• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Shoqata Shqiptare Amerikane “Bijtë e Shqipes” – Filadelfia ju fton në Festivalin e Dytë të Ushqimit Shqiptar

July 23, 2026 by s p

Second Albanian Food Festival

Të nderuar bashkatdhetarë, motra dhe vëllezër,

Shoqata Shqiptaro-Amerikane “Bijtë e Shqipes” ka kënaqësinë t’ju ftojë ju, familjet tuaja, miqtë dhe të gjithë komunitetin shqiptar, si edhe bizneset që operojnë në fushën e gastronomisë, ushqimit dhe tregtisë ushqimore, të bëheni pjesë e Festivalit të Dytë të Ushqimit Shqiptar.

📅 Data: E Diel, 27 Shtator 2026

🕚 Ora: 11:00 AM – 6:00 PM

📍 Vendi: Qendra e Shoqatës “Bijtë e Shqipes”

3322 Willits Rd, Philadelphia, PA 19136

Ky festival është një festë e kulturës, traditës dhe mikpritjes shqiptare. Ai synon të promovojë kuzhinën tonë të pasur, të mbështesë bizneset shqiptare dhe të forcojë lidhjet brenda komunitetit tonë.

Bizneset pjesëmarrëse do të kenë mundësinë të prezantojnë produktet dhe specialitetet e tyre përpara një publiku të gjerë, ndërsa vizitorët do të shijojnë gatime tradicionale shqiptare, muzikë, atmosferë festive dhe një ditë të bukur në shoqërinë e familjes dhe miqve.

Ky është festivali i komunitetit tonë. Le ta bëjmë së bashku një ditë të paharrueshme, plot shije, traditë, kulturë dhe frymë shqiptare!

Regjistrimi i pjesëmarrësve

Çdo biznes ose individ që dëshiron të marrë pjesë në Festivalin e Ushqimit duhet të regjistrohet paraprakisht.

Tarifa e pjesëmarrjes: $100.00 për çdo vend (booth).

Mundësi Sponsorizimi

Për të mbështetur organizimin e këtij aktiviteti, janë krijuar katër kategori sponsorizimi. Emrat e sponsorëve do të vendosen në banderolën zyrtare të festivalit, si shenjë mirënjohjeje dhe vlerësimi, si dhe do të promovohen në faqen zyrtare të Shoqatës në Facebook.

Kategoritë e Sponsorizimit:

🥇 Platinum Sponsor – $1,000

🥈 Gold Sponsor – $500

🥉 Silver Sponsor – $250

⭐ Personal Sponsor – $150

Për regjistrim ose informacion, kontaktoni anëtarët e Këshillit Drejtues:

Mexhit Koboç – 267-307-7201

Bujar Gjoka – 267-344-5779

Devis Gjuzi – 215-869-2522

Rudina Bani – 215-600-6346

Milot Rukiqi – 215-593-8101

Dritan Matraku – 267-255-9114

Bujar Çela – 215-715-0556

Llazar Vero – 267-334-4827

Sami Zeka – 267-237-8339

Arti Ismailanji – 267-918-1638

Edi Papaj – 267-918-4706

Eldion Pajollari – 267-258-7336

Elda Janji – 267-592-8028

Afërdita Muzhaqi – 267-776-1492

Senada Prifti – 251-410-0080

Mirush Cenaj – 267-745-4405

Hyrja është e lirë dhe e hapur për të gjithë!

Ju ftojmë të merrni pjesë së bashku me familjen dhe miqtë tuaj për të festuar kulturën, traditën dhe shijet autentike shqiptare.

“Një ditë, një komunitet, një traditë – të gjithë bashkë në Festivalin e Dytë të Ushqimit Shqiptar!”

Mirë se vini! Ju mirëpresim me kënaqësi!

Këshilli Drejtues i Shoqatës “Bijtë e Shqipes” Filadelfia

Filed Under: Kronike

Më 23 korrik kujtojmë përvjetorin e lindjes së Papës me origjinë shqiptare, Klementi XI-Albani

July 23, 2026 by s p

QSPA/

Gjon Françesk Albani lindi më 23 korrik 1649 në Urbino, Itali. Ishte papa i 243-të i Kishës Katolike. Ai shërbeu si papë nga zgjedhja e tij më 23 nëntor 1700 deri më 19 mars 1721. Në vitin 1668 diplomohet për drejtësi në Romë ku në fokus të studimeve të tij ishin edhe gjuhët e vjetra. Në vitin 1670 fillon karrierën kishtare. Në vitin 1687 zgjidhet sekretar i kanonikëve, më pas në 13 shkurt 1690, emërohet kardinal dhe më 23 nëntor zgjidhet Papë i kishës katolike.

Papa Klementi XI-Albani vdiq më 19 mars 1721 mbasi udhëhoqi kishën katolike për 21 vjet rresht. Mbas emrit të tij Papnor, ai kërkoi që t’i vendosej mbiemri i tj Albani, për t’i treguar botës mbarë se origjina e tij ishte shqiptare. Papa Albani në latinisht shkruhet: “Clementes Undecimo Albani Urbinas“ që në shqip do të thotë “ Shqiptari Klementi XI nga Urbino“. Emri i papës Albani mbeti në historinë e Shqipërisë si për punën e tij për bashkimin e Krishtërimit, organizimin e Kuvendit të Arbënit (1703) e për botimin e Akteve të tij në shqip e latinisht, vepër me rëndësi të dorës së parë për traditën tonë letrare, ashtu edhe për kontributin që dha në përhapjen e gjuhës e të kulturës në trojet shqiptare. Vdiq më 19 mars 1721 në Romë.

https://www.vaticannews.va/…/papa-klementi-xi…

Filed Under: Komente

Politika në trojet shqiptare

July 23, 2026 by s p

Nue Oroshi/

Politika në trojet shqiptare, që nga pushtimi i ideologjisë komuniste fatkeqësisht është duke vuajtur nga sindromi i kuq, ku ka 80 vjet që ende nuk e ka marrë vehtën.Vetëm një periudhë kohore 1990-2026, sa ka bërë politikë ish Presidenti Rugova, shqiptarët kanë pasur një orientim djathtistë dhe me koncepte të pastërta kombëtare të orientimit perëndimor. Kjo periudhë kohore ka krijuar edhe miqtë perëndimorë, ku na ndihmuan që ta fitojmë shtetin e dytë shqiptarë, Republikën e Kosovës. Me kalimin e kohës politikat e majta në të gjitha trojet shqiptare janë duke e dëmtuar rëndë çështjen shqiptare. Pak ju dukën komunistëve dhe majtistëve që e shkatërruan identitetin kombëtar shqiptar për 50 vjet, por atë e vazhduan edhe tri dekada post komuniste. Kjo është duke u bërë në mungesë të një partie të djathtë politike e cila do të punonte me konceptet programore të Lidhjes se Dytë të Prizrenit dhe Blokut Kombtar Indipendent. Këto dy organizata politike, kanë qenë organizata kombëtare që në programin e tyre e kanë pas Bashkimin Kombëtar, Shqipërinë Etnike.

Të dyja këto organzata politike janë udhëhequr nga intelektualët më atdhetarë që ka pas Shqipëria Etnike. E kur sheh aftësitë intelektuale të personave që ishin pjesë e këtyre dy organizatave dhe i krahason me dy filiale të Beogradit, Partinë Komuniste të Shqipërisë dhe Partinë Komuniste të Kosovës, jo vetëm që të vjen të vjellësh por edhe të loton me lot gjaku se ku është katandisur shqiptaria nga viti 1945 e deri në vitin 2026, më një ndryshim në periudhën kohore 1990-2006, ku u luftua për Pavarsinë e Kosovës. Pavarësia u arritë falë politikës diplomacisë së Presidentit Rugova, qendresës heroike të djemve dhe vajzave të UÇK, që mbi 90 përqind ishin nga familjet që ishin me LDK-në. E kur vendoset qershia mbi tortë ishin bombardimet e NATO-së që e dogjën forcën e shovinisteve dhe terroristeve të Beogradit.

Por ajo që është e dhimshme është fakti se orientimi politikë i shqiptarëve prap vazhdon me komunizëm, majtizëm, sorosizëm, islam politikë dhe shumë ideologji të zeza që Shqipërinë Etnike janë duke e dërguar drejt një humnere të thellë. Do ishte mirë që bashkërisht të gjithë komunistët e neokomunistët, sorosistët, përfaqësuesit e Islamit politik dhe shumë të tjerë, që u takojnë rrymave antikombëtare në të gjitha trojet etnike shqiptare ti fusim në një burg të madh me emrin: “Burgu i Tradhëtarve të Kombit“, madje në këtë burg të ndërtohet edhe një mural me emrat dhe mbiemrat e tradhëtarve të kombit.Meqenëse e djathta në Evropë është duke u forcuar dhe se shpejti do ta qeverisë Evropën, është e udhës që edhe në trojet shqiptare të fillon një lëvizje e re politike me emrin: E Djathta Shqiptare. Kjo lëvizje politike ti bashkoj të gjitha ato familje që historikisht e kanë luftuar komunizmin në të gjitha trojet shqiptare. Në të kundërten vetëm do të ndërrohen forcat e majta politike dhe do ta dëmtojnë deri në palcë çështjen shqiptare.

Nuk ecët përpara çështja shqiptare duke i ngritur në kupë të qiellit figurat historike tradhtare siç ishin kriminelët komunist Enver e Fadil Hoxha, të cilët vranë vëllezërit e tyre në vitin 1945 dhe ishin vetëm një mashë e zezë e komunistëve jugosllav. Por shqiptarët historikishtë sa herë që kanë ardhur në fund të zhdukjes dhe iu ka rrezikuar ekzistenca kombëtare kanë ditë të organizohën. E këtij organizimi duhet t´i prijë një forcë e re politike, e cila që në nenin e parë të statusit duhet ta ketë bashkimin kombëtar. E kjo organizatë është e Djathta Shqiptare. Shqiptarë të dashur heshtja është pajtim. Kurse pajtimi me tradhëtinë kombëtare nuk është gjysëm tradhti por tradhëti e plotë.

Filed Under: Analiza

Institucionet shtetërore të Kosovës dhe Dhomat e Specializuara të Kosovës

July 23, 2026 by s p

UÇK-ja nuk lindi nga ndonjë dëshirë për lavdi. Ajo lindi sepse një populli, pasi iu dogjën shtëpitë dhe iu mbushën varret, nuk i kishte mbetur tjetër veçse të zgjidhte ndërmjet qëndresës dhe zhdukjes.

Më 16 shtator 2026 do të shpallet aktgjykimi ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit. Gjykata thotë se do të gjykojë katër individë. Mirëpo historia ka veshë më të hollë se ligji: ajo dëgjon edhe përpjekjen për ta ulur në bankën e të akuzuarit vetë luftën çlirimtare.

Dhomat quhen të Kosovës. Por gjyqtarët nuk janë nga Kosova, prokurorët nuk janë nga Kosova dhe gjykata nuk ndodhet në Kosovë. Vetëm emri është i Kosovës. Barra, turpi dhe pasojat, gjithashtu.

Ky mekanizëm nuk ra nga qielli. Më 3 gusht 2015, pas një refuzimi fillestar dhe një presioni të fortë ndërkombëtar, 82 deputetë votuan për ndryshimin e Kushtetutës. Vetëm pesë votuan kundër dhe një abstenoi.

Presioni është shpjegim, por jo falje. Deputeti zgjidhet për t’i qëndruar presionit, jo për ta shëndrruar kërkesën e ambasadorit në nen kushtetues. Ata ishin betuar t’i shërbenin Republikës, jo ta zvogëlonin atë sa herë që dikush nga jashtë ngrinte zërin.

Sot mund të thonë se nuk kishin rrugë tjetër. Kjo është fjalia e parapëlqyer e çdo politike pa guxim. Rrugë tjetër ka gjithmonë. Ndonjëherë ajo kushton pushtetin, por shpëton nderin.

Akuza për trafikimin e organeve i hapi rrugën kësaj gjykate. Sot ajo nuk ndodhet në aktakuzën kryesore. Akuza u zhduk si tymi, por oxhaku mbeti. Kosova vazhdon të mbajë damkën, ndërsa katër drejtuesit e luftës vazhdojnë të mbahen në Hagë.

Asnjë krim nuk duhet të mbrohet dhe asnjë viktimë nuk duhet të harrohet. Por drejtësia që zgjedh vetëm një anë dhe harrohet para arkivave të shtetit agresor, rrezikon të mos jetë më drejtësi, por politikë me mantel gjyqtari.

Më e dhimbshmja është heshtja e institucioneve tona. Disa heshtin nga frika. Disa nga interesi. Disa të tjerë presin me kënaqësi të fshehur një dënim, sikur burgu i drejtuesve të UÇK-së t’ua vërtetonte urrejtjen e vjetër ndaj luftës çlirimtare.

Ata harrojnë një gjë të vogël, por vendimtare: lirinë për ta kundërshtuar UÇK-në ua solli pikërisht UÇK-ja.

Kosova nuk duhet të turpërohet për luftën e saj çlirimtare. Duhet të turpërohet për deputetët që votuan nën presion, për institucionet që heshtën më pas dhe për politikën që servilizmin e quajti maturi shtetërore.

Më 16 shtator mund të gjykohen katër njerëz. Por atë ditë historia do të gjykojë edhe ata që e ngritën dorën, e ulën kokën dhe e quajtën këtë shtetësi.

Fadil Ferizi

Filed Under: Fejton

I was honored to join Congressman George Latimer at a recent meeting with the AHEPA organization

July 23, 2026 by s p

Valon Nikçi/

I was honored to join Congressman George Latimer at a recent meeting with the AHEPA organization and learn more about the incredible work they are doing to strengthen our communities.

A meaningful moments for me was meeting Tom Dusha, the chapter leader, whose parents immigrated from Albania in the 1920s. Having the opportunity to speak with Tom in Albanian was truly special—a reminder that our heritage and shared values continue to unite generations.

I was also grateful to gladly accept the invitation to become a member of AHEPA.

One of the greatest blessings of being involved in the community is the opportunity to meet remarkable people who dedicate their lives to making a difference. Every conversation teaches me something new, every story inspires me, and every connection motivates me to do even more for our communities here in New York and beyond.

Together, through collaboration, service, and civic engagement, we can build stronger communities and create a better future for everyone.

LET’S MAKE IT HAPPEN!!!

Filed Under: Komunitet

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 77
  • 78
  • 79
  • 80
  • 81
  • …
  • 3189
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • VINÇENC PRENNUSHI – NJË JETË MES FJALËS, BESIMIT DHE LIRISË
  • Kur Kristo Dako dhe Mihal Grameno i kërkuan Wilsonit të mbronte Shqipërinë
  • Demografia dhe gjeopolitika e Vilajetit të Kosovës në prag të Konferencës së Paqes në Paris (1919)
  • Triumfi kujtesës mbi diktaturën
  • Një mundësi e shkëlqyer për fëmijët shqiptarë
  • NËNË TEREZA, SIMBOLI I BASHKIMIT TË SHQIPTARËVE
  • “Memorandumi i SANU-së dhe projekti serbomadh: Doktrina ideologjike, luftërat shkatërruese dhe çështja e Kosovës”
  • “Shqipëria ka qenë toka e njeriut të lirë… e njeriut të ashpër dhe zemërmirë…”
  • FROM GONXHE OF SKOPJE TO THE UNIVERSAL MOTHER TERESA
  • “NJË ÇARJE NË PERDEN E SHQIPËRISË”
  • 𝐑𝐞𝐳𝐨𝐥𝐮𝐭𝐚 𝟓𝟐𝟐 – 𝐊𝐮𝐫 𝐊𝐨𝐧𝐠𝐫𝐞𝐬𝐢 𝐀𝐦𝐞𝐫𝐢𝐤𝐚𝐧 𝐧𝐝𝐞𝐫𝐨𝐢 𝐒𝐤𝐞̈𝐧𝐝𝐞𝐫𝐛𝐞𝐮𝐧: 𝐧𝐣𝐞̈ 𝐤𝐮𝐣𝐭𝐞𝐬𝐞̈ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐒𝐡𝐪𝐢𝐩𝐞̈𝐫𝐢𝐧𝐞̈ 𝐝𝐡𝐞 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐞̈𝐧
  • KUR POLITIKA E DITËS E BLLOKON SHTETIN
  • Join us as we celebrate the 7th Anniversary of Albanians Fighting Cancer USA!
  • Përfaqësimi politik i shqiptarëve në Mal të Zi
  • 10 VITE NGA SHENJTËRIMI

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT