasi per ketë  nuk  kerkohen shekuj  për të zbuluar vendodhjen , por “thjesht” kerkohet vemendje e kujtesë historike per të mos u harruar nga brezat që do të vijnë… 

Sa  e  Vjeter  është Vranina…

Per hershmerinë e Vranines si vendbanim i rendesishem qarkullojnë mjaft gojdhena të cilat tregojnë se ky “ishull” ka qenë i banuar  të pakten që 2300 vite më parë. Trashigimitë gojore thonë  se  ketu  ekzistonin   DY  tempuj ; ku njeri i kushtohej mbretereshes Ilire Teutes (dhe njihej me ketë emer) , ndersa tjetri  quhej  “Rrasa e Yllit Bardhë”. Tmpujt ndodheshin në dy  kreshta  të Vranines , dhe në çdo Pranverë  banoret vendas (Iliret)  festonin  ardhjen e  kesaj stine që “paralajmronte” ringjalljen e jetes , duke  bërë kurbane…  Keto rite siç dihet  ishin  thjeshtë Pagane. Një tjeter gojedhenë  tregon se  në majat e kreshtave ku ishin dy faltoret e  sipercituara ngjiteshin  jo vetem banorët e Vranines , por edhe të rrethinave e deri ata të Shkodres  dhe festonin jo vetem ardhjen e Pranveres , por dhe të Veres , ku  në keto festime kishin si simbol  perveç ferlikut  edhe Veren  e Vranines  që prodhohej nga  rrushi që kultivohej në ishull ,dhe thuhej se  ishte shumë i ëmbel. Banoret  vendas   ishin vendosur ketu shumë heret , sa nuk mbahej mend. Shtepiat e tyre ishin të ndertuara prej guri , por edhe prej druri…1.   Keto gojdhena fitojnë dimensione të verteta  historike  edhe nga studiues e historian si Konstandin Jirecek , i cili ndër të tjera shkruante se : “Mbi ketë ishull janë  Dy maja  shkembi  të  larta 330 m , me një pamje të gjërë rreth e rrotull  permbi Liqen  e rrethsinë e tij…” 2.  Ndersa  studiuesi e albanologu  Johan Georg  von  Hahn  (në shek.XIX), thotë se : “ Vranina gjindet perpara  grykes së Moraçes  dhe vetem një kanal  i ngushtë e ndan prej toket . Rrethi i saj është nja  një orë e gjysem (me levizë në kembë ,N.B.). Gjysma Veriperendimore ka toka të mira , që prodhojnë nga  200 barrë  miser në vit  , pjesa e Jugut  është mal  dhe joprodhuese…”.3.   Siç  shihet keto dy  autor tregojnë edhe  lartesitë e kreshtave ku ishin vendosur tempujt  , dhe  token  prodhuese , në të cilen kultivohej miser dhe dikur edhe hardhi  e tjer..

Emri i “Ishullit”…deri tek  Vranina e sotme

Në lashtesi  (që në kohen Ilire)  ky ishull quhej “Syni i Liqenit”. Emertimi  mendohet se  i pergjigjej plotesisht edhe  pozicionit  të rendesishem e strategjik që  zinte ishulli.  Këtu dimeroheshin blegtoria , perpunohej  peshku i zënë , ku shquhej tharja e putarges . Nga ky vend behej gjuetia e shpendeve të ujrave e tjer. Gjithashtu ishulli ishte  një vend i mrekullueshem vrojtimi , nga ku mund të kontrollohej levizja e varkave (apo anijeve të vogla të kohes), që qarkullonin nga Shkodra , Malesia  e më gjërë…Pra ky ishull ishte një “SY” i vertet që shihte gjithshka levizte neper  ujrat e Liqenit.  Kur filloi zbritja e fiseve barbare në Ballkan (me siguri sllaveve nga Uralet gjatë shekujve VII-IX…), ky ishull thuhet se  mori  emrin “Syni i Gjakut”.  Nga vetë emri kuptohet se  ky ishull u la në gjak nga luftrat  grabitqare  të  jabanxhijeve , madje  kjo kohë gjaku e mjerimi nuk ishte vetem brenda ishullit “SY” , por edhe   në rrethinat , që “Syri”- ishull i kishte parë  dhe larë me lot gjaku… Sa  vazhdoi ky emer mbi ketë ishull  nuk dihet me saktesi , por studiuesi  Ermanno Armao shkruan se : “…Ishulli i Vranines  është i njohur  që në shekullin e XIII…”.4.   Harta është e shekullit XVII.  Emrin apo toponimi Vraninë , thuhet se e ka marrur ishull dalngadal  pas  luftrave mbrojtese që  zhvilluan vendalit  shekull pas shekulli  dhe masakrave  që shkaktuan  jabanxhinjet  që luftonin per zotrimin e ketij vendi strategjik. Gjatë ketyre kohrave  vriteshin shumë  njerzë , duke e kthyer ketë  ishull në një gijotin të perhershme ku shuheshin pa meshirë  jetë njerzore.  Si rezultat i kesaj historie ishulli filloj të thirrej  “Vendi ky vriteshin Njerz”. Historia ndër shekuj  bëri “bashkimin “ e  fjaleve Vra –     -Njerz , dhe nga ky bashkim dalngadal “lindi”  emri apo toponimi  VRANINË…, toponim që e kemi edhe sot  në shekullin e XXI.  Per hirë të vrtetes duhet thenë se ka edhe një gojedhenë e cila   toponimin Vraninë  e “spjegon” me pozicionin e vrojtimit të ishullit ,nga i cili  vihej re  gjithshka perreth , e per ketë mendohet se “fjalet” Vu – Re  duke u bashkuar dalngadal kanë dhënë  toponimin  disi të sllavizuar Vraninë…

Gjurmë qytetrimi , zhvillimi  e besimi në  Vraninë 

 Si në shumicen e trojeve  të banuara  nga të paret tonë Iliret , edhe në Vraninë  kishte të  ndertuar një qender banimi e qytetrimi mjaft të zhvilluar per kohen, por që  baticat e zbaticat e shekujve shpesh u treguan të pameshirshem per ketë qytetrim e zhvillim.  Është interesant se edhe sot mund të gjinden gojedhena  që thonë se  në Vraninë kishin  një rezidencë të perkoheshme  edhe prinderit e  perandorit  Romak me origjinë Ilire, Valer Dioklecianit , i cili  udhehoqi ketë perandori ne vitet 284-305, si dhe i nipit të tij  Shen Kajit , që u bë Papë dhe ishte në krye të selisë  së shenjte  per trembedhjet  vite. Kjo gojedhenë edhe sot mund të “gjejnë” mbeshtetje  tek dy autore  (në librat e tyre  historik per Shqiperinë)  : Se pari , Edvin Zhak  i cili per  perandorin  Diokleciani shkruan ; se ishte me origjinë Ilire dhe kishte lindur në fshatin Dokleas në pellgun e Liqenit të Shkodres. 5.  Së dyti , Zhan Klod Faveirial i cili thotë se Shen Kaji (apo Shen Gaji) ishte nipi i perandorit Diokleciani  dhe qendroi  në  krye të fronit të Shen Pjetrit  në  vitet 283-296..6.  Është interesant të  cilsohet se albanologu Xhuzepe (Giuseppe) Valentini kur shkruan per Marshejin (dikur edhe qytet-kala) “nenvizon” se  manastiri i Vranines ju është dhuruar  kryeparëve të  Marshenjit ; Ili Marsenit  në vitin 1288 , dhe Gjergj (Georgius) Marsen-it në vitet 1322 – 1329…7.  Ndonse per shekuj  Vranina ka qenë edhe një qendër e banuar , në regjistrimin e kadastres dhe koncensioneve …(1416-1417) të perpiluar nga Venedikasit  nuk ka  asgjë të shenuar per numrin apo emrat e banoreve. Ndersa defteri  i regjistrimit të sanxhakut të Shkodres  i vitit 1485 (perpiluar nga Osmanet) na jep keto të dhena  ;  Fshati Vranina ,varet nga Zhabjaku , është timar i  Hasan Marinit , dhe ka të regjistruar  vetem emrat e dy kryefamiljareve (dy shtepiave)  që jane : Gjuro i biri i Vukashit  dhe  Nika   i biri  i Dimitrit…8.  Pra siç shihet edhe  emrat e ketyre dy kryefamiljareve tingellojne si emra  ortodoks – sllave , gjë që ka mundesi të jenë e vertet , pasi  banoret autokton kristian (katolik) , pasi  kishin luftuar gjatë me pushtuesit otoman , ose ishin  vrarë , ose ishin detyruar të largohen nga vendbanimet e tyre per ti shpetuar  valës së parë të egersisë së pushtuesit. Ndersa  sllavet siç dihet  jo vetem u nënshtruan “paqë” në  ketë  kohe ,por shpesh ishin bërë  edhe aleat të pushtuesve osmanë…

 Një studiues i njohur i dinastisë  shqiptare të Balshajve , Xhuzepe  Xhelcik (Giusepe  Gelcich )  përpara më shumë se një shekulli do të  shkruante se : “…Shqiptari i zgjuar nga natyra dhe i paisur  me një shije  të jashtezakonshme , i kishte stolisur  qytetet e veta  me monumente artistike  shumë të çmuara  ,të cilat u zevendesuan  pa shenjë e pa nishan  nga kulla  ciklopike zetjane  dhe nga ledhet mbrojtese  venedikase , shto ketu edhe goditjen e pameshirë  që i  shkaktuan shpatat dhe zjarret perpise  të çdo gjëje  , që i shpartalluan ato qytete (apo qendra  urbane të zhvilluara N.B.) fatkeqe , që keshtu heshten pergjithmon ….” .9.  Është  kjo aresyeja që edhe  në ishullin e  Vranines  albanologet ,studiuesit e historianet  konstatojne fare pakë  monumente  qytetrimi , zhvillimi e besimi  Iliro-shqiptare…  Konstandin Jireçek  shkruan se mbi ishujt e  Liqenit (Shkodres) kanë qenë  pesë manastire  të vogla… Më  i madhi ishte manastiri i Shen Nikollit në ishull të Vranines… Manastiri ka qenë i paisur me dhuntira të shumta , si prej anës së  Nemajevet  ashtu edhe  prej  Balshajve  e më vonë (1572) prej  Skenderbeg Cernojeviqit. Një kohë të gjatë  ka qenë i lidhur  me manastirin serb të Shen Mehillit , dhe atë të Shen Gabrielit në Jeruzalem , të cilit  ia kishte dhanë  cari Stefan Dushani.. (atëhere  kur  ky despot  kishte pushtuar trojet shqiptare si shumë troje të tjera të Ballkanit .N.B.). Po ky autor (Jireëek-u)  shkruan se edhe  në ishullin  Moraçnik (afer Vranines) ka qenë  një  manastir i vogel i Shen Merisë-Nënë që ishte “pronë” e Balshes III…10.  Ndersa  Milan Shuflaj “tregon” se sikur mund të shihet prej shkresave , manastiri (mungadia) e Shënkollit të Vranines gjendej atje që në shekullin e XIII…11. Po ky autor  në një studim tjeter të tij e “saktëson”  se manastiri i Shenkollit ishte themeluar  rreth vitit 1232 nga peshkopi i Zetës… i cili u braktis  që në vitin 1843 , por që u ripertri  në vitin 1886..12.  Është interesant se  ka gojdhena që thonë se në Vraninë  ekzistonte  manastiri apo kisha kushtuar të shenjëtores  Marie , Nënës së Jezu Krishtit, dhe një  Kala mjaft  e hershme . Jireçeku kur shkruan per Vraninen nuk e permend  ketë kala të hershme , por  thotë se e ndertuan turqit  mbas vitit 1843 , ndersa për  manastirin e Zojes Shën Mri shkruan se gjindej  në ishullin e afert  Kom , dhe ndër muret e tija gjindej varri i Llesh Gjurasheviqit  (Cernojeviq), kryekomandantit  të despotit Stefan , me një mbishkrim. Më tej  është Starceva Gorica ; një manastir dikur i njohur  me një nga dorshkrimet e vjetra.Tash është krejt  i shkretë. Ketu  ka qënë varrosë  Bozhidar Vukoviqi (1540) që shtypte libra kishet serbisht në Venedik. Në ishullin Beshka Gorica kanë qënë dy kisha ; një e Shen Gjergjit  e tjetra  e Shen Mërisë nanë. Ndër germadhat  e kesaj të fundit  gjindej varri i Lenes , bijes së princ- Lazarit serb , e cila ma parë  ka qënë  e shoqja e Gjergj Strazimir Balshes (shqiptare N.B.) e mbas tij e  vojvodes  madh të Bosnjes  Sandal-it (1442)…13.  Siç shihet  ky autor shkruan edhe per ishuj të tjer me të vegjel të liqenit të Shkodres ,që natyrisht  kishin lidhje , por  edhe  mvaresi  nga ishulli  i madh i Vranines… 

Pershkrime  me vlera  gjeografike e historike

Studiuesi francez Hyacinthe  Hecquard i cili ka qënë edhe konsull në Shkoder (në shekullin e XIX), kur pershkruan Ishullin e Vranines e lidhë atë  me derdhjen e lumit të Moraçës ,dhe thotë se në atë kohë ndahet nga toka  vetem prej një kanali  të vogel ; ai dallohet që larg prej dy maleve  majemprehta  që ngrihen në pjesen jugore të tij. Në perendim të ketij ishulli ndodhet  ishulli , apo me saktë shkembi i Lesandres…14.  Ndersa Ermanno Armao  shkruan  : “…Nese  niveli i liqenit  do të kishte  qënë më i ultë se i sotmi (vitit 1930..N.B.) Vranina  do të kishte  qënë  asokohe  e lidhur me fushen  e Moraçes  dhe nuk do të ishte ishull…”.15.   Albanologu Milan  Shuflaj  në studimet e tija shkencore na “kujton” se ishulli i Vranines  ka qënë  edhe një vend  strategjik ku mblidheshin perfaqesuesit  e  zonave perreth (shqiptare e fqinje ,malazez e  më gjërë) , per të bërë aleanca e marrë vendime me interesë të perbashket . Një ndër  keto momente historike është fiksuar në vitin 1455  kur perfaqesuesit  e 51  fshatrave të Zetes  së Siperme  ( ateherë trevë e komunë me shumicë shqiptare ,por edhe me pak banor  malazez,  nënshkruan në ishullin e Vranines  se bashkoheshin  me  Venedikasit me anë të një konvente  per të luftuar  kunder  invazioneve   Osmane që perbenin një  rrezik të perhershem…16.  Ndersa i Studiuesi  i  koheve tona  Oliver Jens Schmitt, shkruan se  takimi i vitit 1455  është bërë në muajin shtator  në ishullin e Vranines (Vranjina…) të  Liqenit të Shkodres  në mes fiseve luftarake  të Zetes së Eperme , nën udheheqjen e Stefan Cernojeviqit (aleat i prijesit legjendare të  Arberisë , Gjergj Kastriotit Skenderbeu..N.B.).  Perfaqesuesit e fiseve  premtuan se do të  marrin pjesë  në luftimet  në të gjithë Arberinë …17.  Po ky autor  thotë se marrveshja e Vranines ….e vitit 1455 mbeshtetej mbi patronazhin e kulluar dhe aleancen kunder Osmaneve.. 18. Studiuesi  Georg Hahn ( shekulli  XIX) tregon per  ishullin  e Lesendres  që ishte  shkemb  dhe ndahej  nga një kanal i ngushtë  prej  bregut perendimore të Vranines , që nuk është më shumë se 100 kembë  i gjërë . Ishulli në fjalë  është një milje e gjysem deti larg  bregut malazez … Ishulli i Vranines  ka qenë gjithmon i “Turqisë”, (domethenë i Shqiperisë  , pasi  në ato  kohë ishim të pushtuar nga  kjo perandori dhe identifikoheshim me emrin e ketij pushtuesi..N.B.). Edhe tokat e ishullit  ishin të agallareve (shqiptar  të Zhabjakut).  Shkaku  që Vranina u shkeput nga Turqia ( d.m.th. nga Shqiperia ) ka qënë  ky: me 4 nentor 1832 tetë  vranjot shkuan në Shkoder  gjoja per të blerë krypë ,por ketu u kapen si spiun të malazezeve .  Me urdher të  vezirit të madh Reshit Pashes  , që ateherë ndodhi në Shkoder  u futen  në burg  . Njeri prej tyre  shpetoi ,ndersa shtatë të tjeret  u varen. Vranjotet kur e moren  vesht ketë derguan një delegacion të Vladika  dhe  iu  luten që ishullin e  tyre  ta pranonte brenda tokes malazeze.  Lutja e tyre u   pranua  me gëzim dhe  Vladika dergoi shpejt në ketë ishull një garnizon ushtaresh dhe Lesendren e siguroi duke ndertuar një kullë të fortë. Në ketë menyrë malazezet fituan sundimin  mbi pjesen  veriore të liqenit dhe u bënë të vetmit pronar të plloçave të mira të atjeshme…19.  Është me vlera të theksohet se  grabitja e  ishullit  shqiptar të Vranines   që ishte edhe një pikë strategjike që kontrollonte  edhe qarkullimin e tregtinë që zhvillohej  nepermjet Liqenit të Shkodres  (në  mes dy brigjeve  e me tej) , ka ndodhur  pikrisht në vitin 1832 , kur edhe  kishte rënë  dinastia famemadhe shqiptare e Bushatlinjeve të Shkodres ,ndersa incidenti me  banoret me besim ortodoks të Vranines  ishte thjeshtë  shkaku që inskenuan fqinjet tanë të vonë sllav, per të grabitur ketë   “Sy” Magjik e  Historik të liqenit të shqiptareve …Në dokumentet  osmane  gjindet  një urdher i kryevezirit turko-osman  i datës  10 prill 1839  i cili ndalon perkohësisht  ndeshkimin e banorëve (raja) të ishullit të Vranines, të cilet prej vitesh ishin bashkuar  me kryengritesit malazez. Ndeshkimi thuhet në urdher do të behet më vonë, meqense Vladika i Malit Zi pergatitej per luftë. Gjithashtu ndeshkimi thuhet se do të bëhet më vonë , pa zhurmë , me anë  të një fisi që quhen malësor… Fisi malësor në fjalë është zotuar per një fillim të mirë…20.  Në këtë urdhër nuk njoftohet emri i fisit malësor… Nën presionin e shqiptareve  në vitin 1843  Osman Pasha  vendosi me  Çlirua  ishullin nga pushtuesit malazez. Pasha urdheroi  me zgjerua  fortifikatat  e Lesendros dhe me ndertua  një kullë ….Vladika  me  shpenzime të medha  transportoi disa topa të rendë deri në breg  dhe me këto bombardoi fortifikatat e Lesendros , por pa as me të voglin sukses ,dhe sulmi i  300 malazezeve kundra Vranines  u terhoq i detyruar  prej garnizonit të shqiptareve  që  i shkaktuan humbje të medha armikut . Prej asaj kohe të  dy ishujt (Vraninan e Lesendra ) u  bënë pronë  e Turqise (dmth ju rikthyen shqiptareve  me 1843)…..Ndersa pjesa më  e madhe  e banoreve të vjeter të Vranines  u kthye perseri në trojet e veta…21.  Për fortifikimet e “reja” në ishull,  Hekardi  thotë se në vitin 1843 , Osman Pasha  ndertoi edhe dy kulla në Vraninë dhe në  Kramazur , që Hahni  e shkruan  në trajten Gurmeshur..22.  

Vranina , ose  pak nga historia  e një  Troje  shqiptare të shekullit XIX… 

Si çdo pllembë truall i Shqiperise Etnike ,edhe Vranina ka historinë e saj shumeshekullore  të luftrave ,qendreses  e shpesh mbijeteses. Por simboli  më sinjifikativ që e bënë  Vraninen ti ngjasoi  (në miniatur) Trojes  historike  të më shumë se tridhjet shekujve më parë  , është  Lufta mbrojtese e qershorit  të vitit 1862  kur trimat shqiptar , me në krye – kryetrimin Oso Kuka,  bënë që  një kullë baroti në Vraninë të gjëmoi më shumë se një kala , gjëma  e të ciles u degjua  jo vetem tek Krali malazez në Cetin , por deri në kryeqytetet e Europes Plakë… Lufta per mbrojtjen e Vranines kishte qënë e pabarabart , pasi shqiptaret jo vetem nuk perkraheshin  në  mbrojtje të teritoreve të tyre nga  Stambolli (pushtues), por shpesh edhe pengoheshin , ndersa forcat pushtuese malazeze  kishin një ndihme të pakursyer jo vetem nga “motra” Serbi , por edhe  nga Europa plakë e veçanarisht nga  dadoja e  sllaveve , Rusia…  Kur  kësaj lufte të pabarabart i kishte ardhur  fundi  tragjik  dhe forcat mbrojtese shqiptare po flijoheshin një e nga një ,                       Oso Kuka  me trimat që  u printe vendosen të terheqin sa më shumë forca malazeze  rreth kulles . Pikrisht kur u “mendua” se momenti kulmore kishte ardhur, dhe qindra ushtarë  e oficerë  malazez po “festonin” fitoren rreth kulles ,  Oso Kuka me miratimin e shokeve të tij trima (që kishin mbetur rreth 30 vetë) , vendosen me vdekë  heroikisht , duke  shlyer vehten disa herë.  Per ketë i dhanë zjarr kullës së barotit  e cila gjemoi nga një shperthim trondites që mbuloi me flakë  e shtellunga  tymit  krejt ishullin  ku gjeten vdekjen pa lavdi  rreth 200 malazezve shoven , por edhe u flijuan me lavdi  e nderë në shekuj rreth  30  deshmor  shqiptar , heroizemi i të cileve  edhe sot këndohet e kujtohet me krenari , duke bërë që edhe Vranina ti ngjasojne  një Troje  shqiptare  të shekullit XIX… 

Pas vitit 1945 kur në (ish)  Jugosllavi dhe në Mal të Zi sunduan komunistet, Vraninen  ata  e  kthyen në një burg  të tmerrshëm per kundershtaret e tyre politik .  Siç thuhet  nga ky ferr i komunisteve jugosllav kishte shpetuar i gjallë vetem një i burgosur  i cili kishte arritur të arratiset duke perdorur deren e burgut  (prej dërrease), per të lundruar drejt tokes.. Më vonë  kur Vranina  e kishte humbur  funksionin si burg  muret e mbetura  të kalasë  apo  kullës  së  “Oso Kukes”  demtohen edhe nga një termet… Sot kulla e “Oso  Kukes” është  lënë në meshiren e “moteve”  që dalngadal  po e “rrafshojnë”.. Por  megjithse sot Vranina  është e ndarë me kufij nga Shqiperia “londineze”,  ajo është e pandarë perjetsisht nga historia e Shqiperisë Etnike…   

Referencat:

1.Keto gojdhena  i gjejmë të shkruara edhe  në romanin historik të Sulejman 

Krasniqit  me titull “Oso  Kuka “,fq.22-23.  

2.Konstantin Jirecek , Vezhgime Iliro-Shqiptare , fq.111. 

3Johan Georg  Hahn , Studime  Shqiptare ,fq.161. 

4.Ermanno Armao Vende, kisha , lumenj ,male  e toponime  të ndryshme të një  harte të lashtë të Shqiperisë ,fq.179. 

5.Edwin    Zhak ; SHQIPTARET.. fq.151.  

6. Zhan Klod Faveirial ; HISTORIA ,më e vjeter e Shqiperisë ,fq.90.  

7.Giuseppe  Valentini , Il Diritto Delle  Comunnita…fq.311.

8.Defteri Sanxhakut Shkodres…fq.370-  -371.   

9.Giusepe  Gelcich  , Zeta dhe Dinastia e Balshajve ,fq.366. 

10.Konstantin Jirecek ; Vezhgime Iliro-Shqiptare… ,fq.111.  

11.Milan Shuflaj  ,serbet e shqiptaret ,fq.220

12.Milan Shuflaj ,Situata të Kishës në Shqiperinë Paraturke ,fq.87-88 , perkthyer e perg. per botim Dr. phil. MA  Edmond Malaj, botime franceskane ,Shkoder 2013.  

13.Konstantin Jirecek,po aty..fq.111. 

14.Historia dhe pershkrimi i Shqiperisë së Eperme ose i Gegerisë ,fq.95.

15.Ermanno Armao Vende ,kisha , lumenj , male  e toponime  të ndryshme të një harte  të lashtë të Shqiperisë Veriore ,fq.179. 

16.Milan  Shuflaj ; Serbet e Shqiptaret..fq.154.  

17.Oliver Jens Schmitt Arberia  Venedike 1392-1479,fq.307. 

18.Oliver Jens Schmitt , po aty…fq.497. 

19.George  Hahn ,Studime Shqiptare …fq.161-162. 

20.Akademia e Shkencave  të RPS të Shqiperisë , Instituti i Historisë, Kryengritjet popullore  në vitet 30 të shek. XIX ,dok.261 ,fq.389 ,Tiranë 1978.   

21.Goerg Hahn ..po aty .fq.162 . 

22. Hyacinthe Hecquard  ; Historia dhe Pershkrimi i Shqiperisë  Eperme ose Gegerisë ,fq.96. 

Filed Under: Histori

Rreth pasionit shqiptar të një polaku

October 17, 2021 by s p

Haxhi Dulla/

Jarosław Rosochacki, historian, etnograf, përkthyes ligjor i gjuhës shqipe, Konsulli i Përgjithshëm e Nderi i Republikës së Shqipërisë në Poloni, i vuri vetes një detyrë të vështirë: të ndryshonte për të mirë mendimim e polakëve për Shqipërinë dhe shqiptarët. Pse e vështirë? Sepse Polonia është një vend i madh i banuar nga 38 milionë njerëz, shumica e të cilëve nuk dinin gjë ose pothuajse asgjë për Shqipërinë.  Dhe nëse dikush kishte dëgjuar diçka për shqiptarët, nuk ishte ky lajmë i  mirë.  Kur ekonomia ishte e keqe në Poloni, gazetarët thonin se  në atë kohë më keq ishte vetëm në Shqipëri.  Fatkeqësisht, ata kishin të drejtë, sepse pas Luftës së Dytë Botërore, Enver Hoxha prezantoi një diktaturë të ashpër komuniste.  Kur njerëzve u hiqet liria për të menduar, ekonomia shembet dhe varfëria rrënon mendjet.  Krahasuar me Shqipërinë, nuk ishte aq keq në Poloninë socialiste.  Historia e Polonisë dhe Shqipërisë dëshmon se kur bien doktrinat, vendi ringjallet, njerëzit fillojnë të organizojnë jetën e tyre.  Polonia filloi të ndryshojë në vitet 90. Shqipëria gjithashtu, por e kishte më përpjetë.  Në Mars 1991, u zhvilluan zgjedhjet e para demokratike.  Por kishte një varfëri të madhe në vend.  Kishte një kolaps të ekonomisë bazuar në teknologjitë e vjetruara, papunësia ishte e përhapur.  Në mesin e viteve ’90, të ashtuquajtura  piramidat financiare që falimentuan në 1997, duke zhytur mijëra njerëz në varfëri, duke çuar në përplasje të përgjakshme.  Shqiptarët, pavarësisht fatit të tyre të keq, po rindërtojnë me zell jetën e tyre dhe vendet e tyre.  Shpesh duke shkaktuar koston e lartë për të qenë emigrant dhe për të fituar para jashtë vendit për të investuar në vendin e tyre.  Dhe në lidhje me këto ndryshime, me shumë pasion dhe përkushtim, Jaroslav Rosochacki prej vitesh përpiqet të informojë polakët dhe t’i bindë ata se Shqipëria dhe Kosova janë vende që ia vlen të njihen dhe të pëlqehen. Polakët ishin  të parët nga Europa si turistë që zbuluan bukuritë turistike të Shqipërisë ,e këto vitet e fundit si një vend që ia vlen të kalosh pushimet është edhe merita e tij e madhe. Jarekun, sepse e njohë që nga viti 1995 dhe i them Bacë, për herë të parë e takova në Varshavë, kur isha i ftuar në ambasadën shqiptare, me ftesë të ambasadorit  tashmë të ndjerë Enver Faja.  Motra e tij Marika ishte me të.  U gëzova që mund të flisja shqip.  Ai menjëherë më ofroi ndihmën e tij në zyrat polake – atëherë unë aplikova për strehim politik i përndjekur nga serbët, u detyrova të largohesha nga Kosova.Herën tjetër që e takova në 1998, gjatë premierës në Varshavë të filmit “Kolonel Bunker” – historia e një shqiptari Muro Meto, i cili ra në dashuri me një studente polake Anna gjatë studimeve të tij ushtarake në Varshavë. Jarekun fillova ta takoja më shpesh në vitin 1999. Ishte luftë në Kosovë, dhe polakët pranuan refugjatët  kosovar dhe i vendosën në disa qendra.  Meqenëse atherë  shqiptarët që jetonin në Poloni, njohës të gjuhës polake ishin relativisht të rrallë, unë shkova në këto qendra për të ndihmuar bashkatdhetarët e mi. Jarek gjithashtu ishte aty çdo ditë duke mbështetur kosovarët pa interes, duke përfshirë ndër të tjera edhe sjelljen e librave nga biblioteka e tij  shtëpiake në gjuhën shqipe.  Kosovarët i shijuan bibliotekën e tij të huazuar. Pothuajse të gjithë bashkatdhetarët e mi u kthyen në atdheun e tyre dhe ato libra, Jarekut iu kthyen përmes meje. Unë u gëzova kur dëgjova se në vitin 2002 në Poznań, u hap Konsullata e Nderit e Shqipërisë dhe Jarosław Rosochacki u emërua konsull.  Konsulli më i mirë që Shqipëria mund të ketë në Poloni.  Ai ka dhuntinë për të tërhequr vëmendjen dhe për shkak se ka një gjuhë magjepse,  ka njohuri të jashtëzakonshme për Shqipërinë dhe Kosovën dhe gërsheton historitë e tij me anekdota familjare.  Ai i ndan ato gjatë takimeve dhe ekspeditave në Shqipëri e Kosovë , të cilat ai tashmë i ka organizuar mbi njëzetë!  Ekspeditat janë nën patronazhin e Shoqatës Poloni-Shqipëri, ndihmuar me atë Poloni-Kosovë, nënkryetar i së cilës ai është.  Ato janë të natyrës promovuese, as ai dhe as shoqatat nuk fitojnë para për organizim, sepse Jarek dëshiron që polakët me xhepa të ndryshëm të shohin me sytë e tyre se si duken të dy vendet dhe të shohin se ata janë larg nocioneve stereotipike – Shqipëria si e varfër dhe plot vrima në rrugë, dhe  Kosova e cila përjetoi luftën e vazhdueshme.  Për udhëtimet e tij të para, ai kujton, se arriti të bindte vetëm familjen e tij dhe miqtë e ngushtë.  Vit pas viti po bëhej më mirë.  Informacioni i përhapur përmes të ashtuquajturës gojë më gojë se gjithçka që thotë konsulli, duke e inkurajuar atë të largohet, është e vërtetë: shqiptarët janë jashtëzakonisht mikpritës, të hapur dhe të gatshëm të përfshihen në biseda, gjë që është e lehtë sepse i dinë gjuhët, të moshuarit kënaqen shumë respekt, dhe nuk do të shihni njerëz të dehur, natyra është e bukur, dhe monumentet janë të shumtë dhe interesantë, moti është i favorshëm për larje, dielli, Adriatiku dhe deti Jon janë të ngrohtë.  Për shembull, pjesëmarrësit e ekspeditave kanë mundësinë të dëgjojnë pse rakija e famshme, e cila pihet nga burrat shqiptarë nga mëngjesi në mbrëmje, duhet të pihet ngadalë, dhe të mos pihet si në Poloni, në një gllënjkë, dhe si ai vetë dhe me çfarë rezultati mësoi për të. Nga ngjarjet e udhëtimit në Kosovë ai tregon se kur autobusi me turistë polak kishte nevojë për intervenim tek automekaniku, mjeshtri kosovar  kur mësoi se ishin turistë polak nuk pranoi të merrte para për riparim tregonte Jareku një nga shumë rrëfimet e tij. Vizitorët  polak që së bashku me Jarekun vizitojnë Shqipërinë  dhe Kosovën e kanë më të lehtë të kujtojnë historinë e të dy vendeve, sepse ai u tregonë  atyre për fatin e familjes së tij, historinë e martesës së prindërve të tij (nëna shqiptare nga Elbasani, babai Polak).  Ai kujton rregullat mbi të cilat ishte e mundur të vizitonte familjen e tij në Shqipëri çdo dy vjet.
 Kosova nuk ka as ambasadë dhe as konsullatë në Poloni.  Për më tepër, atdheu im duhet t’i jetë mirënjohës Jarosław Rosochackit për promovimin e njohurive për kosovarët, kulturën zakonet dhe traditat. Falë përpjekjes së madhe organizative, koleksioni i ekspozitave nga Muzeu Etnografik, dega e Muzeut Kombëtar në Poznań dhe Muzeu Etnografik i  Seweryn Udziela në Krakov dhe Muzeu Etnografik Shtetëror në Varshavë, në bashkëpunim me shkencëtarë dhe ekspertë të shquar në Ballkan, në vitet 2011-2014 u prezantua ekspozita e parë e këtij lloji në Evropë: ” Gjurmëve të Kanunit. Kultura Shqiptare në Kosovën Multietnike”e cila fillimisht u shfaq në Poznań, pastaj në Gdańsk dhe Katowice.  Eksponate, disa prej të cilave Jarek i bleu me paratë e tij gjatë udhëtimeve të tij, janë me vlerë unike.  Si etnograf, Jarek ishte dhe është edhe më tej veçanërisht i interesuar dhe për veshjet popullore shqiptare nga të gjitha trevat.Se si ai arriti t’i marrë ato janë histori të ndara, pasionante që ai tregon me dëshirë. Më pëlqen, w respektoj dhe e vlerësoj shumë Jarosław Rosochackin. Unë kam përshkruar këtu vetëm një pjesë të vogël të kësaj, dhe gjithashtu duhet të përmend aktivitetet e tij për bashkëpunim ekonomik dhe turistik, për faktin se ai udhëton nëpër qytete në të gjithë Poloninë për të folur me pasion për gjithçka që është shqiptare.  Duke e ditur që ai ka një shkallë krahasuese, e pyeta kohët e fundit se çfarë mendonte se kishte ndryshuar më shumë në Shqipëri.  Ai u përgjigj se kishte pasur një kërcim mendor të barabartë me 100 vjet.  Duke mbajtur shumë nga traditat në të njëjtën kohë, shqiptarët janë bërë shumë evropianë dhe botërorë, sepse e kanë parë këtë botë dhe po përshtaten me të.  Ai u befasua nga ritmi i ndryshimit, çdo vit ka kaq shumë vende që ai nuk mund t’i njohë.  Shqipëria nuk është më vendi i Mercedesit, makinat e të gjitha markave hasen në rrugët e qyteteve ku vetëm biçikletat janë përdorur jo shumë kohë më parë. Ftesa për Polakët sugjeron: A doni të njihni Shqipërinë dhe Kosovën? Askush nuk do t’ju tregojë më mirë në Poloni për kulturën shqiptare se sa Konsulli i Nderit Jarosław Rosochacki, nga ai edhe unë kam mësuar shumë.

Filed Under: Histori

Faik Konica: Unë ua rrëfej Greqinë

October 15, 2021 by s p

Fragment nga libri i Atdhe Gecit, “Çamëria, kthim në histori – mision.

Botuar në gazetën, “New York Times”, më 1940

Prej disa kohësh, për Shqipërinë, ndërmjet Italisë e Greqisë po zhvillohet një përleshje paraprake me fjalë, gjë që mund të jetë pragu i një konflikti të armatosur. Italia ngre çështjen se: Më 20 Tetor 1827, në jug të Gadishullit Dorik (sot, Peleponezi), ndodhi beteja detare në gjiun e qytetit Navarino (Pyllas, ndërsa sot, Pylos). Në atë betejë, flotat e bashkuara britanike, ruse dhe franceze shkatërruan flotat e bashkuara egjyptiane (në fakt, arvanite muslimane të Ibrahim Pashës, djalit të Mehmet Aliut) dhe osmane. Në Gusht 1828, ushtria franceze zbarkoi në jug të Gadishullit Dorik e hyri në luftime kundër forcave të Ibrahim Pashës. Në periudhën Prill 1928 – Shtator 1829, ndodhi Lufta Ruse-Turke e cila u mbyll me shumë humbje për perandorinë osmane. Për shembull, ajo pranoi autonominë e principatës fetare të quajtur “Servia”.

Të treja ato ngjarje ushtarake e detyruan perandorinë osmane të pranonte Protokollin e Londrës të datës 22 Mars 1828 me të cilin perandoritë e Britanisë, Rusisë e Francës patën vendosur të krijohej principata fetare autonome me emrin “Greqi” brenda perandorisë osmane. Emri “Greqi” rridhte prej gjuhës Shqipe dhe sipërfaqja e shtetit të sapo firmosur qe afërsisht sa 1/6 e Greqisë së sotme. Ishte hera e parë në histori që krijohej një shtet me emrin “Greqi”. Kuvendi III Popullor në 4 Maj 1827 vendosi që kryeqendër të ishte qyteza Nafplion në jug të Gadishullit të Moresë.

Pas pushtimit të Qytetit të Konstandinit prej osmanëve-arabëve në vitin 1453, Patriarkana e atyshme u bë Komiteti Qendror i komisarëve kishtarë lindorë në shërbim të Sulltanit osman. Bashkë me komisarët hoxhallarë ata i shërbyen perandorisë aziatike për të përparuar drejt perëndimit dhe rrënuar Europën. Në shekullin XVIII, komisarët kishtarë lindorë rrëshqitën në lugun e perandorisë kishtare ruse. Popullatat arbërore të jugut të Gadishullit Ilirik dhe priftët e tyre të kishës lindore që nuk pranuan gjendjen e re dhe nuk i bënin ballë dallgëve aziatike-osmane-arabe-mongole u zhvendosën në jugun e Italisë dhe Siçili. Dhe janë aty edhe sot pas 500 vjetësh si një dëshmi e pandërprerë dhe e gjallë me gjuhën, trashëgiminë, kulturën, veshjen dhe artin Shqip bashkë me priftët e tyre që vazhdojnë të kryejnë shërbesat në Shqip dhe të ruajnë gjuhën Shqipe.

Në Kuvendin IV Popullor që u mbajt në datat 11 Korrik – 6 Gusht 1829 në qytezën Argos, pranë Nafplionit, u shtrua pyetja se cila do ishte gjuha zyrtare e shtetit Greqi. Do zgjidhej Shqipja e arbërve-arvanitas apo

gjuha Katharevousa e kishës dhe e organizatës së fshehtë fetare Filiki Eteria të Rusisë? Kisha lindore dhe pas vitit 1814 organizata Filiki Eteria kishin punuar që urrejtja fetare kundër muslimanëve të trondiste vetëdijen kombtare arbërore të arvanitasve të krishterë. Arbanitët ishin vetëm luftëtarë të pashkollë që si komisarë kishin priftët e kishës lindore. Ndërkohë, gjuha Shqipe e shkrojtur nuk qarkullonte as në Europë.

Veç kishës, politikën e brendshme dhe të jashtme e bënin agjentët e Rusisë, Britanisë dhe Francës. Edhe në ato Kuvende Popullore grupimet politike ishin haptas nën emrat Partia Ruse, Partia Franceze e Partia Britanike. Prandaj, ndonëse përfaqësuesit arvanitas të krishterë që flisnin hapur Shqip përbënin dukshëm mbi 80% të Kuvendit IV Popullor, ata nuk qenë regjisorët e teatrit të atij Kuvendi. Si rrjedhim, arbanitët e krishterë të mashtruar dhe pa kuptuar se çfar shkruhej duartrokitën shfaqjen e vënë në atë skenë.

Ai Kuvend vendosi që si gjuhë zyrtare për shtetin me emrin “Greqi” të ishte gjuha Katharevousa e kishës lindore, e përshtatur. Prandaj atë e quajtën gjuha popullore (Dhimotiki), e cila sot është gjuha zyrtare e shtetit Greqi. Ai vendim qe i nevojshëm për komisarët kishtarë lindorë dhe agjentët perandorakë, veçanërisht të Rusisë si bie fjala arvanitasi Jani Kapodistria (Gjon Gjika). Sepse, iu plotësohej gatimi i vetëdijes “kombtare greke” të cilës i nevojitej të ishe i krishterë lindor edhe në emër, të mësoje “greqishten” Dhimotiki dhe të urreje muslimanët, osmanët, turqit, dhe arvanitasit muslimanë. Perandoritë e Britanisë, Rusisë e Francës firmosën Protokollin tjetër të Londrës më 3 Shkurt 1830 që kthente Greqinë si shtet të pavarur dhe me Konferencën e Londrës në Maj 1832 e përkufizuan atë si mbretëri. Princi bavarez 17 vjeçari Otto Friedrich Ludwig u caktua të ishte Mbreti i Greqisë. Britania dhe Banka Rothschild preu paranë dhe ia dha në formë huaje shtetit të ri “Greqi”. Arbërit vazhduan ta flisnin e përdornin Shqip siç patën bërë për 2000 vjet nën perandoritë romake latine dhe lindore ndërkohë që si qytetarë quheshin romakë-romanë-romaioi-romioi. Vendimi për gjuhën që doli prej Kuvendit të vitit 1829 hapi portat e ujit të një propagande që pat filluar të grumbullohej nga mesi i shekullit XVIII në Europën qendrore e perëndimore. Ujë i shumtë pat qenë nisur të mblidhej prej historianit gjerman të artit dhe arkeologjisë Johann Joachim Winckelmann (1717-1768). Ngjyrës së ujit ai i dha emrin “Helenizëm”, pa e kuptuar se fjala që kishte përdorur ELINA-S ishte e gjuhës Shqipe. Edhe pse atë fjalë ia këshilloi me mirësi mbledhësi i famshëm i sendeve të lashta kardinali Alessandro Albani. Edhe pa e menduar se një komb nuk mund të dallohet në terrin e 3000 vjetëve më parë me anë të emrit të një gruaje tek një përrallë Homerike, qoftë e lashtë.

Si narcis, homoerotik e pedofil që ishte, ai krijonte me ëndërrimet e tij, të cilat i botonte, një “Greqi” të lashtë me njerëz të bukur, të gjatë, leshverdhë, sy bojë qielli, të urtë, që përfaqësonin përsosmërinë. Botimet e tij patën ndikim të thellë mbi mendjet krijuese europiane të shekullit XVIII e në vijim, si për shembull, G. E. Lessing, J. W. von Goethe, F. V. E. Delacroix, V. M. Hugo, F. W. Nietzsche, etj. Për pasojë, krijimtaria historike në ëndërrimet e sinqerta rrodhi vaj nëpër piktura dhe ngeci si zbulime nëpër libra. Është e vërtetë se librat e paktë për lashtësinë u shkruajtën e rishkojtën në harmoni me muzikën e re. Për shembull, u ëndërrua një persian i shekullit V p.e.s. të cilin e quajtën “grek” mbas 1000 e 2000 vjetësh me emrin Herodot-us sipas Latinishtes perëndimore dhe Herodot-os sipas Katharevusës lindore. Biles, atë e emëruan edhe “baba të historisë”; për të qeshur, jo shaka.

Gjithë udhëtarët e zyrtarët që shkonin në ata shekuj e vite në ato anë shkruanin në letrat e tyre vetëm për popullatë arbërore-shqiptare. Kur zbriti për herë të parë në Nafplion më 30 Janar 1833, mbreti i caktuar Otto Friedrich Ludwig përpiqej të kthehej në ëndrrat e tija “helene” sepse përqark tij kishte vetëm arbërorë-arvanitas dhe flitej vetëm Shqip. Prandaj politikanët e perandorive Britani-Rusi-Francë duke përdorur edhe piktorët dhe shkrimtarët europianë nxituan të krijonin lumin e propagandës për brenda dhe për jashtë “Greqisë”. Mito-logjisë (Shkencës së Përrallës, e përkthyer) të krijuar nga duar kishtare fillimisht në shekullin V e.s. iu hapën tërë fletët e librit. Megjithatë, një qytetar “grek” nuk mund të jetë njëkohësisht edhe i krishterë ortodoks edhe i lidhur me lashtësinë arbërore të Athinës, e qyteteve të tjera të Gadishullit Ilirik, Detit Egje e Mesdhe. Sepse lashtësia arbërore dhe krishterimi ortodoks janë edhe të paktën 1500 vjet të zhvendosur në kohë edhe dy qytetërime e mendime të kundërt që përjashtojnë njëra-tjetrin. Para vitit 1830 nuk ka patur grekë.

Formimi i shtetit të quajtur “Greqi” pati në rrënjë ribërjen e Perandorisë Bizantine të Krishterë Lindore dhe prandaj si gjuhë shtetërore u caktua Katharevousa e përshtatur (Dhimotiki). Vetvetiu “Greqia” do ishte një zgjatim i Rusisë së Madhe e krishterë ortodokse dhe që do përpiqej të përthithte sa më shumë troje me të krishterë ortodoksë. Agjentët e Rusisë bënë të mundur që në Luftën e Krimesë të viteve 1853-1856 ushtria greke të luftonte përkrah ushtrisë ruse kundër ushtrive britanike, franceze e turke. Edhe sot grekët ortodoksë e njësojnë veten me sllavët rusë ortodoksë dhe të ardhmen e ëndërrojnë bashkë me ta.

Si në Perandorinë e Krishterë Lindore dhe atë Osmane, edhe në “Greqi” popullatat u vështruan nga ana fetare. “Grek” ishte kushdo që kishte pranuar besimin dhe emrin e krishterë ortodoks, kuptonte Dhimotiki dhe urrente turqit, muslimanët, përfshirë edhe arvanitasit muslimanë. Ndërsa emrave të njerëzve, vendeve e fjalëve iu shtuan prapashtesat bizantine -OS dhe -IS. Në atë lloj are, fara e mbjellë nxorri gjethe në vitin 1844 kur kryeministri Jani Koleti parashtroi Idenë e Madhe (Megali Idea). Që atëherë Ideja e Madhe ka qenë qëllimi i shtetit “Greqi” për të përthithur me dhe pa luftë sa më shumë toka e popullata që 1001 vjet më parë patën qenë në vathët e komisarëve kishtarë të perandorisë bizantine. Për 100 vjet, Ideja e Madhe “greke” e ujitur nga Britania-Rusia-Franca e rriti Greqinë gjashtë herë në Greqi të Madhe, siç është sot.

Perandoritë britanike dhe franceze tradhtuan Europën dhe Perëndimin kur në shekullin XIX edhe u bashkuan me Rusinë sllave edhe krijuan një shëmbëlltyrë të perandorisë kishtare lindore të quajtur “Greqi”. Mëkati do shtohej në shekullin XX kur Lidhja Entente Britani-Rusi-Francë do krijonte tre herë në mesin e Europës një shëmbëlltyrë sllave-barbare bizantine të quajtur “Jugosllavi”, domethënë Serbi të Madhe. Edhe ideja për këtë e quajtur “Naçertanije” (Rradhitja e Veprimeve) u shfaq pikërisht në vitin 1844 me autor Ilija Garashaninin dhe u pasurua prej të birit Milutin Garashaninit më 1886. Për 150 vjet, edhe Rradhitja e Veprimeve serbe e ujitur nga Britania-Rusia-Franca e rriti Serbinë deri në gjashtë herë, derisa i filloi thërrmimi në fundshekullin XX.

Paramendoni, si do shkruhej, edhe tani, për lashtësinë nëse në Kuvendin IV Popullor të vitit 1829 të ishte caktuar gjuha natyrore Shqipe e arvanitasve të krishterë? A do të kishte katedra nëpër universitetet perëndimore që do zbulonin “Greqinë e lashtë”? A do kishte doktorata famëmëdha në fushën e Mito-logjisë greke, domethënë në Shkencën e Përrallës greke? Arbanitët-Arvanitas janë shumicë në Greqi. Ata janë, veç qyteteve, edhe në të paktën 900 fshatrat e Greqisë ku flitet hapur Shqip. Ata janë popullatë shtet-themeluese, shtet-formuese, shtet-udhëheqëse. Domethënë se gjuha Shqipe akoma mungon të jetë gjuhë zyrtare në Greqi.

Greqia mbanë një pjesë të madhe territori që i përket Shqipërisë, ndërsa Greqia e mohon me zë të lartë këtë pretendim. Shumë amerikanëve u është dukur e çuditshme që, ndërsa zëri i italianëve dhe grekëve dëgjohej, ndërsa zëri i pavarur i Shqipërisë nuk ndihet.

Përse, a nuk ka thënë, njëherë, një autor anglez se një nga karakteristikat e shqiptarëve është se ata janë të “paartikuluar”? Kërkesave të përsëritura unë u jam përgjigjur se nuk kisha gjë për të thënë, ndërsa atyre miqve amerikanë, të cilëve ndjenjat e tyre dashamirëse u japin të drejtën të më pyesin përse ashtu, u jam përgjigjur se më kishte ardhur gjithçka në majë të hundës dhe se kisha vendosur që këtej e tutje të mbetesha një spektator i thjeshtë i tragjedive dhe i farsave të botës.

Por tani është një grup atdhetarësh shqiptarë që më kërkon të bëj një deklaratë. Këta miq shqiptarë dinë për mua disa gjëra që miqtë e mi amerikanë nuk i dinë. Ata e dinë që unë kam lindur në zonën kufitare shqiptaro-greke, që bën pjesë në krahinën e vënë në diskutim; kështu që trojet ku unë kam luajtur si fëmijë janë fushat e betejave të ardhshme.

Ata mendojnë se askush tjetër, më mirë se unë, nuk e njeh historinë e kësaj krahine dhe ata më përmendin vazhdimisht se, si drejtues i rinisë, unë njëherë e një kohë kam qenë mbrojtës i palodhur i tërësisë tokësore të Shqipërisë. Prandaj, ndonëse me lëkundje, vendosa ta thyej heshtjen dhe t’i paraqes popullit amerikan disa fakte të kontrollueshme rreth sfondit historik të konfliktit që po vjen rrotull.

Siç dihet nga të gjithë, në periudhën e lashtë shqiptarët quheshin ilirë. Rajoni i diskutueshëm në lashtësi njihej si Iliria e Jugut dhe më vonë është quajtur Shqipëria e Jugut, ndërsa grekët kanë vendosur ta quajnë Epir, një emër që do të thotë “kontinent”; në zanafillë përdorej për këtë rajon nga banorët e ishujve të vegjël, përtej bregut të Shqipërisë, po ashtu si peshkatarët e ishujve Bahamas do ta quanin Floridën “kontinenti”, me një emër që nuk ka asnjë lidhje me kombësinë e popujve që banojnë në kontinentin në fjalë.

Ky rajon, gjatë afër pesë shekujve të sundimit turk, përbënte vilajetin ose provincën e Janinës, me qytetin e Janinës si kryeqendër. Jo vetëm që ky rajon ka qenë gjithmonë shqiptar nga gjuha dhe kombësia, por kufijtë e fiseve ilire shkonin shumë larg përtej. Madje, edhe ishujt Jonianë kanë qenë kryesisht ilire.

Në një libër të famshëm, që e njohin mirë studiuesit, “Fjalori i antikiteteve klasike” të Lybkerit, tek artikulli për Kërkyrën (Korfuzin) vihet në dukje se ai ishull “në zanafillë banohej nga ilirët”. Kurse ata, që do të marrin mundimin të lexojnë veprën e studiuesit të njohur suedez, Martin P. Nilson, botuar në Lund më 1909 me titullin “Studime mbi historinë e Epirit të Lashtë”, do të shërohen nga prirje për të menduar se Epiri ka qenë ndonjëherë grek.

Ky rajon e ka ruajtur natyrën e vet ilire të pandryshuar; deri edhe kaq vonë sa i bie në shekullin e dhjetë të erës sonë, perandori i Bizantit, Leoni i Mençur, në një nga librat e tij përmend faktin që “banorët e Epirit janë shqiptarë”. Pak nga pak, depërtimet greke nisën të ndiheshin në disa pjesë të këtij rajoni. Se si u bënë të mundshme këto depërtime, ne e dimë nga disa autoritete të dorës së parë. Në gjysmën e dytë të shekullit të katërmbëdhjetë, Janinën e qeveriste një princ bizantin (ose një despot, siç e kishte titullin zyrtar) i quajtur Thanas. Këtij Thanasi i hipi në kokë ideja e krimit për të vrarë gjithë shqiptarët. Ju mund të dyshoni se mos këto ngjarje janë nxjerrë nga ndonjë legjendë shqiptare e shtrembëruar ose nga ndonjë fletushkë propagandistike italiane. Aspak! Autoriteti që na e njofton këtë mizori është një grek besimtar dhe i ndershëm, Mihail Dukas, pjesëtar i Shtëpisë Perandorake Bizantine, me po atë emër, kronika e të cilit përfshihet në koleksionin e madh të historianëve bizantinë që ndodhet në Bon dhe mund ta studiojë çdo studiues.

Me neveri dhe mosmiratim Dukasi njofton të gjitha egërsitë dhe vrasjet që ka bërë Thanasi kundër popullsisë shqiptare të Janinës. Siç thotë Dukasi, një nga lojërat e tyre të parapëlqyera ishte t’u priste hundët ose pjesë të tjera shqiptarëve dhe t’i linte të vdisnin në agoni.

Disa krerë feudalë shqiptarë e kërcënuan Thanasin me një ekspeditë ndëshkimore, nëse ai nuk do t’i ndërpriste krimet kundër shqiptarëve. Thanasi u përmbajt një farë kohe dhe e martoi vajzën e vet me princin më të fuqishëm të asaj kohe, me Gjin Shpatën. Pas njëfarë periudhe, Thanasi i nisi përsëri përndjekjet, madje edhe më të egra se më parë.

Siç shkruan Mihail Dukasi, ndërsa Gjin Shpata mblodhi një ushtri dhe e rrethoi Janinën, kryeqytetin e vjehrrit të vet, Thanasi çdo ditë, nën flamurin e armëpushimit, i dërgonte Shpatës një shportë me sy të nxjerra nga kokat e shqiptarëve fatkeqë dhe kjo dhuratë e kobshme vazhdoi derisa u hoq rrethimi.

Siç e thotë historiani, ambicia e Thanasit ishte të fitonte nofkën e Albanoktonos që do të thotë Shqiptarovrasës. Dukasi shton se despotit i pëlqenin shumë të huajt dhe të jashtmit, prandaj pati sjellë shumë prej tyre në qytet. Së fundi, thuhet me marifet se Thanasi ia doli mbanë “të zbrazte” Janinën nga banorët e rrënjës.

Natyrisht, zor se mund të shpikte një metodë më të efektshme për të ndryshuar përbërjen etnike të një vendi, porse “të drejta” të krijuara në këtë mënyrë, ta themi në formën më të butë, janë të një cilësie të dyshimtë. Krimet e përshkruara nga Mihail Dukasi kanë ndodhur më 1380, dhe në pak vite më parë.

Pas pesëdhjetë vjetësh, më saktë më 1431, një ushtri e fortë osmane erdhi me gjëmime te portat e Janinës, e cila, ndërkaq, ishte ripopulluar me të ardhur, dhe me një sulm qyteti u pushtua. Është për t’u shënuar fakti se, pasi i bënë një mbikëqyrje krahinës, turqit e klasifikuan atë si pjesë të Shqipërisë.Por ka edhe diçka më domethënëse dhe krejt të pakundërshtueshme.

Turqit bënë një regjistrim të kujdesshëm të qyteteve e të fshatrave dhe emrat e këtyre vendeve kanë dalë më pas në botimet zyrtare në trajtat e tyre shqip e jo greqisht. Për shembull, le të marrim rastësisht dy emra, dy qendrat e quajtura shqip Delvina dhe Grevena.

Ato janë regjistruar përkatësisht Dhelvinon dhe Grebene. Turqit e hershëm kanë qenë të përpiktë, me hollësi të madhe për shënimin e emrave të vendeve, duke parapëlqyer gjithmonë trajtat e mirëfillta popullore.

Për shembull, pas rrethimit të parë të Vjenës, turqit nisën ta shkruanin Ëian me një A të gjatë, që është trajta e vërtetë popullore dhe, sa kohë zgjati Perandoria Osmane, ata iu përmbajtën kësaj trajte, duke flakur trajtën artificiale Ëien.

Në traktatin e Ajzenburgut, të nënshkruar më 1664 ndërmjet Turqisë dhe Perandorisë Romake të Shenjtë e të hartuar turqisht e latinisht, kur numërohen titujt e perandorit Habsburg, teksti latin e quan atë mbret të Bohemisë, porse në tekstin turqisht turqit kanë ngulur këmbë për ta thënë mbreti i çekëve.

Pushtimi turk solli një ndryshim të rëndësishëm në jetën e Shqipërisë. Për arsye që janë tepër të gjata për t’i shtjelluar këtu, shumë shqiptarë e lanë krishtërimin dhe u bënë myslimanë, e kjo lëvizje vijoi për dy shekuj, derisa rreth 65 % e popullsisë u bë myslimane; pjesa tjetër mbeti e krishterë. Në Veri, si besimtarë të kishës Perëndimore e në Jug të asaj Lindore, që shpesh quhet gabimisht kisha greke. Meqë në kishën e dytë shërbesat bëhen greqisht dhe kleri është në pjesën më të madhe grek, u krijua mundësia për grekët që të shkombëtarizonin shqiptarët, duke e përsosur kishën si mjet të propagandës.

Një faktor tjetër ka qenë ardhja tinzare e banorëve që flisnin greqisht, shpesh të favorizuar me budallallëk nga pronarët shqiptarë, të cilët kishin nevojë për bujqër, për të zëvendësuar shqiptarët që iknin në luftërat e pafund të Perandorisë Osmane.

Ngritja e Greqisë si shtet i pavarur i dha një shtysë të fuqishme propagandës greke. Tashmë grekët nisën haptas të shpallnin se çdo besimtar i kishës Lindore, pavarësisht nga gjuha dhe kombësia, ishte grek.

Një nga marifetet më të padëgjuara të grekëve ka qenë dhënia e rryshfeteve zyrtarëve të lartë në Stamboll për të nxjerrë një ferman që të ndalonte qarkullimin apo mbajtjen e librave shqip. U quajt një veprim i dënueshëm, madje, edhe po të mbaje libra kaq të padëmshëm si gramatika ose aritmetika, po të ishin shkruar shqip.

Grekët ranë, madje, edhe më poshtë: nuk e kishin për gjë të kallëzonin atdhetarët shqiptarë të ndershëm si rebelë dhe bënin që ata t’i degdisnin në burgje të largëta.

Pas luftërave ballkanike Turqia Evropiane u copëtua dhe Fuqitë e Mëdha nuk mund ta injoronin ekzistencën e kombësisë më të lashtë të gadishullit. Shqipëria u bë shtet, por u rrëgjua në një të katërtën e madhësisë së vet natyrore.

Dikush mund ta mendonte se pas kësaj do të ishin të kënaqur dhe do të rrinin urtë, se do të përpiqeshin, po të ishte e mundur, të zhvillonin marrëdhënie të fqinjësisë së mirë me pjesën që mbetej të Shqipërisë. Mirëpo ndodhi e kundërta.

Duke përfituar nga fakti që Turqia, një vit më parë i kishte çarmatosur plotësisht shqiptarët, një ushtri me grekë, e organizuar dhe e maskuar si njerëz civilë, vërshoi mbi gjithë Shqipërinë dhe nisi të djegë e të vrasë gjithçka i dilte përpara.

Në Shqipëri, në atë kohë kanë qenë në qendër të këtyre krimeve të organizuara dy dëshmitarë të huaj: autorja e njohur angleze, Meri Edit Durham, dhe një korrespondent gjerman. Të dy ata u tmerruan dhe u morën vesh që t’ia bënin të njohur të gjithë botës çdo gjë që këta e quanin si një nga krimet më të mëdha të organizuara në të gjitha kohërat.

Për fat të keq, plasi Lufta Botërore dhe tërhoqi vëmendjen e të gjithëve. Por më 1920, me titullin “Njëzet vjet ngatërresa ballkanike”, Miss Durham botoi një libër, ku një kapitull i plotë i kushtohet njoftimeve për këto masakra. Kushdo që dëshiron ta kuptojë konfliktin e sotëm nuk mund të bëjë pa e parë këtë libër.

Pas Luftës Botërore, Greqia ua ndaloi shqiptarëve të kishin shkollat e tyre në Greqi dhe vijoi punën e saj për të eliminuar elementin shqiptar me çfarëdo mjeti.

Një rast i rrallë iu paraqit grekëve nga Traktati i Lozanës, i cili nxiti shkëmbimin e familjeve turke me ato greke. Siç e kam thënë më sipër, një shumicë shqiptarësh, disa shekuj më parë, e lanë krishtërimin dhe u bënë myslimanë, por ata i ruajtën gjuhën dhe traditat kombëtare dhe kurrë nuk e kanë mësuar turqishten.

Mashtrimi i grekëve kishte për qëllim që t’i paraqiste si turq shumë myslimanë shqiptarë dhe t’i dërgonte me anije në thellësinë e Azisë së Vogël, duke i bërë objekt shkëmbimi.

Kjo është njësoj sikur të syrgjynosësh irlandezët në Poloni, duke u nisur nga fakti se edhe irlandezët, edhe polakët, janë katolikë edhe prandaj qenkan të një kombësie.

Komisioni Ndërkombëtar për Shkëmbimin e Popullsisë e zbuloi mashtrimin, në pak raste, dhe e ndaloi, por shumë herë të tjera atij ia hodhën me mjeshtëri.

Po të shqyrtohen dëshmitë e vjetra për gjendjen e kombësisë në viset e ndryshme të rajonit të diskutuar, habitesh me ndryshimet që janë bërë nëpërmjet dredhive dhe mashtrimeve të organizuara. Në fillim të shekullit të nëntëmbëdhjetë, një anëtar i kishës së Anglisë me emrin Stjuart Hjuz, ka bërë një udhëtim nëpër Shqipëri dhe ka lënë shënime për vëzhgimet e veta.

Ka vizituar dhe qytetin tim të lindjes, Konicën, një vend i lashtë i cili mendohet nga disa studiues si Pukevili, se ka qenë në mesjetën e hershme kryeqyteti i Ilirisë Jugore. (Emri i vendit tingëllon në mënyrë të çuditshme si prusian, por kjo vjen ngaqë po ai ndikim sllav mbi toponiminë, ka vepruar në Prusi, ashtu edhe në Shqipëri).

Hjuzi ka shënuar se Konica kishte 800 shtëpi, nga të cilat 600 ishin shqiptare dhe 200 greke. Ku janë këta 75 % shqiptarë sot?

Megjithatë, në rajonin e diskutuar ka një krahinë të gjerë, qëndresa e patrembur e së cilës i ka kapërcyer të gjitha format e organizuara të vrasjeve, mashtrimeve dhe grabitjeve.

Kjo është Çamëria, të cilën grekët e shtrembërojnë në Camuria. (Nuk u vë faj grekëve, për këtë shtrembërim që vjen nga paaftësia e alfabetit grek për të riprodhuar gjithë tingujt e gjuhës shqipe dhe të shumë gjuhëve të tjera për këtë çështje).

I ndjeri senator Kabot Loxh (Cabot Lodge) në shtypin grek dilte gjithmonë me emrin Kampot Lone. Popullsia e Çamërisë tani vonë, më 1913, ka qenë 96 % shqiptare. Ky përpjesëtim tani është ulur me akte dhune dhe unë mund të sjell si shembull shumë punëtorë që derdhin djersën në fabrikat e Amerikës, të cilët i kanë pasur prindërit pronarë të lulëzuar në Çamëri, më pak se një vit më parë. E megjithatë, në kundërshtim me gjithë këtë përndjekje, ende shqiptarët përbëjnë 80 % të popullsisë së Çamërisë.

Ndërsa tani Italia është gati të ndërhyjë, duke na shpallur si qëllim se kërkon të vërë në vend dëmet që i janë shkaktuar kombit shqiptar dhe të rivendosë kufijtë natyrorë e historikë të Shqipërisë.

Është e arsyeshme të presësh nga çdo shqiptar i vërtetë se do të jetë i pakënaqur nga ky veprim. Por ndonjë mund të kundërshtojë se, megjithë metodat e dënueshme të përdorura nga grekët, ata kanë arritur që ta përmbysin gjendjen e kombësive në shumë vise të rajonit të diskutuar; kështu që të ndreqet një padrejtësi e vjetër me një padrejtësi të re, nuk tingëllon aq mirë.

Për këtë unë do të përgjigjesha se nuk mund të ketë një akt ligjor që të përligjë krimet e organizuara e të vazhdueshme. Por, ka dhe më. Shumë larg nga Shqipëria historike, në Greqinë e brendshme ka pothuaj një milion shqiptarë, gati gjysma e të cilëve ende e flet gjuhën e vet të lashtë.

Këta njerëz kanë një mall ideal për Shqipërinë dhe në të kaluarën kanë nxjerrë dëshmorë të çështjes shqiptare. Ata mund të shkëmbeheshin me grekët e rajonit të diskutuar dhe, më së fundi, të gjithë do të ishin të kënaqur.

Porse, siç pohojnë grekët, Italia kërkon të arrijë qëllimet e veta duke zgjeruar kufijtë e Shqipërisë. Unë pajtohem me këtë plotësisht, por më duhet të shtoj se ky pohim nuk ka peshë dhe është thjesht një përpjekje për t’i bërë bisht çështjes.

Çështja është a ka qenë gjithmonë pjesë përbërëse e Shqipërisë ish-krahina turke e Janinës? Në qoftë se kjo është e vërtetë, a mund të bjerë poshtë, automatikisht, kjo e vërtetë vetëm e vetëm sepse e thonë edhe italianët?

Fakti është i qartë: Italia ka këtu një përgjigje të mirë e të fortë, sepse rastis që kërkesat e saj përputhen me një akt të vonuar drejtësie kundër Shqipërisë. Po ndodh që një herë perënditë hakmarrëse janë në anën e legjioneve të Cezarit.

Fragment nga libri i Atdhe Gecit,  “Çamëria, Kthim në histori – mision”

Filed Under: Histori Tagged With: Atdhe Geci, Faik Konica

Genocidi komunist mbi grate shqiptare

October 14, 2021 by s p


Dr. Hasan Bello/

Megjithese kane kaluar 31 vite nga renia e regjimit komunist dhe ne median e lire degjojme per dhjetra organizata qe meren me te drejtat e grave, ende sot e kesaj dite nuk kemi asnje studim per 450 gra te ekzekutuara dhe 23.000 te tjera te burgosura dhe te internuara per motive politike. Ketu nuk duhet harruar as diskriminimi qe i behej gruas shqiptare ne emer te barazise ne pune, duke e detyruar ate te ushtronte profesione nga me te veshtirat edhe per vete meshkujt. Por nuk duhen harruar as vuajtjet e atyre grave dhe vajzave, qe per arsye politike dhe per shkak se ishin nena dhe motra te kundershtareve te regjimit komunist, u burgosen dhe internuan padrejtesisht. Sipas deshmise se Vera Demes, dhene Agim Mustes, e cila ka qene ne kampin e Tepelenes, vajzat dhe grate i dergonin cdo dite ne gryken e Mezhgoranit, per te sjelle dru ne kamp. Kater ore rruge, me nje barre te rende ne kurriz. Nga lodhja dhe stermundimi, shume gra ishin rrezuar ne humnerat e Vjoses. Ne vjeshte dhe ne dimer, ato ktheheshin te lagura dhe te ngrira nga i ftohti. Per kete arsye, nxirrnin teshat dhe i vendosnin mbi batanije per t’i thare. Por policet e kampit, me komandantin e tyre, Xhafer Pogacen, u hiqnin batanijet, per te pare trupat e tyre lakuriq. Ato qe protestonin, i lidhnin me pranga ne shtyllat para kampit dhe i linin ne mes te shiut e te ftohtit me ore te tera. Nje nga te denuarat e ketyre viteve ishte dhe Marta Doda, mbesa e Preng Bib Dodes. Ajo kishte lindur dhe ishte shkolluar ne Austri. Marta ishte zoteruese e pese gjuheve te huaja. Ne vitin 1912 kishte qendisur flamurin kombetar dhe kishte krijuar ne Shkoder “Shoqaten e gruas shqiptare”. Ne vitin 1947 ajo u arrestua dhe u denua me 12 vite burg. Ajo do te lirohet ne vitin 1954 ne moshen 82 vjecare, duke mbetur rrugeve, sepse askush nuk u kujdes per te. Ne nje mengjes te ftohte dimri e gjeten te vdekur perpara portes se kishes, ne rrugen e Kavajes. Te njejtin fat pati edhe bashkeshorti i saj, mjeku i njohur turk Ahmed Sadedini, te cilin diktatura e burgosi 10 vjet dhe vajza e saj e vetme Frida.Prandaj, ekzistenca e ketyre shoqatave qe meren me te drejtat e grave me duken instrumenta perfitimi meskin. Po aq meskin eshte edhe ligji per hapjen e dosjeve te ish-Sigurimit te Shtetit. Ky ligj mbron xhelatet e persekutoret dhe dhunon viktimen. Nje pergjegjesi morale dhe ligjore kane edhe ata qe kane ne dore per t’i ndryshuar keto ligje. Por heshtin, justifikohen, gjoja per te ruajtuar ekuilibrat social, ndersa ne te vertete per nje grusht vota, apo interesa te caktuara politike, klanore dhe partiake. Kjo te dhemb me shume, kur gjysma e me teper e qeverise, parlamentit etj., tashme, per fat i kemi gra.

Filed Under: Histori Tagged With: Dr. Hasan Bello

PAJTUESI PASHKO TOMA POPAJ, PËRKUJTIM NË 2 VJETORIN E NDARJES NGA JETA

October 14, 2021 by s p

Sokol Paja

Malësia e gjithë veriu i Shqipërisë përkujton sot me nderim dhe respekt një ndër malësorët më të nderuar dhe të spikatur, pajtuesin e gjaqeve patriotin e madh Pashko Toma Popaj në 2 vjetorin e ndarjes nga jeta. Pas shëmbjes së komunizmit, pajtuesit e gjaqeve dhe ngatërresva të trashëguara nga e kaluara ishin njerëzit më me ndikim në jetën shoqërore në Malësi dhe më gjërë. Pashko Toma së bashku me ekipin e tij të pajtimit të gjaqeve e ngatërresave, udhëheqësit fetarë të zonave përkatëse kanë luajtur një ndikim të jashtëzakonshëm në unitetin shoqëror, paqen, zhvillimin dhe izolimin deri në zhdukje të çdo fenomeni negative me sfond përplasjet mes fiseve apo njerëzve në Malësi të Madhe, Kosovë, Malësia përtej kufirit, Dukagjinit, Mirditës, Lezhës, Shkodrës, Dibrës, Kurbinit, Krujës etj. Këta misionarë ishin të dërguarit e Zotit për të sjellë paqe në çdo trevë ku kishte vëllavrasje, ngatërresë apo përplasje mes fiseve apo individëve të ndryshëm. Këta misionarë kanë pajtuar me qindra familje duke shijuar lirinë e munguar familje që padrejtësisht privoheshin nga liria si pasojë e përplajse apo fatkeqësive prej të tretëve. Pashko Toma Popaj ia kushtoi 28 vite të jetës së tij në shërbim të pajtimit të gjaqeve e ngatërresave jo vetëm në Malësi por në krejt veriun e Shqipërisë e deri në Kosovë. Pashko Toma është nderuar nga Instucioni i Presidentit të Republikës e deri në autoritett vendore në Malësi. Ai ishte një shqiptar i madh që e donte shumë kombin dhe shqiptarët e tij. Në të gjallë të tij dhe sot, Pashko Toma kujtohet me nderimin më të lartë dhe respektin më të veçantë për misionin e tij, rolin si pajtues dhe mbi të gjitha përkushtimin që të mos derdhej asnjë pikë gjak dhe çdo i pafajshëm të gëzonte lirinë, jetën, paqen dhe të ardhmen. Vepra dhe shembulli i tij do të kujtohen ndër breza.  

Filed Under: Histori Tagged With: Pashko Toma Popaj

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 243
  • 244
  • 245
  • 246
  • 247
  • …
  • 738
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • MURI I BERLINIT RA, POR MURET POLITIKE DHE IDEOLOGJIKE MIDIS SHQIPTARËVE VAZHDOJNË TË QËNDROJNË
  • Dy “Qemalët” e mëdhenj që themeluan dy shtete mbi rrënojat e një perandorie
  • THANK YOU to the City of St. Petersburg and Chief Anthony Holloway for Supporting Albanian School VATRA!
  • A egzistonte koncepti i kombit në kohën e Skënderbeut?
  • Dardane Halimi: “ALB Connection was created to give every Albanian-owned business in America a voice and visibility”
  • KRIJIMI I NJERIUT TË RI: NGA IDEOLOGJIA KOMUNISTE TE KULTURA E PËRFITIMIT NË SHQIPËRINË E SOTME!
  • Transpozimi poetiko-dramatik i veprës “Trungu ilir” të Sabri Hamitit
  • Mirëqenia mendore dhe shëndeti i sistemit tretës
  • SKËNDERBEU DHE ALFONSI I ARAGONËS: KËNDVËSHRIME TË TJERA
  • Ismail Qemali mes hafijeve dhe gjeopolitikës: Botohet për herë të parë letra e panjohur e vitit 1902
  • 8 nëntor 1462 – Dita e shkrimit të “Formulës së Pagëzimit” nga imzot Pal Engjëlli
  • GJON MILI – IMAZHET PA FORMË DHE ONEIRIZMI POETIK
  • Nëntori i historisë dhe i kujtesës kombëtare
  • FILATELIA PËRBALLË HISTORISË – 118 VJET NGA KONGRESI I MANASTIRIT
  • Portreti i një intelektuali …

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT