• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Plenumin i Brioneve në fokus të Shërbimit Inteligjencës Amerikane 1 Korrik 1966

July 1, 2022 by s p

Dr.Lulzim Nika/

Vitet 1960-70, shënojnë kulmin e luftës së dy superfuqive për të treguar fuqinë ushtarake dhe shtrirjen e ndikimit të tyre ne gjithë globin (siç ishte rasti i Kubës dhe pushtimi i Çekosllovakisë nga ana e BRSS-së). SHBA-të në mënyrë të veçantë vëzhgonin zhvillimet politike në Jugosllavi, duke u angazhuar në pengimin e rrymave pro BRSS-së. Alekasander Rankoviqi, personaliteti i dytë më i fuqishëm në partinë Komuniste të Jugosllavisë, pas Tito-s, i cili nga shumë kush konsiderohej edhe si pasardhës i Tito-s, që Jugosllavinë do ta anëtarësonte në paktit e Varshavës. Në korrik të vitit 1966, me Vendimet e marra nga Josip Broz Tito në Plenumin e Brioneve, Rankoviqi shkarkohet nga postet e tij udhëheqëse në Federatën Jugosllave, ngase Tito në vazhdimësi, rrezikun e shihte nga Serbia e Madhe me përkrahjen e BRSS–së. E kaluarën hegjemoniste e Serbisë dhe pozicionimi i Rankoviqit në strukturat më të larta dhe më të rëndësishme në udhëheqësin e Federatës Jugosllave, diktatori Tito ishte i rrezikuar nga A. Rankoviqi, i cili me ndihmën e rusve do të vihej në krye të Federatës Jugosllave. Rankoviqi njihej për brutalitetin e pa parë ndaj popullin shqiptarë të Kosovës, duke sajuar edhe aksionin e grumbullimit të armëve vetëm e vetëm për të ushtruar dhunë dhe presion ndaj shqiptarëve për t’i lëshuar trojet e tyre stërgjyshore dhe për t’ia mësyrë Turqisë. Ky qëndrim fashist dhe shkatërrues ndaj shqiptarëve ka qenë i shprehur në të gjitha segmentet e jetës: ekonomi, shëndetësi, arsim, punësim etj., duke i përdorur të gjithë mekanizmat shtetërorë për të shkatërruar ekonomikisht, politikisht dhe kombëtarisht. Këtë fakt e pohon edhe vetë kreu i asaj kohe, diktatori J. B. Tito, i cili, duke folur në Kongresin IX-të të LKJ, ndër të tjera, kishte theksuar edhe këtë: “Jugosllavia e Re ka ndërmarrë masa të rëndësishme për të mënjanuar gjendjen e vështirë në Kosovë… Aktiviteti që u zhvillua në Kosovë lidhur me Plenumin e Brioneve, krijoi një atmosferë, me kërkesën që statusi i Kosovës të avancohet në Republikë, një kërkesë shumë e drejtë si populli i tretë më i madh në Jugosllavi, e cila ide u përkrah edhe nga inteligjenca shqiptare e Kosovës. I pyetur për vite që po i trajtojmë, Ukshin Hoti kishte deklaruar: ”Ç’është e vërteta qysh pas viteve 1968 edhe udhëheqja politike e Kosovës ka qen e bindur që edhe Kosova duhet të jetë Republikë në Federatën Jugosllave, mirë po ajo nuk kishte as forcë dhe nuk ishte as e aftë për ta bërë një gjë të tillë … dhe këtë akt madhorë e lanë në duart e të tjerëve që të angazhohen për ta kërkuar Republikën e Kosovës.

Këto dokumente të shërbimit inteligjent amerikan dëshmojnë për dhunën dhe brutalitetin e ushtruar ndaj shqiptarëve të Kosovës dhe viseve të tjera të banuara me shqiptarë, nga ana e shtetit jugosllave. Po ashtu dokumentet e shërbimit inteligjent amerikan tregonin edhe interesimin e shtetit amerikan për reformën kushtetues të viteve ‘70 e në veçanti për ngritjen e statusit të autonomisë së Kosovës. Kjo dëshmon së SHBA-të ndikuan drejtpërdrejtë në politiken Jugosllave, për pengimin e ardhjes në pushtet të rrymave radikale, që ndihmoheshin nga BRSS-ja. Njëra nga përpjekjet e pengimit të forcimit të rrymave radikale dhe anëtarësimin e Jugosllavisë në Paktin Ushtarak të Varshavës është edhe formimi i Lëvizjes së Mosinkuadrimit, me përkrahjen e amerikanëve ku njëri nga ideoret e kësaj lëvizje ishte edhe vetë diktatori Tito.

Filed Under: Histori Tagged With: Lulzim Nika

BISEDA E PRESIDENTIT BILL CLINTON ME HASHIM THAÇIN RUAJTUR NË BIBLIOTEKËN PRESIDENCIALE “WILLIAM JEFFERSON CLINTON”

June 25, 2022 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Para 23 vitesh, presidenti B.Klinton, zhvillon një bisedë telefonike me liderin politik të UÇK-së, Hashim Thaçi, për demilitarizimin e UÇK-së. Në dokumentet e mëposhtme ështe biseda origjinale e zhvilluar dhe e përkthyer ndërmjet dy liderëve, marrë nga arkivi i bibliotekës presidenciale “William Jefferson Clinton”. Në këto stenograme, presidenti Klinton, e falënderon Hashim Thaçin, për rolin e tij konstruktiv në transformimin e UÇK-së në TMK dhe po ashtu shpreh zotimin se SHBA-ja, do të jetë përkrah Kosovës, në çdo proces që e formëson të ardhmen e saj. Pra, biseda ndërmjet dy liderëve, e dokumentuar nga stenogramet (shih fotot më poshtë), paraqet rrugën e shndërrimit të UÇK-së, hap pas hapi, në një ushtri moderne dhe e gatshme, jo vetëm për ta mbrojtur Kosovën, por edhe për të dhënë kontributin e vet në ruajtjen e paqes dhe të jetë ndihmesë e aleatëve tanë euroatlantikë. Ushtria e Kosovës, është vazhdimësi e UÇK-së dhe angazhimit tonë të gjatë për liri dhe pavarësi, por në këtë kuadër duhet theksuar rëndësinë e madhe që ka përkrahja amerikane, që Kosova ta formësojë të ardhmen e vet.

25 qershor, 1999

Memorandum për bisedat telefonike

Titulli: Bisedat telefonike me liderin kosovar, Hashim Thacin

Pjesëmarrësit: Presidenti

Lideri kosovar Hashim Thaci

Interpretuesja: Lindita Imami

Marrësi i shënimeve: Lindita Imami

Data, Koha dhe Veni: 20 qershor, 1999, 6:30 – 6:40 pasdite, Hoteli ‘Hyatt’, Cologne, Gjermani

Presidenti: Përgëzime (Urime) për nënshkrimin e marrëveshjes për çmilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së. Jam shume i lumtur që ndodhi në të njëjtën ditë kur forcat serbe u tërhoqën plotësisht nga Kosova.

Lideri kosovar, Thaci: Faleminderit. Është një nder që ju po na uroni për çmilitarizimin dhe transformimin e UÇK-së. Për ne ka qenë një kompromis për të punuar drejt paqes dhe qëndrueshmërisë në Kosovë dhe rajon.

Presidenti: E di. Dhe jam mirënjohës për këtë. Mund të ju siguroj se ne do të bashkpunojmë plotësisht për të sjellë siguri, një forcë policore dhe vetë qeverisje për qytetarët e Kosovës. Kjo është një ditë shumë e rëndësishme për Kosovën. Jam shumë i gëzuar që ne kemi mundur të ndërrojmë drejtimin e pastrimit etnik në Kosovë.

Lideri kosovar, Thaci: Ky proces është po ashtu si rrjedhojë e përpjekjeve të juaja. Në të kaluarën ne kemi qenë të përkushtuar në procesin e paqes dhe do të vazhdojmë të jemi të përkushtuar. Ne mund të garantojmë se do të respektojmë të drejtat e njeriut si dhe të drejtat e minoriteteve në Kosovë. Ne jemi të përkushtuar për të sjellë lirinë, paqen dhe demokracinë tek të gjithë grupet etnike në Kosovë. Gjithashtu, ne do të punojmë për një ekonomi të pastër dhe të hapur. Biseda jonë e sotme do të jetë si iniciativë drejt këtyre qëllimeve.

Presidenti: Deklarata juaj për respektimin e të drejtave të njeriut dhe respektimin e të drejtave të minoriteteve është shumë e rëndësishme. Pas vuajtjeve të njerëzve në Kosovë, veprimi i juaj për respektimin e këtyre të drejtave do të ju vërtetoj të gjithëve se premtimi ynë drejt jush është i drejtë. Miloseviç-i nuk është si të tjerët. Ne do të kemi një të ardhme të mirë. Mezi pres të të takoj ty dhe admiroj udhëheqjen tënde.

Lideri kosovar, Thaci: Fakeminderit Zotri President. Beteja jonë e re që po na pret është kthimi i refugjatëve, rindërtimi, themelimi i shoqërisë civile dhe mbajtja e zgjedhjeve të lira dhe të pastërta. Ne do t’a bëjmë këtë përmes mekanizmave tonë por gjithashtu edhe me ndihmën dhe mbështetjen tuaj. Ju dëshiroj shëndet të mirë dhe suksese në punën dhe jetën tuaj.

Presidenti: Faleminderit. Mirëupafshim.

Filed Under: Analiza Tagged With: Lulzim Nika

Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997-1999

June 14, 2022 by s p

Prof.Dr. Muharrem Qafleshi/

Në sallën e Institutit Albanologjik në Prishtinë, u bë promovimi i librit “Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997-1999”, të autorit dr. Lulzim Nikës. Ky libër trajton përpjekjet e diplomacisë ndërkombëtare për ta evituar eksodin e popullatës kosovare nga trojet stërgjyshore, kur përpjekjet diplomatike nuk dhanë rezultat, pikërisht në 50 vjetorin e themelimit të Aleancës së Veri-Atlantikut (NATO-s), e cila me 24 mars 1999, filloi bombardimet mbi caqet e ushtrisë serbe. Fjalën përshëndetëse e bëri drejtori i Institutit Albanologjik, prof. dr. Hysen Matoshi, i cili librit të autorit dr. Lulzim Nikës, i bëri një përshkrimin analitike mbi ngjarjet që zhvilloheshin aso kohe si dhe përpjekjeve diplomatike të SHBA-së dhe Perëndimit (BE) në një anë dhe Rusisë në anën tjetër.

Biografinë e autorit e paraqiti dr. Mustafë Haziri!

Sipas recensentit dr. Lush Culaj, libri i studiuesit dr. Lulzim Nikës, trajtojnë diplomacinë në të kaluarën e shqiptarëve janë të rralla dhe jo vetëm në gjuhën shqipe, por edhe në gjuhët e huaja. Autori Lulzim Nika, në këtë studim ka qëllime mjaft të qarta për përpjekjet diplomatike ndërkombëtare në ato vite të mëdha të përcaktimit të fatit të Kosovës.

Ndërsa, recensenti dr. Muharrem Qafleshi, mes tjerash ka theksuar, se librin “Diplomacia ndërkombëtare dhe çështja e Kosovës 1997-1999”, autori ka trajtur mjeshtërisht dhe profesionalisht Veprimtarinë Diplomatike Ndërkombëtare për çështjen e Kosovës para dhe gjatë luftës së Kosovës, duke shtjelluar përpjekjet diplomatike të SHBA-së, Mbretërisë së Bashkuar dhe Bashkimit Evropian, për parandalimin e luftës që kishte shkaktuar një krizë humanitare gjatë depërtimit të popullatës shqiptare të Kosovës për në Shqipëri, Maqedoni, Mal të Zi dhe në shtetet tjera evropiane, njëherit edhe spastrimin etnik të Kosovës.

Pas Konferencës së Dayton, shumica e shqiptarëve të Kosovës synonin pavarësinë e plotë.

Për të dyja palët si për serbët, ashtu edhe për shqiptarët, radikalizmi i qëndrimeve dhe përjashtimi reciprok i zgjidhjeve paqësore, e bënë të qartë se palët duhet të shkonin në luftë për të mbrojtur qëndrimet e tyre.

Meqenëse kartat e irredentizmit dhe terrorizmit të përdorura nga Slobodan Milosheviq, si një maskim për të vazhduar fushatën e dhunës në Kosovë për botën e civilizuar ishte më e pabesueshme, por autoritetet serbe gjetën pretekstin tjetër atë të veprimtarisë së UÇK-së, për të ndërmarrë masa brutale të paligjshme ndaj popullsisë shqiptare të Kosovës.

Lufta e Kosovës ishte vazhdimësi e luftërave të shpërbërjes së Jugosllavisë në vitet ’90-të, ku serbet hegjemon ishin gjenerues të konflikteve politike dhe ndëretnike. Ku regjimi autoritar dhe nacionalist Sllobodan Millosheviqit, bëri përpjekje që përmes ushtrisë jugosllave të krijonte Serbinë e Madhe.

Në këtë fazë, për herë të parë ndërhyrja e diplomacisë ndërkombëtare ishte specifike pasi ajo u mor në mënyrë të drejtpërdrejtë me palët në konflikt.

Etapa e parë e Diplomacisë ndërkombëtare ishte parandaluese ose e përpjekjeve diplomatike për gjetjen e një zgjidhjeje paqësore për çështjen e Kosovës, duke organizuar edhe një Konferencë ndërkombëtare në Rambuje, përpara ndërhyrjes ushtarake të trupave të NATO-s me 24 prill 1999.

Autori me të drejtë konstaton se përkrahja amerikanë për Kosovën ishte në suaza të globalizmit të demokracisë dhe respektimit të identitetit individual e kolektiv dhe përpjekjet për parandalimin e tiranisë dhe autokracisë në vendet jo demokratike, siç ishte Serbia, e cila udhëhiqte një politikë dhe diplomaci me plot paradokse e djallëzi për të ushtruar dhunë brutale ndaj popullatës kosovare, andaj edhe kontributi diplomatik e ushtarak amerikan nuk mungojë për ta parandaluar eksodin e popullsisë kosovare.

Politikë të ngjashme diplomatike ka udhëhequr edhe Mbretëria e Bashkuar nën drejtimin e kryeministrit të asaj kohë Toni Bler dhe ministrit të Punëve të Jashtë Robin Kuk!

Ndërsa, për diplomacinë evropiane luftërat ballkanike ishte një kthjelle për ta, sepse po goditej rëndë projekti i tyre, ku vlerat themelore nga ana e Serbisë u shkelën në mënyrën më drastike dhe Evropa nuk ia doli që ta pengoj ngase proceset vendimmarrëse në BE ishin të gjata, andaj ishte e qartë se pa angazhimin amerikan vështirë së do t’ia dilnin. Prandaj, autori i këtij libri diplomacinë evropiane e quan me të drejtë si hezituese.

Diplomacia ruse, kundrejt ngjarjeve në Kosovë ishte mbështesë e Serbisë ortodokse dhe kundërshtuese e çështjes kombëtare të Kosovës!

Ngase dihet botërisht se Serbia është vendi me një angazhim të tejskajshëm në aleancën e vet strategjike ushtarake me Federatën Ruse.

Serbia, e cila kishte dhe ka traktat bashkëpunimi strategjik e ushtarak me Rusinë, bën tregti armësh më të, organizon stërvitje ushtarake të përbashkëta pra, gjithçka e lidh Serbinë me Rusinë duke e mbështetur njëra tjetrën në arenën ndërkombëtare.

Filed Under: Analiza Tagged With: Lulzim Nika

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5

Artikujt e fundit

  • Shqipëria në krye të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
  • NJË VEPËR ESESH DINAMIKE
  • Në 25 vjetorin e rënies, përkujtojmë heroin Fehmi Lladrovci, ideologun dhe strategun e UÇK-së
  • Atje ku viti i ri  që po vjen nuk do të jetë 2024
  • SHËNIME NGA LUFTA E KOPLIKUT 1920
  • Narcisi i shekullit të 21-të
  • IL PICCOLO DI TRIESTE (1913) / E VËRTETA E KËRKESAVA TË ESAD PASHËS NDAJ ISMAIL QEMALIT — INTERVISTA EKSKLUZIVE ME DERVISH HIMËN, TË BESUARIN E ESADIT
  • Faik Konica, shqiptari i ditur, reagues kurajoz dhe polemisti i ashpër
  • SOT NË ORËN 6 PM KRYETARI I KOMUNËS SË PRISHTINËS Z.PËRPARIM RAMA VIZITON VATRËN
  • Observing The World In Real-Time Data Works for Everyone
  • Presidentja Osmani në drekën tradicionale të përfaqësuesit të Lartë të Bashkimit Evropian, Josep Borrell me krerët e Ballkanit Perëndimor
  • Nga non-paper i Mbretërisë së Bashkuar dhe Gjermanisë tek oferta për heqjen e asteriksit!
  • DIELLI ME SHQIPTARËT  NË AUSTRALI, GRUPI FOLKLORIK “NANË TEREZA”, TRASHËGIMI KULTURORE SHQIPTARE NË ADELAIDE TË AUSTRALISË
  • MË 21 SHTATOR 2023, ISH-PRESIDENTI I REPUBLIKËS SË KOSOVËS Z.BEHGJET PACOLLI VIZITON VATRËN
  • Fotoreportazh nga promovimi i tre librave (ribotim) të PhD.Dashnim HEBIBI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT