• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Qëndresa e klerikëve në burgjet e diktaturës

August 28, 2021 by s p


Nga Fritz RADOVANI/


Per çdo njeri që komunistët mendonin se nuk duhet të dalin ma nga burgjet e mnershme të diktaturës së Everit, ishte një nga qendrat e zhdukjes së tyne që thirrej Burgu Burrel…(B.B.)Ata që e provuen edhe vetem një ditë.., mund të flasin një vit!Ndersa rinia Shqiptare që vuejti me vite aty, mund të tregojnë një jetë në thertoren e një Bote të papersëritëshme kurrma! Nuk ishin të paktë as Profesorat e pranguem, dhe as breznitë e tana që provuen dhunen ma barbare të komunizmit vrastar… Klerikët e të gjitha besimeve ishin dijetarë të provuem në jetë. Një prej Tyne ishte edhe Hafiz Ali Tari (Kraja) nga Shkodra.Kujtimet e rinisë shkodrane dhe asaj Shqiptare per Hafizin, ishin ma të perkryemet tue fillue nga fjala e Tij në pak vite të shkueme, me rasen e vorrimit t’ At Gjergjit Madh në fundin e vitit 1940 në qytetin e Shkodres. E rinia nuk kishte si mos me e kujtue nderimin e Hafizit per At Fishten e pavdekshem! Hafizi nderohej dhe respektohej edhe per mardhanjet e mira që kishte me besimtarët e të gjitha Besimeve tjera në Shqipni. Në burgun e Burrelit Hafizi kishte krijue rrethin e vet me atë brez rinije që edhe Ata, i nderonin dhe respektonin Klerikët e Besimeve të tjera, ashtusi i mësonte vazhdimisht “Mësuesi”…Vlera e madhe e atyne mësimeve të mrekullueshme vazhdon edhe sot me kenë e panjoftun per Shqiptarët. Pa hy në mësime Shpirtnore, unë do të ndalohem tek “mësimet e dashunisë së rinisë sonë me parimet e Vllaznimit dhe të qendresës së Saj”. “Jemi të gjithë Vllazen të të gjitha Besimeve pa asnjë dallim. Të gjithë jemi Shqiptarë dhe pasues të Heroit tonë kombtar, të Gjergj Kastriotit – Skenderbeut. Të gjithë së bashku këtu, kemi vetem një Atdhe, Atdheu i ynë asht Shqipnia! Prandej, duhet të qendrojmë si Burrat, që neser me i sherbye Këtij Atdheu! Shpresa e Atdheut jeni vetem Ju Rinia Shqiptare, me parimet e shndoshta Europjane të moralit dhe të Fesë! Ju flas me fjalët e daluna prej zemres sime!”…Dhe në mbyllje Hafizi Ju thonte: “Kjo nuk asht vetem porosia e ime… Kjo asht porosia e të gjithve ne që presin nga Ju! Mbasi, kështu si po tham unë, ashtu ka thanë edhe Pader Mëshkalla!”Gurë granitit kishte kultura Atdhetare e Fetare Shqiptare. Të pathyeshem po, por edhe të vendosun deri në fundin e jetës së Tyne të pafund nder burgje dhe, pa asnjë shpresë Lirije! Morali i Tyne edhe sot shndritë mu në mes vuejtjes, torturës dhe errsinës barbare e shnjerzore si një rreze drite brilanti, që nuk e shuejnë as e dobsojnë rrezatimin e Tyne, asnjë nga ato vepra të dhunëshme që ka ushtrue ndaj Asaj Rinije heroike, perbindshi ma i mnershem i marksizem leninizmit si dhe ai shkelës i pashpirt i të gjitha të drejtave të Njeriut, ndaj të gjithë Shqiptarve.., mos i harroni kurr ata qinda e mija të vramë, të zhdukun e të vujtun nder hetuesi, burgje e kampe pune e interrnimi, me dhjetra vite vetem krime nga tirani e krimineli, vrastar e barbar i pashpirtë: Tradhtari Ever Hoxha. Shqiptarë të Nderuem e t’ vuejtun nga diktatura shnjerzore! Qendroni të pathyeshem ashtusi patne qendrue “Gurt’ e Parë”! Kurr mos e harroni porosinë e të nderuemit Hafiz Ali Tarit që: “Kështu asht… Se, kështu, ka thanë edhe Pader Meshkalla!”
Melbourne, 28 Gusht 2021.

Shënim: Në foto: HAFIZ ALI TARI (KRAJA) (1900 – 1973)

Filed Under: Kulture Tagged With: Fritz radovani, HAFIZ ALI TARI (KRAJA), Kleriket

JEFF SCOTT SOTO në Hardh Fest

August 25, 2021 by s p


Nga Behlul Jashari


Festivali më i madh në Kosovë, Hardh Fest, sivjet po vjen me vitin jubilar të 20-të, me 3, 4 dhe 5 shtator në Rahovec. Tashmë ekipi organizativ, në një konferencë për media, ka shpalosur programin e festivalit si dhe Line Up-in e edicionit më të ri të Hardh Fest, i cili këtë vit organizohet nën moton “Shnosh Si Kokrra”. Dea Luma, përgjegjëse për marrëdhënie me publikun, ka treguar detajisht për gjitha aktivitetet e sivjetshme të cilat organizohen në “Hardh Fest”. Ndërsa, drejtori artistik i “Hardh Fest”, Gardalin Shtavica, ka prezantuar artistët kryesor të cilët do të marrin pjesë në koncertet e mëdha me 3,4 dhe 5 shtator. “ Hardh Fest” edhe këtë vit i qëndron besnik muzikës. Jemi munduar të ftojmë̈ si gjithmonë emrat më eminent të këtij zhanri, si vendor po ashtu edhe ndërkombëtarë̈. Artisti kryesor i këtij edicioni do të jetë Jeff Scott Soto së bashku me bendin Eridan si dhe Alban Skenderaj. Koncerti do të pasurohet me rock grupet nga Kosova “Minatori”, grupi “Na” dhe “Magnituda & Friends” si dhe këngëtarja Eneida Tarifa dhe këngëtari Mentor Haziri”, DJ 029 , MAARVEL tregoi Shtavica. Festivali i vjeljes së rrushit “Hardh Fest” organizohet nën patronatin e Kryetarit të Komunës Smajl Latifi dhe përkrahjen e Komunës Rahovec, MKRS , MBPZHR, partnerit të festivalit StoneCastle dhe sponsoreve tjerë. Nora Boshnjaku, përfaqësuese nga Komuna e Rahovecit, thotë se çdo vit Komuna e Rahovecit është̈ munduar të rris përkrahjen për festivalin Hardh Fest dhe është perkrahje me e madhe financiare ndër vite. “Komuna e Rahovecit, në vazhdimësi ka qenë shumë e interesuar që të rrisë përkrahjen për këtëfestival, pasi që nëpërmjet Hardh Fest, ekspozohen vlerat e trashëgimisë dhe kulturës së Rahovecit, por edhe vreshtarët e vertarët kanë mundësi të ndryshme të promovojnë̈ produktet e tyre”, tha Boshnjaku. Këtë vit “Hardh Fest” feston vitin e tij jubilar, atë të 20’të ndërsa këtë vit, mbahet nën moton “Shnosh si kokrra”. Gjatë 3 ditëve e 3 netëve, festivali do t`iu përmbahet gjitha masave të cilat janë caktuar nga Qeveria e Kosovës. Me 3, 4 dhe 5 Shtator në Hardh Fest “Shnosh si kokrra” në Rahovec , Vaksinohu!

Filed Under: Kulture Tagged With: Behlul Jashari, Hardh Fest

ZYHDI ÇAKOLLI, ARTISTI SHQIPTAR I KLASIT BOTËROR

August 16, 2021 by s p

Shkruan: Haxhi Dulla

Varshavë-Poloni

Zyhdi Çakolli lindi më 25 Prill 1939 në Pejë. U diplomua në Akademinë e Arteve të Bukura në Prishtinë, pastaj studimet pasuniversitare në Beograd. Në Akademinë e Arteve të Bukura të Moskës, eksploroi sekretet e grafikës. Në vendlindjen e tij në Pejë, punoi si pedagog në Studium e Arteve  “Ali Kelmendi”.

Për 8 vjet ishte kryetar i Shoqatës së Artistëve Plastik. Jetoi në Racibórz që nga viti 1981 me gruan e tij Jadëiga, kishin tre fëmijë. Në vitin 1991, Çakolli themeloi Kolegjin Privat të Artit të Edukimit Pasuniversitar dhe Specializimin Ndërkombëtar dhe galerinë private të artit “Zyhdi Çakolli”. Së bashku me mikun e tij Jan Stuchli, organizuan Bienalen Ndërkombëtare, e cila ishte një shfaqje dhe përmbledhje e vizatimit, grafikës, pikturës dhe një tabela me libra nga artistë profesionistë bashkëkohorë nga e gjithë bota.

Edicioni i fundit i ngjarjes u zhvillua në 2002. Punimet e Çakollit janë ekspozuar në dhjetëra vende të botës dhe janë në koleksionet e institucioneve shtetërore dhe personave privatë në të gjitha kontinentet. Ai ishte një njeri i jashtëzakonshëm dhe i organizuar. Shumë krenar për arritjet e fëmijëve të tij. Ishte një njeri me ndjeshmëri të jashtëzakonshme ndaj fatit njerëzor, me një qëndrim pozitiv ndaj njerëzve. Kishte një brendësi të jashtëzakonshme shpirtërore. Njeri modest, dhe njëkohësisht i famshëm për veprat e tij në të gjithë botën.

Baci Zyhdi në tërësi, ishte një personalitet i shkëlqyeshëm, kisha nderin ta njihja personalisht në Varshavë gjatë një ekspozite të tij. Tani ai ndoshta po krijon në një dimension tjetër, ku nuk ka pikëllim, ku dashuria dhe e vërteta kanë triumfuar…”Jeta është kaq e shkurtër dhe unë kam shumë për të thënë”, tha njëherë në një intervistë publike. -“Nëse ka Parajsë ose Eden ku ecin të drejtët, ne do ta takojmë Zyhdin atje, por vetëm nëse e meritojmë” -shkruan Bolesław Lewandowski miku i tij. – “Ai ishte një mik i imi, u takova me të në fund të vitit 1990, kur ai aplikoi për këshilla ligjore. Një njeri me ndjeshmëri të jashtëzakonshme ndaj fatit njerëzor, me një qëndrim pozitiv ndaj njerëzve.  Kishte një brendësi të jashtëzakonshme shpirtërore, i quante miqtë vëllezër.  Modest dhe njëkohësisht i famshëm në të gjithë botën për shkak të suksesëve të tij” shprehet miku i Zyhdiut, avokati polak Jan Stuchły. “Michelangelo ynë është larguar nga ne. Ata thanë se ai ishte një titan i punës. E di që ai ishte një titan i durimit dhe njerëzimit. Nëse bota do të ishte gjysma e njerëzve si ai, nuk do të kishte luftë. Zyhdiu ishte një ambasador i madh i Ballkanit në Racibórz dhe Silesia. Ai ishte një njeri shumë i ndjeshëm dhe i butë. I mungonte atdheu i tij Kosova. Dallohej nga personaliteti i tij”- thotë për artistin kosovar, Marek Rapnicki, një mik i vjetër i artistit. Në mëngjesin e 5 Majit 2009, u largua nga kjo tokë. U varros në varrezat e qytetit në Racibórz. Ai do të kujtohet gjithmonë për veçantinë e artit të tij të dhe rrugëtimit si artist i klasit botëror.

Filed Under: Kulture Tagged With: Haxhi Dulla, Zyhdi Çakolli

“JU, KISHAT RRANONI, POR TOKA NUK LOT!”

August 15, 2021 by s p

Nga Fritz RADOVANI: (Pjesa e XXXIII)

Melbourne, Gusht 2021

Kjo thanje e At Meshkallës u ngulit në mendjen e çdo Shqiptari që e ndigjoi kur Ai, i tregoi “revolucionarve” ateistë e antiatdhetarë se shka po bajnë kundër fesë. Fotot nalt të Kathedrales së Shkodrës së Rindertueme mbas 1991 flasin për shka paralajmoi At Meshkalla! Po në gjithë Shqipninë sa u rindertuene? At Pjeter Meshkalla shkruen: “…Na jemi gurët (të mëdhej o të vegjel) të hjedhun në fillim, të cilët zhduken e nuk shifen ma, por janë në thëmel të parë! Qé, ambicioni i themelit. M’u zhdukë e mos me u pa ma!..”. Gurët e Atij themeli asht e vërtetë se komunistëve iu dukën të vegjël. Ata menduen se Ata gurë me të vërtetë do të zhduken e nuk do të shiheshin ma në truell të  Gjergj Kastriotit. Ndoshta, mendohej se dallgët e atij “Revolucionit” do të rrafshonin bashkë me gurët “që kishin fillue me nxjerrë krye”, e pikërisht me Ata gurë, që ishin vu mbi thëmelet e kulturës Europiane edhe Heronjtë, që kishin la me gjakun e tyne Ata themele.

Pallati i Sportit Shkoder, ku u zhvillue Kongresi i 7 BGSH …1973, Shkoder, Foto në Qershor 1973.
Ja dhe masakra komuniste e “Revolucionit Kultural dhe Ideologjik 1967” në Kishen Kathedrale 100 e sa vjeçare të Shkodres e cila u kthye në “Pallat Sporti” deri në vitin 1991.

Por koha tregoi se Gurët e parë nuk kishin luejtë, nuk ishin thye, as nuk ishin ciflosë e plasë, nuk ishin shkatrrue dhe as rrokullisë, jo, kurrë! Ishin Aty! ATA GURË të vendosun në themel të tokës Shqiptare që në Shekullin e Parë të Epokës mbas Krishtit nga Shen’Pali, po, edhe sot Ata gurë po mbroheshin nga Pjetri, që tha: “Ju, Kishat rranoni, por Toka nuk lot! Ju, prishni  Kisha e Xhamija, por Ata do të ndërtohen prap një ditë!..”. Komunitetet Fetare Shqiptare duhet me i dokumentue këto ngjarje per njohjen nga Rinia Shqiptare, që ajo të shohin me sy kush ishte komunizmi bashkë me “ata” që, dhe sot vazhdojnë me kenë “heronjë” në Shqipni?..Ky pra ishte i Madhi At Pjeter Meshkalla!..

At Pjeter Meshkalla

Filed Under: Kulture Tagged With: At Pjeter Meshkalla, Fritz radovani, Kisha Katolike

Piktura e Sami Milloshit – shpirtërorja/fëmija brenda nesh

August 11, 2021 by s p

Ballsor Hoxha/

Sami Milloshi ka filluar ‘aventurën’ e tij, siç e quan vetë, të pikturimit krejtësisht vonë në moshën e tij. Dhe, aq më shumë pa një përgatitje teknike apo edukative. Sidoqoftë, ai në pikturën e tij është një ‘mjeshtër’ dhe ‘zotërues’ i një shprehje të thellë, unike dhe të plotë figurative. Estetika e Milloshit, apo duke i dhënë hapësirë Heideggerianes (nga Origjina e veprës së artit) e që është, e bukura që dërgon në të vërtetën me hapjen/zbulesën e botës përbrenda qëniesimit të absorbuar në – vetë veten – është pikërisht një çarje përtej reales dhe ngjyrave të “zymta” të saj, diku në ndërmjetësinë e ëndrrës dhe tendencës e tensionit të lirisë infantile, vetë ekstatikes dhe ekstazës. (Punimi këtu merr për shembull disa piktura në opusin e pikturës së MIlloshit për të dhënë një pamje të këtij gjeniu të pikturës.) Piktura e Milloshit – Kulla – një ndër më të bukurat dhe më prëfaqësueset e veprës së tij në pikturë, është pikë së pari, shkëputje Chagalliane e objektit të vëzhgimit/projektimit, më pastaj është motiv ndërmjet përrallës dhe lirisë së ndërtimit të projektimt ëndërror, dhe më tutje është romantizëm i origjinares së kujtimit, idilë dhe simbolikë e gravitetit të shprehjes së tij subjektive.

“Kulla” është shumë shtresore, duke hapur dhe shpallur qartazi edhe mungesën (e vendlindjes) edhe idealizimin e vendlindjes dhe edhe inercinë e infantiles, si kujtim dhe peshë e shpirtërores brenda subjektit dhe unit krijues të Milloshit.

Në shtresën e radhës ajo është një hierarkizim ëndërror, i idesë brenda shprehjes dhe imazhit të ndërtuar, si udhëzim dhe inerci e kumtit të tij. Në këtë ajo ka të hapur në pafundësinë e pëlhurës dhe të pafundësisë së perspektivës projektuese të imazhit kullën, si asocim apo levitim i të përhershmes. Gjithnjë duke krijuar simbolikën e të përhershmes, të qëndrueshmërisë shpirtërore dhe të universales së saj. Por, në teknikën e ndërtimit të tërësisë të kësaj ‘hierarkie’ Milloshi krijon një ndërthurje të objekteve me bazë, si pusi brenda saj, e më tutje objekte të tjera me kullën në pafundësinë e – dëshirës -, aq më shumë kjo dëshirë duke qenë infantile e tensionuar me të bukurën e vetëdijshme/ideore. Dhe më tutje në ndërtimin e saj, “Kulla”, krijon Chagallianen (shprehjen si të piktorit Chagall) si shpërthim qoftë surreal dhe qoftë si ndërmjetësi e surreales dhe të semiotikës ëndërrore, kështu duke shkëputur me vetëdije/ide mesazhin e medituar.

Por, në të vërtetë, në pikturën e Milloshit në përgjithësi, dhe në këtë pikturë po ashtu, ngjyra/ngjyrat e Milloshit janë tipari dhe karakteri më i rëndësishëm i tij.

Në “Kulla” ngjyra/ngjyrat (përkundër të kaltrës të thellë Chagalliane në këtë lloj shkëputje dhe krisje të ëndërrores) janë tejet ekspresive, të gjalla, të ndezura dhe në zonën e infantiles, dhe aq më shumë në zonën e dëshirës infantile. Dhe kjo zonë tensionohet dhe kompozohet në tendencën për të krijuar një mekanizëm, një qarkim dhe një shtjellë të stinëve, të objekteve idilike të fshatit, të cilat e hapin, pikërisht sipas Heideggerianes, vetë botën në të bukurën e të vërtetës.

Po ashtu, piktura “Shtëpia ime” është nj komunikim me piktorët e mëdhenj botëror, në këtë rast kemi një dramatizimdhe tension të ‘qarkullimit’ kompozicional të pikturës në tendenca të pikturimit të njohur n pikturën e VanGhog.

Sigurisht Milloshi është i vetëdijshëm për ndikimin, dhe aq më shumë e shtjellon tutje tensionin dhe dramatizimin e VanGhog, në një tension më eksplicit dhe më të dukshëm, kështu duke i dhënë uniken këtij kompozicion dhe duke krijuar një shprehje rrënjësisht interesante dhe të bukur.

Është pikturë e cila të shtynë në spekulim asociativ, kreativ, të hamendësimit të një ‘mulliri’ të të dinamikës së “botës” e cila në përjetimin e saj të krijon iluzionin dhe qoftë edhe magjepsjen me rendin e brendshëm dhe të pavërejtshëm nga syri i “zymtësisë së reales” të vetë botës. Në të vërtetë Milloshi sikur i jep një tension Ghogianes dhe e tejpërçon idenë e këtij kompozicioni tutje në një dinamikë sa të thellë po aq edhe dramatike, që në të vërtetë hapë një ndjesi tejet të guximshme subjektive të vetë piktorit. Dhe, po e njëjta është edhe në pikturën “Pylli përballë shtëpisë sime”, pavarësisht ciklit të inspirimit dhe të frymës në të cilën ka punuar piktori, por si motiv dhe kumtim i këtij autori. Megjithëse në pikturën “Pylli përballë shtëpisë sime” mungon mekanizmi i “mullirit” të reales në dhe përbrenda saj, në të vërtetë piktura “Pylli përballë shtëpisë sime” ka të njëjtin guxim artistik, gjë që e çon piktorin në kërkim tejet interesant të fuqisë dhe aq më shumë të intensitetit të ngjyrës, dhe të përjetimit të saj, gjithnjë në prapavijë një emocion semantik/ideor i cili të bartë në një zonë të rrallë bukurie.

Piktura tjetër si përfaqësuese e veprës së Milloshit në këtë punim, është “Dallgët”. Në të vërtetë ajo është vazhdimësi e kësaj drame brenda kompozicionit të Milloshit, si në dy pikturat më lartë, por në një perspektivë tjetër të projektimit. Në të vërtetë, sipas këtij punimi, piktura “Dallgët” është një prej arritjeve më të rëndësishme në pikturën e Milloshit, duke qenë në të njëjtën kohë ri- përfaqësim i spektrit të hijezimit të objektit të pikturuar (qoftë në idenë sipas Chagall, e qoftë në idenë e dinamikës dhe dramës së pikturës së VanGhog), dhe dinamikë tejet tejettë gjallë, të tensionuar bukur, dhe tejshkuese në përjtetimin e saj.

Ngjyrat në kompozicionin e kësaj pikture krijojnë një paradoks të qëllimtë ideor të Milloshit duke kaluar nga dramatizimi dhe tensionimi në një zonë tejet tejet unike për pikturën e Milloshit me ngjyra (konotuese) infantile dhe ekstatike. Në të vërtetë tërë piktura e Samiut është një ndërmjetësi e shumëfisht e: imagjinares me ëndërroren, e surreales me ekstatiken, dhe e ideores në ndër-shkëmbim me pikturën dhe pikturimin global. Si përfundim, piktura e Sami MIlloshit, zë vendin e saj në bukurinë (duke refuzuar të quajmë – estetikë -) e mediumit të pikturës me infantilen dhe ekstatiken e saj. Gjë që në të shumtën e saj, ose është në tërësi, ose është shpërfaqje e masave ekstatike, ëndërrore, imagjinare të të gjallës dhe të të ndezurës së objektit. Gjë që në të vërtetë është kërkim përtej ndarjes arbitrare të ngjyrës në mashkullore, apo motiv mashkullor, dhe të asaj femërore,. Në të vërtetë Samiu kërkon pikërisht përbrenda dhe tej imagjinares së ndarë arbitrarisht të ngjyrave (kujto se deri shumë vonë ngjyra e femrës “ishte” e kaltra, derisa e kuqja ishte shprehje mashkullore etj), në një infantile përtej vetëdijesimit gjinor – sipas seksit, në një zonë dhe origjinë e cila në ne është e mishëruar me ylberin, magjepsjen prej tij; në burimin e imagjinares; dhe të burimit të përrallës. Në meditimin që thërret përjetimi i kësaj pikture shpërfaqet mungesa subjektive infantile, dëshira infantile dhe dyzimi i përrallores në dhe përbrenda, dhe përtej ‘zymtësisë’ së reales. Kjo në të vërtetë është gjeniu, apo delli i gjenisë brenda pikturës së Sami Milloshit, e që në shprehjen e tij rrëfen një fëmijë të brendshëm (CarlJung) si urtësi dhe si “djalosh i artë” (CarlJung). Vetë qëniesimi i masës infantile brenda nesh, formësuar në vetëdije përtej instinktives në shpirtëroren dhe psikën e subjektives e cila ruan dhe ndërton po të njëjtën “të artë” (CarlJung), dhe po të njëjtën imagjinare e cila nuk njeh arbitraren dhe me këtë pushtetin e qoftë të vetëdijes dhe qoftë të dijes. Është në të vërtetë dije në vete, e kompozuar pikërisht njëjtë si ngjyrat në vjeshtën e “Kullës” së Milloshit, në stinët e “Kullës” së Milloshit, si një shtjellë gjethesh e cila shkrepë dhe ndizet e zymtohet herë të tjera, e cila ruan tërë shpirtëroren e humbur, mbetur diku prapa pushtetit të dijes. Piktori Sami Milloshi është një artist i veçantë i cili gjithnjë kërkon në përmbysjen apo shpërfaqjen e të – ndezurës – dhe të ekstatikes infantile në dhe përtej reales të cilën e shohim të mbyllur, të kthyer shpinën e të distancuar nga ne. Gjë që gjithnjë evokon ‘fëmijën brenda nesh’ (CarlJung) dhe me këtë hapë dhe arrin te e vërteta shpirtërore pa një gravitet të zymtësisë së kësaj realeje.

Filed Under: Kulture Tagged With: Ballsor Hoxha, Piktura, Sami Milloshi

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 181
  • 182
  • 183
  • 184
  • 185
  • …
  • 557
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!
  • PERSONALITETE TË MËRGATËS SHQIPTARE NË MICHIGAN VIZITUAN KISHËN ORTODOKSE SHQIPTARE TË SHËN THOMAIT
  • VATRA CHICAGO ORGANIZOI “ALBANIAN BOOKFEST 2026”
  • U FESTUA NË NEW YORK 115 VJETORI I KRYENGRITJES SË MALËSISË
  • ROLI I KONTIT LEOPOLD BERCHTOLD NË ÇËSHTJEN SHQIPTARE
  • Pashk Përvathi, poeti i peizazhit, virtuozi i ngjyrave të thella dhe dritës së vezullimtë të natyrës
  • Hormuzi – “Çil e mbyll”
  • Repertori i Mjeshtrit të Këngës Hajro Ceka bashkon Kombin
  • Vetëdija jonë kombëtare…
  • Kontributi për kulturën arbëreshe – thesar edhe për brezat që vijnë

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT