• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ABAZ KUPI, I HARRUAR DHE I KEQTRAJTUAR NGA HISTORIA ZYRTARE

January 10, 2026 by s p

Nga Frank Shkreli/

“Ç’prej momentit të parë që u sulmua toka jonë e shenjtë prej armiqve fashistë, ne kemi qenë ata që kemi bërë çmos për të shpëtue nderin kombëtar dhe jemi përpjekjur për bashkim të përgjithshëm dhe bashkveprim me të gjithë shqiptarët pa dallim rryme dhe ideologjije. Ne jemi përpjekur për bashkim dhe vëllazërimin e shqiptarëve për të larguar luftën civile dhe për të siguruar luftën e përbashkët për shporrjen e okupatorit prej tokës sonë të shënjtë”. (Abaz Kupi). Citim marrë nga libri, “Abaz Kupi” i autorit Makensen Bungo, Gjonlekaj Publishing
  

Përshëndetjet e mia më të sinqerta familjes së nacionalistit Abaz Kupit në 50-vjetorin e kalimit të tij në amshim, Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra për bashkorganizimin e këtij tubimi dhe për ftesën që më bëtë për të shënuar këtë përvjetor të rëndësishëm. 

Zonja dhe Zotëri, pjesëmarrës në në këtë përkujtim, 

Abaz Kupi ishte dhe mbetet njëri prej të mëdhejve të historisë shqiptare. Por edhe njeri ndër më të keqtrajtuarit prej historisë zyrtare. Sidomos, nga historiografia zyrtare komuniste, megjithse Abaz Kupi mbetet një ndër figurat e rëndësishme të historisë shqiptare për rolin e tij si ushtarak dhe politikan nacionalist, por jo vetëm.  Nuk dua as nuk është rasti të futem më thellë në histori, sepse unë historian nuk jam, por majfton të përmendet, ndër të tjera, roli i Abaz Kupit në luftën për mbrojten e Durrësit nga pushtuesit fashist italianë me 7 prill, 1939. 

Njihet mirë gjithashtu edhe roli i tij gjatë Luftës së II Botërore, fillimisht, në bashkrendim të luftës kundër okupatorit me lëvizjen antifashiste, por më vonë, si atdhetar që ishte, ai detyrohet të largohej nga ajo lëvizje për arsye të ndryshimeve të papujtueshme ideologjike dhe atdhetare me frontin. 

Por për arsye të ndryshimeve themelore me frontin se cila duhej të ishte Shqipëria e pas luftës, si njëri prej udhëheqsve të lëvizjes politike, Legaliteti, Abaz Kupi dhe shumë bashkatdhetarë anti-komunistë të tjerë, detyrohet të largohej nga Atdheu, atëherë kur perdja e zezë e komunizmit ndërkombëtar ra edhe mbi Kombin Shqiptar. Ndërkohë që liria për të cilën luftoi Abaz Kupi me shokë, u zevëndësua me sundimin barbar komunist të regjimit të Enver Hoxhës, për pothuaj një gjysëm shekulli. Vendosja e pushtetit komunist në Shqipëri, ishte kohë e zezë në historinë kombëtare. Ishte koha kur pluralizmi politik shqiptar u vra dhe u varros bashkë me kundërshtarët e komunizmit, me përjashtim të atyre që mund të arratiseshin, si Abaz Kupi. Si përfundim, ai dhe shumë bashkatdhetarë, bashmendimtarë të tij—kur po vedoseshin fatet e Shqipërisë së pas luftës, detyrohen të largohen nga Atdheu dhe të vendoseshin, kryesisht në Shtetet e Bashkuara, por jo vetëm. Këtu,  ata vazhduan – secili më vete por edhe në bashkpunim, por fatkeqsisht pa sukses – përpjekjet e tyre për rrëximin e regjimit sllavo-aziatik komunist që ishte instaluar në Tiranë pas Luftës së II Botërore, me ndihmën e agjentëve komunistë serbo-malazezë, Dushan Mugosha dhe Miladin Popoviç.

Si rrjedhim, qëndresa në mërgim e Abaz Kupit ndaj regjimit komunist të Tiranës si dhe mbështetja e tij për Mbretin Zog, por jo vetëm, ishin ndër arsyet e tjera që historiografia komuniste por, fatkqesisht, as qeveritë e viteve të tranzicionit “post-komunist”, as historiagrafia zyrtare, nuk e kanë trajtuar, nuk e trajtojnë as nuk vlerësojnë rolin e Abaz Kupit në mënyrë të drejtë për ti dhënë vendin që i takon në historinë e shqiptarëve. 

Normalisht, edhe këtu në botën e lirë, ekzistojnë mendimet ndryshe në radhët e historianëve jo-ideologjikë mbi rolin e personave dhe mbi ngjarjet historike me rendësi, për qendrimet politike dhe për veprimtarinë e liderve si Abaz Kupi mund të jenë të natyrshme dhe ndonjëherë edhe në kundërshtim me njëri tjetrin. Por në rastin e Abaz Kupit dhe shumë kundërshtarëve të tjerë patriotë shqiptarë të regjimit komunist shqiptar, që u detyruan të largoheshin nga Atdheu pas luftës, trajtimi i tyre nga historiografia zyrtare shqiptare komuniste është e pashembullt në historinë e shumë vendeve të tjera ish-komuniste të Evropës, pothuaj 80-vjet pas luftës në Evropë.

Për fat të keq, edhe sot pas 35-vite tranzicion, Shqipëria ishte gjatë regjimit komunist dhe mbetet edhe sot, një vend ku trajtimi historik i figurave kombëtare si Abaz Kupi — ashtu siç e kishte përcaktuar regjimi komunist i shekullit të kaluar, me etiketime – si reaksionar, fashistë, armik të atdheut, i shitur, agjent, poliagjent e të tjera.  Në këtë frymë armiqësore, ish-kundërshtarët e komunizmit, si Abaz Kupi vazhdojnë që, zyrtarisht, të demonizohen, të abuzohen, të keqtrajtohen me qëllim që, më në fund, të harrohen – për rolin dhe kontributet e tyre ndaj Kombit shqiptar. 

Pyetja sot në këtë 50-vjetor të kalimit në amshim të Abaz Kupit është se cila do kishte qenë dhe cila do ishte sot Shqipëria nëse Abaz Kupi me klasën politike jo komuniste të kohës do të kishte fituar betejat ushtarake dhe politike dhe kundër komunizmit ndërkombëtar sllavo-aziatik të asaj kohen ë Shqipëri?  Është shumë e vështirë t’i përgjigjemi kësaj pyetjeje sepse atyre nuk iu dha kurrë mundësia të provonin veten e t’a bënin Shqipërinë siç mendonin e donin ata, në atë kohë. Por një gjë është e sigurt se sllavo-komunistët shqiptarë që morën pushtetin — me në krye Enver Hoxhën dhe me ndihmën e serbo-malazezve duke qeverisur Shqipërinë, brutalisht, për pothuaj një gjysëm shekulli — e shëndrruar Shqipërinë në një zonë krimi mu në qëndër të Evropës duke vrarë, burgosur e persekutuar kundërshtarët politikë dhe familjet e tyre dhe duke izoluar vendin, për pothuaj një gjysëm shekulli nga bota e qytëruar perëndimore. 

Por ndryshe nga historiografia komuniste shqiptare – historia e vërtetë, normalisht, nuk gënjen. Ajo flet edhe në heshtje. Me 7 prill, 1939, Abaz Kupi ishte atje ku e thirri Atdheu. Në Durrës, aty ku u derdh gjaku i parë në Evropë, shembëll rezistence kombëtare, në prag të Luftës së II Botërore — nën komandën e Abaz Kupit. Dhe më vonë në malet e Shqipërisë, ai ndërmori ndeshjet e para luftarake me italianët për çlirimin e Shqipërisë. Duket se këto fakte nuk kanë rëndësi për historiografinë komuniste sa i përket rolit të Abaz Kupit.

Nuk dëshiroj ta politizoj këtë debat, por më duket ironik fakti se sot një kryeministër i Shqipërisë i një partie politike socialiste, ish-komuniste, gjunjëzohet para një kryeministreje italiane, përfaqsuese e një partie që rrënjët e saja i ka në një parti neo-fashiste italiane. Duket se Shqipëria zyrtare komuniste dhe post-komuniste ka bërë paqe me pasardhësit e fashizmit italian, por jo me shqiptarët që gjithnjë etikohen si “fashist”. Jo se unë nuk dua që Shqipëria të ketë marrëdhënie të mira me Italinë. Përkundrazi! Por më duket disi hipokritik fakti se armiqtë e vjetër janë bërë miq, ndërsa shqiptarët patriotë me epitetet komuniste, “fashist” e “reaksionar”, vazhdojnë të jenë, zyrtarisht, të keqtrajtuar dhe të përjashtuar nga historiografia shqiptare, me urdhër politik nga lartë.

Lufta e II Botërore mund të ketë marrë fund për gjithë botën në vitin 1945, por për Shqipërinë zyrtare ajo luftë vazhdon, fatkeqsisht. Jo luftë me përfaqsues ose ish-përfaqsues të fashizmit apo nazizmit me të cilët sot janaë miq strategjikë, por ajo luftë vazhdon në politikën shqiptare: është luftë shqiptari kundër shqiptarit, për të cilët Lufta e II Botërore ende nuk ka marrë fund.  Shqipëria dhe shqiptarët me të drejtë i kërkojnë Greqisë heqjen e ligjit absurd të luftës me shtetin shqiptar. Po Tirana zyrtare kur do të heq ligjin e luftës kundër patriotëve të Kombit si Abaz Kupi, të etikuar nga regjimi komunist si “fashistë” e “tradhëtarë” dhe tu njoh meritat e tyre historike.  Ku është zemërimi, o shqiptarë!

A shihni se ku jemi! Për çdo vit përkujtohet Abaz Kupi dhe patriotë të tjerë, kundërshtarë të komunizmit enverist — të ndaluar e të përjashtuar gjithnjë nga historiografia shqiptare — duke u mohuar atyre meritat dhe rolin e tyre pozitiv në historinë e Kombit. Ky është një debat që duhej bërë në fillim të 1990-ave, që kjo çeshtje të ishte zgjidhur me kohë, sepse tani është tepër vonë.  Ndërkohë që sot ne kërkojmë trajtimin e drejtë të rolit historik të Abas Kupit nga historiografia zyrtare e Shqipërisë, Tirana zyrtare hesht ndaj dukurive të glorifikimit të figurës së Enver Hoxhës dhe komunizmit, vitet e fundit. Për fat të keq, duket se ky hendek përçarës midis shqiptarëve sa vjen e zmadhohet, me heshtjen zyrtare sot, ndërkohë që krimet e rënda të komunizmit të Enver Hoxhës ndaj shqiptarëve që nuk pajtoheshin me të, po harrohen, ndërkohë që regjimit komunist po i falen krimet barbare kundër njerëzimit. Një absurditet historik!   

Ndonëse Shqipëria është anëtare e Aleancës Euro-Atlantike, NATO dhe aspiron të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian, është i vetmi vend ish-komunist i Evropës Lindore/Qendrore që: Nuk është distancuar, zyrtarisht, nga e kaluara e saj terroriste komuniste. Nuk është përballur, seriozisht, me të kaluarën e mjeruar komuniste. Tirana zyrtare, deri më sot, nuk ka dënuar, zyrtarisht, krimet e regjimit barbar- komunist të Enver Hoxhës.  Dhe Kuvendi shqiptar nuk ka caktuar ende një ditë përkujtimore, kushtuar viktimave të komunizmit në Shqipëri, ashtu siç kanë bërë vendet ish-komuniste të Evropës. Në vend që të thuhet, ashtu ishte koha, të nxirret në dritë e vërteta.  Familja e Abaz Kupit nuk kërkon asgjë më pak se të vërtetën!

Patriotët e harruar, zyrtarisht, si Abaz Kupi me shokë, kundërshtarë politikë të regjimit komunist të Enver Hoxhës, janë përjashtuar e keqtrajtuar deri në tallje nga historiografia shqiptare, deri në ditët e sotëme, me qëllim që të zhduken deri në harresë. Një shprehje popullore thotë se koha, eventualisht, i zhvesh të gjithë. Të mirin e nxjerr në dritë e të keqin e le pa maskë.  Shpresojmë!

Prandaj, dënimi politik dhe historik nga regjimi komunist — e që vazhdon edhe sot nga qeveritë e tranzicionit — i burrave të Kombit si Abaz Kupi, duhet të marrë fund njëherë e mirë. Ky është një detyrim moral e kombëtar i politikës aktuale shqiptare dhe i gjithë shqiptarëve të ndershëm që ia duan të mirën Kombit shqiptar.  Historia e vërtetë shqiptare sot e kësaj dite vazhdon të kërkojë drejtësi për figurat e Kombit si Abaz Kupi – figurë e demonizuar, padrejtësisht, nga regjimi komunist i Enver Hoxhës.

Urime Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, Vatra të Amerikës, familjes së nderuar dhe të vuajtur të nacionalistit të shquar Major Abas Kupit, që me këtë tubim vazhdoni të kujtoni dhe nxirrni në dritë rolin patriotik të këtij nacionalisti të shquar të kombit. Ju lumt! 

Ju falënderoj për vëmendjen!

Frank Shkreli                                        

Filed Under: Opinion

PROGRAMI I SIMPOZIUMIT SHKENCOR ME RASTIN E 50 VJETORIT TË KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI, 10 JANAR 2026, QUEENS – NEW YORK

January 7, 2026 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra nën përkujdesjen e veçantë të familjes patriotike Kupi do të organizojnë më 10 Janar 2026 në Queens, New York, Simpozium Shkencor me rastin e 50 vjetorit të kalimit në përjetësi të nacionalistit të shquar Major Abas Kupi.

Simpoziumi Shkencor fillon në orën 11 AM dhe në orën 1PM zhvillohet ceremonia e vendosjes së kurorave me lule pranë varrit të nacionalistit Abas Kupi.

Ftohet komuniteti shqiptar që të marrë pjesë.

Adresa:

Maple Grove Cemetery

127-15 Kew Gardens Road

Kew Gardens, New York 11415 United States

PROGRAMI:

Sokol Kupi – Fjalë mirëseardhje

Dr.Elmi Berisha – Fjalë përshëndetje

Prof. Nikolla Pano – Fjalë përshëndetje

Eugjen Merlika – “Abas Kupi, një figurë qendrore e Mbretërisë Shqiptare”

Frank Shkreli: “Abas Kupi i keqtrajtuar nga historia shqiptare”.

Gjekë Gjonlekaj: “Domosdoshmëria e kthimit të eshtrave të Abas Kupit në Shqipëri”.

Prof.dr. Roland Gjini: “Abaz Kupi dhe Lufta Antifshiste në Shqipëri”.

Prof.dr. Fejzulla Berisha: “Abas Kupi, rishkrimi i historisë dhe vendosja në kujtesën kombëtare”.

Prof.as.dr. Bernard Zotaj: “Abaz Kupi, vendi dhe roli i tij në Shtabin e Përgjtihshëm të Ushtrisë”.

Prof.as.dr. Gëzim Mustafaj: “Abaz Kupi si udhëheqës ushtarak i çështjeve kombëtare”.

Dr. Paulin Marku: “Aktiviteti politik i Abas Kupit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Rafael Floqi: “Abaz Kupi, Legaliteti dhe operacioni BGFIEND — Një pasqyrë kritiko-historike”.

Sokol Paja: “Ceremoniali përkujtimor i Abas Kupit në faqet e gazetës Dielli”.

Filed Under: Opinion

VATRA DHE FAMILJA KUPI ORGANIZOJNË MË 10 JANAR 2026 NË QUEENS – NEW YORK, SIMPOZIUM SHKENCOR NË 50 VJETORIN E KALIMIT NË PËRJETËSI TË NACIONALISTIT ABAS KUPI

January 5, 2026 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës Vatra nën përkujdesjen e veçantë të familjes patriotike Kupi do të organizojnë më 10 Janar 2026 në Queens, New York, Simpozium Shkencor me rastin e 50 vjetorit të kalimit në përjetësi të nacionalistit të shquar Major Abas Kupi.

Simpoziumi Shkencor fillon në orën 11 AM dhe në orën 1PM zhvillohet ceremonia e vendosjes së kurorave me lule pranë varrit të nacionalistit Abas Kupi.

Ftohet komuniteti shqiptar që të marrë pjesë.

Adresa:

Maple Grove Cemetery

127-15 Kew Gardens Road

Kew Gardens, New York 11415 United States

Filed Under: Opinion

Fillimi i një rrugëtimi të shenjtë për gjuhën dhe kulturën arbërore

January 5, 2026 by s p

Dr. Dorian Koçi/

Të mbartur ndër shekuj nga kultura arbërore, arbrit nuk qëndruan jashtë zhvillimeve të mëdha të qytetërimit europian, edhe pse rrethanat historike i vunë përballë sfidave të jashtëzakonshme politike, fetare dhe kulturore. Përkundrazi, përmes ruajtjes së gjuhës, traditës dhe kujtesës historike, ata arritën të ndërtojnë ura të qëndrueshme lidhjeje me botën kulturore të Perëndimit. Një nga dëshmitë më të hershme dhe më domethënëse të kësaj lidhjeje është përkthimi dhe botimi i Mesharit të Gjon Buzukut, më 5 janar 1555, vepra e parë e njohur e shkruar në gjuhën shqipe.

Meshari përbëhej nga 110 fletë, por kopja e vetme e ruajtur deri në ditët tona është e cunguar: i mungojnë 16 faqet e para, përfshirë edhe faqja e titullit dhe parathënia e plotë. Ky fakt e rrit edhe më shumë vlerën e librit si relike kulturore dhe monument gjuhësor. Sipas botimit faksimilar të Akademisë së Shkencave të Shqipërisë, teksti përfshin pjesë të liturgjisë katolike, si mesha, psalme, lutje dhe rite të tjera fetare, të përkthyera me kujdes në një shqipe të pasur dhe të strukturuar gjuhësisht.

Gjon Buzuku ishte prift katolik, famullitar i një kishe në Shqipërinë Veriore, me shumë gjasë në hapësirën e dioqezës së Sapës ose Shkodrës. Ai konsiderohet një nga lëvruesit më të rëndësishëm të hershëm të gjuhës shqipe, jo vetëm për faktin se botoi librin e parë në shqip, por sepse me veprën e tij konsolidoi traditën e shkrimit të shqipes me alfabet latin, duke e përshtatur atë me nevojat fonetike të gjuhës. Kjo vepër monumentale nuk lindi në izolim, por si pjesë e rrymave intelektuale të Rilindjes Europiane. Rilindja, me idealet e saj për humanizmin, kthimin tek burimet, dinjitetin e individit dhe përhapjen e dijes, la gjurmë të thella edhe në hapësirat periferike të Europës, përfshirë Ballkanin Perëndimor. Vendimi i Buzukut për të shkruar në gjuhën amtare pasqyron një nga shtyllat themelore të mendimit rilindas: përdorimin e gjuhëve popullore në vend të latinishtes, për ta bërë fenë dhe dijen të kuptueshme për besimtarin e thjeshtë.

Në këtë kontekst, Meshari i Buzukut duhet parë jo vetëm si tekst fetar, por si akt kulturor dhe politik, në kuptimin e gjerë të fjalës. Ai shënon një hap vendimtar drejt vetëdijes gjuhësore dhe kulturore të shqiptarëve, duke e ngritur shqipen në nivel gjuhe shkrimi dhe liturgjie. Siç thekson Eqrem Çabej, “Buzuku nuk shkruan thjesht për të përkthyer tekstin kishtar, por për të ndërtuar një normë të qëndrueshme shkrimi”

Në thelbin e veprës së tij qëndron përkushtimi për ndriçimin shpirtëror dhe intelektual të bashkëkohësve të vet. Kjo përpjekje është në përputhje të plotë me frymën e Rilindjes Europiane, e cila i dha rëndësi edukimit, përgjegjësisë individuale dhe formimit moral përmes dijes. Përkushtimi i Buzukut për të ruajtur dhe lartësuar gjuhën shqipe shkon paralelisht me lëvizjet kulturore në Itali, Gjermani dhe Francë, ku autorët rilindas kërkonin të ringjallnin gjuhët kombëtare dhe trashëgiminë e lashtë. Meshari reflekton gjithashtu ndikimin e Reformacionit, një lëvizje bashkëkohore e Rilindjes, e cila nxiste përkthimin e teksteve të shenjta në gjuhët popullore dhe përfshirjen direkte të besimtarëve në praktikën fetare. Edhe pse Buzuku mbetet brenda traditës katolike, përdorimi i shqipes në liturgji përfaqëson të njëjtin ideal themelor: afrimin e fjalës së Zotit me popullin.

Fjalët e Gjon Buzukut në përfundim të Mesharit përbëjnë një testament të rrallë për vetëdijen e autorit mbi peshën historike të veprës së tij. Ai i drejtohet lexuesit me përulësi, duke kërkuar ndjesë për gabimet dhe duke theksuar vështirësitë e punës së kryer “me shumë mund e djersë”. Kjo pasthënie është një nga dokumentet më të hershme të ndërgjegjes autoriale në letërsinë shqipe dhe dëshmon për rolin e Buzukut si figurë kyçe në formimin e kulturës sonë të shkruar . .Meshari i Gjon Buzukut përfaqëson një pikë themelore të kryqëzimit midis kulturës shqiptare dhe qytetërimit europian. Ai nuk është thjesht libri i parë në shqip, por akt themelues i identitetit kulturor shqiptar, një dëshmi e qartë se arbrit ishin pjesë aktive e proceseve të mëdha intelektuale të Europës së shekullit XVI. Fjalët e Gjon Buzukut në përfundim të Mesharit janë një testament për përkushtimin dhe përulësinë e tij:

“U doni Gjoni, biri i Bdek Buzukut, tue u kujtuom shumë herrë se gluha jonë nukë kish gjë të ëndigluom ën së shkruomit shenjëtë, ën së dashunit së botësë s’anë, desha me u fëdigunë, për së mujta me ditunë, me zhdritunë pak mendetë e atyne qi të ëndiglonjinë…”

Ai pranon me përulësi sfidat që hasi, duke vënë në dukje se kjo vepër ishte një përpjekje e parë dhe e vështirë:

“E se për fat në keshe kun ënbë ëndonjë vend fëjyem, u duo tuk të jetë fajtë, ai qi të jetë më i ditëshim se u, ata faj e lus t’a trajtonjë ënde e mirë; për-se nukë çuditem se në paça fëjyem, këjo tue klenë më e para vepërë e fort e fështirë për të vepëruom ënbë gluhët t’anë.”

Përmes Mesharit, Gjon Buzuku mishëroi shpirtin e Rilindjes dhe e përshtati atë në kulturën shqiptare. Vendosmëria e tij për të promovuar gjuhën shqipe dhe ndriçuar mendjet e shqiptarëve e vendosi atë si një figurë kryesore në historinë e letrave dhe identitetit kombëtar. Më 5 janar 1555, filloi një rrugëtim i ri për gjuhën dhe kulturën shqipe, një rrugëtim që vazhdon të frymëzojë brezat e sotëm përmes fjalëve të pavdekshme të Gjon Buzukut.

Tablo, Gjon Buzuku nga Danish Jukniu

Filed Under: Opinion

Vatra në Boston ju mirëpret më 17 janar 2026 në Albanian Boston Community Center

January 4, 2026 by s p

Federata Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA” në Boston, ju fton ju, së bashku me familjet dhe miqtë tuaj, të bashkohemi për të festuar me ne 2-vjetorin e ringritjes së VATRËS, dega në Boston.

Data: E shtunë, 17 janar 2026

Ora: 6:00 pasdite

Vendndodhja: Albanian Boston Community Center

Adresa: 39 Bow Street, Beverly, MA (kati i dytë)

Në frymën e unitetit kombëtar, dashurisë për atdheun dhe ruajtjes së identitetit shqiptar, ju ftojmë në këtë mbrëmje që do të jetë një moment reflektimi. Ku do të ketë vlerësime për individët dhe bashkëpunëtorët që kontribuuan me përkushtim gjatë vitit që lamë pas, si dhe një atmosferë të ngrohtë vëllazërore, ashtu siç e ka trashëgimia e VATRËS ndër breza.

Mezi presim t’ju shohim të gjithëve për ta festuar këtë përvjetor të gëzuar, krenar dhe të bashkuar.

Ushqimi do të ofrohet nga bizneset shqiptare, si shenjë solidariteti dhe mbështetjeje për komunitetin tonë.

Me respekt,

Kryesia e Federates Pan-Shqiptare e Amerikës “VATRA” dega në Boston

Filed Under: Opinion

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • 8
  • …
  • 867
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Historia e shtypit arbëresh nga zanafilla deri në ditët e sotme”
  • Paradoksi i Samitit të Diasporës së Shqipërisë
  • ZËRI QË NUK SHUHET: NË KUJTIM TË LAHUTARIT TË MADH TË MALËSISË SË MADHE, JONUZ DELAJ
  • Po Itaka ime sa larg është?
  • Samiti dhe koha e diasporës si aktor e faktor jo vetëm si dekor…
  • Nga “city upon a hill” tek “America First”: reflektime mbi një kthesë që po trondit botën
  • KOL TROMARA – DREJTUES I FEDERATËS “VATRA”, VEPRIMTAR I DIASPORËS SHQIPTARE DHE FIGURË E RËNDËSISHME E LËVIZJES KOMBËTARE
  • Letërsia si dëshmitare e kohës dhe pafuqisë për ta ndryshuar atë…
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • «Dritë-shkronja» e Eugène Pittard
  • Propozimi i Presidentit amerikan Donald J. Trump për emërimin e Gjeneral Lejtnant (Ret.) Eric P. Wendt si Ambasador i SHBA-ve në Shqipëri
  • Manifestimi i AAWO “Motrat Qiriazi”, nderohet sakrifica dhe suksesi i gruas shqiptare
  • Leonardo da Vinci, gjeniu që e shndërroi artin në instrument për të depërtuar në sekretet e krijimit
  • Kënaqësi të takohem me Presidentin Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton
  • Zëri i ndërgjegjes sonë kombëtare…

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT