• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqipëria dhe përfitimet nga projekti TAP

January 26, 2016 by dgreca

Qeveria shqiptare do të pajtojë një tjetër kompani konsulence, këtë herë për të bërë krahasimin mes përfitimeve që merr shteti shqiptar nga marrëveshja e nënshkruar me konsorciumin TAP, me përfitimet që rrjedhin nga e njëjta marrëveshje për shtetin grek, në proporcion me investimin në secilin shtet. Në marrëveshjen e nënshkruar në vitin 2013, ekziston një klauzolë që i jep të drejtën shtetit shqiptar që e ka nënshkruar marrëveshjen me TAP para Greqisë, të kërkojë shtimin e përfitimeve që prekin komunitetin ku kalon gazsjellësi, në rast se konstaton se nga marrëveshja e nënshkruar më vonë, Greqia përfiton më shumë.  Këtu bëhet fjalë për punësim, infrastrukturë, ndërtimin e rrugëve dhe urave apo projekte të tjera për komunitetin. Por duket se në mungesë të kapaciteteve për të bërë vetë këtë vlerësim, qeveria ka nisur procedurat për të pajtuar një kompani që do ti ofrojë asaj asistencë financiare dhe juridike për të maksimizuar përfitimet e brendshme. Gazsjellësi TAP përshkon në Shqipëri një gjurmë prej rreth 211 km, duke nisur nga Bilishti, në zonën e Korcës, për të dalë më pas në det në Seman të Fierit. Gërmimet e para nisën në muajin korrik të vitit të shkuar në Corovodë, me ndërtimin e rrugëve të aksesit dhe urave dhe pritet të përfundojnë në qershor. Vlera e përafërt e investimit në këtë fazë të parë do të jetë rreth 60 mln euro. Përgjatë të gjithë gjurmës së gazsjellësit është parashikuar ndërtimi i rreth 100 km rrugë, rehabilitimi i 42 urave ekzistuese dhe ndërtimi i 3 urave të reja.

Filed Under: Ekonomi Tagged With: nga projekti TAP, Shqipëria dhe përfitimet

Artikujt e fundit

  • NJË YLL SHNDRITËS NË YLLËSINË E KOLOSËVE BOTËRORË…
  • VOTA E VJEDHUR E KTHYER NË ART…
  • Shkollimi i femrës shqiptare në vitet 1913–1939: përpjekje, pengesa dhe arritje
  • Shqiptarët e Maqedonisë së Veriut nga “Fronti Europian në Frontin Kombëtar”. Çfarë mund të fshihet pas këtijë slogani?
  • Martin Camaj: “Unë jam i jueji e ju jeni të mijt…”
  • 34 vjet nga vizita e Baker. 500 mijë në shesh, tapet të kuq, makinën e ngritën në krah dhe në miting asnjë flamur shqiptar
  • Thank you Congressman George Latimer…
  • “Tre dritare dhe një varje” shpallet filmi fitues i edicionit të dytë të Festivalit të Filmit Shqiptar “Fan S. Noli” në Boston!
  • Festivali Shqiptar në Michigan
  • VATRA Boston mikpret Luan Ramën në një takim për kulturën dhe çështjet kombëtare
  • VOTA E GJAKUT …
  • “Çekani i mesnatës”, Sekretari i Mbrojtjes Pete Hegseth mbi operacionin e SHBA në Iran
  • “Parada Shqiptare 2025” – Shqiptarët e Amerikës u mikpriten në “shtëpinë” e kryetarit të Bashkisë së New York-ut Eric Adams
  • Shqiptarët e Amerikës, krenari kombëtare
  • Presidenti Trump i flet kombit – SHBA-të godasin 3 baza iraniane të programit bërthamor

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT