• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MESAZHI I AMBASADORES YURI KIM PAS VOTIMEVE

April 25, 2021 by dgreca

Yuri Kim mesazh autoriteteve: Siguroni integritetin e votës. Kandidatët të mos supozojnë, por të pranojnë gjykimin e votuesve…/

Ndërsa pritet të nisë procesi i numërimit për zgjedhjet parlamentare të 25 prillit, ambasadorja Yuri Kim ka një mesazh për autoritetet dhe kandidatët në garë.

“Votuesit në Shqipëri dolën me forcë të plotë për të shprehur vullnetin e tyre. Zgjedhjet dhe autoritetet e zbatimit të ligjit kanë për detyrë të sigurojnë integritetin e votës.

Kandidatët dhe udhëheqësit, gjithashtu, kanë detyrën e tyre: të mos supozojnë rezultate, por të pranojnë gjykimin e votuesve kur përfundon numërimi.” shkruan ambasadorja Kim.

Filed Under: Featured Tagged With: ambasadorja Yuri kim, PAS VOTIMI

TIRANE-MEMORIAL PER HEBRENJTE DHE SHQIPTARET

July 9, 2020 by dgreca

PËRUROHET NË TIRANË MEMORIALI PËR  HEBRENJTË DHE MBROJTËSIT E TYRE SHQIPTARË/

Sot, e Enjte, 9 Korrik 2020, u promovua në kodrat e Liqenit artificial të Tiranës Memoriali  për të kujtuar dhe nderuar gjashtë milion hebrenjtë e Evropës që u vranë, si dhe qytetarët e Shqipërisë, që vepruan me vetëmohim për të mbrojtur hebrenjtë.

Është nder të përuroj këtë memorial në respekt të popullit shqiptar që rrezikoi jetën e tij për të mbrojtur hebrenjtë e Evropës, tha në fjalën përshëndetse ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim.

Më pas ajo përgëzoi shqiptarët që rrezikuan jetën e tyre dhe të familjeve për të mbrojtur hebrenjtë e rrezikuan nga nazistët:  Pas ngjitjes në pushtetit të Hitlerit, familjet shqiptare strehuan me qindra hebrenj nga e gjithë Evropa, duke i shpëtuar ata nga forcat naziste. Kur pushtuesit nazistë kërkuan një listë të qytetarëve hebrenj nga qeveria shqiptare, qeveria refuzoi. Njerëz nga të gjitha sferat e jetës, myslimanë, të krishterë, elita, fshatarë, mësues, zyrtarë të qeverisë dhe klerikë – një komb i tërë – punuan për të shpëtuar hebrenjtë. Kjo është një histori frymëzuese e humanizmit, kurajos dhe nderit – e traditës shqiptare të “besës”.

Jam krenare që qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes Komisionit të Sh.B.A. për ruajtjen e Trashëgimisë së Amerikës jashtë vendit dhe punës së palodhur të anëtarëve të tij, po vlerëson guximin e popullit shqiptar përmes këtij memoriali të fuqishëm. Do të doja të falënderoja Qeverinë e Shqipërisë, veçanërisht kryebashkiakun Veliaj e bashkinë e Tiranës që e shndërruan në realitet këtë projekt. Do të doja të falënderoja gjithashtu edhe ish kryetarin Warren Miller, i cili e nisi këtë projekt; Stephen Jacobs, i cili projektoi këtë memorial mbresëlënës; dhe ish-anëtarin e Komisionit Z. Ronald Bloom, që dhuroi fondet për krijimin e tij. Në fund, do të doja të veçoj një nga paraardhësit e mi, Ambasadorin John Withers, i cili bëri përpjekje të jashtëzakonshme për ngritjen e këtij memoriali. Ai vëren se: “Tetëdhjetë vjet më parë, errësira e luftës dhe gjenocidi përpinë botën. Por drita shkëlqeu në Shqipëri. Gjetkë, me miliona hebrenj dhe popuj të tjerë të persekutuar u zhdukën gjatë Holokaustit. Por jo në Shqipëri, ku populli shqiptar qëndroi për jetën dhe mbrojti të afërmit e tyre hebrenj”.

Ky memorial nuk ka të bëjë vetëm me të kaluarën, por edhe me të ardhmen. Le ta bekojmë gjithnjë kujtimin e popullit të Shqipërisë që veproi me vetëmohim për të mbrojtur të afërmit dhe miqtë e tyre hebrenj. Ky memorial na kujtoftë gjithmonë rëndësinë e veprave të tilla. Dhe u frymëzofshim prej tyre për veprimet tona të humanizmit, guximit dhe nderit, përfundoi përshëndetjen ambasadorja Kim.

  Në ceremoninë e përurimit të memorialit mori pjesë Kryeministri Edi Rama, ambasadorja Yuri Kim, ambasadori i Izraelit Noah Gal Gendler, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj dhe pasardhës të familjeve që shpëtuan hebrenjtë.
Ambasadori i Izraelit, Noah Gal Gendler falenderoi popullin shqiptar për aktin e shkëlqyer në mbrojtje të hebrenjve. “Do të doja përgëzoja Bashkinë e Tiranës që na ka dhënë një vendndodhje kaq të shkëlqyer, ku mund të vijnë kaq shumë vizitorë të parkut të Tiranës. Sot manifestojmë mirënjohjen e hebrenjve për veprën kurajoze të popullit shqiptar. Një akt i shkëlqyer nga një vend i vogël, që shëmbëllen vlerat e njerëzimit, të sakrificës e të dashurisë. Vlera që ende vijojnë të jenë të qenësishme në Shqipëri. Edhe gjatë pandemisë e pamë që Shqipëria dërgoi mjekë në Itali. Shqipëria do të shërbejë gjithmonë si pishtar tolerance, si vend mikpritës, me sjellje shembullore njerëzore. Nëse shumë kombe do të mësonin këtë pjesë të Shqipërisë, kjo do të ishte e shkëlqyer”, u shpreh ambasadori izraelit.
Memoriali përbëhet nga pllakada me të njëjtin mesazh në gjuhën angleze, hebreje dhe shqip. “Ky monument ngrihet për të kujtuar dhe nderuar gjashtë milion hebrenjtë e Evropës që u vranë, si dhe qytetarët e Shqipërisë, që vepruan me vetëmohim për të mbrojtur hebrenjtë në një kohë kur pjesa tjetër e botës nuk i mbronte”, thuhet ndër të tjera në këtë mesazh.Asnjë hebre i vetëm nuk humbi jetën në Shqipëri për shkak të guximit atyre qindra familjeve shqiptare, që i morën dhe i strehuan në shtëpitë e tyre dhe kodit të “Besës” së shqiptarit.

Përshëndetën edhe Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë Erion Veliaj.

Filed Under: Featured Tagged With: ambasadorja Yuri kim, Hebrenjte, Memoriali

Edhe Dy shqiptarë të tjerë në akademitë elitare ushtarake amerikane

June 23, 2020 by dgreca

Edhe Dy shqiptarë të tjerë në akademitë elitare ushtarake amerikane/

Pak ditë pas lajmit të mirë për diplomimin e dy shqiptarëve nga Kosova në akademinë elitare ushtarake West Point, vjen një tjetër lajm për pranimin e dy shqiptarëve të tjerë në akademitë prestigjoze ushtarake në SHBA. Nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale Ambasada amerikane në Tiranë ka uruar dy të rinjtë John Shkëmbit për pranimin e tij në akademinë West Point dhe Roen Xharos i cili do të jetë pjesë e Akademisë Detare të Shteteve të Bashkuara.

“Urime John Shkëmbit për pranimin e tij në akademinë West Point dhe Roen Xharos, i cili do të ndjekë Akademinë Detare të Shteteve të Bashkuara duke filluar nga vjeshta” shkruhet në postim.

Kjo arritje e madhe u festua me një ceremoni në Ambasadën Amerikane në Tiranë, ku Ambasadorja Yuri Kim dorëzoi certifikatat e pranimit dhe u takua me familjet e tyre.

Këta dy të rinj të shqiptarë do t’u bashkohen një grupi elitar studentësh të huaj për të studiuar në akademitë ushtarake të Shteteve të Bashkuara.

Secili nga institucionet pranon vetëm 15 studentë të huaj çdo vit.

Teksa i uroi suksese Ambasadorja Kim i nxiti Kadetët që ta bëjnë Shqipërinë krenare, e të sjellin njohuritë dhe sensin e tyre të shërbimit dhe detyrës në Shqipëri, për të na ndihmuar të qëndrojmë krah për krah si aleatë në NATO.(Diaspora)

Shenimi i ambasades!

U.S. Embassy-Tirana

vor etwa einer Woche

🇦🇱 | Urime John Shkëmbit për pranimin e tij në akademinë West Point dhe Roen Xharos, i cili do të ndjekë Akademinë Detare të Shteteve të Bashkuara duke filluar nga vjeshta. Kjo arritje e madhe u festua me një ceremoni në Ambasadën Amerikane në Tiranë, ku Ambasadorja Yuri Kim dorëzoi certifikatat e pranimit dhe u takua me familjet e tyre. Këta dy të rinj të jashtëzakonshëm shqiptarë do t’u bashkohen një grupi elitar studentësh të huaj për të studiuar në akademitë ushtarake të Shteteve të Bashkuara. Secili nga institucionet pranon vetëm 15 studentë të huaj çdo vit. Ne u urojmë atyre suksese, ndërsa Ambasadorja Kim i nxiti Kadetët që ta bëjnë Shqipërinë krenare, e të sjellin njohuritë dhe sensin e tyre të shërbimit dhe detyrës në Shqipëri, për të na ndihmuar të qëndrojmë krah për krah si aleatë në NATO.

🇺🇸 | Congratulations to John Shkëmbi for his acceptance to West Point – The U.S. Military Academy and Roen Xharo who will attend the United States Naval Academy starting this fall. This great accomplishment was marked with a ceremony at the U.S. Embassy Tirana, where Ambassador Yuri Kim delivered their certificates of appointment and met with their families. These two astounding young Albanians will join an elite group of foreign students allowed to study at U.S. military academies. Each institution only accepts about 15 foreign students each year. We wish them success and Ambassador Kim urged the Cadets to make Albania proud and to bring their knowledge and sense of service and duty back to Albania to help us stand krah per krah as NATO allies.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: ambasadorja Yuri kim, John Shkembi, Roen Xharo

Artikujt e fundit

  • FAIK KONICA, SHKRIMTARIT GUILLAUME APOLLINAIRE : “KAM VETËM KËTË GJË TË PËRBASHKËT ME STENDALIN…” (LETRA ORIGJINALE E 20 NËNTORIT 1904)
  • “Lübecker Volksbote”: SHQIPËRIA
  • PORTRETI I HARRUAR I YMER ELSHANIT, APO PAQJA TRAGJIKE E TIJ
  • NGA DEBATI REPUBLIKAN- DEMOKRAT NË FOX NEWS
  • Kalendar: 79 vjetori i lindjes së Presidentit historik të Kosovës Ibrahim Rugova
  • Epoka e artë
  • Festa e Flamurit 2023 – Washington DC
  • Baza gjeopolitike e aleancës strategjike mes Shqipërisë dhe Turqisë – Libri i ri i Shaban Muratit
  • “THE INTERNATIONAL BEST POETSAND TRANSLATORS PRIZES 2023…”
  • Shqipëria, disa muaj pas pavarësisë, sipas një gazetari italian të kohës
  • MËSIMI I GJUHËS SHQIPE NË ATHINË, RUAJTJA E GJUHËS DHE IDENTITETIT KOMBËTAR NË MËRGATËN SHQIPTARE NË GREQI
  • Me ceremoni solemne shqiptarët e ngritën flamurin kuqezi në Bashkinë e Filadelfia
  • “Kosova në dokumentet amerikane 1945-1999”
  • PORTUGALIA SHTET MIK I KOSOVËS DHE SHQIPTARËVE, SHËN NËNË TEREZA  “NJË URË QË NA LIDHË”
  • GËZUAR 111- VJETORIN E PAVARËSISË, SHQIPËRIA E MADHE ETNIKE

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT