• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Selaniku, qyteti që lexohet si një libër

August 11, 2026 by s p

Prof. Dr. Sylë Ukshini/

Sa herë që shkoj me pushime, më kujtohet një vërejtje e ambasadorit gjerman në Tiranë, Helmut Hoffmann, i cili, ndoshta edhe me një dozë të lehtë ironie, më tha se kosovarët nuk duhet ta kalojnë kohën vetëm në plazhe dhe restorante, por të vizitojnë edhe muzetë, monumentet dhe vendet me vlera historike e kulturore.

Në të vërtetë, kjo nuk ishte një ide e panjohur për mua. Përvoja e studimeve në Vjenë dhe Berlin më ka mësuar se, në traditën evropiane të udhëtimit, pushimi nuk nënkupton vetëm çlodhje fizike, por edhe një proces njohjeje dhe formimi kulturor. Vizitat në muze, biblioteka, qendra historike apo shtëpi memoriale krijojnë një lidhje më të thellë me historinë dhe kujtesën e vendeve që vizitojmë.

Për këtë arsye, sa herë që udhëtoj, përveç një libri të përzgjedhur që e marr gjithmonë me vete, përpiqem ta shfrytëzoj udhëtimin edhe si një mundësi për të njohur trashëgiminë historike e kulturore të vendit ku ndodhem.

Kështu ndodhi edhe gjatë një ndalese në Selanik. Përveç vizitës në shtëpinë ku jetoi dhe veproi Hasan Prishtina, një prej figurave më të shquara të historisë sonë kombëtare, me vete mora edhe librin “Selaniku, qyteti i fantazmave” të historianit britanik Mark Mazower.

Ky është një nga studimet më të rëndësishme kushtuar historisë shumëkulturore të Selanikut. Mazower e përshkruan qytetin si një hapësirë ku për shekuj bashkëjetuan të krishterët, myslimanët dhe hebrenjtë, duke ndriçuar ndryshimet politike, shoqërore dhe kulturore që e formësuan atë.

Me interes të veçantë janë edhe faqet kushtuar shqiptarëve. Autori tregon se gjatë shekujve XVIII dhe XIX mijëra shqiptarë jetonin e punonin në Selanik si zejtarë, gurgdhendës, armëpunues, rojtarë, tregtarë e barinj sezonalë. Ai trajton gjithashtu mënyrën se si administrata osmane i perceptonte shqiptarët, por edhe rolin që shumë prej tyre luajtën në jetën politike, ushtarake dhe ekonomike të rajonit. Pikërisht këto pasazhe dëshmojnë se prania shqiptare në Selanik nuk ishte rastësore, por pjesë e rëndësishme e historisë së qytetit.

Selaniku zë një vend të veçantë edhe në historinë tonë kombëtare. Pikërisht këtu Hasan Prishtina u arsimua, u formësua intelektualisht dhe zhvilloi një pjesë të rëndësishme të veprimtarisë së tij politike e kombëtare. Po në këtë qytet, më 13 gusht 1933, ai u vra. Prandaj, Selaniku nuk është vetëm një destinacion turistik, por edhe një hapësirë kujtese për shqiptarët.

Në fund të fundit, udhëtimet marrin kuptim më të thellë kur, përveç peizazheve dhe pushimit, na japin mundësinë të zbulojmë historinë, të rilexojmë kujtesën e vendeve që vizitojmë dhe të kuptojmë më mirë edhe historinë tonë. Sepse vlera më e qëndrueshme e një udhëtimi nuk matet vetëm me kilometrat e përshkuar, por me dijen, përvojën dhe reflektimet që sjellim me vete.

Filed Under: ESSE

“VATRA AS A PATRIOTIC MISSION AND A SACRED NATIONAL TRUST”

August 11, 2026 by s p

An Interview with Erjola Xheko, Member of the Executive Board of the Pan-Albanian Federation of America VATRA.

Interviewed by: Sokol Paja

1. Dear Erjola, my warmest congratulations on your appointment to the Executive Board of VATRA. What does it mean to you to become part of the leadership of the oldest patriotic organization of Albanians in the United States?

It is both a great honor and a profound privilege to serve and contribute to VATRA. VATRA is a living part of our national history—a patriotic and cultural institution that has kept the flame of love for the homeland burning brightly for 114 years. To be part of VATRA is an honor, but above all, it is a tremendous national responsibility. VATRA’s sacred national mission is to preserve and pass on to future generations the Albanian language, culture, history, traditions, and national identity within the Albanian-American diaspora.

Few institutions, if any, have contributed as profoundly to modern Albanian history as VATRA. As a member of the Executive Board, I feel this responsibility growing stronger every day through this patriotic and spiritual commitment. Our nation and our Albanian-American community need VATRA. We must all work together—as members of VATRA and alongside other patriotic organizations throughout America—to represent our community and our nation with dignity and strength.

Our patriotic commitment will ensure that VATRA remains a powerful and unifying voice for Albanians in the United States and a strong bridge connecting the Albanian diaspora with Albania, Kosovo, and the Albanian lands. The eyes of Albanians are, and will always be, on VATRA.

2. What do you consider VATRA’s most important contributions to preserving Albanian identity, language, culture, and history in America?

VATRA stands at the very heart of our national identity and history. Its glorious 114-year journey represents one of the most important chapters in the history of Albanians in America and in the broader struggle for the Albanian national cause throughout the Albanian lands. Generations of Albanian patriots, activists, intellectuals, and distinguished national figures—including Fan Noli, Faik Konica, Kristo Floqi, Bahri Omari, Kristo Dako, and many others—helped transform VATRA into a spiritual, cultural, and diplomatic center devoted to the Albanian cause. The Pan-Albanian Federation of America VATRA has made an extraordinary contribution to preserving the Albanian language, national identity, culture, and traditions within the Albanian-American diaspora.

Through patriotic and cultural programs, community gatherings, public events, and through its historic newspaper, Dielli, VATRA has helped ensure that the Albanian voice is heard throughout America, that the Albanian national cause receives international attention, and that the Albanian nation is represented with dignity, respect, and appreciation. VATRA played a historic role in representing the interests of the Albanian state, including supporting diplomatic efforts in the West on behalf of the Albanian cause. It brought Albanian national values into American society and institutions and, above all, preserved our national heritage across the Atlantic. VATRA’s history is, ultimately, a history of service to the nation.

3. How do you assess VATRA’s patriotic work in recent years?

The Pan-Albanian Federation of America VATRA remains one of the strongest and most unifying Albanian cultural and spiritual institutions in the United States. Serving and contributing through VATRA is a national responsibility and, in many ways, a sacred duty. It is an investment in preserving and protecting our historical heritage, advancing the proud legacy of our predecessors, and ensuring that this history continues to inspire future generations.

I would like to express my heartfelt gratitude to Chairman Dr. Elmi Berisha for giving me the opportunity to serve and contribute as a member of the Executive Board of the Pan-Albanian Federation of America VATRA. I also want to recognize and appreciate his leadership of VATRA over the past six years. VATRA’s growing presence in Washington, as well as in Albania and Kosovo; its participation in Albanian-American community events; its leadership of cultural and patriotic activities; and its organization of cultural programs, book promotions, and receptions for distinguished delegations demonstrate the strength, vitality, and values of VATRA.

4. How do you view VATRA’s priorities for the years ahead?

VATRA’s priorities reflect the serious and far-reaching commitment of Chairman Dr. Elmi Berisha and the leadership team serving on the Executive Board and Council. These priorities demonstrate the need for an even stronger and more sustained patriotic commitment. Together, we must give our very best to serve VATRA and our community. The new Executive Board brings together professionals with diverse backgrounds, expertise, and experiences, but we are united by one common purpose: to serve VATRA, the Albanian-American community, and the national cause.

As a team, our work will focus on strengthening VATRA as an institution, bringing younger generations closer to the organization, strengthening its branches, and promoting greater unity and engagement throughout the Albanian-American community. Our foremost priority must always remain the support of Albanian-language schools and the preservation of the Albanian language, identity, culture, and traditions within the diaspora. The legacy of VATRA’s founders gives us both the inspiration and the determination to build an even stronger future.

5. What is your message to young Albanian-Americans who are being called upon to support VATRA as a “sacred national heritage”?

Young Albanian-Americans are one of the greatest assets and sources of hope for both VATRA and our nation. The involvement and support of young people and professionals are essential to ensuring the continuation of VATRA’s historic mission in service to the Albanian nation. My message to the younger generation is simple: Never forget where you come from and who you are.

Our language, our flag, our history, and our culture are among our greatest treasures. It is our responsibility to preserve them and pass them on to our children and to the generations that will follow. VATRA is a sacred national trust entrusted to us by the Albanian patriots who sacrificed everything for the nation. We have a duty to honor their sacrifice by carrying their mission forward.

The achievements of young Albanians who were born and educated in America, as well as those who have arrived from Albania and Kosovo in recent years, are a reflection of the strength, success, and pride of our nation. I call upon young Albanians throughout America to come closer to VATRA, to engage with our community, and to embrace the patriotic spirit that VATRA has carried for more than a century.

May God bless all those patriots who sacrifice, serve, and contribute to VATRA and to the Albanian nation.

Filed Under: Interviste Tagged With: Sokol Paja

𝗞𝗿𝘆𝗾𝗲𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗽𝗼𝗲𝘁𝗶𝘁 𝗛𝗮𝘃𝘇𝗶 𝗡𝗲𝗹𝗮

August 10, 2026 by s p

Bujar Leskaj/

38 vite më parë, në 10 Gusht 1988, mësuesi poet, ndër të paktët shkrimtarë disidentë që ka shënuar Shqipëria e periudhës komuniste, Havzi Nela, u var në litar. Trupi i tij u mbajt gjithë ditën i varur në qendër të qytetit të Kukësit. Por e keqja s’kishte fund. Trupin e tij e morën dhe e futën vertikalisht në një vrimë të krijuar nga heqja e një shtylle druri duke i privuar mundësinë për t’u shtrirë si të gjithë të vdekurit.

Qëndroi në atë mënyrë për pesë vite e dhjetë ditë, deri më 20 gusht 1993.

38 vjet pas varjes në litar të poetit të fundit antikomunist në Evropë, të poetit shpirtlirë të “brezit të humbur” të periudhës së zezë komuniste shqiptare; poetit, që asnjëherë nuk iu nënshtrua regjimit komunist, dhe e luftoi me të gjitha mënyrat që kishte mundësi, ende debatojmë për krimet e komunizmit dhe autorët e tyre.

38 vite më pas, Shqipëria postkomuniste ende vazhdon të vuajë nga bijtë e etërve komunistë, ndoshta më të sofistikuar, por po aq të ligj, antinjerëzorë, antishqiptarë e vrasës sa etërit e tyre, të cilët dënuan, firmosën e varën Havzi Nelën!

***

Në librin “Kryqëzimi i Havzi Nelës” me autor Petrit Palushin, i cili na sjell një portret të thellë dhe të pasur të poetit disident, i cili e pagoi me jetën pas qëndrimit të tij të pathyeshëm kundër diktaturës komuniste. Havzi Nela, mësues dhe poet, u bë një simbol i lirisë dhe i shpirtit të patrembur, duke e shprehur luftën e tij për mendimin dhe shprehjen e lirë përmes poezisë. Ekzekutimi i tij mizor më 10 gusht 1988, vetëm tri vjet para rënies së regjimit komunist në Shqipëri, ishte një moment tragjik, por edhe një moment i fuqishëm dëshmie për të ardhmen.

Palushi nuk e ka sjellë këtë libër si një thjesht biografi të poetit, por si një pasqyrë të një periudhe të errët të historisë shqiptare, ku poezia dhe arti u bënë mjet i disidencës. Ai thekson se poeti Havzi Nela nuk kërkonte të ishte hero, por ai thjesht donte të ishte vetvetja, një individ që e shprehu betejën e tij me një regjimin të dhunshëm përmes vargjeve dhe qëndrimit të tij të pathyeshëm.

Nëpërmjet vargut të tij, poeti arriti të kalonte përtej kufijve të vdekjes fizike. Vargjet e Havzi Nelës mbijetuan përmes kohës dhe u bënë një dëshmi për dhunën dhe terrorin që pësoi Shqipëria nën regjimin komunist. “Sheshi ku e varën… mori pamjen e një Shqipërie në miniaturë,” shkruan Palushi, duke nënvijëzuar se ngjarja tragjike e varjes së poetit përfshiu të gjithë popullin shqiptar, duke u shndërruar në një akt terrori, por edhe në një kujtesë të pashlyeshme të përpjekjes për të luftuar dhe për të ruajtur lirinë.

Një tjetër autor, Gezim Hajdari, ofron një vështrim tjetër të tragjedisë së Havzi Nelës, duke e quajtur poetin “viktimën e pafajshme të vitit 1988”. Ai tregon se terrori i kuq, pas dekadash burgimesh dhe internimesh, nuk pati asnjë ngopje dhe vazhdoi të shkatërronte jetët e atyre që ishin të guximshëm të thonin të vërtetën. Pas daljes nga burgu, Nela nuk reshtoi së luftuari për lirinë e fjalës, për të cilën ai pagoi me jetën. Ekzekutimi i tij nuk ishte thjesht një akt i dhunës, por një mesazh për gjithë ata që mendonin se mund të guxonin të ngrinin zërin kundër regjimit.

Në librin e Palushit, biografia e Havzi Nelës nuk është e thjeshtë. Ajo është një histori që, përtej datave dhe ngjarjeve, na flet për luftën e përditshme të një njeriu për të mbajtur lart idealet e lirisë dhe për të shprehur, me guxim dhe pasion, mendimet dhe ndjenjat e tij. Nderi i Kombit , Nela u bë një figurë që e kundërshtoi regjimin dhe shprehu atë që shumë të tjerë ishin të frikësuar ta thonin.

Poezia e Havzi Nelës e ka tejkaluar vdekjen e tij fizike dhe ka mbetur një testament i fuqishëm për brezat e ardhshëm, një mesazh për ndjekësit e ideve të lirisë dhe drejtësisë. Vargjet e tij janë një thirrje që na kujton se edhe në kushtet më të errëta, forca e shpirtit dhe besimi në vlerat e lirisë janë më të forta se çdo tirani.

Filed Under: LETERSI

Kosova dhe dështimi i politikës së jashtme shqiptare: Nga internacionalja komuniste te globalizmi

August 10, 2026 by s p

Bledar Prifti, Ph.D./

Asgjë nuk e tregon më mirë kulturën e mbrapshtë orientale shqiptare sesa qëndrimi i saj ndaj luftës Ruso-Ukrainase. Ky qëndrim nuk lind nga dashuria për veten, për interesin kombëtar apo për Kosovën, por nga një urrejtje e thellë dhe e trashëguar ndaj Rusisë. Në vend që të vlerësohet realiteti gjeopolitik dhe të llogaritet se ku qëndron përfitimi i drejtpërdrejtë për shqiptarët, elita politike, media, dhe opinioni publik dominues zgjedhin të renditen në mënyrë automatike me narrativën anti-ruse të momentit. Kjo sjellje nuk është as patriotike, as strategjike; ajo është vazhdim i një logjike të vjetër që sakrifikon interesin kombëtar për ideologji të huaja.

Rusia e ka krahasuar shpesh Donbasin rusishtfolës me Kosovën shqipfolëse, duke pranuar tërthorazi se të dyja i përkasin trungut të tyre kombëtar. Ky krahasim, pavarësisht se sa i pranueshëm është moralisht apo juridikisht, përmban një logjikë të qartë gjeopolitike. Shqipëria dhe Kosova e kanë injoruar plotësisht këtë deklaratë, madje edhe pasi u zbulua se Serbia po furnizonte Ukrainën me armë kundër Rusisë. Në vend që të shfrytëzonin këtë kontradiktë (Serbinë që lufton Rusinë ndërsa pret mbështetje ruse për çështjen e Kosovës) autoritetet shqiptare preferuan heshtjen. Kjo heshtje nuk është neutralitet; është dëshmi e mungesës së një strategjie të pavarur kombëtare.

Paraleli historik është i qartë dhe i dhimbshëm. Dje, Enver Hoxha e “fali” Kosovën Jugosllavisë për të ndjekur ëndrrën e Internacionales Komuniste. Sot, Shqipëria e mohon thelbin e çështjes së Kosovës për të ndjekur ëndrrën e saj europiane dhe globaliste. Ku qëndron ndryshimi mes këtyre dy ëndrrave? Askund. Në të dyja rastet, interesi kombëtar shqiptar është vendosur në shërbim të një projekti ideologjik të huaj.

Në të dyja rastet, Kosova është trajtuar si monedhë shkëmbimi, jo si prioritet ekzistencial. Në të dyja rastet, elitat shqiptare kanë zgjedhur të jenë të mirëpritura në tryezat e të mëdhenjve, duke lënë mënjanë realitetin gjeostrategjik dhe interesin kombëtar.

Për vite me radhe është argumentuar se pavarësia de jure e plotë e Kosovës (njohja e saj si shtet i plotë, me anëtarësim në OKB dhe heqjen e pengesave ndërkombëtare) kalon përmes një ekuilibri mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë. Këto dy fuqi duhen lobuar fort dhe njëkohësisht. Paria shqiptare, e shitur tek ëndrrat europiane dhe globaliste, e ka shmangur qëllimisht këtë strategji. Ajo ka preferuar të mbetet e lidhur pas Brukselit dhe narrativës së “vlerave perëndimore”, edhe kur këto vlera nuk sjellin asnjë përparim konkret për statusin ndërkombëtar të Kosovës.

Fitorja e Donald Trump ofronte një moment të rrallë. Ajo duhej të shfrytëzohej për ta bërë çështjen e Kosovës pjesë të negociatave më të gjera ruso-ukrainase. Në një kontekst ku Uashingtoni dhe Moska do të rinegocionin rendin e sigurisë në Evropë, Kosova mund të futej si kartë shkëmbimi ose si pjesë e një marrëveshjeje më të gjerë. Në vend të kësaj, as klasa politike në Tiranë e Prishtinë, as mediet e kontrolluara në të dy vendet, nuk i dhanë jetë kësaj ideje. Çdo mendim që bie ndesh me ideologjinë europiane dhe globaliste të momentit trajtohet si herezi. Media dhe politika nuk funksionojnë si arena debate, por si mekanizma censurimi ideologjik.

Ajo që po ndodh sot me Kosovën është një déjà vu e asaj që ndodhi tetë dekada më parë. Atëherë, në emër të internacionalizmit komunist, Kosova u lë në duart e një projekti jugosllav. Sot, në emër të europianizmit dhe globalizmit, ajo mbetet e ngrirë, e izoluar diplomatikisht dhe e braktisur nga ata që duhet ta mbrojnë. Në të dy rastet, shqiptarët kanë zgjedhur të jenë spektatorë të historisë së tyre, duke lejuar që të tjerët të vendosin për fatin e tyre.

Kultura e mbrapshtë orientale shqiptare nuk manifestohet vetëm në zakone apo në mënyrën tonë të jetesës. Ajo shfaqet më qartë kur, përballë zgjedhjeve të mëdha gjeopolitike, zgjidhet urrejtja ndaj tjetrit në vend të dashurisë për veten. Derisa kjo logjikë të mbetet dominante, Kosova do të vazhdojë të mbetet peng i ëndrrave të huaja, ndërsa shqiptarët do të vazhdojnë të paguajnë çmimin e mungesës së një strategjie kombëtare të pavarur nga këto ëndrra të momentit.

Filed Under: Komunitet

ZELENSKYY DHE VUÇIQ, DY QASJE POLITIKE QË NUK MUND TË ZËVENDËSOJNË TË DREJTËN NDËRKOMBËTARE

August 10, 2026 by s p

Kosova nuk është precedent politik për t’u përdorur sipas interesit të ditës, por një çështje me rrethana të veçanta historike, politike dhe juridike.

Prof. Dr. Fejzulla BERISHA

Në debatin e sotëm ndërkombëtar, emrat e Presidentit të Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy, dhe Presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, shfaqen në kontekste të ndryshme, por me një pikë të përbashkët: të dy përpiqen ta mbështesin pozicionin e shteteve të tyre përmes argumenteve historike, politike dhe juridike.

Por ekziston një kufi që asnjë lider politik nuk mund ta kapërcejë: politika nuk mund ta zëvendësojë të drejtën ndërkombëtare.

Zelenskyy ka të drejtë kur mbron sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës. Parimi i integritetit territorial është një nga shtyllat themelore të rendit juridik ndërkombëtar dhe mbrohet nga Karta e Kombeve të Bashkuara.

Mirëpo, nga kjo e drejtë nuk mund të nxirret përfundimi se çdo rast i konfliktit territorial apo i ndryshimit të statusit të një territori është juridikisht i njëjtë.

Këtu qëndron edhe dallimi themelor në rastin e Kosovës.

Kosova nuk mund të shpjegohet me një fjali të vetme politike dhe as të vendoset automatikisht në të njëjtën kategori me çdo konflikt tjetër territorial në botë. Historia e saj e fundit juridike dhe politike përfshin një periudhë të administrimit ndërkombëtar nën autoritetin e Kombeve të Bashkuara, një proces të gjatë diplomatik për përcaktimin e statusit dhe një përfshirje të drejtpërdrejtë të faktorëve ndërkombëtarë.

Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të OKB-së, administrimi ndërkombëtar, Procesi i Ahtisaarit dhe Opinioni Këshillimor i Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë i 22 korrikut 2010 nuk mund të fshihen nga historia juridike e Kosovës vetëm përmes deklaratave politike.

Veçanërisht i rëndësishëm është Opinioni i GJND-së. Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë arriti në përfundimin se deklarata e pavarësisë së Kosovës e 17 shkurtit 2008 nuk kishte shkelur të drejtën e përgjithshme ndërkombëtare.

Ky fakt juridik është i rëndësishëm dhe nuk mund të zëvendësohet nga interpretime politike të Beogradit.

Vuçiq dhe politika e mohimit

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq vazhdon ta paraqesë Kosovën kryesisht përmes narrativës së “shkëputjes së njëanshme”. Ky është qëndrimi politik i Serbisë dhe si i tillë mund të shprehet në arenën ndërkombëtare.

Por një qëndrim politik nuk bëhet automatikisht normë juridike.

Problemi lind atëherë kur një shtet përpiqet ta paraqesë interpretimin e vet politik si të vetmin interpretim të mundshëm të së drejtës ndërkombëtare.

E drejta ndërkombëtare nuk përcaktohet nga propaganda politike e as nga përsëritja e pafundme e një narrative.

Ajo mbështetet në traktate, norma, akte ndërkombëtare, jurisprudencë, praktikë shtetërore dhe interpretimin e organeve kompetente.

Prandaj, Beogradi mund të mos e njohë pavarësinë e Kosovës, por mosnjohja politike nuk mund ta zhdukë ekzistencën e një realiteti juridik dhe politik që është zhvilluar përmes proceseve ndërkombëtare.

Zelenskyy dhe kufijtë e analogjisë

Edhe në rastin e Zelenskyyt duhet bërë një dallim i rëndësishëm.

Ukraina ka të drejtë të mbrojë integritetin territorial të saj dhe të kërkojë respektimin e Kartës së OKB-së. Por rasti i Ukrainës nuk mund të përdoret si instrument për të mohuar automatikisht specifikat juridike të Kosovës.

Nuk është juridikisht e qëndrueshme të thuhet: “Nëse integriteti territorial i Ukrainës duhet mbrojtur, atëherë çdo rast tjetër duhet të jetë identik.”

Kjo do të ishte një barazim artificial i situatave juridikisht të ndryshme.

Në të drejtën ndërkombëtare, ngjashmëria politike nuk krijon domosdoshmërisht identitet juridik.

Ky është një parim që duhet kuptuar veçanërisht në debatet për Kosovën.

Kosova nuk është një instrument diplomatik

Kosova nuk duhet të përdoret as si argument kundër Ukrainës dhe as si instrument për të justifikuar qëndrime të caktuara politike të Serbisë.

Ajo duhet të trajtohet si një rast me rrethana të veçanta historike, politike dhe juridike.

Kjo nuk do të thotë se çdo aspekt i statusit të Kosovës duhet të interpretohet në mënyrë të njëanshme. Përkundrazi, do të thotë se debati duhet të jetë serioz, juridik dhe i bazuar në dokumente.

Nëse pranojmë se e drejta ndërkombëtare është mbi interesat e momentit, atëherë duhet ta pranojmë edhe parimin se asnjë shtet nuk mund të zgjedhë vetëm ato pjesë të së drejtës ndërkombëtare që i përshtaten interesit të tij.

Kjo vlen për Serbinë. Vlen për Ukrainën. Vlen për Kosovën. Dhe vlen për çdo shtet tjetër.

E drejta ndërkombëtare nuk është pronë e asnjë presidenti

Në fund, mesazhi është i qartë:

As Zelenskyy, as Vuçiq dhe asnjë lider tjetër politik nuk mund ta zëvendësojë të drejtën ndërkombëtare me narrativën e tij politike.

Presidentët mund të flasin. Qeveritë mund të protestojnë. Diplomatët mund të negociojnë. Shtetet mund të mos njohin ose të njohin një realitet të caktuar.

Por mbi të gjitha këto qëndron norma juridike ndërkombëtare.

Prandaj, Kosova nuk duhet të gjykohet përmes sloganit “integritet territorial”, por as përmes sloganit “shkëputje e njëanshme”. Ajo duhet të analizohet në tërësinë e zhvillimeve të saj historike dhe juridike: nga shpërbërja e Jugosllavisë, lufta dhe kriza humanitare, ndërhyrja ndërkombëtare, administrimi i OKB-së, Procesi i Ahtisaarit, shpallja e pavarësisë dhe Opinioni Këshillimor i GJND-së.

Ky është dallimi ndërmjet politikës dhe së drejtës.

Politika mund të ndryshojë nga një ditë në tjetrën.

E drejta ndërkombëtare nuk mund të ndryshohet me një deklaratë presidenciale.

Dhe Kosova, mbi të gjitha, duhet të kuptohet përmes fakteve, dokumenteve dhe së drejtës, jo përmes narrativave politike të momentit.

Filed Under: Analiza

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 45
  • 46
  • 47
  • 48
  • 49
  • …
  • 3189
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VINÇENC PRENNUSHI – NJË JETË MES FJALËS, BESIMIT DHE LIRISË
  • Kur Kristo Dako dhe Mihal Grameno i kërkuan Wilsonit të mbronte Shqipërinë
  • Demografia dhe gjeopolitika e Vilajetit të Kosovës në prag të Konferencës së Paqes në Paris (1919)
  • Triumfi kujtesës mbi diktaturën
  • Një mundësi e shkëlqyer për fëmijët shqiptarë
  • NËNË TEREZA, SIMBOLI I BASHKIMIT TË SHQIPTARËVE
  • “Memorandumi i SANU-së dhe projekti serbomadh: Doktrina ideologjike, luftërat shkatërruese dhe çështja e Kosovës”
  • “Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë… e njeriut të ashpër dhe zemërmirë…”
  • FROM GONXHE OF SKOPJE TO THE UNIVERSAL MOTHER TERESA
  • “NJË ÇARJE NË PERDEN E SHQIPËRISË”
  • 𝐑𝐞𝐳𝐨𝐥𝐮𝐭𝐚 𝟓𝟐𝟐 – 𝐊𝐮𝐫 𝐊𝐨𝐧𝐠𝐫𝐞𝐬𝐢 𝐀𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐢 𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐮𝐧: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐞̈𝐧
  • KUR POLITIKA E DITËS E BLLOKON SHTETIN
  • Join us as we celebrate the 7th Anniversary of Albanians Fighting Cancer USA!
  • Përfaqësimi politik i shqiptarëve në Mal të Zi
  • 10 VITE NGA SHENJTËRIMI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT