• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

ABETARJA, LIBRI I SHENJËT I NDALUAR PËR NXËNËSIT SHQIPTAR NË MAQEDONI

November 15, 2012 by dgreca

Teuta Kamberi-Llalla*/

Lëvizja e Re “Programi Unik Shqiptar”, me qendër në SHBA dhe degët e saj në Europë pasi u njoftua me skandalin e mungesës së librit të Abetares në Maqedoni ka nisur fushatën: “Abetare për të gjithë nxënësit shqiptar në Maqedoni”. Kjo iniciativë ka për qëllim që të sigurohen rreth 9.000 copë Abetare që edhe vogëlushët shqiptar në Maqedoni të mësojnë me Abetaren ashtu siç mësojnë bashkëmoshatarët e tyre në Shqipëri, Kosovë, Preshevë dhe në Diasporë. Vetëm nxënësit shqiptar në Maqedoni nuk u është mundësuar që edhe këta si të gjithë shqiptarët të mësojnë shkronjat e para me librin e dashur me emrin ABETARE. Pra, fjala ABETARE u mungon sot vogëlushëve, kjo fjalë është hequr pa të drejtë për tu mësuar nga këta nxënës të shkollave fillore. Kjo jo për faj të ndarjes territoriale, por për faj të politikanëve të dobët shqiptar. Këta politikanë harrojnë se në Maqedoni u vendos Unifikimi i Alfabetit të Gjuhës shqipe, prandaj është ofendim i rëndë që vetëm vogëlushëve shqiptarë në IJRM tu mohohet mësimi me Abetaren mbarëkombëtare. Sot si pasojë e politikës diskriminuese nxënësve shqiptar u mungon libri bashkë me termin Abetare e cila është simbol i sakrificës i shumë pishtarëve të arsimit. Brez pas brezi ne kemi mësuar shkronjat e para me librin Abetare, që nga gjyshërit tanë dhe deri pak vite më parë, ndërsa sot fëmijët tanë nuk e gëzojnë të drejtën për të mësuar A, B, C me librin e quajtur ABETARE.

Historiku i Abetares së gjuhës shqipe fillon në vitin 1844, atëherë kur Naum Veqilharxhi botoj Abetaren e parë, dhe që atëherë janë botuar rreth 150 modele të ndryshme të shtypura në disa vende të Europës si në Bukuresht, Stamboll, Bruksel, Vjenë, Sofje, Napoli, Selanik, Athinë, Paris, Milano, Bari, Konstancë, Aleksandri etj. Autorë të këtyre Abetareve kanë qenë Naum Veqilharxhi, Kostandin Kristoforidhi, Jani Vreto, Sami Frashëri, Gaspër Benusi, Jani Risto Terova, Paraqshqevi Simaku, Luigj Gurakuqi, Jani Minga, Mati Logoreci, Simon Shuteriqi, Jashar Erebara, Nikoll Lako, Qamil Guranjaku, Aleksandër Xhuvani, Mehmet Gjevori etj. Këta autorë kanë pasur njohuri të thella metodike dhe analitike, duke e pasuruar dhe përshtatur Abetaren ndër vite, deri në ditët tona. Abetarja e gjuhës shqipe ka një jetë të gjatë mbi një shekull e gjysmë, një rrugë plot vështirësi dhe luftë duke lënë gjurmë në historinë, në arsimin dhe kulturën tonë. Ajo ka krijuar traditë në pedagogjinë e arsimit fillor duke zënë vend të merituar, me plot gojë mund të thuhet se Abetarja është libri i shenjtë i gjuhës shqipe. Pra ky libër ka qenë dallëndyshja e parë ku çdo shqiptar ka mësuar ABC e gjuhës së bukur amtare. Si një dallëndyshe e parë Abetarja u luftua ashpër nga armiqtë e kombit dhe arsimit shqip, prandaj ky libër edhe u vu në listën e botimeve të ndaluara për shumë vjet në shek.XIX. Në disa raste u dogj, u dhunua, autori i parë i saj Naum Veqilharxhin e helmuan dhe u përpoqën në mënyra të ndryshme që librin e tij ta zhduknin. Dëshmorë të tjerë të Abetares shqipe janë Anastas Kullurioti, Papa Kristo Negovani, Petro Nini Luarasi, Koto Hoxhi etj. Lufta kundër Abetares bëhej në emër të pushtuesit, në emër të injorancës, të fanatizmit, të prapambetjes, të antishqiptarizmit. Por sërisht ky libër i mësimit të gjuhës shqipe mbijetoj. Lufta për të mbrojtur këtë libër ishte më e fortë se dëshirat e armiqve të kombit shqiptar, dëshira për mbijetësën e Abetares ishte më e madhe se dhuna që ushtrohej mbi të gjithë ata që merreshin me të nga përgatitjet, botimi, e deri te shpërndarja e saj.

Abetarja jonë është tekst mësimor i lidhur kaq gjatë dhe ngushtë me historinë e arsimit dhe të kulturës shqiptare. Kjo, padyshim, është si rrjedhojë e funksionit dhe rolit që luajti në Rilindjen Kombëtare në luftën për çlirimin kombëtar nga errësira e pushtimit të gjatë osman.

Sot ky libër ashtu si në shek.XIX është i ndaluar në Maqedoni për nxënësit shqiptar, pra me një taktikë diskriminuese qeveritë sllavo-maqedonase në bashkëpunim me shërbëtorët e tyre tradhtar shqiptar e kanë hequr nga qarkullimi librin e Abetares pa të drejtë, ky është një atentat flagrant që i bëhet gjuhës shqipe dhe klasa jonë politike hesht, heshtë edhe shteti Amë, heshtim të gjithë përpara zhdukjes së termit ABETARE. Kjo vetëm për nxënësit shqiptar në Maqedoni të cilët me Kushtetutë të Republikës së Maqedonisë janë pjesë e kombit shqiptar. Fëmijët tanë dhe brezat që do të vijnë nuk do mund ta këndojnë asnjëherë këngën Abetare fort të dua, Me ato shkronjat e tua, Dora ime u mësua, Mendja ime u ndriçua, Kam mësuar të lexoj, Shkruaj bukur, recitoj…, nuk do të festojnë “Festën e Abetares”, atë festë ku të gjithë fëmijët e brezave të shkuar përgatisnin një program me vjerrsha e këngë për prindërit, ku së bashku përcillnim Abetaren e dashur që na kishte mësuar shkronjat. Në fund, shfaqja mbyllej me ardhjen e mikut të ri “Leximit” dhe gjithë librave të tjerë…

Çfarë krimi është bërë me heqjen e këtij libër, ndërpriten urat e kaluarës me të tashmen, shlyhen gjurmët e sakrificës dhe përpjekjet e popullit shqiptar për ta mbajtur të gjallë gjuhën tonë. Nuk e ka të drejtën morale dhe politike askush të zhduki nga fjalori i gjuhës shqipe termin ABETARE, të zhduki librin me këtë emër, atë libër që është derdhur gjak. Prandaj zëvendësministri i arsimit z.Safet Neziri dhe shefat e tij politik nëse i thonë vetës shqiptar, nëse ndihen vërtet shqiptar, nëse në venat e tyre kalon gjak i pastër shqiptari, atëherë duhet urgjentisht të lirojnë nga robëria librin e Abetares për vogëlushët tanë në Maqedoni të cilët duhet të ndihen të barabartë me bashkëkombësit e tyre në Tiranë, Prishtinë, Preshevë, Diasporë e kudo.

Klasa jonë politike në Maqedoni po toleron shumë viteve të fundit në çdo drejtim. Nuk e kam fjalën për Flamurin shqiptar i cili nuk po qenë rehatinë, vendin që i takon me nder, por shqiptarët po ofendohen në çdo aspekt si komb në librat shkollor fillorë dhe të mesëm. Sot shqiptarët mësojnë në gjuhën shqipe ofendime nga më të ndryshme ndaj kombit dhe gjuhës së tyre dhe askush më nuk po ju thotë NDAL këtyre botimeve të shëmtuara edhe pse në Kushtetutën e Maqedonisë ka një Ligj që ndalon diskriminimin racor dhe fetar. Prandaj ne si Lëvizje e re në SHBA, Programi Unik Shqiptar do të punojë për tu siguruar nxënësve të klasave fillore librin e dashur, Abetaren e gjuhës shqipe falas deri sa përfaqësuesit tanë në Kuvendin e Maqedonisë dhe në qeveri bashkë me zëvendësministrin e arsimit të bëjnë përpjekje që emri ABETARE të zyrtarizohet. Nuk është e drejtë që libri me emrin ABETARE të zhduket të zëvendësohet me një emër tjetër vetëm për fëmijët shqiptar në Maqedoni. Shqiptarët vërtetë janë të ndarë territorialisht në disa shtete, por ne jemi të gjithë vllazën të një gjaku dhe gjuhe prandaj nuk duhet të tolerojmë që në foshnjore të na ndajnë dhe të mësuarin e gjuhës amtare.

*Kryetare e Programit Unik Shqiptar në Maqedoni

Filed Under: Kulture Tagged With: Teuta Llalla

ZË ALARMUES PËR GJENDJEN E TEKSTEVE SHKOLLORE NË GJUHËN SHQIPE NË MAL TË ZI

November 15, 2012 by dgreca

Nga Xheladin Zeneli*/

 Libri ” KULTURA SHQIPTARE NË TEKSTET MËSIMORE  TË SHKOLLËS FILLORE NË GJUHËN  SHQIPE NË MAL TË ZI” i autorit Flamur Anamali ,në mënyrë të argumentuar dëshmon për trajtimin diskriminues ndaj  arsimimit shqip në Mal të Zi ,respektivisht ndaj programeve dhe teksteve shkollore në gjuhën shqipe. Gjithashtu,autori i këtij libri, demaskon qartë qëllimet e politikës arsimore në Mal të ZI, e cila kur janë në pyetje nxënësit shqiptarë ,në vend që t’ju mësohet gjuha,letërsia,kultura ,arti dhe  historia e tyre kombëtare, përkundrazi, përmes programeve shkollore  të shtetit , udhëheqet një politikë asimiluese dhe sllavizuese.  Flamuri nuk e zgjodhi rastēsisht  trajtimin e kēsaj teme tē cilēn fillimisht ishte tema e tij e magjistraturēs,por duke punuar si pedagog nē shkollēn fillore nē Katērkollē (Anē tē Malit) ,tekstet mēsimore tê nxēnêsve shqiptarē u bēn preokupimi dhe brengosja e tij kryesore.Duke parē drejtëpërsëdrejti dhe duke qenē dēshmitarē okularē i implementimit tē politikēs sllavizuese nē shkollat shqipe nē Mal tē Zi, autori me pērpikēshmēri elaboron këtë dukuri në librin e tij.

         Përmes këtij  libri,autori gjithashtu aspiron tē ngrisë zërin dhe të senzibilizojë opinionin e gjērē,për gjendjen alarmante të teksteve mësimore të shkollave fillore në gjuhën shqipe në Mal të Zi.

         Publikimi i librit nē fjalë është edhe një akt i guximshēm i autorit në aspektin e publikimit dhe ekspozimit tē dukurisē së sllavizimit tē programeve shkollore nē gjuhën shqipe nga ana e Ministrisë së  Arsimit, respektivisht nga ana e Entit për Tekste dhe Mjete Mësimore me qendër në Podgoricë.

          Në të vërtetë, ishin parimet, qëndrimet dhe bindjet me karakter kombētar tē Flamurit, qē i kushtuan atij avancimin e karrierës së tij në sferën e arsimit. Kohë më parë, atij iu mohua detyra e drejtorit të shkollës fillore nē Katërkollë, edhe përkundër faktit që Flamuri ishte rekomandim i parē i Këshillit Nacional të Shqiptarëve në Mal të  Zi, megjthate,Ministria e Arsimit emëroi drejtorin në baza tē lojalizmit të partisë në pushtet.

           Kjo dëshmon se pushtetit udhëheqës në Podgoricë nuk i intereson dhe nuk i konvenon që në pozitat drejtuese tē shkollave shqipe,të jenë individ me ndjenja apo me vetēdije tē lartē kombëtare shqiptare.Duke zgjedhur njerēzit që iu përshtatën atyre,ata e zbatojnë më mirē dhe më lehtë politikēn e  vet tē sllavizimit tē plan-programeve shkollore, dhe si pasojë e kësaj, rrjedhon asimilimi gradual i brezave shkollor nē trevat me popullsi shqiptare.

           Nëse diçka nuk ndryshon në planin afatshkurtë nē favor tē kulturës, historisë,gjuhës dhe letērsisë tonē kombëtare, në shkollat shqipe në Mal të Zi, figurat tashmë të  njohura kombētare si Skenderbeu,Ismail Qemali,Dedē Gjo Luli, Hasan Prishtina, Isa Boletini, Naim Frashēri, Naum Veqilharxhi, Gjergj Fishta , Ndre Mjeda, Kristoforidhi e shumē tē tjerë, për brezat e tanishëm dhe të ardhshëm të nxënësve shqiptar do të jenë figura të panjohura.

           Ironia mē e madhe është se në këtë vit jubilar për popullin shqiptar, në trojet etnike shqiptare nē Mal tē Zi, njē pjesë e popullit tē ndarë, iu mohohet njohja e heronjëve dhe figurave të tyre kombëtare ,ashtu si iu mohohet edhe përdorimi i pakufizuar i flamurit kombētar.Gjeneratat e ardhëshme nuk do të na falin kurrë,nëse i lejojmē vehtēs që të heshtim për gjenocidin kulturor që po ndiqet sot ndaj shqiptarëve nē Mal të Zi.

            Libri i z. Anamali mund tē konsiderohet si zëri alarmues në ndërgjegjën e atyre qē kanë mundësi,kapacitet dhe fuqi që të ndryshojnë gjëndjen e patolerueshme dhe tē papranueshme të teksteve shkollore në gjuhën shqipe ,pra të ndryshohet në atë mënyrë  që ti shërbejë interesave  tē arsimimit shqip në Mal të Zi, interesave kombëtare tē shqiptarëve në përgjithësi në  Mal të  ZI.

          *Fjalim me rastin e pērurimit tē librit :

“KULTURA SHQIPTARE NĒ TEKSTET MĒSIMORE TĒ SHKOLLĒS FILLORE NĒ GJUHĒN SHQIPE NĒ MAL TĒ ZI”,

tē autorit Flamur Anamali

  Nēntor 2012

Staten Island (New York)

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Flamur anamali, xheladin Zeneli

AGIM RAMADANI, GJALLE- NE KOHEN E ARBERIT!

November 15, 2012 by dgreca

Nga Almona Bajramaj*

 Në datën14 nëntor, në Galerinë e Arteve Pamore në Tiranë, – u çel ekspozita “Erdhi kohë e Arbërit” e piktorit, poetit Agim Ramadani, hero i Kosovës, komandant i UÇK-së në luftën e Koshares.
Ekspozita u hap në kuadër të 100 vjetorit të pavarësisë, nën kujdesin e veçantë të Kryeministrit të Shqipërisë, SH.T.Z. Sali Berisha, Ministrit të Kulturës, Rinisë dhe Sporteve z. Aldo Bumçi, si dhe përfaqësive diplomatike të Kosovës dhe Shqipërisë.

Pjesëmarrës ishin familja dhe të afërm të Agim Ramadanit, kryetari i Bashkisë së Tiranës, Lulëzim Basha, ambasadori i Shqipërisë në Prishtinë, Islam Lauka,  diplomatë të huaj dhe vendas, personalitete të luftës së Kosovës, tëartit nga Shqipëria dhe Kosova.

Auditoriu njoh nga afër me punimet e Agim Ramadanit si dhe me materiale historike të luftës së Kosovës të sjella nëpërmjet fotografive dhe dokumentave të kohës. Në fjalën e tij, Kryeministri Berisha u shpreh se shqiptarët janë ushqyer gjithmonë me ëndrrën e bashkimit kombëtar të shqiptarëve.
“Ideali i bashkimit kombëtar është ideali më fisnik, ideali i ndërtimit të së ardhmes së shqiptarëve, është ideali i shërimit të plagëve dhe vuajtjeve të tmerrshme njëshekullore që kombi përjetoi” theksoi ai.

Agim Ramadani(1963–1999) lindi në fshatin Zhegër të komunës së Gjilanit, në Kosovë, me 3 maj të vitit 1963. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Gjilan në vitin 1980, ndërsa Akademinë ushtarake në Zagreb të Kroacisë. Me poezi dhe pikturë është marrë që nga shkollimi i mesëm. Që në rininë e hershme ai i dallua për talentin në poezi dhe pikturë. Në vitin 1998 ai u pranua anëtar nderi në Akademinë Evropiane të Arteve.U dallua si strateg i lartë dhe udhëheqës i shkëlqyer. Ishte njëri ndër hartuesit e planit për thyerrjen e kufirit shqiptaro-shqiptar. Ishte i pari që shkuli gurin-piramidën-kufitare në Koshare.Ra heroikisht duke luftuar për Kosovën.

 Kujtime

 Zonjë, dua të flas me Agimin dhe ti kumtoj një lajm të rëndësishëm, dua të flas me Agimin.Jam e shoqja Shukrija, mund të flisni me mua!

Në asnjë mënyrë, ju lutem më jepni Agimin në telefon.

 Agimi nuk është, nuk ndodhet fizikisht këtu.

Po duhet të flas patjetër me të, duhet ti them një gjë të rëndësishme.

Agimi nuk është

 Ju jeni ndarë apo?

Po jemi ndarë përjetësisht.  Agimi ra! – u përgjigja unë, ndërsa kuptova se nga ana tjetër, telefoni ishte mbyllur me shpejtësi.Pas tre minutash, telefoni bie sërish.Zonjë ju kërkoj ndjesë, më falni.Nuk e dija dhe … nuk arrij ta besoj. Më duket e pamundur, ska mundësi, nuk duhej,vazhdonte zonja frëngjishtfolëse nga ana tjetër e telefonit.Kështu e kujton Shukrija, pas 13 vitesh momentin kur një punonjëse franceze që merrej me artet pamore, ikomunikoi lajmin se një nga pikturat e Agimit, kishte fituar çmim të parë në një konkurs ndërkombëtar.Një lajm i tillë i thuhej, një javë pas vdekjes së bashkëshortit.Thotwse kishte insistuar me këmbëngulje që Agimi ti përcillte punimet dhe pikturat e tij, përtej trojeve shqiptare dheskrivanisë personale.Gjatë kohës qëbashkëshortjakujdesej që puna e tij artistike të gjente jehonë në botë, ai kishte një çështje më të rëndësishme për të cilën duhej të kontribuonte, të luftonte për Kosovën.Thua të ishte vonë për artin e Agimit?

Kam dashur disa herëtë shkruaj modestisht për proflin e artit të penës dhe penelit  të Agim Ramadanit.  Kam pasur kohë dhe dëshirë por gjithmonë kam besuar se ajo që mund të shkruaja unë, do të ishte diçka e pamjaftueshme dhe e paplotë në autenticitetin me të cilin do të përcillja përshtypjet e mia për thelbin epoezise së tij, tejskajshmwrisht të lirë dhe moderne. Çdo çast, më përvijohej lartësia e pakapshme e këtij heroi. Por kësaj rradhe guxoj sepse do të jem besnike e ndjesive të mia dhe atyre emocioneve qësolli kujtimi iveprës artistike tëAgimit, në ekspozitën me temë: “Erdhi kohë e Arbërit”, që u mbajt në Tiranë, në kuadrin e kalendarit të aktiviteteve kulturore që ka përgatitur qeveria shqiptare me rastine festimeve për 100 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë.

Në vitin 2010, ndërsa punoja në Prishtinë,pata fatin të njoh personalisht zonjën Ramadani dhe fëmijët e familjes Ramadani.Përulja ime para tyre vinte së brëndshmi, pasi pasardhësit dhe bashkëshortjae Agimit, si dashuritë më të shtrenjta të tij, më dukeshin po ashtu heronj të gjallë.U takuam disa herwnë Prishtinëdhe një ditë më ftuan për drekë në shtëpinë e tyre.Kam përshtypjen se ftesat për drekë ndryshe nga ato për darkë janë më pak formale dhe më të ngrohta. Ka qënë fundnëntor dhe mora një taksi që do të më çonte në lagjen ku banonte familja Ramadani.

Dija shumë pak rreth Agimit, kishte studiuar dhe luftuar në Kroaci,jetuar në Zvicër sëbashku, luftuar në Koshare,qëndruar në Padesh dhe zonat përreth.Ishte i pari që kishte shkulur piramiden në kufirin shqiptaro-shqiptar.

Mikpritja e Shukrijes më vinte në siklet.Më dukej vetja e vogël përballë asaj dashamirësie që shfaqte ndaj meje.Folëm për punën time në Kosovë, për familjen dhe pastaj u prezantuam me tre fëmijët, të tre të bukur, gjenetikisht të tillë.Shukrija më pyeti nëse isha e fejuar (meraku i zakonshëm i një nëne, vajza e së cilës është larguar në moshë të re nga shtëpia dhe që i duhet të përballoje çdo gje vetëm, mendoja unë).Jo- buzëqesha unë, ndërsa ajo më tha duke më shtrënguar dorën: Mon, e marrsh një burrë si Agimi, po kurrë mos paç fatin tim. Se harroj kurre, mu mbushën sytëme lot. I thashë se dua të shoh pa cënuar privatësinë e askujt disa nga shkrimet e tij. I jam mirënjohëse dhe sot, sa më shpejtësi mi solli në duar ato perla kaligrafike që po i shfletoja në prehër. Ishin shumë blloqe dhe fletore më poezitë e tij të shoqëruara me skica dhe vizatime të cilat kur i lexova mërrënqethën. Më besoni, nuk dua ta lulëzoj këtë shkrim por edhe sot më vijnë në kujtese rrëketë e lotëve që më binin ndërsa po kuptoja pak nga shpirti i atij njeriu, po prekja kujtimet më intime të tij dhe dashurinë e tij e cila më ngjasonte për nga bukuria me energjitë e penës shekspiriane(se mohoj që shumë shpesh më kujtohej im atë të cili kishte pak kohë që sjetonte më, më kujtoheshin, poezite e tij dhe dashuria për timë më, fati i fëmijëve që humbin babanë në moshë të re dhe) kjo shtonte dozat e mia emotive me një presion të madh në sy, te cilët mu skuqën aq shumë nga të qarat,aq sa Shukrija më tha:  boll më, mos lexo më.

Mbaj mend se asokohe muret e shtëpisë ishin mbushur me piktura të Agimit dhe diku nëapartament  ishte ekspozuar me kujdes një kitarë e cila sigurisht i përkiste atij. Truri nuk më furnizonte me fjalë, por magnetizmi i asaj që po shikoja dhe përjetoja përqëndrohej në zemrën time. Isha e lumtur se kisha privilegjin ti shikoja dorëshkrimet e tij, poezitë për të dashurën e tij të përjetshme që u bë nëna e fëmijëve të tij, Shukrien dhe Kosovën, korrespondencat dhe letrat e tij dwrguar shoqes dhe femijëve, në Zvicër.Shukrija vazhdonte të më tregonte se si ishin njohur në fshatit Zhegër të Gjilanit. Ajo thoshte jemi dashur shumë…  e kam dashur shumëdhe më ka dashur shumë, druhesha gjithmonë se një dashuri e tillëpertej gjithçkaje, smund të mbijetonte. Unë e parandjeja që Agimit do ti ndodhte diçka në luftë-përsëriste ajo.Ndërsa lexoja poezitë e tij,(skicat dhe deri punimin diplomik që kishte bërë në Universitetin e Zagrebit) kuptoja thellësinë e mendimit, sinqeritetinestetikëne ndjenjave të tijartistike dhe mprehtësinë e artit ushtarak që ai zotëronte. Konfirmova idenë se idealizmi romantik dhe heroizmi nuk ishin vetëm në heronjtë letrarë qënjihja unë. Te agimi i Agimit, takova idealet më të bukura njërëzore, ato të(atdhe)dashurisë, vlerave humaniste, gjeta pikënisjet e kauzës më të madhe njerëzore para së cilës nuk duhej kursyer as jeta, lirisë. Lexoja ngutjen dhe padurimin që kishte njeriu përballë mungesës së lirisë, për ta larguar njëherë e mire, perden e hekurt që linte në errësirë një komb, një qytetërim, një të vërtetë. Nuk pyesja veten se pse ky njeri nuk jetonte më (Zoti gjithmonë i di punët e veta)sepse kjo çështje kishte shterruar për mua, pasi kisha formësuar bindjen se njerëzit e tillë vështirë të kishin strehë në botën e prekshme, reale, ata ishin të destinuar për përjetësi, për të shërbyer si etalon për gjithkënd anembanë botës që duhet të njohë historine e tyre. Hamëndësoja vetëm përmasat e jashtëzakonshme njerëzore të Agim Ramadanit!

Kthimi i Agimit

 Sot Shukrije Ramadani ndërmerr një mision të vështirë. Ta përjetësojë veprën e Agim Ramadanit, më të gjitha format e mundshme. Dua që ta njohin, që ta kujtojnë atë, e ka dashur shumë këtë vend dhe meriton te mos harrohet-thotë ajo.

 Agim Ramadani është i gjallë!

 E besoj këtë aksiomë shpirtërore! E beson gjithkush që njeh veprën dhe luftën e tij për liri.Agimi në disa poezi parashikonte se gjithmonë ka një kthim, një rimishërim për të dëgjuar legjendat për gurin vëndshkulur të Koshares, një kthim për kosovarët e dëbuar dhe atdheun e mohuar. Ai e kishte paralajmëruar vdekjen e vet, ndoshta edhe kërkuar, sepse vetëm kështu mund të përmbushej detyra e tij, për nusen e bukur dhe të begatë, krushqit e turpëruar të së cilës ishin vonuar, Kosovën! Të shumtë kishin qënë miqtë e Agimit që i ishin lutur të mos mësynte frontin e luftës, pasi ai i duhej Kosovës i gjallë, si intelektual që mund të kontribuonte në format më elegante të mendjes njerëzore.Por në të njëjtën kohë, Agimi e dinte se do të zbardhte shumë shpejt një jetë pas vdekjes. Do të shndrrinte perjetësia. Shkruan ndër vargjet e poezisë se patjetër do të kthehej, qoftë dhe për merakun e nënës së cilës do ti bëhej gjumë në sy. Edinte se liria ka çmim dhe se kompromisi i trimit është ta pranojë atë. I kishte hyrë lojës së zjarrit. Kur të kthehej si feniksi që rilind nga hiri i tij, çdo gjë do të ishte më e përparuar, përjetë në buzë me lutjen që fëmijët e tij dhe brezat ta jetojnë,ta duan, lirinë dhe jetën.

 Dy tri fjalë për poezinë e tij

 Piktura dhe poezia e tij, muzikaliteti i vargjeve por dhe arti i tij ushtarak bashkëplotësojnë mozaikun artistik të Agimit.Në qëndër të poezisë së tij ështënjeriu pa dilema, më konstitucionin e tij qënësor të gabimit, përkryerjes dhe kufinjve të thyer në kohë dhë hapësirë.Shpeshherë në vargje dhe tablo njeriu gjendet në ferr, në purgator, idealisht në parajsën e lirisë.Atdheu pulson në çdo varg, lufta përvijohet mes shpresës dhe ëndrrës, përherë e drejtë.Një univers që meriton të studiohet dhe njihet.

*Ky shkrim nuk përfaqëson qëndrimet e institucionit ku punon autorja.

P.S

I kërkoj ndjesë familjes Ramadani për sinqeritetin e kujtimeve të mia, për dashurinë që ndonjëherë mund të lëndojë dhe për pamjaftueshmërinë e fjalëve të duhura.Mbetet një përpjekje njerëzore imja, dashuria për punën dhe artin e Agimi Ramadanit.Gjithashtu shpreh binjden se ai është shembulli frymëzues i historisë moderne të shqiptarizmit.Intelektual dhe luftëtar i dalluar, që do ta nderojë historia dhe brezat.

Caption: Me 15 Në ntor në  në Galerinë e Arteve Pamore në Tiranë ishte dhe kryeministri Berisha ne çeljen e ekspozites “Erdhi kohë e Arbërit” e piktorit, poetit Agim Ramadani, hero i Kosovës, komandant i UÇK-së në luftën e Koshares.

Filed Under: Kulture, Reportazh Tagged With: Agim Ramadani, Almona Bajramaj, e Arberit, ne kohen

NATA SHQIPTARE” PER 100 VJETORIN E PAVARESISE NE UNIVERSITETIN” WILLIAM PATERSON” NJ

November 15, 2012 by dgreca

Qendra Ndërkombëtare e Kulturës në Tiranë, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në New York, promovuan Shqipërinë me shfaqjen e dokumentarit televiziv “Beautiful Albania – Ionian Romance – Saranda” dhe u bë prezantimi i librit : “Odhise Paskali – Themelues i Sklupturës Shqiptare” studime nga piktori Leonard Voci./

NGA BEQIR SINA New Jersey/

PASAIC – NEW YRSEY : Të martën mbasdite date 13 nëntor 2012 në orën 19.00, në William Paterson University – në New Jersey, në kuadrin aktiviteteve të festimeve të 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Qendra Ndërkombëtare e Kulturës në Tiranë, në bashkëpunim me Konsullatën e Përgjithshme të Shqipërisë në New York, promovuan Shqipërinë me shfaqjen e dokumentarit televiziv “Beautiful Albania – Ionian Romance – Saranda”.
Me këtë rast në tempullin e dijes universitetin “William Paterson” – në New Jersey, nën kujdesin e professor Bruce Williams, u bë edhe prezantimi i librit : “Odhise Paskali – Themelues i Sklupturës Shqiptare” studime nga zoti Leonard Voci. E bija e skulptorit të madh shqiptarë Floriana Paskali- drejtore Qendra Ndërkombëtare e Kulturës në Tiranë në një bashkëbisedim me auditoriumin foli së bashku me zotin Voci për jetën dhe veprën e Odhise Paskalit si edhe lexoi disa poezit të tij.
Ndërkohë, që këtë veprimtari kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë e përshëndeti edhe Konsulli i përgjithëshëm i Shqipërisë në New York zoti Dritan Mishto, dhe Dr. Bruce Williams PhD..
Përveç studentëve të universitetit “William Paterson” profesorëve të saj – në këtë veprimtari morën pjesë edhe dhjetra aktivistë të dalluar nga : Këshilli Shqiptaro Amerikan, shoqata Fondi i Përbashkët, Shkolla dhe Grupi i këngëve e valleve të fëmijëve të Fondi i Përbashkët, Xhamisë dhe klubit të futbollit Vëllazërimi të Patersonit
Këtë veprimtari kushtuar 100 vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, e drejtojë professor Bruce Williams, i Departamentit të Gjuhëve dhe Kulturave., një “filo” shqiptarë, i cili ka një njohje të vjetër me kulturën dhe artin shqiptarë, të cilën tha ai e ka nisë prej vitit 1970.
Dr. Bruce Williams Ph.D. nga Universiteti i Kalifornisë në Los Anxhelos, është Professor dhe drejtor diplomuar në Departamentin e Gjuhëve dhe Kulturave në Universitetin e William Paterson në New Jersey. Ai ka botuar gjerësisht në fushat e historisë të kinemasë, teoria e filmit, kinemaia e Amerikës Latine dhe evropiane, gjuha dhe kinema. Interesat e tij kërkimore përfshijnë, dhe Sociolinguistikë e kinemasë, kineman aktuale shqiptare; kinemasë si një mjet për ndërtimin e vendit në Korenë e Veriut dhe Shqipërisë, lidhjet mes kinematografisë së Brazilit dhe Bashkimit Sovjetik,.

Mbas shfaqjes së dokumentarit televiziv “Beautiful Albania – Ionian Romance – Saranda”, zoti Leonardo Voci – piktor i Rrymës moderne Abstrakte, i cili ka mbaruar specializime në Gjermani, Itali dhe Hollandë, prezantoi në hollin e universitetit William Paterson, disa piktura dhe fotografi të Nënë Terezes dhe 10 artistëve më të famshëm shqiptarë.

Në fund ai foli gjatë dhe u përfshi së bashku me zonjën Floriana Paskali në një diskutim mbi prezantimin e Librit “Odhise Paskali – Themelues i Sklupturës Shqiptare”, biografi, esse, dhe me përmblëdhjen e punëve më të mira të skulpturave të laurentit për Filozofi në Universitetin Mbretëror – Odhise Paskalit.
Voci tha se ” Odhise Paskali, lindi më 1903 dhe vdiq në vitin 1985 nga një vdekje e cila “ende mbetet e dyshimtë”. Paskali vijojë ai është autori i 523 veprave, ai ka qenë poet, esseit me 810 esse, përkthyes, botues, Akademik(1973) dhe fitues i çmimit Nderi i Kombit në vitin 2003.
Një vend të veçantë në këtë auditorium Leonardo Voci dhe Floriana Paskali ia kushtuan rolit dhe kontributit të Odhise Paskalit, veprave të tij – kushtuar Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe ngritjes së flamurit nga Plaku i urtë dhe i mençur Ismail Bej Qemali.
Nuk dua të jem i përsëritur gjatë artikullimit të fjalëve të mija, tha zoti Leonardo Voci, kur flitet për Ismail Qemalin, rolin e tij në Shpalljen e Pavarësisë dhe për sfondin historik dhe rrethanat në të cilat u krye ky akt.
“Ismail Qemalin, Paskali, e konfiguron, tha Voci në suazat e konturimit, të portretizimit të diplomatit që u rropat ndërmjet perandosrisë otomane në ikje, dhe Konferencave që zhvilloheshin në kryeqendrat e Perendimit”.

Filed Under: Kulture, Reportazh Tagged With: Beqir Sina, nata Shqiptare, ne William Paterson, NJ

STRUGANËT, ME KALË DREJT VLORËS ME 28 NËNTOR

November 15, 2012 by dgreca

STRUGË – Me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë disa atdhetarë nga Struga do të udhëtojnë simbolikisht me qerre me kalë nëpër disa qytete shqiptare, ndërsa destinacioni i fundit do të jetë Vlora, qyteti ku u shpall pavarësia e Shqipërisë. Iniciuesit e këtij projekti tregojnë se marshi ka për qëllim të kujtojë dhe njëkohësisht të vlerësojë kontributin e çmuar që ka dhënë Struga dhe Ohri në shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor të vitit 1912
Sipas organizatorëve, pjesë e marshit do të jenë 100 djem dhe vajza të reja që do të simbolizojnë 100 vjet pavarësi, e mes tyre do të jenë edhe të burgosurit politikë, ish ushtar të UCK-së, familjarë të nënshkruesve të pavarësisë nga Struga si dhe qytetarë të shumtë.
Karvani strugan i marshimit, do të udhëtojë fillimisht drejt Elbasanit për të qenë pjesë e manifestimit që do të zhvillohet më 25 nëntor në sheshin e qytetit, ku do të ngrihet Flamuri Kombëtar dhe do të vendoset busti i Aqif Pashë Elbasanit.
Dukë patur parasysh se në Elbasan, gjatë ngritjes së Flamurit Kombëtar dhe Shpalljes së Pavarësisë më 1912 nga Aqif Pashë Elbasani, kanë qenë edhe disa delegate strugan, qytetarët e Strugës këtë marrshim e quajnë “Shtigjeve të patriotëve të 1912”.
Nga Elbasani, karvani “Marshi i Pavarësisë”, do të vazhdojë rrugëtimin drejt qytetit të Fierit, ku do të parakalojë nëpër qytet me qerre me kalë, që të nesërmen të vazhdojë rrugën drejt Vlorës, për të dhënë kontributin modest të qytetarëve strugan për manifestimin madhor të festës së Pavarësisë dhe të Flamurit Kombëtar në Vlorë./ Kortezi- B.Sina/

Filed Under: Kulture Tagged With: 28 nentor, drejt, me kale, Struganet, Vlores

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 566
  • 567
  • 568
  • 569
  • 570
  • …
  • 577
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VALLE FIT THIS SATURDAY!
  • BIOGRAFIA E GJERGJ KASTRIOTIT NGA MARTIN SEGONI
  • VDEKJA E EMPATISË DHE RRËSHQITJA E QYTETËRIMIT DREJT BARBARIZMIT
  • TRASHËGIMIA ARKEOLOGJIKE E LUGINËS SË SHKUMBINIT SI BURIM PËR TURIZMIN KULTUROR INOVATIV
  • Ambasadori i xhazit dhe i vlerave shqiptare
  • Historia e çlirimit të Kosovës do të ishte e paplotë pa Jakup Krasniqin
  • Prof.Dr. Isak Shehu, muzika i buron nga rrënjët
  • THE CANBERRA TIMES (1984) / BRITANIKJA KERIN HOPE : “UDHËTIM NË SHQIPËRI, KU MAKINAT, KONTRACEPTIVËT, MJEKRAT DHE FEJA JANË TË NDALUARA.”
  • FILATELIA SHQIPTARE NË EKSPOZITËN GJERMANE-SUEDEZE : BEPHILA-2026
  • JUSTICE FOR THE BYTYQI BROTHERS — KOSOVA AND AMERICA MUST DO MORE TO ENSURE ACCOUNTABILITY FOR SERBIAN CRIMES
  • Iliria në hartografinë Ptolemeike: Një analizë historiko – hartografike e hartës së Petrus Bertius
  • VATRA DHE DIELLI NGUSHËLLOJNË FAMILJEN HOXHA, CANI E KIRKPATRICK
  • Sovraniteti i Kosovës në arkitekturën e re ndërkombëtare
  • GJERGJ KASTRIOTI – SKËNDERBEU NË HOLLIVUD
  • Në përvjetorin e dhjetë të Shenjtërimit të Nënë Terezës në Michigan!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT