• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Ministrit Mehaj i rikonfirmohet nga znj. Cooper, mbështetja e plotë nga Departamenti Amerikan i Mbrojtjes

October 17, 2021 by s p


Dielli/


Në vazhdim të takimeve në Departamentin Amerikan të Mbrojtjes në Pentagon, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj me delegacionin e tij, u pritë edhe nga zv.Asistentja e Sekretarit të Mbrojtjes, znj. Laura Cooper dhe më pas në nivel të delegacioneve realizuan konsultimet bilaterale për çështjet e mbrojtjes. Me këtë rast, znj Cooper, ka shprehur konsideratat e larta për zhvillimet e suksesshme në fushën e mbrojtjes, duke falënderuar posaçërisht ministrin Mehaj për përkrahjen e forcave amerikane në procesin e akomodimit të refugjatëve afganë. Znj.Cooper në emër të Departamentit Amerikan të Mbrojtjes, konfirmoi përkrahjen për Kosovën, si partnere dhe eksportuese e paqes në nivelin global, të dëshmuar edhe me rastin e bashkë-zbarkimit në misionin paqeruajtës përkrah ushtrisë amerikane në Kuvajt, si dhe rolin e madh në nivelin rajonal.Nga ana e tij Ministri Mehaj, e falënderoi dhe i shprehu mirënjohjen e lartë znj Cooper, për përkrahjen e vazhdueshme dhe partneritetin e shkëlqyeshëm duke i shprehur gatishmërinë maksimale për thellimin e bashkëpunimit të mëtejmë, ndërveprueshmërinë ndërmjet FSK-së dhe Ushtrisë Amerikane, duke vënë theksin në ushtrimet e përbashkëta si dhe mundësitë për bashkë-zbarkime të reja në misione të përbashkëta me Ushtrinë Amerikane.Gjithashtu, Ministri Mehaj e ritheksoi ofertën e Kosovës për SHBA-në për krijimin e një baze të përhershme ushtarake në Kosovë, për të kontribuar njëkohësisht në rritjen e sigurisë dhe stabilitetit në nivelin rajonal.Ministri Mehaj me znj. Cooper u dakorduan bashkërisht për veprime konkrete sa i përket anëtarësimit në Partneritetin për Paqe, blerjeve ushtarake përmes FMS (Foreign Military Sale), avancimin e bashkëpunimit në fushën e mbrojtjes kibernetike, si dhe rritjen e pjesëmarrjes në misione dhe ushtrime të përbashkëta ndërmjet Ushtrisë Amerikane dhe FSK-së.“Tani na mbetet që të gjitha objektivat e përbashkët të angazhohemi t’i realizojmë bashkërisht, me besim e vullnet të plotë, përkushtim dhe angazhim vetëmohues, si dhe qeverisje të mirë dhe transparencë të plotë. Partneriteti me SHBA-në dhe mbështetja e pazëvendësueshme që më është konfirmuar është ngjarje historike për të ardhmen e sigurtë të vendit tonë dhe gjithë rajonit.” tha në fund ministri Mehaj.

Filed Under: Kronike Tagged With: Armend Mehaj

Ministri i Mbrojtjes i Kosovës vizitë zyrtare në SHBA

October 13, 2021 by s p

-Ministri Mehaj dhe gjeneral Rama vazhdojnë vizitën në ngjarje dhe takime të  suksesshme në SHBA/

PRISHTINË, 12 Tetor 2021-Gazeta DIELLI/ Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës, Armend Mehaj, i shoqëruar nga Komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant, Rrahman Rama, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku takohet me autoritetet më të larta të Departamentin të Mbrojtjes në Pentagon dhe në Departamentin e Shtetit. 

Gjithashtu, gjatë kësaj vizite njëjavore, ministri Mehaj do të takohet edhe me zyrtarë të lartë të Këshillit të  Sigurisë Kombëtare, Byrosë së Gardës Kombëtare Amerikane, Këshillit Atlantik, Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare, Agjencisë për Bashkëpunim të Sigurisë së Mbrojtjes. Më pas, ministri Mehaj do të marrë pjesë në Panairin e Shoqatës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara. 

Në përfundim të vizitës, ministri Mehaj do të takohet edhe me përfaqësuesit e shërbimit diplomatik të Republikës së Kosovës si dhe përfaqësuesit e komunitetit shqiptaro-amerikan, thekson njoftmi i dëruar dje nga Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës, e cila sot dërgoi edhe këtë kmunikatë: 

Ministri Mehaj dhe gjeneral Rama vazhdojnë vizitën në ngjarje dhe takime të  suksesshme në SHBA 

Gjatë vizitës që po zhvillon në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar me Komandantin e FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe pjesëtarët e tjerë të delegacionit, kanë marrë pjesë në ceremoninë e hapjes së Ekspozitës Vjetore të Shoqatës së Ushtrisë së Shteteve të Bashkuara (The Association of the United States Army ) – “AUSA 2021”. 

Ministri Mehaj dhe gjenral Rama, të cilët janë të ftuar zyrtarisht nga presidenti i AUSA-së, gjeneral Carter F. Ham, patën mundësinë të njihen me produktet e ekspozitës ushtarake dhe shumë prezantime të tjera të zhvillimit profesional, të ofruara nga liderë ushtarakë të Ushtrisë Amerikane dhe të Departamentin Amerikan të Mbrojtjes. 

Në po të njëjtën ditë, ministri Mehaj dhe gjeneral Rama nderuan dhe përkujtuan me respektin më të lartë, të gjithë ushtarakët amerikanë –dëshmorë të lirisë dhe paqes kudo në botë. 

Pas nderimit me kurorë lulesh pranë Varrit të Ushtarit të Panjohur në Varrezat Kombëtare në Arlington, ata vizituan edhe Muzeun e Kompleksit Memorial, ku ministri Mehaj dhuroi një replikë të helmetës iliro-dardane. 

Kjo helmetë u vendos në vend të rëndësishëm të Muzeut, si simbol i mirënjohjes, nderit dhe respektit të përjetshëm të kombit tonë për SHBA-në, kombin amerikan dhe ushtarët e saj. 

Në po të njëjtën ditë, ministri Mehaj së bashku me gjeneral Ramën, takuan  Drejtoreshën e Agjencisë së Bashkëpunimit të Sigurisë së Mbrojtjes të Departamentit të Mbrojtjes së SHBA-së, znj. Heidi Grant. 

Me znj. Grant ata vazhduan diskutimet e nisura nga takimi i fundit në Split, lidhur me format e thellimit të bashkëpunimit dhe zbatimit sa më të suksesshëm dhe efektiv të konceptit të blerjeve ushtarake, përmes Programit të Shitjeve të Jashtme Ushtarake të Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së. 

Ministri Mehaj dhe znj. Grant u pajtuan se bashkëpunimi midis SHBA-së dhe Republikës së Kosovës udhëhiqet nga vlera dhe interesa të përbashkëta, andaj theksuan se do të intensifikojnë edhe më shumë angazhimet në mënyrë që të përmbushen qëllimet e përbashkëta të mbrojtjes. 

Gjatë ditës së dytë të ekspozitës “AUSA 2021”, ministri Mehaj takoi edhe gjeneralin amerikan në pension Randal Dragon, drejtor i Kompanisë Këshilluese të Agjencitë Federale Civile dhe të Mbrojtjes (LMI). 

Me gjeneral Dragon ata diskutuan, përveç tjerash, edhe për prokurimin dhe blerjet ushtarake si dhe shkëmbyen  eksperiencat e ndërsjella lidhur me këto çështje. 

Filed Under: Uncategorized Tagged With: Armend Mehaj

MINISTRI I MBROJTJES SË KOSOVËS ARMEND MEHAJ DO VIZITOJË VATRËN MË 16 TETOR

October 12, 2021 by s p

Dielli

Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës z.Armend Mehaj do të kryejë një vizitë zyrtare në selinë qëndrore të Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra në New York me datë 16 Tetor 2021 ( e Shtunë) ora 11:00 am. Ministri i Mbrojtjes i Republikës së Kosovës z.Armend Mehaj dhe delegacioni që e shoqëron do të pritet nga autoritetet më të larta drejtuese të Vatrës, patriotë, veprimtarë, media, personalitete të diasporës dhe aktivistë kombëtarë. Me këtë rast përveç vatranëve ftohen edhe bashkatdhetarët shqiptarë në New York e më gjërë që të bëhen pjesë e këtij takimi vëllazëror.

Filed Under: Featured Tagged With: Armend Mehaj

Artikujt e fundit

  • ZBULOHET VULA E IPESHKVIT TË SAPËS PJETËR ZAHARISË NGA VITI 1422 NË HVAR TË KROACISË
  • LOGU I BJESHKËVE, TRADITË KULTURORE E HISTORIKE-SHEKULLORE E  KELMENDIT… 
  • ANTON MARKU, POETI I MBURRJES SONË LETRARE NË AUSTRI 
  • David Phillips, Analisti amerikan: Kosova të përgatitet, Serbia e ndikuar nga Rusia mund të provokojë me konflikt të armatosur
  • With the Opening of a Photo Exhibit at the Museum, Worcester Albanians Make History and More Discoveries
  • Dua Lipa Ambasadore Nderi e Republikës së Kosovës
  • Në ditëlindjen e Çabejt…
  • “BURGJET…” E DOM SIMON JUBANIT
  • Kryqi keqndjellës i Marilyn Monro
  • Propaganda…
  • FARI I ARBЁRISË
  • U promovua në Krajë “Veshja e nusënisë Krajane”
  • Nje pike e rendesishme referimi…
  • Ndrekë Luca…
  • DASHURIA MIDIS DËNIMIT DHE BESNIKËRISË?…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT