• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Papa Francesku, në SHBA

September 22, 2015 by dgreca

Frank Shkreli

Papa do të pritet nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Barak Obama me të cilin ishte takuar në Vatikan vitin e kaluar. Papa Françesku është vetëm Papa i tretë që viziton Shtëpinë e Bardhë. Çështjet mbi të cilat do të bisedojnë Presidenti amerikan dhe Papa do të jenë të shumëta dhe do të përfshijnë subjekte të ndryshme me të cilat sot përballet njerëzimi dhe të cilat shqetësojnë mbarë botën. Në një intervistë më heret, Presidenti Obama kishte deklaruar se, gjatë të vizitës së tij në Vatikan vitin që kaloi, ata biseduan, “mbi varfërinë dhe mbi mënyrta se si mund të ndihmohen të varfërit anë e mbanë botës. Mendoj se kjo është një temë për të cilën Papa do të jetë i interesuar të vazhdojë ta theksojë gjatë vizitës” në SHBA, tha Presidenti Obama. Presidenti amerikan shtoi gjithashtu se pret që ai dhe udhëheqsi I Kishës Katolike, Papa Françesku të biseodjnë në Shtëpinë e Bardhë gjithashtu edhe për ndryshimet klimaterike si dhe për çështje gjithmonë aktuale që janë lufta dhe paqa, përfshirë edhe mbrojtjen e të krishtervëe në zona lufte e konfliktesh. “Ne, shtoi Presdienti Obam, “këshillohemi shpesh me Kishën Katolike mbi mënyrat se si të mbrojmë minoritetet fetare në zona e prekura nga lufta dhe konfliktet”, ka theksuar më heret Presidenti ameirkan në lidhje mbi bisedimet aë qi do të zhvillojë të mërkurën në Shtëpinë e Bardhë me Papa Françeskun.
Ndër aktivitetet e Papës në Washington, ai ka në agjendën e tij celebrimin e një meshe në Bazilikën Kombëtare. Kjo bazilikë e cila i shërben universitetit të njohur Katolik Amerikan (American Catholic University) në Washington, është kisha më e madhe në Amerikë dhe njëra prej më të mëdha në botë.
Gjatë qëndrimit të tij në Washington, Papa Françesku do të mbajë një fjalim para dy Dhomave të Kongresit Amerikan, duke u bëre kështu Papa i pare që mban një fjalim të tillë para përfaqsuesve të zgjedhur të kombit amerikan. Papa e pranoi ftesën për të mbajtur një fjalim në Kongres, ftesë e cila i ihste dërguar atij nga udhëheqsi i shumicës republikane në John Boehner së bashku me udhëheqsen e pakicës demokrate, Nanc Pelosi, të dy të cilët i përkasin fesë katolike.
Pas vizitës dhe takimeve të ndryshme me udhëheqsit më të lartë të qeverisë dhe të shtetit amerikan dhe pas ceremonive të ndryshme në Washington, Papa Françesku do të udhëtojë për në New York ku do të mbajë një fjalim në Organizatën e Kombeve të Bashkuara me 25 shtator para udhëheqsve të mbarë botës, të cilët ndodhën në New York për takimin vjetor të radhës si çdo shtator. Edhe në këtë rast Papa Françesku i bashkohet një numëri të vogël të ish-udhëheqsve të Kishës Katolike që kanë folur para OKB-ës, Papës Palit të VI në vitin 1965, Papa Gjon Palit të II në vitin 1979 dhe Papa Benediktit në vitin 2008. Papa Françesku do të flasë para kryetarve të shteteve të qeverive të cilët do të marrin pjesë në takime të nivelit tëartë për të diskutuar mbi rritjen ekonomike dhe çështje të tjera të interest botëror. Papa Françesku është i interesua për ruajtjen dhe mbrojtjen e ambientit dhe lidhjet e Papës me organizatën botërore u përforcua edhe më shumë gjatë një vizite që udhëheqsi i OKB-ës, Ban Ki Moon bëri në Vatikan prillin që kaloi, ku ishin ftuar një numër shkencëtarësh, udhëheqës fetarë dhe të zyrtarë të lartë të OKB-ës për të biseduar mbi ndryshimet klimaterike. Interesimi i Papës për mbrojtjen e ambientit rrjedhë nga Bibla. Papa Françesku kishte deklaruar në vitin 2013, me rastin e Ditës së Ambientit, duke thënë se, “Kur flasim për ambientin, mbi krimijim e botës,, mendimet e mia shkojnë tek faqet e para të Bibles, ku thuhet se Perëndia vendosi burrin dhe gruan në këtë tokë për ta kultivuar dhe për ta mbrojtur… A jemi ne me të vërtetë duke kultivuar dhe mbrojtur planetin tone dhe krijesat në tokë, apo jemi duke lënë pasë dore dhe duke i abuzuar ato? Pritet që në fjalimin e tij para udhlheqsve botërorë në OKB, Papa Françesku të bëjë thirrje për masa më të forta në mbrojtje të ambientit dhe të luftës kundër ndryshimeve klimaterike në planetin tonë.
Gjatë qëndrimit të New York, Papa Françesku do të vizitojë gjithashtu vendin e sulmeve terroriste kundër kullave binjake në Manhatan të 11 shtatorit, 2001, ku pritet të lutet për kurajo, mençuri dhe shpresë për të punuar siç është shprehur para-ardhësi tij Papa Benedikti, për një botë ku paqa e vërtetë dhe dashuria të mbretërojnë midis kombeve dhe në zemërta e të gjithë njerëzve.
as vizitës së tij në Katedralën e madhe të New Yorkut, Shën Patrikut, Papa Françesku do të udhëtojë për në qytetin historik të Amerikës, në Filadelfia ku për një javë tani po mbahet Mbledhja Botërore e Familjeve, dhe ku do të mbajë meshën e rastin në Sheshin Benjamin Franklin, një ceremoni kjo me të cilën udhëheqsi i Kishës Katolike do të përfundojë vizitën e tij historike prej pothuaj një jave në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Filed Under: Featured Tagged With: Franka Shkreli, ne SHBA, Papa francesku

Papa Françesku, thirrje për paqe në Ukrainë

August 24, 2015 by dgreca

Gjatë celebrimit të Meshës së të dielës në sheshin “Shën Pjetër”, Papa Françesku u ndal për një apelim mbi çështjen e Ukrainës, që sikurse tha ai, situata po përkeqësohet gjithnjë e më shumë. “Të dashur vëllezër dhe motra, me shqetësim të madh po e ndjek konfliktin në Ukrainën Lindore që po rëndohet gjithnjë e më shumë këto javët e fundit. Dua ta përsëris apelin tim për respektimin e marrëveshjes që të arrihet paqja”, ka thënë Papa Françesku.
Thirrja e Papës vjen një ditë para festes kombëtare të pavarësisë së Ukrainës. Gjatë ditës, edhe presidenti i saj Petro Poroshenko doli përpara popullit me një fjalim ku u kërkoi të gjitha forcave politike të mbështeten në planet e tij për ndryshimet kushtetuese që kanë si qëllim përfundimin e konfliktit në lindje të vendit dhe mposhtjen e atyre që ai i quajti “agresorët rusë”.
“Thirrja ime shkon për të gjitha forcat politike në vend, e në radhë të parë për ata që ndodhen në Parlament. Le të bashkohemi, për të mirën e Ukrainës”, bëri thirrje Poroshenko.
Gjate konfliktit në Ukrainë kanë humbur jetën deri më sot rreth 6500 vetë, ndër të cilët qindra civilë.

Filed Under: Editorial Tagged With: ne Ukraine, Papa francesku, thirrje për paqe

Papa refuzon kryqin me drapër e çekan të liderit të Venezuelës

July 9, 2015 by dgreca

Papa Francesku u përball me një dhuratë të pazakontë në vizitën e tij në Venezuelë. Presidenti Evo Morales i dhuroi një kryq me drapër e çekan. Ati i Shenjtë e pranoi fillimisht dhuratën. Por kur e pa që kryqi ishte vendosur mbi simbolin komunist, e refuzoi atë menjëherë.(KJ)

Filed Under: Kronike Tagged With: kryqin, me draper cekan, Papa francesku, refuzon

Papa Françesku do të vizitojë vendlindjen

July 2, 2015 by dgreca

Papa Françesku rikthehet në Amerikën Latine drejt Ekuadorit, Bolivisë dhe Paraguajit/VATIKAN/BUENOS AIRES, 2 korrik /A– Papa Françesku, i pari latinoamerikan në krye të Kishës Katolike Romane, do të vizitojë javën e ardhshme vendlindjen në një turne përmes Ekuadorit, Bolivisë dhe Paraguajit.
Papa pritet të mbërrijë në Ekuador të dielën, më pas në Bolivi më 8 korrik dhe me 10 korrik në Paraguaj.
Do të jetë udhëtimi i tij i nëntë ndërkombëtar si papë dhe i dyti në Amerikën Latine, pas pelegrinazhit të tij të 2013-ës në Brazil.
Pritet që ai të mos ndalojë në vendlindjen e tij në Argjentinë, sepse nuk dëshiron ta vizitojë vendin në ndërkohë të një viti elektoral.
Tashmë është vendosur që Papa të rikthehet në Amerikën Latine në shtator për të vizituar Kubën dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Zëdhënësi i Vatikanit, Federiko Lombardi tha se varfëria, demokracia dhe të drejtat e vendasve ka shumë të ngjarë që të jenë në axhendën e papa Françeskut në Ekuador, Bolivi dhe Paraguaj, vende të cilat “nuk janë në krye të rënditjes botërore në lidhje me rëndësinë e gjeopolitikës”.
Një kampion i drejtësisë sociale, enciklika e fundit e të cilit “Laudato Si” përmban një kritikë radikale ndaj konsumizmit, kapitalizmit të shfrenuar dhe shkatërrimit të mjedisit, papa Françesku ka preferuar shpesh vendet e vogla përpara atyre të mëdha.
Në Evropë, ai ka vizituar vendet periferike përfshirë këtu Shqipërinë, Turqinë dhe Bosnje-Hercegovinën.
Përveç se një vizite të shkurtër në Parlamentin Evropian në Strasburg, ku ai shmangu takimet me anëtarët më të pasur të Bashkimit Evropian.

Filed Under: Kronike Tagged With: Bolivi, Ekuador, Papa francesku, Paraguaj, vizite

Papa Françesku: Sarajeva është Jeruzalemi i Evropës

June 6, 2015 by dgreca

SARAJEVË, 6 qershor– Në Sarajevë lartësohen në distanca të shkurtëra nga njëra-tjetra sinagoga, kisha dhe xhami aq sa ky qytet mund të marrë epitetin Jeruzalemi i Evropës, deklaroi sot papa Françesku gjatë një takimi me autoritetet boshnjake.
“Sarajeva përfaqëson një kryqëzim kulturash, kombesh dhe besimesh dhe një rol i tillë kërkon ndërtimin e urave të reja si edhe përkujdesjen dhe restaurimin e atyre ekzistueseve. Unë ju ftoj të vlerësoni atë që na bashkon dhe t’i shihni diferencat si mundësi rritjeje të respektit ndaj të gjithëve”, theksoi ai.
Papa Françesku ndodhet sot për një vizitë disaorëshe në Sarajevë kushtuar nxitjes së pajtimit në Bosnje-Hercegovinë, 20 vjet pas arritjes së marrëveshjeve të paqes që i dhanë fund konfliktit në vend.
Kjo është vizita e dytë e një pape në Sarajevë, pas asaj të vitit 1997 nga papa Gjon Pali II.
Kjo është vizita e tetë jashtë Italisë e papa Françeskut dhe e treta në Evropë, pas vizitave të Tij në Strasburg, në Parlamentin Evropian dhe në Shqipëri.

Filed Under: Featured Tagged With: Papa francesku, Sarajeva

  • « Previous Page
  • 1
  • 2
  • 3
  • 4
  • 5
  • 6
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Frank Shkreli merr titullin ‘Qytetar Nderi’ i Malësisë së Madhe
  • Zgjedhjet piramidë dhe Shkodra
  • KUSH ËSHTË ABDULLAH RAMI?
  • Koncerti Panshqiptar Shpalos Bukurinë e Muzikës së të Gjitha Trevave
  • “Përtej harrimit” dhe përkthimi i “Shekspirit” të Hygoit, një përpjekje në rimëkëmbjen historike të kujtesës sonë të përbashkët
  • Sovraniteti dhe integriteti territorial i Republikës së Kosovës është i pacenueshëm, i patjetërsueshëm dhe i pandashëm
  • “50 VJETORI I REVOLTËS SË SPAÇIT”, HOMAZH DHE NDERIM TE VATRA
  • JU MIRËPRESIM NESËR TE VATRA
  • Shoqatat Shqiptare organizojnë “Piknikun shqiptar” në Staten Island, New York më 28 Maj
  • PAQEJA DHE MBROJTJA, NDESHJA DYFISHE N’EVROPË
  • ME VISARIN…
  • Presidentja Osmani priti në takim ministrin e Jashtëm të Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, njëherësh kryesues aktual i OSBE-së
  • Misioni fisnik i AFC ndërthuret me simbolikën historike të New England Conservatory, Boston në 27 maj
  • Kryeministri Kurti mirëpriti Komisionerin e Bashkimit Evropian për Fqinjësi dhe Zgjerim, Olivér Várhelyi
  • SI DEGRADOI POZITA E SHQIPTARËVE NË MAL TË ZI GJATË KOHËS SË PUSHTETIT TË MILLO GJUKANOVIQ-it ?

Kategoritë

Arkiv

Tags

alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Hazir Mehmeti Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT