• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosova dhe Franca thellojnë bashkëpunimin bilateral

July 7, 2020 by dgreca

Paris, 7 korrik 2020- Pas takimit në Elysee, ku ishte pritur nga Presidenti francez Emmanuel Macron, Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti i ka nënshkruar sot pasdite në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Francës dy marrëveshje bilaterale Kosovë-Francë.


Nga pala franceze marrëveshjet u nënshkruan nga Sekretari i Përgjithshëm në MPJ, Francois Delattre.
Njëra marrëveshje e mundëson zhvillimin e aktiviteteve në Kosovë të Agjencisë franceze për zhvillim, kurse tjetra e lejon punësimin e anëtarëve të familjeve të diplomatëve.
Me këtë marrëveshje vendosen bazat e bashkëpunimit mes Qeverisë së Kosovës dhe Bankës Franceze për Zhvillim në sektorët si energjia, shëndetësia, sektori i ujit, teknologjia digjitale, trajnimi profesional etj.
Përveç mbështetjes që Franca i jep Kosovës nëpërmjet Bashkimit Evropian, këto dy marrëveshje shënojnë thellim konkret të marrëdhënieve bilaterale në mes dy vendeve.
Qeveria e Kosovës dhe ajo e Francës janë duke përgatitur një numër marrëveshjesh, të cilat dëshmojnë kualitetin e shkëlqyeshëm të marrëdhënieve dypalëshe.

Filed Under: Politike Tagged With: Behlul Jashari, dy marrveshje, Hoti, Ministria e Jashtme

Hoti dhe Vuçiqi më 12 korrik, dialog me ndërmjetësimin e BE-së

July 6, 2020 by dgreca

Dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, do të rinisë më 12 korrik.

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka konfirmuar të hënën, se kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të takohen në raundin e ri të bisedimeve.

“Mund të konfirmoj se më 12 korrik, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq do të vijnë në Bruksel për dialog. Mikpritës i këtij samiti do të jetë Përfaqësuesi i lartë i BE-së, Josep Borrell në prani të të dërguarit të posaçëm për dialog, Miroslav Lajçak”, tha ai.

Stano në një konferencë për media shtoi se me këtë takim shënohet rifillimi i dialogut për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë dhe në të do të diskutohen “të gjithë çështjet e hapura”.

Sipas zëdhënësit Stano, ky takim në Bruksel, ka për qëllim që të çojë përpara punën për marrëveshjen gjithëpërfshirëse për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Filed Under: Politike Tagged With: dialog BE, Hoti, Vucic

Ministri i Shëndetësisë së Kosovës: Të flasin ekspertët jo politika…

July 6, 2020 by dgreca

ZEMAJ: Çdo dyshim për viktimat të sqarohet, por të flasin ekspertët jo politika/

Përballë pretendimeve se disa nga dhjetëra viktimat që u raportuan në fundjavë vdiqën nga mos-furnizimi i mjaftueshëm me oksigjen, ministri i Shëndetësisë së Kosovës, kërkon që të mos krijohet konfuzion, pasi siç u shpreh ai mjekët kanë bërë me përgjegjësi punën e tyre.

Në një intervistë me gazetaren Bruna Çifligu në Euronews Albania, Armend Zemaj tha se dyshimet duhet të sqarohen, por që situata nuk duhet të përdoret politikisht.

“Raportet paraprake tregojnë se mjekët e kanë bërë punën me nder dhe përgjegjësi ndërsa për çështjet teknike t’ia lëmë ekspertëve, çdo dyshim duhet të sqarohet dhe të mos krijojmë konfuzion pasi me rritjen e të infektuarve bilanci i keq me vdekjet fatkeqësisht mbase po përdoret dhe për luftë politike,” – u shpreh ministri teksa tregoi se gjendja është e njëjtë si në javët e shkuara.

Ministri i Shëndetësisë tha se kapacitetet vëzhguese janë shtuar me rreth 200 profesionistë shëndetësor shtesë dhe e konsideroi situatën “nën kontroll”.

“Unë e kam autorizuar stafin që të decentralizoi shërbimin dhe të mos ngarkohet Prishtina, por njerëz që trajtojnë të sëmurët e COVID-19 të ketë dhe në rajone,” – tha Zemaj duke shtuar se situata e trashëguar e problemeve në sistemin e shëndetësisë e ka bërë më të dukshëm këtë problematikë nën pandemi.

Rastet në rritje të viktimave shtynë qeverinë e Avdullah Hotit të vendoste sërish masa kufizuese.

Në Prishtinë, Ferizaj, Prizren dhe Vushtri, nga ora 21:00 deri në orën 05:00 do të kufizohet lëvizja, ndërsa në qytetet e tjera do të ndalohen rreptësisht shërbimet dhe aktivitetet në mjedise të mbyllura.

Gazetarja Çifligu i tha ministrit se masa kufizuese vendosi edhe qeveria e Albin Kurtit, por sipas ministrit Zemaj ato ishin anti-kushtetuese pasi ligji nuk parashikon aplikim të këtyre masave në rang kombëtar, por vetëm në zona të veçanta.

I pyetur nëse është menduar mbyllja e kufirit me Shqipërinë, Zemaj iu shmang përgjigjes direkte, por tha se shqyrtimin e mbylljes së kufirit nuk ka qenë pjesë e vendimeve të fundit.

Zemaj tregoi se mbetet në komunikim me homologët e tij në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoni të Veriut dhe tha se Prishtina zyrtare e sheh me vëmendje situatën që zhvillohet në këto vende dhe do të shqyrtojë në vazhdimësi çdo vendim të mundshëm.

Vetëm në dy ditët e fundjavës 10 mijë qytetarë të Kosovës kaluan kufirin, ndërsa 17 pacientë me COVID-19 humbën jetën.

Prej muajit mars, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë kryer rreth 25 mijë teste, nga ku janë diagnostikuar diçka më shumë se 3,500 të infektuar.

Nga totali i të infektuarve rreth 1,900 jan ë sh eruar, 1,500 mbeten mbart ës teksa 75 kanë vdekur. Në raport me popullsinë, në Kosovë tashmë regjistrohen 42 vdekje me COVID-19 për çdo 1 milionë banorë.

***

Covid-19 në Kosovë, 17 viktima në fundjavë, rikthehen masat, mbyllen lokalet e restorantet pas orës 21

Fundjava që lamë pas ka qenë tronditëse për Kosovën, pasi në vetëm 48 orë autoritetet shëndetësore raportuan vdekjen e 17 pacientëve me COVID-19.

Nga të afërmit e të paktën 4 viktimave, ka pasur pretendime se vdekja e tyre mund të ketë ardhur nga mos-furnizimi mjaftueshëm me oksigjen. Nga autoritetet është garantuar se rastet do të hetohen.

Kjo ka bërë që kryeministri Avdullah Hoti në bashkëpunim me autoritetet shëndetësore të rikthejnë masat parandaluese, duke mbyllur lokalet e natës apo dhe restorantet, pas orës 21:00.

Gjithashtu Hoti premtoi rrijen e testeve dhe kryerjen e tyre në spoitale private. Vetëm në 24 orët e fundit janë shënuar 152 raste të reja.

Prej muajit mars, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë kryer rreth 25 mijë teste, nga ku janë diagnostikuar diçka më shumë se 3,500 të infektuar.

Nga totali i të infektuarve rreth 1,900 jan ë sh eruar, 1,500 mbeten mbart ës teksa 75 kanë vdekur. Në raport me popullsinë, në Kosovë tashmë regjistrohen 42 vdekje me COVID-19 për çdo 1 milionë banorë.(EN)

Filed Under: Politike Tagged With: Jo politikka, Ministri Zemaj, te flasin ekspertet

ISHTE KOHË E LAVDISË KOMBËTARE, JO E KRIMINELËVE

July 6, 2020 by dgreca

GJENERAL KUDUSI LAMA PËR UÇK: ISHTE KOHË E LAVDISË KOMBËTARE, JO E KRIMINELËVE/

…..kur flasin gjeneralët e ushtrisë,politika dhe aq më keq propaganda antikombëtare duhet të mbyllë gojën…!

Përgatiti: Skënder Karaçica/

Gjenerali i ushtrisë shqiptare Kudusi Lama ka folë për luftën e UÇK-së për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës

Gjenerali i Ushtrisë Shqiptare,Kudusi Lama,në një inervistë në RTK ka folur gjërësisht dhe me kompetencë të doktrinës së ushtrisë dhe të luftës,që kanë bërë djelmenia shqiptare e UÇK-së për Lirinë dhe Pavarësinë e Kosovës.

Ajo kohë,thotë gjenerali shqiptar,ishte koha e lavdisë kombëtare shqiptare!

Për kohën dhe zhurmën që po bëhet ndaj skenarëve dhe të sajimeve të shërbimeve të fshehta dhe të korpusit të falangës ushtarako-policore të Serbisë fashiste ndaj Kosovës dhe UÇK-së në Gjykatën Speciale në Hagë,gjenerali shqiptar Kudusi Lama me shkronja të mëdha,thotë para opinionit të gjerë ndërkombëtar:

,,NUK KA QENË KOHË KRIMINELËSH,,!

Ndaj,është tipar kombëtar dhe qytetërim se kur flasin gjeneralët e ushtrisë,politika dhe aq më keq propaganda antikombëtare duhet të mbyllë gojën…!

Faleminderit Gjeneral i Ushtrisë Shqiptare,Kudusi Lama,për fjalën në kohën e Motit  për Kombin Shqiptar dhe për Kosovën!

Çikago,korrik të motit 2020

Filed Under: Politike Tagged With: Gjeneral Kudusi Lama, uck

Kryeministri Hoti në Paris, nesër takon Presidentin Macron

July 6, 2020 by dgreca

KRYEMINISTRI I REPUBLIKES SE KOSOVES Z. AVDULLA HOTI/

Në 10 Korrik “samit virtual” mes Kosovës dhe Serbisë. Në 12 Korrik në Bruksel takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç/

PRISHTINË, 6 Korrik 2020-Gazeta DIELLI/ Kryeministri i Qeverisë së Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti do të udhëtojë sot për në Paris, ku nesër, në 7 Korrik 2020, do të takohet me Presidentin e Republikës së Francës, Emmanuel Macron.

“Pritja zyrtare që bëhet enkas për kryeministrin e Republikës së Kosovës në Pallatin Elize (Palais de l’Elysée) në Paris, Pallati presidencial i Francës, tregon kujdesin dhe përkushtimin e Presidentit Macron ndaj Kosovës dhe të ardhmes së saj euroatlantike.”, thekson njoftimi i dërguar nga Zyra e Kryeministrit kosovar.

Ndërsa media në Prishtinë sot njoftoi se, me “lehtësimin” e presidentit të Francës, Emmanuel Macron, dhe kancelares gjermane, Angela Merkel, të premten, më 10 korrik, do të zhvillohet një “samit virtual” mes Kosovës dhe Serbisë.

Dy ditë më vonë në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, që, sipas BE-së, do të shënojë edhe rifillimin e dialogut për normalizimin gjithpërfshirës të raporteve.

“Siç kemi premtuar se do të komunikojmë kur të kemi lajme, tani ka ardhur koha që ta konfirmojmë takimin e rinisjes së dialogut. Unë mund të konsideroj se më 12 korrik në Bruksel takohen kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Nikoqir i këtij takimi do të jetë përfaqësuesi i lartë i BE-së, Joseph Borrell, e i pranishëm është edhe i dërguari i posaçëm për dialog, Miroslav Lajçak”, ka thënë zëdhënësi i Komisionit Evropian, Peter Stano, citon Koha në raportimin e korrespondentit të saj.I pyetur se kush do të jetë nga ana e Kosovës në “samitin virtual” të Parisit, Stano ka thënë se për këtë duhet të pyeten organizatorët, e ajo është Zyra e Presidentit të Francës.

Filed Under: Politike Tagged With: Kryeministri Hoti, Macron, Paris

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 351
  • 352
  • 353
  • 354
  • 355
  • …
  • 672
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 𝗣𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶
  • Arbëreshët e Argjentinës – Një histori e dy emigrimeve dhe e mbijetesës së identitetit shqiptar
  • SKËNDERBEU, VASAL APO ALEAT I ALFONSIT TË ARAGONËS?
  • HIJESHIA LIGJËRIMORE DHE APOTEOZA E SHQIPTARISË NË KËNGËT E NIKOLLË NIKPRELAJT
  • LEGJITIMITETI DHE PUSHTETI
  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”
  • DEMOCRATS WON. BUT HAS DEMOCRACY?
  • MIHAL GRAMENO – ATDHETAR E KRIJUES AKTUAL
  • GJERGJ FISHTA – PERSONALITET I IDENTITETIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE
  • NDARJET ADMINISTRATIVE QË RREZIKOJNË COPËTIMIN E HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI
  • DY SHTETE, NJË HORIZONT KOMBËTAR: SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SFIDA E PËRGJEGJËSISË STRATEGJIKE
  • SHKRIMTARI SHQIPTAR PËRBALLË POLITIKAVE KULTURORE PËRÇMUESE
  • Kongresi i ri demokrat: Si do të kufizohet pushteti i Trumpit?
  • KUR NJË IDE BËHET INSTITUCION

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT