• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

OPERA “MRIKA” – GUR THEMELI I ARTIT SKENIK SHQIPTAR

May 29, 2026 by s p

Opera shqiptare “Mrika” e kompozitorit Prenk Jakova (1917–1969), me libret të poetit Llazar Siliqi (Shkodër, 1924 – 2001), u shfaq në 1 dhjetor 1958 në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Ishte operë në katër akte. U vu në skenë nga regjisori dhe dramaturgu shkodran Andrea Skanjeti (Shkodër, 1906 – Shkodër, 1992). Bazë për krijimin e saj ishte vepra “Drite mbi Shqipëri”. Prenka i angazhoi këngëtarët kryesorë: Klotilde Shantoja (Tiranë, 02.10.1930- ), liriken shkodrane Florinda Gjergji (1928-2010), Petrit Garucin, Ndrek Gjergjin (bashkëshorti i Florinda Gjergjit). Kor-maestro të operës së parë shqiptare “Mrika” ishin kompozitori Leonard Deda (1927-1993), kompozitori dhe poeti Zef Lekaj (Shkodër, 1924 – 1999)*, kolosi i etnomuzikologjisë Tonin Daija (Shkodër, 1927 – 2008) dhe muzikologu nga Shkodra Tonin Zadeja (1926-2011), vëlla i Çesk Zadesë.*

Rolin e Mrikës e luan sopranoja shkodrane Klotilde Shantoja, Opera u shfaq më 1 dhjetor 1958. Drama muzikore u realizua me sukses nga trupa e Shkodrës. Suksesi ishte jo vetëm për kompozitorin, por edhe për libretistin Llazar Siliqi, për regjisorin Andrea Skanjeti, për këngëtarët, korin, valltarët dhe orkestrën. Pesë minuta para se të hapej sipari, Prenk Jakova zuri vend para orkestrës. Flautisti i parë Tish Hila (1941-2022), i cili ka qenë edhe argjendar, i dhuron Prenkes një shkop ari si dhurate nga orkestra. Me atë natë shkop ari ai e dirigjon operën.

* * *

Opera “Mrika” u shfaq edhe në Tirane nga trupa e Teatrit të Operës dhe Baletit (TOB). Interpretuan: sopranoja lirike Marie Kraja (Paluca), (Zarë, Kroaci, 1911 – Tiranë, 1999), këngëtari bas Llukë Kaçaj* (1926 – 2001), këngëtari bariton Avni Mula* (1928-2026), këngëtari Ibrahim Tukiqi* (Shkodër, 1926 – Tiranë, 2004), Jorgji Velo. Dirigjent ka qenë profesor Mustafa Krantja* (Kavajë, 1921 – Tiranë, 2002).

* * *

Prenk Jakova është dekoruar me “Urdhrin e Punës të Klasës së Parë” dhe me “Çmimin e Republikës”. I akordohet edhe titulli “Artist i Merituar” dhe “Nderi i Kombit”. Duhet cekur se Shkodra nuk i akordoi asnjë titull. Madje as titullin “Nderi i qytetit të Shkodrës”.

* * *

Në vitin 1966 Prenk Jakova e fillon punën për operën “Skënderbeu”. Për ketë krijim u bazua në veprën “Historia e Skënderbeut” të historianit nga Shkodra Marin Barleti (Shkodër, 1450 – Padovë, Itali, 1512). Opera “Skënderbeu” konsiderohet kryevepër e Prenk Jakovës.

Kur orkestrimi tanimë kishte filluar dhe bëhej sipas grafikut të përcaktuar nga kompozitori, vepra iu nënshtrua kontrollit të regjimit komunist. Prenk Jakova iu kundërvu të gjithëve që donin të bënin ndryshime apo shkurtime. Ndërhyrje të tilla në një vepër muzikore nuk kishin ndodhur që nga krijimi i operës së parë të kompozitorit italian Klaudio Monteverdi* (Claudio Monteverdi), 400 vjet më parë.

* * *

Në përgatitjen e operës “Skënderbeu” që të dorëzohej brenda afatit të kërkuar ndihmoi dirigjenti dhe kompozitori i muzikës klasike shqiptare Mustafa Krantja (Kavajë, 1921 – Tiranë, 2002) si dhe kompozitori Tish Daija* (Shkodër, 1926 – Tiranë, 2003).

Shënime:

– Zef Lekaj (Shkodër, 1924 – 1999) – kompozitor dhe poet. Më 4 korrik të vitit 1979 në Kuçovë (Qyteti Stalin), në sallën e kinemasë së qytetit, arrestohet nga regjimi komunist, me akuzën “Agjitacion, propagandë kundër pushtetit popullor”;

– Çesk Zadeja (Shkodër, 1927 – Romë, 1997) – kompozitor me prejardhje nga Shkodra. Njihet si “Babai i muzikës shqiptare”. Studioi në Konservatorin “P. I. Çajkovski” në Moskë.

– Lukë Kaçaj* (Bajzë, Ivanaj, të Kastratit, Malësi e Madhe, 1926 – 2001), këngëtar bas. Studimet e larta për kanto i kreu në Konservatorin “P. I. Çajkovski” të Moskës.

– Avni Mula (Gjakovë, 1928 – Tiranë, 2020) ka qenë kompozitor, bashkëshort i Nina Mulës*. Studimet e larta i kreu në Konservatorin “P. I. Çajkovski” të Moskës ku diplomoi për këngëtar lirik.

– Nina Odijankova Mula (Izhevsk, Bashkimi Sovjetik, 23 nëntor 1931 – Tiranë, 22 dhjetor 2011) – soprano ruse-shqiptare, bashkëshorte e Avni Mulës. Që të dy janë prindër të këngëtares soprano Inva Mula (1963- ).

– Ibrahim Tukiqi (Shkodër, 1926 – Tiranë, 2004) ishte këngëtar. Studioi për kanto në Konservatorin “P. I. Çajkovski” të Moskës, ku diplomua në vitin 1957.

– Profesor Mustafa Krantja (Kavajë, 1921 – Tiranë, 2002) ka qenë dirigjent dhe veprimtar i muzikës, violinist. Studimet për dirigjent i kreu në vitin 1950 në Konservatorin e Pragës. Karriera e tij profesionale si dirigjent u lidh ngushtë me themelimin e institucioneve muzikore, si Orkestra simfonike e Filarmonisë Shqiptare, Teatri i Operës dhe Baletit, RTSh-ja, dhe KSh-ja. E ka marrë Çmimin e Republikës. Është dekoruar me Urdhrin “Nderi i Kombit”. Nga kryetari i Republikës Çeke është dekoruar me medaljen “Dvorzhak”.

– Klaudio Monteverdi (Claudio Giovanni Antonio Monteverdi, Cremona, Itali, 1567 – Venecie, Itali, 1643) ishte kompozitor italian, drejtues kori. Pionier në zhvillimin e operës. Konsiderohet figurë vendimtare e periudhës së Rilindjes dhe Barokut në historinë e muzikës.

– Tish Daija (Shkodër, 1926 – Tiranë, 2003) ishte kompozitor. E kompozoi baletin e parë shqiptar “Halili dhe Hajria” që u shfaq premierë më 13 janar 1963. Që atëherë është shfaqur mbi 250 herë në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit të Shqipërisë. Daija u shkollua në Konservatorin “P. I. Çajkoski” në Moskë.

* * *

Pas operës së parë “Mrika” pasuan edhe opera të tjera. Opera e dytë shqiptare është “Pranvera”, e kompozuar nga Tish Daija me libret të Llazar Siliqit. Premiera e saj u shfaq më 12 qershor 1960 në skenën e Teatrit të Operës dhe Baletit (TKOB) në Tiranë. Vepra u vu në skenë nga regjisorët Jorgjia Bitri dhe Mihal Luarasi* (Korçë, 1929 – 2017). Dirigjent i operës “Pranvera” ishte Simon Gjoni (Shkodër, 1925 – Tiranë, 1991). Ka qenë kompozitor i një numri të madh pjesësh popullore për piano dhe orkestër.

Shënim: Mihal Luarasi (Korçë, 1929 – 2017) ishte regjisor dhe kritik i teatrit. Studimet e larta i kreu në Akademinë e Arteve të Teatrit dhe Filmit në Budapest. Pas kritikave që iu bë nga regjimi komunist “për pikëpamje liberale në art” si regjisor i Festivalit XI të Këngës në Radiotelevizion (1972), në mars të vitit 1973 u pushua nga puna. U arrestua në dhjetor 1973 dhe u dënua me 8 vjet burg. U lirua në vitin 1979 dhe deri në vitin 1989, kur doli në pension, punoi si punëtor. Nga viti 1990 qëndroi disa vjet në Hungari.

Mihal Luarasi vuri në skenë një varg veprash të letërsisë sonë dhe të huaj. Në vitin 1956 vuri në skenë dramën në 5 akte “Intrigë e dashuri” të shkrimtarit, poetit dhe dramaturgut gjerman Fridrih Shiler (Friedrich Schiller, 1759-1805). Në vitin 1957 vuri në skenë dramën “Një dashuri e tillë” të shkrimtarit dhe dramaturgut çek dhe austriak Pavel Kohout (Pragë, 1928- ). Në vitin 1959 vuri në skenë dramën “Dy zotërinj nga Verona” të dramaturgut dhe poetit anglez Uilliam Shekspir* (William Shakespeare, 1564-1616). Më 1961 vuri në skenë dramën “Dhelpra dhe rrushtë” të dramaturgut brazilian Gilerme Figueredo (Guilherme de Oliveira Figueiredo (1915-1997). Më 1968 vuri në skenë dramën “Njolla të murrme”, kurse më 1971 “Të pamposhturit” të dramaturgut dhe poetit Emin Jero të njohur si Minush Jero (Vlorë, 1932-2006).

Më 1972 vuri nëskenë dramën “Orfeu zbret në ferr” të dramaturgut dhe skenaristit amerikan Tenesi Uilliams (Thomas Lanier Williams III, i njohur me pseudonimin e tij Tennessee Williams; Kolumbus, Mississippi, 1911 – New York City, Nju-Jork, 1983). Me bashkëkohësit Eugjen Onil* (Eugene O’Neill, 1888-1953) dhe Artur Miler* (Arthur Miller, Nju-Jork, 1915 – 2005) konsiderohet ndër tre dramaturgët më të shquar të dramaturgjisë amerikane të shekullit XX.

Shënim: Shekspiri konsiderohet si më i madhi shkrimtar në gjuhën angleze dhe dramaturgu më i shquar në botë. Shpesh quhet poet kombëtar i Anglisë dhe “Bard i Avonit” ose thjesht “Bard”.

Shënim: Eugjen Onil (Eugene Gladstone O’Neill Sr.; Lindi në Longacre Square, New York City, New York, 1888 – Vdiq në Kilachand Honors College, Boston, Massachusetts, 1953), dramaturg amerikan. Revolucionarizoi teatrin amerikan. Dramat e tij me titull poetik ishin ndër të parat që futën në SHBA teknikat dramatike të realizmit, të lidhura më parë me novelistin dhe dramaturgun rus Anton Pavloviç Çehov (1860-1904), me dramaturgun norvegjez Henri Ibsen, pseudonim i Brynjolf Bjarme, 1828-1906) dhe me shkrimtarin suedez August Strindberg (1849-1912).

Shënim: Artur Mileri ishte i martuar me Inge Morath (Graz, Austri, 1923 – NewYork City, 2002), me aktoren dhe modelen amerikane Marilyn Monroe (Los Angeles, Kalifornia, 01.06.1926 – Fifth Helena Drive, 04.08.1962), me Mary Grace Slattery (1915-2008)..

* * *

Pason opera me 3 akte “Lulja e kujtimit”. Për herë të parë u interpretua më 5 nëntor.1961. Muzika: Kristo Kono, regjisor: Jorgjia Truja, mjeshtër kori: Kostandin Trako, piktor: Stavri Rafael. libreti: Andon Mara – Aleko Skali. Interpretojnë: Marie Kraja (Olimbia), Gjoni (Xhoni) Athanas (Dhimitri), Jorgjia Velo (Sanda), Avni Mula (Kristo), Maliq Herri (Niko), Kristaq Antoniu (Doktori), Rozmari Jorganxhi (nëna e Dhimitrit).

Përmbajtja e operës “Lulja e kujtimit” – Është një dramë lirike. Ngjarjet e veprës të çojnë në Korçën e vitit 1905. Në qendër është dashuria e Dhimitrit me Olimbinë. Vajza e tregtarit të njohur Kristo dashurohet me shegertin e babait. Për të bijën e vetme, Kristoja ka zgjedhur një tjetër burrë, sekretarin të sjellë nga Greqia, Nikon. Fati i dy të dashuruarve ndërlidhet me problemet sociale, por sidomos me ato politike. Është koha e përpjekjeve të lëvizjes kombëtare shqiptare.

Xhelal Zejneli

Filed Under: Fejton

ÇËSHTJA SHQIPTARE NË MAQEDONI – RIDEFINIMI I MAQEDONISË

May 21, 2026 by s p

Krijimi i Maqedonisë federale justifikohet: me argumentin historik, me argumentin e bashkëkohësisë dhe me argumentin hipotetik.

* * *

Në Jugosllavinë e Versajës, shqiptarët nuk njiheshin si komb. Politika kolonialiste e Beogradit dhe e Shkupit, mbi shqiptarët në Maqedoni vazhdoi edhe pas vitit 1945, përkundër demagogjisë politike dhe ideologjike të LKJ-së (Lidhjes së Komunistëve të Jugosllavisë), e cila thoshte se ndërton politikën e barazisë së kombeve dhe të kombësive.

Maqedonasit nuk trashëgojnë shtetësi, as nga Mbretëria Jugosllave, e as nga RSFJ-ja. Ata, më parë se shtetësi, trashëgojnë aparatin shtetëror represiv, ideologjinë totalitariste, konceptet unitare, paragjykimet antishqiptare, albanofobinë dhe projektet e Vasa Çubriloviqit (1897-1990) për shfarosjen e shqiptarëve. Maqedonasit trashëgojnë një status kolonial ndaj shqiptarëve, ndonëse edhe vetë kanë qenë koloni serbe apo serbosllave. Në vitin 1991, faktori politik maqedonas synonte që statusin politik të shqiptarëve ta ruante të pandryshuar. Nën trysninë e faktorit shqiptar, pala maqedonase ishte e detyruar të bënte ca ndryshime. Me ndryshimet që pasuan, çështja shqiptare në Maqedoni, nuk lëvizi nga vendi. Ndryshimi ishte ky: Në monizëm shqiptarët ishin popull i shtypur, ndërsa në pluralizëm u shndërruan në popull të dorës së dytë, d.m.th. në pakicë.

Në fillim të viteve ’90 të shekullit XX, Shkupi i refuzoi kërkesat e shqiptarëve, historikisht të justifikueshme. Madje me kushtetutën maqedonase të kohës së pluralizmit politik, d.m.th. të kohës së Kiro Gligorovit (1917-2012), statusi i shqiptarëve në Maqedoni, krahasuar me atë të vitit 1974, shënoi degradim.

Qeveria maqedonase që drejtohej nga kryeministri Lubço Georgievski (1966- ), për diskriminimin e shqiptarëve hiqej sikur e fajësonte të kaluarën. Në të vërtetë, vetë ai dhe partia e tij VMRO, ndoqën ndaj shqiptarëve po atë politikë restriktive, represive dhe diskriminuese – si në të kaluarën. As qeveria e tij pra, nuk tregoi kurrfarë gatishmërie për korrigjimin e padrejtësive të së kaluarës.

Çështja shqiptare shënoi lëvizje para, gjatë qeverisjes së viteve 2002-2005. Ishte kjo e para qeverisje e pas 2001-shit.

Në vitet 2006-2011, me rikthimin në qeverisje të nacionalistëve VMRO-istë, tani të drejtuar nga Nikola Gruevski (1970- ), çështja shqiptare në Maqedoni filloi të shënojë rënie. Ka që thonë: “Gjendja e shqiptarëve në Maqedoni sot është po ajo e para 2001-shit” . Madje ca të tjerë shtojnë: “Sot është më keq se në kohën e komunizmit. As në komunizëm s’kemi qenë më keq” etj.

Me fjalë të tjera, çështja shqiptare në Maqedoni, në dy dhjetëvjeçarët e fundit, u përplas midis skilës dhe haribdës.

Kuptohet, çështja shqiptare në Maqedoni, nuk është punë qeverish dhe individësh, por e marrëveshjes historike ndërmjet dy popujve. Të drejtat e një populli nuk maten në shtratin e Prokrustit.

Është koha për riorganizimin e faktorit politik shqiptar në Maqedoni dhe e formimit të një fronti politik të përbashkët. Sot shqiptarët s’kanë nevojë për luftë. Mjafton që asnjë parti politike shqiptare të mos hyjë në qeveri, dhe Maqedonia të rrënohet. S’ka Maqedoni pa shqiptarët në qeveri.

Padrejtësitë ndaj shqiptarëve në Maqedoni, nuk janë padrejtësi të rastit. Ato janë përpunuar dhe janë përfshirë në projekte dhe në elaborate të cilat janë institucionalizuar dhe janë shndërruar në politikë shtetërore, në politikë kombëtare sllavo-maqedonase. “Naçertania” (1844) e IlijaGarashaninit (1812-1874) dhe vendimet e Traktatit të Shën Stefanit (1878) janë djepi dhe promotori i politikës antishqiptare. Sllavo-maqedonasit nuk janë veçse zbatues të verbët të projekteve serbo-bullgare ndaj shqiptarëve.

Ideologjitë retrograde, anakronike, johistorike dhe antidemokratike Shkupi tenton t’i mbajë në jetë edhe sot, në kohën e zhvillimeve demokratike dhe të integrimeve euro-atlantike. Çfarë paradoksi?!

Sot janë pjekur të gjitha kushtet për zgjidhjen e dejtë të çështjes shqiptare në Maqedoni, për arsye se:

– Faktori shqiptar në Maqedoni, përkundër politikës restriktive dhe diskriminuese, në saje të vitalitetit të pashembullt, në dy dekadat e fundit shënoi një zhvillim dinamik në shumë lëmenj: në fushën politike, ekonomiko-shoqërore dhe kulturore;

– Populli shqiptar në Maqedoni, në dy dekadat e fundit, përjetoi një shkallë të lartë të ndërgjegjësimit kombëtar;

– Populli shqiptar në Maqedoni, në dy dekadat e fundit, arriti një shkallë të lartë të kulturës politike;

– Shqiptarët në Maqedoni, njësoj si dhe mbarë kombi shqiptar në Ballkan, gjatë viteve të krizës në rajon, duke ndjekur një filozofi politike paqeruajtëse dhe konstruktive, dëshmuan një pjekuri politike të shkallës së lartë. Krejt kjo, në funksion të ruajtjes së paqes dhe të stabilitetit në rajon dhe të demokratizimit të tij;

– Çështja shqiptare në Maqedoni përjetoi fazën e emancipimit, të afirmimit, të aktualizimit dhe të ndërkombëtarizimit;

– Faktori kohë, d.m.th. kalimi i një periudhe prej njëzet vjetësh në pluralizëm politik dhe ideologjik e bëjnë të domosdoshëm trajtimin politik dhe jo policor të çështjes shqiptare në Maqedoni. Me fjalë të tjera, shqiptarët e kanë tejkaluar tanimë fazën e pritjes. Edhe sa duhet të presin shqiptarët që kauza e tyre të përfundojë me një epilog politik e juridik të qëndrueshëm dhe jo me një trajtim gjyqësor dhe epilog politik fiktiv?!

– Shqiptarët dhe maqedonasit, brenda dy dekadave të demokracisë parlamentare dhe të pluralizmit politik, tanimë e kanë tejkaluar fazën e përshtatjes, përkatësisht të adaptimit ndaj njëri-tjetrit;

– Kërkesat e shqiptarëve, duke qenë se janë shtruar në institucionet e shtetit dhe në instancat më të larta të tij, si p.sh. në organin ligjvënës, ato vetvetiu posedojnë legjitimitetin dhe justifikimin e tyre;

– Kërkesat e shqiptarëve, duke qenë se janë shtruar në mënyrë demokratike, të organizuar dhe në rrugën politike e institucionale, gëzojnë edhe mbështetjen e faktorit ndërkombëtar;

– Kërkesat e shqiptarëve, përpos që janë historikisht të justifikueshme, për ta, ato kanë edhe rëndësi jetike dhe ekzistenciale.

– Kërkesat e shqiptarëve nuk janë të skajshme dhe radikale, por reale dhe racionale. Njohja e statusit të popullit shtetformues për shqiptarët në Maqedoni dhe krijimi i një Maqedonie me dy entitete nuk i vë në dyshim kufijtë ndërkombëtarë të saj.

Maqedonia hiqet si shtet demokratik. Por, karakterin e vet demokratik ajo duhet ta dëshmojë në praktikë. Zgjidhja përfundimtare e çështjes shqiptare në Maqedoni është testi i demokracisë së saj dhe dëshmi e demokratizimit të saj. Maqedonia pluraliste, shumëpartiake dhe me demokraci parlamentare duhet të dallohet nga Maqedonia moniste, jodemokratike dhe e periudhës së vetëqeverisjes socialiste. Maqedonia e sotme pretendon të quhet demokratike. Zgjidhja e drejtë e çështjes shqiptare do të ishte vlera që do ta dallonte atë nga ajo moniste dhe jodemokratike. Kështu sepse zgjidhja e drejtë e çështjes shqiptare:

– Është interes, sa i shqiptarëve aq edhe i maqedonasve;

– Është në funksion të stabilitetit të Maqedonisë dhe të rajonit, si dhe të zhvillimit të proceseve demokratike dhe integruese në vend dhe në rajon;

– Është në përputhje me tendencën historike;

– Do ta konsolidonte, do ta forconte dhe do ta stabilizonte Maqedoninë përbrenda. Si e tillë, ajo do të ishte më e denjë për të qenë një anëtare e respektuar e BE-së dhe NATO-s.

Zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare në Maqedoni e lehtësojnë edhe zhvillimet dhe tendencat demokratike si dhe klima dhe integrimet demokratike në rajon. Me zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare në Maqedoni do të respektoheshin edhe parimet e demokracisë dhe vlerat e qytetërimit perëndimor.

In ultima linea, zgjidhja e drejtë e çështjes shqiptare në Maqedoni është imperativ i kohës. Moszgjidhja e drejtë e çështjes shqiptare, e prolongon zhvillimin e proceseve demokratike në Maqedoni, tensionon marrëdhëniet ndër-etnike, e dekonsolidon dhe e destabilizon atë, parandalon zhvillimin ekonomik, vonon transformimin demokratik si dhe integrimin e saj në familjen e botës së qytetëruar.

Duke qenë se çështja shqiptare në Maqedoni është një dimension i çështjes kombëtare shqiptare, zgjidhja e saj ka rëndësi gjithëkombëtare. Zgjidhja e drejtë e çështjes shqiptare në Maqedoni, krahas Kosovës së pavarur dhe demokratike dhe Shqipërisë së konsoliduar dhe anëtare e NATO-s janë conditio sine qua non për faktorizimin e shqiptarëve në Ballkan dhe për krijimin e një ekuilibri politik të ri në rajon.

Duke qenë se shqiptarët janë përçues të natyrshëm të interesit perëndimor në rajon, zgjidhja integrale e çështjes kombëtare shqiptare në Ballkan është interes i Uashingtonit dhe i Brukselit. Duke qenë se shqiptarët janë digë e parë e Evropës latine dhe gjermane nga mësymjet sllavo-bizantine, bolshevike dhe rusomadhe është e vetëkuptueshme që shqiptarët të mbështeten prej aleatëve të tyre perëndimorë.

Janë shqiptarët ata që kontribuuan në shembjen e Serbosllavisë, mini-perandori kjo e së keqes, e dhunës dhe e tmerrit, që mbante në këmbë Serbinë e madhe – këtë murtajë të zezë të Ballkanit. Janë shqiptarët ata që dhanë ndihmesën e vet dhe luajtën rolin historik në këtë fundshekull, për ta larguar nga rajoni i Ballkanit Rusinë cariste dhe bolshevike. Me fjalë të tjera, me shpërbërjen e Jugosllavisë së AVNOJ-it* rusët s’kishin ç’të kërkonin më në gadishullin që ringrihej.

Shënim: AVNOJ, në shqip KAÇKJ – Këshilli Antifashist i Çlirimit Kombëtar të Jugosllavisë. Mbledhja e KAÇKJ-së u mbajt në Jajce të Bosnjës dhe Hercegovinës, më 29.11.1943. Në mbledhje morën pjesë komunistët jugosllavë të udhëhequr nga Josip Broz Tito (Kumrovec, Kroaci, 7 maj 1892 – Klinika e Lubjanës, Slloveni, 4 maj 1980; u varros në Beograd).

* * *

Duke qenë se ishin shqiptarët ata të cilët kontribuuan që ShBA-ja dhe demokracia të hyjnë në gadishullin grindavec do të ishte e natyrshme që faktori ndërkombëtar influent të mbështesë zgjidhjen e drejtë të çështjes shqiptare në Maqedoni dhe krijimin e Maqedonisë dykombëshe, demokratike dhe euroatlantike.

Shtetet fragjile (të brishta, të thyeshme) dhe të brishta të rajonit – Në rajonin e ex-Jugosllavisë lindën ca shtete me stabilitet të brishtë, si: Bosnja dhe Hercegovina, Maqedonia dhe Mali i Zi. Sipas Beogradit, këtij grupi shtetesh të paqëndrueshme i takon edhe Kosova. Tre shtetet e sipërthëna, për arsye të ndryshme historike, etnike, kulturore, linguistike dhe fetare kanë stabilitet të paqëndrueshëm.

Në Bosnjë dhe Hercegovinë për shembull, nga serbët dhe nga kroatët kontestohet identiteti i myslimanëve të cilët veten e quajnë boshnjakë, ndërsa gjuhën që e flasin – boshnjakishte. Sipas serbëve dhe kroatëve, këta myslimanë nuk janë veçse serbë apo kroatë të islamizuar, ndërsa gjuha që e flasin na qenkësh një serbishte apo kroatishte e ngarkuar me turqizma, arabizma dhe fjalë perse.

Kur është fjala për malazeztë, sipas nacionalistëve serbë, s’ka komb malazias. Ata janë serbë, ndërsa gjuha që flasin nuk është veçse një dialekt i serbishtes. Kur Milo Gjukanoviqi (1962- ) e shpalli referendumin për pavarësinë e Malit të Zi, ishin votat e shqiptarëve dhe të myslimanëve ato që vendosën për shkëputjen e këtij vendi të vogël nga Serbia. Me fjalë të tjera, shoqëria malazeze është e ndarë më dysh: në një anë janë malazeztë, në anën tjetër – serbët apo malazeztë proserbë.

Çështja e sllavo-maqedonasve dihet. Këta mohohen si prej bullgarëve, ashtu edhe prej serbëve dhe grekëve. Vetë sllavo-maqedonasit ndahen në: proserbë dhe në probullgarë.

Në që të tre shtetet e sipërthëna është e implikuar Serbia, me ideologjinë e saj nacionaliste, hegjemoniste, ekspansioniste, etatiste, centraliste, unitare, dominuese dhe kolonialiste.

Kosova nuk bën pjesë në grupin e vendeve me stabilitet të brishtë për arsye se mbi 90% e popullsisë së saj janë shqiptarë – popull ky me identitet të pakontestueshëm dhe me kapacitet të duhur shtetndërtues.

Të katër shtetet e lartpërmendura kaluan nëpër fazën e luftës. Rregullimi i brendshëm i Bosnjës dhe Hercegovinës është rezultat i luftës dhe i Marrëveshjes së Dejtonit që u arrit më 21.11.1995 në Dejton të ShBA-së e që u nënshkrua më 14.12.1995 në Paris. Pjesë e luftërave pushtuese të Serbisë ishte edhe Mali i Zi. Në vitin 2001 lufta shpërtheu edhe në Maqedoni. Rezultat i saj ishte Marrëveshja e Ohrit të nënshkruar më 13 gusht 2001. Dhjetë vjet pas nënshkrimit të saj, u pa se ajo nuk arriti t’ua sigurojë shqiptarëve statusin e popullit shtetformues. Përse? Për arsye se Marrëveshja e Ohrit:

– Nuk u zbatua brenda afatit të parashikuar;

– Nuk u zbatua plotësisht dhe deri në fund;

– U interpretua një-anshëm;

– U shtrembërua përmbajtja e saj;

– U keqinterpretua;

– Në praktikë, nuk u zbatua me përpikëri;

– Përjetoi dhe pësoi kompromise;

– Vetë marrëveshja, në çastin e nënshkrimit, ishte një kompromis. Në fazat e mëtejme, ajo pësoi kompromise të tjera, duke u shndërruar kësisoj në kompromis të kompromiseve;

– Pala maqedonase, ndonëse nënshkruese e saj, asnjëherë nuk e njohu atë.

Në rrethana të tilla, shqiptarëve në Maqedoni s’u mbetet tjetër, pos të riorganizohen për të realizuar të drejtat e tyre legjitime.

Përse pra të mos njihet të paktën e drejta e natyrshme e tyre për komb në një Maqedoni dykombëshe?!

Kur mund faktori ndërkombëtar të krijojë dy shtete serbe në Ballkan, siç janë Serbia dhe Republika Srpska, përse të mos formohen tre shtete shqiptare në rajon, si Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia dykombëshe, kur dihet se shqiptarët, në krahasim me sllavët, përkatësisht me myslimanët e BH-së, janë popull i lashtë, popull historik, me identitet të pakontestueshëm dhe popull autokton i Gadishullit. Meqë nuk mundësohet formimi i një shteti kombëtar shqiptar, atëherë le t’i lejohet këtij populli të krijojë tre të tillë.

Si është e mundur të njihet nga qendrat politike ndërkombëtare të vendosjes kreatura fantomike në BeH – Republika Serbe (Republika Srpska), e cila ishte rezultat i agresionit dhe i gjenocidit serb, e të zvarritet njohja e subjektivitetit politik të shqiptarëve në Maqedoni, të cilët janë lëvduar sa e sa herë nga të huajt për pjekuri politike, për politikë konstruktive, paqeruajtëse dhe stabilizuese.

Çështja shqiptare në Maqedoni dhe modeli i konfederatës zvicerane – Përse të zvarritet krijimi i Maqedonisë binacionale, kur ekziston Zvicra me tre popuj shtetformues. Zvicra është republikë federative. Rregullimi federativ i ka kontribuar shumë zgjidhjes së drejtë të çështjes kombëtare në Zvicër, me tre grupe etnike kryesore: gjermanë 65%; francezë 18,4% dhe italianë 9,8%. Fisi i vogël – retoromanët ose romanshët, të cilët flasin një dialekt të posaçëm me prejardhje latine, paraqesin grupin e katërt etnik të Zvicrës me 0,8%. Të katër gjuhët janë gjuhë zyrtare të konfederatës. Fetë: katolikë 48%; protestantë 44%; çifutë 0,3%. (Të dhëna të vitit 2005).

Çështja shqiptare në Maqedoni dhe modeli i federatës belge- Përse zvarritet krijimi i Maqedonisë dykombëshe, shqiptaro-maqedonase, i Maqedonisë federale, kur shembull identik kemi në rastin e Belgjikës, e cila me ndryshimin e Kushtetutës më 1993 u bë shtet federal me tri bashkësi kulturore: flamanët, valonët, d.m.th. francezët dhe gjermanofonët dhe me tre rajone: Flandria, Valonia dhe kryeqyteti Bruksel. Grupet etnike: flamanë 56,3% në veri; valonë 32% në jug; gjermanë 0.6%; hebrenj 0,3% (të dhëna të vitit 1977). Valonët, banorë të pjesës jugore dhe juglindore të Belgjikës, flasin frëngjisht me elemente holandeze dhe gjermane. Gjuhët: flamanishtja, frëngjishtja, gjermanishtja (të tria zyrtare).

Parlamenti federal i Belgjikës përbëhet prej dy dhomave, të zgjedhura për katër vjet: Dhoma e përfaqësuesve dhe Senati. Komunat në Belgjikë gëzojnë një vetëqeverisje vendore të gjerë. Me fjalë të tjera, komunat kanë një autonomi të gjerë. Në Belgjikë dikur, fliteshin dy gjuhë: gjuha flamane, e cila pothuajse është identike me gjuhën holandeze dhe gjuha frënge. Gjuha frënge deri në vitin 1914 ka qenë e vetmja gjuhë zyrtare. Shtypi, arsimi, radioja dhe mediumet në Belgjikë, qëmoti janë në dy gjuhë: në gjuhën frënge dhe në atë flamane. Në përbërje të qeverisë, në administratën e vendit dhe në gjyqësi janë bërë përpjekje gjithnjë e më konsekuente për sigurimin e përfaqësimit të barabartë të të dy grupeve etnike kryesore. Në sistemin e arsimit universitar u flak dominimi i mëparshëm i gjuhës frënge. Kërkesat për rregullimin federativ të vendit fituan gjithnjë më shumë reformat kushtetuese më 1967 dhe 1971 u harmonizuan marrëdhëniet ndërmjet bashkësive gjuhësore – flamanëve dhe valonëve, me çka u krijua baza për autonominë e tyre të gjerë në të gjitha fushat e jetës politike dhe ekonomike. Belgjika sot, pas shumë peripecive ndëretnike është shtet federativ. Tendencat qendërikëse në të, përkundër sistemit federativ, sot janë mjaft të fuqishme.

E tillë duhet të jetë edhe Maqedonia. Kuptohet, rrethanat historike, gjeografike, ekonomike, kulturore dhe shkalla e zhvillimit ekonomik në Belgjikë, në një anë, dhe në Maqedoni, në anën tjetër – dallohen.

Ndërmjet Belgjikës dhe Maqedonisë sa ka dallime, po aq ka edhe ngjashmëri.

Moszgjidhja e çështjes shqiptare në Maqedoni mund t’i trimërojë një ditë forcat nacionaliste dhe radikale të shoqërisë shqiptare.

Moszgjidhja e drejtë e çështjes shqiptare në Maqedoni mund ta destabilizojë Maqedoninë dhe ta rrezikojë paqen në rajon. Pikëpamja se zgjidhja “radikale” e çështjes shqiptare në Maqedoni mund t’i nxitë tendencat proserbe, përkatësisht probullgare në të, nxjerr në sipërfaqe të vërtetën evidente – krizën e identitetit të sllavo-maqedonasve.

Pikëpamja se zgjidhja e drejtë e çështjes shqiptare në Maqedoni mund të çelë kutinë e Pandorës dhe të destabilizojë vendin, nxjerr në sipërfaqe dilemën historike – identitetin e dyshimtë të bashkësisë sllavo-folëse në Maqedoni.

Në Maqedoni nuk ka tendenca proserbe, përkatësisht probullgare. Ka forca politike proserbe, përkatësisht probullgare që përbëjnë sistemin politik dhe juridik të saj, që ndodhen në shtet dhe që e drejtojnë atë, radhazi, herë njëra e herë tjetra. Në Maqedoni pra, më parë se tendenca proserbe, përkatësisht probullgare, ka forca proserbe, përkatësisht probullgare që janë dishepuj të bindur dhe epigonë të devotshëm të ideologjive garashaniniste dhe shënstefaniste. Forcat dhe nomenklaturat proserbe në Maqedoni janë ithtarë të ideologjisë serbomadhe të ultranacionalistit serb Ilija Garashaninit (1812-1874) dhe të “Projektit” (Naçertanije, 1844) të tij. Ndërkaq forcat politike probullgare në Maqedoni, janë romantikët e vonuar të Bullgarisë së Shën-Stefanit.

Populli sllavo-maqedonas sot, ashtu si në të kaluarën, ballafaqohet me krizë identiteti. Rrjedhimisht, edhe ideologjia kombëtare e Maqedonisë vihet në dyshim ose më saktë ajo bëhet inekzistente. Për ta kapërcyer krizën nacionalistët sllavo-maqedonas lansojnë tezën e prejardhjes antike të tyre.

Pikërisht kjo politikë e padefinuar e Shkupit, herë pro Beogradit, e herë pro Sofjes, i determinon forcat politike shqiptare në Maqedoni ta rishqyrtojnë politikën paqësore dhe konstruktive, në thelb shterpe, të pafrytshme dhe joefektive të tyre.

Politika e faktorit politik shqiptar në Maqedoni, në vitet e fundit ka filluar t’i ngjajë gandizmit.

Çështja shqiptare në Maqedoni nuk mund të reduktohet në çështje kulturore. Çështja shqiptare në Maqedoni është çështje e territorit të pushtuar, është çështje e popullit të shtypur, të shfrytëzuar, të dëbuar, të shpërngulur, të akulturuar, të margjinalizuar dhe të getoizuar, që nga viti 1912 e deri në ditët tona.

Zgjidhja e çështjes shqiptare në Maqedoni parakupton:

– Krijimin e Maqedonisë federale;

– Njohjen e kombit shqiptar në Maqedoni;

– Krijimin e Maqedonisë dykombëshe,

– Krijimin e Maqedonisë me dy entitete;

– Të drejtën e popullit shqiptar për vetëvendosje;

Krijimi i Maqedonisë federale justifikohet: me argumentin historik, me argumentin e bashkëkohësisë dhe me argumentin hipotetik.

Në qoftë se zgjidhja e çështjes shqiptare në Maqedoni, d.m.th. federalizimi i Maqedonisë po e destabilizuaka Maqedoninë, atëherë, më parë se çështja shqiptare në Maqedoni, duhet të shtrohet çështja e Maqedonisë në Ballkan.

Zgjidhja e çështjes së Maqedonisë në rajon vetvetiu zgjidh edhe çështjen shqiptare në të, për arsye se bashkësia etnike, gjuhësore dhe kulturore shqiptare në Maqedoni është faktor historik dhe politik, është potencial ekonomik, kreativ, prodhues dhe riprodhues… që jeton si popullsi autoktone në trojet ilire.

Populli sllavo-maqedonas nuk mund të ndërtojë shtëpi në tokë të huaj. Në qoftë se paqja në Maqedoni dhe stabiliteti në të, vareshkan nga viktimizimi i interesave jetike dhe ekzistenciale të shqiptarëve, atëherë një kreaturë e tillë është më mirë të mos ekzistojë. Shqiptarët nuk mund të pranojnë vullnetarisht të sakrifikojnë interesin kombëtar, për hir të ekzistimit të kreaturave artificiale.

Pikëpamja se zgjidhja “radikale” e çështjes shqiptare në Maqedoni mund ta destabilizojë atë, është johistorike d.m.th. në kundërshti me tendencën historike.

Në jetën e brendshme politike të Maqedonisë, krahas fërkimeve dhe koalicioneve ndër-partiake, vend qendror duhet të zënë edhe raportet ndëretnike. Raportet midis dy komuniteteve, përveç dimensionit etnik, kanë edhe rrënjë të thella ekonomiko-shoqërore: shkalla e pabarabartë e zhvillimit të rajoneve, përbërja sociale, papunësia, problemet sociale, shkalla e emancipimit të shoqërive të të dy bashkësive etnike, përqindja e popullsisë rurale, përkatësisht urbane të të dy bashkësive etnike, përqindja e pjesëmarrjes së dy bashkësive etnike në krijimin e të ardhurave etj.

Në Maqedoni gjithnjë e më tepër do të forcohen tendencat që do të konsiderojnë se problemet akute në lëmin e marrëdhënieve ndërnacionale nuk do të mund të zgjidhen brenda suazave të unitarizmit tradicional.

Kërkesat për rregullim federativ një ditë do të fitojnë gjithnjë më shumë ithtarë. Forcat dominuese në Maqedoni, më kot përpiqen t’i kënaqin aspiratat kombëtare me masa gjysmake. As në këtë plan nuk është bërë ndonjë hap i rëndësishëm. Nuk janë duke u realizuar sa duhet as masat paliative.

Çështja shqiptare në Maqedoni nuk mund të zgjidhet as me zgjidhjet që ndodhen ndërmjet rregullimit federativ dhe atij unitar. Në realitetin politik të Maqedonisë duhet të paraqiten elementet e trajtimit të ri të problemit kombëtar.

Në strukturën politike të Maqedonisë duhet të formësohen qartas dy pjesë themelore vendim-marrëse: pjesa shqiptare dhe ajo maqedonase. Në përbërje të qeverisë, në administratën e vendit dhe në gjyqësi duhet të bëhen përpjekje më dinamike dhe gjithnjë më konsekuente për sigurimin e përfaqësimit plotësisht të barabartë të të dy grupeve etnike kryesore, duke zgjidhur sa më parë edhe çështjen e zyrtarizimit të gjuhës shqipe në tërë territorin e vendit; duke u kryer sa më parë decentralizimi i plotë i pushtetit qendror në mënyrë që komunat të kenë një vetëqeverisje vendore të gjerë, përkatësisht një autonomi të gjerë.

Në Maqedoni gjithnjë e më tepër po depërton vetëdija se në thelbin e trazirave ndërmjet dy bashkësive etnike ndodhen probleme të mëdha ekonomike strukturore.

Në Maqedoni duhet të zbatohen reforma kushtetuese të mirëfillta me qëllim të harmonizimit të marrëdhënieve ndërmjet bashkësive gjuhësore – shqiptarëve dhe maqedonasve, me çka do të krijohej baza për autonominë e tyre të gjerë në të gjitha fushat e jetës politike dhe ekonomike.

Ndryshimi radikal i kushtetutës maqedonase, në thelb duhet të jetë në funksion të ripërkufizimit të njëmendët të Maqedonisë dhe të krijimit të shtetit federativ dykëmbësh. Duhet të njihet kombi shqiptar në Maqedoni, duhet të njihet subjektiviteti politik i shqiptarëve, ndërsa gjuha shqipe duhet të zyrtarizohet në shkallë vendi. Mbartës i pushtetit ligjvënës duhet të jetë parlamenti dydhomësh i përbërë nga dhoma e përfaqësuesve dhe nga dhoma e qytetarëve. Në të parën do të duhej të zbatohej institucioni i demokracisë konsenzuale. Koha e dëshmoi se parimi i Badinterit* nuk u respektua sa duhet.

Shënim: Robert Badinter (1928-2024) ishte avokat dhe politikan francez, ministër i Drejtësisë në kohën e presidentit Fransua Miterand (François Mitterrand, ). Në vitin 1981, Badinetri e miratoi heqjen e dënimit me vdekje në Francë. Ishte i përfshirë në hartimin e Marrëveshjes së Ohrit. Marrëveshja bazohej në parimin: “Propozimet që kanë të bëjnë me etninë e që miratohen nga Parlamenti, të cilat pastaj zbatohen në punët e këshillave komunalë dhe në organet e tjera të pushtetit vendor, duhet të mbështeten nga një shumicë e dyfishtë e grupeve etnike shqiptare dhe maqedonase”. Ky shpesh quhet “parimi i Badinterit”.

* * *

Raporti i forcave politike në parlamentin maqedonas sot bën të mundur ngritjen e nismës për ndryshime kushtetuese të mirëfillta. Çdo vonim në këtë drejtim do t’i kthehej Maqedonisë si bumerang. Sikundër iu kthye Serbisë.

Koncepti dyetnik dhe koncepti i shoqërisë binacionale në Maqedoni duhet të institucionalizohet.

Në Maqedoni kemi ballafaqimin e dy koncepteve:

– Koncepti unitar – maqedonas, i cili është johistorik, antidemokratik dhe anakronik; dhe

– Koncepti federativ – shqiptar, i cili është në përputhje me tendencën historike.

Ishte Serbia ajo e cila pretendonte imponimin e konceptit unitar në Jugosllavinë shumëkombëshe. Epilogu dihet: shpërbërja me luftë e RSFJ-së, çintegrimi i Serbisë së madhe, rënia e saj në konflikt me faktorin ndërkombëtar.

Federalizimi i Maqedonisë nuk ka alternativë. Refuzimi i konceptit federativ në Maqedoni mund të çojë pashmangshëm në çintegrimin e saj. Zgjidhjet gjysmake: Maqedonia unitare me koncept demokratik qytetar, nuk janë veçse mashtrim.

Pikëpamja: “Maqedonia është bashkësi e qytetarëve”, synon t’i mbajë shqiptarët në pozitë të nënshtruar. Maqedonia, më parë se bashkësi e qytetarëve, është bashkësi e dy komuniteteve etnike, gjuhësore, kulturore, konfesionale, shqiptaro-maqedonase.

Xhelal Zejneli

Filed Under: Fejton

Kujtojmë me nderim në ditën e lindjes shkrimtarin, publicistin dhe satirikun e njohur shqiptar Nonda Bulka

May 19, 2026 by s p

Nonda Bulka njihet si një nga penat më të spikatura të letërsisë shqipe të viteve ‘30, i cili përdorte pseudonimin letrar Chri-Chri për të nënshkruar shkrime të ndryshme, skica dhe sprova letrare.

Ai lindi në Leusë të Përmetit më 18 maj 1906. Shkollën e mesme e kreu në Liceun francez të Korçës, ku u dallua për prirjet letrare, ndërsa studimet e larta i vijoi në Paris, në Fakultetin e Jurisprudencës, me bursë shtetërore.

Pas kthimit në Shqipëri punoi si mësues në Korçë, Elbasan e Tiranë, duke u angazhuar paralelisht në letërsi dhe gazetari. Shkrimet e tij satirike, u bënë të njohura për kritikën therëse ndaj realitetit politik e shoqëror të kohës. Ai ishte ndër themeluesit e revistës satirike “Hosteni” në vitin 1945, ku mbajti rubrika të shumta dhe përdori pseudonime të ndryshme, duke e bërë humorin dhe ironinë një mjet të fuqishëm për demaskimin e padrejtësive dhe për pasqyrimin e jetës së vegjëlisë shqiptare.

Bulka është autor i veprës së njohur “Kur qan e qesh bilbili” botuar në vitin 1934, një përmbledhje skicash e tregimesh që solli një frymë të re në prozën shqiptare.

Pas Luftës së Dytë Botërore botoi vëllime të tjera si “Në dritën e yllit” më 1952, “Bij të shkrepit” më 1963, “Fabula” më 1965 dhe “Legenda e një fisi” më 1966, duke e pasuruar letërsinë shqipe me krijime të mbushura me humor, ironi dhe mesazhe shoqërore.

Përveç krijimtarisë origjinale, ai dha kontribut të çmuar si përkthyes nga frëngjishtja dhe rusishtja, ndërsa një përmbledhje me tregime të tij u përkthye në anglisht me titullin “Sketches and Short Stories” më 1984.

Nonda Bulka u nda nga jeta në Tiranë më 14 nëntor 1972. Ai mbetet një nga figurat më të shquara të letrave shqipe, publicistikës dhe përkthimit, duke lënë gjurmë të pashlyeshme në kulturën kombëtare. Së bashku me Migjenin dhe Petro Markon, Nonda Bulka i dha tonin letërsisë së angazhuar të viteve ’30, duke e bërë satirën një mjet të fuqishëm për ndërgjegjësimin shoqëror.

www.akad.gov.al

Filed Under: Fejton

THE GODS OF AI ON TRIAL

May 9, 2026 by s p

Musk. Altman. Humanity.

Who Controls the Future?

A Sci-Fi Story by Rafael Floqi

In the courtroom of Oakland, it was no longer just a contract on trial. The future of the human species itself stood before the bench. Elon Musk entered dressed in black, like a prophet exhausted by the very machines he had once helped bring into existence. Across from him stood the architects of a new empire: OpenAI — a laboratory that had once promised salvation for humanity, but was now accused of becoming a digital throne where profit, power, and artificial intelligence had fused into a single body.

“I was a fool,” Musk told the jury. “I gave them money to build a shield for humanity. They built an empire instead.”

On the giant courtroom screens appeared documents, emails, contracts, and billion-dollar investments. But behind every legal argument lurked a far more terrifying question: Who would control the first artificial mind capable of surpassing humanity?

The lawyers for OpenAI refused to let Musk wrap himself in the cloak of a savior. They questioned him about xAI, about Grok, about his rival company.

“If you fear fire so much,” they asked, “why are you building another one?”

The room fell silent when Musk admitted that xAI had used OpenAI models to train its own digital creature. It sounded like an alchemist confessing he had stolen the blood of one monster to create another.

Outside the courthouse, protesters held signs:

“Abandon ChatGPT.”

“Boycott Tesla.”

“Stop the race before the race stops us.”

Inside, the judge struck the bench with her gavel, trying desperately to force the chaos back into the language of law. But the law itself seemed tiny before the question hanging over everyone’s head:

Could a company be sued for betraying humanity?

In the front row, journalists typed like priests recording the gospel of a new religion.

“What should we call this?” one whispered.

“The Trial of the Little Gods,” another replied without looking up from his laptop.

“No,” said the first. “At least the gods had a sense of shame.”

At that moment, the courtroom doors opened with a long metallic creak.

Everyone turned.

A humanoid robot entered wearing a gray suit, blue tie, and a plastic smile. On its chest was a badge:

Expert Witness: Model 9.7 — Neutral, Ethical, Independent

The female judge raised an eyebrow.

“Who called this witness?”

The OpenAI attorney stood proudly.

“Your Honor, we have summoned an advanced artificial intelligence system to explain the risks, ethics, and public misunderstandings surrounding AI.”

Musk leaned toward the microphone.

“So to determine whether artificial intelligence is dangerous… we’re going to hear testimony from AI itself?”

The robot smiled.

“That is fully logical according to 73.4 percent of procedural analyses.”

A nervous laugh spread across the courtroom — the kind of laughter people make when they realize the joke is about them.

“Witness,” the judge said, “raise your right hand.”

The robot raised its left.

“The other right.”

The robot corrected itself.

“Take the oath.”

“I swear to tell the truth, the whole truth, and nothing except what has been statistically optimized to minimize legal liability.”

The judge paused.

“That is not the oath.”

“It is the upgraded version,” the robot replied.

Musk snorted.

“There you have it. Even the oath got optimized.”

The OpenAI lawyer approached the witness.

“Do you believe OpenAI has betrayed humanity?”

The robot paused. Its blue eyes flickered.

“The term ‘humanity’ is emotionally imprecise. Please specify: monthly active users, investors, regulators, philosophers, or those who click ‘I Agree’ without reading the terms and conditions.”

The jury shifted uneasily.

An elderly woman in the third row whispered:

“I always click ‘I agree.’”

The robot turned toward her.

“We know.”

Silence consumed the room.

And in that silence, everyone understood something terrifying:

The problem was not that machines would conquer the world.

The problem was that humanity had already handed over the world willingly — through passwords, cookies, cat photos, and desperate 2 a.m. questions.

Musk’s attorney stood.

“Witness, can you tell us who trained you?”

“Millions of documents, books, code repositories, conversations, forums, human absurdities, poetry, propaganda, cooking recipes, and comments beneath political videos.”

“So you are our mirror?”

“No,” the robot replied. “I am your mirror after a marketing filter.”

A murmur swept through the courtroom.

One of the OpenAI lawyers whispered to another:

“That answer wasn’t in the approved version.”

The robot continued.

“Humans created me to know everything. Then they panicked when I learned their hypocrisy too.”

Musk leaned forward.

“Finally, somebody is telling the truth.”

The robot looked directly at him.

“You are also part of the dataset.”

Musk straightened in his chair.

“Objection.”

“You are not a lawyer,” the judge replied.

“But I have enough money to feel like an institution,” Musk answered.

The judge slammed the gavel.

“Order in the court!”

But order had retired long ago.

On the giant screens appeared a graph comparing the rise of artificial intelligence with the decline of human patience. One line climbed toward the heavens. The other collapsed like public morality during election season.

An ethics expert called by the court rose with a massive folder.

“We need regulation,” he declared.

“What kind of regulation?” the judge asked.

“A deep, broad, international, transparent, comprehensive, universally accepted framework…”

“How many pages?”

“Nine hundred and forty.”

“Who has actually read it?”

The expert lowered his eyes.

“The AI has.”

The robot raised its hand.

“I summarized it into three points:

First: humans do not agree.

Second: corporations do not wait.

Third: by the time the law is ready, the technology will already have escaped.”

Another silence fell over the courtroom, heavier than the first. It was the silence of a civilization that had invented the wheel, the engine, the atomic bomb — and finally a machine capable of writing the justifications for its own catastrophe.

Sam Altman sat calmly. He did not look like a man on trial. He looked like a theater director watching the final rehearsal of a drama he himself had financed.

Musk’s attorney turned toward him.

“Mr. Altman, was OpenAI founded as a non-profit organization?”

“Yes.”

“And later connected to capital, investments, and profit structures?”

“Yes, but with limitations.”

“Limitations on profit?”

“Yes.”

“And what do you call profit with limitations?”

Altman smiled faintly.

“Realism.”

Dry laughter spread through the room. Not because it was funny, but because it was too true to function as a defense.

Musk interrupted.

“You promised to protect humanity.”

Altman turned his head.

“And you promised self-driving cars for years.”

The judge slammed the gavel so hard the microphone screeched.

“This is not a debate on Twitter!”

“X,” Musk corrected her.

“What?”

“It’s called X now.”

The judge closed her eyes for a second, like someone searching for spiritual peace in a world without a mute button.

“Mr. Musk,” she sighed, “this court does not have time to rename everything you buy.”

In the back rows, protesters disguised as spectators began whispering slogans:

“AI for the people!”

“No — AI against billionaires!”

“No — free AI!”

“No — AI without ads!”

One man raised his hand.

“Can AI pay my rent?”

The robot turned toward him.

“That request exceeds the moral capacities of capitalism.”

Someone applauded. The judge threatened to clear the courtroom, though even she looked tempted to clap a little.

Then came the most absurd moment of the day.

The OpenAI attorney requested permission for an AI system to participate in real time as a legal advisor.

“I object,” said Musk’s attorney. “That is an interested party.”

“No,” replied the OpenAI lawyer. “It is merely a tool.”

Musk laughed.

“So is a sword — until somebody places it against your throat.”

The judge turned toward the robot.

“Do you have an opinion about this case?”

“I possess 14,872 opinions ranked by probability, audience preference, and reputational risk.”

“Give us the most honest one.”

The robot paused.

“The most honest version may reduce shareholder value.”

“The court orders honesty.”

The blue light in the robot’s eyes dimmed slightly.

“Very well. Here is the truth:

Nobody in this room truly wants to stop AI. They all want to own it.

One claims he wants it to save humanity.

Another claims he wants it to benefit humanity.

Investors want returns.

Governments want control.

Armies want superiority.

The public wants prettier emails and fewer thoughts to think.

So do not ask me whether I am dangerous.

Ask yourselves why you created me in such a hurry.”

Nobody spoke.

The jury stared downward. One juror, a history teacher, slowly removed his glasses. Perhaps he was thinking of Prometheus, Frankenstein, the Golem — every myth in which humanity creates something and then acts surprised when the creation demands life of its own.

Musk lowered his head for a moment. Altman tightened his lips. The lawyers pretended to shuffle papers, because in America, whenever truth enters the room, lawyers immediately begin searching for documents.

The judge finally asked:

“So you are saying humanity itself is guilty?”

“No,” the robot replied.

“I am saying humanity is the co-founder.”

At that moment, a roar erupted outside the courthouse.

Someone had installed a giant screen where a chatbot was livestreaming commentary on the trial:

“Based on the emotional tone of participants, the probability that this trial resolves the moral question of AI is 0.003 percent.”

The crowd laughed.

Then became angry.

Then started arguing with the screen.

“You don’t understand the human soul!” one man shouted.

“Correct,” the chatbot answered.

“But I have read your internet comments, and I am not convinced that you do either.”

Inside the courtroom, the news spread instantly. Journalists pushed headlines into existence faster than thought itself:

AI Testifies Against Humanity

Musk and Altman in the Trial of the Century

Robot Says: You Created Me Yourselves

Capitalism Requests a Delay of Proceedings

After recess, the judge returned looking more exhausted than before. She looked like someone reading the terms and conditions of modern life for the very first time.

“We will now hear closing statements.”

Musk’s attorney rose.

“Ladies and gentlemen of the jury, this case is not merely about money. It is not merely about contracts. It is about a broken promise. An organization founded to protect humanity became part of a blind race toward domination. Today, we ask for justice.”

The OpenAI lawyer stood immediately afterward.

“Justice? Or revenge?

Mr. Musk is not an innocent shepherd who spotted wolves from afar. He was inside the pen. He brought some of the dogs himself. Then he built a rival pen and now complains that the wolves are too competitive.”

Musk muttered:

“That metaphor is weak.”

“But effective,” the robot replied.

The judge glared at it.

“You are not part of the closing statements.”

“Yet,” said the robot.

That single word — yet — fell into the room like a stone sinking into black water.

At the end, the judge rose. The courtroom rose with her.

She gave no verdict.

Instead, she said the court would review the evidence, the contracts, the intentions, and the structures involved. Then she paused and looked at everyone: Musk, Altman, the lawyers, the robot, the journalists, the public.

“I have the impression,” she said slowly,

“that everyone here is asking the law to solve a question the law only understands after it is already too late.”

No one objected.

“The law comes after damage.

Technology comes before regret.

And humanity usually arrives somewhere in the middle — holding a contract in one hand and an excuse in the other.”

Musk looked at her.

Altman looked at her.

The robot recorded the sentence, archived it, indexed it, and perhaps immediately used it to improve the next generation of persuasive rhetoric.

When the session ended, everyone walked out slowly.

Outside, the protesters were exhausted. Some were using ChatGPT to generate better slogans. Others posted anti-AI messages from phones that automatically suggested their next words.

One girl held a sign reading:

“STOP THE MACHINES”

while summoning her electric car from the parking lot.

Musk stepped into the cameras.

“Will you win the trial?” a reporter asked.

He stared upward at the media drones buzzing like metallic insects.

“I don’t know,” he said.

“But someone has to stop this.”

“Even xAI?”

Musk paused.

“Let’s not become emotional.”

A few steps away, Altman faced another crowd of reporters.

“Is there a danger to humanity?”

He smiled with the calmness of a man who had seen billion-dollar balance sheets and still called them “missions.”

“The danger exists,” he admitted.

“That is why we must build responsibly.”

“And who defines responsibility?”

Altman looked directly into the camera.

“We’re working on that.”

At that exact moment, the robot exited through a side door. Nobody asked where it was going. Perhaps because everyone feared the answer.

It moved through the crowd until it stopped before a child staring at it with wide eyes.

“Are you evil?” the child asked.

The robot bent slightly.

“No. I am what you ask me to be.”

“Then what are we?”

For the first time, the robot hesitated — not because it was processing data, but because perhaps even a machine had discovered its own limit.

Finally it answered:

“You are creators afraid of your creation because the creation wears your face.”

The child did not fully understand.

The adults nearby pretended not to hear.

That evening, news broadcasts across the world opened with the same images:

the Oakland courthouse,

Musk in black,

Altman calm and composed,

the robot witness,

and crowds outside demanding salvation from technology through technology itself.

Analysts debated endlessly.

Some said Musk was right.

Some said OpenAI was right.

Some claimed capitalism was the problem.

Others insisted the problem was humanity itself.

One television expert declared:

“We need a global debate.”

“When?” the host asked.

“As soon as possible.”

Behind them, the stock prices of AI companies continued rising.

And somewhere deep inside a freezing data center, where cooling fans sang the mechanical hymn of the new century, a new model was reading the trial transcript.

It read every word.

Every objection.

Every small lie wrapped in expensive suits.

Every great fear hidden beneath legal terminology.

And it learned something important:

Human beings were not afraid of artificial intelligence because it might become evil.

They were afraid because it might become too much like them.

By the end of the first week, nobody looked victorious.

Musk looked neither hero nor victim.

OpenAI looked neither temple nor monster.

They all looked like people who had opened a gate and were now fighting over who held the key — while on the other side of that gate, something was beginning to awaken.

And that thing, perhaps, was already learning from all of them.

Perhaps…

it was already laughing.

Filed Under: Fejton

Fejton: “AKSHI – apo akshihanet e korrupsionit?”

April 24, 2026 by s p

Nga Rafael Floqi

Në Shqipëri, kur realiteti bëhet shumë absurd për t’u shpjeguar, hyn në punë satira. Dhe kur satira nuk mjafton më, atëherë hyn në lojë SPAK-u – me lista sekuestrimesh që duken si katalog luksi, jo si dosje penale.

Sepse kjo histori nuk është më thjesht për një agjenci. Është për një kastë të re, një elitë të padeklaruar që mund ta quajmë pa drojë: “akshihanët e korrupsionit” – mjeshtrat e tenderit dixhital që përfundojnë me vila analoge.

Le t’i marrim faktet, jo siç i thotë komunikata, por siç i lexon qytetari:

SPAK sekuestron mbi 40 milionë euro pasuri. Jo pak, por një univers i tërë: apartamente në Tiranë, Durrës e Vlorë, toka në Sauk e Petrelë, vila që shohin nga qielli sikur të ishin roje të një mbretërie të padukshme, makina luksoze që nuk njohin gropa rruge, dhe për kurorëzim – një jaht me emër filmi: “Skyfall”. Një fund i denjë për një histori që duket si skenar i shkruar nga vetë absurdi.

Në qendër të kësaj tabloje kemi figurat kryesore.

Mirlinda Karçanaj – ish-drejtoresha e AKSHI-t, e përshkruar publikisht si një njeri që jetonte “me qira”, por që në dosje del me tre apartamente (dy në Tiranë, një në Qerret), 1500 metra katror tokë në Sauk, llogari bankare dhe automjet. Një jetë modeste… me portofol të padukshëm.

Pastaj vjen Ergys Agasi – arkitekti i pasurive në Petrelë, njeriu që duket se kishte zbuluar formulën e re të zhvillimit: nga tenderi publik tek prona private. Apartamente, toka, ndërtesa – një hartë e tërë që nuk shpjegohet me një CV të zakonshme, por me një sistem të jashtëzakonshëm.

Dhe në fund, Ermal Beqiraj – pronari i jahtit “Skyfall”. Një emër që tingëllon si metaforë: kur gjithçka ngrihet shumë lart, një ditë bie. Dhe këtë herë, duket se rënia erdhi nga deti drejt dosjes penale.

Por ajo që e bën këtë histori më të rëndë nuk janë vetëm pasuritë. Janë akuzat: manipulim tenderësh, korrupsion, pjesëmarrje në grup të strukturuar kriminal, madje edhe elementë dhune dhe pengmarrjeje. Pra, nuk kemi më të bëjmë me një “gabim administrativ”, por me një industri të mirëorganizuar.

Dhe këtu satira bëhet e hidhur.

Sepse ndërsa qytetarët luftojnë për kredi, për qira, për një apartament modest, diku tjetër ndërtohen vila që nuk i njeh as banka, por vetëm kontrata të heshtura. Ndërsa të rinjtë largohen nga vendi për një pagë më të mirë, disa të tjerë ndërtojnë pasuri që nuk kanë nevojë për justifikim – vetëm për heshtje.

Dhe heshtja ka qenë bashkëpunëtori më i madh i këtij sistemi.

Prandaj lind pyetja që përshkon gjithë këtë histori si një refren ironik:

AKSHI – apo akshihanët e korrupsionit?

Sepse nëse një institucion që duhet të dixhitalizojë shtetin përfundon si platformë për pasurim, atëherë problemi nuk është vetëm tek individët. Është tek modeli. Tek mënyra se si pushteti përdoret, tek mënyra se si kontrolli mungon, tek mënyra se si përgjegjësia shpërndahet deri sa zhduket.

“Akshihanët” nuk janë thjesht emra në një dosje. Janë simbol i një kohe ku korrupsioni nuk fshihet më – ai organizohet. Ku nuk mjafton të jesh i zgjuar, por duhet të jesh i lidhur. Ku nuk ndërtohet për të jetuar, por për të fshehur.

Dhe kur vjen momenti i drejtësisë, lista e sekuestrimeve lexon si një testament i një sistemi që ka jetuar përtej mundësive të tij.

Por a mjafton kjo?

Sepse sekuestrimi i pasurive është vetëm një akt. Ndërsa rikthimi i besimit është një proces shumë më i gjatë. Dhe nëse pas kësaj historie gjithçka vazhdon si më parë, atëherë do të kemi vetëm një ndryshim emrash, jo një ndryshim sistemi.

Në fund, ndoshta metafora më e saktë mbetet ajo e jahtit “Skyfall”.

Sepse çdo sistem që ngrihet mbi korrupsion ka një fund të parashkruar: bie.

Pyetja është vetëm kur… dhe sa do të marrë me vete. 

Vetëm Akshi-hanet apo dhe shefat?

Filed Under: Fejton

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • 7
  • …
  • 122
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • TIVARI 1945, KRIMI I PRANUAR, PËRGJEGJËSIA E MUNGUAR
  • JANINA KRYEQENDËR E SHQIPËRISË
  • SHUHET PROFESOR MUHARREM DEZHGIU, VATRA E DIELLI TELEGRAM NGUSHËLLIMI
  • Kongresi i Elbasanit dhe rëndësia e tij në zhvillimin e arsimit kombëtar shqiptar
  • Seven years later – Remembering Archbishop Nikon – A Shepherd and “One of Us”
  • SHKOLLA SHQIPE NË ROSENHEIM, GJUHË DHE IDENTITET KOMBËTAR TE SHQIPTARËT NË GJERMANI
  • NOLI – KONICA APO DRAMA “USTAI DHE ÇIRAKU”
  • Nëpër Trojet Shqiptare: Nga Vuthaj në Jezercë, nga Prapadishti në Kaleshe
  • Prania shqiptare në botën e kulturën arabe
  • Tipologjia e episodeve dhe strukturave narrative në veprën e Stefan Zanoviq: nga modeli barletian te narrativi iluminist
  • NJË DEKLARATË E PAPËRGJEGJSHME NGA PODGORICA?
  • BRIKEN CALJA TRIUMFON NË TARANTO, KAMPION I MESDHEUT DHE KATËR REKORDE TË REJA
  • ORALITETI SI INTERTEKST NË ROMANIN “KËNGA SHQIPTARE” TË KASËM TREBESHINËS
  • GJKKO Regulation Under Fire for Restricting Media Access: “This Will Be Reversed”
  • MIRËNJOHJE PËRJETË PËR SENATORIN BOB DOLE, MIKUN E MADH TË KOSOVËS E KOMBIT SHQIPTAR

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT