• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Në kujtim të Hal Hobson Banks ish-drejtorit të Zërit të Amerikës në New York

March 20, 2025 by s p

Nga Gjekë Gjonlekaj / New York/


Fundjavën  e kaluar vdiq në New York në moshën 95 vjeçare Hal Hobson Banks. Ky kolos i gazetarisë amerkane kishte shërbyer për një kohë të gjatë si drejtor i Zërit të Amerikës në New York ku VOA kishte filluar për herë të parë transmetimt në vitin 1942, bile edhe ne gjuhën shqipe. Washingtonit ishte zyra më e madhe e këtij radio-emisioni ndërkombëtar me famë botërore. Është kjo një koincidencë e dhimbshme ngase pikërisht  në fund javën së kaluar pushoi së ekzistuari edhe Zëri i  Amerikës që disa gazeta e cilësuan si fundjava e përgjakshme e VOA. Ky akt tronditës u bë me urdhërin ekzekutiv të Presidentit të Shteteve të Bashkuara Donald Trump. Me Hal Banks u njoha për erë të parë ne fillim të vitit 1987 kur pas disa vjetësh shërbimi në Washington fillova punën në 26 Federal Plaza në katin 30 ku ishte zyra kryesore për gjithë rajonin verilindor të Shteteve të Bashkuara. Në zyrën Zerit të New Yorkut punonin shumë gazetarë amerikanë, por edhe nje numër i dukshëm gazetarësh në gjuhë të huaja ku  puna jonë ishte shumë e lidhur me zyrat e gjuëve të huaja në Washington. Hal Banks kishte punuar edhe në Bashkimin Sovjetik kryesisht në Moskë ku kishte takuar dhe intervistuar disa personalite të larta të shoqërisë komuniste sovjetike, por edhe me diplomatë të huaj  që shërbenin ne kryeqytetin sovjetik. Zoti Banks ruante kutime të jashtzakonshme për ish ambasadorin Averell  Harriman dhe specialistin e çështjeve sovjetike George Kennan. Hal Banks për një kohë të gjatë punoi në Washinhton, bile edhe korrespondent pranë Shtëpisë së Bardhë. Ai kishte një zë radiofonik shumë të fuqqishëm, bile te gjitha emisionet në hapje dhe në mbyllje perdorornin zërin e tij të mrekulleshëm. Natyrishit se ato bëheshin anglisht. Edhe korrespodentët në Kombet e Bashkuara ishin pjesë  e VOA  në New York. Nga përvoja për më shumë se katër dekada Hal Bank kishte përvojë të  madhe në administrimin e punëve të përditshme. Ai i kuptonte shumë mirë problemet  etnike të Ballkanit. Në këtë zyrë punonte edhe korrespondenti për gjuhën sërbo-kroate. Nuk e them për urrejtje, por për të vërtetën e Zotit se Mr. Boshkoviqi siç e quanim të gjithë ishte mendjemadh (prepotent) dhe arrogant. Ishte anti-shqiptar i lindur. Bile e vinte në dyshim edhe perkatësinë kombëtare të Nënës Tereze. Në një rast e kishte pyetur Hal Banks për origjinën e saj, por zoti Banks ishte përgjigjur në mënyrë sarkastike, duke i thënë këtij sërbi shovinist kujdes kur flet ashtu se mund të dëgjojë zoti  Gjonlekaj. Për faktin se z.Boshkoviq kishte punuar për televizionin jugosllav në Beograd, atje kishte mësuar të gjitha të zezat për shqiptarë. Kurdo gjënte shkrime në shtypin amerikan kundër shqiptarrëve i fuste në adresën time për qëllime të mbrapshta. Ai  nuk kishte respekt as për gazetarët amerikanë. Kishte frikë autoritetin dhe vendosmerinë e Hal Banks, përndryshe do të krijonte ngatrresa e skandale të mëdha. Situata të këtilla mbase edhe më të vështira kanë kaluar edhe shqiptarët e VOA  në Washigtonit. Ministria e Jashtme e Jugosllaisë ankohej natë e ditë në Departmentin e Shtetit se në VOA në gjuhën shqipe punonin disa irredentistë që duan shkatrrimin e Jugosllavisë. Këtu pësuan më së shumti ata që e drejtuan Seksionin Shqiptar. Gjatë viyteve kur punova në New York brenda mundësive të mia bëra përpjekje për të dhënë kontributin tim për këtë institucion që  deshta aq shumë. Në realizimin e projekteve të mia ndihmuan shumë Hal Banks dhe Elez Biberaj. Ata gjithëmonë i merrnin parasysh kerkesat e mia, bile në atë kohë Dr. Biberaj kishte thmeluar: “Rubrikën Shqiptarët e Amerikës”. Unë punova shumë për këtë rubrikë, duke vizituar shqiptaro-amerikanët,  nga New Yorku e deri në San Francisko të Kalifonisë. Për lidhjet e mia e me shqiptarët e këtij vendi ka merita të mëdha Hal Banks sepse me inkurajonte për të marrë pjesë si gazetar  i VOA kudo kishte aktivitete shqiptare. Ai më kishte falur për gabimin që në vitin 1989 kisha bërë duke folur nga telefoni i VOA me Dr.Ibrahim Rugovën. Kisha folur dhjetëra herë kishte asnjë lloj arsytimi për ato lidhje pothuajse të përditshme. Zotni Banks më tha kam për ta falur këtë gabim por mos thirrë më. Kurdo vinin shqiptarët për vizita të ndryshme në New York, ai ftonte për biseda shoqërore dhe për intervista edhe me gazetarë amerikanë. Kështu veproi me Adem Demaçin. E  priti te dera e VOA, duke i thënë ku je Zotni Demaçi që të  pres tash 30 vjet  me të pa dhe me të përshëndetur dhe vazhdoi duke thënë jam shumë i lumtur që po të shohë gjallë e të lirë. Kush e kishte  paramendur se do të shihem pas pothujase 30  burgimi. Me këtë rast zotni  Demaçi u intervistua në studione madhe të VOA nga 5 gazetarë amerikanë dhe të huaj. Kështu kishte vepruar edhe me Pjetër Arbnorin dhe shumë shqiptar të tjerë. Asnjë herë në jetë nuk më tha ndonjë fjalë të keqe. Çdo të hënë mbanim mbledhjen e javës dhe më pyeste mua çka kemi nga bota shqiptare? E kujtoj me shumë respekt këtë burrë amerikan që për mendimin tim ishte burrështeti, fisnik dhe profesionist i përkryer. Lusim Zotin t’i japë paqë e dritë në përjetësi për ilustrim po ribotoj letrën që e shkroi për largimin tim nga VOA  në gusht 1992. Nga dhimbja që përjetova për mbylljen e VOA javën e kaluar të kujtoj edhe më shumë.

Filed Under: Reportazh

Si në Shqipëri edhe në Kosovë Dita e Verëzes-Verës, Festë e Traditës Shqiptare

March 14, 2025 by s p

Gazeta DIELLI nga korrespondenti në Kosovë Behlul Jashari/

PRISHTINË, Mars 2025/ Dita e Verëzës, si Dita e Verës në Elbasan – në Shqipëri në 14 Mars, është edhe në Kosovë në të njëjtën kohë e me rite dhe emërtim të ngjashëm, në rajonin e Prizrenit, të Zhurit, Vërrinit, përfshirë krahinën e Opojës në malet e Sharrit në lartësi mbi nivelin e detit mëse 1.000 metra, në komunën e Dragashit, më jugoren në shtetin e ri të dytë të shqiptarëve.

Në Kosovë, edhe pse ka ide, ende nuk ka organizime institucionale për festimin e Ditës së Verëzës, por ritet e festës së lashtë pagane iliro-shqiptare tradicionalisht janë ruajtur brez pas brezi nga populli.

Ndërkohë, Dita e Vërëzës prej tetë vitesh është festë zyrtare në Prizren, sipas vendimit të Kuvendit të Kumunës.

“Si festë tradicionale është e theksuar në fshatrat e Vërrinit, Lumës dhe të Opojës. Në 14 Mars, fillon ripërtëritja e natyrës dhe si festë do ia shtonte atraktivitetin Prizrenit si qytet turistik”, u theksua me atë rast.

Në mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prizrenit në 23 Shkurt 2017, kur u mor vendimi, u lexua shkrimi i vitit 1911 i personalitetit të madh të kombit shqiptar, Faik Konica “Ç’është dita e verës?”, ku theksonte se “Është dita në të cilën stërgjyshërit t’anë, kur s’kish lindur edhe krishtërimi, kremtonin bashkë me Romakët dhe me Grekët e Vjetër, perëndit’ e luleve, të shelgjeve, të krojeve”.

Në Agjencinë Shtetërore-Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, në një raportim nga Kosova në 14 Mars 2012 shkruaja për idenë se, Elbasani mund të jetë shembull edhe për Prizrenin, për organizime institucionale në festimet e Ditës së Verëzes.

“Kjo pyetje juaj është një ide e mirë për të ardhmen”, tha atëherë koordinatori për kulturën në Komunën e Prizrenit, Urim Ukimeri, duke u përgjigjur në pyetjen nëse ka ide apo iniciativa që në qytetin më të madh jugor të Kosovës Dita e Verëzes të shënohet edhe me ndonjë organizim institucional, si në Elbasan.

Në një foto ekskluzive arkivi të vitit 2010 shihet një fëmi në Opojë, ku në Ditën e Verëzes në dëborë me vezë të ngjyera është shkruar shkurtesa me shkronja të para të emrit në anglisht Albanian Telegraphic Agency – ATA e Agjencisë Telegrafike Shqiptare (ATSH) – Agjencisë Shtetërore Zyrtare të Lajmeve të Shqipërisë, për të cilën mëse çerek shekulli, nga pranvera 1992, raportoja nga Kosova edhe për festimet e Ditës së Verëzes.

Ndërsa, në 18 Mars 1996, në gazetën e përditshme të rezistencës “Bujku”, të vetmes atëherë në Kosovë, themelues-kryeredaktor i parë i së cilës isha, në reportazhin nga kufiri Kosovë-Shqipëri me titull “Muri ndërshqiptar si ‘fundi i botës’”, i dërguar edhe në ATSH dhe që në “Paraqitje e shkurtër e regjistrimeve të gjetur” të Bibliotekës Kombëtare të Shqipërisë e gjejë se është botuar, në 19 Mars 1996, edhe në gazetën Rilindja që dilte në Tiranë pas ndalimit nga regjimi okupues në Prishtinë, mes tjerash, kam shkruar:

“Një grup i të rinjëve dhe të rejave nga rrethi i Prizrenit, ditë më parë ishin penguar të shkojnë në Shqipëri, meqë nuk iu ishin dhënë vizat dalëse nga administrata e instaluar policore serbe në Prizren.

Qëllimi i udhëtimit të tyre në Shqipëri ishte të marrin pjesë në festën e njohur të qytetit të Elbasanit-të Ditës së Verës, Ditës së Luleve, të 14 Marsit.

Donin të shihnin se si kremtohet në Elbasan e njëjta festë që është edhe në Prizren e rrethinë”.

Në Opojën e njohur për dimrat me shumë dëborë e pranvera ca “të vonuara”, në prag të Ditës së Verëzes, pasdite dhe në mbrëmje të rinjë, po edhe fëmijë, ngjiten bjeshëve, te krojet që nuk shterrojnë kurrë, mbledhin bimë, lule, drunj e shkurre dëllinje, dhe ndezin zjarre.

Vezët e ziera e të lyera, cakërrohen me njëra-tjetrën në garën cila është më e forta, ndërsa të spërkatura me ujin e krojeve hahen në bjeshkë dhe në shtëpi për shëndet e jetëgjatësi.

Në Ditën e Verëzës zgjimi është i hershëm dhe vazhdojnë ritet e festës, pjesë e së cilës janë edhe këngët e vallet, edhe gatimet e traditës me miell misri apo gruri, por që nuk janë ballokume Elbasani, edhe pse të ngjashme janë.

Në drekën e Ditës së Verëzës në tryeza-sofra shtrohet edhe mishi i qengjit, sipas traditës së këtyre anëve me blegëtori të zhvilluar.

Dita e Verëzës festohet nëpër familje, së bashku, si dhe me vizita te fqinjët e farefisi, me besimin se sjell fat, shëndet, mbarësi, e dashuri njerëzore.

Në këtë ditë që është e verës së re, ritet, përfshirë edhe lulet e bimët që vendosen mbi portat e shtëpive, ndërlidhen edhe me zgjimin e bimësisë, gjallërimin, kalimin nga dimri në pranverë.

Afër Prizrenit dhe në kufi me Shqipërinë, në rajonin e Vërrinit, në festime në fshatin Zhur, vezët e ziera i ngjyrosin fëmijët dhe bashkë me të rinjët dalin në zonat malore të afërta, ku mbledhin lulen e parë që lulëzon në pranverën e herëshme, luleborën.

Nënat zhurjane bëjnë gatimin tradicional, flinë, si dhe shumë gatime të tjera të veçanta për Ditën e Verëzës, që ështe edhe dita e vizitave të shumta mes të afërmëve dhe familjarëve.

“Ani mori Verë moj e lumja Verë

Ani dita e parë o ani e Pranverës o”.

Këto janë vargje të këngëve që këndohen në këtë festë të Ditës së Verëzës në Zhur, fshatin më të madh të Kosovës afër vendkalimit drejt Shqipërisë në Vërmicë-Morin nëpër Autostradën e Kombit.

Verëzës i këndohet edhe në 13 Mars – në mbrëmjen e pragditës së saj, derisa në çdo lagje të fshatit të rinjtë ndezin zjarre “që t’i japin sa më shumë fuqi Diellit”…

Filed Under: Reportazh

DY FESTA NË NJË DITË NË BOSTON

March 11, 2025 by s p

Shoqata “Mass.Besa” festoi ditën e Mësuesit si dhe atë të Grave.

Fuat Memelli/

Me që dy festat ishin pranë e pranë, Shoqata “Mass.Besa” me qendër në Boaton, këto dy ngjarje të shënuara i festoi në një dite. Ashtu si disa herë të tjera, edhe sivjet veprimtaria u zhvillua në restorantin “Alba”, pronë e biznesmenit shkodran, Leo Keka, i cili për aktivitetet e shqiptarëve e ka patur derën gjithmonë hapur. Takimin e hapi zv. kryetarja e “Mass.Besës”, Jorida Qirollari, e cila pasi falenderoi mësueset e shkolllës shqipe, nxënësit, prindërit e tyre si dhe pjesëmarrësit e tjerë, bëri një falenderim të veçantë edhe për mbështetësit e “Mass.Besës” si TV.Alba, biznesmenin gjirokastrit, Ilia Çobi i cili e ka mbështetur shkollën shqipe qysh në krijimin e saj. Falenderoi për mbështetjen edhe Agron Gjerasin dhe bashkëshorten e tij, Edlira Gjerasi, pronarë të Qendrës Kulturore për të Moshuarit “Vatra”. Atmosferë të bukur krijuan recitimet e nxënësve të shkollës. Një poezi të saj kushtuar grave recitoi edhe veprimtarja, Valbona Lavdari. Blerina Omari, drejtore e shkollës shqipe, ndër të tjera na tha se që nga krijimi i saj në vitin 2006 e deri sot, në tre shkollat shqipe që janë që funksionojnë në Massachusetts, si në Braintrei, Salem dhe Worcester, kanë vazhduar mësimet mbi 400 nxënës. Për mbarëvajtjen e shkollës një punë plot pasion kanë bërë mësueset e shkollave shqipe, na thotë kryetari i “Mass.Besës”, Sokol Lushllari. Mësimi zhvillohet ditën e shtunë nga ora nëntë deri në orën tre. Nxënësit mësojnë abetaren, leximin, vallet nën drejtimin e mjeshtrit Bashkim Braho, si dhe muzikë, piano e kor.

Veprimtaria vazhdoi me këngë e valle shqiptare, të cilat janë pjesë të pandara të aktiviteteve që zhvillojnë mërgimtarët. Donacionet do shkojnë për shkollën , me synim që gjuha shqipe, kjo gjuhë Perëndie siç e ka cilësuar poeti ynë i madh ,Naim Frashëri, të vazhdojë të mësohet nga vogëlushë të tjerë shqiptarë.

Filed Under: Reportazh

BETEJA E SHEKULLIT QË NDRYSHOI HISTORINË E KOSOVËS

March 5, 2025 by s p

Dr. Lulzim Nika/

Sot në Drenicën fisnike, e të krenarisë, trimërisë e patriotizmit, në Prekaz këtë kala të pamposhtur të lirisë që e ka shkruar historinë e lavdishme të kombit shqiptar me gjakun e bijëve dhe bijave të saj më të mirë, historinë e lirisë së Kosovës.

U përula me nderim e respekt para jetës dhe veprës të Adem e Hamëz Jasharit.

Në mëngjesin e 5 marsit të vitit 1998, shteti kriminal serb do të sulmojë kullën e Komandantit Historik të UÇK-së Adem Jashari dhe gjithë familjen e tij. Lufta e ushtrisë çlirimtare në fillim hasi në vështirësi nga faktori ndërkombëtar që dhanë deklarata kundër veprimtarisë çlirimtare te UÇK-së.

Në 27 vjetorin e Epopesë së Jasharëve, përkulemi me respekt para sakrificës sublime

në këtë ditë të shënuar të Epopesë së UÇK-së, kujtojmë me nderim qëndresën heroike të Familjes Jashari.

Vendimi që u mor në zyrën e kriminelit S.Millosheviq, kryetar i Serbisë, dhe me përkrahjen e shumicës se këshilltarëve të tij, që të zhduket familja e Komandantit Adem Jashari, dhe që me ketë të shuhet ideja për një luftë çlirimtare e shqiptarëve të Kosovës, doli e dështuar. Kjo llogaritje ishte e gabuar, që duke u përdorur makineria ushtarake serbe ndaj një familje embleatike, siç ishte familja e Adem Jasharit, të shuhet ideja e lirisë së Kosovës.

Pas rënies së Komandantit Adem Jashari dhe familjes së tij, shqiptarët e Kosovës mundën frikën ndaj regjimit serb dhe filluan të rreshtohen masivisht në radhët e UÇK-së.

Beteja treditore, më 5, 6 dhe 7 mars 1998 nga familja Jashari në Prekaz të Skënderajit vuri themelet e lirisë së Kosovës.

Sot, në këtë ditë të shënuar, kujtojmë sulmin mbi familjen Jashari. Sakrifica e tyre u bë dritë e lirisë së Kosovës. Kjo betejë ndryshoi historinë, sepse u bë frymëzim për çdo shqiptar që t’i merrte armët e të luftonte për liri.

Ato ditë të kësaj beteje epike, edhe ata më skeptikët, më pesimistët, e panë se rruga e vetme që çonte drejt lirisë, ishte lufta çlirimtare. Kjo betejë, pra u bë frymëzim për shumë të rinj e të reja që u rreshtuan në radhët e UÇK-së dhe kështu kombi shqiptar anekënd trojeve të veta, u bashkua në këtë rrugë të fitores së madhe historike.

Përjetësisht, do t’u jemi mirënjohës ndaj atyre grave dhe burrave, që u flijuan dhe u bënë gurthemel i lirisë së Kosovës.

I përjetshëm qoftë kujtimi, respekti e vlerësimi për ta!

Lavdi

Filed Under: Reportazh

100-vjetori i vrasjes së Gurakuqit, pullë postare në nder të tij

February 28, 2025 by s p

Më 2 mars 1925, në Bari të Italisë, u vra Luigj Gurakuqi, një nga personalitetet më të rëndësishme të historisë shqiptare, figurë kyçe e Pavarësisë dhe shtetformimit të Shqipërisë. Në kuadër të 100-vjetorit të kësaj ngjarjeje, Instituti i Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup, në bashkëpunim me Postat e Maqedonisë së Veriut, ka emetuar një pullë postare me portretin e Gurakuqit, si një shenjë nderimi për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në çështjen kombëtare shqiptare.
Drejtori i Institutit, Skender Asani, në fjalën e tij tha se Luigj Gurakuqi ishte një ndër nismëtarët e unifikimit të alfabetit shqip në Kongresin e Manastirit dhe një nga hartuesit dhe firmëtarët e Aktit të Pavarësisë së Shqipërisë më 1912. Përmes veprimtarisë së tij si ministër, politikan dhe drejtues i Normalës së Elbasanit, ai e pa arsimin si rrugën kryesore për emancipimin kombëtar.
“Dokumente të reja mbi vrasjen e Gurakuqit, që hedhin dritë mbi organizimin dhe prapaskenat e këtij akti, do të shpalosen së shpejti në Tiranë, duke ndihmuar në ndriçimin e kësaj ngjarjeje historike. Vepra dhe trashëgimia e Luigj Gurakuqit mbeten një burim frymëzimi për të gjithë ata që besojnë në fuqinë e dijes dhe edukatës për përparimin e shoqërisë”, u shpreh Asani.
Në ceremoninë e përurimit të kësaj pulle postare morën pjesë dhe mbajtën fjalime drejtoresha e Institutit të Historisë “Ali Hadri” të Kosovës, Teuta Shala Peli, drejtori i Postave të Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, drejtori i Shtëpisë Botuese “Drita”, Fatmir Koliqi, kryetari i Shoqatës “Lëvizja”, Xhevat Bislimi, si dhe përfaqësuesja e Ambasadës së Republikës së Shqipërisë në Shkup.

Filed Under: Reportazh

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 28
  • 29
  • 30
  • 31
  • 32
  • …
  • 181
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • “Gjeneral-Ambasador i ShBA në TR, besim dhe përgjegjësi e shtuar për RSh”
  • Norwegians and foreigners from other countries who greatly helped make peace in Kosova
  • Fan Noli dhe Faik Konica, arkitektët e diplomacisë shqiptaro-amerikane që shpëtuan Shqipërinë nga copëtimi
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • 21 prill 1921, ditë e madhe e shtetit shqiptar. U hap në Tiranë mbledhja e parë, e parlamentit të parë, i dalë nga zgjedhjet e para. Historitë e deputetëve Ali Këlcyra dhe Ali Koprëncka
  • KOMITETI “MBROJTJA KOMBËTARE E KOSOVËS” NË  FONDET ARKIVORE TË ARKIVIT TË SHTETIT SHQIPTAR
  • The Architecture of Alignment
  • Kujtojmë me nderim arkeologun dhe studiuesin e shquar Skënder Anamali
  • Një moment në historinë kombëtare…
  • ELIOT ENGEL – NJË MIK I PAHARRUAR I SHQIPTARËVE DHE ZË I LIRISË DHE DREJTËSISË PËR KOSOVËN
  • REALIZIMI I TË DREJTAVE GJUHËSORE SHQIPTARE (1924–2026): ARTIKULIMI QYTETAR DHE DIPLOMACIA
  • BOOKFEST NË CHICAGO
  • “Brenga”, trinomi filozofik nga rrëfimi historik tek drama morale
  • Vatra Boston mbështet ekspozitën e kostumeve tradicionale shqiptare
  • Në kujtim të 160 civilëve shqiptarë – viktima të gjenocidit shtetëror të Serbisë fashsite!

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT