• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ZËRI IM, SHKODRA IME

November 5, 2025 by s p

Kur kënga flet më shumë se fjala, në zemër të Amerikës

Nga Ramazan Çeka/

Në Long Island, New York, atë mbrëmje ishte vetë Shkodra, e mbledhur në një zemër që rrihte me ritmin e këngës, artit dhe dashurisë. Në një skenë ku muzika shqiptare triumfoi me dinjitet e ndjenjë, komuniteti shqiptar i New York-ut pati privilegjin të ndjekë udhën e një zëri që lindi në Shkodrën e bukur, nën hijen e kalasë së Rozafës, në djepin e artit e të kulturës shqiptare. Në qytetin që mësoi të dashurojë përmes këngës dhe që u rrit me kaltërsinë e Bunës e të Liqenit.

Një qytet që jeton sot në çdo zemër që di të dëgjojë. Ky është një zë që vjen nga Shkodra e artit, e humorit, e dritës, nga një qytet ku edhe heshtja këndon. Zëri i një djali që dikur këndonte me sytë plot ëndërr, e që sot na rikthen në vendin ku fillon muzika. Atë natë, ai zë rrëfeu dashuri, kujtime dhe pranvera malli. Një mbrëmje që foli me zemër.

Nderi dhe kënaqësia për ta prezantuar e moderuar këtë koncert recital me zërin e mrekullueshëm të një këngëtari të ri, që solli shpirtin e këngës shkodrane para publikut, i takuan gazetares së njohur dhe moderatores së komunitetit shqiptar të New York-ut, Kozeta Turishta, e cila solli elegancën dhe emocionin e një nate të veçantë. Këngëtari Ilsi Ademi, mes emocioneve të sinqerta, u shpreh i lumtur që recitalin e tij të parë e prezantonte Kozeta. Sepse ajo e di ç’do të thotë “me dashtë me këngë”.

Nga “Gjeniu i Vogël” në zemër të Amerikës

Dikur, një djalë i vogël dilte për herë të parë në skenën e festivalit “Gjeniu i Vogël”. Sot, ai këndon në një recital në zemrën e Amerikës, por emocioni i parë, asht po ai. Ilsi kujtoi: “Kisha frikë, por sapo nisa me këndu, e kuptova se aty ndihesha si në shtëpi. Kënga u ba streha ime.” E ajo strehë e solli deri këtu, para publikut artëdashës të New York-ut. Ilsin e duan për ndjesinë, për zërin, për shpirtin. Sepse në fillim të çdo rruge ka një ndjenjë, një sy që të ndal, një kujtim që s’të le i qetë. Në fillim ka një Shkodër, një dashni, një vajzë me sy të zi.

E atë natë, ajo ndjenjë u rikthye në çdo notë.

Fillimi i magjisë – Kolazhi i parë

Le t’i japim dorën kujtimit, le të kthehemi në ato rrugica ku zani i parë i Ilisit mbante mallin dhe dritën e Shkodrës.

Magjia nisi me një kolazh këngësh që sikur përshkruan vetë rrugëtimin e tij artistik:

“O moj ti me sytë e zi”, “Për mu paska ken kismet”, “E kujtoj atë takim”, “Shkodra ime, të jam falë.”

Një nisje me një përqafim mes këngës, që i hapi rrugë emocioneve të mbrëmjes.

Rrugëtim që s’ka mbarim

Ka njerëz që lindin për të ndjekur një rrugë, e ka të tjerë që lindin për ta bërë rrugën vetë.

Ilsi Ademi është një prej tyre.

Nga bankat e shkollës së artit në Shkodër e deri te skena e madhe e Amerikës, ai ka ndërtuar me zërin e vet një urë që lidh brezat.

Nga “Gjeniu i Vogël” te “X Factor”, nga “Maj Fest” te “Kënga Magjike”, ai ka bartur gjithmonë me vete një shkëndijë, atë të shpirtit që këndon.

Kolazhi i dytë – Kur hareja bëhet këngë

Në buzëqeshjen e Ilisit ka dritë që ngroh; në zërin e tij, një hare që s’të le të rrish ulur.

Moderatorja Kozeta Turishta, mes duartrokitjeve, prezantoi kolazhin e dytë:

“Kaçurrelat”, “Lule t’bukra sjell pranvera” dhe “Shend e verë”, një mozaik ndjenjash ku muzika vallëzoi me gëzimin.

Në këtë mbrëmje të veçantë, këngët u bashkuan me miqësi e dashuri.

Në skenë u ngjit edhe Fiorela Miria, me këngën “Margjelo”, një përshëndetje e ëmbël për kolegun.

Më pas, ajo dhe Ilsi sollën një duet plot ëmbëlsi: “Bulqizake.”

Moderatorja, me elegancën që e karakterizon, shtoi:

“Nata jonë e bukur s’ka për t’u mbyllur pa miq! Sepse çdo koncert i bukur ka nevojë për surpriza.”

Tinguj që nuk harrohen

Një tjetër moment i veçantë erdhi me tingujt magjikë të Klajdi Cërrikut në fizarmonikë, që solli frymën e rinisë që s’ka frikë nga ëndrra.

Kozeta Turishta theksoi se ndoshta është hera e parë që në këtë skenë organizohet një recital me një këngëtar kaq të ri në moshë e karrierë.

Ajo falënderoi ekipin e prapaskenës, realizuesit e skenografisë, fonisë, ndriçimit, libretit dhe regjisë artistike, që i dhanë këtij eventi shpirtin e duhur.

Kolazhi i tretë – Kënga si kujtim

Në çdo interpretim të Ilisit ka një Shkodër që rri e qesh, një dashuri që s’e harrojnë vitet.

Ai që luajti James Belushin, që u shndërrua në priftin e “Katedrales së Parisit”, që këndoi me Classic Boys dhe solli në jetë një shekull muzike, është më shumë se këngëtar: është rrëfim në ecje.

Sepse për Ilsin, çdo festival, çdo mikrofon, është një shtëpi ku hyn zbathë, me shpirtin në duar.

Në kolazhin e tretë u ngjitën perlë pas perle këngët:

“Kënga e dallëndyshes”, “Taksirat që m’ka xan mu”, “Ky marak”, “M’ka shku mendja me u feju”, “Bishtalecat palë e palë.”

Publiku e priti me dashuri e duartrokitje, sepse Ilsi i përcolli perlat e këngës popullore shkodrane me shpirt e respekt.

Pas tij qëndronte një formacion orkestral i përkryer, garanci suksesi.

Kolazhi i katërt – Kur fjala hesht, kënga flet

Ilsi Ademi është vazhduesi i brezit të dytë të këngës qytetare shkodrane.

Në çdo interpretim ka përulësi, një ndjesi të thellë, sikur zëri i tij të përshëndesë çdo kujtim, çdo mall për rrënjët.

Nga Qendra Kulturore “Pjetër Gaci” e “Lulebore”, nga “Ahengu Shkodran” te “Best 10 North”, ai ka kënduar me shpirt e respekt për rrënjët e veta.

Kolazhi i katërt solli një tjetër stinë të shpirtit:

“Sytë e tu”, “Pranverë në Prishtinë” dhe “Fshatarja ime”, këngë që s’këndohen vetëm me zë, por me shpirt; dashuri që s’thuhet me fjalë, por me muzikë.

Një fund që s’ishte fund

Në mbyllje, moderatorja brilante Kozeta Turishta, e emocionuar, ftoi të gjithë artistët në skenë dhe me zë të mbushur me krenari, tha:

Shkodra ka folur sonte!

Me zërin e Ilisit, me dashurinë e publikut, me dritën e atdheut që s’shuhet kurrë!

Faleminderit, Amerikë!

Faleminderit, New York!

Faleminderit, Shkodër!

Publiku u ngrit në këmbë në duartrokitje të gjata.

Sepse kënga nuk është zanat, është frymë, është mënyra më e bukur për të falënderuar jetën.

Atë natë, Ilsi Ademi i dhuroi Shkodrës, New York-ut dhe gjithë spektatorëve një kujtim të ri, një natë që s’do të harrohet.

Sepse për të, Shkodra nuk është vetëm vendlindje.

Është frymë, është udhërrëfim.

E sa herë që këndon, ai e ndien sikur Shkodra i pëshpërit:

“Mos më harro!”

Dhe ai nuk e ka harruar. As nuk do ta harrojë.

Ka njerëz që ikin nga vendlindja për të gjetur botën. Por ka edhe të tjerë që shkojnë nëpër botë për ta sjellë vendlindjen me vete.

Ilsi e ka sjellë Shkodrën me zë.

E atë natë, ajo foli përmes tij.

May be an image of violin, trumpet and clarinet

See insights and ads

Boost post

All reactions:

1616

Filed Under: Komunitet

Kënaqësi e veçantë takimi me James Rubin

October 31, 2025 by s p

Dr. Elmi Berisha/

Në cilësine e Presidentit të Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA”, mora pjesë në aktivitetin e organizuar për grumbullimin e fondeve për American University of Kosova – AUK, i shoqëruar nga vajza ime Teuta Berisha, shprehem gadishmërinë tonë për të japur kontributin e nevojshëm për këtë institucion të rëndësishëm të arsimit të lartë në Kosovë.

Në këtë aktivitet në mesin e shumë personaliteteve të komunitetit shqiptar dhe amerikan, ishte edhe z. James Rubin, ish Ndihmëssekretari i shtetit i SHBA-së për çështjet publike në administratën Klinton, me të cilin diskutuam rreth aktualitetit politik në Kosovë dhe u pajtuam që spektri politik në Kosovë duhet të krijojë frymë bashkëpunimi, mirëkuptimi dhe padyshim të bëjë veprimet e nevojshme që sa më parë të formohen institucionet e reja të shtetit të Kosovës.

Filed Under: Komunitet

ALBANIAN FLAG DAY PARADE + CELEBRATION

October 30, 2025 by s p

Albanian American Club of Westchester/

This November, we proudly celebrate Albanian pride, culture, and community at the Albanian Flag Day Parade and After Parade Celebration!

Bring your family, friends, and Albanian spirit as we fill the streets of Eastchester with red and black in honor of our national flag and heritage. The parade is free and open to everyone, so we encourage all to come out and cheer!

🗓 Parade:

Sunday, November 23, 2025

Start Time: 11:30 AM

📍 Eastchester Public Library – 11 Oakridge Place, Eastchester, NY

Following the parade, we’ll continue the festivities at our After Parade Celebration, featuring performances from our Culture Camp kids, delicious food and drinks, music, and fun activities for all ages.

🎉 After Parade Celebration:

Location: Mulino’s Lake Isle – 660 White Plains Rd, Eastchester, NY

Start Time: 1:00 PM

💰 $30 per person (AACW Members) | $40 per person (Non-Members)

Space is limited — reserve your spot early!

👉 Tickets Available on Eventbrite!

or send payment via Zelle to home@albanianamericanclub.com

Let’s come together to honor our flag, our culture, and our community!

Filed Under: Komunitet

Shfaqje artistike në zemër të Manhatanit

October 27, 2025 by s p

Nga Mimoza Dajçi/

Dje ndoqa nga afër performancën live të artistëve të njohur shqiptarë Mira Konçi dhe Faton Macula, i ftuar special ishte violinisti i talentuar Arenc Leka. Ky spektakël artistik u mbajt në “Producers  Club”, në Manhattan, me pronar veprimtarin e palodhur Alfred Tollja, i cili dyert e “Teatrit” i mban kurdoherë hapur për artistët shqiptarë. 

Me një repertor të zgjedhur artistik me këngë shqiptare dhe amerikane Mira Konçi, Faton Macula dhe Arenc Leka mbajtën për dy orë rrjesht nën emocione të bukura artëdashësit shqiptarë dhe të huaj, pjesëmarrës në sallë.

Këngët me tematikë patriotike kushtuar heroit tonë kombëtar Adem Jashari, këngët për Çamërinë dhe emigracionin, si plagë të shoqërisë sonë, prekën thellë zemrat e te pranishmëve, dikush u përlot aq, sa edhe lot pamë në sytë e tyre. Artistja Mira Konçi me zërin, elegancën dhe paraqitjen skenike tërhiqte syrin dhe veshin e spektatorit, të cilët nuk i pushuan për asnjë çast duartrokitjet.

Kitaristi me famë botërore, i muzikës Jazz Faton Macula, i cili ka filluar të merret me muzikë që në moshën 8 vjeçare nga i ati i tij, sëbashku me këngëtaren Mira Konçi përbëjnë një duet simpatik dhe ftohen në shumë evente të rëndësishme të komunitetit shqiptarë në Amerikë. 

Mes performancës së tyre të mrekullueshme dhe pjesëmarrësve pati biseda të këndshme e me sens humori. Violinisti Arenc Leka duke vlerësuar performancën live të Mira Konçit dhe Faton Maculës, tha se këta artistë të dashur për komunitetin tonë nuk duhet të ndalen, por të mbushin auditoret muzikore me pjesëmarrjen e artëdashësve shqiptarë kudo ndodhen për zërin dhe repertorin e tyre të pasur. 

Filed Under: Komunitet

Festivali i 33-të Shqiptar në New York, fjala e Famullitarit të Kishës “Zoja e Shkodrës” Dom Pjetër Popaj

October 27, 2025 by s p

Mirëmbrëma dhe mirëserdhët në Festivalin e 33-të Shqiptar, organizuar nga Qendra “Nana Tereze” e kishës sonë, Zoja e Shkodrës, në Hartsdale, Nju Jork. Përshëndetje me respekt të veçantë të të ftuarve tanë të nderuar duke filluar nga klerikët, politikanët dhe përfaqësuesit e organizatave të ndryshme.

Viti pas viti mblidhemi në këtë festival për të promovuar, ruajtur dhe kultivuar traditën, kulturën dhe gjuhën tonë shqipe të shprehur bukur në këngë dhe valle nga të gjitha trevat e ndryshme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Këto festivale nuk do të egzistonin pa ndihmë dhe dedikimin e komisionit organizativ që gjithëherë i bëjnë festivalet me sukses.

Shumica e artistëve në këtë mbrëmje janë lindur këtu në Amerikë. E veçanta është se ata e duan të jenë pjesë e këtij festivali dhe janë të përgatitur me përkushtim. Kjo tregon dashurinë e tyre që janë shqiptarë. Gjithashtu kemi ftuar këngëtarë profesionistë të shquar nga Veriu, Qendra dhe Jugu i Shqipërisë.

Le të shijojmë së bashku programin dhe të kalojmë momentet e bukura duke e përkrahur me mbështjetjen dhe praninë tonë. Ju urojmë një mbrëmje të këndshme. Zoti ju bekoftë.

Foto: M.GJ

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 17
  • 18
  • 19
  • 20
  • 21
  • …
  • 397
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU BASHKOI SHQIPTARËT E AMERIKËS NË BRONX, NEW YORK
  • Në ditën ndërkombëtare të shtypit…
  • Në ditën e lindjes kujtojmë baron Franz Nopcsa, paleontologun dhe gjeologun e shquar, një nga figurat më të mëdha të albanologjisë
  • Gazetaria si ndëshkim publik…
  • Disa qasje hermeneutike dhe fenomenologjike ndaj tekstit poetit të Martin Camajt
  • Kongresmenët Amerikanë Paraqesin Rezolutë për Vazhdimin e Pranisë Ushtarake të SHBA-ve në Kosovë
  • Helmi virtual
  • Vatra u prit në Selinë e Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK
  • SKËNDERBEU NDËRMJET BARLETIT DHE ZANOVIQ-IT: NGA HISTORIOGRAFI HUMANISTE NË MODEL KONCEPTUAL ILUMINIST
  • Patronimet kolektive me -aj , si identitet shqiptar i Malësisë së Madhe
  • Ledia Xhoga Captivates at Fan Noli’s Virtual Cultural Event
  • Congressman Keith Self Introduces Resolution Supporting the Integration of Kosovo into NATO
  • NJË MOMENT I RI GJEOSTRATEGJIK DHE NJË HAP I RI NË ARKITEKTURËN EURO-ATLANTIKE TË SIGURISË
  • Me virtuozen Alda Dizdarin në zemër të Londrës
  • Kur një masakër bëhet gjenocid? Reçaku, Panariti, Tivari dhe Çamëria në dritën e së drejtës ndërkombëtare

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT