• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ÇESHTJA ÇAME KERKON DREJTESI, PAPULIAS MENDO PER GJYKIMIN E ZOTIT

November 4, 2013 by dgreca

NGA SHPETIM IDRIZI/

Përpara qindra mbështetësve, shqiptarë të Çamërisë dhe të gjitha trevave të tjera kombëtare, Shoqata “Çamëria” dhe PDIU zhvilloi një tubim paqësor me parrullat “Hiqni ligjin e luftës”, “Zgjidhni çështjen çame”, etj. Gjatë aktivitetit folën kryetari i Shoqatës “Çamëria”, z. Ardian Tana, ish kryetari Servet Mehmeti, deputeti Dashamir Tahiri dhe kryetari i PDIU, Shpëtim Idrizi. 
Fjala e plotë të z. Idrizi. 
Të dashur motra dhe vëllezër, 
Ne erdhëm në një shesh tjetër, sepse pala greke kishte frikë prej nesh. Por, ne jemi ata që kemi qenë gjithnjë, sepse gjaku nuk mohohet, etnia dhe kombi nuk mohohen. 
Ne jemi çamë, ne jemi shqiptarë kushdo qofshim, mysliman apo të krishterë, të rinj apo të vjetër. 
Protesta jonë në fakt nuk ishte kundër Papuliasit, por politikës greke, të cilën ai e ka përfaqësuar megjithëse me mënyra të buta. 
Protesta jonë është për të kujtuar se ne ekzistojmë, se çështja çame ekziston. Pala greke, që ka kërkuar largimin e protestës nga sheshi para Presidencës po bën si sturci. Ajo po fsheh kokën dhe duke future kokën në rërë, mendon se nuk sheh rritjen tonë, forcimin tonë. Protesta jonë është me drejtësi dhe vlerë, dinjitet dhe aspirat, humanitet dhe dlirësi, është për fqinjësinë e mirë, që vendoset vetëm mbi bazat e dinjitetit dhe reciprocitetit. 
Le të flasim pak për zotin Papulias: 
Është bashkëkombasi ynë, çam ortodoks dhe vetëm ai s’duhet të tregonte frikë prej nesh, sipas kompleksit të Makbethit që tregoi. Ai është dëshmimtar i gjallë i genocidit që është bërë mbi vëllezërit e tij të një gjaku. Ai e di mirë se, ne nuk kemi bashkëpunuar si komunitet me pushtuesit. 
Ai e di, sepse ka luftuar krah për krah me batalionin Çamëria. 
Ai e di, sepse ka patur mes komunitetit tonë miq dhe shokë të fëmijërisë, që janë vrarë, ose janë detyruar të ikin. 
Vallë pse miku i tij i fëmijërisë Fuat BoçI do të kishte ardhur në Shqipëri nëse në Greqi nuk do të kishte genocid? Pse ju, pse ne do të largoheshim nga tokat tona, nga vatrat tona, nga pasuritë tona, nga varet e të parëve tanë? 
Pse fshati i tij do ndërronte emrin nga Voshtina në Pogonian, nëse Greqia s’do të përpiqej të fshinte gjurmët e ekzistencës sonë në ato vise? 
Pse emri i tij është pak i ndryshëm nga emrat grekë? 
Po a mund të fshihen gjurmët tona në ato vise? A mund të fshihet lufta jonë kundër pushtuese, kundër genocidit? 
A mund të shkulen rrënjët e një populli? A mund të mohohet një popull thjesht dhe vetëm duke i vjedhur këngët e vallet 
Ju deklaroheni një mik për të hapur një epokë të re! Po pyetja ime është se deri tani çfarë epoke kishim? Çfarë është ky mik që vjen në shtëpinë tonë dhe i tregon të zotit të shtëpisë se çfarë duhet dhe çfarë nuk duhet të bëjë? 
Zoti Papulias ka premtuar 20 vjet më parë se çështja çame do trajtohej kur të mbylleshin plagët e së kaluarës. Por cilat plagë? Ne nuk dimë që komuniteti ynë të ketë krijuar plagë. E kundërta është e vërtetë: 5000 të vrarë, gra dhe fëmijë, 20 për qind e popullësisë e shfarrosur, 35 mijë të zhdukur, miliarda pasuri e grabitur, objekte kulti të shkatërruara. Për më tepër dua tí them z. Papulias se mbi shqiptarët e Çamërisë po vazhdon diskriminimi edhe sot dhe nuk mund të bëjnë sikur nuk e shohin: Nuk mund të jetë më kështu, nuk mund të vazhdojë më kështu. 
Ne donim që z. Papulias ta mbante fjalën e dhënë para 20 vjetësh. Që ai të bëhej autor i një zgjidhje historike. Nuk duhet të kalonte ylberin. 
Zgjidhja për çështjen çame është shumë e thjeshtë në pikëpamje ligjore. Ajo do ta qetësonte ndërgjegjen e vrarë të popullit grek dhe të presidentit Papulias që ndihet grek. Do të duhet të shfuqizohet ligji i luftës sepse ne nuk kemi bërë luftë me askënd. 
Do duhej që ligji i vitit 1981 për refugjatët e luftës, të zbatohej pa dallim, edhe për ata shtetas grekë me origjinë jogreke. 
Kjo do na jepte mundësinë të ktheheshim në tokat tona, të rifitonim shtetësinë, të drejtat e mohuara njëlloj si refugjatët e tjerë të luftës, të majtë, apo të djathtë qofshin. Zoti Papulias, duhet të keni frikë nga këlyshët e Agimit të Artë që mbajtët në parlament; këlyshët e Zervës ndaj të cilit luftuat në Luftën e Dytë Botërore dhe i mbajtët shumë gjatë në gji, dhe që tani doni t’I këpusni kokën. 
Komuniteti çam, ka përqafuar vlerat e demokracisë evropiane dhe jo nazizmin dhe fashizmin, si pasardhësit gjenetikë dhe politikë të kasapit Zervas. Nga ky vend, nga ky shesh, nga të gjithë sheshet e Shqipërisë dhe kudo ku jetojnë shqiptarët, ne i bëjmë një thirrje zotit Papulias: 
Luaj rolin e pajtuesit midis dy kombeve, për shkak të gjakut tënd. Bëj një vepër drejtësie për moshën që ke dhe historinë personale që përfaqëson. Mos u bëj bartës i kërkesave anakronike të segmenteve ekstremiste të shoqërisë ku sot je prijës, për detin, për kufijtë tokësorë, për gjoja të drejta të pronësisë së minoritetit grek, për varre ushtarësh. 
Si mund të pranosh këtë detyrë dhe në këtë moshë zoti Papulias, kur bashkëmoshatarët e tu çamë, që nuk hoqën dorë nga kombësia e tyre, sot dergjen pa varr në tokën ku ti linde? 
Nuk ka për ata as monumente, as varre, as kujtesë kolektive të shtetit grek. 
Zoti Papulias keni rastin historik t’iu bësh shërbimin më të madh dy kombeve të cilit i përket. Pajtimin e tyre që kalon nga zgjidhja e çështjes çame. 
Njeriu në moshën tuaj afrohet me Zotin. i kthehet të vërtetës dhe nuk i shmanget asaj. Ne nuk të kërkojmë më shumë z. President. Kujto Zotin e vërtetë dhe ktheju të vërtetës. Kujto fëmijërinë tënde, vrite mendjen: a e meritojnë bashkëkombasit e tu çame, fatin që i rezervoi armiku yt politik Zerva? A është evropiane të mohohet genocidi, masakra, feja, kombësia, pasuria, nderi i bashkëkombasve të tu? 
Nuk e dimë nëse do të vish prapë zoti Papulias. Por mendo për këtë që ne po të kërkojmë, mendo për gjyqin e historisë. Mendo për Gjykimin e Zotit. Mos ki frikë nga ne! Ne do të lutemi për ty: Zoti të Mëshiroftë! 
Çështja çame ekziston në varret tona, në kishat dhe xhamitë tona, në pasuritë tona, në këngët dhe vallet tona, në miqësinë tuaj me Fuatin dhe bashkëfshatarët e tjerë të Voshtinës, në luftën tuaj të përbashkët me Batalionin “Çamëria”. 
Ndaj mos u bëni i padrejtë në moshën tuaj zoti President. Mos i ktheni shpinën Zotit dhe të vërtetës! Zoti është një për shqiptarë dhe grekë, për myslimanë dhe të krishterë! 

Ndaj dua ti bëj thirrje presidentit, kryeministrit, kryetarit të Parlamentit, kryetarit të Opozitës që të kuptojnë se në ofiqet që kanë me sa duket nuk mund t’ju ofrojnë shqiptarëve shumë gjëra. Por ata duhet të paktën t’u japin dinjitet kombëtar! 

Rroftë Çamëria! 

Rroftë kombi shqiptar! 

Filed Under: Analiza Tagged With: ceshtja came, Papulias, Shpetim Idrizi

ÇËSHTJA ÇAME:NUK KA PERSE TE NA ÇUDISË QËNDRIMI I VENIZELLOS

October 15, 2013 by dgreca

ARTUR VREKAJ, Worcester, MA SHBA/

Veprimi diplomatik i qeverisë Shqiptare të Shqipërisë për njohjen e Çështjes Çame sapo ka filluar me dialogun ndërqeveritar në vizitën e ministrit të Jashtëm Grek Venizellos në Tiranë këtë javë.

Aspak nuk duhet të çuditemi me qëndrimin Grek të Venizellos në Tiranë për mosnjohjen e Çështjes Çame. I njohim mirë Grekët edhe pse kanë patur Shqiptarë në udhëheqje të shtetit që prej kryengritjes së përgjithshme për Pavarësinë e dhuruar nga Shqiptarët. Edhe pse që nga hapja e pikës së Kakavijës kemi patur rastin të komunikojmë me Shqiptarë që kanë qënë ministra të Jashtëm të Greqisë në më të shumtën e rasteve me Papulias ( sot President i Greqisë) apo Theodor Pangallos.

Kjo dramë ka filluar që më 1878. Atëherë e më pas më 1913 dhe 1919 lobimi për Çështjen e Jugut të Shqipërisë (vilajetin e Janinës-Çamërinë)  ishte në rend të ditës si sot.

Greqia tregoi muskujt në Tiranë ( sikundër edhe në Berlin dhe Paris më herët) edhe pse sot është më në hall se Shqiptarët e Ballkanit duke ditur se ka një borxh përmbi dy herë më të madh se ne ( Shqipëria dhe Kosova së bashku) bazuar në mbështjetjen historike të Europës dhe Rusisë.

Shqipëria amë duhet të qëndrojë e kthjellët, sepse ne jemi rreshtuar me shtete dhe kombe që janë kundër gjenocideve njerëzore ndaj nesh si komb, kundër padrejtësive shekullore që na janë bërë nga fqinjët e në veçanti Greqia ( për rastin në fjalë) që ka sot të grabitur padrejtësisht territorin më të madh të banuar nga Shqiptarë autotoktonë-Çamërinë.

Një vend anëtar i NATO-s kërcënon diplomatikisht se nuk kemi frikë ( Venizellos, 14 tetor 2013)! Edhe pse ende Greqia ka një ligj lufte në dëm të Shqipërisë dhe Çamërisë. Kjo ndodh edhe sepse BE dhe NATO nuk janë ndalur si duhet me Greqinë megjithë elementët neonazistë në Parlamentin Grek dhe thirrjet e tyre për luftë kundër Shqipërisë këtë verë.

Shqipëria me ministrin e Jashtëm Bushati nuk kërkoj ndryshime territoresh por Shqip vetëm të drejtën e njohjes së Çështjes Çame, të drejtën e pronësisë së Çamëve.

Grekët kanë ende oreks për territor Shqiptar dhe këtu mund të përmendim edhe piketat Greke në territorin Shqiptar me Varrezat Greke në Jug të Shqipërisë apo dhe miljet detare në det të hapur që i përket Shqipërisë.

Kjo situatë në dëm të sovranitetit të Shqipërisë gjatë këtyre 23 vjetëve u degradua me qëndrime antishqiptare jo vetëm të Athinës zyrtare, por edhe të Tiranës zyrtare.

Papërgjegjshmëria më e madhe e deputetëve Shqiptarë e në veçanti e Servet Pëllumbit, ish-kryetar Kuvendi si dhe e Jozefina Topallit, së fundi, treguan se sa kombëtarë janë këta përfaqësues të popullit tonë kur bie fjala për interesa kombëtare siç është votimi dhe botimi i Çështjes Çame në kohën e duhur.

Po mbushet një shekull nga masakrat Greke në Çamëri dhe Shqipërinë e Jugut dhe ende qëndrimi Grek nuk ka ndryshuar. Bile, me qeverisjet e mëparshme Shqiptare të 23 viteve të fundit është krijuar terren pro-Grek për më shumë influencë Greke në Tiranën zyrtare nga brenda.

Shqiptarët duhet të kuptojnë se Çështja Çame nuk është detyrë vetëm e diplomacisë Shqiptare të Tiranës, por e të gjithë faktorit Shqiptar të Ballkanit dhe Diasporës. Prandaj, lobimi në favor të njohjes ndërkombëtare të Çështjes Çame deri në arritjen e saj duhet të marrë përmasa reale pranë institucioneve ndërkombëtare si Parlamenti Europian, NATO, OKB, OSBE, si dhe Kongresi dhe Senati Amerikan.

Ashtu si një shekull më parë, Shqiptarët e Amerikës duhet të përbashkohen të lobojnë me çdo mënyrë sikundër bëri Noli, Konica për dy dekada apo dhe DioGuardi së fundi për një çerek shekull për të bërë të qartë në Kongres dhe Senat Çështjen Çame si pjesë e Çështjes Kombëtare Shqiptare.

Një peticion  me firmat e të gjithë Çamëve të Amerikës mund të ndihmojë si pjesë e një Dëshmie Historike për kalvarin e mundimeve gjatë Gjenocidit Grek të ushtruar mbi ta dhe familjet e tyre.

Po ashtu hartimi i një ProjektRezolute për Çështjen Çame dhe propozimi i saj për votim në Kongresin dhe Senatin Amerikan kërkon një bashkërendim për një lobim të fortë me të gjithë komunitetin Shqiptar e në veçanti me Lidhjen Qytetare të DioGuardit që ka dhënë tonin për Çlirimin dhe Pavarësinë e Kosovës siç ishte dhe rasti i Dëgjimit Historik në Kongres për Marrëveshjen Kosovë-Serbi në prill 2013.

Krijimi i një Grupi Ndërparlamentar me deputetë Shqiptarë të Ballkanit ( përfshi deputetët Çamë) do të jepte mundësinë e përmbushjes së një axhende më të plotë për një lobim më të përfaqësuar për njohjen e Çështjes Çame në Bashkimin Europian.

Dosja e Çështjes Çame do të udhëtojë drejt Strasburgut jo se na e tregoi rrugën Greqia por, sepse ne jemi të vendosur për të kërkuar të drejtën Çame me çdo mënyrë legjitime e demokratike.

Kjo do të tregojë edhe se sa demokratike është Europa, e cila duhet të kuptojë se kombi ynë nuk mund të nëpërkëmbet më.

Për çdo subjekt Shqiptar, partiak apo shtetëror apo dhe të Diasporës Çështja Çame sot le të jetë në rend të ditës për lobim. Le të përbashkohemi vëllazërisht.

 

Filed Under: Analiza Tagged With: artur vrekaj, ceshtja came, mos njohja, Venizellos

FRIKA NGA E VERTETA

October 14, 2013 by dgreca

Çamëria Shqiptare nuk është Fantazëm për të trembur  palikarët greke, aqë më pakë udhëheqesat e tyre. Ajo është një Krahinë e Banuar nga Shqiptarë që nga para historia, e shkruar dhe e njohur si e tillë edhe nga historianët e lashtë grekë/

Nga SALI BOLLATI/NEW YORK/

Kur ne, Shqiptarët me krenari të madhe po festonim 100 vjetorin e ngritjes se Flamurit Tonë Kombëtar nga Ismail Bej Qemali në Vlorën Historike; ndoshta pa dashur ose i entuziazmuar nga Ndjenja e lartë e Shqiptarizmës të shprehur anë e kënd , jo vetëm ne trojet etnike shqiptare, por në botën mbarë, që nga Amerika deri në Australi, kryeministri firmosi një pergamen(helbete,le të mbetemi edhe ne si faraonët e Egjiptit të lashtë?!)  Në atë pergamen, veç të tjerave shkruajti edhe emrin e Prevezës , një nga qytetet më jugore të Trungut Shqiptar, të banuar prej mijëra vjetësh nga Shqiptare Autoktone. Nuk shtoi asnjë gjë më tepër se sa I Nderuari At Gjergj Fishta, si edhe shumë intelektualë atdhetarë kanë kënduar para 100 vjetësh:

Po, por nesër, me ndihmë t’Zotit,

   Do ta bajmë prap Shqipni t’lirë

                            Prej Prevezet m’Leqe t’Hotit,

                            Prej Tivari në Manastir,

                            Edhe Flamuri Shqipnisë

                            Si flakë mnijet e Perendisë

                            Do t’valvitet në Kaçanik!

Pra nuk përmendi asgjë më shumë sesa disa nga emrat e vendbanimeve mijëra vjeçare të Shqiptarëve.Por jo për çudi, sa  u ndëgjua  emri  I Prevezës së Abedin Pashë Dinos -Çamit që më1879 me këmbënguljen Atdhetare dhe njohuritë Intelektuale I imponoi Kongresit të Berlinit të anullonnte vendimin e mëparshëm dhe Krahinën Shqiptare të Çamërisë me kryeqendër Janinën e Ali Pashë Tepelenës të mos e ndante nga Trojet e tjera Shqiptare ; atje në Athinë, ministrit të jashtëm grek, I cili kishte miratuar vajtjen në Tiranë për këtë 100 vjetor, I hyri frika në palcë( si palikar I vërtetë grek) dhe anulloi vizitën zyrtare??!

Kjo frikë e kishte ndjekur edhe presidentin grek më 2005, I cili megjithëse kishte hyrë pa u ndjerë në Shqipëri I mirepritur edhe nga Janullatosi, u tremb te takohej me Presidentin Shqiptar që e kishte ftuar, dhe ja mbathi vrapit për në Athinë. Atëhere nuk ishte përmendur asnjë emër, por meqenëse kishin dalur për  mirëseardhje  edhe Shqiptare të Çamerisë-pra edhe si qytetarë grekë të lindur atje; ai ju tremb edhe bashkëqytetarëve të vetë, (megjithëse shprehen se kemi “marëdhanie të shkëlqyera strategjike”), dhe duke shkelur edhe rregullat më elementare të protokolleve diplomatike, nuk pranoi të ulej në sofrën mikëpritëse të shtruar nga Presidenti Shqiptar??!

Çamëria Shqiptare nuk është Fantazëm për të trembur  palikarët greke, aqë më pakë udhëheqesat e tyre. Ajo është një Krahinë e Banuar nga Shqiptarë që nga para historia, e shkruar dhe e njohur si e tillë edhe nga historianët e lashtë grekë. Emri Çam-Çamëri është emri antik Thiamis-lumit të sotëm Kallama, trimat e sajë Boçarenjtë, Pronjatët, Çaparenjtë e shumë të tjerë janë emrat e prijësave dhe heronjve të kryengritjes greke te 1821, me gjuhën e tyre “gluhën e Perëndisë”,për çudi të madhe edhe të mbretit që I sollën gjermanët Greqisë, ishte gjuhë e Parlamentit te parë në Greqi. Në atë kohë gjithë Athina dhe fshatrat përqark dhe më shumë se gjysma e sipërfaqes së Greqisë së sotme banohej nga shqiptarë-Arvanitas dhe Çamë që flisnin gjuhën shqipe dhe jo greke.

Po të ndjekësh historianët e sotëm grekë si ata të edukuar në Amerikë prof. Stavrianos ose ata të universitetit të Athinës ose të stacionit televiz SKAY po të Athinës, do të mësojsh se grekët që banojnë në Greqinë e sotme nuk janë aspak pasardhës të grekëve të lashtësisë, bile ata krenoheshin me emrin Romei ashtu si edhe sot shqiptarët e krishterë në Çamëri e quajnë vehten Romei;grekët e sotëm janë krijesa të shartimeve të shqiptarëve-Arvanitasve, turqëve, sllavo maqedonasve, vllehëve dhe romëve.

Kur fuqitë europiane vendosën të krijonin një shtet grek më1831, pavarësisht se përfshinë një pjesë shumë të madhe të Shqiptarëve-Arvanitas që banonin në fshatin Athinë të asaj kohe , në ishujt dhe Peloponez; por krahinën e pastër shqiptare të Çamërisë nuk mundën ta ndajnë nga trojet e tjera shqiptare. Bile edhe kongresi I Berlinit, në sajë të kundërshtimeve por edhe të luftës se shqiptarëve, anulloi vendimin e mëparëshëm të tijë, duke mos ja  dhënë Krahinën e Çamërisë. Por dihet që “megalidea ose ma mirë megalomania greke vazhdoi përpjekjet dhe me mbështetjen prapë të atyre fuqive europiane, më 1913 e pushtoi  krahinën më jugore të  Shqipërisë.

Dhe për ta mbështetur edhe më tepër  këtë pushtim vazhduan të zgjerojnë “megalidenë” duke krijuar të ashtuquajtur “vorioepir”.Pra,simbas tyre jo vetëm Çamëria nuk është shqiptare, por edhe pjesa tjetër e jugut shqiptar është greke??!

Ketu duhen shikuar mirë perceptimet greke për kufijtë e sajë verior: 1.Greqia nuk e ka nënshkruar protokollin e Firences që përcakton kufirin verior te saje me Shqipërinë.

2.Greqia mban ende ne fuqi ligjin e luftës me Shqipërinë të 1940??

3.Jo vetëm organizata ekstreme por edhe funksionarë grekë në Shqipëri deklarojnë me paturpesi se pjesë ose krahina të tëra si Korça, Himara e tj. qenkan greke?!.

4.Deputetë kërkojnë nga parlamenti grek “pavarësinë” e të ashtuquajtur “VE

5.Me mbështetjen e qeverive të Tiranës, grekët kanë hapur shkolla edhe atje  ku nuk ka banuar asnjë grek

6.Me uzurpimin e Kishës Autoqefale Shqiptare nga një peshkop ose më qartë  nga një kryeambasador i greqëzimit të Shqipërisë, duke zhdukur me qëllim të gjitha gjurmët e shqiptarësisë(këtu e vlen për tu nënvizuar, se atdhetarët e  krishterë ortodoks shqiptare e ngriten KAOSH-in me të vetmin qëllim që të vlerësohen SHQIPTARE dhe jo grekë).

7. Me varrezat e ushtarëve pushtues në gjithë jugun e Shqipërisë

Dhe pa harruar tokat e bejlerve shqiptarë të dhëna ish argatëve ardhacakë grekë, atëhere del më se I qartë pretendimi I shprehur nga deputetë neofashistë grekë,  që asaj pakice greke të ushqyer me pensione mujore me të hollat e taksapaguesave europianë ti lind“e drejta” e autonomisë.??

Dhe të gjitha këto , në përputhje me kërkesat për integrimin e Shqipërisë në BE?!

Sepse sipas grekëve, megjithëse ata kanë mbetur “pa brekë” si lypësa të vërtetë, por edhe bukëshkalë, u lindka e drejta që ta rekomandojnë ose jo Shqipërinë për në BE??!.

Ketu nuk mund të harrohet se ashtu siç ishte Shqipëria në kohën e komunizmit (pa brekë, por në të vërtetë jo lypëse!) “fener ndriçues për botën” sot na del Greqia e pocaqisur, që ka brenda sajë jo vetëm neofashista por edhe komunista të rregjur, si rekomanduese??

Tamam,ashtu siç thotë me të drejtë populli ynë: “Dhi e zgjebosur, me bishtin përpjetë”.

Sot për herë të parë, në mes të Tiranes, Z.Ditmir Bushati, si minister i puneve te jashtme,me kjartësi e dinjitet të plotë por edhe si trashegimtar i Pashallareve Bushatllinje(ndoshta nuk e di,por në gjak e ka;para 200 vjetesh Bushatllinjtë, kishin ftuar per mësues dhe edukator të fëmijve të tyre Rilindasin e Madh Hasan Tahsinin nga Çamëria!); midis të tjerave i tregon Venizelosit:

Pyetja që shtrohet është paksa e tejkaluar, për faktin se sa na përket ne, ajo që njihet si Çështja Çame është pjesë e dosjes tonë me diplomacinë dhe sot sipas pikëpamjes tonë është momenti që realiteti të shihet në sy.

Të tejkalohen pengesat historike një nga një sepse duam të pasurojmë gamën e bashkëpunimit rajonal

Ndërsa , duke harruar frikën e nëndorit të kaluar,me fëtyrë të shëmtuarë e të ngërdheshur, tamam greke, zv/kryeministri e Ministër i jashtëm grek z.Venizelos, si dishepull i denjë i antishqiptarizmit, bërtet me zë të lartë se nuk e njeh Problemin Çam?!

More malakas(siç i thoni vehtes ju), nuk janë Shqiptarë vetëm muslimanët e Çamërisë që masakruat dhe dëbuat me dhunë, por edhe vëllezërit e tyre të krishterë Shqiptarë Çamë janë dhe Shqip flasin mes tyre dhe fëmijëve, ata e ndjejnë vehten shumë të përmallur kur takohen dhe flasin shqip me neve(them me neve Shqiptaro Çamë të Amerikës, se juve megjithese nuk e njihkeni Çamërinë, si e shpjegon o Venizelos që nuk i lejon Çamët e dëbuar që sot jetojnë në Shqipëri të shkojnë e të vizitojnë vendet ku kane lindur??! Dhe e quani vehten “demokrat” dhe Greqinë “djep demokracie”??

Më fal, por dua të kujtoj të hapesh dosjet e ministrise që përfaqëson dhe të shikojsh vizitën e të ngarkuarit të asaj ministrie me Ambasadorin Shqiptar z.Lik Seiti në Krahinën e Çamërisë më 5-9 qershor 1972.Këtu kryetari i Bashkisë së Gumenicës fliste Shqip dhe deklaroi se shumë fshatra  flasin shqip, aty mund të takosh plaka që flasin vetëm shqip, se nuk dinë greqisht

Në prefekturën e Prevezës,kishte mbi 40 fshatra që flisnin Shqip!!

Pra si u zhdukën ata mijëra vetë Shqiptarë Çamë dhe ju pohoni se nuk ka Çështje Çame??!

Ndërkombetarët, jo se nuk e kuptojnë, por duhet ti flasin qartë Greqisë ”europiane” që të meret me punët e veta  dhe në perputhje me të gjitha të drejtat e njohura nga legjislacionet ndërkombëtare, të pranojnë genocidin  e ushtruar ndaj popullësisë shqiptare të Çamërisë duke I njohur të drejtat e pronësisë shekullore dhe atë të identifikimit me shkolla dhe administratë ne gjuhën amtare shqip.

Këto kërkesa më se të drejta të përfshira në Rezolutën Çame paraqitur parlamentit Shqiptar , nuk kanë asgjë të përbashkët me nacionalizmin e përmendur, ato janë të drejta legjitime që I kanë njohur vetë fuqitë europiane. Dhe kur këto të drejta të pamohueshme neglizhohen, tu kërkohen autoriteteve greke ti zbatojnë. Në rast se jo Greqia e krijuar dhe e mbështetur gabimisht  prej këtyre fuqive europiane të largohet nga BE si edhe nga NATO.

Pra nuk është Greqia ajo që nevojitet të na rekomandoi Shqipërinë për në BE, ose Maqedoninë për në NATO, por duhet që ajo të dëbohet prej tyre si grindavece, dembele, lypse dhe bukëshkalë e Europës.

Këtë duhet ta kenë shumë të qartë edhe deputetët e Parlamentit Shqiptar. Ata në rast se e ndjejnë vehten si përfaqësuesa të popullit shqiptar, duhet ta ndjejnë edhe krenarinë e të qenit Shqiptar.

Dinjiteti Shqiptar vendoset kur kërkohen të Drejtat e shqiptarëve kudo ku i ka vendosur Zoti si në Kosovë,Mal të Zi, Çamëri, Dibër, Preshevë e Diasporë.

Dhe ta kenë shumë te qartë se Shqiptarët janë të zgjuar, puntorë të palodhur, nuk kanë qenë asnjëherë lypsa si fqinjët shovinista, jemi trima dhe krenarë si Shqiptarë. Këto cilësi , megjithëse me vonesë(jo per faj te popullit), po I tregojmë sot kudo ku na shpërndau padrejtësisht komunizmi enverian, me punen, veprat dhe dinjitetin tonë.

Sali Bollati,  New York, Tetor 14, 2013

Filed Under: Featured Tagged With: ceshtja came, Ditmir Bushati, Frike nga e verteta, minsitri i Jashtem, Sali bollati, Venizellos

VIZITA E VENIZELLOS NË TIRANË MES KUFIRIT DETAR DHE ÇËSHTJES ÇAME

October 9, 2013 by dgreca

*Marrëdhëniet me Greqinë, mes velenit dhe miqësisë/
* Një fjalë e urtë indiane thotë: Mos e shmang problemin, por ballafaqohu me të, përndryshe agonia do të zgjatet./
Nga Reis Çiço/
Pas vendosjes së demokracisë në vendin tonë, marrëdhëniet mes  Shqipërisë dhe Greqisë janë sjellë kurdoherë midis normales dhe anormales, rruga e këtyre marrëdhënieve ka qenë e vështirë dhe është
shoqëruar me turbulenca konstante.
 E gjithë kjo situatë ka ardhur si pasojë e ekzistencës së disaproblemeve midis palëve, që jo vetëm nuk janë zgjidhur, por kohë pas kohe, ato mahisen duke traumatizuar marrëdhëniet dypalëshe.
 Tashmë është njoftuar se më datë 14 Tetor, Tiranën do ta vizitojë ministri i Jashtëm grek, Venizellos. Axhenda e ministrit është bërë publike, dhe ajo përmban bisedime për çështjen e kufirit detar, do të
diskutohet për gazsjellësin TAP, dhe ndoshta Venizellos do të vendosë piketat e vizitës së ardhshme të presidentit Papulias, diku nga muaji nëntor në Tiranë.
 Udhëtimi i marrëdhënieve Shqipëri-Greqi është shoqëruar me incidente të vogla e të mëdha, një pjesë e mirë e të cilave ose nuk është zgjidhur, ose është gjetur një zgjidhje përcjellëse.
 Në nëntor të vitit 2005, u shënua një nga incidentet më të rënda diplomatike. Në atë kohë, Presidenti i Greqisë, Papulias po zhvillonte një vizitë zyrtare në Shqipëri, e cila do të mbyllej me një takim në
qytetin e Sarandës, me presidentin e asaj kohe, Alfred Moisiu.
Dhjetëra apo qindra njerëz në qytetin bregdetar nisën një protestë, e cila bëri që Presidenti grek të anulonte takimin me homologun e tij shqiptar, dhe të largohej drejt Greqisë, pa dhënë asnjë shpjegim.
Mos vallë z. Papulias nuk e dinte se protestat janë pjesë vitale e demokracisë? Mos vallë ai harroi se kur Athinën e vizitoi presidenti Klinton gjysma e kryeqytetit grek u dogj nga protestuesit? Natyrisht
ai i di të gjitha, por me Shqipërinë gjërat ndryshojnë, ndaj dhe presidenti grek ndërmori një hap arrogant dhe prepotent, sepse e dinte që reperkusionet diplomatike e më gjerë do të ishin zero, dhe ashtu
ndodhi. Asnjë reagim nga presidenca, qeveria, madje dhe media reagoi vakët. Një heshtje e çuditshme!
Rastet e përsëritura të incidenteve kanë evidentuar qartë dy qëndrime diametralisht të kundërta. Nga njëra anë prepotenca e Athinës zyrtare, dhe nga ana tjetër përulësia e Tiranës zyrtare.
Në vazhdën e incidenteve, vlen të evidentohet se deputetë të ndryshëm grekë, qoftë dhe të “Agimit të Artë”, me raste të përsëritura skandalesh në vendin tonë, jo vetëm nuk kanë problem për të hyrë në
Shqipëri, por dhe kur vijnë, në raste zgjedhjesh, apo ceremony përkujtimore, shpërthejnë në histerizma antishqiptare dhe largohen të qetë për t’u rikthyer përsëri. Ndërkohë që qeveria greke shpall person
non grata një gazetar shqiptar pse xhiroi disa sekuenca në fshatrat e Çamërisë, e kështu lista mund të zgjatet pafund.
Parë në një rend kronologjik, Athina zyrtare ka qenë dhe është këmbëngulëse në realizimin e objektivave dhe kërkesave të saj, sepse ajo i ka dominuar kurdoherë marrëdhëniet me Shqipërinë, për arsye shumë komplekse, që meritojnë një shtjellim të veçantë.
Çështja e kufirit detar me Shqipërinë është në krye të axhendës, dhe konfirmon se këmbëngulja greke për zgjidhjen e saj ka qenë dhe mbetet një konstante e pandryshuar. Është ky problem që realisht po bie në Tiranë ministrin e Jashtëm grek.
Në këtë sfond, me dritëhije të marrëdhënieve shqiptaro-greke, vizita e ministrit të Jashtëm Venizellos merr një rëndësi të veçantë dhe është interesante në disa aspekte.
1. Shqipëria udhëhiqet nga qeveria e re e majtë që doli nga zgjedhjet e 23 Qershorit.
2. Ministri grek do të diskutojë vetëm për kufirin detar, apo do ta zgjerojë gamën e bisedimeve, duke prekur çështje të tjera delikate që rrinë pezull në marrëdhëniet tona?
3. A do të jetë Venizellos, dialogues, sugjerues, apo imponues?
4. Nga ana tjetër, kjo vizitë është një test për qeverinë e re. Çfarë qëndrimi do të mbajë lidhur me kufirin detar, që Gjykata Kushtetuese e ka bllokuar?
5. Po çështjen Çame e të tjera, do t’i hedhin përfaqësuesit tanë në tryezën e bisedimeve?
Sigurisht, të gjitha këto pyetje do të marrin përgjigje kur vizita e z. Venizellos të përfundojë.
Çështje të trashëguara dhe çështje të reja që kanë lindur në marrëdhëniet Shqipëri-Greqi, Qeveria jonë nuk duhet t’i shmangë,përkundrazi t’i shtrojë ato për zgjidhje, duke u mbështetur mbi një dimension tjetër mendimi e veprimi, ku në themel të jenë Reciprociteti dhe Dinjiteti.
Nëse do të ketë vullnet nga palët, zgjidhjet aty janë, në të kundërt do të vazhdojmë të ecim mes velenit dhe miqësisë.

Filed Under: Analiza Tagged With: ceshtja came, kufiri dtear, reis Cico, vizita e Venizelos

Cështja çame, kërkon zgjidhje – jo heshtje dhe variante te reja

April 9, 2013 by dgreca

Nga GANI QARRI, Zvicer/

Nga lajmet e fundit të mediave, mësojmë se partitë politike shqiptare dhe deputetët e kuvendit të Shqipërisë, tentojnë që votimin e të vetmes Rezolutë çame ta ndryshojnë, t’i japin forma tjera alternative, apo edhe ta përdorin si kusur me pak vlerë, të ulët deri në poshtërim -për pazaret e tyre politike,pasi që primatin në orekset e pangopura të tyre e mbajnë ofertat për koalicione me partitë grekofile, nga të cila kanë frikë që në vendin e tyre dhe Kuvendin shqiptar ta përmendin apo mbështesin qoftë edhe një rezolutë të vetme për Çamërinë e cila nuk është pothuajse fare politike por më tepër kufizohet në pasurit e grabitura dhunshëm të çamëve që nga pushtimi dhe aneksimi gjenocidial i trojeve të tyre nga shteti dhe qeveria greke.

Madje,për aq më keq, politikanët më të fuqishëm shqiptar, kanë filluar të mos e trajtojnë seriozisht dhe as si duhet, kërkesën e përfaqësuesve çam, për votimin e Rezolutës së përgatitur e cila edhe ashtu nuk kërkon shumë në krahasim me atë që do të kërkonte cilido popull tjetër për pjesëtarët e tij, po tu kishte ndodhur një dhunë dhe gjenocid i ngjashëm si ai që përjetuan vëllezërit tanë shqiptarë të Çamërisë,nga ushtria e Napolon Zervës dhe andartëve kriminel grek.

Ndaj, edhe sjellja e deputetëve nuk është vetëm për keqardhje, dhe për çdo kritikë por edhe e dënueshme e cila duhet kundërshtuar nga të gjithë shqiptarët kudo me të gjitha mundësit që ata kanë, ngase ndaj çështjes së pazgjidhur çame, nuk guxon të mbahet një qëndrim kaq i pa përfillshëm i padrejtë dhe aspak kombëtar, nga politika e pa- dinjitetëshme që edhe në rate të tilla, guxon të luhet në Shqipëri.

Mbajtja e qëndrimeve si këto, për dhjetëra e dhjetëra vite kanë quar deri aty sa që Çështja çame dhe spastrimi etnik i shqiptarëve nga trojet e tyre stërgjyshore në Çamëri, të vendnumëroj,që nga koha kur ajo nisi me aq dhunë e trishtim. Madje,në mënyrë kaq të pa kuptueshme,pothuajse gati pahetueshëm dhe për shumë dekada,u heshtën pothuajse të gjitha masakrat dhe gjenocid i ushtruar grek mbi shqiptarët, të zhvilluara nga koha në kohë, sa herë që grekëve i`u dha rasti dhe mundësia jo vetëm në Çamëri por edhe në Shqipërinë e Jugut, për të shkaktuar tragjedi e gjakderdhje përmasash të mëdha dhe mbjellë vdekje pa kursim kudo që ata arritën në vendet ku frymohej shqip.

Kjo pazotësi e përsëritur e udhëheqësve shqiptar dhe politika e tyre e luajtur me dyshim e shpesh herë edhe me nuanca antikombëtare, ka bërë që çështja e dhembshme çame qysh nga nisja e shfryrjes gjenocidiale-greke, ndaj shqiptarëve të pa fajshëm dhe të pa mbrojtje në Çamëri, të mbetet pezull dhe e pazgjidhur, në asnjë formë as mundësi e lëre më sipas peshës që ka dhe mënyrës se si ajo do ta meritonte.

Problemi çam ,është problem etnik i cili si për nga numri i banorëve edhe për nga tokat e grabitura pa të drejtë nga grekët, përfaqëson rreth një të tretën e kombit shqiptar në Ballkan, ndaj kjo çështje e tërhequr zvarrë për rreth 100 vite, më në fund duhet të zgjidhet edhe politikisht ashtu siç edhe ka filluar që nga nisja e gjenocidit të planifikuar grek, për organizimin e spastrimit të tërësishëm të të gjithë shqiptarëve autokton nga Çamëria.

Fajtor për atë që u ndodhi shqiptarëve atje,nuk janë çamët e pa mbrojtur, por ata që lejuan spastrimin etnik të bashkëkombësve tanë nga vatrat e tyre stërgjyshore, i cili pa të drejtë, dhe me cinizëm të pa shpjeguar është shtyrë në heshtje-deri në ditët tona, ndaj Problemi çam kërkon ndërkombëtarizim dhe jo heshtje të mëtejme as anashkalim siç po tentohet edhe kësaj radhe, por internacionalizimin e tij – për zgjidhje të drejtë, sa më parë dhe me korrektësi.

Ata mjaft kanë vuajtur dhe keqtrajtuar,edhe nga vet shqiptarët duke mos u ofruar ndihmë sa duhet dhe kushtuar vëmendjen e merituar, ndaj është koha e fundit, që të drejtat e tyre njerëzore ,pronësore dhe kombëtare si të drejta të pamohueshme të çdo njeriu dhe pjesëtari të cilitdo komb,më në fund të organizohet me mbikëqyrje dhe mbrojtje ndërkombëtare, edhekthimi i shqiptarëve të pambrojtur çamë të shpërngulur me dhunë e terror … në vatrat e veta shekullore, në pasurinë dhe shtëpitë e grabitura me forcën e plumbit, shpatës dhe hanxharëve, duke ushtruar gjenocid të paparë ushtarako-kriminel,për shumë vite ndaj tyre.

Ndaj, çështja madhore çame, nuk guxon të kufizohet dhe përmbyllet në një rezolutë “famoze” vetëm për dëmshpërblim pasurie ,por duhet trajtuar si çështje e pazgjidhur kombëtare dhe ndërshtetërore me Greqinë, duke bërë së pari regjistrimin e detajuar dhe me kujdes të secilit të vrarë e të shpërngulur nga gjenocidi i ushtruar grek mbi ta dhe pasardhësve të mbijetuar, të cilëve me vendosjen në vatrat e veta, për fillim duhet tu ofrohet një autonomi politiko- territoriale e pastaj me referendum demokratik, t`u mundësohet deklarimi i lirë në mënyrë që të vendosin ata vet sipas dëshirës së tyre se cilit vend duan ti takojnë.

Qëndrimi agresiv dhe sjelljet cënuese të Greqisë e cila edhe pas rreth 70-vitesh të luftës me Italinë,në njërën anë mbanë në fuqi gjendjen e luftës me Shqipërinë, kurse në anën tjetër kërkon eshtra ushtarësh pushtues grek në tokat shqiptare, madje edhe atje ku ato nuk ishin asnjëherë dhe nuk mund të gjenden as sot, duke e mbushur mungesën e tyre me eshtra të vjedhura banorësh vendor, për të ngritur memorialë greke në shumë vendbanime të Shqipërisë së Jugut, duhet të shkaktoj frikë dhe pasiguri tek secili shqiptar për kërcënimin e së ardhmes që në këtë mënyrë i përgatitet tërësisë së Atdheut të tyre.

Veprime kaq të pashembullta, nuk ndodhin në asnjë vend tjetër në rajon. Ndaj populli ynë kudo,duhet ta dijë se ndërhyrjet greke në territorin e lirë të shtetit amë, janë sjellje të rrezikshme që kanë të bëjnë me parapërgatitje të fakteve dhe atmosferës për luftë me shqiptarët si dhe pushtimin e Shqipërisë së jugut , në rastin më të mirë që mund ti epet Greqisë kurdo që ai të vij.

Në të njëjtën kohë edhe Serbia vazhdon të përdor metoda të përafërta me qëllim krijimi bastionesh në Kosovë,për pushtime të mundshme në të ardhmen, duke kërkuar bashkësi komunash dhe autonomi me fuqi ekzekutive për hiq më shumë se 30 mijë serbë, një numër i konsiderueshëm i të cilëve janë të ardhur nga pjesë të ndryshme të Kroacisë dhe Bosnjës në tokat tona, të cilët vetëm pak vite më parë, patën shpërngulur jo më pak se 10-12 mijë banor autokton shqiptar nga veriu i vendit, bile për të qenë fatkeqësia edhe më e madhe, e gjitha kjo pati ndodhur para syve tanë dhe disa vjet pas çlirimit të Kosovës nga pushtimi i Serbisë.

Pra, nëse nisemi vetëm nga shembujt e lartcekur, pa hyrë në detaje tjera më të thella, çështja çame nuk mund as guxon të trajtohet si problem i kufizuar dhe vetëm i pasurisë së njerëzve dhe familjeve të spastruara me dhunë e gjenocid.

çështja çame nuk mund të shndërrohet në një shpagim të thjeshtë monetar sa për sy e faqe,të atyre që mbijetuan siç e dinë vetëm ata- nga holokaustet greke, por ajo duhet trajtuar si çështje e mirëfilltë Kombëtare, ashtu siç edhe në fakt është, e cila më në fund,medoemos se duhet zgjidhur sipas parametrave ndërkombëtar për të drejtat e popujve dhe territoreve të shkëputura kombëtare nga kufijtë etnik të Shtetit Amë.

Ndaj është e pafalshme dhe tërësisht e pakuptueshme sesi deri më tani,Problemi Etnik çam, jo vetëm se ende nuk mundi të ngjitej në tavolinën e bisedimeve për zgjidhje politike, por edhe Rezoluta çame, hezitohet të votohet në Parlamentin e vendit, kur dihet botërisht se Çamëria u copëtua nga trojet shqiptare vetëm në vitin e mbrapsht-1913,pas konferencës së Londrës e cila bëri padrejtësitë më të mëdha në histori ndaj popullit tonë, duke lënë edhe çamët, si shumë troje tjera shqiptare ,nga atëherë me të drejta të mohuara njerëzore e kombëtare për më shumë se 100 vite.

Shqipëria edhe me kushtetutë, si shtet amë që është,ka për detyrë dhe obligim të pa kalueshëm kombëtar që të kujdeset për bashkëkombësit dhe tokat e tyre të mbetura jashtë kufijve aktual shtetërorë. Ndaj edhe problemi i pazgjidhur çam,nuk guxon të anashkalohet nga askush dhe të bëhet i pa qenë nga cilido politikan i shitur apo antikombëtar,të cilët për përfitime të tyre, pa të drejtë, çështjen çame duan ta hedhin tërësisht në harresë,dhe atë njëherë e përgjithmonë.

Vendet tjera për rreth apo edhe ato më larg, për ruajtjen e bashkëkombësve dhe pjesëve të tyre etnike,mbetur jashtë kufijve shtetëror edhe nëse janë në pyetje interesa bukur të mëdha, refuzojnë me këmbëngulje këmbimin e çështjes kombëtare, qofshin ato edhe ofertat për inkuadrim në BE, apo organizma tjerë ndërkombëtar, me rëndësi, siç vepron tani Serbia,në bisedime me Shqiptarët, për mbajtjen me çdo kusht të kolonistëve dhe ardhacakëve serb në veriun e Kosovës, edhe pse shumica prej tyre nuk janë banorë autokton në vendin tonë.

Ndaj, unë assesi ta kuptoj se si Greqia e cila as sot nuk pranon se ka një Komunitet çam,dhe mohon tërësisht dhe pa asnjë turp, ekzistencën e Problemit të Çamërisë, atëherë me çfarë të drejte guxon ajo të kërkoj “ri-ngjalljen” e eshtrave të ushtarëve- okupator grek, në Shqipëri, të rënë e të pa rënë në luftimet me Italinë,eshtrat e të cilëve aty ku mungojnë- mbushen në mënyrë të paligjshme,me eshtra fëmijësh e pleqësh të vdekur shqiptar në fshatrat dhe vendbanimet etnike -gjithmonë shqiptare.

Kurse Shqipëria, në anën tjetër për kaq vite të mos guxojë të votoj as një Rezolutë të vetme përÇamërinë dhe ngritë e internacionalizojë Problemin e madh çamë-për zgjidhje, për hir edhe të shqiptarëve çamë që ende sot janë gjallë, vetëm pse Greqia dëshiron ti vdes ata para kohe, pa rend dhe me çdo kusht,në mënyrë që ti bëjë të pa qenë edhe kur ata ekzistojnë,dhe mbuloi rrejshëm, grabitjet me dhunë të territoreve tona etnike si dhe të fshehë krimet dhe gjenocidin shtetëror të ushtruar dhe përsëritur për shumë vite mbi shqiptarët në Çamëri… kjo vërtetë është e pa kuptueshme.

Madje qëndrimi i deputetëve shqiptar dhe partive tona politike, është tërësisht i pa justifikueshme edhe për faktin se,jo vetëm në Çamëri por krimi grek nuk kurseu shqiptarët pothuajse në tërë Shqipërinë e Jugut – ku sot fatkeqësisht jo shqiptarëve të masakruar nga ta- në vendin e tyre por ushtarëve pushtues grek që kryen edhe masakra mbi banorët vendës, u ngritën përmendore dhe memoriale gjigante,kur dihet se gjenocidi dhe masakrat greke-ndaj shqiptarëve, në të gjitha kohët ishin të atyre përmasave sa që edhe Edit Durham, e tmerruar nga masakrat e tilla, do të shkruante:

“Grekët edhe sikur të bëjnë një shekull pendesë s’kanë si t’i lajnë krimet e trishtuara ndaj shqiptarëve…”

Ndaj çfarë politike na qenka kjo, kur edhe një Rezolutë e vetme s`guxuaka apo u “hezituaka” të votohet, në vend se të mbështeten njëzëri të gjitha kërkesat e natyrshme deri te ngritja e çështjes së pazgjidhur çame nga Deputetët në Kuvendin e Shqipërisë e pse jo edhe në Kuvendin e Kosovës, në mënyrë që pas kaq vitesh të internacionalizohet,bëhet publik dhe vihet në tavolinën e shqyrtimit ndërkombëtar edhe zyrtarisht, spastrimi etnik i shqiptarëve për mes gjenocidit grek, në Çamëri.

Ky gjenocid antinjerëzor,nuk u hesht dhe mbulua vetëm nga helenët,por edhe nga vet shqiptarët,pasi që sipas përjetuesve të mbijetuar të atij holokausti të tmerrshëm, dihet se në cilën do kohë që ai ndodhi, nuk u kufizua vetëm ndaj shqiptarëve në Çamëri por u zgjerua edhe në shumë fshatra e qytete të Shqipërisë Jugore, por megjithatë- që nga ajo kohë, pothuajse pak kush foli dhe shkroi seriozisht për të.

Sipas historianit Hyqmet Zane, njëri nga shembujt më të dhembshëm të gjenocidit grek në Shqipërinë e Jugut, ndodhi në Panaritin e Korçës në të cilin qysh më 1914, u ndez dhe shkrumbua çdo gjë përfshi edhe njerëzit e gjallë e të pafajshëm, vetëm pse ishin shqiptar, ani pse ata jetonin në trojet e tyre stërgjyshore, dhe të parët e tyre ekzistonin aty shumë kohë përpara “bërjes gjallë” të grekëve në Ballkan.

Ndaj, njëjtë si në Çamëri ashtu edhe në çdo kënd të Shqipërisë së Jugut,u ushtrua gjenocid dhe spastrime etnike me djegie e shfarosje shqiptarësh autokton-kudo, përmes ekspeditave të njohura fashiste greke të tokës së djegur, të cilët kishin si synim krijimin artificial të të ashtuquajturit ” Vorio-Epir” me grekë të ardhur dhe kolonizator të sjellur nga thellësia e Greqisë.

Shih, për këtë qëllim, qeveria e Venizelosit në emër të spastrimit të shqiptarëve nga pjella e dyshimtë e ashtuquajtur Vorio-Epir në atë kohë do të mobilizonte edhe kriminelët e burgosur në burgun e Kretës,të cilët përveç gjenocidit në Çamëri,flakët e gjenocidit do ti shtrinin gjithandej në krahinat e Kolonjës, Përmetit, Korçës dhe vendbanimeve tjera etnike shqiptare,nga ushtarët dhe andartët grekë.

Madje,sipas autorit Hyqmet Zane-në shkrimin me titull: “Gjenocidi grek, jo vetëm në Çamëri” që nga data 2 deri më 10 korrik të vitit 1914, këta ushtarë dhe kriminel të tërbuar grek, therën me thika, sëpata e hanxharë mese 375 burra, gra, pleq dhe fëmijë, dogjën mbi 150 shtëpi si dhe shkatërruan çdo gjë shqiptare që u dilte përpara, kudo që shkeli këmba e tyre vrastare. duke prerë pjesë pjesë gjymtyrët e trupit të shqiptarëve, hequr kokat djemve të mitur, përdhunuar vajza dhe gra të reja, dhe çarë barkun shtatzënave, për masakrimin edhe të fëmijëve ende të palindur, vetëm pse ata ishin shqiptar.

Siç e thotë edhe z. Zane,në shkrimin e lartcekur autorial, mizoria e gjenocidit të zhvilluar mbi shqiptarët në Panarit, ishte aq e madhe sa që kishte tërhequr edhe vëmendjen e Fuqive të Mëdha, me ç`rast Lordi Lamington më 28 korrik të vitit 1914 do ti bënte thirrje Qeverisë Angleze që të ngrinte zërin kundër masakrave greke të cilat kryheshin në përmasa marramendëse ndaj shqiptarëve,jo vetëm aty por gjithandej në Shqipërinë e Jugut.

Në atë kohë,edhe gazeta prestigjioze “Times” do ti dënonte hapur aktet e trishta kriminale të gjenocidit grek mbi shqiptarët e cila në kryeartikullin e saj,me shkronja të mëdha, do të shkruante:

“Vendasit e fshatrave të Shqipërisë së Jugut po shuhen nga grekët”.(H.Zane)

Por në kohën kur kombi ynë,kishte politikan të sinqertë, dhe atdhetar të vërtetë e të devotshëm,ndërhyrjet e tyre të vendosura,do të bënin që trojet shqiptare të shpëtonin nga shkëputja e copëtimi dhe aneksimet e huaja, siç ishte rasti atëbotë me Çamërinë e Abedin Pashë Dinos, njërit nga Patriotët më të shquar shqiptarë i cili që në vitin 1879,me guximin e një burrështetasi të sprovuar,përpjekjet e pareshtura të një atdhetari të vërtetë dhe dinjitetin burrëror të një Intelektuali të mirëfilltë, detyroi edhe Kongresin e Berlinit,me argumente dhe mençuri që të anulonte vendimin e sjellur më parë nga Fuqitë e Mëdha të kohës për ndarjen e Çamërisë nga trojet etnike shqiptare.

Ai do ti kundërshtonte fort, i pathyeshëm dhe me sukses,vendimet e pa drejta të Kongresit të Berlinit, për dhënien e Çamërisë-shqiptare, shtetit grek, duke ua kujtuar pjesëmarrësve të atij Kongresi, se në një kohë jo fort të largët, mbi gjysma e Greqisë banohej me shqiptar përfshi edhe vet Athinën dhe vendbanimet përreth saj,në të cilat gjuha shqipe flitej kudo,bile edhe pas formimit të shtetit helen, ajo do të bëhej gjuha e parlamentit të parë grek.

Ndaj, edhe Çamëria si të gjitha trojet tona etnike,deri në vitin e mbrapsht 1913,ishte dhe mbeti Tokë Shqiptare, me ç`rast Konferenca e Ambasadorëve të Fuqive të Mëdha në Londër, do të bënte padrejtësinë më të madhe në historinë ekzistencës së popullit tonë deri atëherë,me vendimin e sjellë për copëtimin e tokave shqiptare,duke i prerë mbi gjysmën e tyre, përfshi edhe Çamërinë-si me gërshërë nga Shteti-Amë.

Pra,vetëm në këtë vit,me forcën e armëve mundën ta pushtonin atdheun e çamëve, grekët të cilët duke parë dhe shfrytëzuar edhe mosorganizimin e duhur të popullit tonë, si dhe pafuqinë e tij,këta pushtues të pështirë, pollën në mënyrë artificiale edhe të ashtuquajturin “vorio epir” lufta për të cilin nga grekët, vazhdon edhe sot me cinizëm të pashembullt tanimë edhe në vet Shqipërinë.

Kjo shihet dhe vërtetohet çdo ditë në përpjekjet e tyre për ndryshimin sa më efektiv dhe të gjithanshëm të strukturës së popullsisë në treva jugore shqiptare edhe brenda shtetit amë.

Shteti grek,nuk ndaloi përpjekjet cinike ndaj Shqipërisë asnjëherë, të cilat i vazhdon me ngulmë dhe në mënyra nga më të ndryshmet edhe tani, duke filluar që nga vendosja me prapavijë e Janullatosit në krye të Ortodoksisë -shqiptare,për greqizimin e çdo gjëje të mundshme në Shqipërinë e jugut,sikur të mos ishin vrarë e helmuar gjithë ata patriot ortodoks-shqiptar,si Naum Veqilharxhi,Papa Kristo Negovani,Themistokli Gërmenji e shumë të tjerë për ruajtjen dhe shkruarjen e gjuhës shqipe si dhe përdorimin e saj në shkollat dhe kishat shqiptare, edhe pse ishte punuar aq shumë nga shqiptarët ortodoks për arritjen e Autoqefalisë së Kishës Ortodokse Shqiptare, me shumë flijime, mund dhe përpjekje.

Priftërinjtë e Greqisë dhe përfaqësuesit konsullor, organizojnë ngritjen e monumenteve ushtarëve të rënë dhe atyre të pa rënë grek në territorin e Shqipërisë me eshtra të vjedhura të fëmijëve, pleqve dhe banorëve autokton shqiptar, hapjen e shkollave greke edhe atje ku nuk ka pasur kurrë grek,vizatimi i krahinave dhe vendbanimeve shqiptare si territore greke, vendosja e sa më shumë priftërinjve ekstrem-grek, në kishat ortodokse shqiptare etj….

Bile ata nuk i pengon fare as fakti që dihet mirë nga secili se edhe pjesëtarë e pakicës greke që sot jetojnë në Shqipëri, janë pasardhës të argatëve ardhacak grek të vendosur në tokat tona etnike dhe pasuritë e patundshme të Bejlerëve vendas shqiptar të Shqipërisë.

Në anën tjetër,po ky shtet grek as sot e kësaj dite, jo vetëm se nuk denjon ta pranojë gjenocidin e ushtruar ndaj popullsisë shqiptare të Çamërisë, por nuk u njeh atyre as kombësinë dhe as të drejtat e pronësisë stërgjyshore të trashëguara ndër shekuj, e mos të flasim për të drejtën e shkollimit në gjuhën e tyre amtare dhe administratën ne gjuhën shqipe, aty ku ata jetonin e disa edhe sot jetojnë, pa guxuar ta deklarojnë përkatësin kombëtare shqiptare.

Mjerisht,këto veprime antishqiptare,me apo pa dashje, në një formë apo tjetër, po gjejnë edhe mbështetjen e atyre deputetëve shqiptar,të cilët sot nuk janë në gjendje të votojnë as një Rezolutë të vetme për vëllezërit e tyre çamë të shpërngulur me dhunë nga vatrat e tyre, duke u hyrë kështu në hak dhjetëra mijëra,shqiptarëve të pafajshëm që pësuan nga gjenocidi grek mbi ta.

Rezoluta Çame paraqitur parlamentit kombëtar për miratim, përmban vetëm pjesën më të vogël të të drejtave të tyre legjitime, të cilat duhet të përkrahen fuqishëm dhe miratohen pa asnjë hezitim nga të gjithë deputetët pa dallime partiake në parlamentin e Shqipërisë,nga të gjithë ata deputet që sadopak e ndjejnë veten shqiptar.

E nëse ndodhë që edhe kësaj radhe, deputetët tanë të mos veprojnë ashtu siç pret kombi prej tyre, atëherë patjetër- shqiptarët kudo,duhet organizuar një peticion mbarëkombëtarë,në të gjitha anët ku i thonë Bukës-Bukë e Ujit-Ujë- dhe kudo që flitet e jetohet – shqip, në mënyrë që të mos befasohemi pa këndshëm edhe kësaj radhe nga përfaqësuesit e tillë të popullit tonë.

Mjerisht, siç e ka treguar praktika e deritanishme, politik-bërësve shqiptar nuk mund tu besohet aq lehtë, sidomos kur janë në pyetje vendime të mëdha siç është çështja kombëtare përfshi edhe çështjen çame, e cila nuk mund dhe as nuk do duhej të guxonte që të kufizohej vetëm si çështje pronash…..përderisa dihet se çamët-shqiptarë,nuk ishin ardhacak në Çamëri, siç janë grekët në Shqipëri apo kolonët serbo-malazez në Kosovë, por banor autokton shekullor në trojet e tyre etnike.

Ndaj,Rezoluta çame, medoemos duhet votuar edhe për faktin se- gjenocidi i ushtruar grek mbi pjesëtarët e popullit shqiptarë në trojet tona kombëtare-kudo qofshin ato, me gjithë përpjekjet helene apo nga kushdo tjetër, nuk mund të shlyhen kurrë nga kujtesa e një kombi ndër më të vjetërit në këto anë, siç është kombi ynë.

Por nëse megjithatë, ajo as kësaj radhe edhe ashtu siç është ofruar, nuk votohet nga Parlamenti Shqiptar, atëherë është i pakalueshëm organizimi i një peticioni gjithëkombëtar, për zgjidhjen e Problemit të Çamërisë!

 

 

Filed Under: Editorial Tagged With: ceshtja came, Gani Qarri, kerkon zgjidhje, rezoluta

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën
  • Për At Artur Liolinin, shpirtin gjallërues të shqiptarëve në Amerikë
  • “Vdekja nuk është gjë tjetër veçse të kthehesh në shtëpi tek Perëndia, lidhja e dashurisë do të jetë e pandërprerë për gjithë përjetësinë”
  • Mesazh ngushëllimi i Presidentit të Republikës së Shqipërisë Z.Bajram Begaj për ndarjen nga jeta të At Arthur Liolin
  • KOMUNITETI SHQIPTARO-AMERIKAN MBAN ZI – NDËRROI JETË KANCELARI I KISHËS ORTHODOKSE AUTOQEFALE SHQIPTARE, AT ARTHUR LIOLIN
  • SHKOLLA SHQIPE “CHILDREN OF THE EAGLE”, GJUHA DHE IDENTITETI KOMBËTAR I SHQIPTARËVE NË AMERIKË
  • SUKSES I MADH I SHAHUT SHQIPTAR
  • Fantazi e çuditshme
  • Kuvendi miratoi Rezolutën nëpërmjet së cilës dënon sulmin terrorist të organizuar nga Serbia në veri të Kosovës
  • Njohja njerëzore, ky proces që fillon nga vetja
  • Për të gjithë të interesuarit…(Reklamë)
  • Evropë apo Europë?
  • SHUHET ATË ARTHUR LIOLIN
  • SOT NE PERVJETORIN E VDEKJES
  • Lamtumirë At Arthur Liolin

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT