• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiptarët në Michigan mbështesin kandidatët republikane për U.S. Senat Mr. Mike Rogers dhe për House of Representative Mr. Mike Bouchard

October 11, 2026 by s p

Dr. Dritan Demiraj,

Michigan, SHBA 🇺🇸/

Diten e sotme pasdite zhvilluam një takim të veçantë me komunitetin e mrekullueshem shqiptaro-amerikan në Michigan!

Sot gjate takimit me kandidatin e Partise Republikane për U.S. Senat Mr. Mike Rogers dhe kandidatin e Partisë Republikane për House of Representative Mr. Mike Bouchard ju shpreha mbështetjen e komunitetit tonë për zgjedhjet e 3 Nëntorit.

Nderkohe gjate fjales time analizova situaten e tmerrshme politike ne Shqiperi ku populli prej 133 ditesh eshte ne shesh dhe kerkon largimin e panegocueshem te KM me të korruptuar ne historine e Shqiperise.

Takimi u zhvillua ne nje atmosfere miqesore ku te dy kandidatet u shprehen shume qarte per mbeshtetjen e çeshtjeve qe shqetesojne komunitetin tone.

Ndërkohë ky takim ishte një tjeter mundësi e mirë për të shkëmbyer mendime dhe për të vlerësuar rolin dhe kontributin e komunitetit shqiptaro amerikan në jetën shoqërore dhe politike të Shteteve të Bashkuara.

Shqiptarët e Amerikës janë një urë e rëndësishme miqësie mes dy kombeve tona. Për mua është gjithmonë kënaqësi të jem pjesë e takimeve që forcojnë lidhjet dhe përfaqësimin e komunitetit tonë dhe te jem një zë i forte per çështjet qe shkaterrojne te ardhmen e vendit.

Ndjej një krenari te madhe që kam luftuar per Kombin Shqiptar dhe gjithashtu edhe per kontributin e madh ne luften globale kunder terrorizmit me ushtrine me te forte te globit por edhe si shtetas amerikan 🇺🇸.

Filed Under: Komunitet

ZOJA JONË E KËSHILLIT TË MIRË

October 10, 2026 by s p

Fotaq Andrea 

Permbledhje shkrimesh

Të shkruash për Zojën e Këshillit të Mirë të Shkodrës, cilësuar “Virgjëresha e shenjtë shqiptare”, shpallur Mbrojtëse dhe Pajtore Qiellore e mbarë Shqipërisë, nuk ka se si të mos sjellësh ndër mend vargjet monumentale me tingëllesë hyjnore të Gjergj Fishtës, kryepoetit të Gegërisë :

“Të falemi, o Mri! Virgjina e dlir’, / O nana e bukur e K’shillit t’Mir; Ty ndim të kena në kët’ shkreti: / të falemi, o Mri, të falemi, o Mri./ Të falemi Virgjin’ Nana e Tënzot, / Ndihma e kshtenimit me hire plot;/ T’bin në mend se Zoja e Shkodrës je: / Lutu për ne, lutu për ne! / Lutu, po, e derdhi hiret e m’dhaja / Si n’kohët e moçme n’kishë te Kalaja, / Ku t’lutej Shkodra plot me dobi;/ Të falemi, o Mri, të falemi, Mri! / Lutu, se Shqiptarët, o Zojë, të tanë, / Te Ti e çojnë zanin në Gjenacanë:/ M’shir’ për ne thona m’shir’ për Shqypni! / Të falemi, o Mri, të falemi, o Mri”! 

Është një lutje e dalë nga shpirti për ndihmë amnore, për dritë e shpresë, me shkëlqimin dhe forcën e fjalës shqipe në gegërishte të pazëvëndësueshme, është një psalm me energji sa të përshpirtshme, aq edhe poetike e patriotike nën penën homerike të At Gjergj Fishtës, një himn, murmurimë lutjeje e kulluar për shpëtim shpirtëror dhe bekim të përjetë.

Shihni me vëmendje imazhin e Shën Mërisë shqiptare, Zojës së Këshillit të Mirë, ngulini sytë mbi sytë e saj përgjysmë mbyllur, me vështrim të ulur, përulur, dhe do shihni në to gjithë forcën patetike që ajo mbart në vetvete, tek ngjall te kundruesi një ndjenjë të fuqishme dashurie, po se po, por edhe një ndjesi dhimbjeje, vuajtjeje, trishtimi, njëfarë mëshire për ta falë atë tjetrin, mëkatarin e përjetshëm.    

Duke hulumtuar mes autorëve të huaj që kanë shkruar për figurën e Zojës të Këshillit të Mirë, Virgjinës Mari, e cila mban në krahë fëmijën Jezus, stilizuar artistikisht në mënyrë aq origjinale me krerët pa flokë, na ra në sy historiku i veçantë që i bën kësaj figure autori Attilio Galli në veprën e tij “Madre della Chiesa nei cinque continenti” (Edizioni Segno, 1996). Mbështetur tek studiuesi shqiptar Mikel Prenushi, A. Galli vë në dukje: 

“Në shekullin XV, turqit myslimanë pushtuan Shqipërinë duke iu kundërvënë besimit të krishterë. Gjergj Kastrioti Skënderbeu ia besonte veten e tij Zojës Sonë të Shkodrës dhe lutej para saj. Ai u bëri qëndresë pushtuesve për njëzet e pesë vjet me radhë dhe është mbiquajtur Atleti i Krishtit. Më 1467, Shkodra ra në duart e myslimanëve dhe shqiptarët duhej të zgjidhnin kësisoj ose të bëheshin skllevër ose të iknin në mërgim.

Një dashuri e dëlirë qiellore e Zojës së Shkodrës me të Birin Jezu Krisht.

Djali i Skënderbeut, Gjoni, shoqëroi atëherë të mërguarit gjatë kalimit të detit Adriatik. Pikërisht, në këtë kontekst, më 25 prill 1467, figura e Shën Marisë së Shkodrës, apo Nan’ e Këshillit të Mirë, u zhduk nga kisha dhe u rishfaq në kishën e Etërve agustinianë në Gjenacano pranë Romës, e cila në atë kohë ishte në ndërtim e sipër. Disa përmendin me këtë rast një mrekulli, por ka shumë të ngjarë që figura të jetë mbartur prej refugjatëve shqiptarë të krishterë, me qëllim që ikona e Virgjëreshës Mari t’i shoqëronte gjatë kohës së mërgimit. Më 1854, katolikët shqiptarë organizuan një procesion në Shkodër nën vështrimet e turqve, duke kënduar lavde për Gjithëfuqishmen e Shenjtë. Më 1895, peshkopët shqiptarë e shpallën Zojën Tonë të Këshillit të Mirë “Patrone të krejt Shqipërisë” dhe e festojnë më 25 prill.

Marrja nën patronazh nga ana e Zojës Sonë u ndie së tepërmi gjatë bombardimit të Shkodrës më 12 mars 1913: dëmtimet ishin shumë të pakta, çuditërisht të pakta, ndërkohë që 35 000 predha u lëshuan mbi qytet!

Më 1917, u rindërtua Kisha “Zoja Jonë e Këshillit të Mirë” në Shkodër, pikërisht atje ku më 1467 ndodhej figura e Zojës Sonë të Këshillit të Mirë para se të çohej në Gjanacano të Italisë. Më 11 shkurt 1943, Imzot Prenushi, duke parë komunizmin në portat e Shqipërisë përjetësoi kombin në zemër të Virgjëreshës Mari. Komunizmi vjen më 1945 me ateizmin më të pastër e më të ashpër. Më 1967, nën entuziazmin e revolucionit kulturor kinez, ata që i bënin ende qëndresë ateizmit, do të eliminoheshin nga diktatori Enver Hoxha, dhe kleri u torturua e pushkatua. Tempulli i Zojës Sonë të Këshillit të Mirë u rrafshua. Kishat e xhamitë u 

Zoja e Këshillit të Mirë në Kishën

që mban emrin e saj në Paris, tablo.

shndërruan në stalla apo depo. Por kjo fitore e komunizmit ateist ishte tepër  e përkohshme : ai ra më 4 nëntor 1990 dhe katolikët rindërtuan kishat e tyre. Gjon Pali II shkoi më 22 prill 1993 në tempullin Zoja Jonë e Këshillit të Mirë në Gjenacano para se të shkonte edhe në Shkodër më 25 prill 1993 për të bekuar gurin e parë të rindërtimit të tempullit të Zojës Sonë të Këshillit të Mirë, kishën “Zoja e Shkodrës”. Tërë shqiptarët ishin përkrah njëri-tjetrit, katolikët, ortodoksët e myslimanët, duke dhënë shembullin e një bashkëjeteje paqësore.”

Papa Gjon  Pali II duke u lutur përpara

“Zojës së Këshillit të Mirë” gjatë vizitës në Shqipëri,1993 .

Vlejnë të shënohen nga ky historik i bukur e konçiz i figurës së Zojës së Këshillit të Mirë disa momente kyçe e kuptimplota, dhe konkretisht:

Së pari, shohim, në mënyrë aq domethënëse, se vetë Skënderbeu, KryeHeroi Ynë, bie në gjunjë dhe falet para Zojës së Këshillit të Mirë. Lypset të hamendësojmë në kësi rasti se një tablo e dytë e kësaj Zoje të Shkodrës duhet të ketë qenë edhe në kishëzën brenda kalasë së Krujës ku falej KryeTrimi dhe familja e tij; 

Së dyti, nëse mërgimtarët shqiptarë e morën me vete në Itali portretin e Zojës shqiptare, kjo u bë jo vetëm që tabloja të mos lihej të binte në duar të turqve uzurpatorë, por edhe që ajo të vazhdonte t’u shërbente atyre si një shpëtim shpirtëror dhe si një simbol i fuqishëm i lidhjes së tyre me atdheun e lashtë;

Së treti, thuhet në këtë historik se vetë Gjoni II, djali i Skënderbeut, e shoqëroi largimin dhe shpëtimin e saj në dhé të huaj, një gjest tejet adhurues nëse vërtet ka ndodhur kësisoj para fatalitetit të pashmangshëm të pushtimit osman të Arbërisë. Një hipotezë e tillë vlen të studiohet  hollësisht duke pasur parasysh kushtet dhe rrethanat e kohës në prill të vitit 1467, sidomos qëndrimin hipokrit, me lojë të dyfishtë të Venedikut që mbante nën kontrollin e tij Shkodrën dhe rrethinat e saj;  

Së katërti, figura e Zojës së Këshillit të Mirë ruhet thellë dhe fuqimisht në ndërgjegjen dhe në kujtesën tonë kombëtare, pa dallim feje, kur dimë se kronistë e udhëpërshkrues të huaj nuk kanë munguar të dëshmojnë për një të vërtetë sa reale aq edhe irreale, që jo rrallë herë qëllonte që besimtarët katolikë shqiptarë të faleshin në oborr të xhamive dhe, po aq e kundërta, që besimtarët myslimanë të faleshin në oborr të kishave shqiptare. 

Së pesti dhe më në fund, ashtu sikurse vepra e Barletit “Histori e Skënderbeut” mori përmasë botërore duke u bërë historikisht shembull frymëzimi për lirinë e popujve, edhe figura e Zojës së Këshillit të Mirë do të merrte përmasë botërore. Me Zojën e Këshillit të Mirë dhe Nënë Terezën, kombi shqiptar i dha botës Shenjtet e shpirtit të vet. Për nder të Zojës Sonë do të ndërtoheshin gjithandej, deri në Kanada, kisha me emrin e saj. Dhe jo vetëm, por shumë përshpirtje do të hartoheshin në liturgji me emrin e Zojës Mari të Këshillit të Mirë. Ja dy prej tyre:

“YnëZot, / Ti e di se mendimet tona në Tokë, / Janë plot frikë e pasiguri,/ Po falë ndërhyrjes së FatLumes Virgjëreshë Mari, / Që Birin tënd, gjithë mish e gjak, / Në krahë e mban, / Frymë të Këshillës së Mirë sillna ne, / E Vullnetin tënd ta njohim, mësona ne… / YnëZot, / Gjithë të fshehtat e tua zbulona, / Te ky monument kushtuar Virgjëreshës Mari, Nënë e Këshillit të Mirë. / Amen.” 

“O Mari e Këshillit të Mirë, / Ndizi zemrat tona, / Dhe të gjithë atyre që përshpirten për ty, / Që për secilin prej nesh / Strehë të përhershme të kesh./ Amen.”

Leon Buffet, duke shkruar më 1925 për jetën dhe veprën e Atit Pierre Tissot, udhëheqësi madhor i Misionarëve të Shën Fransuait de Sales në Ansi (Annecy) të Francës, thotë për të se “tërë jetën ai (Tissot) ishte një i përkushtuar i zellshëm i Zojës së Këshillit të Mirë, dhe për nder të saj, gjatë pelegrinazhit që ndërmori në Gjenacano, ai hartoi këto vargje plot poezi e hir: Me sytë e ulur, e heshtur, gjithë ngrohtësi të vërtetë,/ Maria mban vesh: një këshillë po pret”.

Duke iu rikthyer autorëve francezë që kemi përfshirë në Antologjinë tonë “Arbëreshët e Italisë”, rikujtojmë paraprakisht se në prill 2027 do të kremtohet 560 vjetori i Zojës së Këshillit të Mirë të Shkodrës dhe, me këtë rast, kemi ndërmarrë nismën për të gatitur një antologji e ekspozitë artistike e dokumentare me rreth 170 ilustrime të veçanta për figurën e Zojës së Këshillit të Mirë. Do Zoti dhe vetë Zoja Jonë e Këshillit të Mirë t’i ndijë në vesh kujtdo të interesuari, dashamirësi e filantropi për të na mbështetur konkretisht në këtë projekt tonin.

Fotaq Andrea, 30 shtator 2026.

Ceremoni fetare për Zojën e Këshillit të Mirë, Shkodër, Lufta e parë botërore.

Revista l’Ami du Clergé (Miku i Klerit)

Organ i themeluar më 1878 e i konsideruar

si një Kryevepër e Shkencës Katolike franceze.

ZOJA JONË E KËSHILLIT TË MIRË,

NGA SHKODRA NË GJENACANO

– Për festën e Zojës së Këshillit të Mirë –

Vëllezër,

Me dekret të datës 22 prill 1903, Selia Qendrore e Riteve urdhëroi t’u shtohet Lutjeve të Virgjëreshës së Shenjtë kjo përshpirtje: “Mater boni Consilii, ora pro nobis. Nan’ e Këshillit të Mirë, lutuni për ne”.

Sanktuari i Gjenacanos ku ndodhet 

Zoja Jonë e Këshillit të Mirë.

Dekreti parashtron me këtë rast titujt e ndryshëm që mban Zoja Jonë në përmendjen e saj: pranimin që i bëhet, me mendje e me zemër, në qëllimet e përjetshme të Perëndisë për misterin e Mishërimit, rolin e saj si këshilluese, e bindur në martesën e Kanas, ndihmën dhe këshillat që ajo u dha gjatë gjithë jetës apostujve, shpirtrave të devotshme dhe dishepujve të të Madhit Zot, e më në fund drejtimin me dashuri tërësisht amtare që u ngarkua të ushtrojë tek Shën Jani nga vetë Shpëtimtari duke dhënë shpirt mbi Kryq; mirëpo, tradita e Etërve të Kishës dëshmon se Jani përfaqësonte në atë kohë tërë të krishterët. Andaj, në historinë e Kishës, përmendja e Marisë nën emrin “Zoja e Këshillit të Mirë” është shumë e lashtë. Leoni XIII i dha nxitje të fuqishme gjatë kohës që qëndroi në fronin papal, nëpërmjet shërbesash të përkujdesshme e të posaçme. Dekreti i 22 prillit përfundon me këto fjalë: “Më në fund, për të lartuar edhe më shumë nderin dhe kultin e Virgjëreshës së Shenjtë nën titullin e saj të lartpërmendur, Shenjtëria e Tij vendosi dhe dekretoi që pas përshpirtjeve të Loretës në lutjen: Nan’ e admirueshme, të shtohet dhe kjo përshpirtje: Nan’ e Këshillit të Mirë, lutuni për ne! – duke pasur kështu besimin e plotë se mes tërë atyre gjëmave e errësimeve, kjo Nan’ e devotshme, e quajtur nga Etërit e shenjtë “thesarmbajtëse e hireve qiellore dhe këshilltare e përbotshme” do t’u shfaqet të gjithëve si Nan’ e Këshillit të Mirë nëse do thirret kudo me këtë emërim, dhe se do të na falë të gjithëve atë hir të Shpirtit të Shenjtë që ndriçon zemrat e shpirtrat, domethënë vetë aftësinë për këshillim të mirë.” Në lutjet gjatë festës për nder të Zojës Sonë të Këshillit të Mirë dy mendime duhen pasur parasysh e thelluar për të nxjerrë mësime për vetveten. 1° Është fjala para së gjithash për shfaqjen mrekulli të një pamjeje të Mërisë: speciosam imaginem mira apparitione 

Nënë e Këshillit të Mirë e cilësuar “Thesarmbajtëse e 

 Hireve Qiellore dhe Këshilltare e Përbotshme”.

clarificare dignalus es. 2° Kisha i kërkon Mërisë të na mbajë në gji të saj, e nëpërmjet saj të shohë përherë atë çka lypset të bëjmë, si dhe të ketë kurajën për ta bërë një gjë të tillë: ea quœ agenda sunt jugiter videre faciat, et ad implenda qua viderint convalescant. Fillimisht, është pra fjala për një shfaqje mrekullie, mira apparitione. 

Në kufijtë e Latiumit, disi në Lindje të qytetit antik të Prenestës apo Palestrinës, ndodhet qyteti i vogël Genazzano [Gjenacano], i famshëm në analet fetare të Italisë për devotshmërinë e tij të lashtë ndaj Marisë. Historianët e vendit e shohin gjatë periudhës së pontifikatit të Siksti III, në shekullin V, ngritjen në këtë qytet të një tempulli ndërtuar mbi një terren që i përkiste më parë bazilikatës së Shën Marisë Madhore, që quhej Zoja Jonë e Këshillit të Mirë. Në mesin e shekullit XIV, më 1356, princi Pierre [Pietro] Colonna, fisnik feudal i Gjenacanos dhe i territorit të saj, ia besoi shërbimin e këtij tempulli besimtarëve agustinë vendosur në një kuvend pranë kishës. Kuvendi u njoh nga papa Siksti IV më 1475 dhe që nga ajo kohë, besimtarët agustinë nuk kanë reshtur së qeni rojtarë të tempullit.

Sanktuari i Gjenacanos që në atë kohë ishte mjaft i frekuentuar nga popullatat përreth dhe u bë edhe më i frekuentuar kur një kishë e re, me përmasa më të gjera, zuri vendin e së vjetrës, e cila prej kohësh rrezikohej të shembej. Një vejane e devotshme, e quajtur Petruccia, shiti tërë pasurinë e vet për të mbështetur shpenzimet e mëdha që nevojiteshin për ndërtimin e saj. Përkushtimi që ajo shfaqi u shpërblye me anë të një mrekullie, në mes dëshmitarësh të ndodhur atje në numër të madh, dhe vërtetuar mjaft herë me radhë, që prej më shumë se katër shekuj, nëpërmjet një tradite të pandërprerë mirësish të jashtëzakonta, shpirtërore e kohore, dhe që e kanë bërë kështu Gjenacanon një nga vendet e pelegrinazhit më të frekuentuara të krejt Italisë.

Nënë e Këshillit të Mirë, stilizim italian. 

Më 25 prill 1467, në pasditen e ditës kur kremtohej festa e Shën Markut dhe kur një turmë e madhe ishte grumbulluar mbi sheshin para kishës, pak çaste para orës së mbrëmjesoreve, një harmoni qiellore u ndie në ajër, dhe pak më pas një re bardhëllore zbriti mbi altarin e një kishëze përkushtuar Shën Blezit. Kur reja u shpërnda, u vu re, kundrejt faqes së murit, një pamje e Virgjëreshës së Shenjtë, që mbante në krahë Fëmijën Jezus dhe pa e prekur atë. Rrethuar nga një kornizë me metale të çmuara, veshur 

Origjinali “Nënë e Këshillit të Mirë” në Gjenacano.

me gurë të rrallë, ajo ka zënë të njëjtin pozicion si në fillim, duke mos pasur asnjë pikëmbështetjeje, as nga pas, as nga anët. Mund të thuhet se ajo qëndron e varur dhe nuk mbahet nga asgjë. Është një mrekulli e vënë re shumë herë e me shumë kujdes. Piktura e pakrahasueshme, e vetme në gjininë e saj, paraqet Nënën e Perëndisë me Fëmijën e saj hyjnor. Me krahun e tij të djathtë, Jezusi mbulon ngrohtësisht qafën e Marisë, teksa me dorën e majtë mban bordurën e petkut të saj. I ka mbështetur kryet e tij verdhanë, me dashurinë e birit për të ëmën, përkundër faqes të së Ëmës anuar drejt tij. Vështrimet e tyre që kryqëzohen, të butë e të trishtë, shprehin dashuri e dhembshuri. Fizionomia e të dy personazheve  përputhet me traditën orientale; një ngjashmëri e përkryer vihet re në dy fytyrat. Nëna dhe Fëmija janë të mbështjellë nga palat e së njëjtës pelerinë, në ngjyrë të kaltër të çelët. Veshja e Marisë vjen si në të gjelbër të kaltërreme; ajo e fëmijës Jezus, në të kuqe. Një brerore e praruar rrethon kryet e secilit, që vjen e lartohet në formë baldakini, në njëfarë aureole me ngjyra ylberi. E pamundur të jepet një ide e plotë rreth asaj bukurie mbinjerëzore që buron nga tërësia e veprës. Pavarësisht nga koha, kolori shfaqet me një freski të ëmbël dhe tiparet shfaqen në tërë forcën e tyre.

2° Edhe më mahnitëse shfaqet ndryshueshmëria e vazhdueshme e shprehjes së fytyrës tek Virgjëresha e Shenjtë, siç e vërtetojnë pelegrinë të shumtë me besën e përbetimit. Herë duket e trishtuar, herë e gëzuar; herë e zbehtë dhe e zymtë, herë e ndritur, me një refleks bojëgjak, sipas vetë gjendjes shpirtërore të vizitorit që vjen e lutet, sipas mirëpritjes që i bëhet pak a shumë ankimit dhe nevojës që ka ai në vetvete.  Nuanca dhe shkëlqimi i syve pësojnë të njëjtat ndryshime, sikurse e pohojnë dëshmitarë të shumtë.

3° Asnjëherë, cilido qoftë artisti, piktor a makar fotograf, nuk ka mundur të riprodhojë bukurinë ideale të asaj pamjeje dhe t’i afrohet, qoftë edhe së largu, origjinalit qiellor. I tillë është mendimi i Tostit, një nga mjeshtrit e 

Zonja e Këshillit të Mirë, Madona e Papëve,

Me bukuri ideale mbinjerëzore.

pikturës në Romën e shekullit XVII, nisur nga vetë përvoja e tij vetjake. Nga ana tjetër, Zoja Jonë e Këshillit të Mirë quhet edhe “Madona e Papëve”, për shkak të devotshmërisë së ngrohtë e vëllazërore që kanë predikuar vazhdimisht ndaj saj famullitarët e Jezu Krishtit. Mjaft të përmendim për këtë Palin II, që pranon vërtetësinë e mbartjes mrekullore të Figurës së nderuar; Sikstin IV, që rindërton kuvendin dhe kishën e Xhenacanos; Urbinin VIII, që shkon si pelegrin në tempullin e famshëm; Inoçentin XI, që urdhëron kurorëzimin solemn të Madonës; Benuain XIV, që miraton “Bashkimin e Përshpirtshëm” ngritur për nder të Virgjëreshës shqiptare; Piun VII, që gjen ngushëllim tek shesh një figurë të vogël të Zojës Sonë të Këshillit të Mirë, gjatë kohës kur u 

Kisha “Zoja e Këshillit të Mirë”, Shkodër.

kap në Fontenblo; Piun IX, që kremton meshën e tij të parë para Virgjëreshës agustiniane në Romë, që i jep emrin e saj “Bashkimit të Përshpirtshëm” dhe që viziton Gjenacanon më 15 gusht 1864, duke ruajtur përherë figurën e saj të ëmbël para syve të tij; Leonin XIII që, së bashku me të ëmën, që kur ishte fëmijë, e më vonë prift, gjatë pushimeve, ka bërë shumë herë të njëjtin pelegrinazh dhe u regjistrua si anëtar i “Bashkimit të Përshpirtshëm”, duke u ndjerë i gëzuar të hedhë mbi supe skapularin e ri të bardhë, miratuar prej vetë tij, dhe që vazhdimisht, deri në vdekje, ka mbajtur, Figurën e shenjtë në vendin e nderit të zyrës, ka hartuar për lavdinë e saj tre distike fort të bukura dhe pati nga ana tjetër mirësinë të shkruaj me dorën e tij, poshtë një tabloje, këtë tekst të përzgjedhur në mënyrë të admirueshme : “ Fili asquiesce consiliis ejus – Bir, ndiq këshillat e Nanës tande”; dhe pa përmendur këtu të tjera nderime të mëdha, e përfundoi karrierën e vet të lavdishme duke regjistruar zyrtarisht përshpirtjen e saj në Lutjet e Virgjëreshës së Shenjtë për të gjithë shekujt e ardhshëm. Çfarë trashëgimie e bukur dhuruar Kishës! Çfarë lulëze e ndritur shtuar në kurorën e Marisë. […]

L’Ami du Clergé, 19 avril 1928.

ABATI Léon JAUD

Abati Leon Jod (1856-1934), bibliograf i njohur, i cili ka shkruar historinë e mjaft shenjtëve dhe i njihen mbi 15 vepra.

ZOJA JONË E KËSHILLIT TË MIRË

Shfaqja e Zojës Sonë të Këshillit të Mirë është aq e famshme, figura e Saj aq e përhapur dhe aq e nderuar në Kishë, sa lypset t’i lihet vend kësaj forme devotshmërie.

Qyteti i vogël i Gjenacanos, rreth dhjetë lega larg Romës, mbi malet e Sabinës, nderoi që në shekullin XV Virgjëreshën e Shenjtë nën emrin Zoja Jonë e Këshillit të Mirë.

Në shekullin XV, kisha kërcënohej të rrënohej. Një grua e devotshme e quajtur Petruccia i hyri rindërtimit të saj, edhe pse në moshë tetëdhje-tëvjeçare; vuri me këtë rast në përdorim krejt

“Një harmoni qiellore u ndie në ajër…” 

Zoja Jonë e Këshillit të Mirë mbartur në Gjenacano. 

pasurinë, pa mundur ta shohë të përfunduar. Petruccia predikoi që Virgjëresha e Shenjtë do të mbaronte veprën e saj. Dhe ja ku, më 25 prill 1467, në çastin e mbrëmjesoreve, një harmoni qiellore u ndie në ajër dhe turma pa të zbresë poshtë një re e bardhë që qëndroi mbi altar të kishëzës së Shën Blezës, nga ku kishte nisur restaurimi i tërë kishës. Në po atë çast, tërë kambanat e vendit u ndjenë të bien gëzueshëm. Reja u zhduk dhe turma e mrekulluar vuri re një pamje të Marisë duke mbajtur Fëmijën Jezus, pikturuar mbi shtresë gipsi dhe duke qëndruar në thellësi të altarit, pranë murit, pa mbështetje natyrore.

U vu re në mënyrë të sigurt se kjo pikturë ishte mbartur mrekullisht nga një kishë e Skutarit, qytet në Shqipëri. Providenca kishte dashur t’ua shkëpuste atë 

poshtërimeve të Turqve, të bërë tashmë zotër të vendit, dhe ta dërgonte kështu në Xhenacano, duke shpërblyer besimin e Petruccias dhe të banorëve të qytetit.

Historia e mrekullive të krejt llojeve, të kryera që nga ajo kohë përreth figurës mrekullore do të kërkonte vëllime të tëra për t’u shkruar. Shpesh është parë figura duke ndërruar pamje, dhe sytë e Virgjëreshës së Shenjtë të marrin jetë, duke shprehur gëzimin apo dhembjen. Sa e sa sëmundje e gjymtime të shëruara! Sa e sa hire shpirtërore të fituara!

Xhenacano mbetet përherë një vend pelegrinazhi i nderuar dhe mjaft i frekuentuar, dhe shumë pelegrinë të devotshëm, madje edhe të huaj e jo italianë, nëse kanë 

Pelegrinë shqiptarë duke shoqëruar 

Zonjën Tonë të Këshillit të Mirë për në Gjenacano. 

mundësi e kohë, priren të vizitojnë këtë tempull të bekuar. Papët sovranë e kanë mbushur tërë indulgjenca devotshmërinë e Zojës Sonë të Këshillit të Mirë, dhe Leoni XIII ka përfshirë në Lutjet për Virgjëreshën e Shenjtë përshpirtjen e titulluar Nan’ e Këshillit të Mirë.  

Jeta e Shenjtëve për tërë ditët e vitit, Tur, Mame, 1950. 

Buletini dymujorsh i Shkollës San-Francesko të Salës në Dizhon – Kryeartikull

ZOJA JONË E KËSHILLIT TË MIRË

Dëshira që kishim shprehur pak kohë më parë do të realizohet brenda disa ditësh: kishëza jonë e Shën Apolinerit do të ketë së shpejti një figurë të Zojës Sonë të Këshillit të Mirë. A mund të zgjidhnim vallë një mbrojtëse tjetër për një tempull kaq të paqtë, ku nxënëset tona të sapoardhura do mësojnë të fshehtat e Kungimit të parë, ku më të vjetrat do thellohen për të dalë me sukses në provime dhe për të pasur dritësime të qarta për të ardhmen? Zoja Jonë e Këshillit të Mirë do të jetë për ne Zoja Jonë e Kungimit të parë, Zoja Jonë e provimeve, Zoja Jonë e thirrjes së shenjtë…

Anonime, vaj. Turmë pelegrinësh në Gjenacano me sytë nga qielli duke parë të vijë mes reve

Zoja e Këshillit të Mirë të Shkodrës.

Ishte një e shtunë, 25 prill 1467, rreth orës katër të pasdites, kur një turmë e madhe pelegrinësh ardhur nga larg ishte përhapur në rrugët dhe sheshin e Gjenacanos, rreth 30 milje larg Romës. Befas, një muzikë e çuditshme, e mrekullueshme u përhap në ajri; tërë vështrimet dallojnë, shumë lart fillimisht, dhe më pas gjithnjë e më pranë, të avitet një re e vogël bardhëllore, gjithë shkëlqim e rrezatim. Reja zbret dhe shkon e prehet ndaj një copëze muri. Ngadalë, zë e shpërbëhet dhe lë të shfaqet figura e buzëqeshur hyjnërisht e Marisë. Turma e përfshirë nga emocionet kërkon të shohë më nga afër mrekullinë: vihet re që figura qëndron e varur, pa asnjë mbështetje dhe me njëfarë largësie nga muri. Kleri, besimtarët, princërit Colonna, fisnikët e qytetit të vogël, kapitenët me trupat e tyre kalojnë para saj, njëpasnjë. Brenda disa ditëve, lajmi i çuditshëm merr dhenë, në rrethina, Romë, Napoli, në krejt Italinë : ngado njerëzia veç rendin; qytete të tëra, fshatra zbrazen krejt, tek dërgojnë turma pa fund pelegrinësh mbërthyer nga një emocion i papërshkrueshëm; dhe mrekullitë pasojnë njëra tjetrën; të verbërve u vjen drita e syve, të shurdhëve dëgjimi, sakatëve fuqia e gjymtyrëve, të marrëve, qetësia e mendjes, ndërkohë që plagët mbyllen dhe dhimbjet e shpirtit shërohen. Ngado dëgjon veç një britmë entuziazmi e mirënjohjeje. Që ditën e dytë, u vërtetua në vend gjithë mrekullia. Tre muaj më pas, papa Pavli II 

Nënë Tereza duke u lutur para  

Zojës Sonë të Këshillit të Mirë.

ngarkonte një komision për të ndjekur nga afër ngjarjet dhe i miratoi plotësisht ato manifestime entuziaste ndezur nga mrekullia.

Gjenacano, që ndodhet mes një treve të admirueshme të Latiumit të lashtë, në një luginë të përzgjatë të Apenineve, shtrihet përmes rrënojash të lajtoreve antike, mbi një sukë pjellore të nderur, dikur veshur me korije e kopshte; atje lulëzonin trëndafilat e famshëm Prenestina; atje kremtoheshin, në kohë të perandorëve, me tepri marramendase, festat e pranverës sipas kalendarit të Verrius Flaccusit, për nder të Robigos e Florës. Kostantini, trashëgimtar i Klaudius Neronit, i Augustit dhe i Antoniusëve, i dhuroi papës së shenjtë Silvestri qytetin e madhërishëm Antonina. Shën Marku, pasues i Shën Silvestrit, ngriti pranë lajtoreve kishën e parë për nder të Marisë, me emrin “Zoja e Këshillit të Mirë”. Më 1356, Giordano Colonna, patroni i kishës e lëshoi dhe ia besoi restaurimin e saj Eremitëve të Shën Agustinit. Më 1466, kisha ishte ende e rrënuar. Vejusha e shenjtë Petruccia i kushtoi tërë pasurinë e saj veprës restauruese; për fat të keq, burimet shpejt do shteronin, dhe muret e kishëzës San Bagio nuk ishin më të larta nga gjashtë këmbë. Dhe pikërisht atje, mes lotësh, lutjesh e parandjenjash të fshehta të gruas së përshpirtshme u përkrye shfaqja qiellore.

Nga vinte ajo figurë e bukur? Nga parajsa, thoshte populli i mirë që vazhdoi një kohë të gjatë ta quante Zoja Jonë e Parajsës. Jo, ajo vinte nga Skutari i Shqipërisë, nga ai vend ku Gjergj Kastrioti, i famshmi Skënderbe, “i Frikshmi Luan i Luftës” kish sprapsur turqit për njëzet e katër vjet me radhë, duke i korrur krejt ushtritë e panumërta të Muratit e të Mehmetit II

Portrete ballore origjinale të Skënderbeut nga Cola Rapicano, 1465 (Napoli), Gentile Bellini, 1467 (Venedik), Zoan Andrea, Romë, 1508 dhe medalion onyx, 1453, (anonime Venedik). Portretet janë përpunuar artistikisht 

në bazë të origjinaleve të tyre në profil dhe gjeneruar me pamje ballore nga AI. Botohen për herë të parë. © 

Dhe burim i pashtershëm i gjenisë dhe guximit të tij të pamposhtur ishte tempullari i Skutarit. Mirëpo, ai sapo kishte vdekur (janar 1468). Një numër i madh të krishterësh, të trembur nga afrimi i turqve, braktisën vendin dhe Madona lëshoi edhe ajo kishën e shkretuar që së shpejti do përdhosej. Emigrantë shqiptarë strehuar në Romë, të tërhequr nga mrekullitë e Gjenacanos, shpejt do njihnin figurën e tyre të shenjtë, që aq e aq herë e kishin nderuar. Figura është pikturuar mbi një shtresë gjipsi të zakontë, i trashë si karton; edhe pse e brishtë, dhe pas tërë atyre shekujve, ajo ruan krejt freskinë e kontureve dhe ngjyrave të veta, nuk është e fiksuar dhe as e varur në mur, por vetëm e prek pak murin me anën e sipërme, dhe ngado gjetkë nuk ka kurrfarë mbajtëse, dhe me prekjen më të vogël zë e lëkundet lehtë, e qëndruar në ajër siç është

Bartolomeo Perez, Zoja jonë e Këshillit të Mirë, 1680 (vaj mbi fletë bakri ), riprodhim nga MeisterDrucke.

“Përfaqëson Nënën Virgjëreshë të re tek mban në krahë Fëmijën Jezus, i cili e përqafon me një dashurie të ankthtë. Njërin nga krahët e vegjël e ka kaluar përreth qafës së Nënës, ndërkohë që gishtat fëmijërorë i shfaqen në anën tjetër. Doçka tjetër është e vendosur mbi bordurën e qëndisur të fustanit tradicional të zakontë me ngjyrë të gjelbër. Fëmija është i veshur me të kuqe dhe si njëra e tjetri kanë përsipër nga një mantel të kaltërremë

Tiparet e Nënës Virgjëreshë afrohen shumë me ato çka ia njohim nga traditat më të mira. Ngjyra e flokëve, vetullat e mirëharkuara, balli madhështor, plot zgjuarsi, ngjyra dhe përmasat e syve, faqet, hunda më shumë greke dhe shqiponjë se sa çifute, buzëqeshja e ëmbël, buzët e kuqe, fustani dhe bordurat, gjithçka gjendet aty… 

Shprehja e krejt fytyrës është aq jashtëzakonisht e ëmbël, aq e trishtë, aq e këndshme, aq e përmbushur me bukuri qiellore, aq e fuqishme, sa i bën për vete tërë zemrat përmes lidhjes së papërcaktuar të gjithçkaje që mendimi mund të konceptojë si më të përkryerën në një dashuri të re, virgjërore, të pafajshme e të kulluar, e prapë amësore, me gjithçka që ka si më të lartësuarën e më të kulluarën brenda një përkryerje shpirtërore – përkryerje që vetëm njerëzimi i Birit të saj ka mundur të tejkalojë – gjë që tek i krishteri përbën idealin e vërtetë që ai ka për Marinë pas Shfaqjes së Jezusit në tempull… Kryet e Virgjëreshës anohen ngrohtësisht, por trishtueshmërisht, drejt fytyrës së Birit; dhe sytë drejtuar sidomos nga Jezusi e kthyer drejt Atij, janë plot me ato lot që burojnë pa dashje nga zemra e tij plot brengë.”

Zoja Jonë e Këshillit të Mirë, stilizim gjerman.

Sipas dëshmive të shumta e të pamohueshme, figura e shenjtë ndonjëherë zë e gjallërohet, ndryshon shprehje e ngjyrë, si një figurë e gjallë: tiparet e buta dhe të zbehta bëhen të gëzueshme, çelen e vishen me një të kuqe të ndezur; sytë, po ashtu, i çelen dhe bëhen më të shndritshëm, ogur i sigurt ky se dëshirat e bëra janë plotësuar. Piktura ka aq finesë, është aq e këndshme, gjer në hollësitë më të imta, sa shfaqet e papërngjasueshme : një artist me emër, Luigi Tosti, që e studioi ngeshëm për ta riprodhuar, do pohonte se ajo ishte e paimitueshme dhe se kopjet më të përkryera në të vërtetë nuk përngjasonin me të. Megjithatë, kjo besnikëri e përpiktë nuk është e domosdoshme, sepse shumë nga kopjet e saj janë bërë të famshme nëpërmjet mrekullive që kanë kryer; kësisoj ka ndodhur me atë të Gjenovas, me atë të Modenës, me atë të Monte Kasinit, me atë të Frosinones, me atë të Shën Markut në Romë, me atë të Napolit, etj. Spanja, Belgjika, Baviera, Austria, kanë gjithashtu madonat e tyre mrekullore

Devotshmëria e Zojës Sonë të Këshillit të Mirë po përhapet edhe në Francë… Shumë shpejt edhe ne vetë do të provojmë mirësitë me të cilat Maria shpërblen të gjithë ata që e nderojnë nën titillin NËNA E KËSHILLIT TË MIRË.

Buletini dymujorsh i Shkollës San-Francesko

të Salës në Dizhon, Kryeartikull, N°18, 

E Shtunë, 2 korrik 1892. 

Filed Under: Kulture Tagged With: Fotaq Andrea

Philadelphia Family Uncovers Grandfather’s Secret History of Saving Jews

October 10, 2026 by s p

Dinah Bucholz

Philadelphia Jewish Exponent  |  October 8, 2026  |  Pages 6 and 37

How did a country as small and poor as Albania in the 1940s emerge from the Holocaust with a larger Jewish population than before the war, a statistic no other European country matched? The country’s resident population of Jews swelled from 200 at the start of World War II to 1,800 to 3,000 by the war’s end.

At a Sept. 29 event to posthumously honor Albania’s own Oskar Schindler and Albania’s relationship with Israel at the Weitzman National Museum of American Jewish History, attendees who had never before heard this fact learned the answer.

Hope Cakrani Vrato and Iz Cakrane, the children of Kadri Cakrani, pose next to a photo of themselves as children, holding the tzedakah boxes they received in commemoration of the work done by their father to save Albania’s Jews from the Nazis.  Photo credit: Lisa Vrato

The family of Kadri Cakrani (pronounced SOCK-rani), an Albanian immigrant with an Oskar Schindler-like history who lived on North Second Street in Philadelphia, knew nothing of their father’s past.

“It was just Dad,” Hope Cakrani Vrato, his daughter, said. But she did remember asking him why, if he was such an important person, her friends didn’t even know who he was.

“Your friends will read this story. Don’t worry, your friends will read my story in the history book. You’ll see,” Hope quoted him as saying.

That prediction is unfolding as the Cakrani family, with efforts spearheaded by his granddaughter Lisa (Elizabeth) Vrato, shares their discovery with the world. It began when his son, Iz Cakrane (pronounced KAHK-rin), began researching his great-uncle after finding nothing about his father. That’s when he found a letter that an Albanian had posted online written by his father and addressed to his uncle that, he said, he could not believe was real at first.

“We need to urgently transport a big number of people from Berat,” Cakrani, commandant of the Albanian city, wrote. “I am talking about the Jews who are in the hundreds here, and if they are found, they will all be put under the bullet … They shouldn’t fall into the hands of the Nazi army that is on its way here, because we know what the Nazis will do to them … Send someone back immediately with my courier.”

Cakrane said that he sent the letter to 25 family members across five states and they were all just as “floored” as he was; none of them had known anything about it.

“I read it, and I thought, how is this possible?” he told Philadelphia Jewish Exponent. “How can this be true?”

The letter sparked research into the family history undertaken by Lisa, who flew to Albania to discover whatever she could. Ultimately, the family pieced together a story of an Oskar Schindler-like figure, who, because of his fluency in German and his position as a military commander, succeeded in keeping hundreds of Jews (about 600 and possibly more) hidden as he stayed one step ahead of the Nazis. When they conducted a sweep of one area, he moved them to another area, his rapport with the SS officers enabling him to keep them fooled.

Cakrani died in 1972, but the letter wasn’t discovered until 2018, raising the question: Why the secrecy?

Cakrani did not act alone. The government refused to hand over lists of Jews to the Nazis, and ordinary Albanians, Christian and Muslim alike, sheltered Jews in their homes, as did Cakrani himself.

Albanian Ambassador to the United States Ervin Bushati told Philadelphia Jewish Exponent that what made Albanians different was an ancient moral code known as besa.

“Besa is like a covenant … It’s keeping your word, keeping your covenant,” he said, adding that hospitality is embedded in that code.

“That’s why we try to treat our guests as if they were family,” he added. “So everyone that seeks refuge or safety in Albania … we try to do our best and even sacrifice from ourselves or our families to keep that covenant.”

Albanian Ambassador to the United States Ervin Bushati.  Photo credit: EuropaUlqini/wikimediacommons

Albania has maintained its friendliness toward Jews once diplomatic ties with Israel resumed after the fall of communism. Bushati said Albania has become a tourist hot spot for Israelis, with tourism from Israel increasing by more than 700%. Highlighting this development, one of the hosts of the event, Gil Kapen, executive director of AJIRI-B’nai B’rith International, said in his talk that Jewish and Israeli tourists “can visit Albania safely” without worrying “about being attacked or accosted.”

For its strong ties to Israel and warmth toward the Jewish community, Albania was honored by B’nai B’rith at the event, which the Albanian diplomat accepted on its behalf.

Eventually, Cakrani’s family learned the reason for his secrecy, a secrecy so strict that his daughter assumed he knew nothing of Jews. After receiving a Star of David from her grandfather as a little girl, Lisa asked her mother, “Does Baba think I’m Jewish? Because look, he gave me this necklace.” Her mother replied, “He doesn’t know what that is. He got that for you because he thinks it’s pretty,” Lisa said.

When communist dictator Enver Hoxha took the reins of power, Cakrani, who opposed him, was forced into exile, fleeing to the United States with nothing more than $7 in his pocket. The man who was born into wealth and privilege to one of Albania’s founding families found himself selling snow cones for a nickel apiece; he rose through the ranks to restaurant owner, and he also worked for the CIA, providing intelligence as part of his work to resist the communist government in Albania.

Fearing for the lives of the soldiers, relatives and friends back home who might suffer if the government learned of their involvement in his wartime activities, he kept quiet until his death.

The story about the heroism of ordinary Albanians during the Holocaust is slowly emerging only now for a similar reason, according to Lisa.

“It was suppressed,” she said, adding that after the war, Albania’s Jews immigrated to Israel.

“Albania became closed off from the world,” she explained. “These stories were not able to be told because of the safety of the people in Albania who they would have been taken to jail as enemies, class enemies.”

Indeed, many of the attendees at the event had never heard the story of Albania’s Jews during the Holocaust, using some variation of the term “mind-blowing” to describe their reaction.

Jessica Shapiro, associate deputy mayor for Mayor Cherelle Parker, who attended the event in the mayor’s place, said she had previously known little about Albania’s role during the war. “I’ve been doing a deep dive on the Yad Vashem website and lots of places, and I was blown away,” she said.

Karen Uslin, who played music at the event by postwar Jewish composers with ties to Philadelphia, said this fact “blows my mind,” especially given that Albania was a small country without “a huge amount of resources and a massive army.”

Robin Schatz, director of government affairs at the Jewish Community Relations Council of the Jewish Federation of Greater Philadelphia, is now inspired to visit Albania.

“I did not know the history, and it blew me away,” she said. “I would love to go to Albania now.”

Why is the story of an Albanian who saved Jews during the Holocaust more than 80 years ago still relevant today?

“Because to roll back and then defeat the antisemites, we need friends and allies,” Daniel S. Mariaschin, honorary CEO of and senior adviser to B’nai B’rith International and co-host of the event with Kapen, who emceed the event, said. “This is a reminder of what people who are not Jewish, who have no reason generally for stepping in, can do … This story can serve as a guidepost to what we can do to fight back against antisemitism today.”

Daniel S. Mariaschin, honorary CEO of B’nai B’rith International and cohost, delivers remarks at the event. Gil Kapen, executive director of AJIRI-B’nai B’rith International and cohost, delivers remarks.  Photo credit: Lisa Vrato

“No matter when you live, there are always opportunities to see God’s image and likeness in another human being, and to stand up against injustice in favor of that person, and that, in doing so, you become a better person,” said Father Nick Dellerman, rector of Saints Peter and Paul Orthodox Church in Philadelphia, who delivered the interfaith invocation. “There’s always a point where you need to stand up for somebody.”

Lisa’s husband Tom Volz said that a story like his wife’s grandfather’s “gives you hope.”

“I think people just need to be inspired. People need to know that what they do matters,” he said.

Cakrani’s children had different views on how their father, whose hallmark was humility, would feel if he knew about the recognition he received that night.

“I think he would be a bit embarrassed, you know, because [of] besa,” Cakrane said. “There’s a moral code that goes behind it, and the moral code is that you will help those in need, regardless of the circumstances.”

But Hope said he would have reacted “with pride and joy.”

“I don’t know about embarrassment,” she added, when asked about her brother’s perspective. “I think he would be so proud.”

“I wish I could [tell him] you were right. You were right, and this is bigger than what you even thought,” she said.

Lisa said she wished she could tell her grandfather, grandfather, a war hero, “that a family is a chain, and that the legacy is being restored, and that we do for each other, we do for our ancestors, and we do for our descendants. And I’m pleased to be able to just be this vessel in between and try to make both things happen.”

Dinah Bucholz is a freelance writer.

Filed Under: Histori

Për nobelisten e re kanadeze që rikthen triumfin e mendimit antik

October 9, 2026 by s p

Nga Aleksandër Çipa/

Janë shumë shoqëri kombëtare nëpër botë që lëngojnë, aktualisht disi gjatë, në thatësirën e mendimit. Këto shoqëri kanë zërin ankimtar të shkretimit mendor dhe sidomos; të zbrazjes dhe ikjes në një arrati të mjerimtë nga shëndeti dhe e shëndetshmja e përjetshme e klasikes. Bëhet fjalë për një mërgim braktisës dhe harresë dramatike, nga gjeneratat e sotme, të pasurisë gravitetmbajtëse pra, asaj të antikitetit. I kemi injoruar, nuk po I lexojnë brezat dhe po I humbasim nëpër biblioteka tekstet unike dhe të përjetshme për nga vlera dhe pesha specifike e mendimit dhe artit. Por kryesisht edhe në dijedhënien dhe nxënien aktuale arsimore nuk I ushqejmë më nxënësit e studentët, sidomos me filozofinë dhe parimet morale të antikitetit greko-romak.

Kjo e fundit, pra filozofia antike, si shtyllë e përjetshme për shoqëritë dhe familjen, është shembur, sidomos në Perëndim. Ndërkohë që aktualsiht edhe Europa po e vuan si gjëmë për shkak të humbjes së një prej këmbëve më të shëndetshme të trupit të vet shpirtëror. Eshtë humbja e njërës prej këmbëve kryesore të mendjes dhe ekzistencës identitare e cila tashmë po I shkakton dhimbje dhe pasoja sakatuese ekzistenciale dhe ardhmërie.

Nobeli i akorduar në orët e ditës së sotme, për filologen, poeten dhe shkrimtaren kanadeze Anne Carson, është një lloj blatimi për një predikuese të leximit që di të shkruaj në mënyrë unike. Kjo shkrimtare nuk e ka braktisur asnjë dekikë në jetën e vet shkruese, adhurimin ndaj antikitetit, sidomos mendimit, fjalës, artit dhe specifikisht zhanreve të letërsise antike e kryesisht asaj greke. Kjo zonjë e mendimit, (ende e papërkthyer qoftë edhe në një libër në shqip), është një shenjë e re njeriu triumfues, për humbjen e vjetër themelore në kohën e kaosit pa brendi. Sidomos për shoqëritë shqiptare që nuk bëjnë dot së bashku një shoqëri kombëtare!

Nobeli i Anne Carson, mbase na kuriozon të shkojmë tek tekstet e saj, si njerëzi në urinë e mendimit dhe me shqipen tonë. Nëse e bëjmë këtë, ndoshta do të mësojmë apo ndikohemi t’ia dalim që të mos shkarkojmë përditshmërisht ndotje verbale mendore, pashtershëm në atmosferën dhe hapësirën tonë publike. Kemi një mundësi të mësojmë që të mos vazhdojmë të helmojmë gjeneratat dhe shkollën tonë të re të mosleximeve.

Në kujtesën time mbetet një fragment nga “ Arkiloku” i autores, ku flet për Erosin dhe ku përcakton se si: “Një dëshirë e tillë dashurie,/ që mbështillet përposh zemrës sime…” Zonja e Nobelit të merituar Carson, ndër veprat me pretencioze të saj ka ato për bashkëfamiljarët (Bukuria e bashkëshortit) apo “Nox”. Letërsia e sjellë prej saj është një materie kumtesh që në raportin mes së bukurës dhe përmbajtësores predikon asimetrinë në favor të së ciësishmes. Tek e fundit në kohët e kaosit dhe shoqërive jo përmbajtësore ajo preferon të mbetet konsistente në kapjen pas klasikes antike. Në të gjitha modernitetet shoqërore, kjo lëndë e së hershmes mendore të njerëzimit është më paraardhësja dhe më pasardhësja e vyer.

Filed Under: LETERSI

Nga bashkitë e mëdha te territoret e zbrazëta: A po e thellon reforma territoriale shpopullimin e Shqipërisë?

October 9, 2026 by s p

Prof.dr. Pal Nikolli/

Reforma territoriale nuk është thjesht një çështje e ndarjes së hartës administrative të vendit. Ajo është, në thelb, një çështje e organizimit të jetës së njerëzve në territor, e shpërndarjes së shërbimeve publike, e mundësive ekonomike, e lidhjes së qendrave me periferitë dhe, mbi të gjitha, e së ardhmes demografike të Shqipërisë. Për këtë arsye, çdo vendim për zvogëlimin ose rritjen e numrit të bashkive duhet të gjykohet jo vetëm nga pikëpamja e eficiencës administrative, por edhe nga pasojat që ai prodhon mbi popullsinë dhe territorin.

Në vitin 2014, Shqipëria ndërmori reformën territoriale – administrative që e reduktoi numrin e njësive të qeverisjes vendore nga 373 në 61 bashki. Argumenti kryesor ishte krijimi i njësive më të mëdha, me më shumë kapacitete financiare, administrative dhe profesionale, të afta për të ofruar më mirë shërbimet publike dhe për të realizuar investime më të mëdha. Në aspektin formal, logjika ishte e kuptueshme: bashkitë e vogla kishin shpesh të ardhura të pamjaftueshme, administrata të dobëta dhe kapacitete të kufizuara.

Por një reformë territoriale nuk duhet të vlerësohet vetëm nga madhësia e administratës. Ajo duhet të vlerësohet edhe nga ajo që ndodh me territorin pas reformës.

Dhe këtu shfaqet një nga problemet më të mëdha të Shqipërisë së pas vitit 2014: shpopullimi masiv i shumë zonave malore dhe periferike.

Natyrisht, do të ishte metodologjikisht e pasaktë të thuhej se reforma e vitit 2014 është shkaku i vetëm i këtij shpopullimi. Emigracioni, rënia e lindshmërisë, papunësia, varfëria, mungesa e infrastrukturës, përqendrimi ekonomik në ultësirën perëndimore dhe tërheqja e popullsisë drejt Tiranës, Durrësit dhe qyteteve të tjera më të mëdha kanë qenë faktorë të fuqishëm. Por po aq e rëndësishme është të shqyrtohet nëse mënyra se si u organizua territori pas vitit 2014 e përforcoi këtë prirje apo e frenoi atë.

Në shumë zona malore, bashkimi administrativ nuk u shoqërua me një strategji të posaçme për mbajtjen e popullsisë. Përkundrazi, në një numër rastesh, qendra e re administrative u largua fizikisht nga banorët e njësive të mëparshme. Fshatra dhe qyteza që më parë kishin një administratë, shërbime dhe një identitet institucional më të drejtpërdrejtë u shndërruan në periferi të një territori shumë më të madh.

Kjo krijoi një paradoks të rëndësishëm: territori administrativ u zgjerua, por funksionaliteti i shumë qendrave të vogla u dobësua.

Kur mbyllet ose dobësohet një shërbim, kur një zyrë administrative zhvendoset, kur një shkollë humbet nxënësit, kur qendra shëndetësore nuk ka më kapacitetin e mëparshëm, kur transporti publik bëhet i rrallë dhe kur investimet përqendrohen në qendrën e bashkisë, banori i zonës periferike fillon të ndiejë se shteti po largohet prej tij. Dhe kur shteti largohet nga territori, shumë njerëz fillojnë të largohen edhe nga territori.

Kështu shfaqet një mekanizëm i rrezikshëm:

pakësimi i popullsisë sjell pakësimin e shërbimeve; pakësimi i shërbimeve sjell largimin e mëtejshëm të popullsisë; largimi i popullsisë ul aktivitetin ekonomik; rënia ekonomike prodhon një valë të re emigrimi dhe migrimi të brendshëm. Ky është një rreth vicioz.

Zona malore shqiptare e ka përjetuar këtë proces në mënyrë veçanërisht të fortë. Mirdita, Dibra, Kukësi, Puka, Hasi, Tropoja, Mati, Skrapari, Gramshi, Librazhdi, Korça malore dhe shumë zona të tjera kanë humbur pjesë të konsiderueshme të popullsisë. Në disa prej tyre, problemi nuk është më thjesht emigrimi i individëve; është zbrazja strukturore e territorit.

Në këtë pikë duhet të bëjmë një dallim themelor: një territor mund të jetë administrativisht i madh dhe demografikisht i vdekur.

Kjo është pikërisht arsyeja përse nuk mund të mjaftohemi me argumentin se një numër më i vogël bashkish sjell automatikisht një administrim më të mirë.

Nëse sot diskutohet kalimi nga 61 në 46 bashki, mësimi i vitit 2014 duhet të jetë i qartë: nuk mund të përsëritet një reformë që mat suksesin e saj me numrin e njësive administrative, pa matur njëkohësisht pasojat demografike, sociale dhe territoriale të saj.

Një bashki prej mijëra kilometrash katrorë mund të jetë efiçiente në letër, por nëse një banor i një fshati malor duhet të udhëtojë një ose dy orë për të marrë një shërbim bazë, atëherë kemi krijuar një problem të ri. Afërsia administrative nuk është luks. Është pjesë e cilësisë së qeverisjes.

Prandaj, pyetja nuk duhet të jetë vetëm sa bashki i duhen Shqipërisë, por edhe sa qendra lokale duhet të mbahen funksionale brenda këtyre bashkive.

Këtu qëndron një nga dobësitë kryesore të konceptit mekanik të reformës territoriale: ajo rrezikon të ngatërrojë administrimin e territorit me zhvillimin e territorit.

Administrimi mund të centralizohet. Zhvillimi nuk mund të centralizohet pafundësisht.

Nëse çdo rrugë, shkollë, qendër shëndetësore, investim, aktivitet ekonomik dhe shërbim përqendrohet në një qendër të madhe, atëherë periferia bëhet gjithnjë e më pak e banueshme. Dhe një territor që nuk është i banueshëm nuk mund të konsiderohet i zhvilluar, pavarësisht sa moderne është administrata që e drejton atë.

Rasti i Mirditës është veçanërisht domethënës. Një territor i gjerë malor, me histori të fortë të vendbanimeve, me burime natyrore, trashëgimi kulturore, potencial turistik dhe një strukturë të pasur të vendbanimeve tradicionale, ka përjetuar një tkurrje shumë të fortë demografike. Nëse ky proces shikohet vetëm si një problem statistikor, nuk kuptohet thelbi i tij. Pas çdo shifre fshihet një shkollë që ka më pak nxënës, një familje që largohet, një shtëpi që mbyllet, një biznes që nuk mbijeton, një rrugë që përdoret gjithnjë e më pak dhe një komunitet që humbet vitalitetin.

Prandaj, reforma territoriale duhet të jetë edhe politikë kundër shpopullimit.

Nuk mjafton që bashkia e re të ketë një buxhet më të madh. Ajo duhet të ketë një detyrim të matshëm për të ruajtur jetën në të gjithë territorin e saj. Duhet të ketë politika të diferencuara për zonat malore, periferike dhe të thella. Duhet të ketë investime prioritare në infrastrukturë, internet, transport, arsim, shëndetësi, bujqësi, pyje, turizëm natyror, ekonomi lokale dhe shërbime digjitale.

Në të kundërt, rrezikojmë të krijojmë një Shqipëri me bashki më të mëdha dhe me territore më të zbrazëta. Kjo do të ishte një fitore administrative, por një humbje demografike.

Në fakt, një reformë territoriale moderne duhet të mbështetet mbi parimin se qytetari duhet të jetë në qendër të hartës dhe jo administrata. Harta administrative është instrument; territori i banuar është qëllimi.

Kjo do të thotë se përpara çdo bashkimi të ri duhet të bëhet një analizë serioze gjeografike dhe demografike: sa banorë ka zona, sa kanë humbur gjatë dekadës së fundit, sa është migrimi neto, sa është distanca nga qendra administrative, sa janë vendet e punës, sa janë shkollat, qendrat shëndetësore, rrugët, transporti, shërbimet publike dhe potencialet ekonomike.

Nëse një bashkim i ri administrativ i përkeqëson këta tregues, ai nuk mund të konsiderohet automatikisht reformë e suksesshme.

Madje duhet shkuar edhe më tej: çdo reformë territoriale duhet të ketë një vlerësim të ndikimit demografik, ashtu siç bëhet vlerësimi i ndikimit financiar, ekonomik ose mjedisor të politikave publike.

Sepse sot Shqipëria nuk ka thjesht problemin e numrit të bashkive. Shqipëria ka problemin e numrit të njerëzve që po largohen nga bashkitë, nga qytetet, nga fshatrat dhe nga territori. Dhe kjo është një çështje shumë më e madhe se administrimi vendor.

Nëse reforma e vitit 2014 uli numrin e bashkive nga 373 në 61, por nuk arriti të ndalojë zbrazjen e shumë zonave malore, reforma e re nuk duhet të nisë duke supozuar se më pak bashki do të thotë domosdoshmërisht më shumë zhvillim. Mund të jetë e kundërta, nëse nuk shoqërohet me një politikë të fuqishme territoriale dhe demografike.

Prandaj, përballë kalimit të mundshëm nga 61 në 46 bashki, duhet të bëjmë një pyetje shumë më serioze se ajo administrative: A po e riorganizojmë Shqipërinë për ta bërë administrimin më efikas, apo po rrezikojmë të krijojmë një hartë administrative më të thjeshtë mbi një territor gjithnjë e më të zbrazët? Sepse një shtet nuk është vetëm territori që administron. Është edhe popullsia që arrin të mbajë në atë territor. Dhe nëse reforma territoriale nuk arrin të mbajë njerëzit në vendin e tyre, atëherë ekziston rreziku që pas disa vitesh të kemi bashki më të mëdha, por Shqipëri më të vogël. Kjo do të ishte kontradikta më e madhe e reformës territoriale: të bashkojmë territoret për të forcuar administrimin, ndërsa humbasim njerëzit që u japin këtyre territoreve kuptim, jetë dhe të ardhme.

Filed Under: Komente

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 3269
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • EDI RAMA, SHQIPËRIA NUK MUND TË MBAHET PENG PËR PUSHTETIN TËND!
  • “Ndalimi i torturës dhe i trajtimit çnjerëzor ose poshtërues është absolut”
  • A PRIME MINISTER WHO IS BOTHERED BY THE VERY CONCEPT OF THE RULE OF LAW
  • Studentët dhe rinia që po protestojnë kundër qeverisë, nuk janë armiq të Shqipërisë
  • Shqipëria nuk do të jetë më e njëjtë!
  • KUSH PO E GJYKON SHKOLLËN, KUR SHOQËRIA KA HARRUAR TË DËGJOJË MËSUESIN?
  • TOM SHKRELI: FJALA E FUNDIT NË CILËSINË E KRYETARIT TË FONDACIONIT “DOM SIMON FILIPAJ”
  • Zgjidhja?
  • EDI RAMA, DIL PËRBALLË POPULLIT QË QEVERIS!
  • ALBANIAN CARDINAL ERNEST SIMONI-TROSHANI AT 98: A LIFE OF FAITH, RESISTANCE, AND HUMAN DIGNITY
  • Një shtet e një shoqëri pa rini është mallkim…
  • Grushti institucional
  • Dhuna ndaj studentëve, plagë mbi lirinë dhe dinjitetin e një kombi
  • KUR DURIMI I NJË POPULLI MBARON
  • Eminenca e Tij Ernest Simoni Troshani u nderua në New York në 98-vjetorin e lindjes dhe 10-vjetorin e emërimit si Kardinal

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT