• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

Poezia e Kudret Kokoshit këndon duke qarë…

October 27, 2013 by dgreca

SHKRUAN: ZYBA HYSEN HYSA/

Poezia është shpirt, ndaj poeti kur shkruan provon një orgazëm shpirti, sikur vdes dhe rilind brenda një çasti që vjen si vetëtimë dhe ikën si erë me stuhi duke lënë mbi letër vargje poezie… Poezia është ajo pjesë e shpirtit që del nga poeti pak nga pak për të shpëtuar vdekjen e tij, për të ndriçuar sytë e pa dritë dhe për të ndezur shpirtrat e fikur të njerëzve.

Kur marr në dorë një libër (nuk di pse e kam këtë ndjesi, të cilën e kam dëgjuar edhe nga Novelisti turk Orhan Pamuk), që në prekjen e parë të krijohet përshtypja se çfarë karati do të ketë ai libër. Mbase kjo është mistike, mollëzat e gishtave “lexojnë” duke prekur librin, mbase aty janë grimca energjie të shpirtit të autorit, që shkenca i quan kuante, të cilat veprojnë pa vetëdijen tonë mbi ne, japin e marrin sinjale, ne vetëm provojmë ndjesi, ashtu siç ndodh në dashuritë e vërteta, ku mendja e logjika jonë kurrë nuk i japin të drejtë zemrës, ndjenjën e luftojnë pamëshirshëm, por nuk ka deri më sot asnjë tru njerëzor të shpikë shigjeta aq të holla që të ekzekutojë kuantet, të cilat janë grimca energjie, që as shihen dhe as preken, ato janë përherë në lëvizje, aq sa hyjnë në trupin e njeriut, po aq dalin e shpërndahen në Univers, ashtu si bletët në zgjoin e tyre, derisa, po si bleta, që vjen një ditë dhe e braktis zgjoin e strehohet diku tjetër, edhe këto grimca energjie që ne i quajmë shpirt, vjen një ditë dhe dalin përfundimisht nga trupi i njeriut drejt universit për të gjetur “zgjoin” tjetër për të bërë ripërtëritjen…

Siç e shohim, tek ne ndikojnë energji që flasin pa fjalë, na sjellin ndjesi nga më të ndryshmet dhe më të habitshmet, ndaj duke menduar kështu u bindem ndjesive të mia në shumë aspekte të jetës, unë veç i shijoj ato…

Dua të them, se kur mora në dorë vëllimin poetik “Drithmë Jete” të Kudret Kokoshit, poet që unë kurrë nuk kam mundur ta takoj dhe ta njoh fizikisht, pa e hapur librin, preka cilësinë e lartë të poezisë së tij, ndjeva aromën e poezisë së tij, ndjeva peshën e lotit dhe dridhmat e shpirtit të tij pushtuan edhe shpirtin tim.

Kur ndërroi jetë poeti Ali Podrimja, kur ende nuk ishte gjetur trupi i tij, shkrova poezinë: “Në lumin e Lumit shkoi”, ku vargjet rridhnin mes lotësh. Ç’na shtynë të kemi këto ndjesi? “Një dridhmë athëtime më pushtoi shpirtin/ Mornica – mornica, dhembja trupin pulsoi/ Zemra papandehur u mbyt… ndryshoi ritmin/ Poet – poeti në lumin e Lumit të tij shkoi…/ Si vallë më ndodhi kjo gjendje kaq tronditëse/ Asnjëherë se kisha parë nga afër, poetin kosovar/ Mos vallë poezia mes poetësh bëhet lidhëse/ Muza mike e përbashkët, të bashkuar na mban…/ S’di, çfarë u shkëput nga brenda qenies sime/ Ndjej një dhembje që dhemb thikë më thikë/ Lotët më vërshojnë… qaj…  gjer në klithje/ Lot rrjedhin nga  librat e tij poezitë…”

Mes njerëzve ka lidhje mistike, e pse e shpjegova më lart, por shpjegim nuk kanë, se cfarë më shtyn mua të dergjem mbi poezinë e Kudret Kokoshit dhe të rri gjatë në kompjuter të hedh refleksionet e shpirtit tim?? Atëherë them se më e veçantë, më e thellë, më hyjnore, kjo lidhje është midis poetëve, sa shpesh ata ndikohen dhe në krijimtarinë e tyre, pa kuptuar.

Unë kam qenë me fat që përveç Naim Frashërit që më ka ngjallur dëshirën për të shkruar poezi që fëmijë dhe kurrë nuk munda të shkruaja atëherë, saqë edhe sot e ndjej atë rëndesë mbi shpirt , e cila më bëri që unë ta urreja poezinë dhe poetët e kurrë nuk lexova poezi, nuk doja të njihja jetën e tyre, kurrë nuk u afrova një poeti për të biseduar. Mbase tek unë ishte krijuar “urrejtje” e kjo bëri që unë dashje pa dashje u dashurova me poezinë, këtu mbase ka vend thënia e popullit: “Atë që urren, të behet fat.” Ishte një fat që për fat unë nuk u ndikova nga asnjë poet në shkrimin e poezisë sime, ajo është imja, krejtësisht imja.

Vitet që pasuan më kanë bërë që të trokas në vepra brilante poetike botërore dhe po kaq të mrekullueshme do të veçoja poetët e shekullit XX, poetët e ndaluar, të cilët kohët e fundit më kanë thithur me poezinë e tyre sikur duan të më plotësojnë atë kohë që unë nuk kam lexuar poezi.

Ardhja ime për të jetuar në Vlorë, më ka bërë të njihem me poezinë vlonjate të Ali Asllanit, Fatos Arapit, Hyqmet Meços, të poetëve të ndaluar nga diktatura, babë e bir,  Isuf e Dalan Luzajt, Miliano Stefa… e shumë tjerë të rinj e të vjetër e më në fund kam në dorë poezinë e Kudret Kokoshit, autor që e kam ndeshur gjatë studimeve të ndryshme, kur shkrova librin “Sharrajt në Jetën e Kombit”, në dokumente që vërtetojnë fillimin e vëllavrasjes me ekzekutimin e të riut Hazis Sharra, ku njëri nga ekzekutorët e Sharrës, ndër të tjera deklaron: “Aty u bë një debat i gjatë nëse duhej vrarë Kudret Kokoshi, i cili ishte anëtar i Qarkorit të Ballit, apo Haziz Sharra që ishte përfaqësues i Rinisë së Ballit. Pas shumë diskutimeve fituan ata që mbështesnin vrasjen e Haziz Sharrës, duke arsyetuar se po të vritej Kudret Kokoshi, Hazizi si njeri i aksioneve, do të merrte hak duke vrarë krerët kryesorë të Qarkorit komunist, kurse po të vritej Kudreti, e shumta do të shkruante disa poezi si njeri i penës që ishte…”

Ashtu siç më rrinte në mendje Isuf Luzaj, që edhe atë e kam ndeshur po në këtë studim, ashtu më rrinte si hije mbi kokë imazhi i tij prej një patrioti, ndër më intelektualët e kohës, poeti zemërbeharë, që të paktën, poezia i shpëtoi jetën për ta dënuar atë me vite internim deri në Austri e më pas me vite burgim në diktaturë, e gjer kur vdiq me një xixëllim të mekët pas vitit ’90, ku nga shtëpia e tij dëgjonte thirrjet e popullit në shesh “Liri – Demokraci”.

Kudreti u bë pjesë e bisedave të mia me miq e shokë. Një ditë tek bisedoja me Fari Shaskën, ish i internuar, në lidhje me poetin kujtonte: “Në vitin 1970 erdhi në Kocul bashkë me dy tjerë të persekutuar, Dino Alemin dhe Guriun e në bisedat tona, veç tjerash ai recitonte poezitë e tij. Aty ai tha se shumë poezi i mbante mend përmendësh, ai dinte përmendësh “Komedinë Hyjnore” të Dantes, ku fillonte e recitonte me pathops të madh…”

Kështu Kudreti, një ndër poetët misionar të asaj kohe, edhe pse krijonte shumë poezi, në dorëshkrime janë gjetur pak, pra vetëm një vëllim poetik, të tjerat, ose ia kanë sekuestruar, ose nuk ka mundur t’i hedhë në letër. Bah! Sa fatkeq poeti, edhe me shpirtin e tyre nuk mund të bëjë çfarë të dojë, por Kudreti ishte nga ata poetë që dinte ta ndrydhte shpirtin e tij, por kurrë t’ia përdornin të tjerët, siç bënë disa “figura” që shkelën me dy këmbët mbi shpirt për t’u bërë vegël e komunizmit e për fat të keq, ato “figura” akoma bëjnë “figurë” në fushën e letërsisë shqiptare, ku mjaft poetë e shkrimtarë të dënuar e persekutuar, vetëm përmenden ngandonjëherë, për të maskuar komunizmin e ri që lindi pas viteve ’90, një komunizëm, që zhveshi petkun “hyjnor” dhe doli me gjithë dhëmbët e fshehur prej vampiri dhe që prej 23 vjetësh thithi e thithi gjakun dhe mundin e shqiptarëve pa mëshirë, pa pyetur nëse ekziston popull, veç kush mund të hajë më shumë, kush mund të vjedhë më shumë… o Zot i madh, se çfarë është bërë këtu!

Të flasësh për figura të ndritura që i rezistuan furtunës komuniste me dinjitet, siç është dhe Kudret Kokoshi, është në nderin e gjithsecilit, se në radhë të parë u lehtësojmë pllakën e mermerte të varrit, ua çelim sytë pasardhësve për tu ndjerë krenarë dhe në radhë të tretë, por që ka rëndësi parësore, është detyrë patriotike me rëndësi kombëtare që brezat ta dinë të vërtetën e hidhur të Kombit tonë e të hapin sytë për të çuar në vend aspiratat e tyre për pavarësi dhe bashkim kombëtar.

Vëllimi poetik “Drithmë jetë” të fut dridhma në shpirt, por edhe të bën të ndjehesh krenar për pena të tilla që shkruajnë jo vetëm për të kaluar kohën, siç bëjnë shumica e poetëve të facebuku – t, por pena që lënë shenja të vyera për brezat.

Të shkruash për Vlorën, do të thotë t’i thërrasësh historisë, të shkruash për Vlorën, do të thotë t’i këndosh himn Flamurit, të shkruash Vlorës, do të thotë se i ke ndritur ballin Kombit…

Në një intervistë, thënë gazetarit Murat Gecaj, ndër të tjera jam shprehur: “Në Vlorë, ndjehem si në ndonjë vend të shenjtë… “, se vetë Vlora ka veti që të pajis me një lloj energjie, që ne e quajmë muzë, pa e kuptuar se nga vjen; nga Kanina, apo nga deti, nga shekujt, apo nga e ardhmja… Unë për Vlorën kam shkruar më shumë se për vendlindjen time, më shumë se për dashurinë, se Vlora është tempulli i Kombit tonë… këtu ka nisur udha… këtu është prerë kjo udhë… këtu duhet të rinisë për të mbërritur në triumfin e kombit. “Pasqyrë e stërmadhe, ku historia e Kombit shihet/ Nga përplasja e dallgëve/ Stërkala gjaku ngrihen…”, kam shkruar këto vargje në vitin 2002.

Çdo shqiptar duhet të vijë, të paktën 3 herë në jetën e tij në Vlorë, ashtu siç shkojnë besimtarët myslimanë në Mekë, Vlora është Meka e shqiptarisë. Cili erdhi në Vlorë e nuk u ndje krenar, cili lindi në Vlorë e nuk luftoi me zjarr…? “O Vlorë, Vlorë! Flamur, krenari/ Zemër e gjak e kombit heroik/ Ti që thyen pranga e shuan robëri/ Përherë më shfaqesh në vegim magjik!” do shkruante poeti Kokoshi të fillim të librit poezinë “Vlorës”

T’i shkruash Vlorës, t’i kujtosh heronjtë, se më shumë se Vlora asnjë vend nuk i ndjeu thikat e dhembjes, ndaj me shkrimet, poezitë i mjekojmë plagët me krenari shqiptari. “Të pashë atje, në Vlorë!/ Një flakë ta digjte zemrën/ Një këngë kishe në gojë:/ Unë fli do ta bëj jetën/ Që Komnbi i lir’ të rrojë.”, shkruan tek poezia “Luftëtarët e Kombit”, apo tek poezia “Epos” Me djersë e gjak për shekuj je vaditur/ Me djersë e gjak të bijve tu, Atdhe!/ Mbi ty rrebeshet shpesh jan’ përsëritur/ Po kurrë ti përkulur nuk u je… Ti, qe gjithnjë me llavë e shkreptima/ Si vullkan pate shfryrë për liri.”Dhe vargjet himn, do të thosha të poetit “Fuqinë ia rrëmbeva unë stuhisë/ Dhe me të mbrujta vargje për Atdhenë/ Prej zjarrit kur u dogja të lirisë/ Dhe Vlorës i këndova epopenë.”

Kurrë kombin ynë nuk ka pasur mundësi të mjekojë plagët deri në shërim e pse plagë mbi plagë, kombi ynë nuk u shua, me plagë të hapura ai është ngritur në këmbë e ka mbijetuar. Ai është si një lis që shekujt e kanë qëlluar me sopat pa mëshirë, i kanë prerë nga trungu krahët, por duke i prerë krahët, nuk kanë mundur të presin degëzën e majës që sheh drejt lirisë dhe të shkulin rrënjët e lëshuara në tabanin shekullor.

“Dhe kur shpatën mishrave ta futën/ Në re, sërish u ngrite më krenar…/ U turrën bijtë e tu Shqipëri kreshnike/ Në krye, shpatën zhveshur, Skënderbeu!” shkruan tek poezia “Epos”. Në pak vargje një histori e gjatë, një histori e madhe, sa e lavdishme, aq e dhimbshme, ku betejat përfundonin me fitore, ku fitoret prisnin beteja pa fund gjer në atë vjeshtë të tretë, që si thotë autori në poezinë “Një ditë në vjeshtë” në disa vargje: “Unë pashë një ditë vjeshte një flamur bërë çika – çika/ Një flamur me shkabë të zezë, që qe prerë me njëmijë thika…/ Oh, than’ zemrat, oh, sa bukur mbi Vlorë shkaba valon!/ Unë pashë një ditë vjeshte epopenë e kombit tonë”.

Një pavarësi e brishtë “flamuri çika – çika” pra vetëm në një copë Shqipëri, por që vendosi atë pak fat për të mos u fshirë nga harta e botës e bëri Lufta e Vlorës së 1920 – ën, ku bijtë e Vlorës dhe të mbarë Shqipërisë luftuan duke kënduar, duke rënkuar, se lufta është një këngë e dhimbshme, por mort është robëria. “Kush lufton mbi ata brigje? Oh, kush vdes duke kënduar?/ Kush tha – Rroftë Shqipëria? Kush këndon duke rënkuar?/ Kan’ vendosur a të shuhen, a të hyjn’ doemos në Vlorë!” thuhet në poezinë “Epope”

Figurën e Neronit, perandorit romak, nga më mizorët, ashtu siç e ka përdorur edhe Isf Luzaj, për të cilën dhe u burgos, që simbolizon mbretin zog, edhe Kudreti Kokoshi, sigurisht me atë simbol e ka dhënë, por shumë mirë do t’i shkonte më për shtat Enver Hoxhës, se më mizor se ai nuk ka parë “Neron” tjetër ky vend, një Neron që fliste shqip, një Neron që vërtet e ktheu Shqipërinë në ferr, ku Dantes nuk do i duhej shumë rrugë për të bërë në botën e përtejme, se ajo botë kishte ardhur ndër ne. “Zjarri shpërthen e skuq natën e qetë…!/ Në frenezin’ e egër prej mizori/ Romaku perandor ndihet poet…”

Historikisht në shekujt e robërisë më të robëruarat kanë qenë gratë shqiptare. Ato e dinin që kur lindnin foshnjën se djemtë e tyre, kur të rriteshin do të ishin kurban të lirisë e ato me këtë i ushqenin qysh në djep parmes ninullave; “Fli… bir’ i nënës, fli… / Të më rritesh për Shqipëri…” Të rralla nëna i këndojnë fëmijëve ninulla të tilla, të rralla gra e përballojnë dhembjen e garave shqiptare. Sa nëna shqiptare kanë parë djemtë e vrarë, sa nëna janë përdhunuar në sy të fëmijëve, sa vajza janë masakruar e më pas janë vrarë, sa e sa ka duruar gruaja shqiptare e sa trimëri ka shpalosur duke luftuar përkrah burrave… Nuk llogaritet… sikur veç mallin të peshojnë nga rrëmbimi i bijve dhe syrgjynosja e tyre në kampe e burgje nëpër botë, vite e vite e së fundmi nga bijtë e zhdukur nga Serbi gjakatar, ku nuk kanë dhe një pllakë varri të shkojnë t’i qajnë bijtë e tyre… malli shtresohej dhe loti terte sytë, shpirti errësirë e frikshme për të jetuar, pa gëzime, pa këngë, veç vaj e lot, ku veç shpresa xixëllonte mekët, ajo shpresë që i mbante gjallë, ndaj poeti do shkruante në poezinë “Gruas shqiptare” vargje adhuruese: “E bukur je dhe trime, o e pandara/ Shoq’ e shqiptarit, nër gëzime e vdekje… Në syt’ e tu të thellë, si shpirti i Kombit/ Vrejtoj pavdekshmërinë e fisit tonë… /O perëndesh’ e Shqipërisë, o trime/ Grua shqiptare që s’pranon kurrë zgjedhë!”

Një shoqëri e zhvilluar njihet te respekti dhe dashuria për femrën, si pjesa më e brishtë e shoqërisë, si pjesa që shpalos bindshëm humanizëm dhe dashuri njerëzore të mbrujtura natyrshëm në zemrën e saj. Ajo shoqëri, ai komb që nuk e ruan këtë respekt, kurrë nuk ka zhvillim, kurrë nuk ka mirësi, se çdo gjë fillon nga respekti ndaj vetes dhe të respektosh veten, në radhë të parë duhet respektuar ajo që të lindi e që të rriti, më pas respekti dhe dashuria shpërndahet kudo, pa dashuri dhe respekt, nuk ka zhvillim shoqëror, duhet të duash, që të sakrifikosh mundin e djersën tënde për hir të dashurisë, se dashuria është përkushtim ndaj asaj që do, por në një shoqëri siç është shoqëria shqiptare, ku asnjëherë nuk ka mundur të jetë vetvetja e jo më të dojë vetveten. Kohërat herë na vishnin, herë na zhvishnin kostumet e tyre e gjatë kësaj veshje e zhveshje, u ftohëm, u mardhëm, na ngrinë tiparet tona shqiptare dhe kjo bëri që ne të mos njohin vetveten.

Vetëm të mençurit dinë të vlerësojnë femrën, të adhurojnë nënën, motrën, gruan, miken… vetëm të mençurit u këndojnë himn që të gjithë të çelin sytë e të ngrohin shtatin e mardhur nga veshjet e zhveshjet e kohëve antikohë për shqiptarët. E nuk mund të rrish pa lotuar nga vargjet e Kudret Kokoshit për nënën, për motrën, për gruan, për dashurinë… saqë them me ngazëllim “Sa mirë që jam grua, jam nënë, jam motër, jam mike…!”

“Një fat mizor prej vitesh na ka ndarë/ Dhe dergjemi në mall që s’ka të thënë/ Oh, ku të kam, oh, ku të kam, o nënë/ Të fshi’ me buzë lotët që ke qarë!… Nënë, sa ty tjetër krijesë s’dua!/ Të jem vetë plak e ti gjithmonë e re/ Sa dëshiroj të marr rrudhat e tua!”

 

Seç më kujtohet një këngë popullore e Librazhdit, që këndohej shpesh nëpër odat tona: “Qaje moj lule beharë/ Siç qanë motra të vëllanë…” teksa lexoj poezinë “Motra “ të këtij poeti dhe më vjen mirë që një vëlla e ka shprehur me dufin e shpirtit dashurinë dhe lidhjen e pazgjidhshme motër – vëlla, por e them me bindje që shpeshherë vëllai nuk e kupton marrëzinë e dashurisë së motrës, se për vetë faktin që ai jeton gjatë në gjirin e familjes e motra ndërron vatër e mallohet për kujtimet e saj, të cilat nuk mund ti zëvendësojë as me një jetë nga më të bukurat që mund të kalojë në familjen e burrit, por si duket largimi i autorit nga familja, larg, në internim e në burg, i dha shkas ta kuptonte më mirë motrën, ta vlerësonte me vlerën që ka dashuria e saj e veç kësaj, ai ka qenë një njeri intelektual dhe me një shpirt të ndjeshëm poetik.

Po kështu më vijnë në mend vargjet e poetit vlonjat, Dalan Luzaj, ku në katër vargje kushtuar motrës, ai jo vetëm që shpreh dashurinë, por dhe vlerësimin e saj: “Motra ka krahë e të vjen/ Motra, pas nënës na bëhet nënë/ Motra, ka zemër e të ndjen/ Motra brenda shpirtit të gjen.” Ndërsa poeti Kudret Kokoshi, jo vetëm i thur vargje kujtimeve të fëmijërisë, por bisedon me të parmes vargjeve duke kaluar ditët, netët e vitet e burgut të egër komunist në Burrel e kjo është provë e madhe e dashurisë së tyre njerëzore. “Motër! Sa lehtë/ Sa ëmbël udhëton në zemrën time/ Ky emër drithëronjës porsi fletë/ Që përkëdhel puhia/ Në të mermet agime/ Ky emër i dlirë/ Si rreze dielli që s’përlyhet kurrë!… Edhe të mitur ishim/ Në lodra gjithë gaz kohën kalonim/ Pa brenga e pa mendime/ Dhe vraponim e vraponim/ Në kaltërsinë e qiellit!… Me ngashërim në shpirt e lot’ në sy/ Të thirra në vetmin’ e dëshpëruar!…/ Ca pika loti, ( jo i dëshpërimit) është çlodhës/ I ëmbël, përkëdhelës për çdo zemër…” dhe më poshtë pasi kalon si një film lodrimet fëminore, edhe grindjet mes tyre i duken mjaltë e për t’i dhënë zemër motrës, për ta qetësuar atë dhe veten, ai përshkruan pranverën, shpresën e jetës, se një ditë do të ishte i lirë dhe vendi do çlirohej nga gaforrja komuniste. “E bukur është jeta, motra ime!/ Shiko si qesh natyra me pyjet që këndojnë/ Me lulet ngjyra – ngjyra/ Është pranvera, është pranvera motër!…/ Është jeta motër! Mua m’ep t’ëmbla ndjesi/ Edhe tash që jam me thinja dhe rrudha…/ Motër!/ Ky emër i dëlirë/ Si rreze dielli që s’përlyhet kurrë!”

Nëna, motra ishin për të ngushëllim, bisedë në vetmi, dy dashuri që kurrë nuk veniten, ato janë po aq të gjalla dhe te pastra edhe kur nuk i kemi pranë, edhe kur i harrojmë të përfshirë në vorbullën e kënaqësisë, apo të dhembjeve të jetës, pak të trokasësh në portën e mallit shpërthen dashuria e tyre, një dashur pa shpërblim, një dashuri që kurrë nuk konsumohet, nuk ndryshket, “s’përlyhet”, thotë autori. Kështu poeti me forcën e imagjinatës së tij shpërthen dyert e blinduara të burgut, sa më shumë e burgosin poetin, aq më e lirë bëhet zemra e tij, shpirti i tij prej dallëndysheje fluturon folezës së kujtimeve dhe në ato vende që asnjë nuk i di. Poeti qesh duke qarë e qanë duke qeshur, poeti është i lirë edhe në burg, poeti është më shumë i pasur në varfëri, poeti dallon dritë dhe në errësirë, shikon errësirë dhe në dritë, poeti është gjallë dhe i vdekur, poeti është i vdekur edhe në mes të gjallëve… poeti është poet dhe kështu ka qenë dhe Kudreti…

Burgosja, internimi, persekutimi i inteligjencës shqiptare prej armiqve të kombit e lanë kombin pa frymë, pa dritë, në errësirë, ku lakuriqët e natës fluturonin të lirë e dihet, lakuriqët nuk e durojnë dritën, ndaj dritën e burgosën e një dritë e burgosur shton dritë që kur të vijë koha e dritës, lakuriqët jo vetëm nuk dalin të fluturojnë më, por do të ngujohen nëpër shpellat e tyre.

Me gjithë këtë shkëlqim të dritës së shpirti të tyre, ata burra shqiptarë, për hir të së ardhmes së Kombit, humbën familjet, fëmijët, humbën dashuritë, ku njerëzit lakuriqë ngritën kurthe, bënë shantazhe duke gënjyet dhe mashtruar për nderin e grave në një anë dhe për “krimin”e të burgosurve nga ana tjetër dhe sa familje u shkatërruan, sa fëmijë mbetën jetimë, gjë që do i përjetonte dhe poeti intelektual i Vlorës martire. Dhembjet e ndarjes nga e shoqja, unë nuk ia shoh të plotë në poezi, ai nuk ka pas gjetur fjalë për t’i shprehur ato, apo ndarjes nga fëmijët. A ka fjalë fjalori? Jo, as unë nuk i gjej dot, se poshtërsia e njerëzve që ndërhyjnë për të shkatërruar një familje, gjuha shqipe nuk ka fjalë të përshtatshme për të dhënë vërtetësish ligësinë e tyre, e për pasojë nuk ka edhe për të përshkruar dhembjen e ndarjes, megjithatë, në momente “prehjeje”, poeti shkruan: “Në zemrën time akoma/ E dashur, më jehojnë/ Fjalët që ti më the:? ‘Unë agimin e parë/ e përshëndes e lumtur/ Me zemrën që më rreh për ty!’/ Kujtoj ata dy sy/ Ata dy sytë e tu/ Që s’janë as të bruztë, as blu/ Por kanë nga çdo ngjyrë diçka/ Dhe më kumbon në zemër/ Emri yt, Esma.”, do shkruante në poezinë “Kujtoj”, apo  vargjet e poezisë “Përgjigje një letrës” ku thotë me gaz e dëshpërim: “ Kaq thellë në zemrën time, kaq thellë më je futur/ O ti, që ke një emër me tingull të këputur.”

Në poezinë “Ishte një mbrëmje vere” jepet thellësisht i dashuruar edhe në ndarje… “U ndamë/ Si dy të huaj/ Ti bashkë me “atë” shkove krahë për krah/ Unë fill vetëm mbeta/ Dhe zemra ime t’thirri/ “Esma… Esma!…/ Ishte një mbrëmje vere në Tiranë.” Dhe në poezinë “Nuk të urrej” poeti shprehet i sinqertë: “Vetëm një kujtim të hidhur…/ Ja se ç’je ti sot për mua!/ Nuk të urrej/ Po… as të dua/ Në shpirt thellë ndoshta ndjej/ Pak keqardhje… Vetëm kaq.”

 

Për fëmijët është e vështirë të shkruhet, se fëmijët janë vetë poezi, sa herë mundohem të skalit fëmijët e mi nëpër vargje, zemra m’i përqesh ato, shpirti gajaset, e unë hedh lapsin tej dhe ndjej ritmin e zemrës e këngën e shpirtit për fëmijët e mi. Oh, çfarë fati është për femrën të bëhet nënë! Nuk ka ndjesi më të bukur se të qenit nënë! Një dashuri mes çiftit mund të mbarojë, por dashuria për fëmijën kurrë, ndaj vetëm ata që kuptojnë dashurinë njerëzore, edhe pas ndarjeve të çiftit, fëmijët mbeten të përbashkët. Nuk kish si të mos fliste parme vargjeve për fëmijët që ishin larg… “Oh, fjala s’mjafton për të thënë/ Atë që në shpirt unë ndjej…Oh vogëlush!/ Unë fjalë nuk gjej të them ngrohtësirën/ e zemrës që më rreh me furi…”

Shekulli i kaluar shkoi i mbytur nga dhembja e plagës së hapur prej djallit të veshur me vel engjëlli, prej një djalli që për shpirt kishte Luciferin. Të gjithë e ndjejnë këtë dhembje edhe sot, shumë më shumë poetët.

Poeti vuan edhe nga lumturia, por nga mizoria ai vdes e ngjallet për ditë dhe nga këto shndërrime kaq të shpeshta e të shpejta krijohen fërkime, ashtu si urori me strallin, ku shkëndijat e rrufeshme, ashtu si eshkë ia ndezin shpirtin flakë që ndriçon e përvëlon njëherësh, një flakë që e shkrin poetin si qiri për të ndriçuar pasardhësit ku të shohin qartas të kaluarën, të vlerësojnë të tashmen dhe ta mendojnë mirë të ardhmen.

Në poezinë e tij, autori prek realen për të dhënë universalen, se ndjenjat njerëzore një janë në gjithë globin, vetëm mënyra e të shprehurit me shkrim, na i shpalos qartazi bukuritë e tyre, vlerën dhe mrekullia e të qenit njeri. Në poezinë “Kthimi”, të cilën e shkruan kur kthehet pas 20 vjetësh nga burgu, vetëm një që ka vuajtur Burrelin me vite e vite mund ta kuptojë më mirë këtë poezi. “Tashti që thell’ shënuar ma kanë rrudhat ballin;/ Tashti që më në zemër s’më qesh vegim’ i parë/ Tek ti, shtëpi, që ndezur në shpirt ma ruajte mallin/ Po vij me hap të heshtur i mjerë prej vitesh ndarë./ Po vij ashtu siç isha, sado që dukem tjetër/ Me flokë që jan’ thinjur dhe sytë që s’kanë lot…/ Pas vitesh kthehem tek ti, shtëpizë e vjetër/ Me vrullin e dikurshëm që nuk e përmbaj dot…/ O ëmbëlsi kujtimesh në zemrën e trishtuar!? O mall prej vitesh ndrydhur në fund të shpirtit tim!”

Por krahas dramës së tij shpirtërore, ai kurrë nuk ra në pesimizëm, i mbushur me shpresë dhe me besim që do vijë koha që brezat do i japin të drejtë dhe do vijë koha e lirisë, koha e shqiptarisë… “Mendime e shpresa hapat me vrull i shoqërojnë/ Dhe buza që s’më qeshi tashti çelet në gaz.” Dhe në vuajtje, dhe kur shpresa nuk shihet as në horizont, ai përsëri jeton me shpresën të mbrujtur me plot dashuri njerëzore. “Jetova jetën pak e vuajta shumë/ Por dhe në vuajtje prapë dashurova/ Dhe kur të bie të fle të fundit gjumë/ Oh! Mos pandehni jo se unë pushova/ Ju mos pandehni jo, se do hesht fare/ Në varr të zi kur eshtrat të treten/ Sepse në vargun tim shkreptimtare/ Të rrahjes zemrës time do të mbeten.”

Vlorë, 26. 10. 2013.

Filed Under: Kulture Tagged With: kudret Kokoshi, poezia, Zyba Hysa

A mund të na vlerësojnë studentët?

October 27, 2013 by dgreca

Shkruan: Arjan Th. Kallço/Pedagog ne Universitetit “Fan S. Noli/ Korce/

Ndoshta do të ishte një nga pyetjet së cilës do t’i druheshin të gjithë pedagogët e universiteteve shqiptare, të brendshëm dhe të jashtëm, pasi do të shihnin dhe lexonin pas saj vetëm shenjëat e dallueshme të hakmarrjes apo ndëshkimit ndaj atyre që nuk zbatojnë porosinë e partisë. Më ka ndodhur shpesh të pi kafe me studentët dhe në bisedë e sipër ato nuk mund të mos preknin figurën e pedagogut dhe të institucionit ku ata mësojnë. Është e pashmangshme kur me to lidhet jeta e përditëshme dhe padyshim e ardhmja e tyre. Por një profesionist i mësimdhënies nuk mund t’ia lejojë vetes që të ulet dhe të diskutojë për këto probleme me çfarëdo studentë. Disa gjëra duhen ndarë, sepse në masivizimin primitiv të universiteteve shqiptare nuk mund të tërheqësh mendim prej atyre që duket se në shkolla i kanë çuar me zor, apo që vijnë të mësojnë se çfarë është universiteti. Problemi komplikohet më shumë kur në mes hyn politika, sepse sheh tek ata kontigjentin e votuesve faktikë apo të ardhshëm. Në gjithë këto vite asnjë grupim politik nuk mundi t’ia dalë dot që ta shkëpuste ndikimin e vet edhe në institucione që në bazë të tyre nuk kanë dhënien e një vendi të punës, por pajisjen me dije të brezit të ri. Fushatat elektorale kanë ende shijën e hidhur të përdorimit thjesht për interesa elektorale të shkollës shqiptare, kur me ligje është krejtësisht e ndaluar. Por ligji vepron për kundërshtarët dhe jo për pushtetarët. Nëse do të votonim në një sondazh në Shqipëri mes fjalëve të panumërta, shpesh të mara hua nga ndonjë gjuhë e huaj, do të kishte padyshim fituar status të veçantë REFORMA. Nuk ka ditë që të mos e dëgjosh në televizionet tona, nga të gjithë ata që nëpër ekrane, duhet apo s’duhet, dalin dhe e përdorin fjalën me vend e pavend. Bëhet më e dhimbshme kur reforma nënkupton heqjen nga puna të njerëzve për arsye politike dhe jo për mangësi të theksuara formimi. Përvojat e hidhura të rotazionit shqiptar nuk janë veç shëmbëlltyrat e një papjekurie të klasës poltike që luan gjithmonë me fatet e qytetarëve dhe të militantëve. Po rikthehem temës së artikullit, pasi edhe këtu qeveritë na kanë ofruar skandal pas skandali, ku pas tyre fshihej thjesht largimi “ i motivuar” nga puna. Këto oferta bëhen vërtet qesharake kur marrin seriozitet në gojën e zyrtarëve që vendosin mbi fatin e vartësve. Në një prej bisedave me kolegë mësova se u ishte kërkuar studentëve që të vlerësonin figurën e pedagogëve dhe me të drejtë nuk e pranova një vlerësim të tillë, sepse nuk duheshin përfshirë në këtë risi të gjithë studentët. Për më tepër kur dihet tashmë se cili është niveli i tyre dhe i universiteteve tona. A mundet që të na vlerësojë çdo student? Përgjigjia ime është kategorike edhe sot, në asnjë mënyrë.. Është e pamundur që të bëhet një vlerësim objektiv, kur dihet se çfarë qëndron pas atij vlerësimi. Një histori e tillë filloi edhe me mësuesit e shkollave të mesme për të hequr të gjithë ata që janë kundërshtarë dhe që nuk i kalojnë nxënësit sipas porosive të DAR-it. U ngritën grupe edhe me prindërit që do të parapëlqenin, pa i njohur fare si profesionalisht mësuesit, që të jepnin mendimin e tyre për këtë risi. Përsëri tregova skepticizmin e qëllimit, pasi arsyetimi është edhe më logjik me nxënësit e shkollave parauniversitare. Cila do të ishte përzgjedhja edhe nga prindërit? Do të përzgjidheshin ata që u ishte kërkuar nga DAR-i apo politika dhe do të futeshin në gijotinë kundërshtarët. Nuk do shumë mend që këto marifete e kishin zanafillën nga të tjera zyra. Këto ditë lexova një artikull që një risi e tillë do të shfaqet edhe në universitetet italiane dhe vlerësimet e studentëve do të kenë peshë për fatin e tyre. Nuk besoj se pas kësaj risi do të fshihet ndonjë hile alla shqiptarçe, pasi si në shkollat parauniversitare dhe të larta vendet e punës fitohen me konkurse dhe jo me tesera apo militantizëm. Por nuk besoj se do të merrte nuancat shqiptare për faktin se politika nuk mund të ndërhyjë brutalisht si tek ne. Por edhe për një fakt tjetër të rëndësishëm, sepse në to bëhet shkencë dhe konkurrenca me simotrat europiane do t’i nxirrte fare jashtë loje. Është çështje besueshmërie dhe largpamësie. Pra universitetet italiane mund ta futin këtë risi me synimin kryesor të përparimit. Në disa prej shembujve parashikimet dolën mëse të qarta, u vlerësuan disa pedagogë më një rrogë të plotë më shumë sepse përmbushën pesë parametra : qartësia e shpjegimit, aftësia e profesorëve të stimulojnë vëmendjen tek lënda dhe gadishmëria e tyre për ndihmë. Po tek ne a ka ndonjë vlerësim të tillë nga vetë drejtuesit e universiteteve tona? A u ka shkuar ndonjëherë në mendje që në reklutime të zbatohen disa kritere të domosdoshme? Nëse u hedh vetëm një sy universiteteve private dhe shtetërore do ta krijosh një mendim të drejtë tek faktori përvojë dhe rëndësia e tij në dyert e “qëndra të shkencës”.  Një fakt tjetër flet për vlerësimin e pedagogëve të universitetit të Padovës në lidhje me rinovim kontratash me motivacionet  : të vonuar, pak të gatshëm, të pagjetshëm. Por skepticizmi im përsëri ngre krye me të drejtë edhe aty ku ka një traditë të gjatë. Nga votimi në department stafi u nda në dy grupe pro dhe kundër. Njëri prej dy pedagogëve të cilëve nuk iu rinovua kontrata u shpreh : Epoka jonë është griline (emir i liderit të një parti politike italiane), minorancat bërtasin dhe fitojnë. Një tjetër shembull vlerësimi korrekt në një qendër shkencore e sjell universiteti i Xhenovës lidhur me rritjen e pagesës për prodhim shkencor, për aftësi organizative dhe didaktikë. E ndërsa më vijnë në mendje fjalët e hidhura të një kolegu që për universitetet tona mjafton përthithja e njohurive që krijon bota. Në universitetin e Milanos u zgjerua sfera e kërkimit të mendimit, edhe të regjistruarve që nuk e frekuentojnë universitetin. Pyetësori u vendos on line dhe është i detyrueshëm për të gjithë studentët, sepse nuk hyjnë në provim. Në universitetin e Bergamos u kërkua me të drejtë që të vlerësohet çdo leksion i dhënë nga pedagogët.
Kush e frekuenton universitetin publik paguan dhe është e drejtë që të pretendojë cilësi dhe pyetësorët janë mjet që të arrihet kjo gjë – thotë një prej rektorëve. Por sondazhi shkon edhe më tej, në universitetin e Pizës kërkohet mendimi edhe i pedagogëve të huaj dhe që të marrin përshtypjet e drejta futen edhe mes studentëve, duke pirë kafe me ta. Këto janë disa nga shembujt që universitetet italiane futën apo synojnë të futin në të ardhmen. Natyrisht ka edhe në to pedagogë që nuk janë dakord, sepse rrezikohet që të përfundojnë sondazhet si në shembullin famëkeq shqiptar, kur nuk ndahet shapi nga sheqeri, por kanë të tjera qëllime “reformat”. Këto ditë Ministria shqiptare e Arsimit iu rikthye konkurseve për emërimet e drejtuesve dhe bën shumë mirë, por duhet ta zbatojë me seriozitet fjalën KONKURS që të mos e futim në fund të këtij viti mes fjalëve që janë vetëm fjalë dhe nuk kanë asnjë peshë. Konkursi i drjetë dhe jofiktiv detyrimisht duhet t’i përfshijë të gjitha shkollat, mbi të gjitha universitetet, pasi vlerësimi për një element të CV nuk mund të jetë kurrë i drejtë, por duhen parë në kompleksitetin e saj.

Filed Under: Komente, Kulture Tagged With: a mund te vleresojne, Arian Kallco, studentet

PËRUROHET VEPRA E PROF.MATEO MANDALA, RRETH LIBRIT TË DYTË TË SHQIPES SË SHKRUAR

October 26, 2013 by dgreca

Nga Prof. Murat Gecaj/

Së bashku me z.Sadulla Zendelin-Daja, studiues dhe zv.kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve, Artistëve e Krijuesve Shqiptarë, “Papa Klementi XI –Albani”-Suedi, morëm pjesë në përurimin e veprës së  arbëreshit, prof.dr. Matteo Mandela, “Lekë Matranga: njeriu, koha, vepra” (Rreth botimit kritik të varianteve- dorëshkrim e të shtypur- të veprës, “E mbësuame e krishterë-1502”).Tubimi u organizua në sallën “Aleks Buda” të Akademisë së Shkencave dhe merrnin pjesë: akademikë e profesorë, punonjës të arsimit, kulturës e shkencës, poetë e shkrimtarë, nga media e shkruar dhe ajo elektronike e të tjerë. Gjithashtu, ishin kryetari i Akademisë së Shkencave, prof. Muzafer Korkuti-Akademik dhe drejtori  i Muzeut Historik Kombëtar, prof.dr. Luan Malltezi. Në fjalën e hapjes, prof.dr. Valter Memisha, nga Instituti i Gjuhësisë e Letërsisë, theksoi se kjo vepër i kushtohet librit të dytë të historisë së shqipes së shkruar. Ai u botua vetëm 40 vjet pas “Mesharit” të Gjon Buzukut, hartuar nga një autor i Horës së shquar Arbëreshe. Me atë janë marrë studiues të ndryshëm shqiptarë, si Kolë Ashta, Selman Riza, Dhimitër Shuteriqi e të tjerë.  Ndërsa punimi i prof. Mandelasë është më i plotë e më përfshirës, duke u ndriçuar shumica e çështjeve, që kanë mbetur të hapura ose të pazgjidhura, nga studiuesit paraardhës. Me këtë rast, folësi shprehu edhe nderimin e bashkëpunëtorit të tij të ngushtë arbëresh, prof. Francesko Altimari.  Ndërsa dr. Gëzim Gurga, i cili diskutoi në këtë tubim përurues,   ka bërë mjaft shqipërime të kësaj vepre.Me interes u ndoqën edhe diskutimet rreth kësaj vepre të prof. Mandelasë, paraqitur nga akademikët  Et’hem Lika e Floresha Dado, prof. Shaban Sinani, prof.Anila Omari e prof. Evalda Paci. Një studim rreth kësaj vepre kishte dërguar edhe prof.dr. Bardhyl Demiraj. Ata nënvizuan se vepra e Matrangës paraqet një realitet gjuhësor të kohës dhe  libri i Mandelasë, për të cilin punoi me ngulm 20 vjet,  është një model i studimeve albanologjike. Në mbyllje të diskutimeve, autori prof. Mandela i falënderoi folësit e pjesëmarrësit dhe shprehu mendimin se lipset një rilindje në studimet e autorëve të vjetër të shqipes.Në hyrjen e librit të tij, venë në qarkullim nga SHB “Ombra GVG”-Tiranë,  ai ka shkruar se interesi për studimin e veprës së Matrangës i kishte lindur qëkur ishte student, në vitet 1980-1984, pra gjatë kërkimeve të zhvilluara prej tij në Arkivin historik të eparkisë së Horës së Arbëreshëve dhe të dioqezës së Monreales. Për herë të parë, libri u botua në Itali, në vitin 2004. Autori bëri krahasimin e të dhënave të mbledhura prej dy burimeve: arkivore dhe tekstore. Atij iu desh të kapërcente edhe studimin e botimit të shtypur, që rëndohej më shumë nga e vetmja ksombël, që njihej deri atëherë dhe që ruhej në Bibliotekën e Vatikanit. Po kështu, ai u përball edhe me vështiraësi të tjera, të cilat i kaloi me vullnet e këmbëngulje. Në këtë punë mjaft të frytshme, ai pati bashkëpunim e shkëmbim mendimesh me disa studiues të njohur arbëreshë, të cilëve iu drejtua me mirënjohje.

***

Matteo Mandala është profesor i letërsisë shqipe dhe drejtues i studimeve albanologjike, në Universitetin e Palermos-Itali. Janë të njohura disa vepra dhe studime të tij, një pjesë e të cilave ndodhen edhe në Bibliotekën Kombëtare-Tiranë. Përveç  veprës, që përmendëm më lart, shënojmë këtu se ai është autor i disa librave dhe studimeve të rëndësishme për historinë, kulturën dhe letërsinë arbëreshe, në veçanti dhe atë shqiptare, në tërësi.

Me studimete e tij filologjike, ka arritur të zgjidhë çështjen e Kodikut të Kieutit, të botimit shkencor të veprës së Xhuzepe Skiroit e  të veprës së Gavril Darës, si dhe të shumë autorëve të tjerë arbëreshë. Disa muaj më parë, ai përuroi në Tiranë veprën tjetër të tij, “Studime filologjike për letërsinë romantike arbëreshe”, organizuar nga Akademia e Shkencave e Shqipërisë, Instituti Italian i Kulturës, Tiranë dhe shtëpia botuese “Naimi”.

 

Tiranë, 26 tetor 2013

 

Filed Under: Kulture Tagged With: Mateo Mandala, Murat Grcaj, ne Tirane, Promovohet

NJË PREZENTIM I GJITHANSHËM KULTUROR SHQIPTAR NË VARA TË SUEDISË

October 25, 2013 by dgreca

Shkruan:  Sokol Demaku/ Suedi/

Me ftesë të Këshillit komunal të kulturës së qyteti Vara në Suedi, anëtarët e Qendrës Kulturore Shqiptare Migjeni nga Borås i Suedisë mbremjën e 25 tetorit 2013 prezentuan më dinjitet Kulturën dhe Gjuhën shqipe për miqt suedez në një mbremje kulturore organizua nga Këshilli komuanl i kulturës këtu e ku pjesëmarës ishin disa shoqata kulturore suedeze.

Ishte kënaqesi të jesh pjesëmarës i një manifestimi të tillë kulturor, në mesin e miqëve suedez në një mbremje te tillë kulturore, ku temë boshte ishte kultura dhe basahkëpunimi ndërkultoror mes shoqatave kulturore që veprojnë në qutete të ndryshme në Suedi.

Anëtar të Krysisë së QKSH Migjeni nga Borås, në fillim miqtë e pranishëm suedez i informaun për punëne e tyre, kulturën, gjuhën dhe traditën shqiptare në poërgjithësi, të cilët treguan një interesim të jashtëzakonshëm, për gjuhën, kulturën dhe traditën shqipe, pastaj ata i infomuan të pranishmit me punën dhe aktivitete e kësaj shoqate kulturore me seli në Borås.

Ishte mjaft impresionues për ta puna e anëtareve të shoqates dhe prezentimi i të arriturave të shqiptareve në Borås me rrethinë, botimi i revitës Dituria,  ku më këtë rast Bibliotës së qytetit Vara iu dhuruan nga dy egzemplar të cdo numri të revitës, pastaj prezetimi i punës së radio Diturisë dhe fillimi i punës me kanalin TV në gjuhën shqipe TV Dituria.

Lidhur me këte¨para të pranishmëve u shfaq një film dokumentar i punuar nga ana e redaksisë së TV Dituria mbi punëne e anëtareve të kesaj shqotate si dhe punëne e TV dhe radio Diturisë në Borås të suedisë.

Temë boshte këtë brëmje ishte kultura dhe kultura e veshjes shqiptare. Lidhur më këtëu shfaqen sekunca nga filmi dokumnetar “Veshja tradiocionale shqiptare ne Kosovë” punuar sipas skenarit dhe idesë së Bora Balaj nga “Bora fashion”.

Interesim të madh tek të pranishmit zgjoj qështja e gjuhës shiqpe e ku u parashtruan pytje të shumta lidhur me këtë si dhe për kulturën dhe traditën e shqiptarëve në përgjithësi.

Besojmë se takime te tilla me shoqtat suedeze dhe miqtë suedez ia vlenë të kemi sa me shumë në te ardhmen në menyrë që të njejtit të kenë dhe marrin sa me shumë informacione për gjuhën, kulturën dhe traditën shqitare.

Interesim të vecant tek të prnaishmit zgjoj puna me fëmije dhe të rinje, organzimi i pritjes së Vitit të ri, ardhja e babadimrit kosovar në Suedi dhe shpërndarja e dhuratave për fëmijët shqiptar, krejt kjo një vepër dhe punë e  vyer e anëtareve të QKSH Migjeni në Borås.

Bëri jehonë puna e me prezentimin e veshjeve kombëtare shqiptare në Borås të Suedisë, vite më parë, nga fotot e prezentuara për mysafirët në Vara.

Besojmë se edhe në të ardhmen këta njerëz të vyer të traditës dhe kulturës edhe ne vende tjera dhe qytete tjera do jenë prezetn me një prezentim  të tillë të kulturës sonë.

Filed Under: Kulture Tagged With: prezantim ne Vara, Sokol Demaku, Suedi

Shqiptari i Bukureshtit me vlera të reja shqiptare

October 25, 2013 by dgreca

Në kuadrin e rubrikës “Vlera të pavdekshme shqiptare”, jepet fjala e Asdrenit me rastin e varrimit të Arhimandrit Harallamb Çalamani në Bukuresht: “Ishte ai gjak i flaktë shqiptari që i ushqente me entuziazëm të parët tanë”. Sot, për ne shqiptarët etnikë, një lugat endet nëpër Parlamentin e Rumanisë si deputet i etnisë shqiptare, edhepse s’i përket kësaj, duke përvetësuar paratë publike për kompromitimin e ekzistencës së komunitetit tonë. Kjo situatë poshtëruese nuk mund të komentohet aq kohë sa autoritetet rumune, edhepse e njohin situatën reale, nuk kanë bërë asgjë deri tani, ndërsa autoritet shqiptare janë dëshmuar edhe më të pandjeshme, duke na lënë në mëshirën e fatit, pa kurrfarë intervenimi te autoritetet rumune./

 Shkruan:Baki Ymeri?Bukuresht/

Në faqen e parë të numrit të shtatorit (2013), jepen fotografitë e kryeministrit rumun Victor Ponta që ka admirim ndaj Kosovës, ministri i Jashtëm Titus Corlăţean, presidentja Atifete Jahjaga, ministri i Jashtëm i Kosovës, Enver Hoxhaj, dhe ministri i Diasporës, Ibrahim Makolli. Në gjuhën rumune jepet artikulli i deputetit Remus Cernea “Njohja e pavarësisë së Kosovës, një hap i madh përpara për Qeverinë rumune”. Sipas fjalëve të tij në kuadrin e një interviste për gazetën Puterea (Fuqia): “Autoritetet e Bukureshtit duhet të kenë mençurinë për njohjen e pavarësisë së Kosovës. Për më shumë, krahasimi ndërmjet Kosovës dhe një zone të banuar me hungarezë (Tinutul Secuiesc), është një krahasim i gabuar”. Parlamentari Cernea ka nënvizuar se Qeveria rumune do të duhej të vijë me një trajtim të mençur në politikën e jashtme… Kosova është një realitet gjeopolitik, kurse Rumania është një nga vendet e fundit të Europës që s’er ka njohur, ndaj ma merr mendja se duhet të kemi mençurinë për ta njohur. Kosova është një realitet që duhet pranuar, kurse Qeveria rumune duhet të bëjë një hap të madh përpara, një hap që do t’i sjellë prestigj në plan ndërkombëtar.” Sipas tij, politika e jashtme rumune duhet të dalë nga kornizat e mbylljes, të dyshimit e të ngërdheshjes, ndaj ka ardhur koha kur duhet të kemi një qëndrim më të hapur ndaj Kosovës.

Vlen të ripotencojmë faktin se Shqiptari del kohëve të fundit me përkrahjen e Ministrisë së Diasporës, falë minsitrit Makolli dhe ekipit të tij. Në vazhdim jepet artikulli “Vetëm trysnia gjermane po e mbush me mend Serbinë”, huazuar nga Bota sot: “Derisa përfaqësuesit e shtetit të Kosovës, po bëjnë lëshime të vazhdueshme në raport me negociatat me Serbinë, janë dy vende mike të Kosovës, Gjermania dhe Britania, ato të cilat po tregohen më rigoroze ndaj sjelljeve të shtetit serb në raport me Kosovën. Shteti Gjerman, me mbështetjen e Britanisë së Madhe, ka hartuar një listë prej nëntë kushtesh, të cilat Serbia duhet t`i plotësojë, nëse dëshiron të futet në BE”.

Pason një artikull tjetër nga e njëjta gazetë: “Ministri i Diasporës viziton Medvegjën”, fotografi të ndryshme në kolor, artikulli “Makolli inkurajon krijuesit e diasporës”, artikulli i Daniel Marianit në gjuhën rumune “Të jesh shqiptar don të thotë të jesh një shpirt i hatashëm”, një artikull në gjuhën rumune marrë nga Adevărul (Shqipëria mund të bëhet vendi i 29 i BE), një shkrim i redaksisë me titullin “Rruga magjike e revistës Shqiptari”. Pason një fotodokumentim mbi hallet e komunitetit shqiptar të Rumanisë sipas shtypi shqiptar dhe atij rumun, fotografi me Behxhet Pacollin dhe misionin e tij në botë për njohjen e Kosovës, një portret kushtuar Reshat Sahitajt në kuadrin e personaliteteve të shquara shqiptare, pamje nga tryeza e miqësisë së Kosovës me Bukureshtin, artikulli i Florian Bichirit “Kosova dhe Dhelpra e Ballkanit” me burime nga “Shqiptari” i vitit 1889. Në vazhdim jepet rumanisht pamfleti i poetit Daniel Marian me titullin “Një parlamentare e virosuar, bakterizuar dhe e stërpërdorur”. Blhet fjalë për deputeten antikosovare Oana Manolecu që ia zhvat buxhetin qeveritar komunitetit shqiptar.

Se kush është ajo, flet edhe shtypi rumun përmes artikullit “Përfaqësuesi i shqiptarëve në Parlament nuk është shqiptar” (Azi, 28 shkurt 1997). Në kuadrin e rubrikës “Vlera të pavdekshme shqiptare”, jepet në gjuhën shqipe fjala e Asdrenit me rastin e varrimit të Arhimandrit Harallamb Çalamani në Bukuresht: “Ishte ai gjak i flaktë shqiptari që i ushqente me entuziazëm të parët tanë. Shqipëtarët, si brenda edhe jashtë, s’kanë kohë të mentohen për gjëra të larta, të cilat i lartësojnë si ata vetë, si edhe atdheun që i lindi. Këta të sotmit nuku u ngjasin aspak atyreve burrave të brezit të shkuar, që me veprat e tyre patriotike, shkëlqyen si ylli i motshëm në mes të errësirës. Sot Shqipëtarët hahen e grihen në mes të tyre për punë interesi, smërira personale, duke ia vënë kazmën themeleve të shtetit tonë të ri. Shqiptarët s’kanë kohë t’i peshojnë mundimet e çdo idealisti, e t’u japin meritën e duhur.” Pason rubrika me tituull “Shqipëria ekziston që nga krijimi i botës”, me një fotografi të Presidentit Bujar Nishani në mesin e shqiptarëve të Kosovës, si dhe me një fotografi qytetarësh  rumunë përballë ëmbëltores “La atletul albanez/Te atleti shqiptar” në Sllatinë të Oltenisë.

“Ministri Makolli priti një delegacion nga Austria” është një artikull i veçantë i shoqëruar me një fotografi zonjash të njohura nga Gjakova, si Sakibe Dobruna Doli etj. Pason rumanisht një intervistë me zonjueshen Mona Agrigoroiaiei: “Rumania dhe njohja e Kosovës”, botuar në të përditshmen cotidianul.ro, me një numër impresionues komentesh në favor të kauzës kosovare. “Shqiptarët e Rumanisë ndjehen viktimë e diskriminimit” është një letër a hapur drejtuar Presidentit Bujar Nishani lidhur me hallet e komunitetit shqiptar të Rumanisë. Po japim vetëm një fragment: Shkëlqesi e nderuar! Jemi të detyruar nga rrethanat në të cilat ndodhet sot diaspora shqiptare e Rumanisë, pas disa intervenimeve te Qeveria rumune, të Ju drejtohemi me këtë letër edhe Juve si përfaqësuesi më i lartë të Shtetit amë, për të Ju informuar dhe sensibilizuar mbi situatën e zhvillimeve retrospektive dhe aktuale të komunitetit tonë.

Prej disa vitesh rrjesht, shteti shqiptar dhe opinioni mbarëkombëtar janë njoftuar me situatën e rëndë në të cilën ndodhet komuniteti shqiptar i Rumanisë, në veçanti organizata përfaqësuese e kësaj, Bashkësia Kulturore e Shqiptarëve të Rumanisë (BKSHR). Kjo si pasojë e faktit se etnia shqiptare përfaqësohet në Parlamentin e Rumanisë nga një person që nuk i përket kësaj etnie, nuk njeh as historinë dhe as anëtarët e komunitetit shqiptar, por që përdor subvencionet financiare të Qeverisë vetëm në dobinë e një grupimi të themeluar në mënyrë të dyshimtë nga Oana Manolescu, shtetase rumune me origjinë serbe përnga gjyshi i mamasë së saj (Sërbulescu, alias Sërbu).” Me ç’risi vjen Shqiptari në numrin e tetroit?

Kosova, Shqipëria dhe diaspora shqiptare

 

Revista inaugurohet me artikullin “Kosova e nderuar që ka një mik dhe partner si Gjermania”, de facto me fjalimin e Kryeministrit Edi Rama në OKB. Pason një intervistë e Ina Arapit huazuar nga Bota sot: “Shqipja ishte e shkruar që para Mesharit”,. Pas ballinës së Shqiptarit me gazetarin Idriz Morina pason një rubrikë e re me titullin “Nga aktivitetet e Ministrsisë së Diasporës”. Jepen burime mbi takimet ministrit Makolli me zyrtarë dhe mërgimtarët tanë në Australi, artikulli Në Stamboll u mbjat paneli “Marrëdhëniet shqiptare-turke gjatë historisë”, një njohtim me titullin “Konferenca për investime. Rrjetëzimi i bizneseve të diasporës në Gjermani”, një njoftim tjetër lidhur me regjistrimin dhe aplikimin për votim për pjestarët e diasporës. Pason ekspozita “Simfoni në bronz” nga Mal Myrtaj, një njoftim tjetër mbi kampin dimëror organizuar nga Ministria respektive, me qëllim të zgjerimit të njohurive të nxënësve shqiptarë nga diaspora, përafrimit me vendlindjen dhe krijimin e kontakteve me moshatarët e tyre nga data 23 deri më 29 dhjetor 2013. Pason një informatë për grumbullimin e lëndës arkivore dhe muzeore të diasporës dhe mërgatës shqiptare, si dhe burime tjera huazuar nga portali Ministrisë së Diasporës.

            Revista dinamizohet me ribotimin e artikullit Gazeta të vjetra shqiptare, jepet një album historik me Përlindjen e Shqipërisë, faksimil nga një letër dërguar Nikolla Naços më 1893, gazeta e revista të vjetra si: Drita, Atdheu, Flamuri i Shqipërisë, Albano Macedonia, Lajmëtari i Shqypenies, Shqipëria e re, Zëri Shqiptar, Dielli, Kosova etj. Dr. Xhelku Maksuti vjen me artikullin “Shqiptarët e Rumanisë, viktimë e antishqiptares Oana Manolescu”, me një fragment si: “Një lugat endej dikurë nëpër Europë – lugati i komunizmit. Sot, për ne shqiptarët etnikë, një lugat endet nëpër Parlamentin e Rumanisë si deputet i etnisë shqiptare, edhepse s’i përket kësaj, duke i përvetësuar paratë publike të kontribuesit rumun për kompromitimin e ekzistencës së komunitetit tonë. Kjo situatë poshtëruese nuk mund të komentohet aq kohë sa autoritetet rumune, edhepse e njohin situatën reale, nuk kanë bërë asgjë deri tani, ndërsa ato shqiptare janë dëshmuar edhe më të pandjeshme, duke na lënë në mëshirën e fatit, pa kurrfarë intervenimi te autoritetet rumune.” Revista mballet me një cikël poetik të Dumitru Ichim nga Kanada, me një portret mbi Kozeta Zavalanin, me poezi të Sadie Kryeziu Bajtullahu, me fotografi e ballina revistash shqiptare që mbeten në memorjen e historisë sonë. (alban.voka@gmail.com)

Filed Under: Kulture Tagged With: Baki Ymeri, Shqiptari i Bukureshtit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 399
  • 400
  • 401
  • 402
  • 403
  • …
  • 557
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • Pedagoge Paola Rrapaj Kraja: “European Piano Academy” një mundësi për fëmijët shqiptarë që duan të zhvillojnë talentin e tyre në muzikë
  • “Historia e shtypit arbëresh nga zanafilla deri në ditët e sotme”
  • Paradoksi i Samitit të Diasporës së Shqipërisë
  • ZËRI QË NUK SHUHET: NË KUJTIM TË LAHUTARIT TË MADH TË MALËSISË SË MADHE, JONUZ DELAJ
  • Po Itaka ime sa larg është?
  • Samiti dhe koha e diasporës si aktor e faktor jo vetëm si dekor…
  • Nga “city upon a hill” tek “America First”: reflektime mbi një kthesë që po trondit botën
  • KOL TROMARA – DREJTUES I FEDERATËS “VATRA”, VEPRIMTAR I DIASPORËS SHQIPTARE DHE FIGURË E RËNDËSISHME E LËVIZJES KOMBËTARE
  • Letërsia si dëshmitare e kohës dhe pafuqisë për ta ndryshuar atë…
  • Eliot Engel, in memoriam…
  • «Dritë-shkronja» e Eugène Pittard
  • Propozimi i Presidentit amerikan Donald J. Trump për emërimin e Gjeneral Lejtnant (Ret.) Eric P. Wendt si Ambasador i SHBA-ve në Shqipëri
  • Manifestimi i AAWO “Motrat Qiriazi”, nderohet sakrifica dhe suksesi i gruas shqiptare
  • Leonardo da Vinci, gjeniu që e shndërroi artin në instrument për të depërtuar në sekretet e krijimit
  • Kënaqësi të takohem me Presidentin Bill Clinton dhe bashkëshorten e tij, ish-Sekretaren e Shtetit Hillary Clinton

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT