• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Kosovë- Mirëpritet miratimi i Ligjit për Gjuhët në Maqedoni

January 11, 2018 by dgreca

Treshja

Kosovë- Mirëpritet miratimi i Ligjit për Gjuhët në Maqedoni/

-Presidenti Thaçi: Shqipja gjuhë zyrtare në Maqedoni, një e arritur e lartë demokratike/

-Kryeministri Haradinaj: Miratimi i Ligjit për Gjuhët në Maqedoni, lajm i gëzueshëm për gjithë shqiptarët/

-Kryeparlamentari Veseli: Përgëzoj Kuvendin e Maqedonisë dhe gjithë bashkëkombasit tanë/

PRISHTINË, 11 Janar 2018-Gazeta DIELLI/

Miratimi i ligjit për përdorimin e gjuhës shqipe si gjuhë zyrtare nga Parlamenti i Maqedonisë është një e arritur e lartë demokratike për këtë shtet fqinj, që ndër të parët njohu pavarësinë e Kosovës, deklaroi sot Presidenti Kosovar, Hashim Thaçi.“Rritja e të drejtave politike të shqiptarëve në Maqedoni garanton edhe më shumë unitetin qytetar dhe etnik të republikës fqinje.
Përgëzojmë qytetarët shqiptarë për këtë të arritur politike, administrative dhe kulturore”, thekson Thaçi në ‘facebook’.

Presidenti i Kosovës vlerëson  se miratimimi i këtij ligji është një hap i rëndësishëm i zbatimit të Marreveshjes së Ohrit dhe forcon edhe më shumë bashkëjetesën dhe perspektiven evropiane të Maqedonisë.

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka mirëpritur lajmin për Miratimin e Ligjit për përdorimin e Gjuhës Shqipe nga Kuvendi i Maqedonisë.

Miratimi i këtij ligji, i jep gjuhës shqipe hapësirë më të madhe përdorimi, në të gjitha institucionet e këtij vendi. “Miratimi i Ligjit për Përdorimin e Gjuhës Shqipe nga Kuvendi i Maqedonisë është lajm i gëzueshëm dhe arritje e madhe për të gjithë shqiptarët. Njëkohësisht, është hap i rëndësishëm për tërë rajonin dhe të ardhmen euroatlantike. Ndërtimi i harmonisë ndëretnike promovon paqe dhe stabilitet rajonal. Maqedonia sot e ka konfirmuar vullnetin dhe gatishmërinë për ndërtimin e një të ardhme të ndritur për të gjithë”, ka thënë kryeministri Haradinaj në deklaratën e dërguar nga Kryeministria.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka shkruar në ‘facebook’: Përgëzoj Kuvendin e Maqedonisë dhe gjithë bashkëkombasit tanë për votimin e ligjit për gjuhën shqipe. Ky është një hap i rëndësishëm në përmbushjen e të drejtave legjitime të popullit shqiptar në Maqedoni dhe do t’i kontribuojë forcimit të demokracisë, barazisë dhe harmonisë etnike në këtë shtet. Po ashtu, kalimi i këtij ligji përbën një arritje të madhe në realizimin e plotë të detyrimeve që rrjedhin nga Marrëveshja e Ohrit dhe nga standardet e kërkuara në kuadër të integrimit evropian./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Haradinaj, Mirëpritet miratimi i Ligjit, ne Maqedoni, për Gjuhët, Thaci, Veseli

KOSOVË-KUVENDI PARA KONSTITUIMIT, NESËR NIS REGJISTRIMI I DEPUTETËVE

July 25, 2017 by dgreca

-Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit zgjidhen me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit, me minimumin 61 vota pro/

1 Kuvendi VeseliPRISHTINË, 25 Korrik 2017-Gazeta DIELLI/ Kryesia e Kuvendit të Republikës së Kosovës, e kryesuar nga Kadri Veseli, kryetar, në mbledhjen e mbajtur sot, së bashku me përfaqësuesit e partive parlamentare, ka diskutuar lidhur me përgatitjet për seancën konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës të Legjislaturës VI, të përcaktuar për datën 3 gusht 2017, në orën 10:00.

Në mbledhje u vendos që regjistrimi i deputetëve të bëhet në 26, 27 dhe 28 korrik 2017. Regjistrimi bëhet në hollin e Kuvendit të Kosovës, duke nisur nesër në orën 10:00.

Kryesia e Kuvendit njëzëri u përcaktua për ndarjen e ulëseve në sallën e mbledhjeve plenare. Grupi i më i madh parlamentar, PAN (Partia Demokratike e Kosovës, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, Nisma për Kosovën), me 39 deputetë, do të ulet në qendër. Në krahun e djathtë të kryesuesit të seancës, do të ulet grupi parlamentar i Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa në anën e majtë të tij, do të ulen deputetët e grupit parlamentar LAA (Lidhja Demokratike e Kosovës, Aleanca Kosova e Re, Alternativa). Seanca konstituive e Kuvendit, deri në zgjedhjen e kryetarit dhe të nënkryetarëve të Kuvendit, do të kryesohet nga deputeti më i vjetër, i ndihmuar nga deputeti më i ri, sipas moshës. Sipas rendit të ditës të përcaktuar nga Kryesia, në seancën konstituive të 3 gushtit fillimisht do të formohet Komisioni i përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve, më pas do të bëhet betimi i deputetëve dhe zgjedhja e kryetarit dhe pesë nënkryetarëve të Kuvendit. Kryetari i Kuvendit propozohet nga grupi më i madh parlamentar. Më pas, procedohet me zgjedhjen e pesë nënkryetarëve, tre prej të cilëve propozohen nga tre grupet më të mëdha parlamentare, ndërsa dy të tjerët – një nga deputetët që mbajnë vende të garantuara për komunitetin serb dhe një nga deputetët që mbajnë vende të garantuara për komunitetet e tjera, që nuk janë shumicë.

Kryetari dhe nënkryetarët e Kuvendit zgjedhen me shumicën e votave të deputetëve të Kuvendit, me minimumin 61 vota pro./b.j/

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, Konstituimi, kosova, Kuvendi, Veseli

VESELI:Diplomatin amerikan Hoyt Yee së shpejti në Kosovë

April 21, 2017 by dgreca

-Diplomatin amerikan Hoyt Yee e konfirmoi se do të rikthehet shumë shpejt për një vizitë në Kosovë/

-Veseli bisedë telefonike me Hoyt Yee: Pajtohen se është koha për vendime të mëdha/

PRISHTINË, 21 Prill 2017-Gazeta DIELLI/ Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka zhvilluar një bisedë telefonike me Zëvendës/Ndihmës Sekretarin e SHBA-së, Hoyt Brian Yee, ku kanë diskutuar për zhvillimet politike në Kosovë dhe bashkëpunimin mes Kosovës dhe SHBA-së.Njoftimi dërguar nga Kuvendi i Kosovës thekson se, diplomati amerikan Hoyt Yee e përgëzoi Veselin për lidershipin e treguar në vendimmarrje, me theks të veçantë e vlerësoi partneritetin që FSK të shndërrohet në ushtri në koordinim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.Gjatë bisedës me diplomatin amerikan, Kryetari Veseli u shpreh se institucionet e Kosovës duhet të marrin vendime të mëdha, sepse, në të kundërtën, ato e humbin kuptimin.Në këtë drejtim, ata u pajtuan që Demarkacioni të procedohet nga Qeveria për miratim në Kuvend javën tjetër.Veseli dhe diplomati amerikan Hoyt Yee kanë biseduar edhe për reformat në drejtësi, të cilat duhet të vazhdojnë dhe të gjitha institucionet duhet të angazhohen që reforma në drejtësi të jetë një sukses.

Kryetari Veseli e ka falënderuar diplomatin Hoyt Yee për mbështetjen e vazhdueshme amerikane për Kosovën, ndërsa e ka ftuar atë për një vizitë tjetër në Kosovë.Diplomatin amerikan Hoyt Yee e konfirmoi se do të rikthehet shumë shpejt për një vizitë në Kosovë./b.j/

Filed Under: Komente Tagged With: Diplomatin amerikan Hoyt Yee, ne Kosove, së shpejti, Veseli

Avancim i statusit të shqiptarëve në Malin e Zi

April 4, 2017 by dgreca

-Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, në takim ambasadorin Ferhat Dinosha, përshëndet avancimin e statusit të shqiptarëve në Malin e Zi/

2 Dinosha-Ambasadori Dinosha: Krijimi i Komunës së Tuzit dhe zgjerimi i përdorimit të gjuhës shqipe edhe në komuna të tjera, shtojnë peshën e shqiptarëve në Mal të Zi dhe avancojnë statusin e tyre në këtë shtet/

PRISHTINË, 4 Prill 2017-Gazeta DIELLI-B.Jashari/Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në takim ambasadorin e Malit të Zi në Kosovë, Ferhat Dinosha, me të cilin ka diskutuar për raportet midis dy vendeve dhe, me theks të veçantë, për avancimin e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, si dhe të komunitetit malazez në Kosovë, në anën tjetër.

Kryeparlamentari Veseli i ka cilësuar arritje të mëdha për shqiptarët në Mal të Zi dy vendimet e fundit të shtetit malazez, atë për themelimin e Komunës më shumicë shqiptare të Tuzit, si dhe miratimin e vendimit i cili parasheh zyrtarizmin e gjuhës shqipe në komunat në të cilat shqiptarët përbëjnë mbi pesë për qind të popullsisë.

Po ashtu, kreu i Kuvendit të Kosovës e vlerësoi të një rëndësie të veçantë ratifikimin nga ana e Senatit amerikan të traktatit për anëtarësimin e Malit të Zi në NATO, duke e konsideruar këtë vendim një hap të rëndësishëm për stabilitetin dhe paqen në Ballkan.

Veseli bëri të ditur se Kosova do ta fusë me rishikim të buxhetit asfaltimin e rrugës Deçan – Plavë, ndërsa kërkoi që Mali i Zi ta përfundojë pjesën e vet të kësaj rruge. Kreu i legjislativit kërkoi po ashtu, heqjen e tarifës së sigurimit të automjeteve prej 15 eurosh për qytetarët e Kosovës që udhëtojnë drejt Malit të Zi.

Ambasadori Dinosha, nga ana e tij, theksoi përkushtimin e shtetit malazez për thellimin e bashkëpunimit midis dy vendeve, në frymën e bashkëpunimit e të miqësisë. Ai tha se krijimi i Komunës së Tuzit dhe zgjerimi i përdorimit të gjuhës shqipe edhe në komuna të tjera, shtojnë peshën e shqiptarëve në Mal të Zi dhe avancojnë statusin e tyre në këtë shtet.

Mali i Zi ishte shteti i 48-të që  njohu Kosovën në 9 tetor të vitit historik 2008 të shpalljes së pavarësisë.

Filed Under: Rajon Tagged With: Dinosha, Mali i Zi, shqiptaret, Veseli

Kosova avancon hapësirat e të drejtave dhe lirive për bashkësitë fetare me ligji të ri

March 12, 2017 by dgreca

– Veseli: Nuk do të lejojmë që ndjenjat e sinqerta të besimtarëve tanë të abuzohen dhe manipulohen-/

1 Veseli flet ok1 Myftiu Ternava1 Veseli flet

PRISHTINË, 12 Mars 2017-Gazeta DIELLI/ Në Kuvendin e Kosovës aktualisht është në procedim ligji i ri për bashkësitë fetare në Kosovë, nëpërmjet të cilit do të avancohet hapësira e të drejtave dhe lirive të këtyre bashkësive, tha sot kryeparlamentari Kadri Veseli.Kryetari i Kuvendit në një konferencë shkencore të organizuar në Prishtinë, nga Bashkësia Islame e Kosovës, foli për tolerancën dhe bashkëjetesën fetare në Ballkan dhe në veçanti në Kosovë, si një vlerë tashmë e brumosur te qytetarët e saj.Kryeparlamentari Veseli tha se fjala tolerancë është fjalë e varfër për ta përshkruar tërë begatinë e raporteve paqësore dhe mirëkuptuese që tradicionalisht janë zhvilluar në mes komuniteteve fetare brenda kombit tonë.Ai tha se kjo begati vlerash sot qëndron e normuar, jo vetëm në parimet e Kushtetutës së Republikës së Kosovës, por edhe në kulturën dhe mentalitetin e qytetarëve tanë të të gjitha besimeve.“Ne kemi qenë, jemi dhe do të mbesim pëgjithmonë vend i rrënjosur në vlerat e identitetit evropian. Ky është vizioni i palëkundur i shtetit tonë, i popullit tonë dhe komuniteteve tona fetare. Ne jemi komb shqiptar me vlera historike dhe rrënjë evropiane, por që jetojmë në disa shtete dhe kemi disa besime religjioze, për çka jemi krenarë pasi jemi shembull i tolerancës ndërfetare”, theksoi kryeparlamentari Veseli.Ai shtoi se muslimanët e Kosovës, bashkë me të gjithë besimtarët e feve të tjera, janë njësoj meritorë për ndërtimin dhe jetësimin e këtij vizioni evropian të Republikës së Kosovës.“Jam thellësisht i bindur se institucionet e Kosovës, bashkë me Bashkësinë Islame të Kosovës, nuk do të lejojmë që të deformohet dhe të devijohet ky fakt dhe ky përcaktim shpirtëror dhe gjeostrategjik i Republikës së Kosovës. Ashtu sikurse baballarët tanë dje, sot ne, nuk do të lejojmë që besimi ynë në Zotin, të shkëputet nga dashuria dhe repsekti për njeriun, e të keqpërdoret për qëllime johumane apo nxitje të urrejtjes e mosdurimit mes njerëzve që kanë përkatësi të ndryshme fetare. Feja islame është shumë e rëndësishme, prandaj, të gjithë ne, së bashku, nuk do ta lëmë atë në duart e injorantëve, fanatikëve dhe abuzuesve kushdoqofshin ata. Ne nuk do të lejojmë që ndjenjat e sinqerta të besimtarëve tanë të abuzohen dhe ëndërrat e të rinjëve tanë të manipulohen”, theksoi kryeparlamentari Veseli, duke shtuar se Republika e Kosovës garanton standardet më të larta të mbrojtjes së lirive fetare.Në Kuvendin e Kosovës në axhendën e disa seancave ishte edhe votimi i Projektligjit përndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Lirinë Fetare në Kosovë, por nuk mund të kalojnte  derisa vazhdon “ngrirja” e pjesëmarrjes në Kuvend e grupit parlamentar prej 11 deputetësh të Listës Serbe, pasi duhen edhe më shumë se gjysma e votave të deputetëve të komuniteteve pakicë – së paku 11 nga gjithësej 20 në parlamantin me 120 anëtarë./b.j/

 

Filed Under: Kronike Tagged With: Behlul Jashari, kosova, Ligj i ri, Lirite fetare, Veseli

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • …
  • 9
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Shqipëtarët me besim të pakufishëm se Amerika se do të jetë miku ynë i përjetshëm
  • Eugene Pittard dhe kontributi i tij nё zbulimin e periudhёs sё Neolitit (7000-4500 p.Kr) nё Shqipёri
  • Argjentina një ëndërr e jetuar
  • “Kisha mesjetare e Shën Aleksandrit në Bokion (Pruell-Spiten): Historia dhe arkitektura”
  • 4 Korriku – Meteor i Demokracisë Botërore dhe Dritë Udhërrëfyese për Lirinë e Popujve
  • FEDERATA VATRA: AMERIKË, GËZUAR 4 KORRIKUN, 249 VJETORIN E PAVARËSISË
  • 10 arsye përse ne shqiptarët duhet të duam SHBA-në pa kushte
  • Jehona e Deklaratës së 4 Korrikut të vitit 1776 në SHBA dhe Shqipëria
  • Sotir Kolea, 4 shtator 1872 – 3 korrik 1945
  • Bajroni dhe dy këngë të Folklorit Shqiptar
  • Aty, ku fjala, kënga, vallja, lutjet, gëzimi e hidhërimi bëheshin vetëm shqip!
  • 7 Fakte Tronditëse Ujë me Akull ose me Temperaturë dhome
  • SHKOLLA VERORE SHQIPE NE KROACI, SELCE 2025
  • Drejtori Ekzekutiv i Institutit të Krimeve të Kryera gjatë Luftës në Kosovë Dr. Atdhe Hetemi priti në takim Dr. Elmi Berishën, kryetarin e Federatës Pan-Shqiptare të Amerikës, VATRA
  • Mësuesit e Shkollës Shqipe në Bavari

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT