
Ing.Bledi Stefa/
Dy fjalë nga autori…
Emri dhe personaliteti i mikut tim Murat Hoxha më ngjall gjithmonë ndjenja pozitive, dashamirëse për të cilat jam tepër krenar. Qetësia, zgjuarsia dhe profesionalizmi janë tre gjëra që te Murati i vlerësoj shumë dhe përpiqem të mësoj prej tij. Ai gjithashtu është një koleg, një mik, një menaxher i mire cilesi të cilat kanë lënë jo pak gjurmë të thella kundrejt zhvillimeve profesionale si në Shqipëri ashtu edhe në Kosovë, por edhe më tej. Me kënaqësi dhe i bindur mund të shprehem se Murat Hoxha është një personalitet i Inxhinierise Shqipëtare. Teksa hulumtoja në kurikulumin e tij, vija re vite të tëra pune kushtuar profesionit të cilat ende vazhdojnë….
Murat Hoxha u lind në datën 13.01.1956. Aktualisht është me banim, së bashku me familjen e tij në Qytetin e Gjilanit në Republikën e Kosovës. Z. Hoxha ushtron aktivitetin e tij profesional kryesisht në Gjilan. Pozicioni që ka si Kryetar i Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës e ka bërë aktivitetin e tij profesional të shtrihet edhe në shumë qytete të tjera të Republikës së Kosovës por edhe jashtë saj.
Prej vitit 1970 deri nëvitin 1974, mbaron Shkollën Teknike “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë ku diplomohet si Gjeometër. Në vitin 1975 fillon studimet në Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Beograd nga ku në vitin 1979 diplomohet duke marr titullin “Inxhinier Gjeodet”. Mbas përfundimit të studimeve të larta, menjëherë fillon punë si Përgjegjës i Njësisë Gjeodezike në Prishtinë, në Fabrikën e Ndërtimit dhe Industrisë “Ramiz Sadiku”.Gjatë periudhës 1979-1982, puna që bënte Z. Hoxha në këtë fabrikë, e njohu me zbatimin e shumë projekteve të rëndësishme të ndërtimit.
Në maj të vitit 1982 ushtron profesionin e tij si inxhinier në Kompaninë Publike të Telekomunikacionit (PTT) duke u angazhuar me punë të mirëfillta profesionale. Në dhjetor 1982 deri nga viti 1988 punon në Bashkësinë Vetqeverisëse të Interesit (BVI) për strehimin dhe infrastrukturën e Bashkisë në Gjilan. Vitet 1988-1989 do ta gjejnë Murat Hoxhën në detyrën e Drejtorit të Departamentit të Gjeodezisë dhe Kadastrës.
Vitet 1990-2000 (për gati një dekadë), Z. Hoxha do të fokusoheshe në sektorin privat duke bashkëpunuar me kompani të ndryshme ndërtimi, rrugësh, ujësjellsash etj. Për gati një vit (2001-2002) do të drejtoj Zyrën e Kadastrës në Bashkinë e Gjilanit. Karriera e tij profesionale do të njoh gjithashtu edhe fushën akademike si dhe mësuesinë. Gjatë viteve 2001-2006 do të ushtrohet duke punuar si mësimdhënës në Shkollën Teknike “Memet Isai” në Gjilan, në lëmitë e gjeodezisë, kalkulimeve, menaxhimit dhe kadastrës.
Në vitin 2002-2003 mban detyrën e Drejtorit Egzekutiv dhe drejton Agjensinë Kadastrale të Kosovës duke implementuar reforma mjaft të rëndësishme si ajo e rindërtimit të kadastrit, zhvillimin e infrastrukturës legale, administrimi i tokave por edhe në organizimin e trajnimeve dhe seminareve të ndryshme. Më tej, në vitin 2003-2004 do të ushtroj funksionin e menaxherit të disa projekteve të rëndësishme profesionale, pranë Agjensisë Kadastrale të Kosovës. Edhe vitet në vazhdim, 2004-2007 do ta gjejnë Z. Hoxha duke kontribuar përsëri në profesion por këtë herë duke u rikthyer në një periudhë më të gjatë pune, në detyrën e Drejtorit të Zyrës Kadastrale në Bashkinë e Gjilanit. Në vitet 2007-2008 punon në EU-Pillar IV (Kosovo Trust Agency), në Zyrën Rajonale në Gjilan (zyrtar për zhvillimin e ndërmarrjeve kadastrale). Prej vitit 2008 menaxhon Kompaninë Private “ProGis” duke u marrë kryesisht me punë kadastrale, shpronësime, monitorime, plane urbane etj. Gjatë periudhës 2009-2011 do të jetë në rolin e menaxherit lokal duke punuar për kompaninë private dhe duke u marrë me punë si skanimi dhe dixhitalizimi i dokumentave kadastrale në disa zyra rajonale kadastrale.
Aktivitete të tjera profesionale
Pjesmarrës në krijimin e Komiteteve Ndërministrale për menaxhimin dhe administrimin e tokës (viti 2002). Anëtar i grupi të punës në komisionin për bujqësi, pylltari, zhvillim rural, planifikim dhe mjedis e cila lidhet me temën e ndërtimeve të paligjshme në Kosovë (projekt ky i hartuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor, viti 2007). Anëtar i grupit të punës, në nivele të bashkive, për administrimin e tokës, mbështetur nga USAID. Delegate në Komisionin e 9 të FIG-ut, për Vlerësimin dhe Menaxhimin e Tokës. Anëtar i grupit profesional për rindërtimin e bazës legjislative, pranë Agjensisë Kadastrale të Kosovës.
Z. Murat Hoxha gjithashtu është President i Shoqatës së Gjeodetëve të Kosovës e cila, me zgjedhjen e tij si drejtues i kësaj strukture tepër të rëndësishme profesionale, ka njohur mjaft progres në shumë drejtime.
Z. Murat Hoxha përveçse gjuhës shqipe, zotëron shumë mirë gjuhën angleze, serbe dhe kroate. Gjithashtu ai zotëron një sërë programesh kompjuterike si Microsoft office, auto cad, geomedia professional etj.
Referenca, diploma dhe çertifikata
Gjatë ushtrimit të aktivitetit profesional por edhe social, në emër të Z. Hoxha janë adresuar shumë mirënjohje dhe çertifikata për kontributet e tij si dhe për rritjen e bagazhit profesional e intelektual. Këto vlerësime janë marrë në shtete të ndryshme si Kosova, Shqipëria, Italia etj.
Gjithashtu vihet re pjesmarrja e Z. Murat Hoxha në shumë aktivitete profesionale si seminare vizita pune, konferenca nacionale dhe internacionale në vende si; Prishtinë, Suedi, Norvegji, Zvicër, Amerikë, Hungari, Egjipt, Gjermani, Malajzi etj.
Z. Hoxha ka qene gjithashtu Deputet i Periudhes se Peste Legjislative ne Parlamentin e Kosoves si perfaqesues i Lidhjes Demokratike te Kosoves. Ne te njejten kohe ai ka qene pjese e Komisionit për Bujqësi, Pylltari, Mjedis e Planifikim Hapësinor.

See Insights and Ads
All reactions:
66



Presidentja e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani-Sadriu, e hapi konferencënGjatë fjalimit hyrës të konferencës, Presidentja Vjosa Osmani-Sadriu vlerësoi se diaspora jonë është një aset shumë i çmuar dhe pjesa më e bukur e jona si komb. Ajo theksoi mbështetjen socio-ekonomike dhe politike të diasporës në etapa të ndryshme historike.
Mike Bailey, Ekspert Ndërkombëtar nga Izraeli, Folës KryesorFolësi kryesor i ditës hapës, Mike Bailey e filloi fjalimin e tij duke përshkrurar shembullin e Izraelit në bashkë-krijim me disaporën, si një nga modelet më praktike për cilindo shtet dhe cilendo diasporë. Ai theksoi se marrëdhënia me diasporën është e dyanshme dhe se përfitimet i gëzojnë të gjitha palët.
Joshua Mike nga USAID në Kosovë përshëndeti pjesëmarrësitShefi i zyrës për rritje ekonomike të USAID në Kosovë përshëndeti të pranishmit, duke dhënë vlerësimet më të larta për qytetarët e Kosovës dhe diasporën. Ai tha se ndihet jashtëzakonisht i lumtur kur dëgjon për diasporën që kthehet për të investuar dhe sjellë talentin e tyre në Kosovë.
Fjalime nga Bashkë-Kryetarët e Bordit të GERMIN, Anila Hyka-Smøgrav dhe Avni Mustafaj Anila Hyka në fjalën e saj tha se kombin tonë dhe diasporën na bashkon dashuria, vendosshmëria, dhe besimi. Smøgrav inkurajoi audiencën që të mbjellin fara të reja të bashkëpunimit dhe ndërveprimit.Ndërkohë, Avni Mustafaj filloi fjalimin duke theksuar që Pavarësia e Kosovës është një mrekulli dhe se Kosova është vendi më demokratik në rajon, duke i bërë të gjithë shqiptarët në Diasporë ta gëzojnë këtë sukses.


Ministrja Rozeta Hajdari mori skenën për një fjalë rastiNë ditën e dytë ishte prezente edhe Rozeta Hajdari, Ministre e Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë. Në fjalën e saj, ajo theksoi se si përmes teknologjisë dhe investimeve kapitale, komunitetet e diasporës mund dhe janë duke kontribuuar në zhvillimin e vendit amë, duke krijuar vende të reja pune.
Zv. Kryeministrja dhe Ministrja për Punë të Jashtme dhe Diasporë, Donika Gërvalla-Schwarz u bashkua në konferencë në mënyrë virtuale nga Gjermania. Ajo prezantoi shkurtimisht rrugëtimin e saj të deritanishëm si dhe sfidat nëpër të cilat ka kaluar gjatë jetës mbi 20 vjeçare në mërgatë si dhe kthimit në Kosovë në vitin 2021, për t’i shërbyer institucioneve të Kosovës. Znj. Gërvalla-Schwarz tha se e kupton shumë mirë jetën në mërgatë dhe dëshirën e vullnetin e bashkatdhetarëve për të kontribuuar në vendin amë. Në këtë drejtim, ajo shtoi, është duke u bërë një punë e madhe nga ana e qeverisë për të mundësuar kanalizimin dhe transferin e kapitalit njerëzor dhe financiar nga diaspora në Kosovë.
Pas ministres, kishim kënaqësi që të dëgjonim fjalimin e ndërmarrëses së shquar, Mirela Sula e cila përmes fjalimit të saj na bëri të kuptojmë që në jetë gjithçka është e mundur, duke u nisur nga shembulli i saj personal. Nga emigrimi si i një e re në Britani e deri tek suksesi me Global Woman Club & Magazine. I kemi dëgjuar performancat e tij, por jo edhe fjalimet. Kitaristi i njohur Petrit Çeku, në këtë sesion të “Diaspora Flet”, tregoi edhe një talent tjetër të tij, humorin. Ai shpalosi një pjesë shumë interesante të rrugëtimit të tij, nga mësimet e para për gitarë në Prizren e deri tek skenat më të mëdha botërore. Ndërkohë, gazetari i njohur nga diaspora, Bahri Cani tregoi për vitet kur raportonte për luftën në Kosovë dhe se si kjo periudhe e ka ndikuar formësimin e tij. Ai tregoi gjithashtu se si iu desh të bëj një ndryshim rrënjësor – i shtyrë nga i biri në raportim në periudhën e COVID-19. Shumë pak njerëz kishin dëgjuar më parë për Rita Kastratin, e cila në erdhi në “Diaspora Flet” nga Londra dhe tregoi për angazhimin e saj në UN Women si delegate e Britanisë së Madhe dhe ndërmarrëse në fushën e teknologjisë në një moshë të re.
Bujar Nushi, inxhinier dhe hulumtues, Ambasador i Kombit – i shpallur nga Republika e Shqipërisë, foli për angazhimin e tij nga Holanda me Fondacionin Salih & Isa Nushi, me qëllim zhvillimin e arsimit, shkencës dhe kulturës në qytetin dhe regjionin e Mitrovicës. Ndërkohë, Teuta Vodo, ligjeruese në Sciences Po – Paris, shpalosi përpara audiencës jetën profesionale, peripecitë e zhvillimit akademik e profesional në diasporë si dhe vullnetin dhe përvojën e kontributit në Shqipëri në qeverisje dhe shoqëri civile. Gëzim Qadraku, një tjetër i ri në diasporë, tregoi me çiltërsi se si e ka përjetuar krizën e identitetit përderisa rritej në Itali si imigrant nga Kosova. Kjo krizë kishtë bërë që ai të zbuloj një talent të ri – shkrimin, përmes së cilit u bë njëri nga autorët më të lexuar në
Pas fjalimeve u diskutua me Komisionet e Kuvendit për dy tema të rëndësishme si: Diplomacia Publike dhe Qasja Institucionale për Fuqizimin dhe Shfrytëzimin e Organizatave të Komunitetit të Diasproës. Arbreshë Kryeziu-Hyseni, Kryetare e Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë prezantoi punën e komisionit në këtë drejtim dhe planet për të ardhmen. Osman Osmani, Kryetar i shoqatës Prointegra, partner i konferencës, prezantoi disa kërkesa nga diaspora drejtuar qeverisë dhe kuvendit lidhur me lehtësimin dhe heqjen e barrierave administrative për mërgimtarët, mbështetjen e mësimit plotësues të gjuhës shqipe jashtë vendit, etj. 
Realizohen dy vizita në terrenPas vizitës në Kuvendin e Kosovës, pjesëmarrësit e konferencës patën mundësi që të bëjnë një vizitë tek zyret e kompanisë 


