• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

SHQIPTARET: JO ARMEVE KIMIKE EDHE NE WASHINGTON DC

November 15, 2013 by dgreca

Shkruan: Petraq Pali/

Edhe në Washington DC, shqiptarët që banojnë në këtë komunitet si edhe të ardhur nga Arlingron, Virxhinia, Mariland, megjithe se ishte ditë pune, protestuan përpara Ambasadës shqiptare për t’i thënë: “JO ,JO JO JOOOO importit te Armeve Kimike ne Atdhe!”
Në kujdesin e organizatorëve znj. Aneta Xhiku (Mihali) dhe Znj. Elsa Xhaferi (Pali) që kishin lajmëruar për të dalë në këtë protestë të miratuar nga Autoritetet dhe Qeveria Amerikane.
Në orën 12 .30 u mblodhën para ambasadës dhe të gjithë njëzëri i thanë plot gojën “Jo importit te armeve kimike ne Atdhe.” Njerzit me maska mbrojtëse në fytyrë me flamuj dhe banderola, kënduan Hymnin e Flamurit dhe me pas këngën legjendare: “E dua më shumë Shqipërinë!”
Femijët tanë kishin lënë shkollën dhe morën pjesë në protestë.
Znj Antoneta Xhiku e më pas znj. Elsa Pali, mbajtën fjalën e rastit.
Më pas znj. Pali, intervistoi dhe incizoi të gjithë pjesëmarrësit, një nga një, për të thënë fjalën e tyre reth kesaj ngjarje tragjike për kombin tonë.
Nga punonjësit e Ambasadës nuk pati asnjë lloj impenjimi as denjuan, as doli asnje qoftë dhe për ëe takuar organizatoret.
Mitingu ishte shumë paqesor dhe policia e mbeshteti.
Pwrgatitjen e e banderolave, tw maskave e flamujve e sponsorizuan Skerdi dhe Elsa Pali dhe krye nwn kujdesin e tyre.
Washington DC

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: Jo armeve kimike, ne Shqiperi, Petraq Pali, Proteste ne washington

Albanian Roots-Rrënjët Shqiptar, fton shqiptaret per proteste ne Times Square

November 14, 2013 by dgreca

Të dashur bashkëatdhtar,/

Organizata Albanian Roots- Rrënjët Shqiptare, është një orgnizatë e themeluar nga djem dhe vajza të reja shqiptare në New York, me  qëllim ruajtjen e vlerave dhe trashëgimisë kulturore kombëtare dhe promivimin e imazhit të Shqipërisë në mbarë arenën ndërkombëtare.

Duke marrë shkasë nga ngjarja e fundit më të cilën po përballet vendi ynë mbi shkatërrimin e armëve kimike të Sirisë në vendin tonë, Unë Marko Kepi, si kryetar i kësaj organizate, në përgjigje të shumë mesazheve dhe telefonatave të shumë të rinjëve e të rejave shqiptare në diasporë, por bazuar edhe në indinjimin që ne si organizatë patriotike ndjejmë në lidhje më një cështje kaq serioze, e cila vë në diskutim sigurinë e bashkëatdhetarëve tanë, ndjej përgjegjësinë t`i bëj thirrje qeverisë shqiptare  t`i thotë “JO” një propozimi të tillë.

Shqipëria është një shtet i vogël me një sipërfaqe 27,398 m2 dhe renditet një ndër shtetet më të varfra në Europë, e cila njihet kryesisht për klimën dhe turizmin e bukur që ofron dhe jo për fabrika e teknoligji të modernizuar për shkatërrimin e armëve kimike.

Organizata Albanian Roots-Rrënjët Shqiptar, në mbështetje të të gjithë qytetarëve shqiptar i bën thirrje edhe njeherë qeverisë shqiptare të tërhiqet nga negociatat për një vendim që nesër do ti rëndojë mbi shpatulla e njerëzve të popullit tone, fëmijëve dhe gjeneratave tona të ardhme. Ne duam një Shqipëri të pastër, të gjelbër dhe një vend të sigurt. Ne Rrënjët Shqiptarë mbi të gjitha duam Shqipërinë. Ftojë të gjithe shqiptarët kudo që janë ti bashkohen solidaritetit tone në mënyrë që zëri jonë të dëgjohet në respekt të jetës dhe vendit tone, Shqipërisë!

Me respekt,

Marko Kepi

President  – Albanian Roots- Rrenjet  Shqiptare

Filed Under: Komunitet Tagged With: albanian roots, proteste, rrenjet shqiptare, Times Square

Krijohet Shoqata Atdhetare “ Mirdita” në Michigan, USA

November 12, 2013 by dgreca

Nga Pjetër Jaku/

Me datën 10 Nëndor 2013, nga ora 3:00 Pm deri në 5 :00 Pm, në një takim që u thirr nga Komisioni Nismëtar, në një nga mjediset e Kishës së Shën Palit, në Rochester Hills u krijua Shoqata Atdhetare “ Mirdita”,  i pari grupim i mirditorve në USA.

Edhe më parë nuk kishin munguar përpjekjet për ta krijuar një shoqatë të tillë, por kishin dështuar për arsye organizative të modelit “ Prit të presim, deri sa të bashkohen të gjithë!”

Duke nxerr mësim nga e kaluara, kësaj radhe, Komisioni Nismëtar kishte ardhë në mendimin, se të gjithë është tepër e veshtirë të bashkohen në të njejten kohë, për shumë arsye. Mbasi u njoftuan të gjithë mirditorët, vëçanërisht kryefamiljarët, nga ky komision dhe u punua intensivisht për të ardhë te bashkimi në një shoqatë, u caktua një datë themeluese, edhe pse pati  përsona që e kishin të pamundur, për arsye pune dhe probleme të tjera familjare. Ata u lidhen me komisionin, duke njoftuar dhe pranuar antarsimin në shoqatë, si dhe detyrimin  për të gjitha vendimet që do merreshin në atë takim. Edhe pa prezencen fizike, kjo kategori ishte e pranishme! Në shumë kode demokratike lejohet përfaqësimi i autorizuar. Ndonëse kishte autorizime të tilla, në takim nuk u përmenden, pasi nuk u pa e nevojshme një praktikë e tillë. Por, nuk duhet lënë pa theksuar se pati edhe nga ata, që ishin të njoftuar dhe nuk e kanë pa të arsyeshme të jenë në këtë shoqatë, të cilët edhe nuk moren pjesë. Kjo nuk do të thotë që Shoqata detyrimisht duhet t’i mbledh të gjithë mirditorët. Ata janë të lirë të marrin ose të mos marrin pjesë në një grupim. Mvaret nga vlerësimi dhe arsyetimi i secilit prej tyre! Duke parë aktivitetin e saj, ata mund të afrohen edhe më vonë.

Takimin, fillimisht e drejtoi Komisioni  Nismëtar i përbërë prej: Bardhok Ndoit, Gjovalin Kolës,  Fran Kecit, Kujtim Qafes dhe Pjetër Gegës, të cilët e kishin filluar punën e tyre, para më shumë se një muaji. Komisioni kishte ngarkuar Kujtim Qafën, si një nga aktivistët e njohur të komunitetit shqiptar në Detroit, i cili e hapi takimin duke kërkuar të hidheshin në votë: nëse ishin dakort të krijohej shoqata dhe se si do t’i vihej emri. Pasi u kaluan këto dy pika, me dy –tri sugjerime, Komisioni Nismëtar e quajti të mbaruar punën e tij, duke ia lënë vendin Komisionit të votimit dhe drejtimit të mëtejshëm të këtij Kuvendi. Me propozimin e  të pranishmëve, komisioni i votimit u zgjodh prej tre vetash: Gjovalin Kaçorri, Gjon Nikolli dhe Lek Preni. Sekretar i Kuvendit,  (mbajtës i protokollit) u zgjodh Fran Keci.

Së pari u votua në parim  njëri nga nenet e Projekt – programit për zgjedhjen e Kryetarit me votën e fshehtë të Kuvendit, si dhe për numrin e  Kryesisë të përbërë prej 12 vetash, përkatësisht sipas flamujve të kësaj krahine, ndërsa i trembëdhjeti ishte kryetari i zgjedhur nga Kuvendi. Po kështu,  anëtarët e kryesisë duhej të zgjidheshin më votën e fshehtë të të pranishmëve, ndërsa nënkryetarët, sekretari dhe arkëtari zgjidheshin po këtë ditë nga mbledhja e parë e  Kryesisë.

Lidhur me këtë pikë pati një mendim nga Ndue Prenga ( mirditor nga Lezha), që kryetari duhej të ishte një mirditor që ka lindur, punuar dhe jetuar në Mirditë, por ky kusht u hodh poshtë nga të pranishmit, pasi çdo mirditor  që ka pranuar të jetë në këtë shoqatë, ka të drejtën për t’u zgjedhur pa asnjë kufizim. Këtë propozim e kundërshtoi fillimisht Gjokë Ndoj, i cili mori shembullin e fëmijëve të lindur në Amerikë: “ Atyre nuk u përjashtohet mundësia e të qënit mirditor.”- sqaroi Gjoka.

Sipas kësaj procedure u propozuan  5 kandidatë për kryetar: Kujtim Qafa, Gjovalin Kacorri, Bardhok Ndoi, Ded Beleshi dhe Gjon Nikolli. Për kryesinë u propozuan 20 anëtar, nga të cilët do të liheshin në listë 12. Kandidatët për kryetar paraqiten versionin e tyre per  drejtimin e shoqatës dhe mundësinë, duke  pranuar kandidimin. Ded Beleshi u propozua në mungesë nga Ndue Prenga.

Pas numrimit të votave, Komisioni i Votimit njofton zgjedhjen e  Kujtim Qafes  Kryetar i kësaj shoqate.

Me një përshëndetje të shkurtër dhe falenderim për besimin që i dhanë mirditorët e këtij takimi, Kujtimi zuri vend në drejtimin e takimit sëbashku me komisionin e  votimit.  Pas votimit të dytë për kryesinë e kësaj shoqate, u lexuan fituesit: Pjetër Gega, Gjovalin Kola, Viktor Toma, Dod Qafa, Lek Preni, Gjon Simoni, Gentjan Kola, Shkelqim Legisi, Gjok Ndoj, Fran Vokrri, Bardhok Ndoj dhe Gjon Nikolli.

Kryesia zgjodhi: nënkryetar,  Bardhok Ndoj dhe  Fran Vokrri, Sekretar Gjon Simoni dhe arkëtar Pjetër Gega. Sipas  Programit, më vonë do të zgjidhen dhe disa komisione, që do ta ndihmojnë kryesinë për të realizuar programin e miratuar në këtë takim.

Pjesë nga programi i kësaj shoqate:

Qellimi: Ruajtja e traditave shqiptare dhe te krahines.

Forcimi i njohjeve dhe evidentimi i mirditoreve në Amerikë dhe Kanada.

Sigurimi i ndihmave dhe ndërmjetësimi amerikano-shqiptar në dobi të Mirditës dhe mirditorëve.

Ndihma e njëri-tjetrit dhe aktivitetet e përbashkëta

Ruajtja dhe inkurajimi kulturor, si dhe mbajtja gjallë e gjuhës  shqipe në emigracion.

Funksionimi:

Shoqata krijohet me vullnetin e të gjithë atyre që janë të interesuar dhe që pranojnë këtë program, i cili shtrohet për miratim në takimin e përgjithshëm të më shumë se 60 përqind të të regjistruarve.

Anëtar i kësaj Shoqate mund të jetë çdo mirditor dhe miq të tyre, që pranon programin dhe paguan detyrimin mujor të përcaktuar.

Çdo anëtar paiset me librezen e   anëtarësisë, ku i shenohet pagesa e çdo muaj.

Për çdo pranim dhe shumë të derdhur në arkën e Shoqatës, kryesia u dërgon anëtarëve buletinin tremujor me të dhëna të hollësishme për gjithë veprimtarinë e saj, sidomos ana financiare, si pjesa më e ndjeshme e çdo veprimtarie.

Çdo anëtar ka të drejtë të kërkoi sqarime dhe të marrë përgjigje për aktivitetin e Shoqatës.

Përfaqësimi mund të jetë në nivel kryesie të përbërë prej 11 ose 13 anëtarëve, të cilët zgjedhin kryetarin, nënkryetarët , sekretarin dhe arkëtarët.

Kryesia zgjidhet njëherë në tri vjet ( Janar )

Shoqata nuk është objekt përfitues, as biznes. Nuk ndihmon askënd për biznes.

Drejtimi i  Shoqatës:

 Shoqata ka një kryesi; Kryetar,  dy nenkryetar, nje sekretar, dy arkëtar dhe 5 ose 7 anëtar.

Kryetarin e zgjedh Kuvendi, ndersa grupin drejtues Kryesia

Sipas përbërjes  kryesia mund të shtoi edhe dy komisione, atë të marrëdhenjeve me shoqatat e tjera dhe atë të  kulturës.

Arkëtarët nuk kanë të drejtë të bëjnë asnjë pagesë, ose të tërheqin nga llogaria bankare e Shoqatës asnjë peni pa autorizimin e  kryesise, ( drejtuesve të saj ). E drejta e depozitimit është e secilit prej arkëtarëve. Çdo mangësi në këtë drejtim konsiderohet shkelje e ligjit të Shoqatës.

Informacioni është detyrë e sekretarit, i cili duhet ta nis në  posten e secilit anëtar një herë në tre muaj.

Çdo aktivitet  i organizuar nga kryesia e Shoqatës bëhët detyrim  për t’u ndihmuar e përkrahur nga të gjithë anëtarët e saj.

Në raste të veçanta dhe me propzim të 30 përqind të anëtarëve, mund të  afrohet koha e zgjedhjeve e përcaktuar njëherë në tri vjet.

Filed Under: Komunitet Tagged With: krijohet shoqata Mirdita, Michigan, Pjeter Jaku

Shoqata e grave AAWO “Motrat Qiriazi” në veprim

November 9, 2013 by dgreca

Nga Ariana Elezaj/

Shoqata e grave shqiptare- amerikane “Motrat Qirizi” ka një mision kuptimplot e njerëzor, e ka vënë veten në shërbim të familjeve të komunitetit shqiptar në diasporë, në ndihmë të njerëzve në nevojë ,e sidomos grave e fëmijve.

Duke përmbushur këtë mission e duke ecur në gjurmët e traditës së saj shumë vjeçare kjo shoqatë ditën e Diel në datën 3 Nëntor 2013 në bashkëpunim me Italian-American Cancer Society dhe me mbështjen e palodhur të zyrës të asembleistit të distriktit Nr. 80 në Bronx Zotit Mark Gjonaj zhvilloi në Bronx House mamografi për gra shqiptare dhe amerikane me sigurime ose pa sigurime shëndetsore.

Canceri i gjirit është një sëmundje e përhapur.Statistikat tregojnë se çdo vit mbi 220 mijë gra në Shtetet e Bashkuara diagnostikohen me këtë lloj kanceri dhe më shumë se 40 mijë prej tyre vdesin prej tij. Në fakt është kanceri më i diagnostikuar tek gratë si edhe është shkaktari i dytë i numrit të vdekjeve në mesin e tyre.Në bazë të studimeve botërore në çdo 8 gra njëra është e rrezikuar të preket nga ky lloj kanceri gjatë jetës tyre.

Për këtë arsye i kushtohet një vëmendje e madhe masave parandaluese të tij. Bazuar në punën e madhe të mjaft shoqatave të kancerit në botë dhe me përmirësimet dramatike të studimeve mbi kancerin për parandalimin dhe kurimin e tij, miliona grave u është dhënë mundësia ta luftojnë këtë sëmundje vdekjeprurëse.Edhe gratë shqiptare nuk janë të imunizuara nga kjo sëmundje prandaj është shumë e nevojshme që të bëjnë një jetë sa më të shëndetshme si edhe ti kushtojnë shumë vëmendje masave parandaluese.Sepse kapja herët e sëmundjes shpëton jetën.Meqënëse shkaqet e vërteta të kancerit të gjirit nuk janë plotësisht të njohura parandalimi i tij është shumë i domosdoshëm.Për këtë arsye shoqata e grave Shqiptare Amerikane AAWO ‘Motrat Qiriazi” e drejtuar nga Dr.Anna Kohen e ka pjesë të punës së saj sensibilizimin e opinionit në këtë drejtim. E pyetur për ecurin e aktivitetit e përkushtuara dhe e palodhuara Anna Kohen u shpreh se :”Ne si organizatë i kemi vënë vetës një qëllim,të jemi porta e hapur e grave dhe vajzave në diasporë në rrugën e tyre të suksesit. Dhe suksesi nuk mund të bëhet pa njerëz të shëndetshëm e të painformuar për jetën e tyre.Për mendimin tim ky aktivitet shkoi shumë mirë.Ne kishim 17 gra shqiptare dhe amerikane që kryen mamografitë. Asembleisti Mark Gjonaj dhe televizioni Kultura Shqiptare ishte me ne për të ofruar mbështetjen dhe me këtë rast dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen në emër të organizatës.” Ky aktivitet nuk mund të bëhej i mundur pa punën të vullnetarëve.Vlen të përmendet puna e palodhur e të gjithë bordit të AAWO për të sensibilizuar opinionin dhe për të siguruar pjesëmarrjen. Këtu mund të veçohen Tessa Fejzulla dhe Bojkena Selimaj.Tessa,një vajzë shumë e edukuar,ekonomiste me profesion,fjalëpak dhe punë shumë me prejardhje nga Maqedonia por e lindur edhe e rritur në Amerikë gjen kohën edhe mundësit të jap ndihmesën e saj në shërbim të komunitetit.

Bojkena Selimaj e cila vazhdon studimet për infermieri e ka passion të saj shërbimin dhe ndihmesën ndaj të tjerëve.E pyetur për mbresat e saj nga aktiviteti ajo u shpreh: “Mu desh të

udhëtoja 3 orë për të shkuar në Bronx House,për të dhënë ndihmesën time në këtë aktivitet,por çdo minute ishte krejtësisht e vlefshme. Ndihem krenare dhe më gëzon fakti që ia kushtoj kohën time dhe punoj për aktivitete të tilla, si një mamografi falas . Ishte një ditë e bukur vjeshte dhe pak e ftohtë, por përkundër motit të ftohtë , shumë gra nuk munguan të marrin pjesë. Kishte disa gra që nuk ishin shqiptare , por ishin shumë mirënjohëse që u lejuan të marrin pjesë në aktivitet. Gjatë kohës që isha në Bronx House , mora një telefonatë nga një grua amerikane e cila pyeti se cila Organizatë e kryen atë, sepse kishte dëgjuar lajmin në televizion se disa organizata janë duke zhvilluar mamografi falas . I thashë se ne zakonisht marrim reservime para ditës së mamografisë , por meqënëse jeton afër je e mirëpritur të marrësh pjesë. Ajo erdhi dhe na falënderoi aq shumë për të. Si një studente infermjerie , unë e di vlerën dhe se sa e rëndësishme është mamografia për gratë mbi 40 vjeç.Eshtë nder dhe përgjegjësi për mua të jem pjesë e një organizatë shqiptare që kujdeset për shëndetin e grave në komunitetin tonë dhe që jam në gjendje të ndryshojë jetën e dikujt me zbulimin e hershëm të sëmundjes aq të tmerrshme si kanceri i gjirit përmes mamografisë . Kjo ishte një ngjarje e suksesshme dhe unë jam e sigurt se vitin e ardhshëm do të jetë edhe më e sukseshme e me një numër më të madh të grave”.

Sigurisht,shumë aktivitete të tjera janë në planet e Shoqatës së Grave Shqiptaro-Amerikane “Motrat Qiriazi” për të ardhmen në shërbim të shëndetit të grave edhe fëmijëve.Si psh.aktivitete për parandalimin e cervikal kancer, si edhe biseda e workshops për shëndetin e fëmijëve dhe të rinjve.

Filed Under: Komunitet, Kulture Tagged With: AAWO, Ariana Elezi, Motrat Qiriazi, ne veprim, Shoqata e Grave

Christie në vitin 2016 ?

November 6, 2013 by dgreca

Governatori Chris Christie, republikani i New Jersey-it, u rizgjodh mbrëmjen e se martes si kryeqeveritari i shtetiti të New Jersey-it me me 60 për qind te votave/

Nga BEQIR SINA, New York/

Asbury Park – New Jersey :  Governatori Chris Christie, republikani i New Jersey-it, u rizgjodh mbrëm si kryeqeveritari i shtetiti të New Jersey-it në një lumë votash – 60-39 për qind kundrejt sfidantit të tij nga partia Demokratike , senatores të shtetit  Barbara Buono – dhe praktikisht askush nuk kishte menduar ndonjëherë se rezultati mund të ishte ndryshe . Mbasi, për muaj, Christie kishte mbajtur një kryesim komandues në votime ndaj Buono-s e cila dukej e dështuar për të marrë në fushatën e saj  terren .
Christie u rizgjodh me mbështetje të gjerë nga burra, gra , të pavarur , anëtarë të partisë së tij , dhe madje edhe tre zona elektorale votat e demokratëve , sipas sondazheve të nxjerra nga shtypi vendas.
“Unë jam djalë i këtij shteti më me fat në botë “, tha Christie , rrethuar nga familja e tij , gjatë fjalimit të tij përmbyllës të pranimit të fitores në qytetin Asbury Park , New Jersey.

Sfidantia nga partia Demokratike e Christit , senatoria e shtetit Barbara Buono , fitoi votat e liberalëve , afrikano- amerikanëve, dhe votuesit e rinj , por që nuk ishin asapak të mjaftueshme për të ndaluar “vrullin” e Christ Christie në një mandat të dytë, edhe më dinjitoz se i pari.

Në fjalën e saj të koncesionit , Buono mbrëmë u përplas në New Jersey City me udhëheqësit demokratë për ” tradhëti” e tyre të fushatës së saj .

” Bosët demokrat politike – disa të zgjedhur , disa jo , bën një marrëveshje me këtë guvernator , përkundër atij që përfaqëson gjithçka që ata janë menduar të jetë kundër meje “, tha ajo. “Ata nuk e bën atë për të ndihmuar shtetin . Ata e bënë atë nga një dëshirë për të ndihmuar veten e tyre politikisht dhe financiarisht “, hodhi akuza ajo në një fjalim emocional.
Në vitin 2009 , Christie mundi ish Guvernatorin në detyrë, Demokratin Jon Corzine me një distancë super të ngushtë vetëm tre për qind, por kufiri i tij i fitores ishte shumë më substancial këtë herë rreth, mbasi edhe tani ai ka mbështetjen e tij e cila sa vjen e përmirësohet në mesin e gati të çdo grupi demografik.
Christie solidoi bazën e tij në partin Republikane për të fituar një mbështetje unanime nga republikanët ( 93 për qind) konservatorët ( 86 përqind) , dhe përkrahësit e partisë Çaj ( 88 për qind ), por më e rëndësishmja , ai bëri për vete kësaj rradhe disa grupe tradicionalisht Demokratike. Pesëdhjetë e shtatë për qind e grave të hedhin votën e tyre, tani për Christie , një grup ky i cili ai humbi kundrejt demokratit Jon Corzine katër vjet më parë . Dhe ndërsa demokratia Buono fitoi mbështetjen e afrikano- amerikanëve me një diferencë të madhe, Christie ka arritur për të kapur një në pesë votues të zi – duke e dyfishuar nivelin e mbështetjes që kishte marrë katër vjet më parë ( 9 përqind) .
Christie fitoi mbështetjen e dy të pavarurve dhe të moderuarve . Në vitin 2009 , ai fitoi të moderuarit nga vetëm tre pikë mbi Corzine , por ai fitoi ato me 24 për qind këtë vit .
Tradicionalisht në New Jersey, Demokratët ( 66 përqind) kan mbështetur kandidatin e partisë së tyre , por 32 për qind e demokratëve të shtetit, kësaj rradhe kaluan duke mbështetur Christ Christie,Republikanë . Në një përllogaritje të thjeshtë 8 për qind e demokratëve thuhet se pati votuar për Christie në vitin 2009, çka kësaj rradhe ishte e trefishtë . Pjesën e tij të votave, Christi e ka rritur edhe në mesin e votuesve me të ardhura të ulëta . Dyzet e gjashtë për qind e votuesve në një familje të këtill ka mbështetur Christie kur ai ishte deri 38 për qind nga katër vjet më parë .

Mbështetësit Christie ishin entuziastë, pothuajse nga 10 votues , shtatë prej votuesve të tij fuqimisht kan favorizuar atë, për vetëm 40 përqind të mbështetësve Buono-së. “Në fakt , tre në 10 votues, tha Buono  se ata kishin rezerva rreth saj dhe 26 përqind mbështetën atë kryesisht për shkak se ata urrenin Christie “.
Në atë që është tradicionalisht një shtet Demokrat – më tepër social , Christie u përball elektoratin në të cilën gati dy të tretat kishin një opinion të përgjithshëm të favorshëm rreth tij .Vetëm katër në 10 demokrat votuan Buono-n .
Votuesit ishin edhe më shumë ishin të impresionuar me trajtimin që numëri nji i qeverisë së shtetit të New Jersey-it, Christ Christie, i bëri vitin e kaluar ciklonit të fuqishëm “Sandy Superstorm” , duke përfshirë tre në katër demokratët për këtë mendohet se ia dhanë atij votën.
Interesante , ndërsa vetë Christie fitoi vlerësime të larta të favorshme nga elektorati , partia e tij nuk e bëri thuhet të njëjtën gjë të mbështes atë. Më shumë se gjysma e votuesve New Jersey (57 përqind ) kishin një mendim të pafavorshëm të Partisë Republikane. Demokratët janë parë më pozitivisht me 51 për qind të favorshme . Mbasi ata fajësojnë republikanët për afrimin e Christie të kohëve të fundit ndaj programeve të qeverisë federale .

Rajonalisht , Christie ka përmirësuar dukshem rezultatet në margjinat e tij nga katër vjet më parë në veri zonat suburbane , një zonë që Presidenti Obama ka kryer dy vizita në  2008 dhe 2012 , ashtu siç bëri senatori demokrati Cory Booker muajin e kaluar . Christie gjithashtu bëri më të mirën në jug të New Jersey-it . Buono bëri më të mirën në kalanë Demokratike në zonat urbane në veri të New Jersey-it.
Ekonomia ishte çështja më pikante e votuesve dje – 49 për qind e zgjodhën ekonominë si çështjen më të rëndësishme në votën e tyre , shumë më përpara se ajo e taksave ( 22 përqind) , arsimin ( 15 për qind ) dhe të njëjtit seks martesa ( 6 për qind) . Ndërsa 30 për qind e votuesve New Jersey mendoj se gjendja e ekonomisë së shtetit është përmirësuar nga katër vjet më parë , ashtu si shumica ( 28 për qind) thonë se ajo është përkeqësuar . Katër në 10 votues mendojn se ajo ka mbetur e njëjtë . Megjithatë, shumica e votuesve e miratojnë mënyrën se si Christie është në trajtimin ekonomisë në New Jersey .
Ndërsa Christie ka shprehur kundërshtimin e tij personal ndaj të njëjtit seks martesës , ai kohët e fundit vendosi të mos apelojë vendimin e gjyqtarit që lejonte martesat mes homoseksualëve në këtë shtet. Anketat tregojnë mbështetjen e fortë për të njëjtit seks martesës – gjashtë në 10 votues mendoj se ajo duhet të jetë ligjore
Në fund, ajo ishte në lidhje me sigurimin e një fitore historikisht të madhe votash për një guvernator republikan në një shtet blu – demokrat , dhe se ai e bëri. Christie bëri një fushatë turne 90 ditore- ndaljes së tij  që mori pothuajse në çdo qark në shtetin gjatë muajve të fundit të zgjedhjes së tij .
Christie në vitin 2016 ?
Pyetja e vërtetë që vjen nga zgjedhjet e së martës është ajo në diferencën e tij të fitores, çka do të thotë për një ofertë të mundshme presidenciale 2016 . Ky është një shtet që Presidenti Obama fitoi me 17 pikë në zgjedhjet e 2012 dhe 15 pikë në vitin 2008. Megjithatë Christie , i njohur për një markë më pragmatike të konservatorizmit ka më shumë shance prej  kandidatëve të tjerë potencialë 2016 , dhe vënë atë në kushte të lehtë mbasi ai dje ishte republikani i parë për të fituar zyrën e guvernatorit New Jersey me më shumë se 50 për qind të votave që republikani Tom Kean arriti të marrë në vitin 1985 .
Mundet që  Chris Christie të ketë fitore New Jersey në vitin 2016 ?
Spekulimi natyrisht që është i shfrenuar në lidhje me atë të Christie për në zgjedhjet presidenciale në vitin 2016 , edhe sepse sipas sondazhve 51 për qind e votuesve në New Jersey të cilët hodhën votat në garën e guvernatorit mendojn se ai do të bëjë edhe për një president i mirë i SHBA , pothuajse aq shumë – 44 përqind – nuk mendoj se ai  do të jetë President.    Megjithë punën e tij të fortë në këtë garë , në një parashikim hipotetik të presidencialve 2016 në mes Christie dhe demokrates Hillary Clinton , 44 për qind thonë se ata do të votonin për Christie , por pak më shumë ( 48 për qind) thonë se ata do të jenë për Hillary Clinton . Herën e fundit një kandidat republikan për president ka marrë New Jersey-n, dhe ai ishte në vitin 1988 , kur George HW Bush mundi Michael Dukakis .
Në këto presidenciale kandidatët potencial në shtetin e New Jersey,kan mbështetjen nga shumica e  republikanëve, të cilët thonë se do të votojnë Christie dhe shumica e demokratëve do të votonin për Klinton . Por vetëm një në 10 demokratë në New Jersey thonë se do të mbështesën Christie nëse ai kandidoi për president. Ndërkaq, që të Pavarurit thonë do të mbështesën prap Christie .
Christie mendohet se ka vokale, për të fituar betejat e nxehtë me sindikatat , veçanërisht Unionin e mësuesve , për pushtet në shtet, i cili ka fituar atë, dhe ai është lavdëruar nga konservatorët . Por veprimet e tjera kanë qenë më pak cut  në qëndrimet e tyre partiake. Ai u kritikua nga disa republikanë për shfaqejen e tij me Presidentin Obama në prag të urraganit Sandy , dhe muajin e kaluar ai vendosi të heqë një apelim të vendimit të Gjykatës së Lartë i Shtetit për të lejuar martesat e të njëjtit seks .
Ai është dukshëm e ndryshme nga Ken Cuccinelli , prokurori i përgjithshm në Virxhinia i cili kandidoi për guvernator në Virxhinia. Stilet e tyre janë tregues i një ndarje më të madhe për të ardhmen e GOP , i cili është i sigurt për të besuar se do të fitojnë edhe Presidencialet 2016 për shkak të fitores Christie.

 

 

Filed Under: Komunitet Tagged With: beqir Sina. Christie, deri 2016

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 405
  • 406
  • 407
  • 408
  • 409
  • …
  • 414
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • EDI RAMA, SHQIPËRIA NUK MUND TË MBAHET PENG PËR PUSHTETIN TËND!
  • “Ndalimi i torturës dhe i trajtimit çnjerëzor ose poshtërues është absolut”
  • A PRIME MINISTER WHO IS BOTHERED BY THE VERY CONCEPT OF THE RULE OF LAW
  • Studentët dhe rinia që po protestojnë kundër qeverisë, nuk janë armiq të Shqipërisë
  • Shqipëria nuk do të jetë më e njëjtë!
  • KUSH PO E GJYKON SHKOLLËN, KUR SHOQËRIA KA HARRUAR TË DËGJOJË MËSUESIN?
  • TOM SHKRELI: FJALA E FUNDIT NË CILËSINË E KRYETARIT TË FONDACIONIT “DOM SIMON FILIPAJ”
  • Zgjidhja?
  • EDI RAMA, DIL PËRBALLË POPULLIT QË QEVERIS!
  • ALBANIAN CARDINAL ERNEST SIMONI-TROSHANI AT 98: A LIFE OF FAITH, RESISTANCE, AND HUMAN DIGNITY
  • Një shtet e një shoqëri pa rini është mallkim…
  • Grushti institucional
  • Dhuna ndaj studentëve, plagë mbi lirinë dhe dinjitetin e një kombi
  • KUR DURIMI I NJË POPULLI MBARON
  • Eminenca e Tij Ernest Simoni Troshani u nderua në New York në 98-vjetorin e lindjes dhe 10-vjetorin e emërimit si Kardinal

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT