Pirro Dhima, misionari i Mitropolit Sebastianos për aneksimin e Jugut të Shqipërisë
Ne Foto:Pirro Dhima ne nje foto me Mitropolit Sebastiano/
Nga Arben LLALLA/
Pirro Dhima, ish sportist i Republikës së Shqipërisë dhe pas 1991 sportist me ngjyrat e Greqisë vjen në Tiranë si deputet i partisë PASOK për marrëdhëniet të fqinjësisë së mirë midis Shqipërisë dhe Greqisë. Por në të vërtetë kush është misioni i vërtetë i Pirro Dhimës?
Sipas poetit, shkrimtarit dhe publicistit Albert Zholi, Pirro Dhima me rrënjë është nga Progonati, një fshat i banuar vetëm nga shqiptarë. Por familja Dhima ashtu si Bollano në fillim të viteve 1920 emigruan në Himarë. Pas viteve 1990 Pirro Dhima emigroj në Konicë të Greqisë ku ra në kontakte me Mitropolitin grek Sebastianon, një antishqiptar i tërbuar. Aktiviteti i klerikut ortodoks Sebastiano kundër Shqipërisë dhe shqiptarëve ka filluar që në vitet 1960. Gjatë një fjalimi në Qershor 1967 Mitropolit Sebastiano e shpalli veten Mitropolit i Jugut të Shqipërisë dhe deklaroj se do të luftonte për që Jugu i Shqipërisë ti bashkëngjitet Greqisë. Mitropoliti Sebastiano hapi një radio me përforcues të fuqishëm me qëllim që valët e saj dëgjoheshin në Dropull, Gjirokastër, Përmet, Tepelenë etj. Kjo radio bënte propagandë antishqiptare, për nxitjen e një lufte greko-shqiptare. Më 1982 Sebastiano themeloj SFEVA, Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio Epirit, ndërsa më 1987 organizatën e fshehtë Panelene PASYVA për të njëjtën çështje. E pra, në fillim të vitit 1992 Pirro Dhima pa ditur asnjë fjalë greke ra në kontakte me Mitropolit Sebastianon i cili e përpunojë ish-sportistin shqiptar të propagandojë për greqizmin e Jugut të Shqipërisë. Me porosi të Sebastianos Pirro Dhima lidhi shoqëri të ngushtë me një antishqiptar tjetër të tërbuar Babis Karathanos cili nga viti 1982-1989 ka qenë kryetari i SFEVA, (Bashkimi i Studentëve për Luftën e Vorio Epirit).
Babis-Harallambos Karathanos disa herë ka qenë kandidat për deputet i partisë Demokracia e RE më tej i partisë ekstremiste të djathtë greke LAOS dhe këto dy vitet e fundit u rikthye përsëri në Demokracinë e Re të Andoni Samaras. Karathanos është i lindur në Greqi, por prindërit e tij janë me origjinë nga Dropulli.
Deputeti i PASOK-ut Pirro Dhima i cili u diplomua më 2011 për mësues i klasave fillore gjithnjë në intervistat që jepte shante kombin shqiptar të cilët sipas tij nuk i kishin lejuar të mësonte gjuhën e nënës greqishten, këtyre britmave antishqiptare i bashkoheshin shpeshherë babai dhe vëllai i tij. Enigmë është fakti se Pirro Dhima asnjëherë nuk e zë në gojë nënën apo ta nxirrte në TV. (Thonë se ka patur probleme me nënën që kur u martua me Anastasia Sdoygkoy e cila është shumë vite më e madhe se ai dhe ka punuar gazetare në televizionin shtetëror grek ERT kur u njohën).
Pjesmarrës në çdo aktivitet për aneksimin e Jugut të Shqipërisë
Në Dhjetor 2011, Shoqata e Vorio Epiriti me seli në Thesali të Greqisë i ndau Mirënjohje Pirro Dhimës për kontributin që jep.
Pirro Dhima në Mars-Prill të 2012, u nis për në SHBA me qëllim për të mbledhur fonde për financimin e shkollës greke “OMIROS”, të Himarës e cila gjendej në vështirësi ekonomike. Atje ai zhvilloj shumë takime me figura të larta të Lobit greke, pas kthimit Pirro Dhima u propozua kandidat për deputet me partinë PASOK.
Më 17 Shkurt 2013, ora 11 u tubuan në sheshin Karitsi Athinë për të përkujtuar 99 vjetorin e shpalljes së Autonomisë së Vorio Epirit. Aktivitetin qendror e organizon çdo vit Babis Karathanos kryetar i shoqatës së Vorio Epirit në bashkëpunim me Rininë Vorio Epiriotase të drejtuar nga ish-këshilltari i ministriti Spiro Ksera, Theofan Kaliviotis. Përçdo përvjetor të këtij aktiviteti marrin pjesë figura të njohura të minoritetit grek dhe të politikës së Greqisë. Pirro Dhima është njeri nga këta që nuk mungon për të qenë i pranishëm në përvjetorët e Autonomisë së Vorio Epirit.Me krenarin që feston çdo vit Autonominë e Vorio Epirit Pirro Dhima e ka shprehur edhe në Forumet Sociale si facebbok.
Për shërbimet ndaj kombit grek Pirro Dhima gëzon edhe një titull të lartë ushtarak.
Tungjatjeta Zoti Johan Galtung,Boll mo se e teprove!
(Nuk mund t´i ankohemi askujt. Të gjitha të zezat na vijnë nga vetvetja.( Ragip Kçiku)/
Shkruan: Fahri XHARRA/
Zonja Wortley Monatgu kishte thënë: ”Besoj se nuk ka asnjë racë tjetër të njerëzimit që të ketë një mendim kaq modest për aftësinë e vet “ (.( Letters from the Right Honourable Lady Mary Wortley Montagu 1709 to 1762, London: J.M. Dent & co.; New York, E.P. Dutton & co., 1906) dhe kishte të drejtë se gjithmonë e kemi pasë dronë që të tjerët janë më të aftë se ne. Por jo Zoti Johan Haltung, ta them se jo, jo nuk keni të drejtë t´a çfrytëzoni famën e juaj si teoretik i Paqës dhe Dhunës ,dhe të krijoni huti të reja në Ballkan.Kush është Johan Galtung që vazhdimisht mundohet t´turbullon ujërat tona? Johani i ”nderuar”është sociolog dhe dhe matematicien Norvegjez((1930) dhe themeluesi kryesor i disciplines ” Studimet mbi paqjen dhe konfliktet” e në të njetën kohë edhe themeluesi ”Institutit për Hulumtime të Paqës “ në Oslo (1959). Ishte karrika e parë në studimet e paqës dhe konflikteve të Universitetit të Oslos.
Dje në Beograd theksoi : “Ballkani i Ri do të duhej të ishte diçka çfarë ka qenë Jugosllavia, respektivisht të jetë i hapur ndaj të gjitha anëve të botës, kurse Kosova, Shqipëria dhe Serbia të jenë në një union konfederate.” Në Konferencën për Pajtim, Tolerancë dhe Siguri në Ballkan, e cila ka filluar dje në Beograd, ka thënë se kur bëhet fjalë për shtetet që dolën nga gërmadhat e ish-Jugosllavisë “është zgjidhur vetëm pozicioni i Sllovenisë, kurse Serbia, por edhe Kroacia, mbeten libra të cilat tek duhet të hapen”, transmeton “Danas”.
Me 21 Shkurt 2008 ,zotëri Galtung shkrove se pavarësia e Kosovës është një krim kundër Serbisë & paralizim i KB . (”Kosova’s independence: A crime against the Serbs & a crippling of the UN” s) Ju merr mendja që kishit të drejtë ? Dhe mandej vazhduat : “ Pse shumica e BE-së duhej të prishnin ligjet ndërkombëtare duke i anashkaluar Kombet e Bashkuara dhe ti jetësojnë truket e arkitekturuara nga një ish President i Finlandës dhe një kryministër i Suedisë dhe të bëni diëka të papritur, të panevojshme dhe jo të mençur? Në ne do të jetoj një problem i krijuar për breza të tërë dhe shekuj.Pse? “
Zotëri nuk ju pëlqeu shpallja e Pavarësisë së Kosovës? “
Shqiptarët e “liruan” Kosovën jo për t´a ndarë me Serbinë por që ta mbajnë për vehte , serbët e humbën Jerusalemin e tyre , vendet e tyre të shenjta si djepin e tyre ,Kosovën. E dini që ata (serbët fxh) nuk do të ndalën së luftuari për Kosovën. Deri kur? Deri sat a marrin përsëri.” Nj’ socilog ,nje matematicien , nje ideator i paqës t´i thot këto fjalë ?
Tungjatjeta Zoti Johan Galtung ! nëse nuk e dini të vërtetën historike ua themi ne :” Me vendosjen e fiseve turko-sllave në Ballkan (shekujt VI-XIII) filloi konflikti i ardhacakëve me popullsinë autoktone të këtyre vendeve, si ilirët, dardanët dhe trakasit, që në të vërtetë të gjithë ishin të popullsisë pellazge. Dardanët quheshin ndonjëherë triballë, një fis i vjetër pellazg (tri-ball= tri ballët e maleve që ndodhen në luginës e Moravës së Madhe), më vonë skizmatikë. Emri antik pellazg shkallë-shkallë zëvendësohet me sinonimin ilir, ndërsa prej shekullit XV zëvendësohet me sinonim alban, arban, arnaud, arvanit, arbëresh. Kah fundi i shekullit XII sllavët turko-avarë (bullgaro-serbët) filluan të dëpërtojnë në Kosovë, pas një lufte që me 1190 e bënë kundër Bizantit, që atëherë e sundonte Kosovën, të banuar gjithmonë me popullsi shqiptare[17]). Që me 1180 serbët avarë sulmuan për herë të parë Mitrovicën dhe Vushtinë, të banuar me popullsinë autoktone shqiptare; më 1224 sulmuan Prizrenin ndërsa më 1285 Shkupin[18]). Më parë nuk kishte asnjë serbë në këto anë. Stefan Dushani (1331-1355) ishte mbret i Rrasisë dhe mbret i Shqipërisë (rex Albaniae). Nuk ishte mbret i Serbisë, sepse nuk ekzistonte fare Serbia. Në atë kohë Albania quhej Kosova, Rrasia, Shqipëria dhe Maqedonia deri në Selanik. Shteti Rrasia vinte nga emri Rrasë, i kryeqendrës së atij shteti, te Jeni Pazari.(Aleks Lusha: Ishin vetë shqiptarët) .
”Sot Serbia e kundërshton pavarësinë ashtu si shqiptarët që e kundërshtojnë federatën me serbët . por nesër a pasnesër, pas raundeve të negociatave mund të shihni diçka si kjo ishte si një e ”keqe ”më të vogël.Por kjo nuk ishte rruga për të udhëtuar nga vendet që kanë interesa të rënda, duke menduar se mund të është e drejtë. Sa turpshme është të ketë mundësi të humbur çdo për një zgjidhje paqësore dhe të drejtë ndaj konfliktit në Kosovë!” Ç´farë oguri i zi ,nga një shkencëtar i Europës !
“Provokimi më i madh për Serbinë mbetet Lindja – Rusia, Kina dhe bota Islame…” tha Galtung. Në pyetjen, se si duhet zgjidhur problemi mes Kosovës dhe Serbisë, Galtung tha se duhet të formohet një federatë brenda Kosovës, në të cilën serbët e ndarë në tre kantone, do të gëzonin një autonomi të shkallës sëlartë.(shtypi sotëm))
Zoti Galtung , unë e di se ku po iu dhemb, Jo Rusia ,e as Kina nuk qenkan rrezik për Europën ,por Islami mëndoni ju.!
Po pse ç ´rrezik ka Serbia nga Islami ? Të gjitha vendet islamike në krye me Turqinë janë miqt më të mëdhenj të Serbisë , janë përkrah’sit e Serbisë sot edhe atëherë kur u luftua. Pse s´e thua troç ?
”Nuk mund t´i ankohemi askujt. Të gjitha të zezat na vijnë nga vetvetja ” më thoshte një mik.Por po iu a themë edhe juve e edhe Europës se ne nuk jemi çerdhe e islamizmit e as trampolinë e saj për në Europë. Këto janë disa fantazma , sajesa dhe hije ogurzeza të krijuara nga vetë Serbia. Ju e dini fort mirë këte.!
”Këta njerëz, që jetojnë mes të krishterëve dhe myslimanëve dhe që nuk shquhen për zënka, deklarojnë se janë krejtësisht të paaftë për të gjykuar se cila fe është më e mira, por, për të qenë të sigurt se nuk do të hedhin tërësisht poshtë të vërtetën, ata me shumë urtësi ndjekin të dy fetë dhe të premteve shkojnë në xhami e të dielave në kishë, duke u justifikuar, se në ditën e gjykimit ata do e kenë të sigurt mbrojtjen nga profeti i vërtetë, por, që se cili ai është, ata nuk janë në gjendje ta përcaktojnë në këtë botë. Unë besoj se nuk ka asnjë racë tjetër të njerëzimit që të ketë një mendim kaq modest për aftësinë e vet. Këto janë shënimet e bëra mbi diversitetin e feve që kam parë.( Letters from the Right Honourable Lady Mary Wortley Montagu 1709 to 1762, London: J.M. Dent & co.; New York, E.P. Dutton & co., 1906)
Mbetsh me shëndet Zotëri Johan Galtung dhe vazhdimësi të mbarë në permbarimin e teorisë së juaj : “ Paqja positive dhe ajo negative” dhe harroji konfederatat.
Fahri Xharra
Gjakovë 12, Tetor 2013
Serbët qenkan populli më i vjetër i botës
Nga Fahri XHARRA/
”Populli e ka njet me folë, me e çu zërin lart e më lart, shtatë palë qiell, shtatë palë tokë, me i bërë me dije Evropën dhe botën, e pse jo edhe fëmijët tuaj: Unë, Populli, ju thërras në emër të Zotit, të besës, të bukës, të gjakut e të pushkës: Boll më, mos më fyeni, mos më ndani, mos ma përçani atdheun, jetën, besën, dashurinë…! (R.Greiçevci)”
Kësaj rradhe do të iu lë që ju vetë të gjykoni për ”guximin” serb ne shkrimin e historisë,e në të njetën kohë të mëndoni thellë për heshtjen tonë.
”Serbët e Danubit të poshtëm quhen proto-serb apo Serbët e parë të cilët banonin dhe jetonin në këto anë që nga koha e Moisiut.Kurse serbët e ardhur rreth shekullit shtatë pas Krishtit paskan pas ardhur si ndihmë vëllezërve të tyre për të luftuar Romën. (Siprijan) ” Dhe vazhdohet më tutje se :Çekët, Kroatët dhe Rusët që përmenden për herë të parë pas shekullit të 6-të të epokës sonë kishin ardhur disa mijëra vjet pas serbëve.Sa i përk Rusëve burimet serbe flasin që ata ishin vetëm pas shek. të 9-të pas K.”
Mos i mësoni fëmijët tanë me u nda, me u përça, me u hasmëru, me u ligështu, me u bë ujk vëllai me vëlla, baba me djalë e djali me nënë…Mos m’i mohoni dhe shkelni vlerat e traditës së lashtë të species ilire-dardane (r.g)
Glozel quhej shkarravitja e parë njerzore e gjetur nëpër shpella dhe sipas burimeve serbe -Jyrgen Shpanut paska thënë ” Serbët e kishin menduar këtë lloj shkrimi dhe e kishin vendosur gurin e themelit të civilizimit botëror” Jyrgen Shpanut paska thënë se ata ishin Filistinët ,por duke e krahasuar me shkrimin e sotëm cirilik atëhërë na del që edhe Filistinët ishin serb.(?) Ilija Živаnčević ka shkruar se Sllavët(Serbët )ishin të shpërndarë
që nga Vladivostoku e deri në Ballkan dhe ishin boshti kurrizor i njerëzimit.
” Dorëshkrimet haldike, asire dhe misire ishin përmendorët e civilizimit njerëzor dhe janë të vjetra mbi 7 mijë vjet. Dhe sipas serbëve janë të vjetra aq sa edhe historia serbe.Paramendoni në ato dorëshkrime është gjetur i shkruar emri Serb (Srbin) dhe jo ai sllav. Bile edhe në një ”Libër mbretëror kinez ” i cili është shkruar vazhdimisht deri dy mijë vjet para Krishtit, mund të gjeni shënime që atëherë në Sarmatinë e Azisë kanë jetuar serbet, të cilët e banonin tokën prej Siberisë e deri tek Venediku i Italisë ” ( po pra burime serbe)
”Unë, Populli, mos më shkelni në sofër të bukës, mos ma mohoni sofrën me liri, me besë, me miqësi, me tradita e zakone të lashta shqiptare…Unë, Populli, djepi dhe rrita juaj, s’i kam fjalët thika dhe helm për miq e shokë…(Riza Greiçevci)”
Polakët në hulumtimet më të reja paskan gjetur praninë Serbe në brigjet e Detit Baltik ,2 mijë vjet para Krishtit, kurse studjuesja Olgа Luković-Pejаnović thot në një studim të saj që Bosna dhe Sllavonia ishin serbe dhe quheshin ”Sërbia e bardhë” (“Belа Srbijа”,) dhe shtrihej deri tek kufinjt e sotëm të Gjermanisë. Robert Siprijan paska ardhur në përfundim që Serbët janë trungu i racës sllave dhe se Sarmatët ishin serb.
”Unë Populli, mos më shkelni në sofër të bukës, mos ma mohoni sofrën me liri, me besë, me miqësi, me tradita e zakone të lashta shqiptare…”
Sipas Ilija Zhivanqeviçit edhe ”Kodi i Dushanit” ishte vazhdimësi e prejardhjes tradicionale Vende , kurse Walter Wuest paska shkruar që edhe sanskrishtja është Vende, e cila në Indi paska pas ardhur nga veriperendimi i saj dhe sipas të gjitha krahasimeve sanskrishtja ishte gjuhë serbe. ”Emil Burnouff deklaron që gjuha latine dhe greke kanë prejardhje nga pallazgishtja, kurse populli pellazg paska jetuar në Mesdhe e deri në Alpe ” dhe sipas sllavollogëve pellazgët ishin Serbët e lashtë. E bukur kjo!
”Një degë e serbëve nga Azia e Vogël kishte ardhur në Ballkan 3 mijë vjet prK. dhe ishte vendosur në Rashkën e vjetër (Thraki) , kurse një degë tjetër kishin zbritur nëpër det deri në Kretë në tri ardhje 1800, 1500 dhe 1400 vjet prK. I kishin mundur Kretasit dhe të përzier me ta e paskan krijuar popullin e ri Grek. Shënimet po flitkan , gjithënjë sipas serbëve që emri i qyetit dhe perendeshës Athina nuk janë greke.Vetë grekët besojnë se e kanë prejardhjen nga populli Pellazg të cilët e flitshin një gjuhë barabare dhe zbulimet paskan treguar që ata pellazg ishin serbët”….
Olgа Luković-Pjаnović thot’ që serbët e Peloponezit ishen vendosur rreth limit Sava dhe Danub dhe kishin kriujar Serbinë Panonike ( aty ku jetonin Keltët fxh) Shikoni edhe këtë mrekulli të artit të zhvatjës së historisë: ” Shënimet e Mihail Lomonosovit Dhe Mavro Orbinit tregojnë që edhe serbët paskan luftuar në Luftën e Trojës, dhe se me ramjen e saj kishin ikur dhe rreth 1860 vjet prK kishin ardhur përsëri në Ballkan dhe ishin zgjeruar deri në Venedik ”
Një farë hulumtuesi Shafarik në librin e tij ”Vendasit e vjetër” shkruan ” Serbët jetojnë në Europë që nga kohërat parahistorike,dhe se serbët e banonin gati krejt Europën dhe Azinë e vogël dhe nga aty paska ardhur shprehja ” “Govori srpski dа te ceo svet rаzume”.( Fol serbisht që të kupton bota mbarë). Rrijm ne ,rrijmë. Mirremi me prejardhjen tonë të ”lashtë” që nga shekulli i 14-të.!
”Një gjuhë aq origjinale si gjuha serbe e pasur ,me një garmatikë perfekte është pjellë e një populli të ngritur që moti” shkruan Shafarik. Edhe diçka : ”Serbët thonë që shkrimi i Vinçës tregon se serbët janë populli më i vjeter dhe që edhe Etrurët ishin serb”
Sodoqoft , me qenëse ne heshtim dhe jemi robër të asgjëje ,atëherë le të lexojmë edhe për zbulimin më të ri , që doktori i shkencave të Harvardit , rusi ANATOLIJ Kljosov paska ardhur në përfundim që të gjithë sllavët e kanë prejardhjen prej Ballkanit,dhe kjo nga Serbia dhe Bosna e Hercegovina e sotme. Sipas Kljusovit bartësit e gjenit R1a1 ,kanë jetuar në Ballkan bile që para 12 000 vitesh. Ai paska zbuluar që i biri i Noah -së qenka paraardhësi i Rusëve dhe se pasardhësit e tij së pari erdhën në rrjedhën e poshtme të Danubit , në Serbinë e soti. dhe se nga aty e vazhduan rrugën për në veri.
Biokimisti i Harvardit me analizat e tij të gjeneve ka konstatuar që Serbët janë populli më i vjetër në botë dhe se Ballkani është atdheu i lashtë i të gjith sllavëve si edhe atdheu i atyre që shkuan ë Indi dhe u quajtën Arian . Edhe Aianët ishin serb. (Jutarnji.hr 20.09.2013)
Mos i mësoni fëmijët tanë me u nda, me u përça, me u hasmëru, me u ligështu, me u bë ujk vëllai me vëlla, baba me djalë e djali me nënë…Mos m’i mohoni dhe shkelni vlerat e traditës së lashtë të species ilire-dardane (r.g)
Gjakovë, tetor 2013
ZËRI I VATRËS THËRRET: JO KLLASA, POR KOMBI!
URIMI ME KUSHT I VATRËS PËR QEVERINË E RE TË SHQIPËERISË/
NGA HEKTOR ZOTO-Dega e Vatrës në Washington DC/
Takimi i përfaqësisë së Vatrës me Kryetarin e Qeverisë së re të Shqipërisë , dëshmon se ajo edhe pas 100 vjetësh është në duar të sigurta Kombëtare. Kryetari dr. Gjon Buçaj me shoqëruesit e tij gjeti mënyrën për të thënë me dinjitet, publikisht e zyrtarisht, qëndrimin e Vatrës: “Ju të njihen direkt me qëndrimet e Vatrës dhe me kërkesat që dëshirojnë vatranët të shohin të realizuara në Shqipëri.”- i tha kryetari i Vatrës Kryeministrit.Kryetari i Vatrës bëri karakteristikën pa asnjë rezervë për qëndrimin e Opozitës në vitet e saj para ardhjes në pushtet. Ia numëroi të gjitha: Për zgjedhjet në 2009, për veprimet e dhunshme, për pengesat parlamentare në dëm të integrimit të Shqipërisë në NATO dhe në organizmat Europiane, si dhe vështirësitë e krijuara në fushat e jetës në Shqipëri e teprimet shumë të dëmshme. Ai tërhoqi vëmendjen për gjestet jo Kombëtare lidhur me varrezat e okupatorëve të viteve të historisë, luftrave antishqiptare.Mesazhi i Vatrës ishte i qartë: “Bëj për Kombin që të të respektoj!”
-Hidhe, Flake tej Komunizmin, shkaktarin e të këqiave katastrofike të Kombit në të gjithë egzistencën e tij.
-Zbato drejtësinë njerëzore për të gjithë shqiptarët, duke dënuar krimin që është ushtruar deri edhe mbi një shqiptar të vetëm.
-Ktheji sot dhe jo mot, atë që ka pasur të tij ”PRONËN”, që iu konfiskua me dhunë e u dënua me burg.
-Paguaj paranë e papaguar atyre që qenë në burgje e në internime, jo thjesht dëmshpërblimin për vitet e burgut, por për punën e bërë në fakt: me norma të matura e të regjistruar, për vagonat e nxjerra nga galeritë e mineraleve, qymyreve e zifteve, që po të mos plotësohej nga i burgosuri, vihej si në Spaç, tek “Shtylla e Turpit” me orë të tëra, dhe ky ndëshkim ishte në të gjitha minierat-burgje të Shqipërisë, ku komandonte partia.
-Paguaj paranë e papaguar për volumet e dheut në kanalet për tharjen e kënetave të mëdha të Maliqit, të Myzeqesë, të Kakariqit e kudo tjetër. Për volumet e dheut në bërjen e taraçave në Lukovë, Sarandë, Ksamil, e në vende të tjera.
-Burgu ngrihej mbi objektin që do ndërtohej.”Burgu i Sigurisë së lartë”, si burgu tipik i ndërtimit të Pallateve Agimi në qendër të Kryeqytetit ngjitur me famkeqin”Blloku i Udhëheqjes”, apo burgu i Uzinës së madhe-Superfosfati i Laçit.
Të gjitha veprat e mëdha industriale, blloqet e mëdha massive të ndërtesave në qytete e qendra të tjera , veprat tharëse e vaditëse, fabrikat ushtarake të prodhimit të armëve, tunelet nënujore për Flotën Detare-Ushtarake në Porto-Palermo e nën Himarë, strehimet sekrete- Shkëmbore e tunelet e nëndheshme ”Për Byronë”, për kohën e “Sulmit Atomik”, në Malin e Dajtit e Poliçanit, ndërtimete bunkerëve në të gjithë Shqipërinë, janë bërë nga të burgosurit dhe bijtë e tyre të inkuadruar në brigada pune në ushtri. E ato, Qendrat më sekrete, nga persona të burgosur jo shumë të njohur të dënuar me vdekje, që ekzekutoheshin pasi mbaronte vepra –si rasti i Osman Ryçit nga Larushku i Fushë-Krujës. Volumi i veprave me investime nga të burgosurit është më i madh nga e gjithë puna e bërë nga “Klasa punëtore e fshatarësia punonjëse” në vitet e partisë.Kjo është “Puna e Papaguar”-është “Hua Shtetërore” tipike , e pa kthyer nga shteti kriminel komunist. Vendi këtë ia ka borxh punëbërësëve-të burgosurëve dhe të internuarëve. Të rikonstruktohen financat dhe Ekonomai e Shtetit për të shlyer borxhin, huanë shtetërore , zgjidhje tjetër nuk ka.
Le të varfërohet vendi për ca kohë. Gjermania edhe sot paguan reperacione lufte. Të ndërtojë edhe vendi ynë blloqe pallatesh për strehimin e të burgosurve. Ua ka borxh! Të barazohet disi jeta e pastaj të hyhet në Bashkimin Europian.
Të burgosurit nuk kanë nevojë për para-mëshire. Ata duan Pronën –Paranë-Strehimin, që i kanë të tyre, që i kanë ndërtuar me duart e tyre, jashtë burgut dhe në burg.Ata nuk e duan, dhe nuk e pranojnë, faljen e kriminelëve-komunistë dhe lëpirësve të tyre. Ata e ndjejnë veten heronj, ashtu si dhe të internuarit, dhe ata janë vërtetë heronj; janë heronj të rezistencës, antikomunsite, heronj të luftës brenda vendit me okupatorët e vendit.Qeveria e mëparshme bëri sa mundi, pati kritika , bile dhe përplasje. Por ajo bëri dhe vepra të rëndësishme të gjithanshme, që vendi i gëzon sot, e bashkë me të dhe të burgosurit politik.Po ju, qeveritarë të rinj të etërve të vjetër, do të bëni përpara, në vendnumëro, apo PRAPA, TEK KUSHTRIMI I TË PARËVE?
Mosbërja, shkakton akumulime , maisje, që çojnë në shtërzime e shpërthime të mëdha që i kushtojnë vendit dhe Kombit.Është koha që t’i hapet rruga dinjitetit të tyre që mbahet akoma bllokuar me anë të urrejtjes së Luftës së Klasave, që ende vazhdon.
Martin Luterking ka thënë:”Një shuplakë e dhënë edhe mbi një individ , ashtë një shuplakë për të gjithë njerëzimin.”
Komunizmi nuk dha “një shuplakë” në Shqipëri. Ai bëri shumë e shumë krime. Ai bëri krime masive ndaj një klase ndaj një klase të tërë – që e quajti”reaksionare”, “pronare” , “tregtare”, “intelektualë borgjezë të arsimuar në Perëndim”, “tradhëtarë”, “deviatorë”, “agjentë”, “puçistë”,”mikroborgjezë”, “kapitalistë”, “me lakra në kokë”, “me çfaqje të huaja”, “art e artistë dekadentë”…Kur vetë komunizmi me ”ndryshimin e kushteve historike”!!! i ka hyrë kësaj jete në vrullin e tij karakteristik revolucionar , duke u arsimuar vetë në Perëndim, duke lakmuar edhe Master degree’”, tituj shkencor të trashëguar ”pronarë”, “tregtarë”, “bankierë”, “Monopole Biznese” me lidhje Kombëtare e Ndërkombëtare, me “kapitale të mëdha”, me “art dekadent”, me çfaqje të huaja në veshje, paraqitje e jetë mondane, me jetë të çfrenuar, me arrogancë e prepotencë….Në emër të të cilave po Ky Komunizëm Bëri KRIMIN e madh në 50 Vjet-Ai mbetet i “Kllasës” edhe sot, e këtë e pretendon hapur me urrejtje për Klasën tjetër:
– JO kurrë pajtim të shqiptarëve me”Kllasa” – siç e la KOMUNIZMI!
– Zëri i VATRËS thërret:- JO-KLLASA,- por KOMBI!
***
Është një plus i madh të kesh model Abraham Linkolnin, por emblema e tij është “Shpëtimtari i Kombit” amerikan.
-Po ti?- Kombi nuk bashkohet vetëm me Klube sportive, e grupe folklorike. Ai ka nevojë për “Zë të Fortë”, për Bashkimin e tërë territoreve tona-territoreve shqiptare në një të vetëm, siç thotë figura e shquar e Vatrës Peter Prifti në studimin për Kombin.
Linkolni i shpalli luftë skllavërisë me shtetasit e tij dhe e hoqi atë me gjak e sakrifica të mëdha.
– Po Ti?- Skllavëria e Kuqe në Shqipëri, skllavëria e Klasave, 100 vjet më vonë qe shumë më e tmerrshme se ajo e racës së bardhë karshi racës së zezë. Kuklusklani i paligjshëm vriste të ziun apo të zezën, kurse skllavopronarët komunistë, zhduknin gjenerata deri në katër breza, deri edhe për martesat e pëlqyera prej tyre.
Është plus i madh të kesh për model Tony Blair-por ai- goditi ushtarakisht genocidin e një Kombi kundër një Kombi tjetër, atë Serb kundër atij Shqiptar.
– Po ti?- Genocidin brenda kombit në Shqipëri e godet apo e përkëdhel?
– Në ç’pozicion qëndron Qeveria e re me genocidin dhe me pjesën Viktimë të Kombit?
Tony Blair dhe Presidentët e fundit të SHBA i shëtrnguan dorën si burri i shtetit- burrit të shtetit Ibrahim Rugovës e Azem Hajdarit.
PO TI?
Që në shenjat e para Kombi të pyet:- Për ku je nisur, o Kapedan? Ule tonin,-thyeje shkopin-Vërtet, vërtet, vërtetë beson tek ajo thënia popullore ”Bëmë baba të të ngjaj”?
***
Epokën e “mendjeve të ndritura” dhe e “trimave të fortë” të mbrojtur nga radhë tankesh , Perëndimi e mbylli në vitin 1945-e nisi epokë të re, ”Epokën e Njeriut të Mirë”.
PO NE?
Ne goditën në fillim të viteve ’90, por nuk e shkundëm plotësisht atë, po valë-valë e me hope.
***
Të lashtët tanë kalin e mbathnin tek Hani apo n’udhë e sipër ku t’i zinte hera.
Atë bëri edhe VATRA në takim me Kryeministrin.
- « Previous Page
- 1
- …
- 955
- 956
- 957
- 958
- 959
- …
- 988
- Next Page »