• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

“Lübecker Volksbote”: SHQIPËRIA

December 1, 2023 by s p

Prof. Sylë Ukshini/

Një përshkrim interesant për Shqipërinë e posa pavarësuar dhe popullin e saj, veçanërisht në veri të Shqipërinë e bënë gazeta e qytetit gjerman të Lübeck-ut, “Lübecker Volksbote”, në numrin e saj 290 të datë 11 dhjetor 1912 , duke nënvizuar se ky shtet i ri evropian është i organizuar kryesisht në fise, të cilat nuk i bindeshin as ligjeve dhe as gjyqësisë osmane, por vetëm Kanunit të Lekë Dukagjnit, ligjit më të vjetër shqiptar. Artikulli është shkruar nga autori gjerman Otto Bauer.

“Themelohet shteti i ri evropian i Shqipërisë. Themelimi i Shqipërisë është vepër e Fuqive të Mëdha dhe për një kohë të gjatë do të jetë shqetësim i tyre. Në funksion të kësaj, lexuesit do të jenë të interesuar të mësojnë më shumë rreth problemit shqiptar,” shkruan gazeta gjermane “Lübecker Volksbote” e datë me 11 dhjetor 1912. Numri e saj të 290, kjo gazetë përmban një prezantim veçanërisht interesant të idesë nga pena e autorit Otto Bauer, i cili përmbledh pjesët më të rëndësishme nga fusha e ekonomisë, kulturës, dokeve dhe zakoneve shqiptare, duke potencuar se ky shtet i sapokrijuar evropian pas 500 vjet sundimi osman ndodhej në kushte primitive. Sipas gazetës, baza e vetme e ekonomisë së Shqipërisë së veriut ishte blegtoria, bujqësia primitive alpine. “Të ngulitur në malet e tyre, Malësorët kanë ruajtur kushtetutën e lashtë gjinore dhe fisnore. njerëzit ndahen në fise. Për shembull, komuniteti mirditas përbëhet nga pesë bajrakë: … “

“Turqit nuk u përpoqën kurrë t’i nënshtronin këto fise të egra malore. Malësorët kurë nuk paguanin taksën, nuk ofruan kurrë rekrutë dhe nuk toleruan kurrë trupat, autoritetet dhe gjykatat turke në vendin e tyre. Në Malësi nuk ka ligj osman, por aty ekziston Kanuni i Lek Dukagjini, një ligji i vjetër i banorëve të maleve. E gjithë marrëdhënia e fiseve malore me qeverinë osmane bazohej në faktin se çdo fis përfaqësohej në selinë e qeverisë, në Shkodër, nga një i dërguar, Bylykbashi, dhe se në rast lufte fiset shqiptare ndiqnin osmane. trupat si një milici e çrregullt.

Filed Under: Ekonomi

PORTRETI I HARRUAR I YMER ELSHANIT, APO PAQJA TRAGJIKE E TIJ

December 1, 2023 by s p

Mehill Velaj/

Ymer Elshani në kopleksitetin e tij letrar, trashegimisë familjare, angazhimeve të tij kombatare e letrare është sfiduese per tu artikuluar edhe kur dikush e kujton për mirë portretin e personalitetit të tij.

Ai edhe kur qe gjallë i ngjasonte një maje të Ajzbergut ku të ipte shumë nga vetja e tij por asgjë nuk mund të zbertheje nga madhështia e tij.

Të rënët në luftërat çlirimtare nuk therorizohen vetëm për idealet për të cilat kishin luftuar, por edhe për të reflektuar tek të gjallët idenë e menaxhimit të lirisë dhe pergjegjesisë që ofron ajo. Kështu është fati i heronjëve. Ata, vdesin për të sprovuar ndërgjegjet e të gjallëve. Citova këtë mendim për të konstatuar se:

Kishte prej tyre që, në heshtje e pa zhurmë, gjithë jetën ia kishte kushtuar çështjes kombëtare, dhe nuk kishte mbetë mangut me asnjë obligim ndaj atdhetut, por që sot ngelin nën hijen e emituesve të artit kulturës por edhe te idealeve te lirisë. Njeri nder ta ishte edhe Ymer Elshani i cili me vizionet e tij humane, poetike, kombetare, e integruese dha shembullin me të mirë se si duhet perjetuar jeta, lufta, kultura e atdhedashuria.

Ky kolos i letërsisë nga Drenica heroike, Ymer Elshani I lindur me (1948), ishte një autor model i letërsisë për fëmijë, emri i të cilit sot as që përmendet dhe shumë pak njerëz në opinionin publik shqiptar dhe ndërkombëtar e dinë se ai, dhe shtatë anëtarë të tij të familjes, u dogj dhe u masakrua mizorisht nga forcat barbare serbe, në prill të vitit 1999 duke i qendruar besnik idealeve të të parëve të tyre poashtu të deshmuar në breza për atdhedashuri.

Ai jetonte me të kaluaren dhe te tanishmen e lavdishme të trollit të tij, por edhe me prirje Iluministe për të ardhmen. Stoik mbeti deri në ditën e fundit të jetës, sepse etja e tij për liri ishte e madhe edhepse atë kohë të erret e dominonin Demonet e Karpateve të etur për toka e gjak shqiptari.

Ai në asnjë çast s’kishte menduar ta braktisë vendlindjen, edhe përkundër presionineve të shumta që vinin nga pushteti i atëhershëm.Ai nuk e kishte në gjak maninë e liderit apo superiorit, por diti të bëhej zot i konakut të idealeve të tij kombetare e letrare për të qenë shembull për të tjerët që të mos e braktisnin vendlindjen, edhe atëherë kur ajo bëhej e padurueshme për të jetuar. I ndodhur në dilemen Shekspiriane,, të jesh apo të mos jeshë në lirinë tëndë ‘’ Ai nuk e braktisi vendlindjen edhe atëherë kur e pushuan nga puna në vitin 1985, kur ishte drejtor i gjimnazit të Drenasit, por as atëherë kur sërish e dëbojnë nga Feronikel-i, sepse edhe puna e tij prej përkthyesi që bënte, për dikend ishte e rrezikshme.

,, Për të kuptuar pak më tepër mbi momentet e fundit të jetës së këtij shkrimtari martir, i referohemi librit të dr. Xhevat Sylës ‘Universi i mirësisë’ (Prishtinë, 2008), konkretisht faqes 20, në të cilën, ndër të tjera gjejmë edhe këtë përshkrim rrëqethës: ‘më 15 prill 1999, herët në mëngjes , ai (Ymer Elshani) bashkë me gruan, fëmijët, nënën, bababë e bashkëfshatarët të tjerë tentojnë të hyjnë në Drenas, por policia gjysmën e asaj turme e kthen parapa,me premtimin se nuk do t’i prekte. Ymeri me të vetët, por edhe me bashkëfshtarë të tjerë, strehohen në shtëpinë e Sinan Muçollit për t’i terur rrobat e bëra qull nga shiu që binte rrëke, me vetëtima e bubullima të pandalura.Po atë ditë, në orën 17.00 policët serbë kishin hyrë në shtëpinë e Sinan Muçollit dhe nga turma e strehuar aty, ku kishte edhe mjaft fëmijë, gra, vajza, kishin nxjerr Ymer Elshanin dhe Sinan Muçollin. Sapo i kishin nxjerrë jashtë, ishin dëgjuar krismat e automatikëve, të cilët ua kishin shuar jetën mizorisht. Pas kësaj policia kishte hedhur bombë në dhomën ku qëndronin të strehuarit e tjerë, pesëdhjetë e shtatë vetë. Ndërkohë, nëpër tymin që përshkonte krimin e paparë në atë dhomë, një polic zbraz breshëri plumbash nga automatiku. Mbetën të vdekur pesëdhjetë e tre vetë. Në mesin e tyre ishte edhe bashkëshortja e Ymer Elshanit, Nafija (45 vjeçe), me të katër bijtë: Ardianin (25), Miranin (20), Kujtimin (15) dhe Nderimin (10), si dhe kunata, Shukrija, Të nesërmen, në një shtëpi afër, vritet edhe nëna e Ymer Elshanit (e cila ishte motra e atdhetarit Fazli Grajçevci) ‘’.

SHTROHET PYETJA NDERGJEGJESUESE:

Sa veta deri më tani në opinionin e gjerë publik e dinë të vërtetën se si përfundoi jetën tokësore një shkrimtar i madh i Kosovës, bashkë me familjen dhe bashkëfshatarët e tij. Eshte fati I njerëzve të medhenjë mu si pershkrimi Biblik,, Profeti nuk pritet mirë në vëndin e vet ‘’ Të gjithë këta njerëz janë viktimë e harresës që vie nga defokusimi publik. Në mungesë të një gazetarie pak a shumë hulumtuese, këta fate njerëzish ngelin “libra të mbyllur” që askush nuk ua lexon tmerret që përjetuan. Fati tragjik I shkrimtarit Ymer Elshani ta kujton mitin e 7 librave të kuq te Fromit ku vetëm mendja intuitive, meditative, empatizmi e altruizmi, telepatizmi, i njerëzve të veçantë mund ti receptoj e shpreh himne një jete sublime ne të gjitha dimensionet njerëzore.

I shquar si poet, prozator e romancier, aktivist, njeri I veprimit e guximit, familjar i mirë në familje e orientime dhe qendrimet e tij ai mbeti shembulli me i mirë i një sakrifice dritëlargët pa kërkuar kurrë kundërshperblim apo himne shterpë për vetën.

Ymer Elshani edhe pa kurorat e lavdisë Ave Cezar, prap mbetet i paharruar, sepse janë veprat ato që e bëjnë atë të veçantë në letërsi dhe stoik në jetë. Fundi I fundit parimi i parë në jetë është të jetosh me nderë. Ketë e përjetoj dhe e demostroj çdo ditë të jetës edhe Ymer Elshani.

Shumë prej atyre që sot krekosen me lavdinë e huazuar nga trimëritë kolektive që mbajnë vulën e anonomitetit, do të donin të kishin një miligram dinjitet nga shkrimtari i madh Elshani, por kjo nuk bëhet me emitime të hijes por permes sakricicës personale e sublime.

Jetëshkrimi i Ymer Elshanit

Ymer Elshani u lind në fshatin Korroticë e Poshtme (e Ulët), me 14 qershor 1948. Që si fëmijë 4-5 vjeç u vërejten të Ymeri shkëndijat e talenilt të lindur. Fëmjërinë dhe rininë e kaloi në fshat. Mësimet në klasën e parë të fillores i nisi në vitin shkollor 1955/1956. Në mësime Ymeri ishte përherë i shkëlqyeshëm. Për mësues e pati Hasan Kastratin nga Kizhareka, ndërsa shkolla ishte një ndërtesë e rregulluar dobët. Katër klasë të fillores i mori ne vendlindje, pastaj ciklin e lartë të fillores e mbaroi në Komaran. Shkolla mbante emrin”Jeta e re”.

Filloi të shkruante poezi që në moshën 10 vjeçare. Edhe në shkollë i jepte mësim arsimtari Halil Bogaj, i cili po ashtu ndikoi të Ymeri duke i botuar poezitë që shkruante në fletushkën”Pena e re”. Si nxënës i klasës së shtatë botoi poezinë e parë në revistën”Pionieri” nr. 6 të vitit 1962. Ajo titullohej”Për gjah”.

Pas kryerjes së shkollës fillore, Ymeri vijoi mësimet për mësues në shkollën e mesme normale të Prishtinës. Përkrahje dhe ndihmë në rrugën krijuese i jepte profesori Rexhep Hoxha, të cilin ai e adhuronte pa masë. Këtë respekt për të do ta mbajë gjatë tërë jetës. Poezitë i botonte në faqen për fëmijë të ”Rilindjes”, në revistën ”Shëndeti” dhe në revistat ”Gezimi” dhe ”Fatosi” që dilnin ne Shkup. Në klasën e katërt të normales i’u botua vepra e parë me poezi”Anija e miqësise”. Ishte viti 1967, vazhdonte të shkruante më intenzitet edhe më të madh. Tash ai kishte fllluar të shkruante dhe tregime të shkurtra e pjesë teatrore.

Në shtyp u paralajmërua se po e përgatiste përmbledhjen e dytë me tituill”Baloni i kaltër”.

Në këtë libër, përveç poezive kishte përfshirë edhe tregime ”Dy motra” dhe pjesën teatrale ”Lotët e Drenushës”, ”Anija e miqësisë”.Pas botimit të veprës së dytë ”Çka ëndërrojnë lulet” (1971), Ymeri u paraqit në konkursin letrar të ”Rilindjes” me romanin ”Ndodhitë Hundëkarrotës” ku mori çmimin e dytë. Kur ishte në vitin e parë të fakultetit në nëntorin e 1968-ës, Ymeri mori pjesë në demonstratat që u bënë në Prishtine. Për këtë më vonë për pak të perjashtohej nga puna. I dhanë masën e dënimit parapërjashtim dhe në këtë rast e mbështeti drejtori i shkollës, Halil Bogaj, duke arsyetuar se atë ditë Ymeri e kishte mbajtur mësimin. Në ditar i kishte të shënuara orët, se ashtu e kishte sugjeruar vetë drejtori, kuptohet, në një bisedë të fshehtë me mësuesin Ymer. Kështu për pak shpëtoi nga më e keqja mesuesi i ri, por përcillet vazhdimisht nga argatët e sistemrt të atëhershëm.

Në shkollë të mesme Ymeri banoi në Prishtinë në një kasolle të vjetër tek halla Mine, e më vonë në shtëpinë e shkrimtarit Nebil Duraku. Kushtet i kishte shumë te rënda. Ushqimi i dobët, të cilin ia sillte shpesh babai Nazifi nga shtëpia. Ka ndodhur që me një spec të kalonte ditën, do të rrefente me vonë Ymeri. Babai Nazifi shiste vezë në treg; punonte punë të rënda fizike; zbrazte thasë mielli, pra me shumë pengesa arriti ta shkollojë djalin e madh, Ymerin.

Në mësime Ymeri ishte përherë i shkëlqyeshëm dhe punonte pandërprerë. Nga të ftohtit, gjatë kësaj kohe, Ymeri sëmuret bukur rëndë. I ngriheshin gishtërinjtë e dorës dhe një kohë e kalon në spital. Por ai kurrë s’u dorëzua. Posa doli mësues s’u kënaq me kaq dhe në afat rekord i kreu studimet.

Në tetor te vitit 1972 diplomoi në Fakultetin Filozofik – dega e gjuhës dhe letërsisë shqipe. Pas katër vitesh që punoi në shkollën filore ”Jeta e re ” të Komoranit, kalon në gimnazin ”Gjergj Kastrioti – Skënderbeu” në Gllogovc (tash Drenas).

Në fillim mbante ose ligjëronte dy lëndë: gjuhën shqipe dhe gjuhën latine. Pas një kohe të shkurtër zgjedhet zëvendësdrejtor i gjimnazit. Vijon studimet pasdiplomike dhe me notë të lartë 8.60 i kryen të gjtha provimet. Ndërkohë, më 1975 e kryen shërbimin ushtarak në Novi Sad. Kthehet dhe punon edhe dy vjet si profesor në gjimnaz. Fillon të botojë studime dhe kritika për veprat e letërsisë për fëmijë.

Në revistën ”Shkëndija” ,më 1978 dhe 1979 boton disa recensione për veprat që atëherë ishin si lekturë shkollore. Përgatiti disa punime për emisionet e Radio – Prishtines.

Që nga shtatori 1977 u bë drejtor i gjimnazit, mirëpo emri i shkolles ishte ndërruar në “Mareshali Tito”. Tash gjimnazi u shndërrua në Qendra e Arsimit të Mesëm të Orientuar (QAMO). Pra, përpos paraleleve të gjimnazit të pergjithshëm, u hapen degë të reja teknike.

Organizator i suksesshëm, punëtor i palodhshëm, ai me profesorët e tjerë vinin rend dhe disiplinë të jashtëzakonshme në shkollë. Profesorët vinin nga Prishtina me furgon. Ishin këto vitet e lulëzimit të arsimit në Drenas. Dolën disa breza nxënësish të dalluar, të cilët më vonë u benë mjekë, profesorë, ekonomistë etj.

Me 1978 Ymeri magjistroi me temën”Poezia për fëmijë 1946 – 1976 në Jugosllavi”.

Në këtë studim të ngjeshur dhe mjaft përkushtues, Elshani dallon që poezia shqipe për fëmijë e Pasluftës së Dytë Botërore kalon nëpër tri faza, që kanë secila fizionominë dhe veçantitë e saja stilistike e tematike:

Faza e parë, nga vitet 1945-46 deri në 1960, fillon me vjershat që u botuan te ”Gazeta e pionierëve”, ato të botuara në dy vëllimet “Vjersha për shkolla fillore e paragjimnaze” (Prishtinë, 1947) dhe “Vjersha të zgjedhura për pionierë” (1951); me tri vëllimet e veçanta të botuara më 1953: “Gjethet e reja” të Rexhep Hoxhës, “Përrallat e gjyshit” të Mark Krasniqit dhe “Vjersha” të Mehmedali Hoxhës. Tematika është ajo e luftës, e ndryshimeve të mëdha shoqërore, e rindërtimit të vendit. Kemi një art tradicional, folklorik. Letërsia gojore ushtron ndikim të madh, si në aspektin tematik e motivor, ashtu edhe në atë strukturor e stilistik-gjuhësor.

Faza e dytë (1960-70) sipas Elshanit lidhet me vëllimin e Maksut Shehut “Kunora e kuqe” (1960), e më tej, me botimet e poetëve Vehbi Kikaj, Rifat Kukaj, Ali Huruglica, Fejzi Bojku, Agim Deva, Adem Gajtani. Frymëzimi këtu kap jetën e fëmijëve, ëndrrat e dëshirat e tyre, të kundruara nga këndi i shikimit të vetë fëmijës. Ndikimi i letërsisë gojore nuk është aq i drejtpërdrejtë.

Faza e tretë përfshin vitet ’70. Tematika e njohur e fazës së dytë këtu realizohet me një art më të ngritur stilistik, kemi një transformim kualitativ. Ndikimi i letërsisë gojore është i modifikuar, larg imitimit.

Pa mbushur katër vjet të punës si drejtor, më 2 prill 1981 në Drenas shpërthyen demonstratat. Edhe nxënësit e gjimnazit dolën për të kërkuar Republikë. Ymeri me profesorët dolën të obliguar për t’i percjellë nxënësit, e mundësisht sipas urdhërit të Komitetit komunal për t’i shpërndarë. Afër fabrikës së ”FERRONIKELIT” plagosen disa demostrues. Pas kryerjes së demonstratës u ndërpre mësimi në shkollën e mesme dhe në shkollat e tjera. Duhej gjetur”fajtorët” për këto demonstrata. Fillojnë diferencimet ideo-politike. Ymeri merret në biseda informative në polici. Pas pak ditësh e përjashtojnë nga puna se gjoja ka pasur qëndrim oportunist dhe është përgjegjes për demonstratat që u bënë në Gllogovc. Kështu mbeti pa punë poeti edhe profesori Ymer Elshani.

Erdhën ditë të zymta dhe një diferencim e ndjekje policore ndaj tij. Autorit të tetë veprave iu ndalua publikimi i shkrimeve. Ndiqej këmba-këmbës nga shërbëtorët e SPB-së.

Ankesat që i bëri gjyqit Ymeri për padrejtësi që ia bënë, iu refuzuan. I dhanë përgjigjje: je i papërshtatshëm për arsim.

Pesë vjet Ymeri mbeti në shtëpi. Punonte në ara, në kopshtije. Ishte bërë bujk i mirë, por letërsinë dhe krijimtarinë letrare nuk e la. Shkruante poezi, poema, tregime dhe me një qëndresë të pashoqe u bënte ballë furtunave që ia imponuan forcat reaksionare dhe njerëzit shpirtëzinj.

Megjithatë, Ymeri më në fund, pas një kohe të gjatë punësohet në fabrikën e ,,Ferronikelit” si përkthyes. Kjo ndodhi në 1985.

Ia vlen të thuhet se sa ishte i papunë e përkrahu shkrimtari Rifat Kukaj, i cili ia kishte dhënë dhe të përkthejë librin, ”Nje mije e nje net” dhe ia boton veprën me tregime ”Plaku me violinë” (1984).

Në” Feronikel” punon deri më 1992. Prapë e largojnë nga puna si ”tepricë teknologjike”.

Më 1994 kthehet në arsim. Këtë herë prapë në gjimnaz si zëvendësdrejtor. Në rrethana të rënda për arsimin tonë, Ymeri prej vitit 1996 emërohet këshilltar për lëndën e gjuhës dhe letësisë shqipe. Me elan të përtërirë, me tërë potencialin punoi në mirëvajtjen dhe përparimin e arsimit. Shkonte në të gjitha shkollat e komunës së Drenasit. Hospitonte në orë, jepte udhëzime dhe inkurajonte punëtorët e arsimit për të mbijetuar arsimi në gjuhën shqipe, që ishte në rrezik të shkatërrohej nga Serbia.

Kur lufta filloi, më 1998 Ymeri kishte vendosur të mos largohej nga vendlindja. Disa ditë ishte në Prishtinë, por menjëherë u kthye në fshat.

Ai si njeri vizionar që ishte kishte vendosur të vdiste në tokën se ku kishte lindur. Ymeri për ne mbetet paqja tragjike dhe model i një heroizmi idealist që në kërkim të se vertetes që dhemb rilindet si Feniksi nga hiri i mbetur i një trashegimie substanciale kombetare e letrare.

Ai nuk i donte ikjet nga ballafaqimet andaj do mbetet si shembulli me i mirë i një intelektuali deshmor dhe mesazhi kulturor ndër breza.

E verteta e fatit te tij tragjik, dhe vlera e lënë kombit të tij në të gjitha fushat do perkthehej,, për kë bie kjo kambane e re ‘’ mes mitit , realitetit dhe sakrificës që kurrë nuk kërkoj lavdinë e tij por kishte lindur për të mbetur i lavdishëm në menmorien tonë kolektive.

Veprat e Ymer Elshanit:

1. Anija e miqësisë (vjersha)– RILINDJA, Prishtinë,1972.

2. Çka ëndërrojne lulet (vjersha) – RILINDJA, Prishtinë. 1971

3. Ndodhitë e Hundëkarrotës (roman) – RILINDJA, Prishtinë.1971

4. Loti udhëtar (tregime) – RILINDJA, Prishtinë, 1977

5. Ishulli i lumturisë (tregime)- RILINDJA, Prishtinë,1973

6. Aventurat mbi trotinetin e vjetër (roman) – RILINDJA, Prishtinë,1975

7. Guri i çmueshëm (tregime) – RILINDJA, Prishtinë,1977

8. Unaza magjike (vjersha) – RILINDJA, Prishtinë,1980

9. Plaku me violinë (tregime) – RILINDJA, Prishtinë1984

10. Kaloresi i bardhë (poemë) – RILINDJA, Prishtinë, 1987

11. Perjetimet e bardhoshit (tregime) – RILINDJA, Prishtinë,1989

12. Ylli ëndërrimtar (vjersha) – RILINDJA, Prishtinë, 2000

13. Vajza e diellit (tregime) – RILINDJA, P. 2000

14. Njohja e trimave (tregime e përralla), ROZAFA, Prishtinë, 2000

15. Perralla per ylberin (poemë) – ROZAFA, Prishtinë,2000

16. Gjeli i kuq (tregime të zgjedhura) – ASDRENI, Shkup, 2000

17. Zogu i lirise (vjersha) – ZEF SEREMBE, Prishtinë, 2001

18. Le të vijë në Sharr pranvera (poema) – ROZAFA, Prishtinë, 2002

19. Gjelastreni mendjelehtë (vjersha) – GUTENBERG, 2001

20. Flokargjendta (tregime të zgjedhura) – ROZAFA, Prishtinë, 2004

21. Udhetimet e Xhuxhimaxhuxhit (roman) – Prishtinë, 2008

Pas vdekjes, iu botuan edhe librat e tjerë që Ymer Elshani pati lënë në dorëshkrim:

22. Ylli ëndërrimtar (vjersha, 2000),

23. Vajza e diellit (tregime, 2000),

24.Njohja e trimave (tregime e përralla, 2000),

25. Përralla për ylberin (poemë, 2000),

26.Gjeli i kuq (tregime të zgjedhura, Shkup 2000),

27. Zogu i lirisë (vjersha, 2001),

28. Le të vijë në Sharr pranvera (poema, 2002),

29. Gjelastreni mendjelehtë (vjersha, 2003),

30. Flokargjendta (tregime të zgjedhura, 2004),

31. Udhëtimet e Xhuxhimaxhuxhit (roman, 2008)./rajonipress/

(Burime të këtij teksti janë përdorur të dhënat e Halil Bogajt, Arif Veliut dhe dr. Xhevat Sylës)

Filed Under: Kulture

NGA DEBATI REPUBLIKAN- DEMOKRAT NË FOX NEWS

December 1, 2023 by s p

Në orën 9 të mbrëmjes të 30 Nëntorit 2023 në televizionin Fox News nga Alpharetta e Georgia-s, u transmetu debati republinan – demokrat, për efekt të zgjedhjeve presidenciale të vitit 2024. Ndryshe nga rastet e tjera, ky debat ishte një ballafaqim arritjesh, pikpamjesh, praktikash e opsionesh për të ardhmen, midis Kryetarit të Shtetit të Floridës Ron Desants (republikan dhe kandidat për President) dhe atij të Kalifornisë Gavin Newsom (demokrat).

Pyetja e parë ishte: Pse 750 mijë shtetas gjatë tri viteve të fundit kanë emigruar nga Kalifornia për në Florida? Desants u përgjigj se: Kalifornia ka taksa më të larta se Florida. Por edhe se në Florida siguria për jetën është më e mirë, punësimi po ashtu, ndihmesa për të papunët më e madhe dhe kriminaliteti më i ulët. Si kundër përgjigje demokrati Newsom shtoi se taksat janë më të larta vetëm për shtresën e pasur dhe kriminaliteti në tre qytete të vecanta të Floridës është më i madhe se San Francisko. Ai solli më shumë këndshikime politike se sa element praktik.

Ballafaqimi me të dhëna të tjera vazhdoi si më poshtë: papunësia në Florida 2.8% në Kaliforni 4.8%; në universitetet publike në Kaliforni mbështetja e studentëve është 12 mijë dollar në vit, kurse në Florida 16 mijë. Kriminaliteti për 100 mijë banorë në Kaliforni 499.5 në Florida 258.9. Vetëm për vitin 2019 rastet e përdorimit të paligjshëm të armëve në publik në Kaliforni 21 herë në Florida 9. Cmimi i benzinës 4.85$ në Kaliforni dhe 3,17$ në Florida. Familje të pa shtëpi në Kaliforni 172 mijë në Florida 26 mijë, persona të pa strehë (homeless) 44 për cdo 10 mijë veta në Kaliforni dhe 12 në Florida.

Debati u bë më i ashpër për ceshtjen e emigracionit, ku republikanët gjatë presidencës së Trump, patën sasi shumë më të vogël emigrantësh se demokratët nën presidencën Biden. Investimi i republikanëve për këtë problem ishte konkret dhe shumë më i madh se i administratës Biden. Në tri vitet e fundit kanë hyrë në SHBA mbi 8 milion të paligjshëm, ku vetëm kohët e fundit numurohen mbi 26 mijë kinez, 12 mijë rus dhe mijra të tjerë nga Afganistani, Siria, Iraku vendet lation amerikane etj. Nuk ka asnjë siguri se disa prej tyre mund të jenë kriminelë ordinerë ose dhe terrorista. Kjo e ka bërë jetën e qytetarëve amerikanë në këto momente, më të pa sigurtë se gjatë administratës republikane.

Kryetari i Shtetit të Floridas tha se në se ai zgjidhet President i SHBA-së në zgjedhjet e 2024-ës, jo vetëm që do ta vazhdojë bërjen e pritës përgjat kufirit me Meksikën, por do të marrë edhe masa të tjera shtesë për ta zgjidhur ceshtjen e emigracionit të paligjëshëm. Kurse Kryetari Kalifornisë tha se masat po shtohen dita ditës me mjete e aparatura elektronike nga administrate Biden.

Lidhur me protestat antisimitiste në SHBA e në shumë vende të botës , republikani deklsroi se ata janë mbi të gjitha dobësi e mungesë vizioni e administratës Biden. Kurse dempkrati tha se kjo është hapsirë demokratike.

Parë në tërësi mendoj se debati u moderu me shumë kujdes e me pa anëshmëri. Ai rroku problemet konkrete e parësore që shqetësojnë sot qytetarin amerikan. U ballafaquan arritjet dhe mangësitë në një shtet me drejtues republikan (Florida) dhe në një shtet me drejtues demokrat (Kalifornia), por në të vërtetë ishte një përballje politike midis Partisë Republikane dhe asaj Demokratike dhe ish administratës Trump e të sotmes Biden.

Ron Desants duke qenë akoma në garë si kandidat për president nuk e përmendi asnjëherë emrin e Donald Trump. Ai në të gjitha përgjigjet ishte praktik, i sakët, i drejtpërdrejtë dhe në tërësi e dominoi debatin me argumenta në pozicionin e një kandidati potencial .

Demokrati Gavin Newsom, ishte përgjithësisht elegant në përgjigje, por jo shumë konkret. Ai më shumë u përpoq të sillte në focus ideologjinë e së majtës duke nënvizuar se do të mbështeste përsëri Joe Biden e Kamala Harris për president e Zëvendës president në zgjedhjet e 2024-ës. Ndoshta kjo ishte edhe një lëvizje taktike nga ana e tij, duke e parë vehten si një lojtarë rezervë në stolin demokrat në se ndodh atje ndonjë “turbulencë” elektorale.

Ajo që ne shqiptarët, (në radhë të parë politikanët), lypset të mësojmë nga ky debat televiziv, është jo armiqësi por opozitaritet, jo propagandë por prakticitet, jo lajthitje e formulime amalgam por ide të qarta për këdo. Dhe më në fund doni taksa të ulta, administratë të vogël, siguri më të madhe, punësim , mirqenie apo doni të kundërtën. Mendohuni e zgjidhni.

ASLLAN BUSHATI

Filed Under: Sociale

Kalendar: 79 vjetori i lindjes së Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova

December 1, 2023 by s p

SPECIALE-Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, 2 Dhjetor 2023/ Para 79 viteve, në 2 Dhjetor 1944 në fshatin Cercë, komuna e Istogut, ka lindur Ibrahim Rugova, i cili kujtohet si Presidenti historik dhe arkitekti i pavarësisë së Kosovës.

Tradicionalisht, përfaqësues institucionalë e politikë dhe qytetarë i bëjnë homazhe Presidentit historik dhe vizitojnë familjen e tij.

Në veprimtaritë në Kosovë theksohet se në lëvizjen për liri e pavarësi Rugova u bë simbol i rezistencës me përkrahjen e popullit, elitës intelektuale, patriotëve dhe të botës demokratike perëndimore.

Që para më shumë se tre dekadave, Rugova hapur përcaktonte pozicionin gjeopolitik kosovar dhe shpallte idenë për Kosovën shtet të pavarur. “Zgjidhja më e mirë është Kosova e pavarur e neutrale, e hapur ndaj Shqipërisë e Serbisë dhe një administrim civil ndërkobëtar si fazë kalimtare”, theksonte e ritheksonte ai.

Rugova, derisa ishte kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve të Kosovës, para 34 viteve – në 23 Dhjetor 1989 u bë themeluesi dhe lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, e cila më shumë se parti politike lindi si lëvizje gjithëpopullore për liri, pavarësi e demokraci.

Pas Deklaratës Kushtetuese të 2 Korrikut e Kushtetutës së 7 Shtatorit 1990, që shpallte Kosovën Republikë, si dhe Referendumit të 26 deri 30 Shtatorit 1991, në të cilin për Shtet Sovran dhe të Pavarur u deklaruan 99,87 përqind e qytetarëve pjesëmarrës masivisht në votim – 87,01 përqind, në 24 Maj 1992 Rugova në zgjedhjet e para pluraliste nacionale parlamentare e presidenciale u zgjodh Presdiednt i Republikës së Kosovës, e cila atëherë nuk u njoh ndërkombëtarisht, megjithatë ishte dhe njihej si deklarim i fuqishëm i vullnetit kombëtar, politik e demokratik.

Po në vitin 1992 kur u votua në zgjedhjet e para pluraliste presidenciale e parlamentare, Rugova për herë të parë si President i parë i Kosovës Ditën e Flamurit e të Pavarësisë së Shqipërisë – 28 Nëntorin e festoi në Vlorë në 80 vjetor. Nga Vlora dhe në festimet tjera e urimet nëpër vite të 28 Nëntorit Presidenti Rugova theksonte edhe mesazhin se Pavarësia e Kosovës është plotësim i Pavarësisë Shqiptare, “e cila u cungua pa vullnetin e shqiptarëve”.

“Në 28 Nëntor 1992 Presidenti Rugova qëndron në Vlorë në festimin e 80 vjetorit të pavarësisë së Shqipërisë. Gjatë qëndrimit në Shqipëri ai realizon takime me Presidentin Sali Berisha dhe me zyrtarë të tjerë të lartë të shtetit shqiptar”, shkruaj nga faqe historie.

Në 80 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë – Ditën e Flamurit, në 28 Nëntor 1992, Presidenti historik i Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, uronte të gjithë shqiptarët në botë.

“Një URIM I MADH në këtë kremtim jubilar për të gjithë shqiptarët edhe në Shqipëri, edhe në Kosovë, edhe në viset e tjera etnike dhe në diasporë, duke filluar nga Zelanda e Re, Australia, Evropa dhe Amerika, të cilët gjithmonë kanë qenë të lidhur me Shqipërinë dhe me trojet etnike shqiptare dhe me çështjen shqiptare”.

Ky ishte urimi i parë për 28 Nëntorin i Dr. Ibrahim Rugovës si President i Kosovës i zgjedhjeve të para pluraliste të 24 Majit 1992. Presidenti historik Rugova ka uruar në një deklaratë ekskluzive të botuar me titullin “Shqiptarët sot janë më të bashkuar se asnjëherë” në 28 Nëntor 1992 në ballinën e gazetës së rezistencës “Bujku”, kryeredaktor i parë-themelues i së cilës isha, që kishte nisë të dalë nga 18 Janari 1991, pjesë e lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, me orientim e përcaktim të fuqishëm properëndimor euroatlantik, e që sfidonte ndalimin e dhunshëm nga Serbia okupatore të gazetës Rilindja – të vetmes së përditshme shqipe në atë kohë në Kosovë.

I zgjedhur president i Kosovës në zgjedhjet e para pluraliste, Dr. Rugova pas vizitës në Shqipëri në Nëntor për festën e 80 vjetorit të Pavarësisë, në Dhjetor 1992 shkoi në Bruksel, ku takohet me Sekretarin e Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Lorens Igëllberger, i cili i shpreh mirënjohje Pesidentit Rugova si lider i popullit shqiptar për kontributin e tij në ruajtjen e paqes në Kosovë. Sekretari Amerikan i Shtetit Igëllberger siguroi Presidentin Rugova se nga shqiptarët nuk kërkohet që të heqin dorë nga objektivi i tyre për të ardhmen e Kosovës.

Presidenti Rugova edhe në Kosovë, edhe në Shqipëri, edhe në Amerikë e në shtetet e Bashkimit Evropian, kudo, fliste për Pavarësinë e Kosovës si zgjidhja më e mirë dhe kompromisi i shqiptarëve.

Si gjithmonë, edhe në 4 Mars 2002, duke u inauguruar në Parlamentin e Kosovës President i pas zgjedhjeve të para nacionale të pasluftës, Rugova shprehej: “Çdo ditë ne të gjithë duhet të zgjohemi me një mendim të bukur: ‘Çfarë të mire mund të bëjmë sot për Kosovën?’”.

Pavarësia e Kosovës, në të mirë të gjithë qytetarëve të saj, dhe si i vetmi kompromis, theksohej e ritheksohej vazhdimisht nga Rugova.

“I vetmi kompromis për Kosovën është pavarësia, dhe ky është optimumi i gjithë shqiptarëve në rajon”, theksonte shumë prerë Ibrahim Rugova në 6 Tetor 2005, në takimin e parë me Grupin Negociator, formimi i të cilit me përfaqësim nga maxhoranca e opozita dhe shoqëria civile ishte një moment me shumë rëndësi për unitetin në vend si dhe për bisedimet për statusin e Kosovës të udhëhequra nga i dërguari i posaçëm i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Presidenti Martti Ahtisaari, e pastaj edhe nga Treshja SHBA-BE-Rusi në angazhimet shtesë.

Presidenti historik i Kosovës, Ibrahim Rugova në intervistën e parë ekskluzive që kam zhvilluar për Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë para 29 viteve fliste edhe për “lidhjet konfederale apo bashkimin me Shqipërinë” të Republikës së Kosovës, si dhe për një “politikë globale që sa më parë të bjerë muri mes shqiptarëve”, derisa bisedonim gjatë ditën e enjëte të 22 Shtatorit 1994, në zyrën e tij, ku sot është muzeu – Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova, si edhe në raste të tjera, falënderonte e vlerësonte shumë për informimin nga Kosova e për Kosovën.

“Falënderoj Agjencinë Telegrafike Shqiptare për informimin nga Kosova e për Kosovën. Edhe kjo që pata rastin të bisedoj për këtë agjenci, që reprezenton Shqipërinë dhe çështjen shqiptare, është një hap në politikën globale, në integrimet shqiptare. Edhe ne bëjmë përpjekje që këtu në Kosovë përmes Qendrës sonë për Informim të kemi një agjenci të vogël, e cila raporton për situatën e përditshme në Kosovë. Duhet një bashkëpunim midis këtyre dy institucioneve dhe institucioneve të tjera në Kosovë dhe në Shqipëri”, theksonte Presidenti Rugova në intervistë.

Atë intervistë të parë me Presidentin e parë të Kosovës e zhvilloja në kohë të rënda të okupimit e dhunës kundër shqiptarëve të Kosovës. “Një represion masiv në Kosovë ka rritur tensionet politike këtu dhe në rajon, ndaj është e domosdoshme prania ndërkombëtare”, e përshkruante situatën dhe e kërkonte zgjidhjen Presidenti Rugova.

Në intervistë, Presidenti Rugova tek fliste atëherë si për ëndërra parashikonte ngjarjet që pasuan, theksonte se “kishte kërkuar një mbrojtje për Kosovën para një viti e gjysmë, një protektorat ndërkombëtar civil, një administratë civile, që do të vendosej për një kohë në Kosovë, që të normalizohet jeta dhe më pas të bisedohej me serbët për ardhmërinë e Kosovës”.

“Bisedimet shqiptaro-serbe duhet të zhvillohen në prani të një pale të tretë të autorizuar, që do të garantonte edhe dialogun edhe rezultatet e dialogut dhe që natyrisht do ta udhëhiqte atë. Kjo palë e tretë duhej të gjendej nga SHBA-të, Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian”, theksonte Rugova.

Ai besonte se mbrojtja ndërkombëtare në Kosovë do të mbërrinte.

“Në planin ndërkombëtar ideja për mbrojtje ndërkombëtare në Kosovë shqyrtohet, do të thotë është marrë në konsiderim, dhe shikohen mundësitë si të aplikohet kjo dhe si të veprohet në këtë drejtim”, shprehej Presidenti Rugova.

Pyetjes se çfarë do të thotë politikë globale shqiptare dhe si mund të realizohet ajo në praktikë, në kushtet e ndarjes së shqiptarëve me shumë kufij, Presidenti Rugova iu përgjigj: “Kjo politikë do të shembë muret mes shqiptarëve”.

“Praktikisht mund të themi se politika globale shqiptare ka nisur të realizohet. Përkundër pengesave të shumta, që ka sidomos Kosova, sot kemi kontakte të ndryshme, bashkëpunim, qoftë në planin kulturor, në planin arsimor, në planin politik. E kam thënë disa herë, por vazhdimisht duhet të përsëriten gjërat, se për herë të parë ne shqiptarët po bashkëpunojmë në planin politik”, theksonte Presidenti historik i Kosovës.

“Në këtë politikë globale shqiptare respektohet vullneti politik i shqiptarëve të Kosovës, pastaj i shqiptarëve në Maqedoni, i shqiptarëve në Mal të Zi e në Preshevë, Bujanovc e Medvegjë. Do të thotë se kemi një vizion se ç’duhet të bëjmë në këtë drejtim. Dhe, mund të them se politika globale shqiptare përditë është prezente dhe realizohet hap pas hapi, nuk është diçka abstrakte”, shprehej ai.

Rugova vlerësonte se, “politikë globale është se sot Shqipëria më shumë se kurrë e ndihmon çështjen e Kosovës dhe çështjen shqiptare në planin ndërkombëtar”. “Po ashtu, edhe Kosova me institucionet e saj, brenda dhe jashtë, e ndihmon Shqipërinë dhe në këtë plan ka një bashkëpunim, një mirëkuptim dhe një marrëveshje, që nuk e kemi pasur më parë ne shqiptarët”, vijonte ai.

Në 11 Tetor 1991, në Prishtinë, ishte miratuar Deklarata politike e Këshillit Koordinues të Partive Politike Shqiptare në Jugosllavi, kryetar i të cilit ishte kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Ibrahim Rugova. Deklarata kishte tre opsione për zgjidhjen e çështjes shqiptare.

Presidenti Rugova në intervistë vlerësonte se, “ky është një dokument mjaft i rëndësishëm, që i përfshinë të gjitha, pra edhe vizionin e një uniteti e një integrimi shqiptar”, se “opcioni i parë ishte një Kosovë e pavarur e neutrale”, dhe “që shqiptarët në Maqedoni si element i rëndësishëm i atij shteti apo asaj republike, që është në zhvillim e sipër, të jenë shtetformues, ndërsa shqiptarët në Mal të Zi dhe në Preshëvë, Bujanoc e Medvegjë të kenë një vetadministrim, një autonomi lokale”.

“Kosova e pavarur në NATO e në BE dhe në miqësi të përhershme me SHBA”, citoja kështu Presidentin Dr. Ibrahim Rugova në kryetitull të ballinës së gazetës tradicionale të Kosovës Rilindja në fundvitin 2002, në intervistën ekskluzive që kisha zhvilluar pas kthimit nga festimet në Vlorë të 28 Nëntorit dhe takimit që kishte me Sekretari Amerikan të Shtetit Igëllberger.

Në Rezidencën Presidenciale në Velani – Prishtinë Presidenti Ibrahim Rugova mbante në duarë dhe në tryezë gazetën Rilindja botim special festiv për jubileun e 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, të 28 Nëntorit 2002, derisa në atë kohë kur isha kryeredaktor i gazetës historike në fund të dhjetorit 2002 zhvilloja intervistën ekskluzive për Rilindjen festive të Vitit të Ri.

Më pak se një muaj para përurimit të Shtëpisë së Pavarësisë në Prishtinë, Presidenti Rugova në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare kishte dalë me propozimin për simbolet shtetërore, për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës.

“Gjithsesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës”, thoshte Rugova në intervistën ekskluzive që zhvillova në prag të Vitit të Ri 2003 për gazetën Rilindja.

Mes pyetjeve që i bëra Presidentit Rugova, në bashkëbisedim, iu drejtova: “Kosova po bëhet edhe me simbolet shtetërore. Në Festën e Flamurit e të 90 vjetorit të Pavarësisë Shqiptare dolët me propozimin për Flamurin dhe për Himnin Shtetëror të Kosovës. Para pak ditësh, në 13 vjetorin e LDK-së, partisë që e udhëheqni Ju që nga fillimi si një lëvizje për liri, pavarësi e demokraci, përuruat edhe një monument, një shenjë shtetërore – Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës. Ju lutem të na flisni edhe për këto momente të rëndësishme në rrugën e bërjes së Kosovës shtet”.

Presidenti Rugova u përgjegj: “Gjithësesi ne duhet t’i kemi simbolet shtetërore si shtet i Kosovës. Siç e dini, flamurin qe sa vite unë e përdor edhe si stemë të Presidentit të Kosovës, pra si emblemë, edhe në komunikime ndërkombëtare zyrtare, po edhe të brendshme. Edhe flamurin shtetëror duhet ta kemi, flamur që shpreh specifikën e Kosovës. Tani shenjat kombëtare i përdor Shqipëria si shtet aktual.

Për himnin, do përkujtuar se është ajo kënga e dashur e 1912-tës, që e kanë kënduar të gjithë shqiptarët. Natyrisht do të ketë përpunim artistik, po them standarde artistike, po edhe standarde shtetërore. Për këto do të ndiqen procedurat, pra në konsultim me institucionet e Kosovës, me Parlamentin, me Qeverinë. Po edhe njerëzit le të diskutojnë, le t’i thonë hapur mendimet e veta. Por, besoj se shumica në Kosovë – e popullit, e intelegjencies, e klasës politike – janë dakord që të kemi simbolet tona. E kam marrë këtë si një inisiativë të Presidentit. Është në detyrën time t’i eci këto punë dhe besoj se së shpejti do të kryhen. Në këtë vazhdë ishte edhe përurimi i Shtëpisë së Pavarsisë. Dëshiruam të lëmë një monument, një traditë, atje ku janë krijuar institucionet e para të Republikës së Kosovës. Do të ketë një kompleks të Pavarësisë aty, që do të ketë objekte përcjellëse, ndërsa po ajo shtëpi nismëtare do të ruhet dhe do të ketë edhe karakter muzeal, po edhe aktiv. Do ta mbajmë gjallë atë kompleks. Pra, të krijojmë edhe një traditë. Ne kemi një traditë me Shtëpinë e Lidhjes së Prizrenit, pastaj në Shqipëri është Shtëpa e Pavarësisë në Vlorë, edhe këtu tash Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, që ka simbolikën e vet. Kemi edhe një shenjë të veprimit, sepse të gjithë, i gjithë populli i Kosovës, kemi kaluar nëpër atë shtëpi që ka qenë një shtëpi e shpresës, e pavarësisë, e lirisë dhe e demokracisë”.

Edhe tani dhe përjetshëm Flamuri i Dardanisë, i dizajnuar sipas idesë së Presidentit historik Rugova dhe Flamuri Kombëtar Shqiptar janë në të dy anët e Flamurit Shtetëror të Republikës së Kosovës në Shtëpinë e Pavarësisë me emrin e Ibrahim Rugovës.

Presidenti Rugova kaherë theksonte idenë për autostradën Shqipëri-Kosovë, Rrugën e Kombit, nëpër shtigjet e vjetra historike, derisa shprehej se, “nëpër vendin tim kalojnë rrugë të rëndësishme evropiane, sikur ishte rruga antike Via Egnatia”.

Me vendimin e Qeverisë kosovare, është emërtuar “Ibrahim Rugova” autostrada në Kosovë, e ndërtuar në vazhdim të autostradës në Shqipëri nga bregdeti shqiptar-Durrësi deri në portën kufitare në Morinë-Vërmicë, mes qytetit të Lidhjes së Prizrenit dhe Kukësit.

Në Tetorin e vitit 2005, Presidenti Rugova në takim me projektuesit thoshte se se ndërtimi i autostradës Prishtinë-Durrës tregon se, “ne jemi të aftë të bëjmë dhe mbajmë shtet, dhe se e meritojmë pavarësinë”.

“Kosova dhe populli i saj janë sot këtu që të kryhet edhe formalisht, apo zyrtarisht, si doni t’i themi, edhe njohja e pavarësisë, të jemi një anëtar i bashkësisë së kombeve të botës së lirë”, më thoshte Presidenti Rugova në një intervistë tjetër eksluzive në jubileun e 60 vjetorit të gazetës Rilindja, të 12 Shkurtit 2005, ku poashtu fliste edhe për autostradën dhe marrëdhëniet me Shqipërinë, edhe për garancitë e shtetit të Kosovës për pakicat kombëtare, për të gjithë qytetarët.

“Pavarësia e Kosovës do të kishte efekt pozitiv edhe për të gjithë fqinjët tanë”, theksonte Rugova në intervistën eksluzive që në ballinë të gazetës Rilindja kishte kryetitullin: “Pavarësia e Kosovës është e mira e të gjithë qytetarëve dhe do ta qetësojë rajonin”.

“Njohja sa më e shpejtë e pavarësisë së Kosovës do të ndihmonte edhe qetësimin e të gjithë shqiptarëve në këtë pjesë të Evropës dhe të botës”, theksonte Rugova.

Ndërsa, i pyetur për marrëdhënet e realiteteve të reja mes Kosovës dhe Shqipërisë, edhe sipas shumë vlerësimeve, shembull për rajonin dhe se si e shihte të ardhmen e këtyre dy vendeve, jo vetëm në marrëdhëniet e tyre, por edhe në integrimet euroatlantike, Rugova thoshte:

“Po, ne gjithsesi do të kemi gjithnjë e më shumë marrëdhënie të mira me Shqipërinë në të gjitha fushat. Ju e dini, tashmë kemi edhe Marrëveshjen për Tregti të Lirë, pastaj, marrëveshje të ndryshme për bashkëpunim ekonomik, kulturor, etj., dhe gjithsesi do të ndikojë pozitivisht ndërtimi, nuk është e tepërt ta themi, i Autostradës Prishtinë-Durrës, që do të hapte edhe një lidhje tjetër të Kosovës me botën. Dhe, gjithsesi synimet tona, të të dy vendeve, janë integrimi në Bashkimin Evropian, pra Shqipëria, Kosova dhe vendet e tjera, dhe kjo është perspektiva dhe në këtë plan po punojmë me të gjithë”.

Me rastin e pritjes që më bëri dhe intervistës ekskluzive në prag të 12 Shkurtit 2005 – ditës së 60 vjetorit të gazetës Rilindja, në cilësinë e kryetarit të Këshillit Drejtues e Kryeredaktorit Presidentit Rugova i dhurova Pllakatin e Jubileut të 60-vjetorit të Rilindjes, punar me ar e argjend nga zejtarët e Prizrenit, qytetit ku ka dalë numri i parë i gazetës tradicionale e historike të Kosovës.

Më pak se një muaj para se të kaloi në amshim njeriu që bëri epokë, Presidenti historik Rugova – Presidenti i lëvizjes së fuqishme gjithëpopullore demokratike për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, në ditën e përvjetorit të themelimit të LDK-së, partisë-lëvizje, që e udhëhiqte që nga fillimi, regjistrova fjalët-mesazhin e tij, si një amanet, në Rezidencën në lagjen Velania të Prishtinës, në 23 Dhjetor 2005.

“Objektivi kryesor është pavarësia e Kosovës. Do të punojmë në të gjitha segmentet që të jetë një pavarësi e qëndrueshme, që do t’u përgjigjet të gjithë qytetarëve të Kosovës, në të mirë të të gjithë qytetarëve të Kosovës”, theksonte Presidenti Rugova në atë takim të fundvitit të tij të fundit, ku paralajmëronte formimin edhe të dy ministrive të reja – të Ministrisë së Mbrojtjes dhe Ministrisë së Punëve të Jashtme.

Ibrahim Rugova u shua në 21 Janar 2006. Më shumë se gjysëm milioni njerëz u mblodhën në Prishtinë, gjithë bota nderoi në përcjelljen e fundit për Presidentin historik, i cili prehet në amshim në lagjen Velania te Bregu i Diellit, të kryeqytetit të Kosovës.

SHKRIME NGA ARKIVI:

KRYETARI I VATRËS, Z. ELMI BERISHA, NDEROI ME MIRËNJOHJE TË ARTË DR. IBRAHIM RUGOVËN (PAS VDEKJES)

Të Premten, 3 tetor 2020, Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës “VATRA” z. Elmi Berisha ka nderuar Presidentin historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova (Pas vdekjes) me Medaljen e Artë të Vatrës.

Në tekstin e Mirënjohjes shkruhet:

Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” nderon me “Mirënjohjen e Artë” – Post Mortem – Presidentin e Parë Historik të Kosovës Dr. Ibrahim Rugova për kontributin e jashtzakonshëm për ndërkombëtarizimin e çështjes së Kosovës, për udhëheqjen vizionare të Rezistencës të Kosovës për Liri dhe Demokraci, për ndërtimin e urave të miqësisë mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës! Dr. Rugova ishte arkitekti i ndërtimit të shtetit dhe Pavarësisë së Kosovës.”

I pyetur nga gazeta Dielli, Kryetari Berisha, tha se ishte i privilegjuar që e ndau këtë nderim me familjen Rugova, i cili kishte një vlerësim të jashtzakonshëm për Vatrën. Z. Berisha tha se takimi me Zonjën e Parë të Kosovës, Fane Rugova dhe pjestarët e tjerë të familjes në Shtëpinë Historike të Presidentit, ishte i përzemërt dhe i mbushur me emocione.

– Ne biseduam dhe kujtuam miqësinë dhe bashkëpunimin për rreth tri dekada me Presidentin Rugova. Posaçërisht kujtuam kohën kur isha përfaqësues special i Presidentit Rugova në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pranë Zyrës së Senatorit Republikan Bob Dole, – tha Kryetari Berisha.

Zonja Fane falenderoi Vatrën për nderimin që i bëri Presidentit Rugova.

Ky nderim që iu bë Presidentit Historik nga Federata Panshqiptare e Amerikës “VATRA” përkoi me 31 vjetorin e vizitës së Parë të Dr. Ibrahim Rugovës në Shtete e Bashkuara të Amerikës. Ishte Seminari kushtuar 300 Vjetorit të Pjetër Bogdanit, kur Dr. Rugova u ftua së bashku me ligjërus të tjerë në SHBA.

Me 4 tetor të vitit 1989, Kisha Katolike Shqiptare, “Zoja e Këshillit të Mirë”, sot “Zoja e Shkodrës” në Nju Jork, organizoi seminarin shkencor, në të cilin ishin të ftuar folës të zgjedhur dhe personalitete të njohura shqiptare në fushën e kulturës, të fesë dhe politikës Kombëtare të asaj periudhe, si : Profesor Arshi Pipa, At Danjel Gjeçaj, Dr. Ibrahim Rugova dhe Profesor Dr. Engjëll Sedaj (të ardhur nga Kosova), si dhe Profesor Martin Camaj, ardhur nga Gjermania. (Gazeta Dielli)

ME VATRANËT E SHBA NË SHTËPINË E PAVARËSISË SË KOSOVËS DR. IBRAHIM RUGOVA

Në Prishtinë, verë – 16 Gusht 2016: President i Lirisë e Pavarësisë së Kosovës përjetësisht…Përgjithmonë mirënjohës, falënderues…Shkruajnë vatranët nga SHBA në librin e pafund që shkruhet përditë nga populli në shtëpinë e vogël të punëve të mëdha e historike, e cila prej vitesh është e emërtuar: Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova. Këtë shtëpi-muze në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, e viziton nga mesdita e 16 gushtit 2016 delegacioni i Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra, kryesuar nga zv/kryetari Agim Rexhaj, ku janë edhe Laura Rexhaj, Marjan Cubi – arkëtar i Vatrës, Dila Cubi, Fran Marku, Mhill Gjuraj, Pashk Maksuti, Mëhill Velaj dhe unë-korrespondent në Kosovë i Gazetës Dielli – organ i Vatrës, pasi të gjithë së bashku u pritëm me shumë nderim e respekt në Ipeshkvinë e Kosovës dhe në Katedralen “Nënë Tereza” nga Ipeshkvi Imzot Dodë Gjergji, e me ftesën e tij ishim pjesëmarrës edhe në ceremoninë e promovimit të Pullës Postare “Shenjtërimi i Nënës Terezë”…

Në Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës Dr. Ibrahim Rugova së pari hymë në dhomën e vogël që ishte zyrë e Presidentit historik, pastaj në sallën ku priste delegacione më të mëdha e mbante konferenca për shtyp, në dhomëzen ku ishte teknika e komunikimeve me botën e për shpërndarjen e informacioneve, duke kaluar nëpër korridorin një pjesë e të cilit ishte byfe…Shumë vjet të kohës së lëvizjes e luftës për liri, pavarësi e demokraci, kam kaluar nëpër këtë shtëpi historike dhe në ditën e vizitës së Vatrës shqiptare nga SHBA flas edhe si ciceron…

“Kur Kosova do të jetë e lirë dhe e pavarur kjo shtëpi do jetë muze”, thoshte Presidenti historik Dr. Ibrahim Rugova…. Këte e shumë momente tjera e zhvillime historike për shqiptarët e Kosovën, në këtë verë 2016, i përkujtojmë me Agimin-zv/kryetarin e Vatrës, mikun e bashkëpunëtorin e afërt të Presidentit historik Rugova, themeluesin e udhëheqësin e LDK-së në SHBA, derisa hyjmë në këtë shtëpi të ëndërrave e idealeve të mëdha, mbi portën e së cilës nga fundviti 2002 i 90 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë ishte vendosur mbishkrimi Shtëpia e Pavarësisë së Kosovës, e pastaj Shtëpia e Pavarësisë Dr. Ibrahim Rugova…

Edhe të gjitha këto i biseduam e kujtuam me delegacionin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra derisa vizituam Shtëpinë e Pavarësisë së Kosovës e pastaj edhe derisa në ëmbëltoren e afërt ku pinte kafe Presidenti historik Rugova pinim kafe edhe ne…

22 Janar 2006: PIKËLLIM I MADH NË CERRCË, TEK MOLIKA E MBJELLË NGA IBRAHIM RUGOVA

– Nga Behlul Jashari –

PRISHTINË, 22 Janar /ATSH/ – Pikëllim i madh ka rënë në vendlindjen e Presidentit Ibrahim Rugova, në Cerrcë të Istogut, te molika që ai kishte mbjellë në oborrin e shtëpisë, kur ishte tetë vjeç. Presidenti Rugova vdiq në moshën 61-vjeçare, molika vazhdon të rritet në vendlindjen e tij edhe pas 53 vjetëve.

Rreth asaj molike u tubuan njerëzit e fshatit, sapo morën lajmin për vdekjen e Presidenti dhe si në një vend të bekuar qëndrojnë të bashkuar edhe sot, kur kanë kaluar më shumë se 30 orë nga lajmi i hidhur.

“Me duart e veta e pat mbjellë këtë molikë”, thotë xhaxhai i Ibrahim Rugovës, Ali Rustë Rugova, njeriu që e rriti dhe e shkolloi dhe që sot pret ngushëllime. “A ende e paske molikën time?”, e kishte pyetur Rugova i lumtur xhaxhain në vizitën e fundit që i bëri vendlindjes.

Në luftën e fundit, forcat serbe dogjën e rrënuan shtëpitë e familjes Rugova. Aliu tregon me dorë andej ku tani nuk ka më shtëpi dhe thotë: “Në këtë vend ka lindur Ibrahimi, këtu e kemi pasur truallin e shtëpisë”.

Por historia e familjes Rugova është edhe më e hidhur. Vetëm një muaj pasi lindi, foshnja që e kishin quajtur Ibrahim, mbeti pa babanë: Ibrahim Rugova lindi më 2 dhjetor 1944, ndërsa më 10 janar 1945, komunistët jugosllavë i pushkatuan babanë, Ukë Rugovën dhe gjyshin, Rustë Rugovën. Ky i fundit ishte luftëtar i njohur kundër grupeve çetnike që kishin depërtuar gjatë Luftës II Botërore në krahinën e Rugovës.

“I kanë vra në Kullën e Popit. I vrau OZNA, UDB-ja. As sot nuk ua dimë eshtrat”, tregojnë njerëzit e familjes Rugova. Më e moshuara e Cerrcës, Rabë Rugova, mbi njëqind vjeçe, tregon edhe histori të tjera. “Uka, babai i Ibrahimit, ka pasë lindë pas gjashtë vajzave dhe ishte gëzim i madh për familjen e farefisin. Kur Ukën e vranë, për Ibrahimin u kujdes vëllau im, Aliu, si për djemtë e vet”.

Në Cerrcë tregojnë se plaka Rabë shpesh çohet edhe natën dhe e puth fotografinë e të nipit, President i Kosovës. Tregojnë edhe histori të tjera. Tregojnë se tek i biri, Uka, Ibrahim Rugova ka përtërirë emrin e të atit, Ukës së vjetër.

Bashkë me të tjerët, pret ngushëllime edhe Ajet Hasanaj, shok i fëmijërisë dhe i shkollës i Ibrahim Rugovës. “Ibrahimi ishte i gjithë Kosovës”, flet ai me dhembje të madhe për humbjen e madhe. “Kosova do shkojë përpara edhe pas Rugovës, se ka veprën e tij të madhe. Ibrahim Rugova do mbetet përgjithmonë President i Pavarësisë së Kosovës”, thonë njerëzit në Cerrcë, në vendlindjen e Presidentit Rugova.

/pas/s.s./

Filed Under: Histori

Epoka e artë

December 1, 2023 by s p

Astrit Lulushi/

Krijimi i filmave në Epokën e Artë të Hollivudit – epoka nga vitet 1920 deri në vitet 1960 kur sistemi i studios kontrollonte prodhimin amerikan të filmit – mbahet mend për shkëlqimin dhe magjepsjen e tij, por biznesi i filmit ishte gjithashtu i mprehtë.

Studiot, dhe në veçanti Big Five (Universal, Paramount, Warner Bros., Disney, dhe Columbia), zotëronin gjithçka, nga skenari deri te skenat e teatrove – dhe kontrollonin në mënyrë famëkeqe karrierat e yjeve të saj më të mëdhenj, të cilët u mbajtën në standarde të rrepta dhe shpesh u thuhej se si të hanin, çfarë të vishnin dhe madje edhe me kë të dilnin.

Në vitin 1948, Gjykata e Lartë e SHBA vendosi të shkatërronte monopolin e Pesës së Mëdhenj dhe në vitet 1960, kur televizioni u bë një medium dominues, Epoka e Artë e filmit u zbeh përfundimisht. Sot ka ende yje të filmit, sigurisht, por asnjë nuk shkëlqen aq shumë sa yjet e fillimit të shekullit të 20-të.

Pothuajse çdo yll filmi nga ato vite ka lënë disa shënime se si e shihnin veten gjatë atyre kohërave. Disa mbetën gjithmonë optimistë, ndërsa të tjerë iu drejtuan komedisë për t’i dhënë kuptim jetës së tyre të pazakontë, por të gjithë dukej se e vlerësonin se kishin një vend të veçantë në historinë e filmit dhe kulturës pop.

Ndjenjat e mirësisë, humorit dhe qëndrueshmërisë së tyre ende tingëllojnë të vërteta sot:

Duhet të duash vërtet veten për të bërë gjithçka në këtë botë.

Lucille Ball

Unë jam me fat që jam frikacak, sepse një hero nuk mund të bënte një film të mirë suspens.

Alfred Hitchcock

Bëhu gjithmonë version i dorës së parë të vetes, në vend të një versioni të dorës së dytë të dikujt tjetër.

Judy Garland

Synimet shpesh shkrihen përballë mundësive të papritura.

Shirley Temple

Gjërat nuk janë kurrë aq të këqija sa nuk mund të përkeqësohen.

Humphrey Bogart

Asnjëherë mos e ngatërro madhësinë e pagës me madhësinë e talentit.

Marlon Brando

Shumë nga jeta, më duket, përcaktohet nga rastësia.

Sidney Poitier

Problemi me njerëzit që nuk kanë vese është se në përgjithësi mund të jeni të sigurt se do të kenë disa virtyte mjaft të bezdisshme.

Elizabeth Taylor

Lumturia është shëndet i mirë dhe kujtim i keq.

Ingrid Bergman

Një gotë uiski mund të të shpëtojë jetën, por një shishe uiski mund të të vrasë.

Cary Grant

Një gjë e bukur për heshtjen është se ajo nuk mund të përsëritet.

Gary Cooper

Burrat që mendojnë thellë thonë pak në bisedat e zakonshme.

Charlie Chaplin

Ju mund të tregoni më shumë për një person nga ajo që ai thotë për të tjerët sesa mund të tregoni nga ato që thonë të tjerët për të.

Audrey Hepburn

Dashuria është zjarr. Por nëse do t’ju ngrohë vatrën apo do t’ju djegë shtëpinë, nuk mund ta dalloni kurrë.

Joan Crawford

Dhurata më e mirë që mund t’i bëni vetes është dhurata e mundësisë.

Paul Newman

Bukuria është se si ndiheni brenda reflektohet në sytë tuaj.

Warren Beatty

Tani të kthehemi te epoka e diktaturë në Shqipëri, kur filmat u ngjanin aksioneve dhe mbledhjeve të partisë, ndërsa aktorët zgjidheshin nga familje elitare; i ati komunist patjetër, me lidhje të forta me sigurimin e partisë që kontrollonte edhe atë të shtetit; nëna, ndonjë sekretare e oganizatës bazë, në pozita të larta ose shërbyese funksionarësh. Sa të mjerë ndjehen ata në raport me realitetin sot, kur mburren sesa të “mirë” kanë qenë. Populli i di.

Të përhapur në të gjitha qelizat, kur një grup”puçist” eleminohej, kjo shkonte si metastazë deri tek i fundin që kishte përfituar nga favoret (punët më mira ose shkollat më të mira (edhe jashtë shtetit).

Megjitharë filmat e “artë” të asaj epoke vazhdojnë shfaqen. Mediat shqptare sot “të lira” – sepse politika është bërë biznes fitimprurës dhe njerëzit paguajnë për të hyrë në ‘to – mburren jo se janë vërtetë për t’u lavdëruar, por për t’i vënë medoemos nē vemendje të publikut që puna e tyre në shërbim të tiranisë të djallos brezin pasardhës; të krijojë traditë dhe trashëgimi e asaj kohe që duhet konsderuar pa kohë, ose faqja e zezë e turpit e shoqërie. Ky është dallimi me epokën e artë.

Filed Under: ESSE Tagged With: Astrit Lulushi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 1468
  • 1469
  • 1470
  • 1471
  • 1472
  • …
  • 2960
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT