• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqipëria ka nevojë për zërin tonë!

October 15, 2026 by s p

Frank Shkreli/

Unë jam vetëm një shqiptaro-amerikan dhe nuk flasë as nuk shkruaj në emër të askujt. Por ndonëse në moshë, gjithnjë kam një zë si qytetar i lirë i këtij vendi të madh e demokratik, dhe si i tillë, atë zë do ta përdori, siç e kam përdorur ndër dekada, e deri në ditët e sotëme, në mbështetje të lirisë dhe demokracisë në trojet shqiptare dhe kudo në botë. Ngjarjet e ditëve të fundit në Tiranë duhet të na shqetësojnë të gjithëve, kudo që jetojmë. Pamjet e përplasjeve në rrugët e kryeqytetit të Shqipërisë, përdorimi i gazit lotsjellës dhe i ujit me presion nga policia, raportimet për qytetarë të lënduar dhe dëmtimet e institucioneve publike e të pronës private janë një kambanë alarmi për gjendjen e demokracisë dhe të marrëdhënieve ndërmjet shtetit e qytetarëve në atë vend. Për ne, shqiptarët e Amerikës, Shqipëria nuk është thjesht vendi i origjinës. Ajo është pjesë e identitetit tonë kombëtar, e historisë sonë dhe e përgjegjësisë që ndiejmë për të ardhmen e Kombit shqiptar. Prandaj, nuk mund të qëndrojmë indiferentë kur në atdheun tonë e të parëve tanë ngrihen pyetje serioze për sigurinë e qytetarëve, respektimin e të drejtave themelore të njeriut dhe përgjegjësinë e institucioneve të shtetit dhe të qeverisë.

Kur shohim pamjet e dhunës në rrugët e Tiranës, kemi të drejtë të themi: Kjo nuk është Shqipëria dhe Evropa që duam! E drejta për të protestuar paqësisht është një nga themelet e demokracisë perëndimore. Qytetarët, studentët dhe të rinjtë kanë të drejtë të ngrenë zërin për shqetësimet e tyre, për kushtet e arsimit, mundësitë e punësimit, padrejtësitë dhe të ardhmen që dëshirojnë për veten dhe vendin e tyre. Po kështu, dhuna ndaj policisë, sulmet ndaj institucioneve dhe shkatërrimi i pronës publike apo private nuk mund të justifikohen si forma të protestës demokratike. Por, asnjë incident nuk mund të përdoret si justifikim për përdorimin e pakufizuar të forcës nga autoritetet kundër protestuesve. Çdo ndërhyrje policore duhet të jetë e ligjshme, e domosdoshme dhe proporcionale. Çdo pretendim për shkelje të të drejtave të qytetarëve duhet të shqyrtohet në mënyrë të paanshme dhe transparente. Përgjegjësia duhet të përcaktohet mbi bazën e fakteve dhe provave, jo të simpative politike e partiake.

Një shtet demokratik nuk provohet nga mënyra se si sillet me ata që e duartrokasin, por edhe nga mënyra se si i trajton ata që e kundërshtojnë. Zhvillimet në rrugët e Tiranës nuk mund të shkëputen nga nevoja për përgjegjësi politike dhe institucionale. Këtë e kam thënë ç’prej fillimit të protesave. Kryeministri Edi Rama dhe qeveria e tij duhet të dëgjojnë shqetësimet e qytetarëve, sidomos të rinjve, të cilët kërkojnë arsim më cilësor, mundësi reale punësimi dhe besim te e ardhmja e tyre në Shqipëri. Parlamenti duhet të jetë institucioni ku këto shqetësime trajtohen me seriozitet, ku qeveria jep llogari dhe ku debati politik prodhon zgjidhje. Përplasjet partiake nuk duhet të zëvendësojnë përgjegjësinë ndaj njerëzve. Asnjë qeveri nuk është e përhershme dhe asnjë pushtet nuk mund të pretendojë se është mbi ligjin.

Shteti u përket qytetarëve, ndërsa institucionet janë të detyruara t’u shërbejnë atyre, pavarësisht bindjeve politike. Kur qytetarët ndihen të padëgjuar, kur protestat shndërrohen në përplasje dhe kur lindin dyshime për mënyrën se si ushtrohet autoriteti shtetëror, përgjigjja duhet të jetë dialogu, transparenca dhe llogaridhënia. Përballë gjendjes politike tepër të tensionuar, unë vetëm si një shqiptaro-amerikan, gjithmonë i interesuar për fatet e Shqipërisë dhe të shqiptarëve kudo, në emër të askujt, përveç në emrin tim personal, kam një thirrje për Diasporën Shqiptaro-Amerikane: Bashkatdhetarë të dashur në Shtetet e Bashkuara! Diaspora shqiptaro-amerikane ka një histori të gjatë në mbrojtje të çështjes kombëtare, të lirisë dhe të aspiratave demokratike të shqiptarëve. Breza të tërë kanë punuar për të ruajtur identitetin tonë kombëtar dhe për të mbështetur të ardhmen e Shqipërisë e të Kosovës. Sot, kjo trashëgimi na kërkon të mos heshtim përballë sfidave që prekin demokracinë dhe të drejtat e qytetarëve në atdhe. Thirrja ime nuk është për të mbështetur një parti kundër një partie tjetër. Është një thirrje për t’u bashkuar rreth parimeve që duhet të jenë mbi çdo interes partiak: lirisë, demokracisë, shtetit të së drejtës, dinjitetit njerëzor dhe përgjegjësisë së pushtetit ndaj qytetarit.

Ne nuk duhet të zgjedhim udhëheqësit e Shqipërisë në vend të qytetarëve që jetojnë atje. Por kemi të drejtë dhe përgjegjësi morale të shprehim shqetësimin tonë, të kërkojmë transparencë dhe të mbështesim institucionet demokratike. Si organizata shqiptaro-amerikane dhe si qytetarë të lirë në këtë vend, le të përdorim zërin tonë në mënyrë të përgjegjshme, përmes organizatave tona, komuniteteve shqiptare, mediave dhe komunikimit me përfaqësuesit amerikanë, për të mbështetur respektimin e të drejtave të njeriut, lirinë e shprehjes dhe funksionimin e institucioneve demokratike në Shqipëri. Interesi kombëtar i Shqipërisë dhe shqiptarëve është më i madh se çdo parti politike dhe më i rëndësishëm se çdo udhëheqës ose lider shqiptar i radhës.

Shumë mirë që më në fund, duket se Shqipëria ka zgjedhur rrugën e integrimit evropian. Por Evropa nuk është vetëm një objektiv diplomatik, një flamur apo një premtim politik. Evropa është respekt për ligjin, për lirinë e shprehjes, për protestën paqësore dhe për dinjitetin e çdo njeriu. Është një sistem ku policia vepron brenda kufijve të ligjit, institucionet japin llogari dhe qytetarët kanë mundësi të kërkojnë drejtësi. Prandaj, ngjarjet e fundit në Tiranë duhet të shërbejnë si një thirrje për reflektim dhe veprim. Shqipëria ka nevojë për hetim të paanshëm të incidenteve, për përgjegjësi aty ku provohen shkelje dhe për një angazhim serioz të institucioneve për të parandaluar përsëritjen e tyre. Nuk mund të pretendojmë se po ndërtojmë një demokraci evropiane nëse të drejtat e qytetarëve mbeten vetëm fjalë në dokumente dhe deklarata zyrtare. Aspiratat evropiane maten me mënyrën se si shteti sillet me qytetarin, veçanërisht kur ai proteston dhe kërkon llogari nga pushteti. Përballë zhvillimeve shqetësuese, nuk duhet ta humbim besimin te Shqipëria dhe te populli shqiptar. Edhe ky brez do të nxjerrë udhëheqësit e vet.

Udhëheqës me integritet, vizion, kulturë demokratike dhe përgjegjësi kombëtare; njerëz që nuk e konsiderojnë pushtetin pronë personale, por detyrë në shërbim të qytetarëve. Të rinjtë shqiptarë meritojnë një vend ku të mos detyrohen të zgjedhin emigracionin si të vetmen rrugë drejt një të ardhmeje më të mirë. Meritojnë arsim cilësor, mundësi punësimi, drejtësi dhe institucione që i trajtojnë me respekt. Shqipëria nuk u përket udhëheqësve të radhës. Ajo u përket qytetarëve të saj dhe brezave që kanë detyrimin ta bëjnë Shqipërinë më të lirë, më të drejtë dhe më dinjitoze.

Të nderuar bashkatdhetarë, thirrja ime — si një shqiptaro-amerikan – është le të mos heshtim përballë dhunës, por të mos justifikojmë as dhunën e kujtdo qoftë. Le të kërkojmë drejtësi, por edhe respekt për ligjin. Le të mbrojmë të drejtën e protestës paqësore dhe të kërkojmë që çdo shkelje e mundshme, sidomos ato nga përfawsues të pushtetit, të hetohet në mënyrë të paanshme. Le të bashkohemi jo rreth një individi apo partie, por rreth idealeve që kanë frymëzuar breza shqiptarësh: lirisë, dinjitetit, drejtësisë dhe dashurisë për atdheun. Po e thekosj prap, për të disatën herë. Shqipëria nuk është pronë e një partie, e një qeverie apo e një udhëheqësi. Ajo është atdheu i të gjithë shqiptarëve, brenda dhe jashtë kufijve. Dhuna nuk është Shqipëria që duam. Shpërfillja e qytetarit nuk është demokracia që meritojmë. Dhe heshtja nuk duhet të jetë përgjigjja jonë ndaj sfidave të kohës.

Megjithë shqetsimet e mia përballë situatës së krijuar në Tiranë dhe anë e mbanë Shqipërisë, unë jam i besimit se ky brez i shqiptarëve do të nxjerrë udhëheqësit e vet.

Detyra jonë — si shqiptaro-amerikanë me përvojën tonë si qytetarë të lirë të këtij vendi të madh e të bekur ku jetojmë, është të mbështesim parimet dhe institucionet që do t’u mundësojnë atyre të ndërtojnë një të ardhme më të mirë, të lirë e demokratike. Shqipëria ka nevojë për zërin tonë. Por, mbi të gjitha, ka nevojë për një shtet që dëgjon qytetarët e vet, i mbron të drejtat e tyre dhe u jep llogari për çdo veprim. Për këtë Shqipëri duhet të punojmë të gjithë, në Tiranë, në Prishtinë, në Nju-Jork, në Boston, në Detroit, në Çikago dhe kudo ku jeton diaspora shqiptare.

Filed Under: Komente

GJERGJ ADHAMIDHI, PROFESORI HERRON DHE PRESIDENTI WILSON

October 14, 2026 by s p

Nga Rafael Floqi/

Nga Gjeneva në Paris, në kërkim të shpëtimit të Shqipërisë (1918–1920)

Gjergj Adhamid-Frashëri dhe kanali i Herronit

Por ekzistonte edhe një rrugë tjetër drejt Wilsonit — më pak e njohur, më personale dhe historikisht shumë intriguese. Dr. Gjergj Adamidi-Frashëri kishte krijuar lidhje me George D. Herron, ish-pastorin protestant amerikan që kishte hyrë në qarqet politike dhe intelektuale pranë administratës Wilson. Ai si dhe Gjergj Ahamidhi aso kohe jetonin ne Zvicer Korrespondenca Adamidi–Herron e viteve 1919–1921 përbën një pistë arkivore me rëndësi të veçantë.

Dokumentacioni i indeksuar i letrave të Wilsonit regjistron jo vetëm materiale Adamidi–Herron, por edhe komunikime të Adamidit drejtuar vetë Woodrow Wilsonit, përfshirë telegrame dhe materiale të marsit 1919.

Kjo i jep bazë dokumentare asaj që për shumë kohë ka qarkulluar vetëm si një tregim periferik.

Adamidi nuk kërkonte thjesht simpati amerikane; ai eksploronte mundësinë që Amerika të merrte një rol të drejtpërdrejtë mbrojtës mbi Shqipërinë.

Në materialin shqiptar mbi Adamidin përshkruhet madje ideja e një pranie të përkohshme amerikane që, me terminologjinë e sotme, do të ngjante me një forcë ndërkombëtare garantuese: trupa amerikane të vendosura përkohësisht për të penguar përplasjen dhe copëtimin.

Adamidi e shpjegonte besimin shqiptar tek anglo-amerikanët me një argument karakteristik për kohën: shqiptarët, shkruante ai, i konsideronin amerikanët të sinqertë pikërisht sepse besonin se ata “nuk kërkojnë të sundojnë”. Këtu përmblidhej pothuajse e gjithë psikologjia e projektit të mandatit amerikan: shqiptarët kërkonin një mbrojtës që nuk donte të bëhej pronar.

I. Profesori që fliste me presidentin

Në pranverën e vitit 1919, kur në Paris po vendosej fati i perandorive të rrëzuara dhe i kombeve që kërkonin të lindnin, një shqiptar po përpiqej të gjente rrugën drejt njeriut më të fuqishëm të Konferencës së Paqes. Ai nuk kishte në dispozicion ambasadë, ushtri apo një shtet të konsoliduar që ta mbështeste. Kishte vetëm argumentet e tij, njohjen e mjediseve diplomatike evropiane dhe bindjen se Shqipëria mund të shpëtonte nëse çështja e saj arrinte deri te Presidenti Woodrow Wilson.

Emri i tij ishte Gjergj Adhamidhi Frashëri, i njohur në dokumentacionin e huaj edhe si George Adamidi, një ish-ministër shqiptar që kishte njohur nga afër dobësinë e shtetit të krijuar më 1912 dhe rrezikun që i kanosej ekzistencës së tij. Në një Evropë ku kufijtë vizatoheshin shpesh përpara se popujt të pyeteshin, Adhamidhi e kuptonte se një memorandum i dorëzuar në zyrën e gabuar mund të përfundonte në një sirtar, ndërsa një dokument që mbërrinte në duart e duhura mund të bëhej pjesë e diskutimit ndërkombëtar.

Njeriu që mund t’ia hapte këtë rrugë ishte profesori amerikan George Davis Herron.

Herroni përbënte një nga figurat më të pazakonta të diplomacisë së Luftës së Parë Botërore. Ish-pastor protestant, profesor dhe mendimtar me prirje të forta moraliste, ai kishte kaluar nga predikimi fetar te politika ndërkombëtare. Nuk ishte diplomat karriere. Nuk drejtonte ambasadë dhe nuk mbante një post të zakonshëm qeveritar. Megjithatë, përmes lidhjeve të tij me administratën amerikane dhe korrespondencës me Presidentin Wilson, ishte bërë një ndërmjetës jozyrtar me ndikim në çështjet evropiane.

Gjatë luftës, nga Zvicra neutrale, Herroni kishte zhvilluar kontakte me personalitete politike dhe përfaqësues të qarqeve evropiane që kërkonin rrugëdalje nga konflikti. Në shkurt 1918, bisedimet e tij me Heinrich Lammasch dhe përfaqësues të tjerë të mjediseve austro-hungareze u pasqyruan në dokumentacionin diplomatik amerikan. Për Washingtonin, këto kontakte mund të shërbenin si një dritare drejt zhvillimeve që diplomacia zyrtare nuk arrinte gjithmonë t’i ndiqte drejtpërdrejt.

Herroni kishte një përparësi të rrallë: ai mendonte se diplomacia nuk ishte vetëm çështje interesash, por edhe e përgjegjësisë morale të kombeve. Në këtë pikë, botëkuptimi i tij takohej me idealizmin politik të Wilsonit. Presidenti amerikan e kishte paraqitur luftën si një përpjekje për një rend të ri ndërkombëtar, ku marrëveshjet e fshehta dhe pushtimet territoriale duhej t’i linin vendin një paqeje më të drejtë.

Por midis idealit dhe realitetit kishte një hendek. Dhe ky hendek quhej Adriatik.

Në brigjet e tij, Italia kërkonte të realizonte përfitimet e premtuara nga Traktati i Fshehtë i Londrës i vitit 1915; Greqia kërkonte territore në jug të Shqipërisë; ndërsa pretendimet jugosllave rëndonin mbi veriun shqiptar. Për një vend të vogël, që kishte kaluar pushtime dhe copëtime gjatë luftës, premtimi i vetëvendosjes nuk mjaftonte. Duhej dikush që t’ia kujtonte Wilsonit se parimet e tij duhej të zbatoheshin edhe për shqiptarët.

Dhe Herroni, të paktën për një periudhë, ishte një nga njerëzit që mund të dëgjohej prej presidentit.

Më 31 maj 1918, ai i shkroi Wilsonit për problemet e rendit të ardhshëm ndërkombëtar. Më 1 korrik, presidenti iu përgjigj, duke iu referuar letrës së tij dhe duke kërkuar mendimin e profesorit për çështjen e një shoqërie të kombeve. Ky shkëmbim nuk ishte një mirësjellje e zakonshme. Ai dëshmonte se Herroni kishte hyrje në një kanal komunikimi ku mund të diskutoheshin ide që lidheshin drejtpërdrejt me arkitekturën e paqes.

Pikërisht në këtë kanal do të përpiqej të hynte edhe Gjergj Adhamidhi.

II. Gjergj Adhamidhi dhe rruga e memorandumit shqiptar

Në fillim të vitit 1919, Shqipëria gjendej në një gjendje që dukej pothuajse paradoksale. Kishte shpallur pavarësinë më 1912, por në Paris rrezikonte të trajtohej përsëri si territor për t’u ndarë midis fqinjëve. Kishte delegatë, por jo një përfaqësim politik të bashkuar. Kishte mbështetës në diasporë, por jo mjetet diplomatike të fuqive të mëdha. Gaqo Adhamidhi dhe apeli drejtuar Presidentit Wilson: Shqipëria kërkon mbrojtjen amerikane

Përmbledhje historike për kapitullin mbi marrëdhëniet Herron–Adhamidhi–Wilson, Konferenca e Paqes, Paris, 1919.

Në pranverën e vitit 1919, kur në Paris Fuqitë e Mëdha po diskutonin fatin e Evropës së pasluftës, çështja shqiptare gjendej përsëri përpara rrezikut të copëtimit. Pikërisht në këtë atmosferë pasigurie, diplomati shqiptar Gaqo Adhamidhi (George Adamidi), kryetar i Komitetit Kombëtar Shqiptar dhe ish-ministër shqiptar në Gjenevë, iu drejtua Presidentit amerikan Woodrow Wilson me një peticion prej katër faqesh, duke kërkuar ndërhyrjen e Shteteve të Bashkuara për mbrojtjen e pavarësisë dhe të të drejtave kombëtare të Shqipërisë.

Letra përbënte një apel politik, por njëkohësisht edhe një dëshmi të ankthit që kishte përfshirë përfaqësuesit shqiptarë përballë diplomacisë së fitimtarëve. Adhamidhi i kujtonte Wilsonit kërkesën e mëparshme të Komitetit Kombëtar Shqiptar në Washington, i cili kishte kërkuar që Amerika të përdorte autoritetin dhe ndikimin e saj për të siguruar njohjen dhe respektimin e marrëveshjeve ndërkombëtare mbi Shqipërinë.

Sipas Adhamidhit, vendimet e Konferencës së Ambasadorëve në Londër më 1913 nuk kishin garantuar paqen e Ballkanit. Përkundrazi, rivalitetet territoriale, memorandumet diplomatike dhe pretendimet e shteteve fqinje kishin krijuar kushtet për përplasje të reja. Shqipëria, megjithëse e njohur si shtet, vazhdonte të trajtohej si një territor mbi të cilin të tjerët mund të vendosnin pa marrë parasysh vullnetin e popullit shqiptar.

Në pjesën më të rëndësishme të peticionit, Adhamidhi e paraqiste Konferencën e Paqes jo si fundin e këtyre rivaliteteve, por si vazhdimin e tyre në një formë tjetër. Ai paralajmëronte se Shqipëria po shndërrohej përsëri në objekt të përplasjes së interesave mes Italisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë. Veçanërisht shqetësuese ishte çështja e Vlorës, ku pretendimet italiane për aneksim ose kontroll politik rrezikonin sovranitetin shqiptar.

Adhamidhi denonconte gjithashtu ndërhyrjet e huaja në politikën e brendshme shqiptare, veprimtarinë e grupeve rivale dhe përpjekjet për të ndikuar mbi përfaqësimin shqiptar në Paris. Në peticion përmenden qeveria e Durrësit, autoritetet italiane dhe franceze, si dhe manovrat politike që, sipas autorit, pengonin krijimin e një qëndrimi të bashkuar kombëtar. Këto pohime pasqyrojnë vlerësimin e Adhamidhit dhe duhen lexuar në kontekstin e rivaliteteve ndërmjet delegacioneve shqiptare të vitit 1919. Por mesazhi themelor i dokumentit ishte më i gjerë se kundërshtimi i një pretendimi territorial. Adhamidhi kërkonte që Shtetet e Bashkuara të merrnin në dorë mbrojtjen diplomatike të çështjes shqiptare, për të mos lejuar që e ardhmja e vendit të përcaktohej nga ambiciet e fuqive evropiane.

Në fund të faqes së tretë, ai formulonte thelbin e kërkesës: Amerika duhej të ndërhynte në çështjet shqiptare si mbrojtëse e vërtetë e të drejtave dhe e drejtësisë. Ndërsa në faqen përmbyllëse, me një ton njëherësh solemn dhe shpresëplotë, i drejtohej Presidentit:

“May we hope, Sir, that our petition will be granted, and earnestly trusting in your justice, we beg you to accept the assurance of our respectful sentiments.”

“Shpresojmë, Zotëri, që peticioni ynë të pranohet dhe, duke besuar sinqerisht në drejtësinë tuaj, ju lutemi të pranoni shprehjen e respektit tonë të thellë.”

Nënshkrimi i tij, G. Adamidi, shoqërohej nga cilësimet si kryetar i Komitetit Kombëtar Shqiptar, ish-ministër shqiptar në Gjenevë dhe delegat i Republikës së Shqipërisë.

Ky dokument merr rëndësi të veçantë në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, sepse dëshmon se kërkesa për mbështetjen e Wilsonit nuk vinte vetëm nga përfaqësuesit e Federatës Vatra apo nga delegacionet shqiptare në Paris. Ajo artikulohej edhe nga qarqet diplomatike shqiptare në Zvicër, të cilat shihnin te Presidenti amerikan një mundësi për të kundërshtuar diplomacinë e ndarjes territoriale.

Në kontekstin e kontakteve të Adhamidhit me profesorin amerikan George D. Herron, peticioni përbën një dokument të rëndësishëm për të studiuar kanalet përmes të cilave çështja shqiptare mund të arrinte te administrata amerikane. Megjithatë, vetë letra nuk provon se Wilsoni e lexoi personalisht apo se mori një vendim si pasojë e saj.

Në thelb, peticioni i Adhamidhit ishte një përpjekje për ta zhvendosur çështjen shqiptare nga tryezat ku diskutohej ndarja e territoreve, drejt parimit wilsonian të drejtësisë ndërkombëtare. Në një Paris ku fuqitë fitimtare kërkonin shpërblimet e luftës, diplomati shqiptar kërkonte diçka tjetër: që Shqipëria të mos bëhej përsëri çmimi i paqes së të tjerëve.

Gjergj Adhamidhi e njihte këtë tragjedi nga brenda. Ai kishte qenë ministër i Financave në qeverinë e Princ Vidit më 1914, në kohën kur shteti shqiptar përpiqej të ndërtonte institucionet e tij përmes kryengritjeve, ndërhyrjeve të huaja dhe krizave të njëpasnjëshme. Përvoja i kishte mësuar se pavarësia e shpallur nuk ishte domosdoshmërisht pavarësi e garantuar.

Në vend që ta mbështeste gjithë shpresën te delegacionet zyrtare shqiptare, ai kërkoi një rrugë tjetër: lidhjen me personalitete amerikane që kishin mundësi të komunikonin me Shtëpinë e Bardhë.

Herroni ishte zgjedhja më e natyrshme.

Dokumentacioni i lidhur me Konferencën e Paqes tregon se në mars 1919 çështja shqiptare kaloi përmes këtij kanali jozyrtar. Një memorandum i Adhamidhit drejtuar Wilsonit, i përcjellë nga Herroni, figuron në dosjet diplomatike britanike me datën 17 mars 1919. Referenca arkivore është FO 608/28, dokumenti nr. 4775, fletët 421–424. Ky është një moment me rëndësi të veçantë për historinë e diplomacisë shqiptare.

Për herë të parë në këtë rrëfim, lidhja midis shqiptarit që kërkonte mbrojtje ndërkombëtare dhe profesorit që komunikonte me presidentin nuk mbetet vetëm në fushën e supozimit. Ajo merr formën e një gjurme dokumentare: një memorandum shqiptar, një ndërmjetës amerikan dhe një destinacion presidencial.

Në qendër të përpjekjes qëndronte ideja se Shqipëria nuk mund të mbijetonte nëse lihej nën kontrollin e drejtpërdrejtë ose të tërthortë të shteteve që pretendonin territoret e saj. Për këtë arsye, Adhamidhi mbështeste një zgjidhje që përfshinte mbrojtjen ndërkombëtare dhe mundësinë e një mandati amerikan mbi Shqipërinë.

Një mandat amerikan, në mendimin e përkrahësve të tij shqiptarë, nuk do të ishte thjesht zëvendësimi i një pushtuesi evropian me një fuqi tjetër. Ai shihej si një garanci e përkohshme për ruajtjen e tërësisë territoriale, ndërtimin e institucioneve dhe mbrojtjen e vendit nga lakmitë e fqinjëve.

Këtu qëndronte edhe llogaritja politike e Adhamidhit. Italia ishte palë e interesuar në Shqipëri; Greqia dhe Serbia kishin pretendime territoriale; Franca dhe Britania ishin të lidhura me aleancat dhe marrëveshjet e luftës. Shtetet e Bashkuara, përkundrazi, nuk kishin marrë pjesë në Traktatin e Londrës dhe nuk kishin paraqitur kërkesa territoriale mbi Shqipërinë.

Për një shqiptar që kërkonte një garant të jashtëm, kjo ishte një dallim vendimtar.

Herroni, nga ana e tij, mund ta kuptonte një argument të tillë. Ai kishte mbështetur idenë e një paqeje që nuk do të mbështetej vetëm mbi ekuilibrin tradicional të fuqive. Megjithatë, mbetet e nevojshme të dallohet përputhja e mundshme ideore nga një miratim i dokumentuar i çdo propozimi të Adhamidhit.

Më 19 mars 1919, vetëm dy ditë pas memorandumit të parë, në dokumentacionin britanik shfaqet edhe një memorandum i Herronit për kryeministrin David Lloyd George, i regjistruar me numrin 5050 në të njëjtin grup dosjesh. Kjo tregon se profesori amerikan lëvizte në një hapësirë diplomatike që përfshinte jo vetëm kontaktet me Wilsonin, por edhe qarqet më të larta britanike.

Adhamidhi kishte arritur kështu diçka që shumë përfaqësues të kombeve të vegjël e kishin të vështirë: ta vendoste argumentin shqiptar në një rrjet komunikimi ndërkombëtar, jashtë kanaleve të zakonshme të delegacioneve. Por mbetej pyetja vendimtare: a mjaftonte që një dokument të mbërrinte në rrethin presidencial për të ndryshuar politikën e presidentit? Përgjigjja do të ishte shumë më e ndërlikuar.

III. Nga besimi te përplasja: Herroni dhe drama e Adriatikut

Në fillim të vitit 1919, marrëdhënia midis Herronit dhe Wilsonit kishte hyrë në një fazë të re. Lufta kishte përfunduar, por paqja po bëhej një provë më e vështirë se fitorja. Wilsoni kishte mbërritur në Evropë me autoritetin e presidentit të një fuqie fitimtare dhe me bindjen se mund të ndërtohej një rend ndërkombëtar i mbështetur mbi parime të reja. Herroni, ndërkohë, vazhdonte të mendonte se kontaktet personale, ndërmjetësimet dhe argumentet morale mund të ndikonin në vendimet e mëdha. Nga ana tjetër Adhamidi i propozonte presidentit Wilson që Prof. Heron mund të ishte mwkwmbws i një mandati amerikan pёr Shqipërinë, pasi ai i njihte dhe mund të harmonizonte si interesat amerikane dhe ato italiane.

Por Konferenca e Parisit nuk ishte një mbledhje filozofësh.

Në tryezën e saj qëndronin Clemenceau, Lloyd George, Orlando dhe Wilson. Secili vinte me detyrimet, frikërat dhe interesat e vendit të vet. Italia nuk kishte hyrë në luftë për të dëgjuar se marrëveshjet e vitit 1915 nuk duhej të zbatoheshin. Kryeministri Vittorio Emanuele Orlando dhe ministri i Jashtëm Sidney Sonnino kërkonin përfitime territoriale, ndërsa Wilsoni kundërshtonte pjesë të rëndësishme të pretendimeve italiane në Adriatik. Shqipëria ndodhej në mes të kësaj përplasjeje. Në Vlorë qëndronin trupat italiane, ndërsa në Paris diskutohej nëse shteti shqiptar do të mbetej i tërë, do të vendosej nën një mandat të huaj apo do të humbiste territore në favor të fqinjëve. Për Herronin, që kishte mbajtur lidhje me qarqe të ndryshme evropiane, çështja italiane u bë një provë e vështirë. Për Wilsonin, ndërkaq, problemi i Adriatikut po shndërrohej në një çështje parimore dhe politike, ku çdo kompromis mund të interpretohej si tërheqje nga premtimet e tij.

Kjo përplasje ndikoi edhe në marrëdhënien personale midis presidentit dhe profesorit. Në dokumentacionin e The Papers of Woodrow Wilson gjenden gjurmë të komunikimeve të tyre gjatë muajve të parë të vitit 1919, përfshirë korrespondencën e prillit. Por në maj, kur debati mbi Fiumen dhe Adriatikun ishte ashpërsuar, marrëdhënia kishte marrë një kthesë. Ditari i kolonel Edward M. House, më 12 maj 1919, regjistron pakënaqësinë e Wilsonit ndaj Herronit dhe vendosmërinë e tij për t’u shkëputur prej profesorit.[5]

Kjo ishte një goditje për Herronin, por edhe një tregues i kufijve të diplomacisë jozyrtare. Njeriu që dikur mund t’i dërgonte presidentit mendime për rendin e ri ndërkombëtar nuk mund të pretendonte se kishte të njëjtën peshë në çdo moment të negociatave.

Për Adhamidhin, koha ishte edhe më e pamëshirshme.

Memorandumi i tij ishte përcjellë në mars, kur kanali Herron–Wilson ende kishte rëndësi. Por vetëm pak javë më vonë, ndikimi i ndërmjetësit amerikan po vihej në dyshim. Historia kishte krijuar një ironi të hidhur: shqiptari kishte gjetur një derë drejt presidentit pikërisht në kohën kur ajo po rrezikonte të mbyllej.

Megjithatë, rëndësia e veprimit të tij nuk duhet matur vetëm nga rezultati i menjëhershëm. Përpjekja e Adhamidhit tregonte se shqiptarët nuk ishin thjesht spektatorë të vendimeve që merreshin për vendin e tyre. Ata kërkonin aleatë, hartonin memorandume, ndiqnin kontaktet personale të udhëheqësve botërorë dhe përpiqeshin të shfrytëzonin çdo hapësirë që krijonte diplomacia ndërkombëtare.

Në këtë kuptim, Adhamidhi i përkiste të njëjtit front përpjekjesh me veprimtarët e Vatrës, me Fan Nolin, Mehmet Konicën, Mihal Turtullin dhe përfaqësues të tjerë shqiptarë që kërkonin të fitonin mbështetjen amerikane. Ata nuk ndiqnin gjithmonë të njëjtën strategji, por i bashkonte një bindje: pa ndërhyrjen e një fuqie që nuk kishte pretendime territoriale mbi Shqipërinë, pavarësia e saj mund të mbetej vetëm një kujtim i vitit 1912.

Një letër, një ndërmjetës dhe një president

Në historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane, vëmendja është përqendruar shpesh te deklaratat publike të Wilsonit dhe kundërshtimi i tij ndaj marrëveshjeve që cenonin parimet e vetëvendosjes. Më pak janë ndriçuar rrugët e tërthorta përmes të cilave çështja shqiptare u përpoq të depërtonte në qarqet e politikëbërjes amerikane. Rasti i Gjergj Adhamidhit është një prej tyre. Ai kuptoi se për të komunikuar me presidentin nuk ishte gjithmonë e domosdoshme të kalohej nëpër ambasada. Ndonjëherë duhej gjetur një njeri që presidenti e dëgjonte. Herroni e kishte pasur këtë privilegj. Përmes tij, argumentet shqiptare hynë në një kanal komunikimi që lidhej me rrethin presidencial dhe me diplomacinë britanike.

Por dokumentet kërkojnë një dallim thelbësor. Fakti që memorandumi i Adhamidhit iu përcoll Wilsonit nga Herroni nuk provon, në vetvete, se presidenti e lexoi personalisht, e miratoi propozimin apo ndryshoi politikën e tij për shkak të tij. Për një përfundim të tillë do të duhej një përgjigje presidenciale ose një dokument tjetër që të dëshmonte ndikimin e drejtpërdrejtë.

Megjithatë, përpjekja mbetet domethënëse. Ajo tregon se ideja e një mandati amerikan mbi Shqipërinë nuk ishte vetëm një formulë abstrakte e diskutuar në Paris, por edhe një propozim që përfaqësues shqiptarë u përpoqën ta paraqisnin në nivelet më të larta të politikës ndërkombëtare. Në fund, Herroni nuk do të ishte ai që do të vendoste fatin e Shqipërisë. As Adhamidhi nuk mund të detyronte Fuqitë e Mëdha të ndryshonin planet e tyre. Por ndërmjet tyre u krijua një urë e vogël diplomatike, e cila lidhte një komb të kërcënuar me qendrën e pushtetit amerikan.

Në Parisin e vitit 1919, ku fuqitë e mëdha diskutonin mbi kufijtë e popujve të vegjël, edhe një letër mund të ishte një akt rezistence politike. Dhe Gjergj Adhamidhi ishte një nga shqiptarët që e kuptoi këtë.

Filed Under: Komente

KOSOVA DUHET TA MBROJË SOVRANITETIN

October 12, 2026 by s p

Fadil Ferizi/

Republika e Kosovës duhet të ndërmarrë menjëherë një nismë juridike dhe diplomatike për kufizimin e Dhomave të Specializuara brenda mandatit të tyre dhe për përfundimin e këtij mekanizmi përmes një procesi të ligjshëm. Një institucion gjyqësor i krijuar në kuadër të drejtësisë së Kosovës duhet t’i nënshtrohet Kushtetutës së Kosovës. Mbështetja ndërkombëtare nuk e përjashton përgjegjësinë për mënyrën se si ushtron pushtetin.

Deklarata e sekretarit amerikan të Shtetit, Marco Rubio, e 9 tetorit 2026 për sanksionet ndaj Gjykatës Penale Ndërkombëtare, e rikthen në qendër një çështje që ka rëndësi edhe për Kosovën: kufijtë e autoritetit gjyqësor përballë sovranitetit shtetëror. Administrata amerikane kundërshton ushtrimin e juridiksionit të ICC-së ndaj amerikanëve dhe kërkon veprim nga aleatët e saj. Ky është qëndrim politik dhe juridik i Uashingtonit, jo vendim gjyqësor që e zgjidh debatin ndërkombëtar mbi juridiksionin.

Kosova nuk mund ta kopjojë mekanikisht këtë argument. Shtetet e Bashkuara nuk janë palë në Statutin e Romës, ndërsa Kosova i krijoi Dhomat e Specializuara me amendament kushtetues dhe ligj. Por ky dallim nuk e mbyll pyetjen për kufijtë e pushtetit të tyre. Miratimi i një mekanizmi të posaçëm nuk është autorizim për ta shkëputur atë nga garancitë kushtetuese që i japin legjitimitet.

Përmbledhja e shpallur më 16 shtator 2026 në çështjen kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit kërkon shqyrtim të kujdesshëm. Vetë paragrafi 10 thotë se përmbledhja nuk është pjesë e aktgjykimit dhe nuk është dokument autoritativ. Për këtë arsye, ajo nuk mjafton për të shpallur të provuar çdo tejkalim juridiksioni. Megjithatë, pjesët e saj identifikojnë pyetje konkrete që institucionet e Kosovës dhe partnerët ndërkombëtarë duhet t’i trajtojnë.

Pyetja e parë lidhet me kufirin ndërmjet përgjegjësisë individuale dhe përfundimeve për UÇK-në. Në paragrafët 5 dhe 7, gjykata deklaron se nuk gjykon legjitimitetin e UÇK-së dhe se përgjegjësia penale është personale. Por në paragrafët 79–86, arsyetimi përfshin komunikatat, policinë ushtarake, shërbimin e zbulimit, emërimet dhe veprimtarinë në territorin e kontrolluar nga UÇK-ja.

Shqyrtimi i strukturave mund të jetë i nevojshëm për të provuar përgjegjësinë individuale. Nuk është vetvetiu tejkalim kompetence. Megjithatë, gjykata duhet të tregojë me saktësi se si provohet kontributi dhe qëllimi i secilit të akuzuar, duke shmangur kalimin nga veprimet e personave të caktuar në fajësimin e përgjithshëm të një organizate. Pasojat historike dhe politike të një formulimi të gjerë nuk zhduken vetëm sepse hyrja e dokumentit përjashton gjykimin e UÇK-së.

Pyetja e dytë është edhe më e drejtpërdrejtë. Në paragrafin 99, përmbledhja identifikon shtatë persona të tjerë si pjesëmarrës në qëllimin kriminal të përbashkët, duke shtuar se ndaj tyre nuk është bërë konstatim fajësie dhe se gëzojnë prezumimin e pafajësisë. Këta persona nuk janë të akuzuar në këtë proces.

Kjo rezervë duhet vlerësuar përballë përmbajtjes konkrete të konstatimeve. A mund të ruhet plotësisht prezumimi i pafajësisë kur një vendim publik i atribuon dikujt marrëveshje për një qëllim kriminal, pa e gjykuar atë si palë? Përgjigjja kërkon analizë të arsyetimit të plotë dhe të standardeve për mbrojtjen e personave të tretë. As emërtimi i Ndërmarrjes së Përbashkët Kriminale, as një rezervë formale nuk e heqin këtë detyrim.

Pyetja e tretë lidhet me kufijtë kohorë dhe lëndorë. Neni 7 i ligjit të vitit 2015 përcakton periudhën nga 1 janari 1998 deri më 31 dhjetor 2000. Paragrafi 79 i përmbledhjes përdor sulmet dhe komunikatat e paraluftës në arsyetimin për qëllimin kriminal të përbashkët. Duhet përcaktuar cilat ngjarje i paraprijnë vitit 1998 dhe çfarë funksioni juridik u është dhënë. Provat e mëhershme mund të ndihmojnë në shpjegimin e kontekstit ose qëllimit; ato nuk mund të shërbejnë për dënimin e veprave jashtë juridiksionit kohor.

Po aq rëndësi ka kërkesa e nenit 6 për lidhjen e krimeve me raportin e Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Kjo lidhje duhet shpjeguar juridikisht për akuzat konkrete. Mungesa e akuzave për trafikim organesh nuk provon vetvetiu mungesën e juridiksionit, sepse raporti trajton edhe pretendime të tjera. Por as përmendja e përgjithshme e raportit nuk duhet të zëvendësojë arsyetimin për kufijtë e mandatit.

Ka edhe të dhëna që e kufizojnë kritikën dhe që duhet të thuhen. Gjykata i shpalli të akuzuarit të pafajshëm për krimet kundër njerëzimit dhe përjashtoi nga cilësimi si krime lufte incidentet që filluan pas përfundimit të konfliktit të identifikuar prej saj. Në paragrafin 80, ajo dallon objektivat nga mjetet kriminale, ndërsa në paragrafin 93 thotë se krijimi i zonave operative dhe njësive nuk ishte në vetvete kriminal. Prandaj nuk është e saktë të pretendohet se dokumenti e shpall pavarësinë e Kosovës qëllim kriminal.

Argumenti më i rëndësishëm institucional gjendet te raporti paraprak i Bar Human Rights Committee të Anglisë dhe Uellsit, i përgatitur në prill 2026. Në paragrafët 210 dhe 214–215, autorët kritikojnë trajtimin e parimit të ligjshmërisë në planin vendor, zbatimin e ligjit penal më të favorshëm dhe prirjen për ta trajtuar Specialen si mekanizëm të shkëputur nga kuadri kushtetues i Kosovës.

Raporti ngre gjithashtu shqetësime për paanshmërinë, barazinë e palëve, marrjen në pyetje nga gjykatësit, përkthimin dhe paraburgimin. Ai nuk është vendim detyrues dhe nuk shpall përfundimisht shkelje në të gjitha këto fusha. Por jep një bazë të dokumentuar për kontroll të pavarur. Institucionet nuk mund t’i trajtojnë këto shqetësime si të parëndësishme.

Këtu merr kuptim mbrojtja e sovranitetit juridik: sigurimi që pushteti i ushtruar në emër të Republikës të mbetet brenda autorizimit kushtetues dhe të respektojë të drejtat që Republika garanton. Neni 162 e vendos Specialen brenda sistemit të drejtësisë së Kosovës dhe e detyron të respektojë mbrojtjet e kapitullit II. Autonomia funksionale nuk e heq këtë detyrim.

Institucionet e Kosovës duhet të përgatisin një dosje të përbashkët shtetërore, me dispozitat, pjesët e aktgjykimit të plotë dhe argumentet konkrete për çdo tejkalim të pretenduar. Duhet të kërkojnë monitorim të pavarur, masa për korrigjimin e mangësive të provuara dhe një proces me partnerët për kufizimin e mekanizmit dhe përfundimin e mandatit të tij. Shqyrtimi shtetëror nuk duhet të ndërhyjë në vendimmarrjen për fajësinë individuale; ankesat kundër aktgjykimit u takojnë organeve gjyqësore kompetente.

Përfundimi i mandatit kërkon rrugë kushtetuese dhe respektim të detyrimeve ndërkombëtare. Një rezolutë parlamentare nuk e mbyll automatikisht gjykatën. Ndryshimi kushtetues kërkon shumicat e posaçme të nenit 144 dhe kontrollin paraprak për të drejtat themelore. Vendimi i Dhomës Kushtetuese të Specializuar i 26 nëntorit 2020 e lidh vazhdimin e mandatit me njoftimin për përfundimin e tij nga Këshilli i Bashkimit Evropian. Këto pengesa duhet të trajtohen në propozimin juridik dhe diplomatik.

Miqve amerikanë dhe partnerëve të tjerë duhet t’u kërkojmë një shqyrtim mbi prova dhe një zgjidhje që respekton Kosovën si republikë. Përgjegjësia ndaj viktimave duhet të ruhet edhe gjatë çdo reforme ose përfundimi të mekanizmit, përmes mbrojtjes së dëshmitarëve, ruajtjes së provave dhe trajtimit të ligjshëm të çështjeve të mbetura.

Kosova duhet të veprojë tani. Të kërkojë kufij të zbatueshëm, kontroll kushtetues efektiv dhe një rrugë të ligjshme drejt përfundimit të Speciales. Sovraniteti i Republikës mbrohet kur institucionet e saj marrin përgjegjësi për pushtetin që ushtrohet në emrin e saj.

Filed Under: Komente

Nga bashkitë e mëdha te territoret e zbrazëta: A po e thellon reforma territoriale shpopullimin e Shqipërisë?

October 9, 2026 by s p

Prof.dr. Pal Nikolli/

Reforma territoriale nuk është thjesht një çështje e ndarjes së hartës administrative të vendit. Ajo është, në thelb, një çështje e organizimit të jetës së njerëzve në territor, e shpërndarjes së shërbimeve publike, e mundësive ekonomike, e lidhjes së qendrave me periferitë dhe, mbi të gjitha, e së ardhmes demografike të Shqipërisë. Për këtë arsye, çdo vendim për zvogëlimin ose rritjen e numrit të bashkive duhet të gjykohet jo vetëm nga pikëpamja e eficiencës administrative, por edhe nga pasojat që ai prodhon mbi popullsinë dhe territorin.

Në vitin 2014, Shqipëria ndërmori reformën territoriale – administrative që e reduktoi numrin e njësive të qeverisjes vendore nga 373 në 61 bashki. Argumenti kryesor ishte krijimi i njësive më të mëdha, me më shumë kapacitete financiare, administrative dhe profesionale, të afta për të ofruar më mirë shërbimet publike dhe për të realizuar investime më të mëdha. Në aspektin formal, logjika ishte e kuptueshme: bashkitë e vogla kishin shpesh të ardhura të pamjaftueshme, administrata të dobëta dhe kapacitete të kufizuara.

Por një reformë territoriale nuk duhet të vlerësohet vetëm nga madhësia e administratës. Ajo duhet të vlerësohet edhe nga ajo që ndodh me territorin pas reformës.

Dhe këtu shfaqet një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë së pas vitit 2014: shpopullimi masiv i shumë zonave malore dhe periferike.

Natyrisht, do të ishte metodologjikisht e pasaktë të thuhej se reforma e vitit 2014 është shkaku i vetëm i këtij shpopullimi. Emigracioni, rënia e lindshmërisë, papunësia, varfëria, mungesa e infrastrukturës, përqendrimi ekonomik në ultësirën perëndimore dhe tërheqja e popullsisë drejt Tiranës, Durrësit dhe qyteteve të tjera më të mëdha kanë qenë faktorë të fuqishëm. Por po aq e rëndësishme është të shqyrtohet nëse mënyra se si u organizua territori pas vitit 2014 e përforcoi këtë prirje apo e frenoi atë.

Në shumë zona malore, bashkimi administrativ nuk u shoqërua me një strategji të posaçme për mbajtjen e popullsisë. Përkundrazi, në një numër rastesh, qendra e re administrative u largua fizikisht nga banorët e njësive të mëparshme. Fshatra dhe qyteza që më parë kishin një administratë, shërbime dhe një identitet institucional më të drejtpërdrejtë u shndërruan në periferi të një territori shumë më të madh.

Kjo krijoi një paradoks të rëndësishëm: territori administrativ u zgjerua, por funksionaliteti i shumë qendrave të vogla u dobësua.

Kur mbyllet ose dobësohet një shërbim, kur një zyrë administrative zhvendoset, kur një shkollë humbet nxënësit, kur qendra shëndetësore nuk ka më kapacitetin e mëparshëm, kur transporti publik bëhet i rrallë dhe kur investimet përqendrohen në qendrën e bashkisë, banori i zonës periferike fillon të ndiejë se shteti po largohet prej tij. Dhe kur shteti largohet nga territori, shumë njerëz fillojnë të largohen edhe nga territori.

Kështu shfaqet një mekanizëm i rrezikshëm:

pakësimi i popullsisë sjell pakësimin e shërbimeve; pakësimi i shërbimeve sjell largimin e mëtejshëm të popullsisë; largimi i popullsisë ul aktivitetin ekonomik; rënia ekonomike prodhon një valë të re emigrimi dhe migrimi të brendshëm. Ky është një rreth vicioz.

Zona malore shqiptare e ka përjetuar këtë proces në mënyrë veçanërisht të fortë. Mirdita, Dibra, Kukësi, Puka, Hasi, Tropoja, Mati, Skrapari, Gramshi, Librazhdi, Korça malore dhe shumë zona të tjera kanë humbur pjesë të konsiderueshme të popullsisë. Në disa prej tyre, problemi nuk është më thjesht emigrimi i individëve; është zbrazja strukturore e territorit.

Në këtë pikë duhet të bëjmë një dallim themelor: një territor mund të jetë administrativisht i madh dhe demografikisht i vdekur.

Kjo është pikërisht arsyeja përse nuk mund të mjaftohemi me argumentin se një numër më i vogël bashkish sjell automatikisht një administrim më të mirë.

Nëse sot diskutohet kalimi nga 61 në 46 bashki, mësimi i vitit 2014 duhet të jetë i qartë: nuk mund të përsëritet një reformë që mat suksesin e saj me numrin e njësive administrative, pa matur njëkohësisht pasojat demografike, sociale dhe territoriale të saj.

Një bashki prej mijëra kilometrash katrorë mund të jetë efiçiente në letër, por nëse një banor i një fshati malor duhet të udhëtojë një ose dy orë për të marrë një shërbim bazë, atëherë kemi krijuar një problem të ri. Afërsia administrative nuk është luks. Është pjesë e cilësisë së qeverisjes.

Prandaj, pyetja nuk duhet të jetë vetëm sa bashki i duhen Shqipërisë, por edhe sa qendra lokale duhet të mbahen funksionale brenda këtyre bashkive.

Këtu qëndron një nga dobësitë kryesore të konceptit mekanik të reformës territoriale: ajo rrezikon të ngatërrojë administrimin e territorit me zhvillimin e territorit.

Administrimi mund të centralizohet. Zhvillimi nuk mund të centralizohet pafundësisht.

Nëse çdo rrugë, shkollë, qendër shëndetësore, investim, aktivitet ekonomik dhe shërbim përqendrohet në një qendër të madhe, atëherë periferia bëhet gjithnjë e më pak e banueshme. Dhe një territor që nuk është i banueshëm nuk mund të konsiderohet i zhvilluar, pavarësisht sa moderne është administrata që e drejton atë.

Rasti i Mirditës është veçanërisht domethënës. Një territor i gjerë malor, me histori të fortë të vendbanimeve, me burime natyrore, trashëgimi kulturore, potencial turistik dhe një strukturë të pasur të vendbanimeve tradicionale, ka përjetuar një tkurrje shumë të fortë demografike. Nëse ky proces shikohet vetëm si një problem statistikor, nuk kuptohet thelbi i tij. Pas çdo shifre fshihet një shkollë që ka më pak nxënës, një familje që largohet, një shtëpi që mbyllet, një biznes që nuk mbijeton, një rrugë që përdoret gjithnjë e më pak dhe një komunitet që humbet vitalitetin.

Prandaj, reforma territoriale duhet të jetë edhe politikë kundër shpopullimit.

Nuk mjafton që bashkia e re të ketë një buxhet më të madh. Ajo duhet të ketë një detyrim të matshëm për të ruajtur jetën në të gjithë territorin e saj. Duhet të ketë politika të diferencuara për zonat malore, periferike dhe të thella. Duhet të ketë investime prioritare në infrastrukturë, internet, transport, arsim, shëndetësi, bujqësi, pyje, turizëm natyror, ekonomi lokale dhe shërbime digjitale.

Në të kundërt, rrezikojmë të krijojmë një Shqipëri me bashki më të mëdha dhe me territore më të zbrazëta. Kjo do të ishte një fitore administrative, por një humbje demografike.

Në fakt, një reformë territoriale moderne duhet të mbështetet mbi parimin se qytetari duhet të jetë në qendër të hartës dhe jo administrata. Harta administrative është instrument; territori i banuar është qëllimi.

Kjo do të thotë se përpara çdo bashkimi të ri duhet të bëhet një analizë serioze gjeografike dhe demografike: sa banorë ka zona, sa kanë humbur gjatë dekadës së fundit, sa është migrimi neto, sa është distanca nga qendra administrative, sa janë vendet e punës, sa janë shkollat, qendrat shëndetësore, rrugët, transporti, shërbimet publike dhe potencialet ekonomike.

Nëse një bashkim i ri administrativ i përkeqëson këta tregues, ai nuk mund të konsiderohet automatikisht reformë e suksesshme.

Madje duhet shkuar edhe më tej: çdo reformë territoriale duhet të ketë një vlerësim të ndikimit demografik, ashtu siç bëhet vlerësimi i ndikimit financiar, ekonomik ose mjedisor të politikave publike.

Sepse sot Shqipëria nuk ka thjesht problemin e numrit të bashkive. Shqipëria ka problemin e numrit të njerëzve që po largohen nga bashkitë, nga qytetet, nga fshatrat dhe nga territori. Dhe kjo është një çështje shumë më e madhe se administrimi vendor.

Nëse reforma e vitit 2014 uli numrin e bashkive nga 373 në 61, por nuk arriti të ndalojë zbrazjen e shumë zonave malore, reforma e re nuk duhet të nisë duke supozuar se më pak bashki do të thotë domosdoshmërisht më shumë zhvillim. Mund të jetë e kundërta, nëse nuk shoqërohet me një politikë të fuqishme territoriale dhe demografike.

Prandaj, përballë kalimit të mundshëm nga 61 në 46 bashki, duhet të bëjmë një pyetje shumë më serioze se ajo administrative: A po e riorganizojmë Shqipërinë për ta bërë administrimin më efikas, apo po rrezikojmë të krijojmë një hartë administrative më të thjeshtë mbi një territor gjithnjë e më të zbrazët? Sepse një shtet nuk është vetëm territori që administron. Është edhe popullsia që arrin të mbajë në atë territor. Dhe nëse reforma territoriale nuk arrin të mbajë njerëzit në vendin e tyre, atëherë ekziston rreziku që pas disa vitesh të kemi bashki më të mëdha, por Shqipëri më të vogël. Kjo do të ishte kontradikta më e madhe e reformës territoriale: të bashkojmë territoret për të forcuar administrimin, ndërsa humbasim njerëzit që u japin këtyre territoreve kuptim, jetë dhe të ardhme.

Filed Under: Komente

How the United States Could Reduce a 40 Trillion Dollar Debt

October 8, 2026 by s p

A twenty year framework based on growth fiscal discipline and a more honest national balance sheet.

By Kolec Ndoja | October 2026

The United States has crossed a psychologically important threshold. Federal debt now exceeds $40 trillion. The number is alarming, but the country does not need to produce a $40 trillion check. The practical task is to stop debt from growing faster than the economy and then hold that discipline long enough for the debt burden to fall relative to national income.

A twenty year model using current Treasury figures and Congressional Budget Office assumptions shows that this can be done. It also shows how demanding the solution would be. Economic growth is essential, but growth alone does not solve the problem. The decisive requirement is a sustained federal surplus before interest payments, maintained through several administrations and economic cycles.

What the 40 trillion dollar number means

As of October 6, 2026, the Treasury reported $40.27 trillion of total federal debt. Of that amount, $32.44 trillion was held by the public. The remaining $7.83 trillion consisted largely of obligations held within the government, including Treasury securities held by federal trust funds.

These measures answer different questions. Debt held by the public is the measure most closely tied to financial markets, interest costs and the federal government’s demand for private savings. Gross federal debt includes intragovernmental obligations and corresponds more closely to the headline figure reported in the news. A credible national plan should show both. Reaching 50 percent of GDP for publicly held debt is substantially easier than reaching 50 percent for total debt.

The country also has assets. The federal government reported $6.06 trillion of assets and $47.78 trillion of liabilities on its September 30, 2025 balance sheet. Those figures include cash, loans receivable, buildings, equipment, inventories and investments. They do not include a reliable market valuation for all federal land, mineral rights, spectrum, natural resources or future taxing capacity. Nor should those items be assigned a convenient multitrillion dollar value without a legal and financial review.

Growth helps but does not eliminate the deficit

The basic arithmetic is straightforward. If nominal GDP grows faster than debt, the debt ratio falls. In the model, 3 percent real growth and roughly 2 percent growth in the overall price level produce nominal GDP growth of about 5.1 percent a year. Under that assumption, nominal GDP rises from approximately $31.9 trillion in 2026 to $85.6 trillion in 2046.

That growth rate creates room to reduce the burden, but only if the government controls annual borrowing. A balanced primary budget means that revenues cover spending other than interest. It does not freeze the debt. Interest still has to be paid, and if it is financed through new borrowing, the debt continues to rise.

The Congressional Budget Office projects a 2026 federal deficit of about $1.85 trillion, including approximately $1.04 trillion of net interest. The primary deficit is therefore about $814 billion. Before the nation can reduce debt, it must first close that operating gap and then generate enough of a primary surplus to cover interest and retire principal.

What the twenty year model shows

The model tests four paths. It holds the starting revenue share near 17.5 percent of GDP and does not assume an increase in ordinary income tax rates. The results are feasibility tests, not official forecasts or scored legislation.

Policy path

Public debt in 2046

Total debt in 2046

Continued primary deficits

149.7% of GDP

161.2% of GDP

Primary surplus rising to 2.0% of GDP

64.8% of GDP

73.9% of GDP

Primary surplus rising to 3.3% of GDP

49.5% of GDP

58.7% of GDP

Primary surplus rising to 4.1% of GDP

40.1% of GDP

49.2% of GDP

The difference between the third and fourth paths is important. A primary surplus of 3.3 percent of GDP is sufficient to push debt held by the public just below 50 percent of GDP by 2046. It does not bring total debt below 50 percent. Reaching the stricter target requires a primary surplus of roughly 4.1 percent of GDP by 2036 and maintaining it for the following decade.

If revenues remain near 17.5 percent of GDP, a 4.1 percent primary surplus limits noninterest spending to approximately 13.4 percent of GDP. By comparison, CBO projects mandatory and discretionary spending before interest at roughly 20 percent of GDP in 2026. The model therefore describes a major fiscal reordering, even without an increase in ordinary income tax rates.

The target is also sensitive to the economic assumptions. If the government’s effective interest cost rises from 4 percent to 5 percent, total debt remains near 65 percent of GDP in 2046. If real growth averages 2 percent instead of 3 percent, total debt remains near 67 percent. No responsible plan should promise that favorable growth and interest rates will always arrive on schedule.

What a workable program would require

The adjustment would have to be gradual because an abrupt fiscal contraction could reduce investment, employment and growth. The first phase should stop the primary deficit from widening. The second should reach primary balance by approximately 2032. The third should build a sustained surplus through 2036 and preserve it until the debt ratio has clearly declined.

Most of the long term arithmetic lies in Social Security, Medicare, other health programs and interest. Discretionary spending matters, but it cannot carry the entire adjustment. Reform would have to protect current retirees and lower income households while changing benefits, eligibility, health care incentives and contributions gradually for younger and higher income participants.

Congress would also need to examine subsidies and tax expenditures that function like spending but receive less annual scrutiny. A plan that avoids higher ordinary income tax rates would still need to preserve federal receipts as a share of the economy. That could involve broader tax bases, improved compliance, consumption or user based revenue, and the removal of provisions that produce weak economic benefits. The model does not choose among those options. It shows the combined fiscal result that the policies must deliver.

Growth policy is part of the fiscal program. Faster productivity growth lowers the required adjustment and improves living standards at the same time. Energy abundance, permitting reform, housing supply, capital investment, artificial intelligence, advanced manufacturing and a larger productive labor force can help. Their budgetary value should be measured conservatively. Congress should not spend projected growth gains before they appear in actual receipts.

The limited role of a national wealth fund

A national wealth fund could improve how the government manages commercial assets. It could consolidate selected rights and investments, impose professional governance and dedicate distributions to the debt. But transferring an existing federal asset into a fund does not create new national wealth. The transfer also may remove royalties, interest or other income that Treasury already receives.

The model tests a hypothetical $500 billion asset transfer. It assumes a 6 percent gross return, 0.3 percent annual operating cost, a 3 percent yield that Treasury gives up on the transferred assets, and distributions beginning in 2032. By 2046, the fund grows to about $1.01 trillion and pays roughly $28 billion a year to Treasury. Yet it makes almost no improvement in the cash debt ratio over this horizon because its distributions are offset by forgone Treasury income and retained earnings inside the fund.

This does not make the fund useless. It may improve the government’s net financial position and the management of public assets. It does mean that a fund cannot substitute for budget reform. Borrowing money to capitalize it would be especially questionable unless expected returns clearly exceeded the government’s financing cost after risk and expenses.

A national balance sheet must remain honest

The federal government should publish a more complete national balance sheet alongside the budget. That balance sheet should identify financial assets, physical assets, commercial rights, contingent liabilities and long term fiscal commitments. It should keep future tax capacity separate from assets that can actually be sold or produce cash. It should also distinguish public wealth from private American wealth, which the federal government does not own.

The 2025 Financial Report estimates that the present value of noninterest spending exceeds receipts by $79.6 trillion over 75 years under current policy. That figure should not simply be added to reported liabilities because the accounting categories overlap in important ways. It is nonetheless a warning that the annual budget problem extends well beyond the existing Treasury debt.

The real constraint is political continuity

The arithmetic works only if the policy survives elections, recessions and emergencies. A twenty year program therefore needs institutional rules that are strong enough to guide Congress but flexible enough to respond to war or severe recession. One possible rule would limit ordinary spending growth to less than nominal GDP growth until debt reaches a stated threshold. Any emergency exception should require a recorded vote, a defined cost and a plan to return to the fiscal path.

The public should receive one annual statement showing the primary balance, interest expense, debt held by the public, total debt, debt relative to GDP, federal assets and any wealth fund results. Transparent measurements would make it harder to claim progress by changing definitions or moving obligations outside the headline budget.

The United States can reduce the burden of a $40 trillion debt over twenty years. The credible route is narrower than it first appears. It requires growth near the upper end of recent long term experience, primary balance within about six years, a large and sustained primary surplus thereafter, and restraint that continues after the immediate political crisis has passed. A national wealth fund can support the effort, but fiscal discipline must do the principal work.

Sources:

United States Treasury Fiscal Data Debt to the Penny

Congressional Budget Office The Budget and Economic Outlook 2026 to 2036

Bureau of Economic Analysis Gross Domestic Product

United States Treasury Financial Report Balance Sheets for 2025 and 2024

United States Treasury Financial Report Results in Brief

Government Accountability Office Americas Fiscal Future

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 512
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • MOTRA JENA, SHOQE S’JENA!
  • Drita është pas derës së mbyllur. Çelësi i derës jemi ne!
  • BALTA QË DUHET TA DUAM
  • Arbëria Digital Fest 2026: Tri ditë takimesh për të ndërtuar të ardhmen e Arbërisë përmes kulturës, inovacionit dhe bashkëpunimit ndërkombëtar
  • FINAL COUNTDOWN
  • FILATELIA SHQIPTARE NË VITIN 2026: ARRITJE TEMATIKE DHE SFIDA NË ZBATIMIN E PROGRAMIT TË EMETIMEVE
  • Një shans ideal për Shqipërinë…
  • 3 nëntor 1443 – Gjergj Kastrioti-Skënderbeu kthehet në atdhe për të rizgjuar Arbërinë dhe për ta rikthyer në historinë e Evropës
  • Çështja e Adriatikut: Qendrimi i Presidentit Wilson kur fati i Shqipërisë u bë pjesë e pazarit
  • U ZHVILLUA NË NEW YORK FESTIVALI XXXIV SHQIPTAR, DEDIKUAR GJUHËS SHQIPE
  • “Nën hijen e blinit”, u promovua në New York vepra poetike e studiuesit Hamid Alaj
  • I urge all Americans to go out there and exercise the most important democratic right: TO VOTE
  • VATRA, FAN NOLI, WOODROW WILSON DHE JOHN F. KENNEDY – MIQËSIA SHQIPTARO-AMERIKANE QË NDIKOI NË FATIN E SHQIPËRISË
  • Anglezi Sir John of Newport dhe Skënderbeu
  • Connecting Campuses, Communities and Generations – Dr. Albina Balidemaj on RIT Kosovo’s Future

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT