• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Evropa, kolonia e re e Afrikës!?

June 18, 2015 by dgreca

Nga Aurel Dasareti, USA/

Sipas ligjit të Australisë, varkat me refugjatë detyrohen të kthehen prapa prej nga kanë ardhur para se të mbërrijnë në brigjet australiane. Refugjatët që vijnë me anije pengohen për të kërkuar azil. Dhe, asnjë “azilkërkues” nuk kërkon më fatin në Australi. Ndërkaq, politika e çmendur e sotme e azilit (e BE) ka çuar në një zhvendosje kolektive masive të njerëzve nga Afrika në Evropë. Ajo për një kohë relativisht të shkurtër do të minojë qëndrueshmërinë ekonomike dhe kulturore të vendeve që i pranojnë këta “azilkërkues” fals, dhe ka për ta ndryshuar tërësisht demografinë e vendeve pritëse, pasojat do të jenë fatale. 

***

Sistemi i azilit në rrugën për parodi dhe avari. Nga ikja individuale në emigracion masiv të ”legalizuar”. Evropa krijon më shumë probleme sesa zgjidh. Lufta dhe mjerimi nuk janë asnjë bazë për azil – sipas konventave ndërkombëtare në këtë fushë. Azili është vetëm për të mbrojtur individin kundër ndjekjes së rëndë politike dhe jo kundër luftës dhe varfërisë. Sipas të drejtës ndërkombëtare shtetet kanë të drejtë të japin azil, por asnjë detyrim.

***

Emigracioni i paligjshëm është një rrezik i madh për sigurinë e Evropës. Një numër i madh i emigrantëve të paligjshëm sidomos afrikan por edhe aziatik që vijnë në Evropë duke arritur brigjet e Italisë, Spanjës dhe Greqisë, tani edhe Shqipërisë, FYROM-it, Kosovës, përbëjnë një kërcënim shumë serioz të sigurisë në drejtim të terrorizmit dhe infiltrimit kriminal edhe për faktin se 95% e tyre nuk dëshirojnë të identifikohen ose japin identifikime false. Imigracioni i paligjshëm i “azilkërkuesve” të rrejshëm është një kërcënim për të gjithë Evropën, sidomos për territoret e shkapërderdhura shqiptare dhe vet shtetin Shqiptar.

Që nga viti 2008 shumë mijëra terroristë nga organizata terroriste si është, Al-Shabaab dhe Boko Haram kanë kërkuar azil në vendet e Evropës Perëndimore. Janë konfiskuar telefonat mobil që tregojnë torturë, copëtimin e organeve dhe masakrime tjera barbare.Shtrohet pyetja: Sa është i madh numri i terroristëve të njohur që gjenden në liri dhe sa është numri i të tjerëve që asnjëherë nuk do të zbulohen?

***

Kush janë kërkuesit e vërtetë të azilit dhe refugjatët? Sa prej tyre janë thjesht llum kriminelësh në lëvizje? Të tillët gjithashtu i dëmtojnë edhe të pafajshmit. Shumica e azilkërkuesve afrikan-aziatik që vijnë në Evropë, gënjejnë në lidhje me identitetin e tyre. Kërkojnë azil, por a e bëjnë këtë për shkak se ata me të vërtetë janë të përndjekur? Shumica e atyre që vijnë nuk janë azilkërkues të vërtetë, 95% prej tyre gënjejnë në lidhje me identitetin e tyre, gënjejnë në lidhje me vendin e tyre të origjinës, gënjejnë në lidhje me arsimimin/profesionin, moshën, janë ata njerëz që duan të abuzojnë/shpërdorim me sistemin e azilit.

Është puna e policisë speciale e çdo shteti për transportimin jashtë vendit të azilkërkuesve të cilëve nuk u është dhënë leja e qëndrimit dhe të cilët nuk largohen vullnetarisht. Por, para se ata mund ta kryejnë këtë detyrë duhet të kenë një identifikim të verifikuar për ta, që të dinë vendin ku t`i shkarkojnë.

***

Sot ne e dimë se ka shumë shtetas të huaj afrikan-aziatik të cilët janë ende në shtetet evropiane përkundër faktit se duheshe ta lëshojnë vendin pas refuzimit të kërkesës; dhe kanë qenë ose janë të përfshirë në një numër shumë të madh krimesh prej më të rëndave si për shembull: vjedhje të rënda, mashtrime të pastra financiare, shitje të lëndëve narkotike, grabitje të rënda, sulme/dhunë të rëndë, sidomos përdhunime seksuale të femrave dhe vrasjeve të tmerrshme.

Para disa ditësh një koleg evropian Perëndimor më shkroi: “Politikanët aventurier të BE me sy hapur kanë drejtuar një politikë budallonjës që mbart me hapa të shpejtë drejt kufijve të ekspozimit shkatërrimtarë të vetvetes si një kulturë dhe si një komb. Ndryshimit demografik. Shpërbërjes së vetvetes. Herët apo vonë raca evropiane do të shënohet si një pakicë etnike në listën botërore të OKB-së – të njëjtës OKB që sot kërkon që na të kujdesemi për një numër kolosal “azilkërkuesish” nga Afrika që historikisht nuk kanë asnjë lidhje me Evropën. A është e drejtë nga politikanët të shkatërrojnë të ardhmen biologjike të brezave tonë të ardhëm, për të lehtësuar një zhvillim të tillë? A është e drejtë për të lejuar një zhvillim të tillë vetëvrasës që do të jetë trashëgimia jonë për ta?”

***

Emigracioni i azilit në Evropë vazhdimisht arrin lartësi të reja. Vitin e kaluar afër 1 milion njerëz nga Afrika-Azia kanë kërkuar azil në Evropë. Paramendoni sa do të vijnë sivjet. Po vitet e ardhme?

Arsyeja për politikën e sotme të çmendur idiote evropiane të azilit është një Konventë e vjetruar e vitit 1951, e cila kishte për qëllim që t`u jap mbrojtje dhe qëndrim refugjatëve të zhvendosur brenda vendit dhe disidentëve në Luftës së Ftohtë në Evropë. Qëllimi nuk ishte që Evropa të shpërbëjë vetveten, ndryshimin demografik të saj me aventuristë afrikan-aziatik etj që ikin për shkaqe ekonomike ose të luksit.

***

Vazhdojnë të shfaqen konflikte të reja në gjithë rruzullin tokësor. Gjithnjë e më shumë vende në Lindjen e Mesme dhe Afrikë janë në shkatërrim e sipër dhe do të shkatërrohen nga lufta civile dhe terrorit. Grupe të ndryshme terroriste për çdo vit krijojnë dhjetëra milionë refugjatë. Ndërkohë, ka edhe shumë aventuristë që lënë atdheun e tyre me shpresën e një të ardhme më të mirë ekonomike në Evropë. Zgjidhja nuk mund të jetë për të sjellë të gjithë ata 5-6 miliardë njerëz në Evropë.

Rrjeti kriminel i azilit prodhon dhe furnizon klientët e sajë me histori origjinale që i përshtaten rregullores të shtetit evropian në të cilin azilkërkuesi fals dëshiron të vendoset. Histori që ata (të përkrahur nga disa “organizata humanitare“ dhe mediume matrapazësh), me “lot në sy” do t`ua tregojnë organeve zyrtare “profesionistë” të vendeve “mikpritëse”.

Natyrisht se kur në një vend është gjendje lufte ata pasanik që kanë shumë lek kontaktojnë kontrabandistët, mbledhin familjen dhe ikin për në Evropë, por qysh më përpara kanë informatat e duhura se cili shtet jep më lehtë azil, cili vend është më i pasur dhe më i përshtatshëm për stilin e jetës së tyre parazitësh, në cilin shtet funksionon më lezetshëm enti për ndihma sociale, dhe planeve që pastaj ta bëjnë ribashkimin familjar me ata 300-400 anëtarë që për momentin mbeten në Afrikë. Dhe, ata nuk janë budallenj të kërkojnë azil në Greqinë e falimentuar, Bullgari, Portugali, Poloni, por atje ku “rrjedhin lekët” dhe njerëzit janë më naiv: Gjermani, Angli, Suedi, Norvegji etj. Pra, fukarenjtë, ata që vuajnë me të vërtetë, nuk kanë asnjë shanse të ikin sepse xhepat i kanë bosh.

***

Institucioni i azilit është një shpikje evropiane-amerikane për një skemë që realizohet vetëm në vendet Perëndimore. I ka tejkaluar koha. Skema e Azilit është një çmenduri komplete me pasoja komplekse, shumë serioze dhe dramatike sidomos për vendet e Evropës Perëndimore që e praktikojnë këtë skemë. Institucioni i azilit duhet të hiqet, shpërbëhet sa më shpejt që të jetë e mundur, dhe paratë që shkojnë në këtë skemë duhet të përdoren për të ndihmuar njerëzit në zonat e fatkeqësisë dhe të luftës. Me parat që jepen për vendosjen në Evropë vetëm të 1 “azilkërkuesi”, mund të ushqehen me qindra nevojtarë atje në vendet e tyre të origjinës. Kjo do të ishte humanizmi i vërtetë.

Shpresoj se pajtoheni me mua, prandaj shikoni punët e juaja, përdorni shkopinjtë kundër politikanëve të juaj mafioz, kriminelë dhe tradhtarë, ndihmoni fukarenjtë e vendit, jo lot deveje për të huajt, mos u brengosuni për azilkërkuesit e paftuar që shkelin tokat tona arbërore pa na pyetur aspak neve të cilëve na takon ajo tokë. Budallallëku dhe kozmopolitizmi ekstrem i juaj do t`ju kthehet si bumerang. Ju në vend që të pastroni vendin nga bërlloku i afërt (që është edhe obligimi juaj) përpiqeni ta kolonizoni edhe më keq me bërllok tjetër që vinë prej së largu.

* ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike (dasaretiaurel@yahoo.com.au)

Filed Under: Analiza Tagged With: Afrikes, Aurel Dasareti, Europa, koloni

Gjeostrategjia-politike e shqiptarëve në Ballkan dhe synimet grabitqare!

October 28, 2014 by dgreca

Opinion nga Asllan Dibrani/
Ne Foto: Harta, me pamjen e Shqipërisë etnike e coptuar me “meriten” e Europes nën presionin e fuqive të mëdha me 1913!!!/
Historia dëshmon të kaluarën e hidhur të disa popujve qe nga hegjemonizmi dhe agresiviteti i popujve të mëdhenj u zhduken për gjithmonë. Edhe gjuhët e tyre po ashtu u zhduken . Synimet dhe agresorët nga mania patologjike te nga pushtimet dhe luftërat qe s’u ndalen deri në ditët e sotshme, një fat i keq dhe i ngjashëm i përcolli edhe shqiptarët! Një skenar identik e përdoren romaket , turqit dhe sllavët ,por shqiptarët rezistuan si rezistuan ?!. Ruajtën dhe shpëtuan atë çka e kemi sot . Sot dhe gjithmonë strategjia gjeografike e shtrirë e trojeve tona nxiti grabitqaret dhe ish pushtuesit që të mbesin të konfrontuar për ti mbrojtur tokat tona që nga koha Pellazge-ilire dhe ma vonë ajo shqiptare me pjesët ma të mira në gadishullin ballkanik .Me apetitet e tyre ish pushtuesit u përpoqën që të na gllabëronin , ngushtonin dhe zhdukin si komb si qenie dhe si popull autokton.
-Pastaj këta skenar u praktikuan edhe në synimet e fundit 100 vjeçar nga Serbia në aleance me Rusinë dhe disa shtete tjera. Fati e deshi që si ndihmëse dhe mike shqiptarët patën shtetet e Bashkuara të Amerikës. Në themelimin e shteti shqiptar në vitin 1912,mbeten jashtë saje mbi gjysma e kombit edhe atë duke ju dhënë si dhuratë se cilit nga një copë që fatkeqësisht edhe sot, po trajtohen si qytetar të dorës së dytë në shtetet fqinje.
-Balancimi apo si të themi barazimi i shqiptarëve si komb në Ballkan do të ngreh krenarinë kombëtare sa do pak me vonesë me mini popujt tjerë që na rrethojnë.
-Komb dhe shteti shqiptar , nuk duhet të jetë ma i vogël se komb-shteti serb, se komb-shteti bullgar ,se komb-shteti grek, apo minishtetet si Maqedonia dhe Mali i Zi.
Po të kihet parasysh rezistenca dhe veprimtaria shekullore e shqiptarëve autokton në tokat e veta është e pa imagjinueshme, që ma në fund u përuruar copëtimit i tyre i pa padrejtë nga fuqitë e mëdha në vitin 1913. Shqipërinë dhe kombin shqiptar e tkurren e zvogëluan , e prenë ja ndalen rriten dhe lulëzimin që shumë kujt ja solli lirinë, pos vetvetes jo!!!???…
-Nga kjo nënkupton se ribashkimi kombëtar i shqiptarëve është i domosdoshëm. Që kombi dhe shteti shqiptar ta këtë një emër Shqipëri, as e madhe as e vogël, ajo qe ishte ma herët nën një administrim etnik duhet të ribëhet , sepse kudo që janë sllavët , ata janë ardhacak të vendosur si çergash , dhe refugjate të ikur nga shkretirat ruse. këtë po e dëshmojnë ma se miri zbulimet nëntokësore që nuk munden ti zhdukin armiqtë tanë .
-Nga të gjitha anët e saj, Shqipëria është i vetmi shtet që kufizohet me popullin dhe me trojet e saj etnike. Kufijtë e Ballkanit që do të rikonstruktohen, pa ndonjë vështirësi dhe të mbesin xhuxh-kombet sllave në ato troje, që as ato nuk i njeh historia që ju takojnë , por ndryshimi duhet të sjellë ribashkimin e shqiptarëve dhe të trojeve të tyre etnike në një komb dhe një shtet, me emrin Shqipëri.
Le të mbesin synimet e sllaveve vetëm ëndrra dhe një e kaluar pashallëqesh , krajlash dhe terrorist ma barabar që dëshmon historia. Sllavët le të kujtohen persë keqi nga shqiptaret dhe nga Bota.

Filed Under: Opinion Tagged With: asllan dibrani, copetimi 1913, Europa, shqiperia

“Shqiptarët i shpëtuan moralin Evropës”- Johanna Neumann

May 20, 2014 by dgreca

Prof.dr. Eshref Ymeri/
Para pak ditësh dhe pikërisht më 14 maj, lexova në internet shkrimin mjaft interesant të publicistes së talentuar, zonjës Elida Buçpapaj, me titull:
“Takim me zonjën Johanna Neumann, e cila i tregoi botës se moralin e Evropës e shpëtuan shqiptarët”.
Në atë shkrim fort prekës dhe me një domethënie mjaft të thellë, flitet për zonjën 84-vjeçare Johanna Neumann, e cila mundi të shpëtonte nga zhdukja fizike e nazizmit gjerman, falë humanizmit dhe besës proverbiale të popullit shqiptar.
Shkrimi i zonjës Elida më la shumë mbresa dhe më bëri të përsias gjatë me veten time. Para se të filloja t’i hedhja në faqet e kompjuterit përsiatjet e mia, mendova se titullit të shkrimit të zonjës Elida mund t’i shkonte shumë mirë edhe nëntitulli: “Në gjurmët e një të vërtete të braktisur nga Tirana zyrtare”.
Qëndrimi aq fisnik, aq i besës, aq burrëror i popullit shqiptar ndaj hebrenjve në vitet e luftës së Dytë Botërore, kur, as edhe në një rast të vetëm, askush prej tyre nuk ra në duart e nazistëve gjermanë, dëshmon për kodin moral të shqiptarëve që nuk mund të krahasohet me kodin moral të asnjë populli tjetër evropian.
Por ky qëndrim kaq i madhërishëm i popullit shqiptar ndaj hebrenjëve, i cili u bë për ta mburojë e sigurt përballë egërsisë naziste për zhdukjen e tyre, u shoqërua me heshtjen paradoksale gati gjysmëshekullore të Tiranës zyrtare, e cila, me të drejtë, kishte se çfarë t’i tregonte jo vetëm Evropës, por edhe botës mbarë se çfarë aktesh heroike kishin kryer shqiptarët e thjeshtë për të shpëtuar jetën e hebrenjve Kjo e vërtetë, po ashtu, duhej të ishte dokumentuar me rrëfime të familjeve që i strehuan hebrenjtë, familje këto që vunë veten në rrezik, vetëm e vetëm që asnjë hebre të mos binte pre e mizorisë naziste. Këto rrëfime, të dokumentuara edhe me pohimet e vetë hebrenjve që asokohe ishin strehuar në Shqipëri, pas mbarimit të luftës, duhej t’u bëheshin të njohura të gjitha institucioneve ndërkombëtare, deri edhe në Këshillin e Sigurimit dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në mënyrë që bota ta mësonte se ç’vlera të larta morale e karakterizojnë kombin shqiptar, se ç’dimensione befasuese përfton instituti i besës në formimin psikologjik të kombit shqiptar.
Në periudhën e sundimit komunist në vendin tonë, Izraeli, si një shtet që gëzonte përkrahjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, vlerësohej si shtet armik i Shqipërisë. Prandaj edhe heroizmit të pazakontë që manifestuan familjet e thjeshta shqiptare për t’i strehuar hebrenjtë në vende të sigurta, komunizmi enverian i vuri përsipër një gur të rëndë. Kjo ishte edhe arsyeja që temës së heroizmit të popullit tonë në mbrojtje të tyre, nuk iu kushtua asnjë fletëpalosje, asnjë album, asnjë libër artistik, asnjë pikturë, nuk u xhirua një film artistik për be, nuk u përgatit asnjë libër i posaçëm me mbresa dhe me kujtime të vetë hebrenjve dhe të familjeve që sakrifikuan veten e tyre për t’i shpëtuar nga barbaria gjermane, libër që të përkthehej edhe në gjuhë të huaja dhe të shpërndahej në mbarë Evropën dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Në bibliotekën e tim biri, Plarentit, në Santa Barbara (Kaliforni) gjeta albumin interesant, për të cilin bën fjalë zonja Elida, të botuar në gjuhën angleze. Albumi titullohet: “BESA. Myslims who saved jews in World War II” (BESA. Myslimanë që shpëtuan hebrenj në Luftën e Dytë Botërore). Syracuse Unicersity Press. New York 2008”. Autor i këtij albumi mbresëlënës është hebreoamerikani Norman H. Gershman, me profesion fotograf. Punimet e tij në artin e fotografisë janë paraqitur në mjaft muze në mbarë botën. Fotografitë e tij kanë qenë të ekspozuara në Izrael dhe në Organizatën e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork. Fotografitë që ai ka bërë në Kosovë dhe në Shqipëri, kanë shërbyer si subjekt për përgatitjen e një dokumentari me titull “God’s House” (Shtëpia e Zotit).
Nga ky album, që autori edhe në anglisht titullin ia ka lënë “BESA”, me qëllim që të nxjerr në pah faktin se hebrenjtë shpëtuan nga vdekja për forcë të institutit të besës që karakterizon shqiptarët, mësova se kanë qenë 58 familje shqiptare që kanë pas strehuar hebrenj gjatë viteve të Luftës së Dytë Botërore. Mes atyre familjeve të nderuara dhe të respektuara, ishte edhe familja e Abaz dhe Zade Sinanit nga Lushnja, prindërit e të njohurve të mij të vjetër, Agim Dhe Petri Sinani. Në album, në faqen 81, ishte botuar fotografia e zotit Agim Sinani, të cilin autori e kishte nxjerr në një pozicion të tillë, ku ai mbante në dorë fotografinë e të atit, të vendosur pranë zemrës.
Këtë album duhej ta kishin përgatitur me kohë e me vakt autoritetet komuniste shqiptare. Por ato, për fatin e keq të mbarë kombit shqiptar, mendjen e kishin te miqësia e pamoralshme me sllavizmin, te lufta e egër e klasave, te shtypja e lirive dhe e të drejtave më elementare të njeriut, te varfërimi kriminal i popullit shqiptar, i cili në vitet ’80 të shekullit të kaluar mori përmasa katastrofike, dhe te forcimi i pushtetit të tyre diktatorial.

Tiranë, 20 maj 2014

Filed Under: ESSE Tagged With: Elida Buçpapaj, Europa, Johanna Neumann, shqiptaret

Europa nuk po na do nëse nuk i kthehemi rrënjeve tona historike

February 28, 2014 by dgreca

Nga Fahri Xharra/

Është e vështirë të ndërrohet historia,por ajo duhet të ndërrohet. Ne ? Jo ,por të tjerët se neve na ka kapur gjumi dhe letargjia e arushave ende po vazhdon.Vazhdon ajo vazhdon,ne po i ndihmojmë se çke me te! Një popull pa pike mëshira ndaj vetvetës dhe të shkuarës së vet.Kemi ne çakalla , ato të mullirit me ujë, të mullinjëve tanë ,në të cilin i bluanim drethërat gjatë historisë .Çakallat janë simbolikë e atyre që bëjnë zhurmë vazhdimisht,por ato e luejnë rolin e tyre në mekanikën historike të bluarjes. “Çakallat” e sotme janë ato që në kohën sotit na tregojnë gjëra dhe përralla në hapsirë, përralla që më nuk i bluan koka e një të civilizuari të Europës apo Amerikës. Ata po shkojnë në Mars , e neve vetëmse na kanë treguar që si pjestarë të një komuniteti të prapambetur as që guxojmë të mendojmë në ndonjë udhëtim të tillë. Por  t i këthehemi historisë që i takojmë se nëse ate nuk e dokumentojmë vet ,bota  e civilizuar nuk na pranon në mesin e saj.Po na japin shenja,po na sinjalizojnë sa e sa here që duhet të përgatitemi për diçka që nuk na ka ëndja e as që na kishte shkuar mendja.

“Mendohej që Grekët në ishujt e Kroacisë së sotme (Ilirisë së dikurshme fxh) vendosnin për të gjitha ndodhitë politike dhe ato ekonomika. Por artefaktet e gjetura rishtas na informojnë për një bashkësi të forte ilirike e cila e kishte rolin dhe ndikimin vendimtar në ato anë.(shkruan gazeta “Slobodna Dalmacija” e datës23.02.14 Na Korčuli pronađeni iznenađujući artefakti: Iliri su Grcima bili superiorni) Të premtën ,arkeologët dr.sc.Dinko Radiç dhe  dr.Igor Borziç në afërsi të një qendreje protohistorike në vendin Kopila në afërsi të Blatës në ishullin Korqulla në Kroaci kanë zbuluar gjëra me vlerë në një varrezë,të cilat  mund të ndërrojnë historinë. Aty janë gjetur disa dhjetëra enë greke , të cilat kryesisht lidhen me një kult specifik  ilir  në të cilin  nënkuptohet pirja e verës. Në të njejtin vend janë gjetur edhe një sasi e madhe e eshtrave të njerëzve, si dhe  një zbukukurim prej bronze nga shekujt 1 ose para K.
Ky zbulim e ka rëndësinë e tij të veçantë , se edhe pse  janë gjetur enë greke fjala është për diçka që nuk ka kurrëfarë lidhje me grekët. Ne jemi mësuar të lexojmë se pas çdo zbulimi flitej për tashëgiminë greke. Kroatët po e dëshmojnë të kundërten. Po ne ? Ne nuk kemi kohë të mirremi me vetvetën , duhet të spjegojmë  se sa të rinj jemi në këto anë. Duhet me sjelljet tona ,veshjen tonë të argumentojmë se po sa kemi ardhur . Ashtu po e lyp shefi.

Çka  është e rëndësishme për ne historia, e kaluara dhe e shkuara e jonë? Ende jemi në mëdyshje se a më mire të jemi të vjetër në këto anë apo të posa ardhur ? Përgjegjen mund ta gjejmë shumë lehtë , vetëm me një klik në mendjen tonë: Pse i tërë ky ngulm i historiografëve serbë ,grek dhe rus për paraqitjen tone karshi botës se nuk jemi të vjetër në këto  anë. Kur nuk je popull i vjetër  nuk ke traditë, nuk di me udhëheqë vetveten, nuk je i denj për një shoqëri më të civilizuar. E kuptuam? Më vjen shumë keq  për atë që lexova se çka tha Shtefan Fyle.Nuk e dini , apo nuk po  besoni se diçka po përgaditet. Keq , shumë keq .Fyle Shqipërisë: Nuk e arritët BE-në, futuni nën Serbi?! (26.02.2014)  “Stefan Fyle provokon Shqipërinë, kërkon futjen e saj nën Jugosllavinë e Re të udhëhequr nga ana e Serbisë! “.  Fantazma e ish-Jugosllavisë së Sllobodan Millosheviçit, vijon të serviret në forma dhe trajta të kamufluara si rrugëzgjidhje për bashkëpunimin dhe stabilitetin në rajon. Ende pa u mbyllur plagët e shpërbërjes së Jugosllavisë famëkeqe, disa zyrtarë të Brukselit vijojnë t’i fryjnë rikthimit të Jugosllavisë së re me qendër në Serbi. Pasi humbi luftën me shqiptarët dhe SHBA për Kosovën, Serbia ka hequr dorë nga masakrat dhe genocidet, ndërsa po kërkon forma të tjera diplomatike dhe dhelpërake për të rikthyer perandorinë serbe në Ballkan. Edhe pse Kroacia, Kosova dhe Shqipëria i kanë thënë “jo” krijimit të Jugosllavisë së re me në qendër në Serbi, çuditërisht disa zyrtarë të Brukselit, ndoshta me naivitet, ndoshta me djallëzi, vijojnë t’i bëjnë fresk këtij projekti provokues dhe poshtërues. Bëhet fjalë për Komisionerin për Zgjerim, Stefan Fyle, i cili mbështet idenë e krijimit të Jugosllavisë së re, i cili parashikon që Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Bonje Hercegovina dhe Kroacia të jenë satelitë të Serbisë, për të zgjeruar influencën e Rusisë në Ballkan. Pasi Brukseli i refuzoi Shqipërisë statusin për të katërtën herë radhazi, duke shënuar një rast të paprecedentë në historinë e zgjerimit të Bashkimit Evropian, Fyle ofron si mundësi anëtarësimin në Serbinë e Madhe me në qendër në Beograd. Në vend të aspiratave për t’u bërë pjesë e familjes së madhe evropiane, Fyle i mëshon idesë së Jugosllavisë së re.

Nuk është pra e re! Ku jemi  ne ?

Fahri Xharra,26.02.14,Prishtinë

Filed Under: Analiza Tagged With: Europa, Fahri Xharra, Historike, rrenjet tona

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3

Artikujt e fundit

  • Vulgu dhe intelektualët
  • Një ikje e parakohshme kolegu
  • Telenovela Broja Vazhdon
  • “Në shërbim të gjuhës dhe shkollës shqipe”
  • Kolë Bojaxhiu, në ditëvdekjen e tij …
  • KOSOVA, DRIDHMA MUZIKE E LUFTE
  • LE MATIN (1914) / INTERVISTA ME TURHAN PASHËN DHE FILIP NOGËN PAS KËSHILLIT TË MINISTRAVE NË LIDHJE ME KRYENGRITJEN KUNDËR PRINC VIDIT
  • Dom Ndre Zadeja, pézmi i Zija Vukës dhe Pader Anton Harapi… pa varr
  • Shqiptarët e Amerikës në lot e dhimbje përcollën në banesën e përjetshme Ornela Shehin dhe Florind Belliun
  • Havzi Nela, 34 vjet pas varjes në litar të poetit të fundit antikomunist në Evropë
  • GJEKË MARINAJ, POETI ERUDIT MALËSOR SHQIPTARO – AMERIKAN PO PUSHTON BOTËN ME POEZINË E TIJ
  • DY DIJETARE POETE NE SHERBIM TE KOMBIT, AT BERNARDIN PALAJ  – AT DONAT KURTI
  • KOSOVA DHE VENDET E BE-së QË S’E KANË NJOHUR ATË
  • 1913 / KUR GAZETA FRANCEZE BOTONTE NJË FOTOGRAFI TË RRALLË TË ANËTARËVE KRYESORË TË KONGRESIT SHQIPTAR TË TRIESTES
  • Kur Djemtë e Skelës u përleshën me “Vullnetarët e Enverit”

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari Albin Kurti alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fadil Lushi Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT