• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Tri motrat Hoxha: Kushëri e kishim Enverin, por na internoi 30 vjet ne Saver Lushnjes

April 14, 2013 by dgreca

Edhe sot, që është më e moshuara ndër tri motra, Handan Hoxha, tenistja e parë femër në Shqipëri, vazhdon të jetë në qendër të të gjitha lëvizjeve në shtëpi. Sado që i ka kaluar 85 vite jetë, ka mbetur më e shkathëta. Është ajo që ngrihet e para nëse duhet mbyllur një derë, nëse duhen sajdisur miqtë me qerasje, nëse duhet gjetur ndonjë foto e vjetër nëpër sëndukët e vegjëlisë… është më elegantja. 15 vitet që është marrë me sport, kanë lënë ende shenja në fizikun e saj.

Motra më e madhe, Suzana, ndryshe Suzi, siç e thërrasin të gjithë, ka qenë dikur mësuese e teorisë së solfezhit në Liceun Artistik. Më e vogla, Nermini, është marrë gjithnjë me gjuhët e huaja. Ende sot që është në prag të të 80-ave, vazhdon të ketë 2 nxënës, të cilëve u mëson anglishten.

Të tria motrat, dikur, aq vite larg sa e kanë të zorshme ta kujtojnë, jetonin të lumtura në shtëpinë e tyre të madhe fare pranë Liceut Artistik. Mësonin gjuhë të huaja me mësues privat, merrnin mësime sporti, kalonin pushimet në një nga 4 vilat e vetme në plazhin e Durrësit, derisa gjithçka u ndërpre me thikë. Çifligjet e trashëguara nga i gjyshi e patën kohën e artë për shumë pak kohë. Diktatura do t’u rrëmbente gjithçka, shtëpi e çifligje, sado që, siç mund të hamendet nga mbiemri i tyre, Hoxha, ishin të afërmet e ish-diktatorit. Me shtëpitë përballë në Gjirokastër, prejardhjen e përbashkët, e me hyrjedalje familjare, prej tij morën pajën e vetme që të tria patën në jetë, 30 vite e 6 muaj internim.

Asnjëra prej tyre nuk u martua kurrë. Jetojnë prej 23 vitesh, që kur u kthyen nga fshati Savër i Lushnjës, në apartamentin e pallatit që u ndërtua në tokën e vilës së tyre të dikurshme, që babai kishte ndërtuar. Fuqitë i kanë të pakta, dëshirën për t’u rikthyer në kohët e liga, po ashtu. Megjithatë, pas shumë këmbënguljesh, pranojnë të flasin, duke thënë vazhdimisht që “kemi nevojë për qetësi, nuk duam intervista”.

Sidoqoftë, rikthehen edhe një herë në ato vite që tashmë u shfaqen mjegullt, sepse datojnë që në kohën e Zogut…, kur jeta e tyre ishte e ndritur. Pyetjeve u përgjigjet kryesisht më e madhja, Suzi. Në rast se nuk e ka dëgjuar mirë, Nermini ndërhyn t’ia përsërisë edhe një herë. Ndërsa Handani rri thuajse pa folur në kolltukun e saj të rehatshëm. Gjallërohet vetëm kur fjala shkon te sporti, kryesisht tenisi, dashuria e saj e parë dhe e vetme.

“Ç’bëmë” ishte ajo e të parëve tuaj që ju dënoi për 30 vite?

Ishin 30 vite e 6 muaj (ndërhyjnë të saktësojnë të tria thuajse një zëri). Ishte fundi i vitit ’59, kur erdhi kamioni me policë në shtëpi e na ngarkoi për të na transferuar në Savër të Lushnjës.

Nga ju erdhi persekutimi, nga babai, gjyshi…

Në fakt, historia nis që nga gjyshi, sado që arsyeja e fundit ishte prej vëllait. Gjyshi ynë kishte mbaruar shkollën e lartë për jurist në Turqi, vinte nga familje e pasur dhe shkolloi edhe babain në Janinë në shkollën “Zosimea”. Prej kësaj, por edhe prej librave që fshehtas siguronte gjyshi, babai ka qenë ndër mësuesit e parë në Gjirokastër. Ishdiktatori e përmend edhe në kujtimet e tij, që mësimet e para i ka marrë prej babait: “Mësues të parë kishim njëfarë Vehip Hoxha, që ishte djali i Asaf efendiut, kadi, njeri i mësuar shumë. Ata rrinin afër shtëpisë sonë, ishim edhe nga një soj. Se ku e kishte mësuar shqipen zoti Vehip, nuk e di, por sigurisht nga abetaret e Stambollit dhe vjedhurazi. Në atë kohë zoti Vehip ishte djalë i shkathët, me iniciativë dhe çapërxhi. Kishte dëshirë të madhe të na mësonte”, siç shkruan fjalë për fjalë. Mandej, babai u zhvendos në Korçë ku punoi si drejtor banke gjatë viteve ’30, më pas erdhi në Tiranë si nëpunës i lartë në Bankën Kombëtare, ku ishte përgjegjës i Thesarit.

Nga ç’shkruhet e nga ç’thoni ju, pasuria ka qenë “dëmi” i parë…

Po, por nuk u shfaq menjëherë. Jetuam për pak vite mirë, ashtu siç ishim mësuar gjithnjë. Mësonim gjuhë të huaja me mësues privatë, shkonim gjithnjë për pushime, luanim sport. Handani ka qenë shumë e mirë në tenis, e para femër shqiptare që e ka ushtruar këtë sport, stërvitej më Sali Nallbanin. Vetëm atë ëndërr kishte, që të bëhej tenistja më e mirë dhe të përfaqësonte vendin e saj nëpër gara ndërkombëtare. Por, përveç kësaj, luante edhe basketboll, volejboll, ping-pong. Aq sa vëllai ynë sajoi një fushë të vogël ping-pongu që e vumë në oborrin e shtëpisë.

A nuk ishte shumë për kohën gjithë kjo liri që ju jepte babai?

Kuptoni që njerëzit përreth babait ishin të gjithë aristokratë, edhe ata që luanin tenis po ashtu. Tenisi ende edhe sot konsiderohet si sporti i shtresave të larta, jo të gjithë e luajnë. Asgjë s’i pengon në këto kohëra, por fakti që nuk e bëjnë, do të thotë diçka. Të gjithë kanë luajtur qoftë edhe një herë basketboll apo volejboll, tenis jo. Duke qenë të rrethuar gjithnjë nga njerëz të tillë, nuk ndihej se bënim ndonjë të “pabërë”. Natyrisht që mund të kishte ndonjë rast që i çonte fjalë babait se ç’ishin gjithë këto lukse që po na mësonte, por ai ishte krejt indiferent. Babai ynë ishte “modernisimo” {(nga italishtja, shumë modern) nxiton të shtojë Handani, meqenëse biseda ishte fokusuar te sporti, e vetmja pikë ku indiferentizmi i saj, tashmë edhe prej moshës, ngacmohej.(Kortezi Panorama)

 

Filed Under: Histori, Sociale Tagged With: 30 vjet, Enver Hoxhen, Kusheri e kishim, ne Saver, por na internoi, te Lushnjes

PARA 100 VJETËSH E KA THANË I NDJERI MARK KAKARRIQI…

April 12, 2013 by dgreca

Në 100 vjetorin e Shkodres së Lirë…/

 Nga Fritz RADOVANI/

Ne Foto: Mark KAKARRIQI (1891 – 1942) /

Se ku e kam gjetë këte Shkodren e “Lirë”… as unë nuk e dij!

Edhe në kjoftë se gjithë Shqipnia e pranon fjalen “Shqipni e Pavarun”, kur dy të tretat e Saj janë edhe sot të zaptueme, në se jo ushtarakisht, ato s’ janë të Pavaruna mendsisht…Shkodra duhet të pranojmë se nuk e di a i bahen sot 12 muej e “Pavarun”, nga pushtuesit “kulturorë”!

Në vitin 1911 Dedë Gjo’ Luli ngriti Flamurin mbi lamen e Gjakut të Djelmëve të Hotit, pa i marrë leje as turqëve dhe as malazezëve, kur Shqiptarët që kemi nder permendore mbas një viti kerkonin që të “shpallemi shtet nën varsinë e turqëve” e sa e sa “ideve” të tjera, per të cilat u derdhë shumë gjak, edhe pse Ata që kerkuen “Liri dhe Pavarsi” u vranë tradhëtisht nga veglat anadollake, tue fillue nga Luigj Gurakuqi, i cili nxori patllaken në godinen e Vlonës në diten e 28 Nandorit 1912, dhe u tha të pranishëmëve: “Pa u ngritë sot Flamuri, asnjë nuk dalim të gjallë nga kjo shtëpi!” pikrisht, kur Ismail Qemali, po ngurronte me dalë në balkon me vue Flamurin e Pavarsisë, sepse u kishte premtue turqëve “se do të ruejnë kontrollin e tyne në tokat Shqiptare”. E këte veper sa Atdhetare aq Burrnore të Gurakuqit, e persëriti në 1995 në Teatrin “Migjeni” të Shkodres, At Konrrad Gjolaj, në Pervjetorin e “Hyllit të Dritës” kur tha: “Ismail Qemal beg frikacaku…”, ashtu si kishte shkrue atëherë Revista, se edhe këte sot shumica e Shqiptarëve nuk do ta dinte. Askush nuk zen me gojë Memorandumin e Gerçës të firmosun nga Burrat e Malësisë, vetem pse Emnat e Tyne ishin Katolikë, dhe se Ky Memorandum u ba me nisiativen e Imz. Lazer Mjedjes e At Mati Prennushit, bashkpuntorit Dedë Gjo’ Lulit në Maje të Bratilës, dhe jo t’ atyne “frikacakëve” që u atribohet nga pseudohistorianët “prof. dr” fallsifikatorë sot.

Në vitin 1957 – 58 studjuesi i njohun shkodranë Gjush Sheldija, rreshton në një studim të Tij datat kronologjike dhe disa shenime historike të sakta nga viti 635 para Krishtit. Janë lëshue i madh e i vogel tue kopjue në atë studim, madje edhe tue marrë edhe “tituj e grada shkencore” nga ata shenime të Tija, po askush nuk ka burrni me e permendë as me zanë me gojë emnin e Gjush Sheldisë, e pse? – Edhe ky katolik Shkodret! I ndjeri Gjush e pat guximin me thanë se ky material i punuem në 1957 asht bazue në arkivat e Kryeipeshkëvisë Metropolitane të Shkodres dhe Dioqezat Sufragane, arkiva të cilat, edhe ata mbas vitit 1967 u “administruen” nga “kryetari i komisionit përzgjedhjes leteraturës fetare dhe kishtare Jup Kastrati” i cili, i vodhi dhe plotsoi koleksionin e plaçkitun të At Justin Rrotës, bashkë me “tituj dhe dekorata” të dhana nga Ramiz efendi Alia, si shperblim i poshtersisë së tij. Jupi filloi botimet e tyne me emnin e vet e sot zen vend ngjitë me ish oficerin shpifes të sigurimit të shtetit anadollakun Rakip Beqja, në faqe të parë të revistës “Drita Islame”, vetem pse materialet e këtyne shpifësëve agjentë me mllef të madh kanë shkrue kunder Klerit Katolik që e vodhën, po dhe Atdhetarëve Katolikë që vranë!

Kjo ngjet pikrisht në prag të 100 vjetorit të Pavarsisë së 1912…

Po rreshtoj disa data të nxjerruna nga studjuesi Gjush Sheldija:

1858 – Hidhet guri i parë i themelit të Katedrales së Shkodres.

1858 – Kushë Micja çelë shkollën për vajza shkodrane.

1859 – Lindë në Shkodër poeti i Rilindjes Filip Shiroka.

1859 – Themelimi i Seminarit Papnuer të Shkodrës me nxanësat: Prengë Doçi, Ndue Bytyçi.

1860 – Lindë në Shkodër artisti piktor Kolë Arsen Idromeno.Vdiq me 12. XII. 1919.

VIII.1861- Françeskanët ngrisin Kuvendin e tyre në Shkodër.

2.1866 – Lindë në Shkodër poeti e shkrimtari Dom Ndre Mjedja.

1871 – Zef Jubani Ndokillia boton disa rapsodi shqiptare.

10.1874 – Çelet shkolla e Shirokës nga Dom Zef Ashta.

7.1875 – Themelohet Kuvendi i Françeskanëve në Gjuhadol.

X.1877 – Jezuitët çelin Kolegjen Saveriane në Shkodër.

2.1878 – Malet e Veriut protestojnë kundër qeverisë së Athinës për çështjen e Epirit.

4.1878 – Themelohet “Lidhja e Prizrenit”.

1878 – Lidhja e Prizrenit proteston me memorandum kundër vendimeve të Kongresit të Berlinit.

Shkodra    proteston pranë Kongresit të Berlinit për shkëputjen e Podgoricës, Tivarit, Plavës dhe Gucisë.

18.6.1878 – Mirdita, Malsia e Lezhës dhe Lura i luten Kongresit të Berlinit me i dhanë autonominë.

13.7.1878 – Traktati i Berlinit i lëshon Malit të Zi, Ulqinin e Tivarin, Plavë, Guci e Triepsh dhe Greqisë një       pjesë të Epirit. 11.1878 – Nga frika qeveria turke rrethon Shkodrën me 20.000 ushtarë.

2.1879 – Lindë në Shkodër patrioti dhe shkrimtari Luigj Gurakuqi.

1879 – Ushtritë malazeze thehen keqas nga vullnetarët shqiptarë që mbrojnë Plavë e Guci.

1899 Imzot Prengë Doçi, Abat i Mirditës themelon në Shkodër Shoqninë Letrare “Bashkimi”.

28.6.1897 – Murgeshat Stigmatine çelin kopshtin për fëmijë të vogjël me drekë, falas.

1902 – Shkolla françeskane jep mësimet në gjuhën shqipe.

1904 – Lush Kola nga Barbullushi mëson në fshatin e tij. Pse përhapë idena nacionale, pushohet nga puna.

1907 – Themelohet azili i jetimëve nga motrat Saleziane në Shkodër; ma vonë dhe i pleqve të vorfën

1908 – Shkodra merr pjesë në Kongresin e Monastirit ku dergohen: At Fishta, Gurakuqi, Dom Ndre Mjedja, Mati Logoreci, Hilë Mosi. 

– Krijohet klubi “Gjuha Shqipe” në Shkodër. 

1909 – Del në Shkodër gazeta “Koha” e “Bashkimi”. Kërkohet nga Shkodra njohja zyrtare e kombit, e arsimit të detyrueshëm, shërbimi ushtarak në vend, e një sundimtar i përgjithshëm shqiptar…

24.7.1910 – Xhavid Pasha me 20 taborre (batalione) vjen me shtrue Shkodrën.

1910 – Luftë në Kaçanik ndermjet shqiptarëve dhe turqve. Kryengritje e Malsisë së Madhe. 

26.7.1910 – Shefqet Turgut Pasha vjen në Shkodër me shtrue Malsinë. Luftime të përgjakshme në Qafë t’Agrit e në Qafë Shtamë të Shalës ndermjet Dukagjinasve dhe ushtrisë turke.

1911 – Plasë kryengritja e Malsisë së Madhe, në Kastrat.

6.4.1911 – Dedë Gjo’ Luli ngulë në Bratile në majë të Deçiqit flamurin kombëtar dhe Malsia e Madhe lufton për pavarësi e liri.

18.5.1911 – Kryengritësit shqiptarë i përgjegjen Shefqet Turgut Pashës se nuk përulen e se ata, do të luftojnë tue derdhë gjakun deri në fitimin e plotë të lirisë.

23. 6. 1911 – Memorandumi i Gerçes, drejtue Fuqive të Mëdha.

5.7.1911 – Kryengritje e përgjithshme kunder Turqisë për liri.

X. 1912 – Nisë rrethimi i Shkodres nga malazezët.

28.11.1912 – Shkodra merr pjesë me Luigj Gurakuqin në Shpalljen e Pavarësisë Shqiptare në Vlonë, në Qeverinë e përkohshme nën kryesinë e Ismail Qemalit e Don Nikoll Kaçorrit.

30.1.1913 – Esad Pashë Toptani shtin e vret trathtisht Hasan Riza Pashën, dalëzotës i Shkodrës, që donte me ngritë flamurin shqiptar në kështjellë e në kumbonare të Katedrales së Shkodrës.

2 3. 4.1913 – Esad Pasha ia shet Shkodrën malazezve për dy milion florinta, të cilët futen në qytet në tre drejtime: nga Taraboshi, nga Fusha e Shtojit e nga Bardhanjorët.

14.4.1913 – Malazezët djegin Pazarin e Shkodrës, mbasi e grabitën dhe dalin këtej tue ia lëshue vendin në dorë t’ushtrisë nderkombëtare (austriake, italiane, franceze, angleze, gjermane).

13.6.1913-Naltohet në kështjellën Rozafat të Shkodrës Flamuri Kombëtar Shqiptar, dhe atdhetari Karlo Suma mban fjalimin.

7.1913 – Esad Pasha shpallet sundues i Shqipnisë së Mesme. (Nenvizimet F.R.)

1913, Në Vjenë z. Mark Kakarriqi, deklaron: “Shkodranët do të vazhdojmë luften per Liri, kur të vriten të gjithë Burrat, luften do ta vazhdojnë Gratë…”

 Sot në prag të 100 vjetorit të Shkodres së “Lirë”, kur shoh perditë e ma t’ ashper luften ndaj Kulturës së Veriut, Historisë së Lavdishme të Trojeve Shqiptare, perpjekjet dhe kambnguljen e “prof. dr. e akademikëve” me fshi nga Ajo Histori e lavdishme Emnat e nderuem të Atdhetarëve, dijetarëve, luftarëve, klerikëve, intelektualëve të Veriut dhe Gjuhës së Shenjtë të Tyne, Gegënishtes…apo si e quejtën anadollakët komunistë “Gjuha e Krishtit”, edhe pse Shkodranët kam besim se edhe në të ardhmen e ndritun tek e cila do të shpresojmë,  Ata do t’a vazhdojnë luften e Tyne, po kur të mbarohen Burrat…

Po persërisë, të Ndjerin Mark Kakarriqi:  

“Luften per Gegënishte… do ta vazhdojnë Gratë Burrnesha Shkodrane!”

 

Melbourne, 2013.

Filed Under: Histori Tagged With: 100 vjet, e ka thane, Fritz radovani, i ndjeri, Mark kakarriqi

100 VJET NGA GJENOCIDI I USHTRISË DHE XHANDARMËRISË MALAZESE NË LUG TË BARANIT

April 11, 2013 by dgreca

Nga Harry Bajraktari*/

FOTO-Arkiv- Nga e majta: Ambasadori amerikan William Walker, akademik Mark Krasniqi dhe Harry Bajraktari, në vizitë presidentit të Kosovës Dr. IBrahim Rugovës, Prishtinë 2003./

Njëqind vjet më parë ushtria e Malit të Zi nën udhëheqjen e kriminelit Sava Llazareviq, i quajtur në popull Savë Batarja, në muajn prill të vitit 1913, në Lug të Baranit te Pejes dhe në pjesët tjera të Dukagjinit te Kosoves, bëri  terror të rëndë fizik e psikologjik të përmasave gjenocidiale. Pas okupimit  nga Serbia dhe Mali i  Zi në vitin 1912, Kosova nga pushtuesit u nda në zona të interesit. Mali i Zi mori pjesën më të madhe të Dukagjinit ( kufiri malazezo- serb  kapej nga burimi i Drinit të Bardhë dhe kalohej deri në rrjedhën e lumit Erenik në Dri dhe ngjitej pastaj nga ana e djathtë e Erenikut drejt Bogiqes), ndërsa pjesën tjetër të Kosovës, Serbia. Si pasojë e dhunës, qindra familje shqiptare iu kapën maleve të ashpra plot borë, duke lënë pas gra, fëmijë e pleq të vdekur, si dhe shtëpi të djegura dhe të shkatërruara.

Krimet masive filluan në fundin e dimrit të vitit 1912, me ardhjen e Avro Cemoviqit, komandant i ushtrisë së Malit të Zi. Qeveria e Kral Nikollës në këtë kohë lëshoi një ultimatum ku ftoi tërë popullatën e Lugut të Baranit të braktis kombin dhe të konvertohej në fenë ortodokse. Në këtë kontekst dëshiroj të përmend një citat të Dr. Zekeria Canës, lidhur me këtë ngjarje: ” Më 5 prill 1913 Sava Llazareviq me forcën e tij doli në Kryshec të Lugut të Baranit, mblodhi popullin, kërkoi të shkonte drejt në kishën ortodokse për t’ u kryqëzuar dhe kur askush nuk iu bind urdhërit të tij, pushkatoi 12 fshatarë. Në fshatin Kpuz vrau edhe 8 të tjerë, kurse në Dobërdol, Myftar Elezi u masakrua me bojanetë.  Ekzekutimet vazhduan edhe në fshatrat tjera të Lugut të Baranit”. Në valën e këtij terrori, Sava Llazareviq, pasi i kishte detyruar të hapnin vetë varret, pushkatoi 14 fshatarë të Baranit të Epërm.

Urdhërin e autoriteteve malaziase për ndërrimin e kombësisë dhe fesë e kishte refuzuar në mënyrë të prerë edhe Bajraktari i Vranocit, duke u përkujtuar atyre se kjo “ishte punë që s’ bëhej kurrë”  dhe se nderi është mbi të gjitha. Pas refuzimit, krimineli Sava Llazareviq urdhëron Bajraktarin që gjithë Bajrakun e tij ta tubonte: gra, burra e fëmijë dhe t’i dërgonte për t’ u konvertuar dhe pagëzuar në njërën nga kishat ortodokse në Pejë. I ndodhur ngusht, kur popullata shqiptare s’ kishte armë për t’ u mbrojtur, Bajraktari i Vranocit, autoriteteve malaziase u thotë se ” territori i tij është i madh dhe nuk ka mundësi ta tubojë popullin për tri ditë, siç theksohej në ultimatum.

Mirëpo,nën kërcënim të vazhdueshëm të vrasjeve masive të fshatarëve të Lugut të Baranit- popullata shqiptare e kësaj pjese të Dukagjinit u nis për në Pejë, ku te Ura e Gurit, i pritnin xhelatët- ushtria dhe xhandarmëria malazeze, si dhe priftërinjtë ortodoksë që kur të kalonte turma shqiptare ta stërpiknin atë me “ujë të bekuar”. Kësaj mase që po lëvizte drejt qytetit të Pejës u prinin Sali Bajraktari dhe Arif Halili, burra të guximshëm me ndjenjën e thellë kombëtare. Pas shumë provokimesh, gjatë rrugës, nga banorët serbë e malazezë, kjo masë e madhe shqiptare arriti tek Ura e Gurit. Mbi urë ushtria malazeze, të riut Zenel Bajraktarit i fut dhunshëm në duar flamurin malazes, duke e detyruar atë që ta puthte dhe ta mbështillte rreth ballit. Mirpo, i riu nga Vranoci, në vend se ta zbatonte urdhërin, ai e hedh flamurin në tokë dhe, me të dyja këmbët, aq sa kishte fuqi e shkelmon dhe e bën copë mbi copë. Pas këtij akti heroik, xhandarmëria filloi ta kërkonte Zenelin, ndërkohë që para bojanetave të forcave malaziase doli Sali Bajraktari, i cili me një vendosmëri të prerë u thotë” Unë jam organizator dhe unë përgjigjem për këtë popull të pafajshëm- nuk ndërrojmë kurrë as komb as fe”.  Pas këtij qëndrimi stoik, xhandarmëria ekzekutoi menjëherë Sali Bajraktarin e Vranocit dhe Arif Halilin nga Poçesta, të cilët më guxim kundërshtuan politikën gjenocidiale të Kral Nikollës, kundër popullit shqiptar. Pas 87 vitesh u zbuluan vorret ku preheshin trupat e tyre te pushkatuar nga forcat malazese. Ky akt heroik dhe aktet tjera të ngjashme në Lug të Baranit- dhe mbarë Dukagjinin, bënë që të dështojë skenari i turpshëm i Podgoricës. Edhe pas kësaj drame, krimet e ushtrisë malazeze mbi popullatën shqiptare vazhduan bashkë me ushtrinë serbe në gjithë Kosovën. Ky është një tregim i shkurtër i kësaj tragjedie të ndodhur para 100 vjetësh. Drama e tragjedi të tilla brenda kësaj distance kohore, Kosova ka përjetuar në vazhdimësi nga politika fashiste serbo-malazese.

Kjo ngjarje përshkruhet më së miri në vargjet e kësaj kënge:

 

Haj medet për Lug të Baranit,

n’ kam asht çue Savë Llazari,

Savë Batarja në kam asht çue,

Don shqiptarëve fenë me u ndërrue,

N’ Baran të Epërm, Sava asht shkue…

… Katërmdhet’ burra i ka bashkue,

në Shpat të Baranit na i ka çue,

i ka shtie vorret vetë me i marue,

të katërmdhetit i ka pushkatue.

Kqyr tash Sava çka ka punu

Ai me topa paska gjue,

Në Vranoc gjylet na i kanë shkue,

Krejt Vranoci asht tmerrue,

Janë ndal burrat, janë besatue

Mandej rrugën e kanë fillue

Këtij populli kush i prini?

Sal Bajraktari, Arif Halili…

Nuk po donë në kish me hi

“Bajraktar thonë me na pri

në të zezën Pejë po donë me hi”.

Nën përkujdesjen e presidentit të Kosovës  Dr. Ibrahim Rugova,  në Vranoc dhe në Pejë, në vitin 2003 u përkujtua 90 vjetori i gjenocidit malazes mbi popullatën e Lugut të Baranit. Në shënimin e këtij përvjetori të  kësaj ngjarje të tmerrshme, morën pjesë mbi 5000 vete nga të gjitha anët e Kosovës, si dhe ambasadori amerikan William Walker, që popullit tonë i kujtohet për fjalët e thëna në Reçak, në janar të vitit 1999, ku vrasjen dhe masakrimin e 45 shqiptarëve  nga policia dhe ushtria serbe e cilësoi si vepër kundër njerëzimit.

Shtrohet pyetja, ku ndodhemi sot si komb, 100 vjet pas kësaj ngjarje mizore në Lug të Baranit?

Pas shumë përplasjeve dhe fustrimeve njëshekullore, me lehtësi mund të konstatojmë se shqiptarët asnjëherë s’ kanë qenë në pozitë më të mirë politike e kombëtare, të orientuar thelbësisht nga Evropa dhe SHBA. Sot Shqipëria është në NATO  dhe kandidate për t’ u bërë anëtare e plotë me të drejta të barabarta me vendet e Bashkësisë Evropiane. Në anën tjetër, Kosova, e cila deri në vitin 1999 ishte e robëruar, fitoi lirinë, ndërsa më 2008 u bë shtet i pavarur dhe sovran, e sigurt për të ardhme evropiane dhe në rrugë për të hyrë në NATO. Mendoj se Tirana dhe Prishtina  duhet të punojnë më shumë për një pozicion më të fortë politik e kombëtar të shqiptarëve në Maqedoni, Luginë të Preshevës dhe në Mal të Zi. Prandaj sot shqiptarët ndodhën krejt ndryshe nga e kaluara e tyre e hidhur historike, duke i hapur vetes  perspektivë, mirëqenie sociale, forcim të demokracisë në frymën evropiane, euro-atlantike, në një hapësirë të përbashkët, me kufij të hapur integrues. Sot, 100 vjet pas, shqiptarët ndodhen të grumbulluar në një komb dhe në dy shtete, me një numër shumëfish më të madh të banorëve dhe me një potencial më të madh intelektual e kreativ për ta çuar kombin drejt një zhvillimi e integrimi evropian. Në rrethana tjera gjeo- politike, shqiptarët mund të jetojnë në një shtet të vetëm etnik. Jam i sigurt se koha po lëviz në anën tonë.

Të gjithë e dimë se pa mbështetjen e SHBA-ve ne nuk do të ishim këtu ku jemi sot. Pra, shumë mrrekulli ndodhen për shqiptarët në këtë relacion miqësie me Washingtonin. Dhe mu për këtë arsye, shqiptarët kanë një dashuri të thellë ndaj Amerikës, tash e 100 vjet. Ky shtet i fuqishëm na ka mbështetur në ditët më të vështira të ekzistencës sonë, kur të tjerët përpiqeshin të na fshinin nga Ballkani. Në vendosjen e lidhjeve dhe forcimin e kësaj miqësie me SHBA, merita më e madhe u takon shqiptarëve të Amerikës, si më parë, ashtu edhe sot.

Në fund të këtij shkrimi, dua të them një konstatim : Ne, kurdoherë, si sot ashtu edhe në të arshshmen, duhet të përkujtojmë sakrificën e popullit tonë për liri dhe kjo sakrificë duhet të jetë motiv i vazhdueshëm që të ecim përpara si komb dhe në asnjë mënyrë të mos lejojmë që tragjeditë e së kaluarës të na kthehen.

* Harry Bajraktari

New York

10 Prill 2013

* Autori është veprimtar dhe biznesmen i njohur i komunitetit shqiptaro-amerikan dhe themelues i gazetës Illyria

 

Filed Under: Histori Tagged With: genocidi, harry bajraktari, i ushtrise dhe xhamdarmerise, mazeze, ne Lug te Baranit

Jeta dhe trashëgimia e Margaret Thatcher-it

April 9, 2013 by dgreca

Gazetari britanik, John O’Sullivan, ka punuar për ish-kryeministren Maragaret Thatcher nga vitit 1986 deri më 1988 si këshilltar i saj special dhe jozyrtarisht si fjalimshkrues. Pasi Thatcher ka lënë zyrën, O’Sullivan ka qenë njëri nga dy shkrimtarët që ka punuar me të në meomarët e saj: “The Downing Street Years” më 1993 dhe “The Path to Power” më 1995. /

Nga Heather Maher/

Kryeministri britanik David Cameron i ka thënë BBC-së se Margaret Thatcher “jo vetëm që ka udhëhequr vendin tonë, por edhe e ka shpëtuar”. Si e ka shpëtuar ajo Britaninë?
JOHN O’SULLIVAN- Ajo ka shpëtuar Britaninë ekonomikisht. Koha kur ka marrë postin e kryeministres, ka qenë menjëherë pas “dimrit të pakënaqësisë”, më 1979. Nëse kujtoni atë kohë, ka pasur shumë greva në Britani.
Të vdekurit mbeteshin të pavarrosur në Liverpool, mbeturinat mbeteshin nëpër rrugët e Londrës, veçanërisht në Leicester Square, kurse pacientë të sëmurë nga zemra ktheheshin prapa nga spitalet që gjendeshin në grevë.
Këta janë tre shembuj, por në përgjithësi, shumica e njerëzve ndjenin se Britania po rrëshqiste në një kënetë të dëshpërimit dhe për ta shpërtuar atë, kërkohej një veprim i fuqishëm. Ajo ka bërë tre gjëra. Para së gjithash, ka ndryshuar ligjin në mënyrë që sindikatat tregtare të silleshin nën kontroll. Së dyti, ka vendosur detyrime të mprehta në zgjerimin monetar; ka stabiluzuar monedhën dhe ka krijuar një lloj stabiliteti të nevojshëm financiar për bizneset.
Dhe, së treti, ajo ka nisur një revolucion të privatizimit dhe lirisë ekonomike, i cili është imituar në mbarë botën. Kur njerëzit flasin për privatizimin, ata nganjëherë harrojnë se ka qenë zonja Thatcher në Britani ajo që i ka hapur rrugë atij.
Dhe, duke bërë një gjë të tillë, ka krijuar edhe një klasë të re të aksionarëve në mesin e njerëzve që kurrë nuk kanë pasur prona të tilla. Pra, mbi të gjitha, ishte një ndryshim i shquar në shoqëri dhe ka bërë që, gjatë 10 vjetëve të saj në fuqi, Britania të bëhet ekonomia e katërt më e madhe në botë.

RADIO EVROPA E LIRË
Ajo ka qenë tejet e sigurt në veten dhe bindjet e saj. Shpesh ka thënë: “Unë nuk jam politikane e konsensusit. Jam politikane e bindjeve”. Çfarë vlerash personale kanë përçuar këto?

JOHN O’SULLIVAN
Ajo është rritur në Anglinë provinciale. Ka qenë vajza e një shitësi ushqimesh dhe gjithmonë ka thënë se kjo ka ndikuar në pikëpamjet e saj ekonomike. Nëse keni punuar në një dyqan ushqimesh, keni ditur se mallrat vijnë nga e gjithë bota dhe jeni bërë kurreshtare të mësoni se si ndodh kjo.
Ajo do të thoshte se ka qenë puna prapa banakut në dyqanin e babait të saj që i ka dhënë aluzionet e para ekonomike. Natyrisht se më vonë i ka zhvilluar teoritë e saj në një mënyrë më akademike.
Së dyti, ajo ka qenë metodiste. Në rininë e saj në Angli, kjo ka qenë një formë pak më e ashpër e krishterimit, i cili theksonte veprat e mira. Ajo ka praktikuar këtë formë të krishterimit dhe ishte metodiste mjaft e fortë. Ka qenë fetare gjithë jetën dhe një nga thëniet e saj të preferuara ka qenë ajo e John Ëesley-t: “Fito gjithçka që mundesh, ruaj gjithçka që mundesh, dhuro gjithçka që mundesh”. Mendoj se ka jetuar me këtë lloj urdhri të krishterë.

RADIO EVROPA E LIRË
Ajo është admiruar nga shumë, por edhe urryer nga shumë. Ka qenë një figurë tepër e polarizuar. A keni menduar ndonjëherë se duke qenë aq e papëlqyer, madje edhe nga disa në partinë e saj, është dëmtuar?

JOHN O’SULLIVAN
Kishte të luftonte shumë beteja. E dinte dhe i luftonte ato. Nuk e ka shkatërruar personalitetin e saj; ka qenë e drejtë në sipërfaqe dhe shumë luftarake; ka përlqyer debatin e mirë dhe argumentin e mirë dhe ka qenë e bindur se ka të drejtë.
Dhe, ndonëse ka paguar çmimin, ai nuk ka qenë një çmim i thellë psikologjik; ka qenë më shumë një çmim i jetës së përditshme, që vërtet e ka përfaqësuar dhe ajo ishte e mirë në këtë drejtim.

Margaret Thatcher dhe Ronald Reagan, 1984

RADIO EVROPA E LIRË

Ajo ka qenë mike e mirë me ish-presidentin e Shteteve të Bashkuara, Ronald Reagan. Njëherë e ka quajtur: “Burri i dytë më i rëndësishëm në jetën time”, pas bashkëshortit Dennis. A ju kujtohet si ka nisur miqësia?

JOHN O’SULLIVAN
Miqësia ka nisur më 1975, praktikisht një javë ose dy pasi është bërë udhëheqëse e partisë konservatore. Ronald Reagan ka qenë në Londër dhe ka shkuar ta vizitojë. Ka qenë e planifikuar të kalojnë gjysmë ore së bashku, por kanë kaluar një orë e gjysmë ose dy. Pra, kështu ka nisur.
Por, vërtet është bërë formë e lidhjes politike më 1981, kur ka qenë nën presion të madh në vend dhe në vizitën e saj të parë në Uashington, pjesa më e madhe e stafit të Reaganit ka dashur që ai të distancohet nga ajo.
Megjithatë, ai nuk e ka bërë. I ka bërë një bujë të madhe. Jo vetëm që i ka ofruar drekën shtetërore, por ka pranuar ftesën kthyese – që presidentët zakonisht nuk e bëjnë. Kjo ka qenë kundër protokolit. Ai ka vënë dorën në krahun e saj për t’i treguar se “jemi duke bërë të njëjtën gjë dhe kemi të drejtë”.
Kjo, për të ka qenë fillimi i një miqësie të bukur, por edhe për Reaganin po ashtu. Ata shpesh edhe nuk janë pajtuar. Kanë ardhur edhe të mosmarrëveshje reale dhe, për aq sa ka qenë e mundur, i kanë mbajtur jashtë vështrimit publik.

RADIO EVROPA E LIRË
Ju keni kaluar vitet e fundit duke punuar në Evropën Qendrore dhe Lindore, ku shumë njerëz, në vitet 1980, Thatcherin e kanë parë si mbështetëse të tyre për lirinë. A është kjo ende e vërtetë?

JOHN O’SULLIVAN
Ajo ka qenë kampione e lirive të tyre dhe shumë njerëz, me të cilët kam folur, janë të lumtur teksa pranojnë këtë fakt – faktin se ajo ka qenë dikush që u ka dhënë mbështetje të fuqishme për solidaritet.
Ajo ka mbështetur disidentët kudo që është shfaqur mundësia. Ka qenë udhëzimi i saj që ministri i Jashtëm britanik – i pari që bën një gjë të tillë – të marrë aeroplanin për në Poloni dhe të vizitojë varrin e Atit Jerzy Popieluszko, i cili ka qenë martir i regjimit.
Pra PO, këto gjëra kanë ndodhur. Ajo po ashtu ka qenë forca lëvizëse brena Qeverisë britanike, për kritika të forta ndaj Bashkimit Sovjetik dhe natyrisht për deklarata të fuqishme anti-komuniste.

Përgatiti: Valona Tela

Filed Under: Histori, Opinion Tagged With: jeta dhe trashegimia, Margaret Thacher

PSE AFERDITA DHE TEMPULLI I SAJ NE KROACI ? -KULTI DHE SIMBOLI I AFERDITES

April 8, 2013 by dgreca

SHKRUAN: GËZIM LLOJDIA*/

1-Tempull Ilir kushtuar Aferdites ne Kroaci/

Shumë larg nga vendbanimi më i afërt Nakova në nje vend plot çakej në gadishullin Peljesac rreth 90 kilometra në veriperëndim të Dubrovnikut kishte qenë e zbuluar prej vitesh nga arkeologët kroatë një shpellë. Përveç kësaj u gjetën në sasi të papara më parë, rreth 100 kg, dhe në një gjendje tepër të mirë me qindra copa poçesh, qypash, amforash nga Iliria, Roma, Athina, Egjypti në disa prej të cilave qe shënuar se i kushtoheshin Afërditës.(Exploreruniverse.com)

2-Tempulli i Aferdites ne Efes nje nga 7 mrekullit e botes

Qyteti i Efesit, ne breg te Detit Jon dhe ne grykederdhjen e lumit te vogel Meandro. Ne shekullin VI para e.s., ky qytet ka qene gjithmone qendra e kultit te Aferdites, e quajtur me vone Diana nga romanet. Flitet per perendeshen e natyres dhe kafsheve te egra dhe paraqitet e shoqeruar nga nje sorkadhe dhe e armatosur me hark dhe shigjeta. Nga antikiteti ekziston nje tempull i dedikuar perendeshes. Por ne shekullin VII para e.s., qyteti pesoi nje sulm nga cimeret. Edhe pse qyteti rezistoi, tempulli u dogj dhe u shkaterrua. Gjithçka ishte ne duart e mbretit te Lidias, Kreso. Po, eshte i njejti qe ka shpikur disqet e çuditshme prej metali te quajtura “kreseidas”. Asnje nuk e di se ku do ndalojne keto shpikje moderne…. por Kreso ishte nje mbrojtes i shenjteve dhe artisteve dhe ai propozoi te ngrihej nje tempull i ri i Artemises , me i mire se i pari. Per kete u be nje thirrje publike ku u kerkohej te gjithe qytetareve qe te dhuronin para per tempullin e ri. Me ne fund tempulli u ngrit. Llogariste 127 kolona te mrekullueshme nga 20 m lartesi, diçka e jashtezakonshme per kohen, gjithashtu permbante dhe skulptura te Eskopes. Ky tempull shkelqeu qytetin e Efesit gjate dy shekujve. Pa dyshim vjen tragjedia: ne vitin 356 para e.s., bariu Erostrato e shkaterroi tempullin duke e ndezur thjesht per fame. Pa dyshim qe ky pionier i fames e arriti ate qe kerkonte, prove eshte qe ende i kujtohet emri edhe sot. Por ne ate kohe arriti diçka me shume se fama: duke u treguar te gjithe njerezve qe per çudi Escopa ka nje Erostrato dhe qe mrekullite e ndertuara nga njerezit duhet te jene te mbrojtura nga vete njerezit. Kjo histori ka nje epilog: kur rreth 20 vjet me vone, Aleksandri i Madh pushtoi qytetin e Efesit, degjoi historine e tempullit dhe zbuloi qe tempulli ishte shkaterruar ne te njejten dite qe kishte lindur ai. Kjo koinçidence e beri qe ta rindertonte tempullin gjate kohes qe ishte ne Efes, duke u perpjekur te krijonte nje qeveri demokratike. Edhe pse mbaroi, tempulli (behet e treta here me kete rindertim) nuk e rimori kurre te shkuaren e tij te shkelqyer.

3-Simbolli i Aferdites  ne Amantia

Terrakota ose sikurse e quajne tashme forma negative e portretit te perendeshes u gjet ne pozicion te permbysur thuajse ne siperfaqe ne pjesen qendrore te bllokut te banesave antike te qytezes Amantia. Terrakota ka permasa 15 cm lartesi dhe 9 cm gjeresi dhe paraqet nje fytyre mjaft te bukur te nje gruaje me floke qe i zbresin ne te dy anet e fytyres dhe nje kurore mbi koke me pjesen e siperme te krahut te majte pjesen e perparme te trupit dhe gjoksin e mbuluar me nje hiton transparent qe konsiderohet nje veshje joshese. Kjo figure eshte shume e ngjashme me te tjera portrete te Aferdites perendeshes se bukurise dhe nene e Erosit perendise se dashurise. Vendi ku u gjet terakota me figure ku spikasin elemente te nje veshje transparente gjoks te zhvilluar linjat e fytyres kurora mbi floke dhe mbi te gjitha fakti qe ne pjesen jugperendimore te Amantias ndodhet tempulli i Aferdites i binden arkeologet se terrakota i perkiste kesaj perendeshe. Ky perfundim u perforcua me teper kur u arrit te prodhohej nje kopje prej balte e portretit ne bashkepunim me skulptorin gjirokastrit Stefan Papamihali .Pas studimeve u arrit ne konkluzionin se figura ne terakote ka shume ngjashmeri me disa portrete te njohura te perendeshes se bukurise Aferdites te zbuluara me pare nga arkeologe te ndryshem ne vend.

4-Kulti i Aferdites i perhapur ne Amantia

Kulti i Aferdites rezulton mjaft i perhapur ne qytezen antike te Amantias. Kjo perendeshe ne kete qytet njihej ndryshe edhe me epitetin Pandamos ose perendeshe e dashurise se lire. Llojdia sqaron se pervec formave te tilla deri tani nuk eshte arritur te zbulohet ndonje paraqitje skulpturale e perendeshes Aferdite. Dikur ne rrenojat e Amantias eshte zbuluar nje pllake e vogel guri qe ishte qe ishte nje kushtim per perendeshen Aferdita nga ana e Aristos bijes se Aleksandrit .Nga muret mbështetëse,për të zbritur në lëmin e Peçit është një e tatëpjetë e mbuluar me barërat e stinës. Ka buisur lulëria në këtë  kodrinë. Dhe erëzon mjalti. Bletët shkojnë e vijnë. Por ngjyra e florinjtë rrëzuar është ndër lulëri. Tempulli i Afrodites në qytetin antik të Amantisë gjendet në lëmin e Peçit. Përse i është sajdisur ky emërtim,kushedi cili ka qenë Peçi.Por lëmi është një fushë e vogël e ngrehur posaçërisht,për vend falje apo kultesh. Nuk ka patur ndonjë rrugë kushedi që nga koha e kooperativizmit, që rrugëtonte në të tjetrin kah,por në këtë  drejtim pra zbritja nga muret ku gjendet i kapur murri dhe shkëmbi do të jetë edhe pjesë e një projekti rrugor lidhës të siteve arkeologjike me rrugina të brendshme .Nga akropoli zbret poshtë në distancë por diku mbi 400 hapa. Tempulli shquhet qartazi,sepse gurët janë të vendosur  dhe planimetria është në sipërfaqe. Duket që është një tempull. Blloqe guri të gdhendur parapelpiped me përmbajtje gëlqerore. Por informatat më të vlefshme i ka sjellur S.Anamali. Besohet se aty nga viti 1950 në këtë shesh që gjendet në distancë nga muret rrethuese është bërë një lloj sondazhi për të gjetur për të njohur llojin e godinave. Shenja e parë, që dha rezultati ishte se kjo ndërtesë ishte tempulli. Në të vërtetët edhe sot e kësaj dite në vendin e quajtur Lemi i Pecit, gjendet tempulli i Afroditës. Ç’farë u zbulua në këtë shesh. Themelet e tempullit ato qartazi duken. I orientuar jugperëndim, verilindje. Ka formë katërkëndëshe. Themelet që sot janë tepër të ruajtura mirë kanë gjatësi12.15m,me gjerësi 6.75m.Blloqet që e formojnë atë kanë këto përmasa 1.20 me 1m të gjerë. Sipas konkluzioneve të para, që nxorën arkeologët nga shenjat që shquheshin në tokë dukeshin se tempulli ka qenë i rrethuar me shtylla,por gjurmë të tjera murresh ja ku shfaqen edhe brenda tij. Ne jug lindje te majës shkëmbore te Ploçes, afërsisht 200-300 m. poshtë saj, gjendet një pllaje jo shumé e madhe, një ta rracé e sajuar, té cilën banorét e fshatit e quajnë Lémi i Pecit. Kjo pllaje lidhet me akropolin nëpërmjet një qafe mjaft té gjérë e deri-diku té sheshtë e cila vazhdon deri te muret ku ndodhej edhe një porte; anët e tjera té kores janë te pjerrëta. Nga veriu dhe sidomos nga lindja, kodra ka qené përforcuar me një mur mbështetës me kontraforca. Sheshi i vogël dhe muret mbështetëse té anéve kané qené béré me qéllim që aty té ngrihej një godiné monumentale.Per te njohur karakterin e godinës né Lëmin e Pecit né vitin 1950 u be një sondazh. Mbi sipërfaqe u gjetén trungje shtyllash dhe një tok gurë té skalitur, te thyer. Sondazhi né Lëmin e Pecit nxori né drite themelet e dy godinave.Godina e pare, me e lashté dhe pa tjetër me kryesoja, zinte thuajse mesin e pllajës .Ajo ishte e orientuar nga jugperëndimi né verilindje. The melet e godinës janë té gjaté nga 12,15 m. dhe té gjerë 6.75 m. Ato përbehen nga disa bloqe paralelepiped gëlqerore 1-1.20 m. té gjaté dhe 0.90-1 m. té gjerë te punuar miré. Blloqet kane faqet e lëmuara dhe mjaft té drejta, duke dale nga sipërfaqja e tokës 10 cm. Godina ka një planimetri katérkéndéshe me hyrjen nga jugperëndimi; né këtë ané zgjaten, né té dy qoshet, dy, bloqe 1 m. té gjaté. Pas hyrjes ka patur njé ambient 5.75 m. té gjaté; ai ndahet nga ambienti tjetër, me i vogël (2,30 m. i gjaté) nga një mur 1 m. i trashé. Përreth dhe brenda këtyre gurëve té themeleve janë ruajtur edhe gjurmé té tjera muresh. Para dhe prapa blloqeve té themeleve u gjetén pjesé té një shtroje prej rrasash té mëdha, 2 m. té gjera, té rrethuara nga bloqe me té vegjël se té parét dhe né një nivel me ta. Një shtroje tjetër (0,8 5 m. e gjeré) dhe bloqe gurësh ka edhe né dy krahët e vegjël té godinës. Dy radhe blloqesh 0,50 m. té gjerë gjenden edhe né ambientin e vogël né fund të godinës, né një nivel me blloqet e mureve anësore. Bloqe gurësh ka edhe brenda dhe jashtë ambientit té pare por tê çrregullt.Këto duhet t’i përkasin një ndërtimi dhe përdorimi té dyté të godinës, me té cilën duhet té lidhen disa mbeturina shumé té pakta mozaiku, té përbëra nga shtresa e poshtme e tij dhe kubikë të shpërndare andej e këtej.Té dhënat tregojnë se themelet i përkasin një tempulli, qé ngrihej né këtë pllaje te vogël. Tempulli, përse del nga përmasat e tij, ka qené i vogël; ai, mesa duket nga ato pak mbeturina qé shihen, ka qené i rrethuar me shtylla. Midis frag menteve arkitektonike té gjetur té shpërndare né Lemin e Pecit, ka edhe trun gje shtyllash një trung shtylle donike me diametër 0,80 m. dhe pjesa e nje shtyllëze té vogël, me diametër 0.40 m. Brenda themeleve té tempullit dhe përreth tij, u gjetën fragmente té tjera arkitektonike shumé té thyera, té cilat i përkisnin kësaj godine: këto janë copa gjethesh akanthi, dhëmbëza, astragalé e veza prej guri gëlqeror. Materialet e gjetura, gjaté sondazhit, nuk ndihmojnë për té përcaktuar ko hen kur u ngrit tempulli as hyjninë, kultit tê cilit ai i shërbeu. Jemi té prirur té mendojmë qé tempulli té jeté ndërtuar aty nga shek. III para erës sonë dhe se rindërtimi, shtresa me mozaik té jeté béré né shek. II. erës sonë.

5-Tempulli ka emrin e Afroditës ne Amantia

Dhe si e ka shpjeguar Mathieu Areft ermin Afërditë:Afroditë=afër dita. Lindja e Afërditës perëndesha e Dashurisë,Bukurisë dhe dëshirës është shumë e diskutueshme. Dihen dy versione. Versioni i parë është ai i Homerit që pohon se ajo është bija e Zeusit dhe e Dionesë. Sipas versionit të dytë ajo ka lindur nga deti e zhytur në gjakun e organeve seksuale të sakatuara të Uranit.Ky gjak ka mbarsur detin dhe Afërdita ka dalë nga brenda një dallge e bardhë dhe e bukur në formën e shkumës:Afërdita“e lindur nga shkuma e detit. Në vendet mesdhetare cdo ushqim që vinte nga deti në tokë trajtohej si afërdi…tase. Legjenda na thotë se ajo fluturonte në ajër e shoqëruar me pëllumbat dhe harabelat të njohur për gjëra të turpshme(shthurje).Brezi i saj magjik i bënte të dashuroheshin të gjithë ata, që e merrnin këtë brez.Ajo ishte bashkwshortja e Hefaistos dhe zonja e Ares-it.Ajo nderohej në Siri dhe në Palestinë me emrin Ishtar,Astarte ose Ashataroth.Një tjetër kult i rëndësishëm gjëndej në Pafos( në jug të Qipros),ajo lindi dy fëmijtë e famshëm Eros dhe Anteros.Emri i saj gjen rezonancë në gjuhën shqipe“Afër-ditës“,pra pranë ditës dhe në kuptim më të gjerë“ajo që është e bukur si dita apo si agimi,ajo që shkëlqen si drita e diellit“.Emri Afërditë sot gjendet me shumicë edhe në këtë zonë,përtej saj më gjerë e  më gjatë saj. Anamali na thotë se tempulli duhet të jetë ndërtuar në shekulll III para Kr,ndërsa rindërtimi ,shtresa me mozaik duhet të jetë bërë në shek II,pas Kr. Mirëpo për mënyrën se kujt i faleshin Amantë do të ndjekin shqyrtimin e Anamalit.  Monumentet si dhe monedhat e gjetura në Amantia shqyrtojnë:Kultet që janë respektuar më shumë në popullatën ilire të këtij qyteti në Ilirinë jugore. Cila ishte Perëndia dhe kujt i faleshin amantët?Për të mbritur tek ky rajvizim gjejmë të dhënat në librin Iliria. Perëndia për Amantë ishte Hyji.Huji i besuar rreth të cilit faleshin apo kryenin rituale Amantë në kohët e hershme në këtë qëndër malore ishte hyu dodonas.Zeusi ose hyu është i shprehur edhe në prerjet e monedhës. Në këtë qytet ilir ka qenë i njohur kulti i Afroditës. Një pllakë e vogël guri e zbuluar në Amantia i kushtohet në një farë mënyre Afrodita Pandemia.Afrodita në qytetin amantas ka pasur një tempull. Si edhe në gjetjet në skulpturë paraqitet Pan-Silvani. Ky na paraqitet me 3 nymfa. Në gjetjet e relieve shikohen perëndi ilire. Perëndit sipas amantëve janë mbrojtëse të barinjve,pyjeve,kullotave.Tempulli që gjendet në lëmin e Peçit është sot e kësaj dite .Themelet më gurë tw mëdhenj shqyrtojnë pozicionimi e ndërtesës .Tempulli është ndërtuar nga amantët larg mureve rrethuese. Janë mbi 400-500m distancë nga shtegu ,që të shpie tek murri rrethues. Lemi i Pecit është një kodrinë që e rreth dielli dhe rreth saj dielli qëndron pothuajse gjithë ditën. Siç duket pozicioni i dritës ka qenë i zgjidhur fare mirë. Por duke qenë se Amantë i ndërtuan banesat e tyre jashtë mureve rrethuese edhe tempulli ,stadiumi apo ndërtesa të tjera u ngritën jashtë këtij rrethimi.

6-Wikipedia sjell kete shpjegim per Aferditen

Afërdita (gr.: Aphrodite në kuptimin Afro-ditën) në mitologjinë e grekëve të lashtë ishte Perëndia e Dashurisë. Sipas përrallave Afërdita është ngritur nga shkuma e detit. Me ardhjen e romakëve në tokën Ballkanike është krahasuar me Venusin, perëndinë latine të dashurisë.

Origjina e saj është e paqartë. Sipas Homerit ishte e bija e Zeusit, zotit suprem dhe e Dianës, hyjneshës së shiut, ndërsa sipas Hesiodit lindi nga shkuma e detit dhe prej detit doli në ujëdhesën Qipro. Në këtë rast origjinën e vet tejet të ndërlikuar e ka prej Uranit, zotit të qiellit. Qoftë kështu apo ashtu, Afërdita, në saje të bukurisë dhe të magjepjes së vet me të cilat ka qenë e pajisur u bë njëra prej hyjneshave më të fuqishme. As zotërat as njerëzit nuk kanë mundur t’i përballonin. Përveç kësaj ka pasur shumë bashkëpunëtorë dhe bashkepunëtore: Karitet, hyjneshat e magjepjeve dhe të bukurisë, Horet, hyjneshat e stinëve të motmotit, Peitën, hyjneshën e lajkave dhe të mistereve, Himerin, zotin e dëshirës së zjarrtë, Potin, zotin e dëshirës së dashurisë, Himenin, zotin e martesës dhe sidomos Erosin, zotin e ri të dashurisë, shigjetave të të cilit nuk ka qenë e mundur qe t’iu shmangen.Pasi që dashuria ka rol tejet të rëndësishëm në jetën e zotërave dhe të njerëzve, Afërdita ishte e nderuar dhe e çmuar. Kush e ka nderuar dhe i ka bërë flijime, ka mundur të jetë i sigurtë në dashamirësinë e saj, por disi nuk ka qenë e qëndrueshme,kurse fatin të cilin ua ka ofruar shpesh ,ka qenë i përciptë. Nganjëhere bënte mrekullira të vërteta çfarë di të bëjë vetëm dashuria: skulptorit qipriot, Pigmalionit, ia ka ngjallur, për shembull, truporen e ftohtë prej mermerit në të cilën u dashurua. Të dashurit e vet i mbronte në beteja, në shtërgata detare dhe nga sulmet e armikut. Ka ditur edhe të urrej, sepse urrejtja është motra e vërtetë e dashurisë. Kështu djaloshi frikacak, Narcisi, i cili sipas tregimit të nimfave i ka përbuzur dhuratat e saj sa që është dashuruar ne vetveten, më në fund bën vetëvrasje. Por, për çudi, vetë nuk ka pasur shumë fatë në dashuri dhe nuk e ka mbajtur asnjë dashnor. As bashkëshortesia nuk ka qenë e lumtur. Zeusi ia cakton për burr më te shëmtuarin prej gjithë zotërave, Hefestin e çalë dhe përherë i djersitur, farkatarin hyjnor. Si shpërblim për këtë ka kërkuar ngushllimin në Aresin, zotin e zemëruar të luftës, me të cilin i ka pasur pesë fëmijë (Erosin, Anterin, Deimosin, Fobin dhe Harmoninë), pastaj në Dionisin, zotin e verës (me të cilin ka pasur të birin, Priapin), dhe përveç të tjerëve edhe në Hermesin, zotin e tregtisë, madje edhe në të vdekshmin e rëndomtë, Anhizin, mbretin dardan, të cilit ia lind të birin, Enean.Prej ndërhyrjeve të saja në ngjarjet e vrullshme të botës së miteve pasoja më të mëdha ka pasur dashamirësia e saj ndaj Paridit të ri, birit të Priamit, mbretit trojan. Pasi që në grindje me hyjneshat, Herën dhe Athenën, i ka dhëne përparësi, për shpërblim ia premton gruan me të bukur prej të gjitha grave të vdekshme. Kjo grua, sipas mendimit unanim të zotërave dhe të njerëzve, ishte Helena nga Argu, bashkëshortja e Menelaut, mbretit spartan. Afrodita i ndihmon Parisit për ta sjellë Helenën në Trojë. Menelau nuk dëshiron që të heqë dorë nga gruaja e vet dhe kërkon t’ia kthejnë. Pasi që Paridi e refuzon këtë, Menelau me ndihmën e vëllait të tij, Agamemnonit, mbretit te fuqishëm të Mikenës, i dërgon të gjithë mbretërit akeas në akspeditë ndëshkuese kundër Trojës. Nën udhëheqjen e Agamemnonit lundruan njëqindmijë akeas përtej detit dhe e sulmuan Trojën. Afrodita, kuptohet, u ka nidhmuar trojanëve, ndonëse lufta nuk ka qenë vetia e saj e fuqishme. Mjaftonte, që për shembull, çjerr shigjeta e Diomedit, komandantit ushtarak dhe të ik me vaj nga fushëbeteja. Në luftën e tmershme, në të cilën morën pjese të gjithë trimat e atëhershëm dhe gati gjithë zotërat, Paridi më në fund u vra dhe pas vdekjes së tij bie edhe Troja. Ushtria ngadhnjimtare akease e shndërroi Trojën në gërmadha – prej saj ka mbetur vetëm fama e pavdekshme në epët e Homerit.

Në bazë të kërkimeve të tanishme, Afrodita, si duket, ishte me origjinë nga Azia e Vogël, siç duket nga Ishtari, hyjnesha sirio-fenikase e dashurisë. Grekët e marrin që në kohërat më të lashta, sipas të gjitha gjasave përmes ujëdhesave të Qipros dhe Kiterës, ku po ashtu e kanë adhuruar. Asaj i qenë dedikuar mërsina, trandafili, molla, lulëkuqja, pëllumbesha, delfini, dallëndyshja dhe bliri, si dhe tempujt madhështorë në Kind, Pafos, Korint, Alaband e gjetiu. Kulti i saj u përhap nga kolonitë greke në Italinë e Jugut deri në Romë, ku e kanë identifikuar me Venerën, hyjneshën e lashtë italike dhe e kanë adhuruar në të njëjtën mënyrë si në Greqi. Prej tempujve të ndërtuar për nderë të saj më të mëdhenjt kanë qenë në forumin e Cezarit (tempulli i Venerës Nënë) dhe pranë rrugës së shenjtë kah forumi romak (tempulli i Venerës dhe i Romës). Kulti i saj zhduket me ngadhënjimin e krishterimit, kurse emri i është ruajtur në saje të poetëve, të skulptorëve, të piktorëve dhe të astronomëve.Afrodita, hyjnesha e dashurisë dhe e bukurisë, ndoshta është shembulltyrë që është paraqitur më së shumti nga mitet antike: bukuria dhe dashuria, megjithatë më së shumti i ,kanë tërhequr dhe i tërheqin artistët e të gjitha kohërave. Prej shembëlltyrave të saj nga koha antike më të njohura janë: Afrodita në mjellmë, pikturë në gotën antike të viteve 470-460 para e.s.; Venera dhe Marsi, pikturë muri në Pompejë nga fundi i shek para e.s. dhe të shek. IV para e.s. për tempullin e Asklepiut në Kojo (për të dimë vetëm në saje të burimeve antike të cilën e quajnë „të paarritshme”); përveç kësaj janë ruajtur edhe disa qindra enë të pikturuara me figurën e Afroditës. Prej relievëvet më i famshmi është e ashtuquajtura Afrodita Ludovisi, vepër e skulptorit grek rreth vitit 460 para e.s., sot në Muzeun Kombëtar Romak në Termë. Skulpturat e saj janë krijime më të larta të artit antik. Në mesin e tyre hynë Afrodita e Knidit, të cilën me siguri e ka skalitur Praksiteli për tempullin në Kind (pas vitit 350 para e.s.; kopjet e saja të shkëlqyeshme gjenden në Muzeun e Vatikanit në Romë, në Luvër të Parisit dhe në Muzeun Metropoliten në Nju-Jork), pastaj Afrodita e Kirenës, kopja romake e skulpturës helenistike në shak. III para e.s. (tani në Muzeun Kombëtar Romak në Termë), Venera e Kapitolit kopja romake e origjinalit helenistik, siç duket nga gjysma e shek. III para ejs. (në Museo Capitolino romano-Muzeu i Kapitolit Ro-mak), Venera e Mediqve, kopja romake e veprës së Kleomenit nga shekulli II para es. (në Galleria degli Uffizi në Firencë). Se çfarë realizimi të lartë ,kanë arritur skulptorët grek në paraqitjen e figurës së Afroditës, tregojnë skulpturat e saj të cilat autorët antik nuk i përmendin. Më e famshmja ndër to është Afrodita e Melosit e shek. III – II para e.s., e gjetur më 1820. (dhe sot gjendet në Muzeun e Luvrit në Paris). Koka e mirë e Afroditës (ose e Artemidës) prej bronze të praruar, e cila është e gjysmës së dytë të shek. IV para e.s., me siguri e shkollës së Praksitelit, gjendet në koleksioinin arkeologjik në Vis.

*Master.Anetar i Akademise Evropiane te arteve

Autori ka qene Drejtor i parqeve arkeologjike te Vlores

 

Filed Under: Histori, Kulture Tagged With: Gezim Llojdia, ne Kroaci, Tempulli Aferdita

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 698
  • 699
  • 700
  • 701
  • 702
  • …
  • 732
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PJETËR MESHKALLA, NJË JETË QË NUK U PËRKUL
  • Kursi i gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare “Sevasti Qiriazi” në Katerini, gjuhë dhe identitet kombëtar te shqiptarët në Greqi
  • Kristo Dako, një jetë në shërbim të kombit (1876–1941)
  • Shqipëria në faqet e historisë: Kryengritja e vitit 1911 në pasqyrën e “The New York Times”
  • AMERIKA DHE SHQIPTARËT – NJË MIQËSI QË NUK NJEH KOHË
  • “Historia e operas Rozafa”
  • UÇK dhe trashëgimia institucionale
  • VEPËR MONUMENTALE KUSHTUAR MBRETËRESHËS TEUTË
  • TEODOR LAÇO, RREFIMTARI E PROTAGONISTI I LETRAVE E POLITIKES SHQIPTARE
  • Dy pashallarë dhe njё president në Konferencën e Parisit
  • Mjeshtri i skicimit të identitetit shqiptar – In Memoriam Mjeshtri i Madh Sali Shijaku
  • Koha për debat serioz, reflektim dhe zgjidhje
  • MJEKU KURON, NATYRA SHËRON…
  • Vitet parisiane të Hasan Tahsinit…
  • KONSULLATA SHQIPTARE NË MICHIGAN – NJË KËRKESË E VJETËR E DIASPORËS QË TANI PRET TË BËHET REALITET

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT