• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

MAQEDONIA NË VORBULLËN E FQINJËVE ANTISHQIPTARË

October 18, 2015 by dgreca

Nga Brahim Ibish AVDYLI/
*”Hapi i parë në likuidimin e një populli është të fshini kujtesën e tij. Shkatërroni librat e tij, kulturën e tij, historinë e tij. Atëherë, vini dike të shkruajë libra të rinj, të krijojë një kulturë të re, të shpikë një histori të re. Para se të kalojë shumë kohë, kombi do të harrojë çfarë është dhe çfarë qe”./
*Thënie e marrë nga gazetari Amerikan, Edward R. Marrow, dhe libri i tij, “A nation of sheep will beget a guvernment of wolves”, cituar nga vepra e njohur “Maqedonia shqiptare-në dritën e teksteve dhe dokumentareve historike”, Vëllimi i I-rë, Tringa Design, Tetovë 2009, faqe 7./

Edhe disa fjalë për Aleksandrin e Madh/

Kur e fillojmë këtë histori për Aleksadrin e Madh, mund të themi se Shqipëria e ka nxjerrë LEK-un nga pseudonimi i tij dhe e mbajnë me nderim të thellë monedhën e tyre nacionale. Duhet të themi se asnjë shtet tjetër dhe veçanërisht as Greqia nuk kanë monedhë me emrin “LEK”. Pseudonimi -lé (k)-si-ândër= -leks-ândër është i bërë nga dy fjalët komponente në gjuhën shqipe, që prej atëherë e deri më sot, sepse LEK-u dhe ndrra vinë në gjuhën shqipe prej pellazgishtes, të cilat edhe sot do të thonë “Leka është si ëndërr”, d.m.th. “është Lek-a” që ka lindur “si ëndërr”.
Shqiptarët i kanë ngjitur emrat e njerëzve të tyre edhe sot në forma të ndryshme, si variante të këtij “llagapi”, p.sh. LEK, ALEKS, SANDRI, LEKSANDER, etj. e edhe në Greqinë e sotme ku ndodhet një ishull me emrin Andra, që në vizitën e tij nga Arben Llalla, është vërtetuar se ky vend prej shekullit XII p.e.s. e deri më sot banohet mbi 70% të njerëzve të cilët e flasin në familjen e tyre gjuhën shqipe, pra janë arvanitas.
Ishulli ANDRA i ka 27 fshatra shqipfolëse; toponimet dhe mbiemrat e familjeve janë shqip. Pseudonimi ALEKSADËR përbëhet nga fjalë të kuptimësisë shqipe.
Elementet që e tregojnë pikësëpari origjinën ilire dhe shqiptare të Aleksadrit të Madh prej mbishkimit të gjetur në Egjipt, ku thuhet se Aleksandri i Madh quhej Meryamun, prej një citimi nga disa shkencëtarë të botës së gjërë. Pseudonimin e tij i marrur më vonë, shtatë fish e tregon se ai ishte ilir dhe shqiptarë.
Në Enciklopedia e Lirë apo Wikipedia Org na jepet si “sllav”, “makedon” e “grek”. Ne po i japim më poshtë shtatë të dhëna, të marrura nga Arben Llalla:
1.-Filipi ishte i lindur nga nëna ilire; dhe Olimbia, gruaja e tij, nënën dhe babain e kishte ilir. Pra, reciprokisht e shkencërisht ALEKSANDRI I MADH ishte Ilir. Filipi ishte djali i Eurodikes, e cila vinte nga fisi ilir i Lynkestëve. Aleksandri, bir i tij, është e sigurt se ishte djali i ilires Olimbia, e cila vinte nga fisi ilir i Epiriotëve. Shpesh ajo akuzohej se Aleksandri nuk ishte djalë i Filipit, por i gjarprit Amon, sepse ajo e adhuronte pandërprerë gjarpërin dhe një VETI të gjarpërit e kishte biri i saj.
2.- Vetëm të gjykojmë më njerëzisht, nga vetë pamja e jashtme e Aleksandrit dhe karakteri i tij, ai i ngjante Olimbisë; kishin të përbashkët ngjyrën e flokëve, bukurinë e fytyrës, ambicien, zgjuarsinë, etj.
3.-Emri i pagëzimit të Aleksandrit ishte Meriamun, një emër që zbërthehet vetëm në gjuhën shqipe të dialektit geg, “MER-JAM-UN”. Në disa fshatra shqiptare, sot ende thonë në Maqedoni “MER JAM UNË”, e cila, sipas gjuhës letrare shqipe do të thotë “MIRË JAM UNË”. Pra, Meriamun është emri i pagëzimit të Aleksadrit.
4.- Emri i njohur botërisht nga bëmat e Miriamunit ishte Aleksandër, të cilën, siç e shpjeguam më lartë, ka kuptim vetëm në gjuhën shqipe.
5.- Aleksandri ishte mbajtës i brirëve të Cjapit. Më vonë këtë shenjë do ta mbante Pirrua, mbreti i Epirit dhe Skënderbeu, mbreti i Epirit dhe Arbërisë.
6.- Gjuha që u fliste Aleksandri miqve të tij dhe bashkëluftëtarëve të suitës së tij të luftës ishte ilirishtja e dialektit gegë të Maqedonisë. Aleksandri gjuhën e shkruar pellazge me alfabetin fenikas, e cila thuhet se ishte “gjuha e vjetër greke”, e mësoi kryesisht nga Aristoteli. Ata kanë qenë pellazg me alfabet tjetër, jo “grekë”.
7.- Në vitin 1925 Republika e Shqipërisë, monedhën shtetërore e quajti me emrin LEK, për nder tipike të Aleksandrit të Madh. Në faqet e monedhës shqiptare LEK pasqyroheshin figurat e Aleksandrit të Madh, Herkulit, Akilit, Pirros, etj. Kur shteti shqiptar kishte këto elemente në monedhën e tij në vitin 1925, e cila vazhdoi deri në vitet 1950, Greqia dhe Republika e Maqedonisë (FYROM) nuk e kishin monedhën e tyre me këto figura shqiptare të njohura të historisë sonë të lashtë.
Janë mbushur librat në botë dhe Evropë, filmat, tragjeditë e komeditë me emrat e mbaresat greke “ois”, “os”, “us”, etj., të Aleksandrit, Herkulit, Akilit, Pirros, derisa na vjen të vjellim edhe emrat e tyre kombëtarë. Turp për këta emra të shpallur nga bota perëndimore “dreçër me bishta” e jo pellazgo-ilirë dhe shqiptarë me gabimet e bëra keqas e duke i shqiptuar jo drejtë, pra duke mos e njohur paraprakisht gjuhën e parë pellazgishten, që është në të vërtetë shqipja. Është turp për një Enciklopedi të Lirë, që nuk është “e lirë”, Wipikedia, që shkruan edhe faqe të tilla, aq paqartë.
Po i marrim dy libra të formatit të madh e voluminoz: “Die Menschen die die Welt veränderten” me pjesën për Aleksandrin e Madh; dhe “Atlas der Weltgeschichte, von 10.000 vor Christus bis heute”, e cila jo vetëm se tregon botën e vjetër “greke”, por edhe Aleksandrin e Madh dhe botën e tij të luftimit, mbretërimit dhe të nënshtrimit. Ai prej Maqedonisë dhe të ashtuquajturës “Greqi”, në moshën 19 vjeçare, në vitin 334 p.e.s., në krye të 45.000 luftëtarëve, i priu armatës më të madhe të kohës, i cili e kaloi Helespontin, midis Egjeut dhe Detit të Zi, rreth kokës së sotme të Turqisë për në Azi të Vogël, rreth qyteteve me të mëdha të Detit Mesdhé deri në Egjipt, duke u kthyer në Mesopotami, për të vazhduar ngjarjet në Azinë Qendrore e deri në Pamir e në Indi. Historinë botërore e ka lënë edhe në Bibël. Çuditërisht i dha fund jetës së tij nga një sëmundje e tmerrshme, nga malarja, në fund të majit të vitit 323 p.e.s.
Përveç të tjerëve, ai ia la Antigonit dhe djalit të tij të vetëm Dhimitrit (Demetrius) Atigoniten dhe Maqedoninë. Kjo shihet në faqet paraprake, “Die Griechische Welt”, me Spartën, Dodonën, Thebën, Maqedoninë, Siçilinë dhe Kartagjenën, etj. Aty i vendosin për “grekë” e jo për pellazgë. Nuk e shënon askund Aleksandrin e Madh si pellazgo-ilir, por si “maqedon”. Dihet se atëherë është folur gjuha pellazge dhe është shkruar gjuha pellazge me alfabet fenikas të Kadmit, por nuk kanë ekzistuar fare “grekët” dhe kjo vjen në shprehje pas vitit 1821 deri në vitin 1827, kur është njohur Greqia. Vepra të tjera nuk po i zëmë në gojë, por njërën po, po e përmendim. Ajo është “Homeri-Historia dhe racizmi”, në të cilën thuhet se përkundër Linearit A, që është më i vjetër dhe i një hieroglife mineone primitive, Lineari B, duke u nisur nga shekulli i XV i erës sonë, u bë për përdorim të zakonshën nëpër treva që e përdornin gjuhën hellene të shkuar me alfabet të Kadmit fenikas. Pra, de fakto, kjo është koha kur gjuha hellene u adaptua, ndërsa Greqia u themelua pas vitit 1827. Përpara kësaj nuk ka ekzistuar “Greqia”, dhe në qoftë se thuhet se ka ekzistuar një pjesë e këtij vendi, kjo pjesë është quajtur “Hellada”, sipas mitit të Hellenit.
Nga disa “historianë” të shteteve tona fqinjë, por edhe të largët nga ne, që nuk janë absolutisht shkencorë, por “pseudohistorianë”, pretendohet që Leka i Madh “nuk ka prejardhje shqiptare”. Le të thonë sa të duan ata se ky personalitet është “grek” apo “makedon”, asnjëra nuk e shprehë përkatësinë e tij etnike.
Maqedonia ka qenë një njësi shtetërore. “Greqia e lashtë” nuk ka ekzistuar fare, por Thesalia dhe Epiri, etj. E para ka qenë një njësi admistrative, ndërsa të tjerat janë cituar për “gjuhën heladike”, e cila është shkruar që atëherë, dhe e para gjuhë artificiale, e shkruar, e shtypur dhe e mësuar nëpër shkolla, e cila është e përkthyer në “gjuhën greke”, por nuk e ka pasur pas etninë “greke”. Njësia shtetërore e këtyre vendeve rreth e rrotull ka qenë e përbërë nga kombi pellazgo-ilir dhe shqiptarë, dhe kjo e ka shprehur përkatësinë etnike të përbashkët. Ka mjaft biografë e historianë të lashtë që i kanë lënë nëpër shkrimet e tyre shënime që shpjegojnë se Aleksandri i Madh ka qenë bir i një mbreti të Maqedonisë, Filipi të II, dhe i një princeshe ilire, Olimpisë, e bija e mbretit të Epirit, Neoptolemi i I, e që nuk kanë se ku i dërgojnë tjetër, pos në etninë e tyre, prej të cilëve ka lindur mbreti Aleksandri i Madh, që nuk mund të gënjejnë pseudohistorianët, madje as në Enciklopedinë e Lirë.
Shumë shkrues të ndryshëm të historisë antike, ndër ta edhe babai i historisë hellade, që e përkthejnë “greke”, Tukididi (Thucididis), na lajmërojnë se Pellazgët (pellazgo-ilirët apo shqiptarët) janë popull para grekëve të sotëm, “proeliminoi”.
Me këtë e vërtetojnë ata se kanë qenë para helenëve, d.m.th përpara se të lindin mitet për Hellenin, birin e Deukalionit, që është një konstrukt i vjetër i miteve që nuk e shprehë etninë, edhe pse përhapej rreth e rreth atij lokaliteti të asaj kohe, të cilën e shprehin mirë fjalët e Tukididit se para luftës së Trojës nuk ka bërë asgjë të përbashkët Hellada e as me forca të përbashkëta.
“Greqia”, në tërësi, nuk e mbante këtë emër, dhe Hellada nuk e ka pasë territorin që sot thirret Greqi, madje as mitin e Hellenit. Në atë kohë, ajo nuk e ka përfshirë dy të tretën e Greqisë së sotme, por më pak se një të tretën. Kësaj “Hellade”, ia dhanë emrin “sipas emrave të tyre, fiset e ndryshme, më tepër pellazgët”. Pra, nuk ishin pjesëtarë të kësaj “etnie” të “shpallur pas vitit 1821”. Ne, këtu e shpjeguam pak. Nuk është e vërtetë se ka ekzistuar atëherë Greqia. Por, të kthehemi në antikë.
Filipi, për të mësuar të birin e tij, Aleksandrin, i ka zgjedhur dy mësues ilir, që morën pjesë në tërë edukimin e tij, Leonidhën, që ishte kushëri me Olimpinë dhe Lisimakun, nga krahina e Dodonës pellazgjike. Më vonë, e ka sjellur nga Stagjira, me prejardhjen ilire dhe shqiptare, të njohur më vonë nën emrin e tij Aristoteli, një filozof i zoti nga Selaniku, për t`ia mësuar Aleksandrit të ri gjuhën e shkruar “hellade”, që është pellazgishtja, me alfabet fenikas nga Kadmi, jo gjuhën greke, që përkthehet e shkruhet mjerisht kështu, madje edhe prej shqiptarëve.
Në antikë, mund të shprehte historinë e bujshme të popujve të ndryshëm, sepse ata ishin pellazgë, që kanë jetuar atëbote dhe e kishin një gjenezë të përbashkët, në Troja, në Smirna, Qipro, Canan, Egjypt apo Mesopotami e deri në Indi.
Pra, më tepër nuk do të merremi me këtë çështje madhore, e as me konstatimet e historianit amerikan, Edwin Jacques; as Biblën e as veprën e Robert d`Angely, që i kemi lexuar, dhe historinë e gjatë të Elena Kocaqit për dinastinë e Maqedonisë me Aleksandrin e Madh, sikurse qindra autorë të huaj e shqiptarë.
Po ndalemi në rrjedhat e studimit të përparshëm për Maqedoninë dhe ato gjëra që kanë lidhje me te…

Historia e rrejshme dhe historia e vërtetë

Kur ta studiojmë historinë antike pa shumë vrapime pas emrave të vendosur tre shekujt e fundit, në shekullin XIX, XX e XXI, do të shohim se nuk ka ekzistuar fare Greqia me këtë territor që e ka sot territor të vetin, as edhe një vend në tërë rruzullin tokësor gjeografik me po këtë emër, para vitit 1827 e deri në gjenezën e njerëzimit, e as Homeri i Madh, në dy poemat e veta si kryevepra të letërsisë botërore, “Iliada” dhe “Odiseja”, dhe ai nuk i këndon asnjëherë emrit “Greqi” dhe “grek”.
Grekët e quajnë faqen e tyre në përkthimin anglisht “Hellenic Republic”, ndërsa në origjinal quhet “Υπουργείο Εξωτερικών-Greece”.
Fjalët “heladik” dhe “heladnik” evokohen vetëm në fund të shekullit XIX të kohës sonë dhe e marrin thelbin e historisë së lashtësisë, duke thënë se kjo histori është “greke”. Shteti Greqi u themelua me dredhitë e Evropës, Anglisë e Fuqve të Mëdha, për t`a fundosur njëherë e përgjithmonë historinë e vjetër; për t`a fshirë kujtesën e popujve; për t`a fshirë tërësisht vetëdijen e tyre dhe për të mos i lënë në gjenezën e Evropës popullin pellazg apo parailirë dhe ilirë, kur mija luftëra i ka thyer mbi kurriz e me vuajtje të mëdha ky popull. Kur u themelua Greqia afër 7.800.000 banorë janë arvanitas, pra shqiptarë, që e kishin ndërruar gjuhën e tyre me gjuhën greke, por pjesa më madhe e tyre e flasin në shtëpitë e veta gjuhën shqipe.
Gjuha më e vjetër që dokumentohet në vendin që sot quhet “Greqi” dhe që kanë dalur veprat e para nga Homeri i Madh, ka qenë pellazgjishtja e shkruar me alfabet fenikas prej Kadmit dhe ky është populli më i lashtë. Kjo gjuhë nuk mund të quhet “gjuha greke”, dhe duhet të ketë qenë gjuhë e folur edhe e popullatave përreth saj, siç e ka folur dhe shkruar populli i trevave të Greqisë së sotme, meqenëse se emri “Greqi” nuk ka ekzistuar, dhe as nuk mund të ketë ekzistuar në atë kohë të lashtë gjuha me emrin greqisht. Duhet të them se greqishtja e re starton me krijimin e shtetit Grek, ajo nuk është e argumetuar që nga lashtësia. Raportet historike, që në kohët e vona qarkullojnë me “hellen”, “hellas”, “hellade”, “hellandik”, grek e greqisht, para krijimit të këtij “shteti” me tokat shqiptare, janë të sajuara jashtë realitetit objektiv të historisë. Ato janë të rrejshme, false e të pavërteta.
“Po të pohohet e vërteta nga vetë grekët se edhe prejardhja e tyre më e hershme është pellazge, të cilët i këndon Homeri i Madh si popullsi më të hershme, dhe më pas historianët, si Herodoti, Straboni, etj., të cilët në lashtësi Athinën e quanin Pellazgji, edhe historia botërore e Greqisë do të bëhej shumë e thjeshtë, shumë dinjitoze, si e të gjithë gjitonëve”. Janë pohime këto të “historianëve”, në dyqind vitet e fundit të kohës sonë, të cilët thonë se gjuha e zbuluar me një alfabet tjetër ishte gjuha greke. Ata nuk dëshironin që të quhej gjuha pellazge me alfabet tjetër fenikas, që ishte gjuha shqipe me alfabet të huaj, sepse kjo do t`a përjashtonte popullin e sotëm nga atributet e rrejshme të një “populli elitë”. Asgjë nuk kishte trashëguar nga e kaluara e lavdishme e pellazgëve autoktonë Greqia, deri në vitin 1000 e.s. e këndej, as “komb grek”, por një multietnicitet, pra një komb i klonizuar me fanatizmin e grekëve të rinj e shizofren, të thirur vetë “hellenë”. Të kujtojmë thënien e Faveirialit, nga libri “Jeta e Shën Kelmendit”, ku thuhej që grekët e rinj imitonin fenikasit.
Emrat “grek” dhe “Greqi” u futen me dhunë në histori. Pra “grekët” janë ireal. Ata, në lashtësi, nuk ekzistonin. Thuhej se Hellada lidhej me Hellenën e bukur të Spartës apo mitin e Hellenit, në vend se të shpjegohet me Eladën pellazgo-ilire.
Siç thotë edhe Fiqret Barbullushi, historia është gjithmonë në kontrast me kohën, vendin dhe njerëzit, për të cilët “përdorë” emrat Greqi e grek që në lashtësi e këndej, duke pohuar se në të njëjten kohë për këto raste janë përdorur emra të tjerë. Rastet janë të panumëta. Janë përdorur emra qytete-shtetesh, sipas fiseve, emra të njësive të shteteve, të popujve, etj. por nuk ka pasur asnjë lloj kombi pos pellazgo-ilirë në gadishullin Ilirik, të gjuhës së vjetër pellazge, duke pasur parasysh dallimet sipas të gjitha ndarjeve, si dialektet e një gjuhe. Është e saktë se ka qenë pellazgishtja.
Pellazgishtja dhe pellazg në lashtësinë e hershme; Iliria dhe ilirishtja, pasardhës të pellazgëve, në lashtësinë e vonshme; Arbëri dhe arbërorët, pasardhës të ilirëve në mesjetë; Shqipëri dhe shqiptarë, në kohërat e ardhëshme, që e përcaktojnë thjeshtë e qartë gjenezën natyrore të këtij emri. Asgjë nuk kalon te grekët e as te Hellada.
Për këto qëllime të vetat destruktive, shkenca pseudohistorike, ashtu siç bëri me helenët e Helladën, në kurriz të kombit shqiptar, ndër shumë gjëra të rrejshme që i ka futur në këtë shkencë, shekull pas shekulli, e ka futur edhe një “mit” artificial për Maqedoninë, që është kryeput një përrallë me bisht.
Në këtë mit thuhet se “Maqedoni, bir i Zeusit dhe i Etrisë, zaptoi krahinën e madhe në perëndim të Thrakës dhe e quajti Maqedoni”.
Vetë emri “Maqedoni” nuk lidhet me emrin e Helladës. Në të gjitha këndvështrimet argumentohet se Maqedonia ka ekzistuar shumë përpara Greqisë, madje në lashtësi, edhe kur një pjesë e saj e vogël është quajtur “Hellada”. Greqia si shtet unik nuk ka ekzistuar. Mbretëria e Maqedonisë, dihet, se ka ekzistuar, madje unike si shtet nga disa fise, ndryshe prej qytete-shteteve të Helladës, të cilat ende nuk kishin krijuar një shtet unik apo një mbretëri të përbashkët, sepse ishte futur dredhia fenikase mbrenda tyre. Edhe sikur të marrësh ekzistencën e emrit Maqedoni, si regjion apo si krahinë e vetme e qeverisjes administrative, ajo nuk ka lidhje me qytet-shtetet e siujdhesës së poshtme të tërë gadishullit, të cilat mbanin emra të tjerë dhe ishte jashtë Helladës. Në të vërtetë, ajo ishte kundërshtare e saj dhe e tyre.
Dikush nuk dëshiron që të përmendet Aleksandri i Madh në lidhje me “Greqinë”, por ka edhe zëra të kundërt me këto zëra, që e quajnë ate “grek”, sepse e ka mësuar “gjuhën” e tyre dhe e ka udhëhequr në tërë botën. Mosmarraveshja për Aleksandrin e Madh vie për një arësye tjetër, si ide e qëllimshme. Nuk duhet Aleksandri i Madh i Maqedonisë të lidhet me pjesën e historisë së lashtë të “Greqisë”, sepse ajo nuk ishte “Greqia”, por quhej Hellada, e cila ishte shumë e vogël.
Sidoqoftë, thrakët e maqedonët ishin të njëjtë për nga prejardhja e tyre me ilirët, pra ishin pellazgo-ilirë, jo sllavë e aq më pak bullgarë, dhe ndaheshin nga Morava, Vardari (Bardhari), dhe vargi i maleve Vranas. Ilirë, thrakë e maqedonë ishin të afërt në mes tyre, kishin edhe përplasje luftërash si përplasje të atëhershme kufitare.
Jetonin pranë njëri tjetrit, prandaj ishin të vetëkuptueshme këto zënka, të cilat, dërgonin në luftëra. Por mirreshin vesh ndërmjet veti, pa pasur nevojë të merrnin ndonjë përkthyes, siç quhen sot. Nuk janë të rralla rastet kur autorët i ngatërronin karakterin etnik të këtyre fiseve.
Në historinë e vjetër të kombit shqiptar, e cila shënohet nga të huajtë, të cilët nuk e dinin mirë shqipen dhe nuk shkruhej, të gjitha luftërat e vjetra na dalin si luftëra në mes të qytet-shteteve apo të fiseve më të organizuara, në formë të aplikimit dhe të zhvillimit të më tutjeshëm të kulturës së shoqërisë në veçanti, duke u nisur pikë së pari prej kulturës lokale të pellazgo-ilirëve, në fundin e shekullit të V p.e.s. e fillimin e shekullit të IV, p.e.s., kur janë formacionet e para shtetërore ilire. Na përshkruhen disa luftëra të Lynkestëve, Pelloponezit, Akamanisë dhe të vetë Maqedonëve të vjetër pellazgo-ilir, të cilat nuk janë krejtësisht të konsoliduara. Në formë të thellimit e diferencimit social dhe zhvillimit të pronës private në këto zona që i përmendëm, i shkaktonin këto konflikte, të cilat kanë qenë konflikte të interesave fisnore. Në procesin e këtyre konflikte të fiseve të vogla pellazgo-ilire për veprime të përbashëta, si p.sh. të molosëve, të thesprotëve, të kaoneve, të orestëve, të paraurejve, të lynkestëve, të paionëve, të dardanëve, etj. i kanë detyruar në radhë të parë këto fise të lidhin bashkëpunime, të cilat dërguan në federatat fisnore.
Kështu, nga shekulli i IV e deri në shekullin e II p.e.s. shoqëria pellazgo-ilire mori pamjen e ndarë në klasa e shtresa shoqërore me interesa të ndryshme, shpeshherë të kundërta, të cilat ndonjëherë dilnin me emërtime të rajonit, si p.sh. Maqedonia, e të tjera herë në emër të fisit kryesor ose të fisit të madh e të vetëm.
Ato, ndonjëherë kanë përplasje me njëra tjetrën, sikurse i zhvillon Maqedonia, që ka disa përplasje me Enkelejtë, Molosët, Lynkestët, fiset thrake e Taulantët, etj. të cilat u detyruan që ta njohin atë dhe në krye të saj Aleksandrin e Madh.
Kjo është mjaft për Mbretërinë e Maqedonisë; Aleksandin e Madh, gënjeshtrat e mëdha të Greqisë dhe të vërtetat historike të këtij regjioni…

U dashka këto emra të vendeve “të përkthehen” sllavisht

Ajo që më së shumti na kushton kur e shohim faqen e Republikës së Maqedonisë në Enciklopedinë e Lirë-Wipikedia, janë jo vetëm historia sllave, e shkruar këtu, pa kritikë të mirëfilltë, por me proklamime, sikur të qenë “çlirimtarët”; edhe emrat e të gjitha qyteteve të mëdha të saj marrin nuansa të natyrës sllave. Okupuesit e bëjnë të veten mbi Enciklopedinë e Lirë. Sikur janë “harruar” emrat e vjetër të këtyre qyteteve pellazgo-ilire dhe shqipe me qëllim, dhe futen në vend të tyre ata bullgarë…
Na lodhin emrat sllavo-bullgarë mbi emrat e vjetër origjinal. Ne i përcjellim së pari “Skopje”, “Tetovo”, “Kičevo”, “Ohrid”, “Bitola”, “Veleš”, “Kumanovo”, “Štip”, “Stumica”, etj., lumit që i thonë “Vardar”, sikur nuk e “dinë” si i kanë quajtur këto vende tona kur i kanë okupuar bullgarët e Bullagarisë: Shkupin, Tetovën, Kërçovën, Lynkninë (Ohrin), Manastirin, Vulën, Astibin dhe Strumicën, etj. pa rrëfimin popullor mbi malet e Gostivarit “për gruan që fundoset në ujë të bardhë”, ku buron Bardhari, pra Lumi i Bardhë, dhe bullgaro-makedonëve nuk ua nxjerr goja “dh” shqipe, e lënë “d”, deri sa “B” e parë e lexojnë sllavisht, si “V”. Kështu, Bardhari na bëhet Vardar (?!).
Për ata, kjo gjë nuk prish punë, thonë të paditurit. Shtati i lumit mbetet i njëjtë e derdhet në të njëjtin det. Ai ështe shqip dhe qytetet shqiptare, por të huajt ua kanë ndërruar emrat. E shqiptarët nuk kanë “mend” t`a marrin vesh këtë çështje…
Papritur, na bie në sy një artikull i një gazete dhe është gazeta “Lajm”. Dimitrovi i Bullgarisë thotë se “makedonët, janë bullgarë”. Si duket, nuk mund të thotë se janë “bullgaro-maqedonë”, por e ngatërron vetë çështjen nacionale.
Pa marrë parasysh se çka do të thotë me këtë punë nacionalisti i vërtetë bullgar, i ngarkuar si “kujdestar” i vlerave historike e Drejtor i Muzeut Historik Kombëtar në Sofje, po i themi se në Maqedoni kanë jetuar bullgarët si okupatorë dhe atë shtet mund t`a lënë kur të duan dhe të shkojnë ku të duan, më së miri në Bullgari, dhe të kenë edhe pashaporta të Bullgarisë, sikur kryetari i Maqedonisë, zotëria Gligorov, sepse prejardhjen e kanë prej Bullgarisë, dhe nuk janë “makedon”.
Republika e Maqedonisë duhet të mbetet këndej Republikës së Bullgarisë. Nuk e ka lindur Bullgaria. Por, edhe ajo është ndjekëse e thrakëve nga territori i saj dhe ne i mbajmë edhe sot thaqianët, që janë një fis i vjetër pellazgo-ilirë dhe shqiptarë.
Bullgaro-maqedonët nuk mund të quhen “makedon”, sepse nuk e shprehë etninë, përderisa është ndarje e regjionit, jo e kombit të veçantë.
Me të vërtetë, do të bëhet më vonë e tërë Maqedonia pa asnjë sllavo-bullgarë.
Do t`a shohim këtë temë, në vazhdimet tona…

Filed Under: Analiza Tagged With: Brahim Ibish AVDYLI, Maqedonia, vorbullen antishqiptare

KANADAJA NE UDHEKRYQ

October 18, 2015 by dgreca

Kanadaja në udhëkryq : Të qëndroj djathtas, të kthehet majtas apo … edhe më majtas?/
Kanadaja mbyll nesër, 19 tetor 2015, fushatën elektorale më të gjatë të historisë së saj dhe ende nuk është e qartë se kush do t’a drejtoj një nga demokracitë më të fuqishme të botës./
Nga Ajet Nuro, Montreal, Kanada/
Kanadaja, një nga 7 vendet më të industrializuara dhe fuqia e 11 ekonomike e botës, nesër do të njohi se kush do t’a drejtoj për katër vitet e ardhme. Qysh prej 2006, Kanadaja udhëhiqet nga Partia Konservatore e Stefan Harper që ka fituar tre zgjdhje legjislative njëra pas tjetrës, në vitin 2006, 2008 dhe në vitin 2011.
Që nga viti 2006 që Partia Konservatore ndodhet në pushtet, shumë ngjarje dhe situata të brendëshme dhe të jashtëme kanë ndodhur dhe Kanadaja ia ka dalë të ruaj një stabilitet ekonomik që e bënë Partinë Konservatore dhe shefin e saj Stefan Harper të ketë besim në një mandat të katërt. Kështu,Kanadaja ishte ndoshta i vetmi vend që mundi të dilte më mirë nga gjithë vendet e tjera nga kriza e madhe ekonomike e vitit 2008, krizë që preku sidomos fqinjin e saj jugor Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Faktorët që ndikuan në të janë shumë por sigurisht që qeveria ka dëshirë të theksoi ndërhyrjet e saj me anë të politikave ekonomike të saj si ulja e taksës federale të blerjes, ndërhyrjet në sektorin e industrisë së automobilave, ndërhyrja në krijimin e vendeve të punës reduktimi i shpenzimeve qeveritare dhe i shumë programeve jo jetike etj etj. Problemi që duhet të përballoj qeveria sot dhe që ndoshta do të transmetohet një qeverie të re që do të dali nga zgjedhjet e nesërme është një rënie ekonomike e shkaktuar nga rënia e çmimive dhe kërkesës për materiale të para që është edhe motori shtytës i ekonomisë kanadeze. Këtu mund të përmendet sidomois rënia e çmimit të naftës që përbënë një nga shtyllat e ekonomisë kanadeze sidomos në provincën e Albertës që dallohet për prodhimin e naftës nga rërërat bituminoze.

Fushat e gjatë dhe … e mërzitëshme

Ndonëse bëhet fjalë për një fushatë të gjatë (78 ditë…) ajo është gjithashtu fushata më e mërzitëshme ku mungojnë debatet për çështje të mëdha. Kështu, për t’u dalluar nga partia në pushtet, partia e tretë opozitare (tradicionalisht e pranishme në pushtet…) i është kthyer teorisë ekonomike kejneziane të shpenzimeve të mëdha në kohë krize për të mundur daljen nga kriza. A do t’a duan kanadezët një teori të tillë? Më tej asnjë gjë e madhe për t’u shënuar. Secili nga shefat e partive kryesore mbron idenë se partia e tij do të bëj më shumë për klasën e mesme…

Çështjet e sigurisë dhe Kanadaja

Nga ngjarjet ndërkombëtare që kanë influencuar zgjedhjet në Kanada, ka qenë dalja në skenë e grupit Shteti Islamik ku Kanadaja po luan rol aktiv duke marr pjesë në koalicionin kundër Shtetit Islamik. Këtu qeveria aktuale ka treguar lidership dhe është një nga pikat e saj të forta përball një opozite që nuk ka patur një plan të qartë. Por, çuditërisht, pjesën më të madhe të debatit në fushatë nuk e ka zënë kjo çështje madhore pra siguria në kushtet e kërcënimeve të herë pas herëshme në Kanada por vendimi i një gjykate kanadeze që lejon një qytetare të betohet gjatë ceremonisë së betimit si qyteteare e re e Kanadasë me fytyrë të mbuluar (nikab). Qeveria që është kundër kësaj praktike fitoi pikë sidomos në Kebek, ndërkohë që partia që siguron opozitën zyrtare humbi shumë pikë duke qenë pro mbajtjes së nikabit gjatë ceremonisë së nënshtetësisë. Kështu Partia e Re Demiokratike nga e para që ishte në fillim të fushatës, sot gjendet e treta.

Kriminaliteti dhe imigracioni

Ndryshime të mëdha ka sjell qeveria aktuale në trajtimin e kriminelëve duke i bërë ligjet edhe më të ashpra ndaj kriminelëve sidomos atyre që kryejnë krime të rënda. Ndërsa konservatorët janë për ndëshkim të tyre, opozita është m¸e shumë për riedukimin e tyre. Por, ajo që ka pësuar më shumë ndryshime në Kanada është ligji për qytetarinë dhe imigracionin. Kjo është parë si shtrëngime të Kanadasë për të evituar marrjen në mbrojtje të atyre që nuk e meritojnë ose imigracion të kontrolluar.

Kanadaja dhe shqiptarët

Në periudhën e pushtetit konservator, nga viti 2006, Kanadaja ka qenë aktive si ndaj Shqipërisë ashtu edhe ndaj Kosovës. Kështu, mes Kanadasë dhe Shqipërisë janë shkëmbyer vizita të rangjeve më të larta si kryeministri Berisha në 2007 dhe vizitat e dy ministrave të jashtëm në vitet 2012 dhe 2015. Ndër kohë që në Tiranë kanë shkuar kryetari i Parlamentit kanadez si dhe ministri i jashtëm i Kanadasë. Duhet theksuar se Kanadaja ka kaluar në vendin e parë për nga volumi i investimeve në Shqipëri. Shumë firma kanadeze operojnë në Shqipëri në fusha si nafta dhe hidroenergjia. Në vitin 2008, Kanadaja njohu Republikën e Kosovës edhe pse Kanadaja ka një problem siç është problemi i shkëputjes së Kebekut nga Kanadaja.

Vota e shqiptarëve

Nuk ka asnjë studim se për kë votojnë shqiptarët e Kanadasë. Së fundi, Partia Konservatore, ka bërë shumë për të tërhequr atë që quhet votë etnike. Vota etnike do të ketë shumë rëndësi për qytete me prani të madhe imigrantësh si Toronto, Montreali, Venkuver etj etj. Çfarë krahu do mbajnë shqiptarët? Nuk i dihet pasi debate të tilla nuk janë zhvilluar ndonjë here në mesin e disaporës shqiptare. Duhet theksuar se shoqatat që përfaqësojnë shqiptarët mundohet të jenë jo politike.

Kush do jetë kryeministri i ardhshem i Kanadasë?

I vetmi armik i kryeministrit actual është qëndrimi i gjatë në pushtet dhe ndoshta shumë kanadezë do të donin të ndryshonin diçka ndonëse kandidati liberal Justin Trudeau ndonëse pinjoll i një familje që i ka dhënë shumë politikës kanadeze nuk ua mbush mendjen. Po ashtu edhe partia opozitare që është e spektirt të majtë duket se nuk i bind kanadezët. Sondazhet nxjerrin lehtësisht përpara Partinë Liberale por diferenca është e tillë që edhe sondazhet nuk mund të besohen. Ndaj, le të presim mbrëmjen e nesërme për të pare se kush do t’a drejtoj Kanadanë për katër vitet e ardhëshme.

Filed Under: Analiza Tagged With: Ajet Nuro, KANADAJA NE UDHEKRYQ, Montreal

Komunistë bashkohuni dhe fitoni

October 18, 2015 by dgreca

….Sepse duke trumbetuar Enverin,duket se po luftoni për ‘të dhe jo për vendin.Se mëkat t’u përfaqësojnë topmodelet. Xibraka dhe laboratorët e drogës./
….Thojani popullit, çfarë vratë, çfarë ndërtuat dhe çfarë mund të bëni. Fitoni…, dhe të jeni të bindur që edhe Musine Kokalari do ua fali planet vjetore. Të vuajtjes dhe të vdekjes së saj në Burrel. Pasi vendi është mbi idealet personale. Mbi liderët. Pra bashkohuni dilni dhe fitoni./

nga Ilir Levonja/
Komunistët shqiptarë nuk janë socialistë. Por shfaqen të tillë. Mbase edhe ndihen pjesërisht. Ose ndihen më pranë socialistëve për shkak se një pjesë e mirë e viktimave të tyre. Robërit e luftës së klasave, janë atashuar në krahun e djathtë? Por edhe kjo nuk qëndron më. Ose nuk ka qëndruar prej kohësh. Në radhët e demokratëve ka plot ish komunistë. Duke filluar nga ish lideri. Në radhët e socialistëve ka me shumicë të persekutuar. Deri në liderë forcash. Ashtu sikur edhe në radhët e partive të tjera ka të ndërthur…, komunistë, të persekutuar, socialistë dhe antifetarë të shuguruar në besnikë të Sigurimit të Shtetit. Pra përse shfaqen socialistë, me socialistët.?Përse nuk shfaqe komunistë, si pretendojnë se janë.? Ata që janë? Apo thjesht, ndihen aty për shkak të emrit.?! Nga që duke folur për popullin përjetësisht, në emër të popullit. Duke menduar se socialistët, nga kuptimin i të qënit social, u duket se janë më pranë popullit etj. Ndihen kështu, socialistë. Edhe pse socialistë nuk janë! Janë dhe flasin si komunistë.
Dhe deri këtu nuk ka asgjë të keqe. Sepse dihet shprehja e bërë masë, e masave në tërësi…, ku ka popull ka edhe komunizëm.
Kjo u pa këto ditë kur mes tyre dhe socialistëve pati shkëndija të acarta. Pati romuze. Pati ngrefosje. Pati karshillëk me foto të Enverit. Me vjersha. Me topmodele. Me krahasime. Dhe nostalgji sigurisht.
Megjithatë ata votojnë socialistët. Dhe u duket për momentin se kanë pushtet. Ose u duket kështu. Dhe hera­herës zgjohen, duke treguar foto nga Enver Hoxha. Duke pirë pak raki me Nexhmijen e lodhur. Që çuditërisht e krahason veten me Terezën e Kalkutës. Dhe jo me Gonxhen që ajo e përndoqi. E krahason me lumturinë e një krijese nëntëdhjetëvjeçare. Edhe pse e dënoi përjetësisht.
E mbajti në kafaz deri në morte shtëpie. Duke i privuar atë që edhe koha para saj, e cilësuar po prej saj…, si koha e mënxyrave, e shtypjes, mesjetare, kanunore, fetare, zakonore etj…, si një opium obskurantizmi për popullin shqiptar. Megjithatë ajo sot e ka për krenari të mburret me lavdinë e viktimës së saj. E ka për kënaqësi të tregojë një kafaz, ku poshtë në platformë, e shtrirë pushon një kanarinë. Prehet e privuar, qoftë edhe për pak dhe’, një dorë…, si riti shqiptar, mbi trupin e nënës së saj. Një kanarinë që i uli vrullin parrullave me emrin e burrit të saj. Nga portet, aeroportet, uzinat, hidorecentralet, komb e kombinate. Jo me forcën e nomeklaturës. Por thjesht me etjen njerëzore të një populli për çfarë është më e mira e ekzistencës së tij. Dhe Nexhmija nxitoi të përfshihej aty, duke harruar këtë zëvendësim, zhvendosje kanarine. Të cilën ajo e vdiq për t’u dashuruar dhe krahasuar pas saj.
Por le t’i kthehemi çështjes më të parë? Përse komunistët veprojnë nën socialistët? Përse e kanë kthyer Enverin në çështje. Përse aludojnë me propogandë.? Duke krahasuar kohën e tij, Enverin vet, me liderët aktual të politikës? Përse i thonë popullit, shoqërisë, përmes topomodelesh, artistësh etj.? Se cili ishte ai burrë.? Dhe cilët janë këta të korroptuarit e sotshëm etj. Përse kanë, apo le të themi keni frikë të jeni komunistë? Përse keni frikë të votoni veten tuaj.? Partinë tuaj? Nëse jeni në një Parti: Apo në disa të tilla? Përse nuk kujtoni edhe Hysni Milloshin.? Petro Markon e të tjerë ërshembull që i dërguat në çështjen e internacionales?
Por mos të hym në emra konkret. Pasi me të mirat dhe të këqijat janë historia e juaj. Dhe pa diskutim, edhe e jona. Ashtu si historia e socialistëve dhe e demokratëve. Ia thoni popullit, ashtu si edhe suksesin. Dhe fitoni zgjedhjet. Dhe përse nuk merrni të drejtoni fatet e vendit.? Kur e ndjeni se ky i fundit, po shkon drejt greminës me klasën aktuale politike. Përse nuk konkuroni të vetëm?
E bëri Ciprasi në Greqi. Apo edhe parti të tjera në Europë. Përshembull, shtatë vjet ka që u formua partia e Vuçiçit në Serbi. E festoi mbrëmë këtë përvjetor. Kurse ju keni histori…, ajo që është. Por është e madhe ama. Të paktën sipas jush. Eshtë e lavdishme, po sipas jush. Pa drogën e Edi Ramës. Pa shëndetësinë e korruptuar të Beqajt. Pa ’97­tën dhe Gërdecin e Berishës. Pa 21 Janarin e Ilir
Metës kur ishte demokrat. Pa korrupsionin e rrugës së Kombit të Lulëzim Bashës. Pa lehjet e
Erionit. Pa Kosovën shtet. Por që sot është. Pa shqiptarët e Maqedonisë dhe Malit të Zi, por që sot janë. Madje më shumë se sot proletarët e të të gjithë shqiptarizmës duhet të bashkohen.
Pra shkurt, dilni hapur dhe fitoni. Ose edhe përmes celulalve. Tani mundësitë janë më të mëdha.Informalizmi, lagjet periferike nga jugu në veri etj. Janë me shumicë. Madje kemi edhe internet.
Nuk ka as nevojë të priten telat. As të ndërpritet energjia. E kam fjalën për aksione ilegalësh. Të gjithë jemi të tillë, ilegalë sapo vjen mbrëmja. Shkojmë në shtëpi për t’u errësuar, jo drituar.
Zgjedhjet janë aty. Edhe pse jo 99.99% pjesëmarrje. Prapë zgjedhje janë. I fitoni dhe qeverisni. Se kështu po ia nxirrni Enverin Saliut, Edit, Ilirit dhe jo shoqërisë, popullit që ju e keni aq për zemër ta pësërisni. Kumbon bukur në fakt. Kumbon dhe oshëtinë. Shkurt dhe saktë: Eshtë koha të kuptoni se komunizmi mund të ndërtohet edhe pa luftë klasash, edhe pa të persektuar, por edhe me ata. Pasi përzier jemi të gjithë. Eshtë koha të bashkpunojmë me viktimat, pasi viktima jemi të gjithë. Eshtë koha e mendjes së hapur dhe e mejdanit dhe e votës. Sepse duke trumbetuar Enverin,duket se po luftoni për ‘të dhe jo për vendin.Se mëkat t’u përfaqësojnë topmodelet. Xibraka dhe laboratorët e drogës.
Thojani popullit, çfarë vratë, çfarë ndërtuat dhe çfarë mund të bëni. Fitoni…, dhe të jeni të bindur që edhe Musine Kokalari do ua fali planet vjetore. Të vuajtjes dhe të vdekjes së saj në Burrel. Pasi vendi është mbi idealet personale. Mbi liderët. Pra bashkohuni dilni dhe fitoni.

Filed Under: Analiza Tagged With: bashkohuni, dhe fitoni, Ilir Levonja, komuniste

Isa Mustafa de facto nuk është kryeministër i Kosovës

October 18, 2015 by dgreca

Isa Mustafa de facto nuk është kryeministër i Kosovës/
Nga Elida BUÇPAPAJ/
Titulli në dukje absurd tregon një realitet. Kosova nuk ka kryeministër dhe një qeveri pa kryeministër nuk qëndron dot në këmbë e nuk ka perspektivë. Prandaj parlamenti është kthyer në arenë të vezëve, bilbilëve e gazit lotsjellës. Isa Mustafa nuk gëzon autoritet tek asnjë palë. As tek LDK, as tek PDK dhe as tek opozita. Opozitën e tradhtoi, LDK-në e tradhtoi, ndërsa me PDK-në ka marrëveshje të interesit nëntokësor assesi kombëtar.
Aktualisht Isa Mustafa njihet si burri më gënjeshtar në Kosovë. Atij nuk i beson askush. As fëmija. Sepse çfarë thotë tani, e çthotë pastaj. Atë që thotë sot e përgënjeshtron nesër. De facto kryeministër i Kosovës – i paligjshëm – është Hashim Thaçi.
Isa Mustafa është bishti i Hashim Thaçit dhe nën diktatin e nëntokës së LDK-së.
Nëntoka e LDK-së është segmenti që ka uzurpuar LDK-në pas vdekjes së Rugovës, i dalë i humbur nga zgjedhjet e qershorit 2014, por që ka përfituar vende kyçe në bashëkqeverisje me PDK-në. Nëntoka e LDK-së është kapja e shtetit permes sistemit klientelist, nepotik, korruptiv, klanor e tarafor. Nëntoka e LDK-së janë një grusht njerëzish keqpërdorues të pushtetit në aleancë të fshehur e të hapur me PDK-në prej 2007. Ndajnë bashkë privilegjet, postet më të larta të shtetit dhe përfitimet si oligarkë.
Me një vështrim të shkurtër retrospektiv, në kohën e qeverisë në mërgim, Isa Mustafa ishte njeriu dhe bishti i Bujar Bukoshit. Ai mbante portofolin e ministrit të financave dhe kishte në dorë të gjithë milionat që rridhnin prej të ardhurave të 3%. Ne që jetojmë në Zvicër e dimë se sa vështirë e ka patur Rugova prej Bukoshit dhe njerëzve të tij që i krijonin shumë vështirësi dhe ishin në opozitë të hapur me Liderin Indipendentist që prej asaj kohe. Si qeveri në mërgim, ata përfitonin prej autoritetit të Rugovës, por përfitonin sidomos financiarisht. Deri sot askush nuk ka hetuar se çfarë është bërë me fondin e 3 %.
Pas konfliktit të 1998-1999 Isa Mustafa asnjëherë nuk ka shkëlqyer. Ka përfituar gjithmonë si pjestar i nëntokës së LDK-së. Edhe kreun e bashkisë të Prishtinës kështu e fitoi. Preferoi më mire të ishte kryetar i Bashkisë, sepse rolin e liderit të opozitës nuk e bënte dot më 2010, në kohën kur u zgjodh kryetari i LDK-së nga grupi i Llapit, ai afër Xhavit Halitit, që e bëri hara-kiri Fatmir Sejdiun, për të mashtruar elektoratin por edhe sepse Isa Mustafën si marionetë e përdorte më lehtë.
Prej këtyre marrëdhënieve okulte rrodhi edhe aleanca PDK-LDK në 19 nëntorin e 2014. Si deal midis padrinosh. Aleanca e tyre nuk është aleancë partiake, prandaj është e paqëndrueshme. Sepse aleancat dalin nga liderët në marrëveshje me partinë dhe elektoratin. Marrëveshjet në vetvete duhet të shprehin një konsensus të elektoratit.
Aq më tepër, në një demokraci politika nuk mund të jetë marrëveshje midis maskarenjve, por midis xhentëlmenësh (gentlemen agreement ) dhe përfaqësuesve më të denjë të popullit. Ndërsa Isa Mustafa është përfaqësues i interesave të një klani, atij më të urryeri prej vetë LDK-së dhe elektoratit të LDK-së. Prandaj Isa Mustafa nuk gëzon asnjë lloj autoriteti, as në Parlament, as tek PDK, as tek LDK dhe as tek opozita. Sepse është made in – prodhim i nëntokës.
Nëse faktori ndërkombëtar kishte vërtetë interes të mbante Hashim Thaçin dhe të krijonte një maxhorancë midis PDK-së dhe LDK-së, sepse në këtë parti ka vërtetë burime njerëzore me integritet, kjo aleancë do të duhej të ndërtohej mbi një themel të shëndoshë, që e përjashtonte kategorikisht përfshirjen në qeveri të Isa Mustafës dhe klanit të nëntokës, duke i hapur rrugën figurave të pastra të LDK-së dhe atyre më të votuarave, si Vjosa Osmani për shembull, që klani i Isa Mustafës nuk e lejoi as të kandidojë për kreun e LDK-së. Nëse në 19 nëntorin 2014 do të ishte vendosur që në krye të qeverisë të Kosovës të votohej Vjosa Osmani, dhe në rrang ministrash, LDK do të përfaqësohej nga emra me autoritet, padyshim që sot në Parlamentin e Kosovës nuk do të kishte as vezë, as domate të kalbura, as bilbila, as gaz lotsjellës.
Sepse de facto Kosova nuk ka kryeministër. Dhe qeveri pa kryeministër nuk mund të ekzistojë.

Filed Under: Analiza Tagged With: Elida Buçpapaj, Isa Mustafa, Kryeminister

Kosova sot, si Shqipëria më 1914-ën

October 17, 2015 by dgreca

Shkruan: Dr. Enver Bytyçi/
Kosova është në rrjedhat e një rënieje të lirë. Nga njëra anë një mazhorancë e përçarë që luan lojë shikas e një kryeministër inatçor, megaloman dhe i mësuar me modelin e drejtimi titist të shtetit, nga ana tjetër një opozitë po aq inatçore dhe e paskrupullt në zgjedhjen e mjeteve për arritjen e qëllimit të saj për pushtet. A ka më keq se kaq? Nuk besoj se Serbia do të donte të shihte në Kosovë një dështim më të madh sesa kjo që po ndodh tani. Të dy palët me ose pa dashje po bëjnë lojën e Serbisë, duke kujtuar se po punojnë për veten e tyre e duke na rrejtë se “po punojnë për Kosovën”. As njëra, as tjetra palë farë pune e farë lidhje nuk kanë me Kosovën. Kanë maksimumi punë me partinë ku bëjnë pjesë, por më së shumti nuk kanë punë as më partinë, janë vënë në mbrojtje të interesave të një grupi mafioz, të një klani të ngushtë.
Vetëvendosja e ka bllokuar funksionimin e institucioneve të Kosovës. Ajo e ka bërë këtë, sepse disa udhëheqës të saj i tremben Gjykatës Speciale, por jo vetëm për këtë. Janë bashkuar gjithashtu disa frikacakë të PDK-së, Nismës, AAK-së me Vetëvendosjen dhe të katër këto grupime luftojnë kundër Isa Mustafës në fakt për ta bllokuar ngritjen e Gjykatës speciale, e cila do të shqyrtojë jo vetëm krimet e disa individëve kundër shqiptarëve, serbëve e romëve në kohën e luftës, por edhe krimet politike mbas luftës. Isa Mustafën e kanë gjet në pritë, se nuk është Isa pengesë për këta derdemenë që për një hetim a një vit burg duan ta shkatërrojnë vendin e tyre. Isa, madje është njëriu më pak i interesuar për zbardhjen e krimeve politike kundër LDK-së së pasluftës. Atij nuk ia ka ndij ndonjëherë se çfarë ka ndodh me Ibrahim Rugovën, me Fehmi Aganin, Enver Malokun, Xhejmal Mustafën, ish-ministrin e Mbrojtjes Krasniqi, Tahir Zemën e shumë të tjerë. As Bujar Bukoshit nuk i ka shkuar ndërmend ndonjëherë të mërzitet për humbjen e këtyre burrave. Përkundrazi, me paratë e djersës dhe gjakut të qytetarëve të Kosovës kanë bërë pazare duke blerë e njollos disa herë edhe djalin e presidentit historik të Kosovës, Dr. Rugovës. Për këto “merita” ësthë aty ku është Isa Mustafa. Prandaj ai nuk ka lidhje me LDK-në e vërtetë.
Po pse atëherë Vetëvendosja, opozita dhe së paku gjysma e PDK-së e duan në pjatë kokën e Isa Mustafës? Pse vezët dhe atentatet i drejtohen vetëm kryeministrit të Kosovës? Sepse ai ka dalë në pritë vetë, madje duke mënjanuar me metoda staliniste garën për kryetarin e LDK-së. Ka mbjellë shiun tash korr furtunën. Në këtë lloj furtune që e ka mbërthyer ka filluar të çartet. Çfarë nuk u thotë kundërshtarëve të vet, çfarë nuk i thotë Albin Kurtit ose Ramush Hajredinit. Thjesht nxjerr dufin prej mushkrive. U përpoq ta nxjerrë këtë duf duke e arrestuar me urdhër verbal liderin e Vetëvendosjes. I çoi dhjetra policë në rrezik për shkak të dufit, inatit dhe interesave të tij, pastaj e liroi Albinin, sikur të mos kish ndodhur asgjë. E bëri këtë jo si kryeministër, që mban përgjegjësi për shtetin, por si një Isë i kohës së Rrahman Morinës, për të shfry inatin e vet. Që në këtë moment ai moralisht nuk është më kryeministër i Kosovës. Të parit të Kosovës, kushdoqoftë ai, nuk i lejohet t’i fyejë qytetarët e vet, nuk i lejohet t’i arrestojë për inat të vetin, nuk i lejohet të fshehë të vërteta, të cilat do t’i vuajë Kosova për dekada me radhë në të ardhmen.
Prandaj Isa Mustafa duhet të largohet. Sa më shpejt, aq më mirë për Kosovën. Ai duhej larguar që në momentin kur humbi Prishtinën e ia dha atë Albin Kurtit, i cili sot e gjuan me vezë kryeministrin dhe u hedh gaz deputetëve në parlament. Eshtë hera e parë në historinë parlamentare të botës kur në parlament ata që janë aty për t’i dhënë oksigjen tempullit të shtetit dhe demokracisë, i japin helm. Kjo është edhe më për turp, sesa ajo që bën kryeministri Mustafa. Eskili ka thënë se “Kur e drejta tejkalohet, ajo kthehet në të kundërtën e vet”. E drejta e Albin Kurtit është tejkaluar me dhjetra herë dhe ai nuk do apo nuk e kupton se me tejkalimin e të drejtës po dëmton rëndë interesat e Kosovës. Isa Mustafa është shndërruar në një rrezik për Kosovën, për shkak të paaftësisë dhe inatit që i buron nga natyra titiste e qeverisjes. Albin Kurti është shndërruar në një rrezik serioz për Kosovën dhe shqiptarët me vëtëdije të plotë, sepse tashmë ai duhet ta dijë se “ku ia çon mushka drutë”. Dhe jam i bindur se ai e di këtë, e përsëri nuk ndërron rrugë. U duk sikur u mënjanua kur dha dorëheqjen nga drejtimi i Vetëvendosjes. Por prapë është aty, ku e thërrasin të paudhët, antishqiptarët, ata që e duan Kosovën përgjithmonë në kaos. Unë i kam lexuar nja dy libra së paku, se çfarë është historia e doktrinës dhe filozofisë serbe për Kosovën dhe shqiptarët në përgjithësi. Nikolla Pashiç në vitin 1913 thoshte se “Edhë pse po ngrihet një shtet shqiptar, ai duhet të jetë jofunksional, i paqëndrueshëm dhe i brishtë, me qëllim që ne serbët ta ruajmë epërsinë tonë morale shtetformuese mbi shqiptarët”. Dhe për ta arritur këtë ky Pashiqi pagoi Esat Pashën, Haxhi Qamilin e të tjerë. Këta të mallkuar e të paguar nga Beogradi e bënë Shqipërinë rrëmujë, iu kundërvunë me luftë Princ Vidit, shtetarit modern të kohës, i cili dëshironte ta rimëkëmbte Shqipërinë. Këta nuk lanë qeveri në këmbë, dhe vendi kaloi konflikt pas konflikti. E di Albin Kurti historinë e Shqipërisë së pas shpalljes së pavarësisë më 28 nëntor 1912. E megjithatë ai I ka shpallë luftë shtetit të Kosovës e pranisë ndërkombëtare në Kosovë, njësoj si Esat Pasha që kundërshtoi vendimet e Fuqive të Mëdha edhe për atë Shqipëri të cunguar që u ngrit në Londër.
Por më çudit fakti pse ai po luan të njëjtin rol me skenarë të njëjtë tani në Kosovë?! Për t’u heq si moderator e liberator, Albini thotë se është socialdemokrat, e ndërkohë ushtron metodat anarkiste e trockiste, në pamundësi për të ushtruar një pushtet stalinist dhe enverist në Kosovë. Njësoj si anarkistët, Albin Kurti thirret në emër të popullit, një spekullim ky propagandistik dhe i dëmshëm për mendjet e njerëzve. Albini bëhet kështu më i rrezikshëm se Isa Mustafa.
Por dhe Hashim Thaçi duket se në këtë rrëmujë fërkon duart. Edhe kjo është e rrezikshme. Një politikan si Hashim Thaçi, me gjithë ato kontribute nuk mund të bëjë sehir, nuk mund e nuk duhej ta linte Kosovën të rrëshqasë në gjendje të lirë drejt degradimit. Historia i mat burrat e shtetit me kontributet që japin në momentet dramtike të kombit. Kosova po e vuan këtë moment për faj të Albin Kurtit dhe megallomanisë së Isa Mustafës. Hashimi duhet të dëshmojë se i përket një rrace tjetër politikanësh. Dei më sot ai po e ndihëmon konfliktin dhe krizën institucionale në Kosovë.
Më në dilemë prej të gjithëve është Ramush Haradinaj. Ai e kupton se veprimet e Albinit janë të dëmshme për Kosovën. Por ende e sheh Isën si të keqen e vendit. Përpiqet të jetë me opozitën, e në fakt ka një paradigmë, paradigmën e konsumimit të tij e të AAK-së me një projekt, i cili nuk është i tij. Por edhe Ramushin e shtyjnë disa bashkëpartiakë të tij të hyjë në vallen e Albinit, se këta bashkëpartiakë të tij nuk janë aq trima sa Ramushi. Ata e kanë frikë Gjykatën speciale ndërkombëtare. Ramushit nuk ia ndjen më për të tilla gjykata, sepse dy herë provoi Hagën e nuk u dorëzua. Megjithatë ai vazhdon të vuajë paradigmën, të jetë alternativë më vete, apo të shkojë pas projektit shkatërrues të Albin Kurtit. Kësaj paradigme Haradinaj duhet t’i japë fund e duhet të rrjeshtohet në anën e Kosovës, jo në anën e anarkisë dhe rrëmujës që bën anarkisti i tipit Fidel Kastro, pra, Albin Kurti.
Duhet të ndalet gjithashtu projekti i Vetëvendosjes për të ashtuquajturin “Bashkim i Kosovës me Shqipërinë”, projekt për të cilin thotë ai ka mirëkuptimin e diplomatëve perendimorë. Jam i sigurt se në këtë moment këtë projekt do ta duartrokiste edhe Milosheviçi po të ishte gjallë, sepse nëpërmjet teorisë “së pajtimit të shqiptarëve e serbëve, duke përdorur Edi Ramën dhe të bashkimit të Kosovës me Shqipërinë të inicuar nga Kurti” Milosheviçi, edhe pse përgjegjës për krime macabre në Kosovë, do ta kishte ndarë Kosovën e do ia kishte marrë asaj jo 11 apo 15 përqind të territorit, por së paku 30 përqind të këtij territori. Imagjino sot, kur diplomacia dhe politika serbe ka kapërcyer ngërçin e kohës së Milosheviçit, sa e aftë është ta realizojë ndarjen e Kosovës në vijat, në të cilat ajo dëshiron. Qeveria serbe për të përmirësuar imazhin ftoi në bashkëpunim Edi Ramën, me qëllim që t’I thoshte botës se “Ne serbët jemi tolerant e të gatshëm për pajtim”. Rama ia dha Beogradit këtë shans, sepse atij nuk ia ndjen sa viktima e dëme i shkaktoi Serbia Kosovës në luftën e fundit. Për fat të keq nuk ia ndjen as Isa Mustafës, i cili bën sehir ndaj politikës së “vllaznim-bashkimit” të Titos së ri, Vuçiç dhe Enverit të ri, Edi Rama. Albin Kurti bën demagogji kur thotë se “Serbia duhet të kërkojë falje për krimet në Kosovë”, sepse është pajtuar plotësisht me pajtimin shqiptaro-serb dhe bashkim-vëllazërimin të inicuar nga Rama dhe Vuçiç, projekt ky i shpallur në vitin 2011 nga ish-presidenti serb, Boris Tadiç. Serbia, për ta bërë reralitet ëndërrën e ndarjes së Kosovës ka ftuar kështu në bashkëpunim Albin Kurtin. “Thuaj ti që Kosova të bashkohet me Shqipërinë e pastaj ne, serbët, e kemi më lehtë ta shtyjmë njohjen e Kosovës si shtet, sepse u themi aleatëve tëp resin se ata në Kosovë e kanë një project tjetër kundër shtetësisë së Kosovës”. Kjo është formula, të cilën e zbaton Beogradi dhe Albini në Prishtinë.
Nëse Thaçi, Haradinaj, Limaj dhe LDK-ja nuk e kuptojnë këtë lojë misionare, atëherë Kosova do të vuajë më keq se Shqipëria në vitet 1913-1925. Lidhja Demokratike e Kosovës është shndërruar në një organizatë jo qeveritare, për të cilën askush nuk pyet më. Kjo falë makinacioneve të Isa Mustafës dhe diversionit të pandërprerë të Thaçit. Edhe ata burra të LDK-së që sot gjenden në krah të Isa Mustafës duhet ta lëshojnë anijen e tij, sepse bashkë me anijen e Isës po fundoset Kosova. Para Kosovës nuk vlen asnjë grosh kreu I LDK-së, Isa Mustafa. Konflikti, kriza, lufta për pushtet, lufta kundër institucioneve të Kosovës, lufta kundër integritetit territorial të vendit do të jetë parasëgjithash luftë e brendshme e paskrupullt, inatçore e jo vizionare midis grupeve e klaneve. Më shumë se kaq nuk do të dëshironte në Kosovë as Tomislav Nikoliçi, as Vladimir Putini. Shqiptarët duhet ta ndajnë tashmë të mirin nga i keqi dhe të dijnë se kush ia ka me të mirë dhe kush me hile shtetit të Kosovës.

Filed Under: Analiza Tagged With: Enver Bytyci, Kosova sot, si Shqiperia me 1914

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 755
  • 756
  • 757
  • 758
  • 759
  • …
  • 986
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT