“Lashë këtë djalë pa leje, Lekën, por edhe babanë kur ika. Megjithatë nuk krijova familje tjetër në Amerikë, kurrsesi”, thotë Pjetri.
Komunikimi me familjen gjatë atyre viteve ishte shumë i vështirë.
Letrat tona kurrë nuk ua kanë dhënë familjeve. Vetëm çfarë shkruanin vet ata, pasi letrat nuk pëfundonin asnjëherë tek familjet ashtu siç shkruaja unë. i di vetëm i madhi Zot se çfarë u kanë shkruar dhe sa kanë vuajtur familjet tona.
Në vitin 1990 Pjetri dhe Leka do të takoheshin për herë të parë pas 40 vitesh dhe jo në Shqipëri aty ku i qante zemra Pjetrit, dhe vendtakimi ishte në Budapesti. Siç dhe tregon Leka tashmë 64 vjeç dhe asokohe ishte vetëm 39 vjeç dhe për herë të parë do takonte babanë e tij. Ishin çaste mallëngjyese për mua- rrëfen Leka. Nuk e mendonim kurrë të takoheshim babë e bir pas kaq vitesh, dhe ndarja pas dy javësh qëndrimi ishte shumë e vështirë pasi nuk mendonim të bashkoheshim. Por kjo ndodhi pas një viti kur nisen proçeset demokratike në vendin tonë atëherë kur do të vinte përfundimisht në Shqipëri Pjetri.