• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se sa faqe në historinë e Evropës

September 18, 2026 by s p

Nga ROLAND QAFOKU/

Ky që po botoj është një shkrim i Faik Konicës në numrin 1 të revistës “Albania” më 25 mars 1897 në Bruksel. Me titullin “Armiqtë e Shqipërisë” dhe me pseudonimin Trank Spiro Beg, Usta Faiku vinte gishtin në plagë. Shkrimi lexohet me një frymë, por një paragraf të lë pa frymë. Lexojeni dhe provoni të mos trishtoheni: “Kemi armiq. Për atë, të gjithë bashkohen në një zë. Vetëm për këtë ndahen që të gjithë nuk e tregojnë një armik. Ca zgjatin gishtin drejt dhelprës së grekut, ca dëftojnë gjarpërimin e Shqeve, ca të tjerë emërojnë me zë të urtë trashërinë e Halldupëve. Kur dëgjojmë të tilla na vjen i pambajtur gas. Armiqt e Shqipërisë janë shqiptarërt, jo të tjerë. Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se sa faqe në historinë e Evropës”. (Trank Spiro Beg).

Vetëm ky paragraf i shkruar 129 vjet më parë konfirmon më saktë sa më ska atë ndodhi në Hagë. Katër ish-drejtuesit e lartë të UÇK-së u dënuan përmes dëshmive të dhëna nga mbi 250 shqiptarë. Lexojeni mirë. 250 shqiptarë. Të dhënat shtojnë se 45 prej tyre i kanë dhënë dëshmitë më parë në Beograd dhe më pas në Hagë. Çfarë ilariteti shkaktoi në sallën e gjyqit kur një pre tyre, shqiptar safi, dha si provë përpara trupit gjylues se i kishte humbur lopa. Dhe për këtë, rrjedhimisht akuzohej Hashim Thaçi. Pas këtij “operacioni” special rezulton se të gjithë kanë marrë statuse të veçanta nëpër shtete të ndryshme të botës dhe benefite finaciare deri vila dhe prona. Nuk e ka shkruar kot Usta Faiku këtë shkrim, po aq real për këtë situatë. Lexoni komentet nëpër rrjetet sociale dhe portale. Nuk ka shkrim qoftë edhe për një temë çfarëdo që dikush të mos shprehë mllef, urrejtje dhe deri mallkime. Shqiptari nuk e do shqiptarin që bën një punë, apo arritje, lëre pastaj kur bën heroizma si drejtuesit e UÇK. Kjo është arsyeja përse kam nxjerrë si titull fjalinë lapidare të Usta Faikut: Shqiptarët kanë shkruar me gjakun e tyre më tepër se sa faqe në historinë e Evropës. Kaq. (Shkrimin mund ta lexoni në orgjinal)

Filed Under: Ekonomi

APEL KOMBËTAR SHQIPTARVE TË AMERIKËS

September 18, 2026 by s p

“Bojkotoni takimet me politikanët e Shqipërisë që mbajnë peng demokracinë!”

Vëllezër dhe motra shqiptar-amerikan!  

Një retrospektiv e pluralizmit shqiptar!

Ardhja e pluralizmit politikë në 90, ishte një gëzim i padiskutushëm për ne antikomunistët që kishim një bilanc tragjik përndjekje politike dhe qëndrese ndaj diktaturës komuniste, nga më të mëdhenjtë në Europë për numrin e popullsisë. 

Ne antikomunistët besuam se më në fund shqiptarët do të fitonin lirinë që e paguan shum shtrejtë me humbje jete, dhe me burgime politike tragjike, me Kampe përqendrimi të sundimit stalinist –enveriste të tipit Gulakët e Rusisë sovjetike. 

Mbi 6000 shqiptarë të vrarë dhe të zhdukur kufomat që nga fëmitë e uritur në kampin famkeq të Tepelenës, që ju shkaktonin vdekjen me uri, dhe kufomat i hidhnin në lumi Vjosa!

Malet e veriut u mbushen me trupat e luftëtarve antikomunistë të tradhtuar nga loja e Kim Filbit i cili kishte shërbyer nëshërbimet sekrete anglo –amerikane dhe informonte diktaturën komuniste të Shqipërisë. Qytetet e Shqipërisë mbusheshin me ekzekutimet e trupave të intelektualëve që kishin kontribua në dhënjen e pamvarsisë dhe në ndërtimin e shtetit të parë shqiptar! Këta shqiptar sot mbas 35 vitesh nuk kan një varr në tokën e tyre. Të burgosurit politikë që kryen mbi 917.000 vite burg politikë kundra diktaturës , gjatë këtij tranzicjoni politikë komunistë, shumica ikën në botën e amshuar të përçmuar, vetëm me fitimin e lirisë së fjalës. Se establishmenti politik komunist i krijuar në 90 nuk i dënoi krimet e komunizmit stalinist të Enver Hoxhës. Ka 35 vite që parlamenti shqiptar nuk mban një minute heshtje për të zhdukurit e komunizmit. Nuk ka një muze për krimet e komunizmit. Asnjë parti politike shqiptare që u krijua në 90 nuk ju kërkoi falje shqiptarve për krimet e komunizmit. Shteti shqiptar hesht ndaj këtyre krimeve duke ndërtuar ca institucjone politike që të kalojnë këto krime në harresë, e kundërta ndodhi me Europën komuniste ajo e dënoi ideologjinë staliniste në vitin 1956, Shqipëria ndoqi stalinizmit, deri në vitin 90 me ligj diktatorial. Partia e parë opozitare nuk e dënoi ideologjinë staliniste dhe nuk kërkoi në pluralizëm të dënohej kjo ideologji kriminale. Përkundrazi partia staliniste e Enver Hoxhës, ndrroi emrin dhe u vetemruarParti socialiste, e cila u bë pjesmarrse në pluralizëm dhe arriti mbrenda 5 vitesh të mertet pushtet me anën e armëve në 97. Kurse partia demokratike, jo vetëm që nuk kërkoi vënjenpërpara ligjit krimet që i kishin kryer komunistat por vazhdonte me parulla bolshevike “Poshtë komunizmi,” dhe komunizmin nuk e dënoi me ligj.

Sot situata në Shqipëri është kaotike, pasardhësit e stalinizmittë djeshëm, nuk kan mundësi të burgosin, apo të pushkatojnë, por sundimin e tyre e kan kthyer me ligj duke aprovuar ligje me mbajt pushtet dhe duke nxjerrë jasht politikbërjesantikomunistët që e paguan me gjak lirinë.

Sot politikanët shqiptar bijtë e stalinistëve të djeshëm e kankthyer shtetin shqiptar në një pronë dy partiake si shtet fitimprurës për veten e tyre. Në vitin 2008 ata e kthyen votën në një monopol partiak dhe aspak të lënë popullit të votojë i lirë. Ashtu siç bëri diktatura në vitin 1976 që e kthej partinë në shtet, kështu u veprua dhe në 2008. Dhe këtu mori goditjen fatale demokracia e brishtë shqiptare. Pronën e kthyen nga pronarët e ligjshëm në shërbim të pushtetit stalinistë dhe pushtetarve më të korruptuar në kontinentin Europian.

Ju vëllezërit shqiptar të Amerikës, ikët nga diktatura komuniste me synimin që të mbroni Shqipërinë. Ju e paguat me gjak ikjen, dhe u vendoset në Amerikën e lirisë e vlerave demokratike botërore. Familjet tuaja dhe gjithë rrethi i juaj familjar që ngeli në Shqipëri provoi gjenocidin komuniste, dhe ju u njohët me krimet e kryera në familjet tuaj mbas vitetve 90 kur Shqipëria u hap, dhe patë me sytë tuaj, se çfarkrimesh çnjerzore ju kishte shkaktuar partia komuniste, familjeve tuaja, dhe mbarë antikomunistave shqiptarë. 

Ju shqiptarët e Amerikës ndërtuat jetët tuaj  në lirinë amerikane, u batë bisnesmen, intelektual të fushave të ndryshme, gazetar, deri tek Zëri i Amerikës, që për ne në Shqipëri ishte Zëri i lirisë të shum pritur.

Ne të mbijetuarit e komunizmit që kërkojmë varret për mbi 6000 të zhdukurit, pa pasur asnjë ndihmë nga financiare ligjore nga shtetit i ashtuquajtur “demokratik” ne nuk zgjodhëm kanunin “Gjaku lahet me gjak,”për këta të pushkatuar e të ngelur pa varr nga pasuesit e politikës staliniste shqiptare që mori peng lirinë dhe demokracinë.Zgjodhëm drejtsin për ti denuar krimet. Kjo ishte fitorja morale ligjore e jona. Pamvarsishte se drejtsinë e kan në dorë të djeshmit dhe të sotshmit staliniste të politikës shqiptare.. Ne antikomunistët të burgosur dhe të përndjekur politikë pritshim si drita diellin që Shqiptarët e Amerikës të ndërgjegjësuar për krimet e komunizmit që u kishin ndodhur familjeve të tyre, dhe mbar antikomunistave shqiptarë do të ishin mbrojtësit e lirisë tonë që e paguam me gjak në shtetin e lirisë Amerikë.

Ne pritshim që ata bisnesmen, intelektual, gazetar, shqiptar-amerikan, do të lobonin në adminstratën amerikan që diktatura enveriste të dënohej me ligj. Por kjo për tre dekada nuk ndodhi. Ne bashkombasit tuaj në Shqipëri nuk kishim as mundësi ekonomike, as mundësi ligjore,  që të i bënim prezencë në Kongresin amerikan dhe në Departamentin e shtetit që Shqipëria të nxirrte para ligjit krimet e komunizmit që kishin vepruar në tre breza në Shqipëri. Vëllezër shqiptar të Amerikës,sot konstatojmë me keqardhje të madhe se Shqiptarët e Amerikës nuk u banë zëdhënës të lirisë së familjeve të tyre, që provuan krimet dhe të antikomunistëve që i përballuan këto krime në Shqipërin nënë. Ju u besuat retorikave politike mashtruese  të stalinistëve të rinj, që muarën pushtet pa votë dhe e kthyen me paret e drogës të mbjellur në Shqipëri, duke blerë dhe individë të administratës amerikane europiane vetëm për të sunduar Shqipërinë me një demokraci fallco qesharake, dhe synimi i tyre i vetëm ishte është që klasa antikomuniste mos të drejtoi Shqipërinë. Ju me ndenjën e shqiptarit që po i shërbenin Shtetit shqiptar, lobuatnë Kongres dhe në Departamentin e shtetit, duke përkrahur këta politikan urrejtës të antikomunizmit shqiptar. Nuk ju fajsoi por duhet e pakta të pyetnit “A po funksion demokracia, a nuk ju a kan shkelur të dretat juve që përballuat diktaturën.”

Asnjë lobing të dashur bashkatdhetar nuk keni bërë në Kongresin amerikan, në Departamentin e shtetit për të vënë përball përgjegjësive pushtetin”Demokratik komunist,” që nuk ju bashkua Europës për te denuar krimet e komunizmit. I vetmi vend në Europë është Shqipëria që nuk i ka denuarkrimet e komunizmit.  Lobimin tuaj të dashur vëllezër e pritshim ta banit Ju, por ju u kënaqët me lirinë e hapjes, dhe heshtët. Mbas 35 vitesh shohim me trishtim se si Shqiptarët amerikan lobojnë në Kongres për jetgjatsinë e udhëheqësve komuniste, dhe nuk lobojnë për krimet e komunizmit. Hargjonjë miljona dollarë për Edi Ramën që ta paraqesin si udhëheqës të Shqipërisë, dhe nuk dërgoni në Kongresin amerikan “Thirrjen që u bëri e burgosura politike Lavdie Nelabashkëshortja e poetit martir Havzi Nela në protestën 100 ditore të rinisë shqiptare, dhe që e botuan dhe gazetat angleze “A kan ndonjë Kryeministër në botë, bir ekzekutori që të drejtoj një shtet demokratik përveç në Shqipëri!” Asnjë reagim nga bashkombasit tonë në Amerikë për protestën madhështore të rinisë shqiptare për largimin nga politika të establishementit politik stalinist që u instaluar në Shqipëri gjatë 35 viteteve të pluralizmit. Vëllezer shqiptar të Malit Zi ju keni vuajtur nën pushtimin serb, dhe ju jeni organizuar sëbashku me shqiptarët e Shqipnisë të pritnin në Miçigan diktatorin e fundit staliniste, birin e ekzekutorit të Havzi Nelëspoetit të varun në litar në kohen e shembjes së murit të Berlinit Edi Ramën.

Vëllezër shqiptar të Malit të Zi, ju sjellim në vëmendje se  partia e këtij Kryeministri ka mbytur në burgun e Burrelit shqiptarin e madh të Malit të Zi, Ministrin e Arsimit të shtetit shqiptar të viteve 30, Atdhetarin e madh rilindasin shqiptar,Mirash Ivanajn. Si mundeni vëllezër, të pritin një diktator që për 15 vite Kryeministër, ka shpopulluar Shqipërinë me 1.200.000 shqiptarë nëpër botë! Si mund të prisni e të loboninjë përfaqësues të forcës diktatoriale komuniste që vrau Mirash Ivanajn që nderon shqiptarinë në çdo kohë dhe ju bankrenar Ju!

Apeli i jonë kombëtare për ju është mos e turpëroni Shqipërinë nënë, duke pritur diktatorë. Mirash Ivanaj nga përjetsia u ban thirrje mos i turpëroni shqiptarët e Malit të Zi se historia do të ju përçmojë për këto veprime antikombëtare. Vëllezër Shqiptar të Amerikës,  Loboni që Shqipëria të denojëkëtë klasë politike antikombëtare komuniste që mban peng lirinë e shqiptarve të Shqipërisë! 

Bojkotoni takimet me këta politikan që mbajnë peng demokracinë, janë puthadorë të Vuçiçit kundra Kosovës martire.. Lobimi i juaj për të denuar këtë klasë politike dhe për të denuar krimet e komunizmit në Uashington do të ishte një shërbim atdhetar për nënën Shqipëri dhe për shqiptarinë në ballkan. 

Ndiqni fjalën e Presidentit Amerikan , Antikomunistit të madh botëror Donald Tramp që ka thënë “komunizmi është e keqja e njerzimit dhe rreziku i Amerikës”

Filed Under: Analiza

A ka ardhur koha për një Institut të Studimeve Shqiptare në Mal të Zi?

September 18, 2026 by s p

Eduart CAKA/

Me gjithë tkurrjen demografike, emigrimin por edhe procesin asimilues që kanë kaluar prej dekadash, shqiptarët e Malit të Zi ende përbëjnë një faktor të rëndësishëm në kompozimin politik, ekonomik e kulturor të këtij shteti. Një rol, i cili ka ardhur vazhdimisht duke u rritur pas referendumit për pavarësi të vitit 2006. Prej kësaj kohe, pesha e shqiptarëve si në politikën qendrore ashtu edhe atë të nivelit lokal, ka ardhur duke u zhvilluar, element i cili nxjerr në pah dëshirën dhe vullnetin konstruktiv të kësaj bashkësie për një shtet me prosperitet dhe i integruar në proceset europianizuese. Në saje të këtij kohezioni social e politik, por edhe të një strategjie zhvillimore, sot Mali i Zi është edhe shteti me përparimin më të shpejtë në Ballkanin Perëndimor sa i përket procesit të integrimit në Bashkimin Europian.

Mirëpo, me gjithë kontributin konstruktiv në shtetndërtim e zhvillim, popullsia shqiptare në Mal të Zi ende përballet me probleme bazike në raport me atë që shteti ka për detyrë t’u sigurojë qytetarëve dhe bashkësive etnike që janë pjesë e tij, sikurse janë çështjet e pronësisë, të shpërndarjes në mënyrë të barabartë të të ardhura për komunat, të planeve të investimit dhe infrastrukturës si dhe të garantimit të mbrojtjes së të drejtave etno-kulturore e shpirtërore, elementë thelbësorë të shoqërive të zhvilluara.

Pikërisht në këtë prizëm mendoj se duhet parë edhe një nismë e ndërmarrë së fundmi, ndonëse tejet e vonuar, por më e nevojshme se kurrë më parë: atë të hapjes së një institucioni të mirëfilltë shkencor që do të ketë si qëllim hulumtimin, konservimin dhe lidhjen ndërmjet së shkuarës, të sotmes e të nesërmes, të faktorit shqiptar në këtë hapësirë gjeografike.

Lind pyetja se, përse nevojitet një institucion i tillë? E para, sepse shqiptarëve të Malit të Zi u mungon një institucion i tillë. Kushdo që e viziton Malin e Zi dhe e njeh realitetin aty, e di mjaft mirë se janë grupe individësh apo shoqata të ngritura në bazë vullnetare, ato që përpiqen me mish e shpirt për të kujtuar dhe mbajtur gjallë traditat kulturore, historike e gjuhësore të kësaj gjeografie. Thënë ndryshe, fatkeqësisht, atë punë që duhet ta bëjnë institucionet shtetërore, këtu e bëjnë njerëz apo grupe të caktuara, në mënyrë vullnetare.

Mungesa e një institucioni të arsimit të lartë, ku e shkuara historike, gjuhësore e kulturore do të studiohet sipas metodave të mirëfillta shkencore, pikësëpari pengon nisjen e një tradite në këtë aspekt. Së dyti, kjo mungesë pengon ngritjen e një klase intelektuale tek shqiptarët, element që vërtetohet prej faktit se shumë profesionistë shqiptarë të këtushëm janë të angazhuar në botën universitare të Shqipërisë a Kosovës, në vend që të punonin në vendin e tyre. Së treti, mungesa e këtij institucioni do të shuante plotësisht gjurmët historike shqiptare në Mal të Zi. Kjo, pasi monumente të vjetra të klerit, tradita e praktika të gjuhësisë dhe folklorit, gjurmë të toponimisë, mbishkrime e monumente, të cilat rrezikojnë ekzistencën si rrjedhojë e vjetërsimit apo mungesës së mirëmbajtjes, nëse nuk dokumentohen e studiohen, do të jenë të harruara për brezat pasardhës.

Sigurisht, nevoja për një institucion të tillë, nuk lidhet vetëm me ruajtjen dhe studimin e së shkuarës, por edhe me panoramën aktuale të demografisë, kulturës e gjuhës që paraqesin hapësirat shqiptare në këtë shtet. Studimi i realiteteve si emigrimi e diaspora, proceset europianizuese dhe ndikimi i tyre në dinamikat sociale që paraqesin komunat shqiptare këtu, do të shërbejnë gjithashtu edhe si pika orientuese për politikat sociale e ekonomike që duhet të ndërmarrë pushteti qendror e lokal.

Ko vetëm kaq, por askush më mirë se studiuesit vendas nuk e njohin gjuhën, historinë, toponiminë, traditat dhe elementët lokalë, gjë e cila nënkupton faktin se, krijimi i një institucioni të tillë shkencor do të ndihmonte edhe zhvillimin e albanologjisë në përgjithësi, pasi korpusit të saj i bashkëngjitet edhe një anë e njohur dhe studiuar jo në nivelin e duhur.

Këto janë sipërfaqësisht dhe shkurtimisht disa prej nevojave që e bëjnë të detyrueshëm ngritjen e një institucion shkencor të studimeve shqiptare në Mal të Zi, duke bërë që, fillimisht shqiptarët e këtushëm të kenë mundësinë studimit në shtetin e tyre të historisë dhe kulturës së tyre dhe, për më shumë, duke e futur edhe këtë vend në hartën e studimeve shqiptare bashkë me Shqipërinë, Kosovën e Maqedoninë e Veriut.

A kemi shembuj të ngjashëm? Kjo është pyetja e radhës kur e shtron për diskutim një çështje të tillë. Dhe, përgjigjja është, po. Elitat shqiptare të Maqedonisë së Veriut, dhe veçanërisht i ndjeri Arbën Xhaferi e projektuan Institutin e Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve në Maqedoni pikërisht si një institucion të nivelit të një akademie shkencash, përmes së cilit shqiptarët e këtushëm do ta studionin historinë dhe kulturën e tyre në të njëjtat nivele e cilësi si Akademia zyrtare e këtij vendi. Vitet e shkuara treguan se, fatkeqësisht, ky institucion i ngritur me kaq shpresa, nuk arriti t’i përmbushë pritshmëritë, dhe niveli i studimeve shqiptare në Maqedoninë e Veriut, lë për të dëshiruar.

Çfarë duhet pasur kujdes? Përfshirja e politikës, krahinizmi apo prevalimi i një religjioni apo grupacioni krahasuar me të tjerët, do të ishin edhe faktorët kryesorë që e çojnë në dështim funksionimin e një institucioni të tillë.

Një frymë e tillë nuk do t’i shkonte për shtat mundit dhe sakrificës që shqiptarët kanë bërë në këtë hapësirë për më shumë se një shekull.

Pyetja e fundit: çfarë duhet bërë? Puna kryesore i përket diplomacisë së dy shteteve shqiptare, përkatësisht asaj të Shqipërisë dhe Kosovës, të cilat duhet ta mbështesin përmes kanaleve zyrtare këtë nismë të politikanëve dhe elitave shqiptare në Mal të Zi. Kjo, pasi një institucion i tillë, jo vetëm që është një e drejtë kushtetuese e kësaj popullsie, por edhe i shërben zhvillimit të shtetit në fjalë. Ndërsa pjesën e dytë të përgjegjësisë, duhet ta ndajnë elitat kulturore dhe intelektuale shqiptare, të cilat e kanë detyrim moral, jo vetëm ta mbështesin një nismë të tillë, por të kontribuojnë me kapacitetet e tyre intelektuale si në themelimin e pikave orientuese të një institucioni të tillë, ashtu edhe në rritjen e cilësisë së tij me anë të mbështetjes institucionale dhe shkëmbimeve të botimeve dhe kërkuesve shkencorë.

Filed Under: Komente

“Mbretëresha ilire, TEUTA (231-228 p.K.).”

September 18, 2026 by s p

Paulin Zefi/

Statuja monumentale e Mbretëreshës Teuta ndërthur figurën mbretërore me simbolikën ilire dhe elemente të frymëzuara nga trashëgimia arkeologjike e trevave ku ajo ka patur bërthamën e shtetit të saj. Prosopografia e Mbretëreshës, veçanërisht portreti i fytyrës, paraqet një grua të re, me tipare harmonike dhe bukuri të theksuar. Fytyra është trajtuar me linja të buta e të ekuilibruara, duke ndërthurur delikatesën femërore me një shprehje të qetë, të sigurt, dinjitoze dhe shumë autoritare. Kurora mbi kokë përforcon statusin e saj mbretëror dhe identitetin e figurës si sunduese, duke e vendosur portretin e Teutës në qendër të kompozimit monumental. Ajo nuk shërben vetëm si shenjë e pushtetit, por edhe si element vizual që e dallon figurën e mbretëreshës dhe i jep asaj një prani solemne e autoritare.

Parzmorja bashkon funksionin luftarak me atë ceremonial, duke shprehur fuqinë ushtarake dhe autoritetin mbretëror. Ndërsa brezi i gjerë dekorativ, së bashku me motivet rrethore, rozetat, relievet dhe format gjeometrike, është frymëzuar nga repertori ornamental i objekteve metalike prej bronzi dhe argjendi, të zbuluara në Tumat ilire të Shqipërisë Veriperëndimore dhe në pjesën shqiptare të Malit të Zi. Pelerina e gjatë dhe e valëzuar, që zbret në mënyrë të lirshme përgjatë trupit, krijon një kontrast të fuqishëm me karakterin e fortë të armaturës. Lëvizja e saj e trajtuar në mënyrë dinamike i jep statujës ndjesinë e një figure në ecje dhe e lidh siluetën mbretërore me hapësirën përreth.

Në të njëjtën kohë, pelerina e zgjeron vizualisht figurën dhe i jep monumentit një karakter solemn, monumental dhe ceremonial. Në dorën e majtë, mburoja ilire simbolizon mbrojtjen dhe fuqinë e Mbretërisë Ilire të Ardianëve, e cila në vitin 230 p.K., nën Teutën, kur arriti kulmin e fuqisë, shtrihej nga lumi Neretva në Veri dhe deri në Gjirin e Korintit në Jug. Dekori i mburojës me rrathë koncentrikë e radialë krijon një kompozim që evokon perëndinë kryesore ilire, diellin, dhe rrezatimin e tij, duke e shndërruar mburojën në një simbol të forcës, dritës dhe qëndrueshmërisë. Në dorën e djathtë, heshta ngrihet vertikalisht si shenjë e autoritetit dhe vendosmërisë, ndërsa gjarpri i mbështjellë rreth saj, që në vlerësimin tim është elementi më madhështor, përfaqëson totemin ilir dhe lidhjen me botën simbolike e mitike të lashtësisë (sot, Ora e shtëpisë). Në tërësinë e saj, statuja e paraqet Mbretëreshën Teuta si një figurë të fuqishme mbretërore, ku armët, veshja, ornamentika dhe atributet simbolike bashkohen në një gjuhë të vetme artistike. Çdo element kontribuon në ndërtimin e një imazhi monumental që synon të evokojë pushtetin, autoritetin, identitetin dhe kujtesën historike të Mbretërisë Ilire të Ardianëve.

*Kjo kryevepër artistike përfaqëson një simbol të

jashtëzakonshëm të së kaluarës sonë të lavdishme dhe që do të shërbejë si një pikë shumë e rëndësishme referimi për të ardhmen…

Tani e kanë rradhën: Bardhyli, Grabosi I, Aleksandri i Madh, Kleiti, Glauku, Pirro, Longari, Bato I, Monuni, Mytili, Agroni, Skerdilaidi, Pleurati II dhe Genti….

*Iniciatori: Marin Mema;

*Skulptori: Julian Muçollari;

*Personi që e solli në Lezhë: Paulin Zefi,

*Personi që përzgjodhi vendndodhjen: Pjerin Ndreu;

*Konsulent shkencor: Neritan Ceka;

*Financimi i statujës: Shqiptarët e zakonshëm🇦🇱, të cilët ju pergjigjën nismës së Marinit për mbledhjen e fondit;

*Financimi i piedestalit dhe rehabilitimi i hapësirës: Bashkia Lezhë.

*Përshkrimi teknik:

Lartësia totale e monumentit: 8.70 m: 3.25 m i përkasin piedestalit dhe 5.45 m është statuja prej bronzi.

Pesha: 1.270 kg.

Përbërja e materialit: 85% bakër (Cu), 5% kallaj (Sn), 5% zink (Zn) dhe 5% plumb (Pb). Ky është një aliazh i përzgjedhur për të krijuar një sipërfaqe të qëndrueshme, me karakteristikë të veçantë estetike dhe patinim të kontrolluar.

Ngjyra: Statuja është trajtuar me një ton patine të gjelbër-blu (verdigris), të ngjashëm me ngjyrimin karakteristik të Statujës së Lirisë në New York City🇺🇸, duke synuar një pamje elegante, monumentale dhe të harmonizuar me mjedisin panoramik të “Rânës së Hèdhun”, në Shëngjin 🇦🇱.

Filed Under: Histori

Xhelko Maksuti, historiani, studiuesi dhe veprimtari i shqiptarëve në Rumani

September 18, 2026 by s p

Xhelko Maksuti ishte një nga figurat e rëndësishme të jetës kulturore, historiografike dhe organizative të shqiptarëve në Rumani.

I lindur më 8 mars 1931 në Ploiești, ai u formua në mjedisin arsimor dhe intelektual rumun, duke përfunduar Fakultetin e Historisë në Universitetin e Bukureshtit më 1956. Më vonë, në vitin 1980, mbrojti doktoraturën në shkencat historike, duke u përkushtuar veçanërisht studimit të historisë së shqiptarëve dhe marrëdhënieve shqiptaro-rumune.

Kontributi i tij nuk u kufizua vetëm në historiografi. Xhelko Maksuti ishte edhe publicist, studiues i diasporës shqiptare dhe organizator i jetës kulturore të shqiptarëve në Rumani.

Një moment i rëndësishëm i veprimtarisë së tij ishte 24 maji 1990, kur u themelua dhe u zyrtarizua Unioni Kulturor i Shqiptarëve në Rumani, ndërsa Xhelko Maksuti u zgjodh president i tij.

Në veprën e tij historiografike një vend të rëndësishëm zë historia e shqiptarëve në Rumani. Ndër botimet e tij të dokumentuara është libri “Istoria albanezilor din România”, botuar në Bukuresht më 2003.

Por, përtej veprës së tij shkencore, Xhelko Maksuti mbeti i lidhur fort edhe me rrënjët familjare shqiptare.

Familja e tij kishte prejardhje nga fshati Novosellë i Kërçovës. Në kujtimet e tij autobiografike ai e përmend gjyshen e tij, Selime Maksuti, si bijë të Novosellës dhe ruan kujtime për familjen, njerëzit dhe lidhjet e saj me Kërçovën.

Kështu, jeta e Xhelko Maksutit përbën një udhëtim të veçantë:

Nga Novoselli i Kërçovës në Ploiești të Bukureshtit dhe historia e shqiptarëve në Rumani.

Ai jetoi larg vendit të prejardhjes së të parëve, por Novoselli dhe Kërçova mbetën pjesë e kujtesës së tij familjare dhe identitare.

Xhelko Maksuti i përket atij brezi intelektualësh të diasporës që përmes studimit, shkrimit, dokumentimit dhe organizimit kulturor, kontribuan në ruajtjen e kujtesës historike shqiptare përtej kufijve të atdheut.

Trashëgimia e tij meriton të studiohet, dokumentohet dhe të përcillet te brezat e rinj.

🖋️ Dr. Kujtim Kasami

Filed Under: LETERSI

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 13
  • 14
  • 15
  • 16
  • 17
  • …
  • 3226
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • PJETËR MESHKALLA, NJË JETË QË NUK U PËRKUL
  • Kursi i gjuhës shqipe dhe kulturës shqiptare “Sevasti Qiriazi” në Katerini, gjuhë dhe identitet kombëtar te shqiptarët në Greqi
  • Kristo Dako, një jetë në shërbim të kombit (1876–1941)
  • Shqipëria në faqet e historisë: Kryengritja e vitit 1911 në pasqyrën e “The New York Times”
  • AMERIKA DHE SHQIPTARËT – NJË MIQËSI QË NUK NJEH KOHË
  • “Historia e operas Rozafa”
  • UÇK dhe trashëgimia institucionale
  • VEPËR MONUMENTALE KUSHTUAR MBRETËRESHËS TEUTË
  • TEODOR LAÇO, RREFIMTARI E PROTAGONISTI I LETRAVE E POLITIKES SHQIPTARE
  • Dy pashallarë dhe njё president në Konferencën e Parisit
  • Mjeshtri i skicimit të identitetit shqiptar – In Memoriam Mjeshtri i Madh Sali Shijaku
  • Koha për debat serioz, reflektim dhe zgjidhje
  • MJEKU KURON, NATYRA SHËRON…
  • Vitet parisiane të Hasan Tahsinit…
  • KONSULLATA SHQIPTARE NË MICHIGAN – NJË KËRKESË E VJETËR E DIASPORËS QË TANI PRET TË BËHET REALITET

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT