• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

GJENIALITETI I SKËNDERBEUT NË BASHKIMIN KOMBËTAR TË SHQIPTARËVE

June 16, 2026 by s p

Hysen S.Dizdari/

Populli shqiptarë në shekullin e XV-të, ishte i ndarë në principata rivale, fise të pavarura dhe me ndikime të ndryshme fetare e politike. Gjergj Kastrioti Skënderbeut tregojë një gjenialitet të jashtëzakonshëm politik, diplomatik dhe ushtarak, për bashkimin e popullit shqiptarë. Ai nuk e realizoi bashkimin përmes dhunës apo nënshtrimit të dhunshëm, por përmes disa hapave të matur strategjikë që edhe sot studiohen si kryevepër e shtetë-ndërtimit të shtetit Skënderbeut.

1.BASHKIMI BËN FUQINË (LEGJENDA E THUPRAVE)

Kjo është porosia më e famshme që i atribuohet Skënderbeut në shtratin e vdekjes në Lezhë në janar 1468. Sipas Barletit: Skënderbeu thirri princërit shqiptarë dhe djalin e tij të vogël, Gjonin dhe i kërkoi njërit prej djemve të thyente një tufë me thupra të lidhura bashkë. Djaloshi nuk mundi. Më pas, Skënderbeu i zgjidhi thuprat dhe i theu ato një nga një me lehtësi.

POROSIA E SKËNDERBEUT PËR SHQIPTARËT ËSHTË:

“NË QOFTË SE JENI TË BASHKUAR, ASKUSH NUK DO T’JU MPOSHTË; POR NËSE NDAHENI DHE PËRÇAHENI, DO TË BËHENI PRE E ARMIKUT.”

Barleti vë në dukje se Skënderbeu e kishte kuptuar se pika më e dobët e shqiptarëve ishte rivaliteti dhe përçarja mes fiseve e principatave.

Por pikërishtë tek , bashkimi i popullit shqiptarë qëndronë gjithë gjenjaliteti politik ,ushtarak e diplomatik i Skënderbeut.

2. KRIJIMI I NJË INSTITUCIONI LEGJITIM: KUVENDI I LEZHËS (2 MARS 1444)

Hapi i parë për bashkimin e popullit shqiptarë dhe më vendimtari ishte institucionalizimi i bashkimit, në Kuvendin e Lezhës me 2 mars 1444, nga Skënderbeu.

Skënderbeu e kuptoi se nuk mund t’u imponohej princërve të tjerë shqiptarë , si “mbret” apo “diktator”.

Ai mblodhi në Lezhë të gjithë princërit dhe krerët e fiseve shqiptare (Arianitët, Topiajt, Muzakajt, Dukagjinët, Spanët, etj.) në një terren neutral që kontrollohej nga shteti i Venedikut. Me 2 mars 1444 Skënderbeu themeloi “Besëlidhjen e Lezhës”, e cila funksiononte si një konfederatë politiko-ushtarake.

Skënderbeu u zgjodh Kryekomandant i ushtrisë, por Princërit ruajtën autonominë e tyre nëpër trojet e veta. Ky respekt për autonominë e çdo principate shqiptare bëri që princërit ta pranonin autoritetin e Skënderbeut në unitetë.

3. KRIJIMI I USHTRISË KOMBËTARE DHE ARKËS SË PËRBASHKËT

Pricipatat shqiptare para Lidhjes Lezhës, 2 marsit 1444, luftonin vetëm nën flamurin e principatës të tyre lokale.Në Lidhjen e Lezhës, Skënderbeu e ndryshoi rrënjësisht këtë strukturë. Ai bindi princërit shqiptarë të kontribuonin me ushtarë dhe me kuota financiare për një Ushtri dhe arkë të përbashkët financiare të ushtrisë shqiptare. Skënderbeu në Lidhjen e Lezhës, arriti të krijojë ushtrinë e parë Kombëtarë Shqiptare.

Ushtria e Skënderbeu përbëhej nga 8000-15.000 vetë.Kjo ushtri kishte një bërthamë të përhershme elitare me rreth 5.000-8.000 kalorës të lehtë, të cilët paguheshin drejtpërdrejt nga shteti dhe merrnin urëdhëra vetëm nga Skënderbeut. Kjo shkriu barrierat krahinore e fisnore, të cilat egzistonin përpara Lidhjes Lezhës.

4. MBROJTJA E ATDHEUT MBI NDARJET FETARE

Në shekullin e XV-të, Shqipëria ishte e ndarë nga ana fetare: Shqipëria e Veriu ishte kryesisht e besimit katolik, Shqipëria e Jugut ishte e besimit ortodokse, ndërsa një pjesë e elitës shqiptare kishte filluar të islamizohej. Skënderbeu e ngriti kauzën e tij të Bashkimit Kombëtarë mbi përkatësinë etnike, tokën dhe gjakun për lirinë e atdheut, jo mbi besimet fetare. Në ushtrinë e tij luftonin krahas njëri-tjetrit katolikë, ortodoksë, si dhe ish-ushtarë shqiptarë që kishin dezertuar nga ushtria osmane. Në këtë mënyrë ai arriti ta kthente luftën kundër pushtuesve otoman në një çështje mbijetese kombëtare, duke shmangur përçarjet fetare që mund t’i kushtonin shtrenjtë vendit.

5. UDHËHEQJA DHE SHEMBULLI PËRSONAL SI MJET BASHKIMI

Bashkimi Kombëtarë Shqiptarë nuk mund të arrihehej pa një lider si Skënderbeu, i cili arriti të bashkonte Pricipatat Shqiptare dhe të fitonte besimin e plotë të popullit. Skënderbeu nuk ishte një udhëheqës që rrinte në kështjellë duke dhënë urdhra, por ai ishte i pari që i printe ushtrisë në fushën e betejave. Ai rrezikonte jetën e tij në vijën e parë të frontit duke dhënë shembullin e vetë personal. Ai ishte i drejtë dhe i ndershëm në ndarjen pasurive si toka, kullotat, ushqimeve si gruri , kripa, plaçkën e luftës dhe i rreptë por i mëshirshëm me tradhtarët (si në rastin e Moisi Golemit apo Hamza Kastriotit, të cilët i fali pasi ata u penduan). Morali i lartë i Skënderbeut bëri që populli dhe ushtarët ta shihnin atë jo thjesht si komandant, por si një “baba” të kombit, duke krijuar një besnikëri fanatike ndaj figurës së tij.

6. SUKSESI USHTARAK SI MAGNETI I BASHKIMIT KOMBËTARË

Në politikë, askush nuk dëshiron të bashkohet me humbësin. Fitoret e para rrufe të Skënderbeut kundër ushtrive të mëdha osmane shërbyen si prova më e mirë se Bashkimi Kombëtarë. Sa herë që Skënderbeu fitonte një betejë dhe shkatërronte një ushtri e pushtuese e sulltani, popullit dhe princërve u shtohej besimi se rezistenca ishte e mundur. Kjo i mbajti popullin shqiptarët të bashkuar për 25 vjet rresht, një rekord unik për kohën dhe shekullin e XV-të.

7. MARTESAT DIPLOMATIKE DHE LIDHJET E GJAKUT

Skënderbeu përdori me shumë mjeshtëri diplomacinë martesore, e cila ishte një mjet i fuqishëm politik në Europën e shekullit XV-të, për të shuar rivalitetet mes familjeve të mëdha. Vetë Skënderbeu u martua me Donika Arianitin, vajzën e Gjergj Arianitit (një prej feudalëve më të fuqishëm të Shqipërisë së Jugut). Motrat e tij i martoi me princër të tjerë të rëndësishëm, si me Topiajt, Muzakajt e madje edhe me një princ malazez (Cërnojeviçi).

Përmes këtyre lidhjeve, martesave diplomatike e lidhjeve te gjakut, Skënderbeu aleatët e tij politikë u kthyen edhe në kushërinj e familjarë, duke e bërë tradhtinë apo përçarjen shumë më të vështirë.

PRA GJENJALITELI I HERIOT TONË KOMBËTARË ,GJERGJ KASTRIOTI SKËNDERBEU QËNDRONË, NË BASHKIMIN E PRINCIPATEVE SHQIPTARE DHE POPULLIN SHQIPTARË SEPSE AI U OFROI PRINCËRVE INSTITUCION DHE RESPEKT, USHTARËVE U OFROI BUJARI DHE SIGURI, POPULLIT TË THJESHTË U OFROI MBROJTJE DHE LIRI, DHE MBI TË GJITHA, SEPSE E VENDOSI IDENTITETIN KOBËTARË, ARBËROR MBI ÇDO NDASI TJETËR FETARE APO KRAHINORE.

PËRSHENDETI SHQIPTARËT KUDO JANË ME NJË PJESË NGA POEAMA:

SKËNDERBEU TË POETIT TONË KOMBËTARË, NAIM FRASHËRI:

KRUJ’, O QYTET I BEKUAR!

PRITE, PRITE SKËNDERBENË,

PO VJEN SI PËLLUMP I SHKRUAR,

TË SHPËTONJË MËMËDHENË

SHQIPËTARËT T’I SHPËTONJË

NGA XGJEDH’ E KEQ’E TYRQISË,

EDHE TY TË TË NDERONJË,

QË JE KREJ’I SHQIPËRISË,

KA PAS TRIMA SHQIPËTARË,

QË S’U TREMBET SYRI KURRË,

NDË ZËMËRT TË TIJ KA ZJARRË,

ËSHT’ I URT’ E TRIM E BURRË.,

ATË BURRË TRIMN’ E MIRË,

Q’I DH’AQË NDER SHQIPËRISË.

KËNDO, KËNDO SKËNDERBENË,

QË S’KA PASUR SHOK NË JETË,

QË LARTËSOJ MËMËDHENË,

KORDHËTARI TRIM ME FLETË!

LUM TI, SHQIPËRI, O LULE,

QË PATE TRIM TË VËRTETË,

KURRË NË TURP NUK’ U NGULE,

TË LA NDER TË MATH PËRJETË!,

NAIM FRASHËRI

Filed Under: Histori

13 QERSHOR 1912, VATRA U NJOH NGA SHTETI AMERIKAN I MASSACHUSETTS

June 13, 2026 by s p

Vatra feston 114 vjetorin e njohjes së themelimit si Federatë. Më 13 Qershor 1912 Federata Pan-Shqiptare e Amerikës VATRA njihet zyrtarisht prej shtetit të Massachusetts. Vatra, pas njohjes zyrtare shtetërore mori diplomën e saj (Charter), të shënuar prej z.Albert P.Langtry, asokohe sekretar i Shtetit të Massachusetts. Në aplikim të njohjes zyrtare shtetërore ishin të shënuar emrat e Faik Be Konitza, Lambi Chikozi, Fan S. Noli, Kristo Floqi, Elia Tromara, Naum Cere dhe Kosta Kota.

Prej 114 vitesh Federata Vatra vazhdon me dinjitet, krenari e nder përçimin e vlerave më të larta të kombit tonë, ruajtjen dhe ekzistencën e trashëgimisë kulturore, patriotike, sociale, ekonomike dhe historike të shqiptarëve në Amerikë. Prej 114 vitesh Vatra vazhdon fuqishëm punën, përpjekjet e përkushtimin kolosal ndaj komunitetit shqiptar në Shtetet e Bashkuara e çështjes kombëtare në mërgatën e Amerikës.

Vatra e ngrohtë shqiptare, zjarri i pa shuar i atdhedashurisë e patriotizmës mban gjallë dhe sot e 114 vite shpirtin patriotik shqiptar përtej Atlantikut. Vatra është historia, krenaria dhe identiteti i shqiptarëve të Amerikës.

Filed Under: Histori

JOHN FITZGERALD KENNEDY: PRESIDENTI QË E BËRI NJË BREZ TË BESONTE SE MUND TË NDRYSHONTE BOTËN

June 13, 2026 by s p

“Mos kërko çfarë mund të të japë Atdheu ty; pyet veten çfarë mund t’i japësh ti Atdheut.” — John F. Kennedy fjalimi i inaugurimit 1961.

Njeriu që solli një epokë të re në Amerikë

Pak presidentë në historinë e Shteteve të Bashkuara kanë lënë pas një trashëgimi kaq të madhe në një kohë kaq të shkurtër sa John Fitzgerald Kennedy. Ai qëndroi në Shtëpinë e Bardhë vetëm një mijë ditë, por emri i tij vazhdon të frymëzojë breza të tërë amerikanësh dhe njerëzish në mbarë botën. Për shumë historianë, Kennedy përfaqëson idealizmin, energjinë dhe optimizmin e Amerikës moderne. Ai ishte presidenti që i ftoi qytetarët të mos prisnin gjithçka nga shteti, por të kontribuonin vetë për kombin e tyre. Ishte udhëheqësi që përballoi me qetësi krizën më të rrezikshme të Luftës së Ftohtë dhe njeriu që i dha Amerikës vizionin për të çuar njeriun në Hënë.

Historiani Arthur Schlesinger Jr., një nga bashkëpunëtorët më të afërt të tij, shkruante se “Kennedy i dha politikës amerikane një ndjenjë energjie, elegance dhe qëllimi që nuk ishte parë prej dekadash.” Ndërsa Presidenti Bill Clinton do të thoshte shumë vite më vonë se “John Kennedy na bëri të besonim se politika mund të ishte një forcë për idealizëm dhe shërbim publik.”

Një fëmijëri e privilegjuar, por jo e lehtë

John Fitzgerald Kennedy lindi më 29 maj 1917 në Brookline të Massachusetts. Ai ishte djali i dytë i Joseph P. Kennedy dhe Rose Fitzgerald Kennedy, pjesëtarë të një familjeje irlandezo-amerikane që po ngjitej me shpejtësi në elitën ekonomike dhe politike amerikane. Babai i tij ishte një biznesmen i suksesshëm dhe më vonë ambasador i SHBA-së në Britaninë e Madhe, ndërsa nëna e tij vinte nga një familje me tradita të forta politike.

Megjithëse u rrit në luks, jeta e Kennedy-t nuk ishte aq e lehtë sa mund të duket. Që në moshë të vogël ai vuajti nga probleme serioze shëndetësore. Kaloi periudha të gjata në spitale dhe shpesh mjekët nuk ishin të sigurt nëse do të arrinte të jetonte gjatë. Ai vuante nga dhimbje kronike të shpinës, probleme gastrointestinale dhe sëmundje të tjera që do ta ndiqnin gjatë gjithë jetës. Historiani Robert Dallek ka shkruar se “Kennedy jetoi me dhimbje pothuajse çdo ditë të jetës së tij, por shumica e njerëzve nuk e kuptuan kurrë këtë.”

Megjithatë, ai zhvilloi një karakter të fortë, një sens humori të mprehtë dhe një aftësi të jashtëzakonshme për të fituar simpatinë e njerëzve. Këto cilësi do ta shoqëronin gjatë gjithë karrierës së tij politike.

Heroi i luftës që fitoi respektin e kombit

Kur Shtetet e Bashkuara hynë në Luftën e Dytë Botërore, Kennedy iu bashkua Marinës Amerikane. Në vitin 1943 ai komandonte anijen patrulluese PT-109 në Paqësor, kur një shkatërrues japonez e goditi dhe e fundosi anijen. Shumë nga ekuipazhi mbetën të plagosur dhe të humbur në det.

Kennedy, megjithëse kishte dëmtime të rënda në shpinë, refuzoi të dorëzohej. Ai notoi për orë të tëra në ujërat e Paqësorit duke tërhequr me dhëmbë jelekun e shpëtimit të një marinari të plagosur. Falë guximit dhe këmbënguljes së tij, pjesa më e madhe e ekuipazhit mbijetoi. Për këtë akt heroizmi ai mori Medaljen e Marinës dhe Trupave Detare.

Kur më vonë një gazetar e pyeti se si ishte bërë hero, Kennedy u përgjigj me humorin që e karakterizonte:

“Ishte e pavullnetshme. Ata ma fundosën anijen.”

Kjo përgjigje u bë legjendare dhe tregonte shumë për karakterin e tij modest.

Hyrja në politikë dhe ngritja e shpejtë

Pas luftës, Kennedy vendosi të hynte në politikë. Në vitin 1946 fitoi zgjedhjet për Dhomën e Përfaqësuesve dhe shpejt u bë një figurë në rritje brenda Partisë Demokratike. Në vitin 1952 fitoi një garë të vështirë për Senatin kundër republikanit të njohur Henry Cabot Lodge Jr.

Gjatë viteve si senator, ai fitoi reputacion si një politikan inteligjent dhe i pavarur. Në vitin 1956 botoi librin Profiles in Courage, i cili tregonte histori senatorësh amerikanë që kishin sakrifikuar karrierën për të mbrojtur bindjet e tyre. Libri fitoi Çmimin Pulitzer dhe e bëri edhe më të njohur në arenën kombëtare.

Në të njëjtën periudhë, jeta e tij personale mori një kthesë të rëndësishme. Në vitin 1953 ai u martua me Jacqueline Bouvier, një grua elegante, e kulturuar dhe shumë inteligjente. Jackie Kennedy do të bëhej një nga Zonjat e Para më të admiruara në historinë amerikane dhe do t’i jepte presidencës së bashkëshortit të saj një shkëlqim të veçantë kulturor.

Fitorja historike e vitit 1960

Në vitin 1960 Kennedy kandidoi për President të Shteteve të Bashkuara kundër Zëvendëspresidentit Richard Nixon. Fushata e tyre hyri në histori për debatet e para televizive presidenciale. Amerikanët që i dëgjuan debatet në radio mendonin shpesh se Nixon kishte argumentet më të forta, por ata që i panë në televizion mbetën të impresionuar nga qetësia, vetëbesimi dhe karizma e Kennedy-t.

Më 8 nëntor 1960 ai fitoi zgjedhjet me një diferencë shumë të ngushtë. Në moshën 43-vjeçare u bë presidenti më i ri i zgjedhur në historinë amerikane. Fjalimi i tij inaugurues më 20 janar 1961 mbetet një nga më të famshmit e të gjitha kohërave.

“Mos pyet çfarë mund të bëjë vendi yt për ty. Pyet çfarë mund të bësh ti për vendin tënd.”

Kjo fjali u bë moto e një brezi të tërë amerikanësh dhe simbol i frymës së shërbimit publik.

Krizat e para të presidencës

Vetëm disa muaj pas marrjes së detyrës, Kennedy u përball me dështimin e operacionit të njohur si Gjiri i Derrave, një përpjekje e mbështetur nga CIA për të rrëzuar regjimin e Fidel Kastros në Kubë. Operacioni përfundoi në katastrofë dhe administrata u kritikua ashpër.

Ndryshe nga shumë politikanë, Kennedy mori përgjegjësinë publike për dështimin.

“Fitorja ka njëqind etër. Humbja është jetime.”

Ky qëndrim i sinqertë i fitoi respekt edhe kundërshtarëve të tij politikë.

Trembëdhjetë ditët që shpëtuan botën

Në tetor 1962, avionët amerikanë zbuluan raketa bërthamore sovjetike në Kubë, vetëm pak minuta larg territorit amerikan. Bota u gjend në prag të një lufte bërthamore. Shumë gjeneralë amerikanë kërkonin sulm të menjëhershëm ndaj Kubës.

Kennedy refuzoi të vepronte me nxitim. Ai vendosi një bllokadë detare dhe nisi negociata intensive me liderin sovjetik Nikita Hrushov. Për trembëdhjetë ditë njerëzimi jetoi nën hijen e një katastrofe globale.

Në fund, kriza u zgjidh pa luftë. Historiani Martin Walker ka shkruar:

“Ndoshta asnjë njeri tjetër në shekullin XX nuk mbajti në duart e tij fatin e botës si Kennedy gjatë atyre ditëve.” Shumë studiues besojnë se vendimet e tij shmangën një luftë bërthamore që mund të kishte shkatërruar qytetërimin modern.

Lufta për të drejtat civile

Një nga sfidat më të mëdha të presidencës së Kennedy-t ishte çështja e të drejtave civile. Në shumë shtete jugore afrikano-amerikanët vazhdonin të përballeshin me segregacion dhe diskriminim.

Fillimisht Kennedy veproi me kujdes, por me kalimin e kohës ai e kuptoi se problemi nuk ishte vetëm politik, por edhe moral. Në qershor 1963 mbajti një fjalim historik ku deklaroi:

“Ky është para së gjithash një problem moral. Është po aq i vjetër sa Shkrimet e Shenjta dhe po aq i qartë sa Kushtetuta Amerikane.”

Ky qëndrim ndihmoi në krijimin e bazave për ligjet e mëdha të të drejtave civile që do të miratoheshin pas vdekjes së tij.

Ëndrra për Hënën

Kennedy e kuptoi se kombet frymëzohen nga objektiva të mëdha. Në vitin 1961 ai shpalli se Amerika do të dërgonte një njeri në Hënë para përfundimit të dekadës. Shumë ekspertë e konsideruan objektivin të pamundur. Teknologjia e kohës ishte ende primitive krahasuar me kërkesat e një misioni të tillë. Por Kennedy besonte se sfidat e mëdha krijojnë kombe të mëdha.

Në Universitetin Rice ai mbajti një nga fjalimet më frymëzuese të shekullit:

“Ne zgjedhim të shkojmë në Hënë jo sepse është e lehtë, por sepse është e vështirë.”

Kur Neil Armstrong hodhi hapin e parë në sipërfaqen hënore në vitin 1969, shumë amerikanë e panë atë moment si realizimin e vizionit të John Kennedy-t.

Dallasi dhe fundi tragjik

Më 22 nëntor 1963, gjatë një vizite në Dallas të Teksasit, Kennedy u vra para syve të kombit amerikan. Miliona njerëz ndoqën me tronditje lajmet që vinin nga televizioni. Amerika humbi presidentin e saj në kulmin e popullaritetit.

Historiani William Manchester shkroi:

“Në atë pasdite nëntori, Amerika humbi jo vetëm presidentin e saj, por edhe një pjesë të pafajësisë së saj.”

Funerali i tij u kthye në një moment zie globale. Udhëheqës nga e gjithë bota mbërritën në Uashington për t’i dhënë lamtumirën e fundit. Pamja e vogëlushit John Kennedy Jr. duke përshëndetur ushtarakisht arkivolin e të atit mbetet një nga imazhet më prekëse të historisë amerikane.

Trashëgimia e një presidenti të pavdekshëm

Edhe pse presidenca e tij zgjati më pak se tre vjet, Kennedy vazhdon të renditet ndër presidentët më të admiruar amerikanë. Ai frymëzoi breza të tërë të rinjsh që të hynin në jetën publike, të shërbenin në Korpusin e Paqes dhe të besonin se qeveria mund të ishte një forcë pozitive për ndryshim.

Ronald Reagan tha se Kennedy “na kujtoi se madhështia e Amerikës qëndron tek gatishmëria e saj për të përballuar sfida të mëdha.”

Barack Obama e quajti atë “një lider që kuptoi se fuqia e një kombi matet edhe nga aftësia për të frymëzuar.”

Një anekdotë që tregon madhështinë e vizionit të tij

Gjatë një vizite në NASA, Kennedy pa një punonjës të moshuar që po pastronte dyshemenë me fshesë. Presidenti iu afrua dhe e pyeti: — Çfarë pune bëni këtu?

Burri buzëqeshi dhe iu përgjigj: — Zoti President, unë po ndihmoj për ta çuar një njeri në Hënë.

Kennedy mbeti i impresionuar. Ai kuptoi se vizioni i tij ishte bërë tashmë vizioni i mijëra njerëzve të zakonshëm. Kjo histori shpjegon më mirë se çdo analizë politike arsyen pse John Fitzgerald Kennedy vazhdon të kujtohet edhe sot. Ai nuk ishte thjesht një president. Ai ishte një udhëheqës që i bëri njerëzit të besonin se secili prej tyre mund të ishte pjesë e diçkaje më të madhe se vetja. Dhe pikërisht kjo është arsyeja pse, më shumë se gjashtëdhjetë vjet pas vdekjes së tij, emri i John F. Kennedy mbetet sinonim i shpresës, guximit dhe besimit tek e ardhmja.

Rafael Floqi

Filed Under: Histori

KARLO POOTEN, ARQIPESHKËV TIVAR – SHKODËR, (1867-1886), KONTRIBUUES I LIDHJES SË PRIZRENIT

June 12, 2026 by s p

Dr. Dom Nikë Ukgjini/

Përkufizimi i shqiptarëve në shek. XIX

Në fillim të shekullit XIX, Perandoria Osmane hyri në fazën e një rënie të pa kthyeshme Në një situatë të tillë ndihej nevoja që nëpërmjet të reformave të tentohej që kjo krizë të zbutej. Orientimi kryesor ishte që më forcimin e pushtetit qendror të përmirësohej gjendja e perandorisë. Shqiptaret si popull i nënshtruar, përdoreshin për shërbesa të ndryshme sipas situatave e nevoja të perandorisë, nga ato shërbimet më primitive e poshtëruese e deri të postet vizirësh.

Sulmet e ndërmarra nga Rusia cariste e cila dëshironte doemos daljen në Detin Mesdhe dhe deklaratat e Anglisë, Austro – Hungarisë, e tjera shteteve së, për fatin Stambollit tani e tutje do vendos e gjitha Evropa, solli si rezultat, ku perandoria dita ditës po humbiste forcën ushtarake dhe territoreve të pushtuar padrejtësisht, sidomos ato shqiptare.

Qeveria osmane më shpalljen e reformës të re administrative në vitin 1864, duke forcuar pushtetin qendror, ajo mohonte zyrtarisht ekzistencën e shqiptarëve dhe pashallarëve shqiptarë, duke i paraqitur shqiptaret si shtetas osman.

Më këtë veprim ka dëmtuar rend, para konferencave ndërkombëtare, çështjen tonë politike në Gadishullin Ilirik (Ballkan). Në vitet në vazhdim, kur çështja e shqiptarëve debatohej më seriozisht nëpër kancelarit diplomatike, Perandoria Osmane, shqiptarët e islamizuar në masë 70 %, apo siç shprehet Mehdi Frasheri, 4 / 5 e popullsisë, i identifikonte si turq, ata ortodoks si grekë dhe katolikët si latin. Kjo djallëzi më vonë, për shqiptarët mori përmasa tragjike, sepse në Kongresin e Berlinit, princi Gjerman, Otto von Bismarck, para delegatëve qe shprehur së: “kurrë nuk kishte dëgjuar së shqiptaret janë komb”.

Nga viti e reformës dhe në vazhdim, Porta e Lartë gjithherë e ka mbajtur të “shtrënguar grushtin e shtypjes ” ndaj shqiptarëve, e sidomos të atyre të besimit katolik, si hallka e vetme që e lidhnin Shqipërinë me Evropën Perëndimore. Përhapja e islamizimit në radhët e popullsisë shqiptare, gjendja e tyre e mjerueshme në ekonomi, ndalim shkollimi, të drejtat të cunguar të njeriut, që ndodhnin nga Tivari, Jenipazari (Novi Pazar), deri Shkup dhe matej, vazhdimisht pasqyroheshin në relacionet e ipeshkvijve dërguar papatit në Romë. Madje ankesa të keqtrajtimeve të besimtarëve shqiptarë, kishte edhe në adresën e Kishës ortodokse serbe e greke. Si shembull kemi, relacionet e ipeshkvijve të Shkupit, ku thuhet se “Patriarkana e Pejës, duke bërë pazare të ndryshme më Stambollin, është duke punuar në dëm të shqiptarëve katolikë.”

Këto veprime dhe të tjera si këto, synonin të pengonin formimin e vetëdijes kombëtare shqiptare dhe për pasoj, pengimin e organizimit të lëvizje e kryengritje mbarshqiptare, nga të cilat do krijoheshin premisat, për një autonomi të varur nga sulltani, siç doli nga Lidhja e Prizrenit, apo një pavarësi e plotë eventuale, nga Stambolli.

Porta e Lartë, në rrokopujë ballkanike, në kuadër të strategjive për t’i mbajtur sa më gjatë të shqiptarët të nënshtruar dhe interesave strategjike në Ballkan, vazhdonte akoma më taktiken e vjetër, të identifikimit të kombësisë me besimin e tyre. Si rrjedhojë, shqiptarëve, nuk i njihej e drejta e lëvrimit, as e mësimit të gjuhës amtare, madje kjo ishte e ndaluar edhe me ligj. Trajtimi i shqiptarëve në këtë mënyrë, i shkonte për shtati dhe disa qarqeve ndërkombëtarë të besimit ortodoksë, si: Rusisë, Greqisë, Serbisë e Bullgarisë, të cilët kishin marrë përsipër, të hartonin në bazë të parimit të kombësisë, një hartë të re politike të Ballkanit.

Mirëpo, krahas përçarjeve, persekutimeve, intrigave të inskenuara nga Perandoria Osmane dhe lakmive territoriale të shteteve ortodokse në Ballkan, shqiptarët, e të tria besimeve, duke u mbështetur Protokultin, e mbretërisë së Austrisë ( Haubsburgut) të viteve të mëparshëm dhe vitit 1837, e të 1855, të nënshkruar më papatin, për mbrojtën e katolikëve në Ballkan, e gjenin forcën dhe shprehnin dëshirën e zjarrtë, për të mbrojtur lirinë, gjuhën e tyre dhe trojet stërgjyshore, çfarë u reflektua më vonë në organizimin e Lidhjes së Prizrenit të vitit 1878 -1881.

POOTEN PARAROJE E LIDHJES SË PRIZRENIT

Aripeshkvia e Tivarit e cila që në shek.. XI, gëzonte primatin mbi në dioqezat në veri të Shqipërisë, pjesët e Hercegovinës ( Travunjes, Zahumljes) dhe Serbisë, si histori e tillë, ajo qëndronte në fokusin e vazhdueshëm të politikës dhe diplomacisë, së Vjenës. Duke kuptuar se, ipeshkvijtë, ligjërisht kanë rolin kryesor në organizimin e kishës në fushën, fetare, kulturore, arsimore, politiko-diplomatike, mbështetur në drejtën e Protokultit, Vjena e shfrytëzoi rastin, për të propozuar, për Arqipeshkëv të Tivarit, njeriu besnik të tyre, gjermanin, nga Tevereni i Kelnit, Imzot Karlo Pooten. Ëndrra e meshtarit të ri të posa diplomuar në Kolegjin Urbaniano të Romës, ishte veprimtaria misionar në Ballkan. Fillimit shërbeu misionar e diplomat në Bullgari dhe një pjesë të Vllakisë, për të vijuar për shumë vite të tjera në Bosnje. Në vitin 1844, Papati e emëroj administrator Apostolik të Arqipeshkvisë si Tivarit, ndërsa në 1855, Imz Pooten, mori nga papati emërimin si Arqipeshkvit të Tivarit.

Imzot Pooten, meqenëse dhe më parë ishte marrë më punë diplomatike, shquhej si njohës i mirë i çështjeve Ballkanike dhe njëherazi ishte mik i ngushtë i princit Maksimilian, vëllait të mbretit Franz Jozef I. Për dallim nga paraardhësit e tij, të cilët pushteti turk dhe ai ortodoks, nuk i lejoi të qëndronin në Tivar, Pooten arriti me ndihmën e Vjenës, që ta udhëhiqte kryedioqezën nga qyteti, duke ndërtuar po aty Selinë kryipeshkvore, dhe në vitin 1857, katedralen e cila edhe sot, qëndron denjësisht si dëshmitare e rrebesheve të kohës, në lokalitetin Gretva.

Gjatë kohës sa ishte Arqipeshkëv në Tivar, bëri shumë punë jo vetëm në fushën shpirtërore, por studimore dhe kërkimore mbi të dhënat konkrete në lidhje me historinë e Kishës shqiptare në Ballkan, nga shek.. I -.deri në fillim të XIX. Si studiues i prehet kishte vjel materiale të thukshme, nga libri tetë vëllimesh Illyricum Sacrum, (Ilyria Kishtare) të autorit, Daniel Farlati dhe bashkëpunëtorëve, Coleti e Riçeputi, (botuar në Venedik, 1753 – 1817), duke u ndaluar të voll. 7, prej nga nxori një përmbledhje, (Compendium) me disa plotësime në gjuhen latine, për Arqipeshkvinë e tij nga koha e Dioklës, viti 450 e deri të viti 1857.

ILLYRICUM SACRUM, vepra më e madhe nga historia Kishtare e politike të popujve të Ballkanit, nxitur për hartim nga Papa Albani XI, në vëllimi i VII dhe VIII, përbën elementin themelore të një programi politik kombëtar Arbërorë. Prandaj, edhe pse ky element nuk shfaqej menjëherë, në sipërfaqe, por në kokën e Imzot Pooten, formulohej si një projekt i mundshëm dhe më kalimin e kohës, do shfaqet si ëndërr jo të largët e shqiptareve për pavarësi, përkundrejt shteteve sllave e Greqisë, në Ballkan.

Në lidhje më marrëdhëniet e Pootenit, me principatën ortodokse të Mali të Zi, e cila kërkonte momentin e favorshëm politik për zgjerimin në dem të trojeve shqiptare, nga korrespodenca të tij më mbretin Nikolla i I-parë, kuptohet ashpërsimi gjuhës ndaj tij që në vitin 1863. Në ketë korrespodencë, ndër të tjera, shihet qartë, protesta e ashpër ndaj presioneve të ortodoksëve, të shfaqur në formën e dëmtimit të pandërprerë të varrezave katolike në Podgoricë; vrasja 1500 banorëve nga malazezet, me rastin e rrethimit të Tivarit në vitin 1877; djegies së Kishës dhe shtëpisë së famullisë në Shestan të Naltë dhe të Poshtëm, dhe padrejtësive të tjera. Pooten, duke mos e lenë punën më kaq, çështjen e presioneve ndaj shqiptarëve, në Tivar, Podgoricë, Krajë, me qellim shpërnguljes së tyre, do ta paraqiste edhe pranë guvernatorit turk dhe konsullatës austriake në Shkodër, duke e ngritur atë në nivele ndërkombëtare.

Imzot Karlo Pooten edhe kur e pati Selinë në Shkodër, shkollimi i brezave të rij, vazhdoje të jetë për te, elementi kryesor i ngritjes së vetëdijes kombëtare. Kjo tregohej nga kujdesi i vazhdueshëm i tij ndaj çështjes së arsimit të shqiptareve në Mal të Zi, për shkollën dhe mësuesin shqiptar në qytetin e Tivarit e shumë aksione të tjera. Në letrën e tij, dt. 10. 02. 1874, njofton për presionin që bëhej nga Mali i Zi, në fëmijët katolik për t‘i mos frekuentuar shkollat katolike në gjuhën shqipe në Tivar e Ulqin. Ai, një letër tjetër të vitit 1878, ngre shqetësimin e madh për kthimin e këtyre shkollave shqipe në shkolla ortodokse malazeze. Për këtë diskriminim ndaj shqiptarëve, kërkon nga Nunci Apostolik në Vjenë që të ndërhyjë pranë Ministrisë së Punëve të Jashtme të Austrisë që kjo e fundit të protestojë tek Qeveria e Mali të Zi, për rikthimin e shkollave në gjuhën shqipe. Sipas dorëshkrimeve të Arkivit të Arqipeshkvise së Shkodrës, letra proteste nga Imzot Pooten, si bari dhe diplomat, rreth pengimit të shkollave dhe kthimit të tyre në shqipe, ka pasur edhe gjatë të organizimit Lidhjes se Prizrenit nga viti 1879 dhe në vazhdim. ( Fondi: Arqipeshkvia e Shkodrës, ( 132, /4/ 1874-1881), dos, 12, 13 viti 1879.)

Ngjarja e cila historikisht kishte shkaktuar tronditje në diplomacinë evropiane në lidhje me gjeopolitikën e re që po përgatitej nga intrigat sllavo ortodoks në Ballkan, ka qenë kërkesa e Imzot Pooten, për ndryshime juridike në strukturën e administrimit kishtar, duke iu drejtuar papa Piut IX, me qëllim që dioqeza e Shkodrës të jetë kanonikishtë e bashkuar, me atë të Tivarit, në mënyrë që trojet e vjetra të mos jenë temë diskutimi për copëtimin e tyre në kancelarit evropiane.

Ky reagim i Imzot Pooten, i cili kishte si qellim, frenimin e rrezikut të paralajmëruar të copëtimit territorial të shqiptareve, ishte bërë me konsultimin e personat relevant të politikës, Austriake dhe më papatin, të cilët donin me këtë vendim edhe të përforconin unitetin Kishtar në të gjitha trevat shqiptare, nga Tivari, Prizreni e deri në Shkup, duke i vendosur nën ombrellën e Arqipeshkvisë Metropolitane, Tivar – Shkodër, në krye më delegatin Apostolike Karlo Pooten.

Më këtë qellim, Papa Piu i IX, më dt. 15 mars të vitit 1867, lëshoi dekretin, “Aeque primcipaliter“( Në të njëjtën barazi), për bashkimin e dy selive metropolitane, të Tivarit më atë të Shkodrës, më banim në Shkodër. Në vulën e tij zyrtare kishte shënjuar : Carolus Pooten Archiepisc (opus) Antibaren et Scodren, Serviae Primas, Metropolita dell’Albania. (Karlo Pooten Arqipeshkëv i Tivarit dhe i Shkodrës, primat i Serbisë, Metropolit i Shqipërisë. (dok, Dok. dt. 2 shkurt 1868; dok. dt. 22 korrik 1869).

Karlo Pooten, duke i kuptuar dredhitë e diplomacisë të shteteve ortodokse dhe Perandorisë Osmane, ndaj gjeopolitikës të shqiptarëve në Ballkan, më këtë veprim, në fakt kishte futur nën pushtetin e tij baritor dhe politike, të gjithë shqiptaret – (katoliket) e veriut, apo siç e quan Veriun, Mehdi Frashri, të gjithë Gegërin, nga gryka e Gryka e Kotorrit e deri në Shkup, të rruga e njohur në histori si Via Ignatia. Ne këtë drejtim ndihmës të madhe i jepte dhe Arqipeshkvi i Shkupit më seli në Prizren, Imzot, Fulgentije Carev i cili në vitin 1879/80, më të madhe i kundërshtonte gjeneralit famëkeq të Lidhjes së Prizrenit, Dervish Pasha, që Mirditoret në Rrafshin e Dukagjinit t’i nënshtroheshin urdhrave të Sulltanit. Madje, Imzot Carev, kërkonte që t’i jepeshin në administrim besimtaret deri në Selanik.

Vet Potten, duke kuptuar mirë dhe më mirë, rendësin që ka bashkimi kombëtar, mbas rreth 170 viteve të Koncilit të Parë të Arbrit në Merqi të Lezhës, 1703, kishte organizuar në Shkodër, në qershor të vitit 1871, Koncilin e dy Mbarkombëtar të Kishës Katolike, më pjesëmarrjen e përfaqësuesve të gjithë Gegërisë, (Tivar, Shkodër, Prizren e Shkup) që u mure edhe më hapjen e shkollave për djem e vajza në trevat Arbërore. Pooten shtyri dom Engjëll Radojen famullitarin e Shkodrës, të bëj dy ribotime të Koncilit të Parë 1703, plotësua me disa shtesa latinishte e përkthye në shqip nga vet ai më 1869 e 1872.

Reagimi i Karlo Pooten, në këtë formë, ndaj rrezikut të copëtimit trojeve, hodhi themelet politike të kombit shqiptar, pa dallime feje dhe që çoi, një dekadë më vonë deri të shpallja e Lidhjes së Prizrenit më dt. 10. qershor 1878, si kundërshtim i vendimeve të Kongresit te Berlinit, ku Shqipëria mjerisht, përkundrejt çdo përpjekje për shpëtimin e trojeve, mori tatëpjetin, duke mbetur edhe me tej, mjerisht vasale e Turqisë së Madhe.

Aktivistet shqiptar të Lidhjes, të cilët në vitin 1879, e në vazhdim kërkonin bashkimin e Vilajeteve dhe shkëputjen nga Stambolli, pas ndalimit e Lidhjes së Prizrenit, fizikisht i zhduken, u internuan, do të tjerë sipas urdhrit të gjeneralit, Dervish Pasha, në maj të vitit 1881, përfunduan në burg në Çanak Kala (Dardanele) të Stambollit, deri në nëntor të vitit 1883. Ndërsa, Ymer Haxhi Prizreni, rebel i islamit të Stambollit, si personi më i merituar i Lidhjes, krahas Adyl Frashrit, për mos përkuljen ndaj Sulltanit, përfundoj jetën tragjikisht në Ulqin në vitin 1886, duke e mallkuar Turqinë e cila për rreth 400 vite me radhë e la të sakatuare e të verbuar popullin Shqiptar dhe së fundi e la në duar të shteteve sllave ortodokse dhe Greqisë.

Pooten vdiq në Shkodër, më 14 janar 1886 dhe u varros në kriptën e katedrales së Shkodrës i përcjellë nga një popullsi e shumët, autoritete vendase dhe trupi diplomatik i akredituam në Shkodër.

Menjëherë pas vdekjes të Imzot Potten, Mali i Zi, si mbretëri e Pavarur me kufijtë e përcaktuar, që më parë nga Kongresi i Berlinit, i ofroi papatit nënshkrimin e një Konkordati, si i pari më një shtetet sllave ortodokse, në këmbim të shkëputjes juridike të Shkodrës me Tivarin., gjë që u realizua, më 18 gusht të vitit 1886, duke ia kthyer Tivarit titullin e mëparshëm. Pas kësaj ngjarjeje, Kryedioqeza e Tivarit ra nen ndikim e plotë të sllave dhe njeheri mori disa famulli nga Shkodra të programuara nga Berlini. Me këtë rast Arqidioqeza mori tatëpjetën, duke u nënshtruar asimilimit në aspektin nacional shqiptar dhe atij fetar.

Çdo përvjetor i Lidhjes se Prizrenit, jubilar apo jo, e ka kështu të domosdoshëm përkujtimin si gjykim, vlerësim apo dhe mësim historik për gjeneratën e sotme, a cila për ngritjen e mërqinjës të shtetit nëpërmjet, dëlirësisë së zemrës, dijes e arsimimit kombëtar, nuk e pengon politikisht më, as Stambolli, as Berlini as Londra, por, verbëria e lakmisë dhe vetvetja.

Filed Under: Histori

Dita e krenarisë, e unitetit dhe e ndërgjegjes kombëtare shqiptare

June 11, 2026 by s p

PhD. Dashnim HEBIBI/

Më 10 Qershor, përkulemi me respekt para një prej datave më të rëndësishme në historinë e kombit shqiptar. Kjo është dita kur në vitin 1878, në Prizrenin historik, u themelua Lidhja Shqiptare e Prizrenit, lëvizja e parë e organizuar politike dhe kombëtare e shqiptarëve, e cila u bë zëri i një kombi që kërkonte të mbrojë trojet, identitetin dhe të drejtat e tij. Në një kohë tepër të vështirë për shqiptarët, kur fuqitë e mëdha po vendosnin për fatin e Ballkanit pa pyetur popujt e tij, burrat më të mençur dhe më atdhetarë të kombit tonë u mblodhën në Prizren për t’i thënë botës se shqiptarët nuk ishin një popull pa zë, por një komb me histori, kulturë, gjuhë dhe të drejtë për të jetuar të lirë në trojet e veta.

Lidhja e Prizrenit u bë simbol i qëndresës, i organizimit politik dhe i vetëdijes kombëtare shqiptare. Në këtë ditë të shenjtë për historinë tonë kombëtare, kujtojmë me nderim të veçantë Ymer Prizrenin, një nga figurat më madhore të Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe kryetarin e parë të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Ai ishte një burrë i urtë, largpamës dhe i përkushtuar tërësisht ndaj interesave të kombit. Me mençurinë, autoritetin dhe përkushtimin e tij, Ymer Prizreni u bë një nga shtyllat kryesore të organizimit kombëtar shqiptar në një periudhë vendimtare të historisë sonë. Sot, teksa kujtojmë veprën e tij, ngremë një lutje të sinqertë që shpirti i Ymer Prizrenit të pushojë në paqe dhe në mëshirën e Zotit, së bashku me të gjithë bashkëveprimtarët e tij që sakrifikuan jetën, pasurinë dhe qetësinë e tyre për mbrojtjen e trojeve shqiptare dhe të ardhmen e kombit. Ata nuk luftuan për lavdi personale, por për një ideal të madh – mbijetesën dhe dinjitetin e shqiptarëve.

Fatkeqësisht, emri i Ymer Prizrenit nuk përmendet gjithmonë aq sa e meriton. Ndoshta figura e tij ka mbetur disi në hijen e zhvillimeve të mëvonshme historike, por kontributi i tij mbetet themelor. Pa Ymer Prizrenin dhe patriotët e brezit të tij, historia e ndërgjegjes kombëtare shqiptare do të ishte e paplotë. Ata mbollën farën e bashkimit kombëtar dhe krijuan themelet mbi të cilat u ndërtuan përpjekjet e mëvonshme për liri dhe pavarësi.

10 Qershori na kujton një të vërtetë të madhe historike: shqiptarët kanë qenë më të fortë sa herë kanë qenë të bashkuar. Lidhja e Prizrenit ishte dëshmia më e fuqishme se dallimet krahinore, fetare apo lokale zbehen kur mbi to qëndron interesi kombëtar. Në Prizren u bashkuan shqiptarë nga të gjitha trevat, me një qëllim të vetëm – mbrojtjen e atdheut dhe të identitetit kombëtar. Mesazhi i Lidhjes së Prizrenit mbetet po aq aktual edhe sot. Në një kohë kur përballemi me sfida të reja, duhet të kujtojmë se rruga drejt suksesit, zhvillimit dhe forcimit të kombit kalon përmes unitetit, mirëkuptimit dhe respektit për njëri-tjetrin. Historia na ka mësuar se përçarja na dobëson, ndërsa bashkimi na bën të fortë. Prandaj, sot nuk kujtojmë vetëm një ngjarje historike. Sot kujtojmë një ideal. Kujtojmë një brez burrash që menduan për kombin përpara vetes. Kujtojmë një betim të dhënë në Prizren, që shqiptarët të mos lejojnë kurrë humbjen e identitetit, dinjitetit dhe të drejtave të tyre.

Lavdi e përjetshme Ymer Prizrenit!

Lavdi Abdyl Frashërit, Sulejman Vokshit dhe të gjithë patriotëve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit! Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre në historinë e kombit shqiptar!

10 Qershori nuk është vetëm një datë kalendarike. Është një thirrje që vjen nga historia jonë: të jemi të bashkuar, të qëndrojmë krenarë për rrënjët tona dhe të punojmë me përkushtim për të ardhmen e kombit shqiptar. Sepse ashtu si në vitin 1878, edhe sot, uniteti mbetet forca jonë më e madhe.

Filed Under: Histori

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 19
  • 20
  • 21
  • 22
  • 23
  • …
  • 737
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • 𝗣𝗮𝘀𝗶𝘃𝗶𝘇𝗶𝗺𝗶 𝗶 𝗮𝗱𝗿𝗲𝘀𝗮𝘃𝗲 𝘁𝗲̈ 𝘀𝗵𝗾𝗶𝗽𝘁𝗮𝗿𝗲̈𝘃𝗲 𝗻𝗲̈ 𝗦𝗲𝗿𝗯𝗶
  • Arbëreshët e Argjentinës – Një histori e dy emigrimeve dhe e mbijetesës së identitetit shqiptar
  • SKËNDERBEU, VASAL APO ALEAT I ALFONSIT TË ARAGONËS?
  • HIJESHIA LIGJËRIMORE DHE APOTEOZA E SHQIPTARISË NË KËNGËT E NIKOLLË NIKPRELAJT
  • LEGJITIMITETI DHE PUSHTETI
  • SPECIAL THANK YOU!
  • “ONOMASTIKË DHE ETNOLINGUISTIKË”
  • DEMOCRATS WON. BUT HAS DEMOCRACY?
  • MIHAL GRAMENO – ATDHETAR E KRIJUES AKTUAL
  • GJERGJ FISHTA – PERSONALITET I IDENTITETIT DHE I KRENARISË KOMBËTARE
  • NDARJET ADMINISTRATIVE QË RREZIKOJNË COPËTIMIN E HAPËSIRËS ETNIKE SHQIPTARE NË MAL TË ZI
  • DY SHTETE, NJË HORIZONT KOMBËTAR: SHQIPËRIA, KOSOVA DHE SFIDA E PËRGJEGJËSISË STRATEGJIKE
  • SHKRIMTARI SHQIPTAR PËRBALLË POLITIKAVE KULTURORE PËRÇMUESE
  • Kongresi i ri demokrat: Si do të kufizohet pushteti i Trumpit?
  • KUR NJË IDE BËHET INSTITUCION

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT