• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

NJË DEKADË POEZI NOBELISTE 1901- 1945 NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT

May 13, 2016 by dgreca

 

Poeti dhe përkthyesi Faslli Haliti shell për lexuesit e Diellit një dekadë nobelistësh/

NOBELISTI  I  1903/

SULLY PRUDHOMME 1839 – 1907/

René Francois Armand Prudhomme I mbiquajtur  Sully Prudhomme (Paris, 16 mars 1839 – Châtenay-Malabry, 6 shtator 1907) ishte një poet francez, fitues i parë i Çmimit Nobel për Letërsi në vitin 1901.____________________________________________

 MOTIVACIONI

 Në njohjen e përbërjes së tij poetike, e cila jep prova të një idealizmi të lartë, përsosmëri artistike dhe një kombinim të rrallë të cilësive të zemrës dhe intelektit…

VAZO E THYE

Në këtë vazo vdes shporiza

në heshtje një erashkë

e fshiku atë  

e plasariti pak

 e padukshme dhe e lehtë

plaga në kristal

lëviz çdo ditë

sille rreth ngadalë

 uji i freskët, pikon pike, pikë

rrjedh prej vazos ai,

por askush  s’e dalloi

mos e prekni:u thye tani

 ndonjëherë kush dashuron

fshik një zemër të shkretë

në heshtje e plagos atë

si erashka që vazon prek

 

e pa cenë duket, po e pe,

ndaj plagën e thellë pra,

mos e prekni aspak:

u thye, u ciflos, u ça.

  *6. Lule e njohur ende për vetitë e saj magjike e afrodisiache. Rrënja e saj  etimologjikisht rrjedh nga folja  verbero-colpire: që do të thotë vras.

NOBELISTI  II  1903/

Bjørnstjerne Martinus Bjørnson  1832 – 1910/

Bjørnstjerne Martinus Bjørnson (Kvikne, 8 djetor 1832 – Paris, 26 prill 1910) ka qenë  një poet, dramaturg dhe shkrimtar norvegjez. Në rrafshin artistik  kontribuoi, bashkë me Henrik Ibsen, në lindjen e drammaturgjisë moderne norvegjeze e skandinave. Madhështia e tij u vulos me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1903

______________________________________________

MOTIVACIONI:

«Një haraç për poetikën e tij fisnike, madhështore e të gjithanshme, me të cilën ai është krejt i ndryshëm për qartësinë e frymëzimit të tij dhe pastërtinë e rrallë të shpirtit të tij»

______________________________________________

 VELA TË MËDHA NË DETIN E VERIUT*

Vela të mëdha në Detin e Veriut,

lart mbi malin Skandsem atë mëngjes

Erling Skjalgsson sytë nga Dielli drejton

duke vështruar detin drejt Danimarkës;

«Nuk po vjen Olav Trygvason?»

 

Pesëdhjetë e gjashtë Drakkar

djegur nga dielli

presin të nisen drejt Danimarkës

me vela të ulura poshtë.

Akoma një murmurimë:

“Ku është drakari më i gjatë?

Nuk po vjen Olav Trygvason? “.

 

Por, kur lind dielli

dhe ngrihet mbi det

mërmërima bëhet stuhi:

“Ku është drakari më i gjatë?

Nuk po vjen Olav Trygvason? “.

 

Ngadalë nga dalë, në këtë çast

të gjithë të habitur ndiejnë

nga fundi i detit

një gurgullimë, një mërmërimë:

“Drakari më i gjatë u mposhtë!

Ra Olav Trygvason “.

 

Që nga ajo ditë, për shekuj e shekuj

anijet norvegjeze janë të shoqëruara

në netët mbuluar me dritë hëne nga vajtimi;

«Anija më e gjatë u shpartallua!

Ra Olav Trygvason “.

 

*Olav Tryggvason (960-1000 ) ishte mbreti i Norvegjisë 995 -1000  dhe pati një rol kyç në konvertimin e vikingëve në të krishterë. Bjornson shkroi këtë tekst, i frymëzuar nga “Saga e Olav Tryggvason” (pjesë e “Heimskringlas”)  kompozuar në fund të shekullit të dymbëdhjetë nga poeti Islandez Snorre Sturlason, (1178 – 1241). Teksti përshkruan pas betejën e Svolderit  (në vitin 1000), kur mbreti u mund dhe u vra në betejën e madhe detare të Svolder në Baltikut mbi Drakkaren e tij «Ormen Lange» «Gjarpër i gjatë», sipas sagës, më shumë se 50 metra. Në breg, norvegjezët pyesin njëri-tjetrit në mënyrë të përsëritur «Pse nuk kthehet Olav Trygvason?»

NOBELISTI  III  1904  /            

ETIENNE FREDERIC MISTRAL   1830 – 1914/

Etienne Frederic Mistral (Maillane, 8 shtator 1830 – Maillane, 25 mars 1914) ishte Nje shkrimtar dhe poet i gjuhës franceze Occitane, iu dha në vitin 1904 Çmimin Nobel për Letërsi.

______________________________________________

MOTIVACIONI:

«Si njohje e origjinalitetit të qartë dhe të frymëzimit të vërtetë të krijimtarisë së tij poetike, që reflekton shkëlqyeshëm  peizazhet natyrore dhe frymën amtare të popullit të tij, gjithashtu dhe, punës së tij të rëndësishme si filolog provansal»

______________________________________________

PROVIDENCA

 

Shiko lulet e gatticeve. Janë flokë bore

me push të qartë. Dhe mjafton vetëm

që një erë mjaft e lehtë t’i prekë

që të shkrira të përhumben mbi tokë.

Por pambukut i shpërndarë.

kudo nga zogjtë

mblidhet menjëherë.

Shih: ka një fole

nën atë ind:

fole trishtili të kadifejtë,

e butë, e bardhë. Së pari bënë indin mire

dhe pastaj i veshën të vegjlit

me pelush… O dorë e bekuar,

që për çdo harabel

thur një fole…

 Endej plaku atëherë ngadalë

gjatë përrenjve me murgeshë,

dhe duke arsyetuar gjatë për Perëndinë.

«Ç’harmoni ka në veprën hyjnore!»

«Ç’largpamësi dhe ç’mrekulli»

Thoshte ai me admirim të thellë:

«Ç’providencë dhe ç’admirim!»

«Shiko ato mushkonja endacake në grup,

nëpër ajrin e qetë. Linden pak më pare

brenda një rrezeje dielli dhe sonte mbase,

s’do të kthehen në fare.

Pra për një ekzistencë kaq kalimtare,

Providence u dhuroju atyre të gjitha të mirat!.

Në galeta e gjejnë ato ushqimin

që më shumë atyre u pëlqenë; jetojnë në diell;

kanë krahëzit për të vazhduar më pas,

mbi male dhe mbi pllaja bartin të vegjlit;

në sytë e vegjël të tyre gjithë krijimi

pasqyrohet si një det i pafundmë.»

NOBELISTI  IV  1906/

Giosue Carducci 1835- 1907

GiosueAlexandër Joseph Carducci (Valdicastello di Pietrasanta, 27 korrik, 1835 – Bolojë, 16 shkurt 1907) ishte një poet dhe shkrimtar italian.Ky ishte italian i parë që fitoi Çmimin Nobel në letërsi në vitin 1906.

_________________________________________

MOTIVACIONI:

«Jo vetëm në njohjen dhe mësimet e tij të thella e hulumtim kritik, por mbi të gjitha  një haraç i energjisë krijuese, pastërtinë e stilit dhe të forces  lirike që karakterizojnë kryeveprën e tij poetike».  ______________________________________________

VAJTIM ANTIK

Pema që i zgjasje

Dorën fëminore,

Shega gjelbërore

Plot me lule flakë,

 

Në kopështin e shkretë

Bleron gjithçka tani,

Qershori e ringjall

Me drit’ e ngrohtësi.    

 

Ti lule pemës sime

E tharë, fshikulluar

Pa dobi tani në jetë,

Je  lule  e vetmuar,

 

Je në dhé të  ftohtë,

Je në dhé të të zi;

As dielli s’të gëzon

As un’s’të zgjoj tani.

NOBELISTI  V  1907/

RUDYARD KIPLING  1865 – 1936/

Rudyard Kipling (Bombay sotMumbai, 30 dhjetor 1865 – Londër, 18 janar 1936), shkrimtar anglezNë fëmijëri e mësoi gjuhën hinduse, vazhdoi shkollën ushtarake në Devonshire, ndërsa më 1882, u kthye në Indi dhe punoi si gazetar. Në vitin 1907 fitoi Çmimin Nobel për Letërsi.

MOTIVACIONI:

«Duke pasur parasysh fuqinë e vëzhgimit, origjinalitetin e imagjinatës, fuqinë e ideve dhe talentin e shquar për transmetimin  të cilat karakterizojnë krijimet e këtij »

______________________________________________

LAMTUMIRË

Tymi mbi altarin tuaj vdes,

Lulet thahen,

Perëndesha e sakrificës suaj

Iku.

Ç’duhet tё këndoni apo tё flijoni pra

Viktimën ditё pёr ditё ?

 «Dimё qё Shenjtërorja ёshtё bosh», u pёrgjigjёn,

« Dhe Perëndesha ka ikur –

Megjithatë, mbi altar janë vendosur kurora me lule-

Guri i Altarit

Nxirё nga tymi i kurbaneve,

Edhe pse Ajo iku prej syve tanё.

 Sepse ndoshta, po tё vazhdojmë tё kёndojmё

Dhe tё kujdesemi pёr Shenjtëroren,

Ndonjë Hyjneshё me flatra

Do tё drejtohet kёtu,

Dhe duke gjetur gjithçka të vendosur nё rregull,

Do tё ndalet ndërsa e adhurojmë në kёmbёt e Saj».

 

NOBELISTI  VI  1913

RABINDRANATH TAGORE

1861 – 1941

 

Rabindranath Tagore, i quajtur nganjëherë edhe me titullin e GURUDEV, është emir në anglisht i Rabindranath Thákhur ( A: [ɾobin̪d̪ɾonat̪ ʰ ʈ ʰ akuɾ]) (Kolkata, 6 maj 1861 – Santiniketan, 7 gusht 1941), ishte një , dramaturg poet, shkrimtar dhe filozof Indian. ______________________________________________

 MOTIVACIONI:

«për ndjeshmëri të thellë, për freskinë dhe bukurinë e vargjeve, me aftësinë e përkryer, arrin të bëjë në poezinë e tij, ai shprehu me anë të gjuhës së tij angleze, një pjesë të letërsisë West “

______________________________________________

 Grua

Grua, nuk je  vetëm vepra e Perëndisë,

por edhe e burrave, të cilët gjithmonë

të bëjnë të bukur me zemrat e tyre.

Poetët do thurin një rrjetë

me fijet e fantazisë së artë;

piktorët i japin formës tënde

përherë pavdekësi të re.

Deti jep perlat e tij,

miniera arin e tyre,

Kopshtet e pranverës lulet e tyre

për të të zbukuruar, për të të mbuluar,

për të të bërë përherë më të çmuar.

Dëshira e zemrës së burrave

ka shtrirë lavdinë e saj

mbi rininë tënde.

përgjysmë je grua, dhe përgjysmë  je  ëndërr.

 

NOBELISTI  VII  1923/

WILLIAM  BUTLER  YEATS

William Butler Yeats (Dublin, 13 qershor, 1865 – Roquebrune-Cap-Martin, 28 janar 1939) ishte një poet, dramaturg, shkrimtar dhe mistik irlandez.

_____________________________________________

MOTIVACIONI:

“Për poezinë e tij të frymëzuar gjithmonë, që me formën e lartë e artistike i ka dhënë shprehje frymës frymën së një kombi të tërë”…

NDËSHKIM  DASHURIE

 Zhurmën e një harabeli mbi ulluk,

Hëna e brilltë dhe krejt qielli i qumësht,

Dhe gjithë ajo harmoni e famshme gjethesh,

Kishin fshirë imazhin e njeriut dhe britmën e tij.

Një vajzë me buzë të kuqe të dhimbshme u ngrit

Dhe dukej madhështia e botës në pikën e lotit,

E dënuar si Odisea dhe anijet e rraskapitura

Por krenare si Priami i vrarë mes shokëve të tij.

U çua dhe në çast ullukët nisën zhurmimin,

Një hënë që kacavirrej në një qiell të zbrazur,

Dhe gjithë ai ankim i gjetheve,

Mund të kompozonin  vetëm imazhin e njeriut dhe britmën e tij.

 NOBELISTI  VIII  1931/

Erik Axel Karlfeldt 1864 – 1931/

Erik Axel Karlfeldt (Avesta, 20 korrik, 1864 – Stockholm, 8 prill, 1931) ishte një poet suedez. Në vitin 1931, menjëherë pas vdekjes së tij ai u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi, Ai e kishte refuzuar (duke qenë një anëtar i Akademisë) në vitin 1918.

MAGJISTARE

Kur nata nebulozë është gri si argjili

dhe me avuj të lagshtë,

shtriga shtatzëne

vesh veladonin e saj dhe del

jashtë derës fshehurazi; zvarritet

përreth shtëpive rakitike, kasolleve;

midis tufave nguruese të barit gjethedielli,

mes xhufkave të çikoçelëve dhe graminaçeve.

Pastaj kthehet dhe përmbytur nga një napë e lagur

shtrydh vesën në kupë.

 NOBELISTI  IX  1931  /       

LUIGI PIRANDELLO

 Luigi Pirandello (Girgenti, 28 qershor, 1867 – Romë, 10 dhjetor 1936) ishte një dramaturg, shkrimtar dhe poet italian, i nderua me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1934. Për prodhimin e tij, çështjet që shqyrtohen dhe inovacionit të rrëfimit teatror  konsiderohet ndër dramaturgët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë. Ndër veprat e tij spikasin  disa romane dhe tregime të shkurtra  dhe rreth dyzet drama , e fundit prej të cilave jo e plotë.

 ____________________________________________

 MOTIVACIONI:

«për guximin e tij dhe përfaqësimin e zgjuar  të artit dramatik dhe teatral»

 

_________________________________________________________________

 GLOBI

Ja globi: një top kartoni,

që  rrotullohet rreth një boshti të brendshëm.

Rrotullohet…pista me ngjyra të ndryshme

synon kufirin e vet, të çdo kombi.

 Ky, është Oqeani Atlantik; dhe është det

sa i kaltër duket. Kjo masë dallgësh

këtu janë malet: Alpet. Roma

është kjo pikë që duket e s’duket.

 

Kush do ta dallonte në shikim të parë? Megjithatë

ka njerëz të mëdhenj, madje të pavdekshëm,

në këtë lodër të vogël; të këqija të mëdha

dhe të mira të mëdha dhe dashuri të mëdha dhe përkujdesje…

 Prandaj unë e mbaj unë e atë në duar,

e rrotulloj me një gisht.

Lojë e marrë! I japim fund?

Përgatit katastrofën e botës për nesër.

 

NOBELISTI  X  1945/         

GABRIELA  MISTRAL  1889 –1957/

Gabriela Mistral (pseudonimo diLucila de María del Perpetuo Socorro Godoy Alcayaga; Vicuña,7 aprile 1889 –New York, 10 gennaio 1957) è stata unapoetessa, educatrice efemminista cilena. Fu la prima donnalatinoamericana a vincere il Premio Nobel per la letteratura, nel1945. I temi centrali delle sue opere sono l’amore, l’affetto per la madre, le proprie memorie dolorose, la tristezza e la guarigione.

_________________________________________________________________

 MOTIVACIONI

 “Për lirikën e  saj, e frymëzuar nga emocione të forta, që e ka bërë emrin e saj një simbol të aspiratave idealiste e  gjithë botës së Amerikës Latine”

_________________________________________________________________

 PARAJSË 

Hapësirë shpirti prej ari
dhe në të shtrirët e artë
dy trupa si lëmshe ari;
një trup i famshëm
që dëgjon e një trup
i famshëm që flet  në livadh,
në të cilin asgjë nuk flet;
një frymëmarrje që vete në frymëmarrje
dhe një fytyrë që dridhet prej saj,  në një livadh,

ku asgjë s’dridhet.
Sjellin ndërmend kohën e trishtuar
në të cilën të dy kishin Kohë
dhe prej saj jetonin
të pikëlluar,
në orën e gozhdës së artë
në të cilën Koha ngriu
në prag
si qen endacak. …              

 MË JEP DORËN DHE NE DO TË VALLËZOJMË

 Më jep dorën dhe do biesh në dashuri

si një lule e vetme do të jemi

si një lule e vetme e asgjë më shumë.

Të njejtin varg do të këndojmë

me të njëjtin ritëm do të vallëzosh

Si kalli do dallgëzojmë

si kalli asgjë më shumë.

Ti quhesh trëndafil dhe unë shpresë

por emrin tënd do ta harrosh

sepse ne do të jemi një valëzim

mbi kodër dhe asgjë më shumë.

 Përktheu: Faslli Haliti

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: FASLLI HALITI SJELL, NE DIELLI NJË DEKADË, POEZI NOBELISTE

POETI QË S’KA KOHË PËR TË VDEKUR

May 12, 2016 by dgreca

NGA  PËLLUMB  GORICA/

Nexhip Bashllari në vëllimin poetik “S’kam kohë të vdes”/

Në vëllimin poetik me një titull, të cilin do e fut në kurth,“S’kam kohë të vdes” poeti i vargut plot mall e jetë, Nexhip Bashllari, i ledhaton krahët një lajtmotivi shumë domethënës, jo vetëm për krijuesit, por për të gjithë ata që janë rreshtuar në llogoret e jetës:  Poeti s’ka vdekje. Sepse edhe kur ajo e gjen fizikisht nuk e gjen kurrë shpirtërisht e moralisht. Poeti i fshihet vdekjes herë te një lot i sinqertë shoku dhe herë te një zukatje blete, herë te një fëshfërimë gjetheje, e herë te një iso kënge. Në tërë vëllimin rreh pulsi i jetës dhe për poetin s’ka as moshë, as lodhje e as vdekje. “Kur hapa sytë ishte bërë mëngjes/ I thashë vdekjes : S’kam kohë të vdes”.

Poeti nuk përpiqet të maskohet me sforcime, por ai merr një arrati të pranueshme, për t’u mbushur me më shumë nerv jete, e për të qenë sa më i denjë për një shoqëri, që ta meritojë ai, e ta meritojnë atë. Atë e ka thithur jeta deri në intimitetet më të padukshme, sepse ai është njerëzor, është i zoti të veshë këngën si “bërruc çobani”, por edhe të fluturojë në lartësi e të “përflakë shpirtin” me rreze diellore, ai di t’i bëjë thirrje erës “ta rrëmbejë me vete”, por di të derdhë edhe lot malli për strehëzën e tij, por edhe kur ai kthehet në fluid, kur e “fut vjeshta në brendësi“ të saj, ai nuk lejon askënd t’i prekë palcën, që e specifikon si qenie të gjallë: dashurinë për jetën. Edhe kur ndonjëherë atë e mbulon plogështia apo pesimizmi, ai shpejt ngrihet mbi ndjenjat dhe nostalgjitë, mbledh forcat për ta shijuar jetën gjer në fund në çdo grimcë të saj.

Nexhip Bashllari edhe pse e ka dashur dhe e do shumë jetën, nuk e ka lejuar kurrë atë ta marrë zvarrë e të tallet me të. Ai ka kënduar këngë me pleqtë, ka zbutur rakinë që e pinë ata në sofra, e ka pirë me ta gota të mbushur rrafsh, dhe na ngjan nga pak me Dritëro Agollin e me Omer Khajamin, gjithmonë brenda origjinalitetit të tij. Ai ka thithur ajër mali, e ka pirë ujë burimi, por asnjëherë s’ka lejuar të luajnë me dinjitetin e tij. Ai është kockë e fortë, i pangopur me gjithçka që i shërben njerëzimit e të ardhmes, ndaj ai rrallë edhe zemërohet, e vihet roje në shërbim të një jete të ndershme e nuk bën asnjë kompromis: “Vras e pres veç terr të zi/ I çoj djajtë në skëterrë”. Por kjo kockë e fortë, dorëzohet shpejt para mallit që ndjen për strehëzën e tij dhe ngre duart e kërkon falje: “Me përkundje nanuriste/ Më ke dhënë flatrim krahësh/ Që të ika të lashë vetëm/ Oh të lutem të më falësh”. Dhe ky mall që fryn në tërë librin si fllad mbi plagë, e bën nganjëherë dhe si antipod të gjithçkaje, e të duket sikur ecën kundra rrjedhës dhe kërkesave të natyrshme të jetës: “Më vriten brinjët/ në dyshek sfungjeri”. Por, prapë poeti Nexhip Bashllari nuk e fsheh krenarinë, që edhe ai me vargun e tij modest la gjurmë, e u shërbeu njerëzve. Vargu i tij gërryen zemra të sinqerta e i bën “lisat të ulin kryet”, e i bëhet shok një emigranti dhe provon ndenjat e tij të shkrirë me fatin e mijëra të tjerëve, dënon mëkatarët dhe e bën nënën që të derdhë lot, ndaj ai si poet ka një merak të madh:  Fjala të jetë e lirë si ajri i pastër i maleve: “Trupin le të ma digjni/  Mos ma digjni fjalën”.

Në shumicën e poezive të këtij vëllimi, poeti përgjithëson vlerat e së mirës, dhe gëzimit, duke shprehur ndenjat më të thella të shpirtit, dhe nuk është nga ata poetë, ku mendimi poetik i të cilëve rend fantazive, por i buron natyrshëm kënga, e që lexuesin e bën të meditoj bashkë me të. Poezia e Nexhip Bashllarit është e veçantë edhe përsa i përket metrikës, muzikalitetit, por edhe tempit e rimës, që të rrëmbejnë si pa u ndjerë e të fusin në larminë plot frymëmarrje të këngës popullore: “Bie të flesh e s’të zë gjumi/ Sa të zë të del dhe prapë/ Buçet mendja porsi lumi/ Dallgë fryrë trap më trap”.

Edhe në ciklin e poezive nga Kanadaja, poeti thekson me forcë atë që e bren, jeta bëhet më e bukur në vendin tënd, por çdo njeri, i çdo ngjyre e vendi qoftë, ka jetën e tij dhe e meriton ta jetojë atë  kudo, dhe sipas koncepteve të veta.

Në zemrën e tij ka vend për të gjitha edhe për “retë e ndezura nga dashuria rinore”, edhe për manushaqet, që mezi dalin nga fund-dimri, edhe për guguçen faqehënë, edhe për puthje gjethesh fëshfërimë vjeshte. Duke qenë i shkrirë natyrshëm pa qibër, me natyrën, me shoqërinë, me brengat dhe gëzimet, me cinizmin dhe sinqeritetin, poetin është vështirë ta kapësh, është vështirë ta gjejë edhe vdekja pa lëre më ata që nuk i duan të mirën. Ndaj ai deklaron pa mburrje : “Të më gjeni s’është e mundur/ S’ju mjafton e gjithë jeta”.

Në këtë vëllim në çdo varg jeta sfidon vdekjen. Ndaj, poeti duke bërë thirrje ta duam jetën, nuk harron të kujtojë se ka dhe vdekje. Edhe loti bleron-thotë poeti. Edhe te malli që përlot, jeta gjen vitalitetin e saj. Por, specifika e poetit qëndron në atë se ai jep një këshillë shumë të vlefshme për vdekjen: të mos kujtohemi vetëm kur vdes ndonjë i afërm. Njeriu jeton me vdekjen çdo ditë, por merita është se di ta sfidojë atë. Ndaj poeti di të bëjë shumë mirë edhe balancë jete: “Si jam ndjerë tek kjo botë/ Nga u nisa e rrugë mora/Nga ç’kam bërë çfarë ka mbetur/ Ç’farë kam mbjellë dhe ç’farë korra”.

Dhe njeriu që di të bëjë bilanc nuk humbet kurrë. Vitet që vijnë i zbulojnë veç shkëlqim të ri.

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: Nexhip Bashllari, Pellumb Gorica, POETI QË S’KA KOHË PËR TË VDEKUR

FASLLI HALITI:Ç’KA AI MË SHUMË SE NE

May 12, 2016 by dgreca

FASLLI HALITI NE SOFREN POETIKE TE DIELLIT/

Ç’KA AI MË SHUMË SE NE/

Ai është më i miri/

Midis nesh./

Më i miri/

Ai ?/

Pse/

Ç’ka ai/

Më shumë se ne?/

 Mos ka dy koka dy gjuhë,/

Tre  sy, tre vesh;

Dy gjokse,

Dy zemra,

Tre

Mushkri,

Dy hundë, dy gojë;

Tre palë dhëmbë,

Tre duar,

Tre këmbë,

Mos ka dy jetë,

Dy djepe, dy krevate

Mbi këtë tokë, mbi dhé !

Mos ka dy vdekje?

 

Dy varre, dy arkivole në prehje?

 

Maj 2016 

 

 

Filed Under: LETERSI, Sofra Poetike Tagged With: Faslli Halit, I:Ç’KA AI, MË SHUMË SE NE

FIGURAT HISTORIKE TË DEBATUESHME NË NJË KËNDVËSHTRIMIN HISTORIK

May 11, 2016 by dgreca

Nga Gëzim Llojdia/
 1.Kjo është vërejtje e famshme e Bonapartit, që thotë: “Historia është një grup i gënjeshtrave, që njerëzit kanë rënë dakord”, ka pak dyshim se mitet, keqkuptimet dhe trillimet të drejta, të plota shpesh janë formuar për të  kuptuar  të kaluarën tonë. Në disa raste, këto legjenda janë rrënjosur,aq  sa errësojnë faktet aktuale të jetës së një figure historike. Në këtë hulli mund të quhet se ka ecur krijuesi Luan Cipi me një botim të fundit, duke u përpjekur të shpërbëjë mjegullnajën, që rrethon mjaftë prej figurave historike  të debatueshme .
Luan Cipi është një ,krijues  cilësor   me 10 botime brenda disa vjetësh  duke përfshirë disa gjini të ndryshme.“Urtësi,trimëri,por dhe humor e shaka vlonjate”,është botimi më i fundit i Luan Cipit.
Që analistët sasiore janë gjetur shpejtë  në “shtëpinë e tyre” dhe pikërisht   në disa fusha si:ekonomi,sociale dhe kulturore,mirëpo  në lidhje me historinë çfarë sjellin  me analizat  e tyre  sasiore ?Çfarë përmbajnë renditja dhe krahasimi me  reputacion historik  duke vlerësuar  çdo  figurë historike, duke  sjell gjurmët e  shumë njerëzve më të rëndësishme të historisë  së një qyteti  në shkencë, politikë, argëtim, dhe në të gjitha fushat e veprimtarisë njerëzore.
 Nuk ka mënyrë më të mirë për të kuptuar ngjarjet në të kaluarën e tyre  se sa duke shqyrtuar burimet  si:revista, artikuj, letra, të artit, muzikës apo autobiografi  të lëna në dorëshkrim. Për të analizuar një burim primar autorit i është duhur  informacioni në lidhje me dy gjëra:faktin që mund të jetë dokument ,ky pra që grish mjegullën dhe kohërat për tu zbardhuar drejt  dhe epokën nga e cila ajo vjen.
 Nëse  e gjykojmë në këtë prizëm  edhe librin e fundit të autorit L.Cipi gjejmë të analizuar disa figura historike të qytetit të Flamurit, por edhe të vendlindjes së autorit . Disa prej tyre figurave të sjell në këtë botim janë shkruar si skica,portrete,analizë, reflektim, ese, homazh deri te shakat vlonjate  ose ka sjellë  dorëshkrime origjinale :Luftëtarët e lirisë,kujtoj Cerciz Topullin një dorëshkrim interesant, që vlen të  shikohet me interes nga historianët. Osman Haxhiu legjendar ,një portret  i bazuar fakte të reja .Bahri Omari nderi i kombit….Dr Omer Nishani,që ishte 8 vjet President. Sejfulla Malëshovën si e shoh sot,që është një reflektim. Lame Kodra dhe bota e re .Një analizë ë kushtuar figurës Ago Shero Agaj që ka mbetur ende midis dritëhijeve. Një portret, kushtuar inxhinierit, që studio dhe mori medalje të artë në Vjenës,por u  u pushkatua për kënetën e Maliqit:”Martiri Kujtim Beqiri na thërret një homazh.
 Spiro Koleka një atdhetar i shquar etj . Po shqyrtojmë vetëm dy momente të këtij botimi.  “Luftëtarët e lirisë”, nga Epopeja e Mashkullores  bazuar në dorëshkrimin e të atit të autorit Kaman Bektash Cipi,  është një rrëfim  interesant, që vjen për herë të parë  i zbardhur ,që duhet studiuar ,që duhet të merret  në konsideratë nga historianët e kësaj periudhe për ta pasuruar këtë epope dhe këtë periudhë.
 Duke analizuar, natyrën fizike të burimit. Kjo është veçanërisht e rëndësishme  sepse kemi të bëjmë me një burim origjinal,d.m.th, një letër të vërtetë të  vjetër, dorëshkrimi i autorit Kaman Cipit ,bazohet në të  dhënat  e tij, që përfshinë harkun kohor kur ka ndodhur ngjarja. Autori  i dorëshkrimit përcjell historian e një prej betejave të zhvilluara në jug  kundër otomanëve, që nisën fillimisht me aksionin e vrasjes së majorit Halil Musa Beu komandant i xhandarmërisë në Gjirokastër dhe më tej  me “ Epopenë e Mashkullorës” ,të  18 mars 1908 ,pra ngjarje që ndodhën 4 vite  para pavarësisë kombëtare  .Për betejën e Mashkullores  ka pasur edhe më parë rajvizime historike me dokumente të kësaj ngjarje sidomos në periudhën 1920-44 dhe 50-90. Nëse kjo ndodhte ishte një arsye, regjimi u vinte detyrë institucioneve për të zbardhur  ngjarjet dhe periudhat e ndryshme historike  si dhe duke i përdorur ato. Janë sjellë dokumente, por dorëshkrimet origjinale janë të pakta, një ndër to është edhe dorëshkrimi origjinal i Kaman Cipit, për ngjarjen e Mashkullores, dëshmitë e tjera janë të mbështetura më tepër në librin e M.Gramenos           dhe më rrallë në botime të tjera.
Cili ishte mesazhi i autorit, ose argumenti? Zbardhja e një periudhe historike e një prej betejave në jug të vendit kundër pushtuesit otomanë. A mund të vlerësojmë burimin si dëshmi historike? Sigurisht duhet vlerësuar ,vetë autori i tij Kaman Cipi jo vetëm, që është nga Gjirokastra, por ai ka jetuar në këtë periudhë kur janë zhvilluar ngjarjet.
Një personazh tjetër historik i mbuluar më tepër nga misteri dhe zbardhur pak për të cilin shkruan autori, është figura e Ago Sherro Agaj,që ishte dikush sipas autorit.
Në fillim autori i këtij botimi , L.Cipi thotë me sinqeritetin  e tij. Nuk është fjala për të rehabilituar çdo kolaboracionist ,por për të shpjeguar jetën e gjithkujt, që duke rrojtur dhe madje edhe veprimtarinë atdhetare të dobishme dhe pse gaboi diku nuk mund ti shuash krejt veprimtarin   e tij dhe ti asgjësosh anët e mira duke e dënuar me heshtje e deri në mohim pa e gjykuar dhe analizuar. Pasi flet për vit-lindjen dhe arsimin e tij Ago,Agaj është ndër studentët shqiptarë që ka studiuar  në Austri,autori ndalet te punësimi dhe zgjedhja e tij si prefekt i Mitrovicës,me votë të lirë pas shumë sprovave Agaj bëhet prefekt i Mitrovicës,gjatë periudhës së luftës së dytë botërore.
 Dy çaste, që mrekullojnë nga qëndrimi atdhetar i A.Agaj në Mitrovicë.
28 nëntori i vitit 1941. Sipas autorit të këtij portreti L.Cipi, në këtë ditë historike, për të gjithë shqiptarët  dolën sheshit për të kremtuar ditën historike veshur me kostume kombëtare  të zbukuruar me ar e gurë të çmuar.
Rasti tjetër, ka të bëjë me detyrën e tij si prefekt. Komanda gjermane  kishte marrë vendim të burgoste gjithë hebrenjtë dhe jevgjit ,shkruan autori L.Cipi. Mirëpo në Mitrovicë nuk kishte shumë familje hebreje,por kishte rreth 4 mijë familje jevgjish ,
i quanin gabelë. Ata flisnin shqip dhe mbanin anën e shqiptarëve. Prefekti Agaj u shpjegoi gjermanëve se jevgjit ishin me orgjinë egjiptiane,kurse ciganët ishin me prejardhje nga India. A u bindë komanda gjermane,sigurisht që jo. Me anë të Vehbi Frashërit  u gjet libri i F.Novak që kishte studiuar racat dhe popullsinë  e tyre. Kjo ndërhyrje e prefektit shpëtoi 4 mijë jetë njerëzore,nga rrëzimi definitiv ,vdekja nga plumbi ose mbytja me gaz, që praktikonin nazistët gjatë periudhës së luftës së dytë botërore.Shkëputëm vetëm dy raste nga libri i fundit i publicistit Luan Cipi.
2. Struktura e librit është organizuar me mjeshtëri nga autori .Janë kapitujt e organizuar në mënyrë kronologjike, tematike nga grupi i aktorëve historike, nga të përgjithshme në të veçanta, ose në ndonjë mënyrë tjetër? Autori Luan Cipi, tregon edhe në botimin e fundit se është një mjeshtër i  vërtetë  i penës  ,një njohës i mirë fakteve dhe dëshmive historike, ai rrëfen  në gjuhën e thjeshtë të pangarkuar shkurtimisht, tregime historike ose përmbajtjen, por  gjithmonë i përqendruar në argumentin historik duke u bërë dhe se si në mënyrë efektive, autori e ka mbështetur këtë argument me prova historike. Si në lidhje me burimet dytësore? A ka një ose më shumë libra të mesme që autori duket të duhet të jetë  konsultuar shumë në mbështetje të argumentit?Them se autori L.Cipi ka studiuar shumë autorë, që kanë nxjerr në dritë  këto figura historike  për të cilat shkruan edhe Luan Kaman Cipi në përmbledhjen:” .“Urtësi,trimëri,por dhe humor e shaka vlonjate”.

Filed Under: LETERSI Tagged With: FIGURAT HISTORIKE TË DEBATUESHME, Gezim Llojdia, historik, Luan Cipi, NË NJË KËNDVËSHTRIMIN

PANAIRI I FIERIT,CMIMI PËR POEZINË, SHKON NË KOSOVË – BASHKIM HOXHA TRIUMFON ME”GRUAJA E SHIUT”

May 10, 2016 by dgreca

Rreth 6 mijë tituj librash, nga të cilët 1 mijë të rinj, u prezantuan për qytetarët e Fierit në 3 ditët e Panairit Kombëtar të Librit, i cili çeli siparin mëngjesin e së premtes për t’u mbyllur të dielën në mbrëmje. Rreth 100 shtëpi botuese sollën për publikun e gjerë autorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, dhe trevat e tjera shqipfolëse. Akademiku i njohur Ali Aliu i cili e ndoqi nga afër këtë aktivitet pohon se shkrimtarët po bëjnë atë që nuk ka mundur ta bëj dot politika në gjithë këto vite, bashkimin e shqiptarëve, ndërsa e cilëosn si më të mirin panair përsa I përket misionit e tematikës që përmbledh.

“Ky panair është kthyer tanimë në një ngjarje shumë të rëndësishme kulturore me përfshirje më të gjerë se gjithë panairet e tjera shqiptare të këtij lloji. Të mbledhësh bashkë edhe librin, edhe botuesin, edhe autorin, edhe studiuesin e kritikun, edhe të rinjtë e të flasësh e diskutosh për emra nga më klasikët e deri tek më të rinjtë e letërsisë bashkëkohore, është një punë tepër voluminoze, sfilitëse, do të thoja, që e bën vetëm Panairi i Fierit. Prandaj them se e shoh si  më të mirin panair në vend. Pretendimi është një unifikim që letërsia e ka filluar dhe ka ecur më përpara se fushat e tjera me një seri botimesh të një formati evropian, -tregon Aliu.

Organizatorët e panairit të librit, thonë se për  tre ditë u mbajtën konferenca të rëndësishme shkencore  në respekt të personaliteteve të njohura të letërsisë, që kanë këtë vit përvjetore lindjesh dhe vdekjesh si: Pjetër Budi, Naim Frashëri, Ndre Mjeda, Çajupi, Ali Asllani, Migjeni, Esad Mekuli, Kasëm Trebeshina, Dritëro Agolli, Ismail Kadare, Rexhep Qose, për të cilët kumtuan Klara Kodra, Ymer Çiraku, Ali Aliu, Sadik Bejko, Nasho Jorgaqi, Bashkim Kuçuku, Ilinden Spasse, Bardhosh Gaçe, Behar Gjoka, Dorian Koçi etj.

“Nuk ka një ndasi kufijsh gjeografik. Letërsia shqiptare është një. Ne kemi një mission; jo vetëm të sjellim librin te lexuesit e Fierit që është I shumtë, por në fokusin tonë ishin edhe disa konferenca shkencore me qëllim që të promovonim autorë që i kanë dhënë emër letërsisë shqipe e botërore” -pohon Majlinda Rama, presidente e fondacionit Harpa, njëkohësisht drejtore e Panairit të Librit.

Në ditën e fundit të panairit u ndan cmimet kombëtare të letërsisë për katër fitues. Juria përbëhej nga: Ali Aliu, kryetar, Resul Shabani, anëtar dhe Dorian Koçi, anëtar. Cmimi i poezisë më të mire shkoi në Kosovë, ndërsa Bashkim Hoxha do të triumfonte me romanin me të mirë në këtë kompeticion.

Më poshtë po japim cmimet:

Bashkim Hoxha: Për romanin më të mirë, me motivacion: “Për romanin ‘Gruaja e shiut’, i cili sjell një galeri të gjerë personazhesh e ngjarjesh të ndërthurura mjeshtërisht në një narracion të rrjedhshëm”.

Shaip Beqiri: Për poezinë më të mirë, me motivacion: “Për librin ‘Muranat e muzgut’ -simbiozë e imagjinatës poetike dhe perceptimit filozofik, duke sjellë një kostelacion të gjerë në kozmosin e letrave shqipe”.

Bujar Kule: Për krijimtari të veçantë, me motivacion: “Për  librin ‘Ylli i bijve të pellazgut’, nëpërmjet të cilit autori spikat mjeshtëri krijuese, duke sjellë bukur një histori të romanizuar, ku nuk mungojnë imazhet dhe argumentet”.

Mihal Krimçe: Për letërsi artistike në zhanrin fabul, me motivacion: “Për librin ‘Dëgjoni fjalën time’, ku bien në sy fabulat e gjetura, harmonizimi bukur i ritmit, mendimit, fjalës artistike e mesazhit, si dhe për larminë e tematikës që përcjell”.

 

 

 

Filed Under: LETERSI Tagged With: Bashkim Hoxha, fiton me Gruaja e shiut, Panairi i Fierit

  • « Previous Page
  • 1
  • …
  • 264
  • 265
  • 266
  • 267
  • 268
  • …
  • 312
  • Next Page »

Artikujt e fundit

  • GURËT E KULTIT QË QAJNË, PLAGOSJA E SHKUPIT SHQIPTAR
  • UNESCO duhet ta njohë edhe Malin e Tomorit
  • KUR SHKRIMTARIA I NGJAN NJË LUTJEJE PËR LIRI
  • “IDENTITETI PA MBROJTJE INSTITUCIONALE”
  • Heshtja e elitës intelektuale shqiptare: krizë e guximit, e institucioneve apo e besimit?
  • Dialogu Strategjik me SHBA-në dhe bllokada institucionale, Kosova nuk guxon ta humbë momentin strategjik
  • Tezat e kryeministrit…
  • Portreti politik e diplomatik i Skënderbeut
  • 𝐎𝐒𝐁𝐄-𝐣𝐚 𝐧𝐮𝐤 𝐦𝐮𝐧𝐝 𝐭𝐞̈ 𝐬𝐡𝐩𝐞̈𝐫𝐛𝐥𝐞𝐣𝐞̈ 𝐚𝐦𝐛𝐢𝐠𝐮𝐢𝐭𝐞𝐭𝐢𝐧 𝐬𝐭𝐫𝐚𝐭𝐞𝐠𝐣𝐢𝐤 𝐭𝐞̈ 𝐒𝐞𝐫𝐛𝐢𝐬𝐞̈
  • Kandidate për Këshillin Bashkiak në Oshawa, Ontario, Kanada, Danjeza Danglli: ” Shqiptarët janë të suksesshëm dhe me kontribute të çmuara në jetën publike, ekonomike dhe shoqërore”
  • Teoria Hegemonike e stabilitetit shoqëror dhe iluzioni i diversitetit social
  • Jeta e Shumëfishtë e Odisesë
  • DARDANUS ULPIANUS VËSHTRON ME KEQARDHJE NË BRUKSEL
  • Ultimatumi austro-hungarez dhe tërheqja serbe nga territoret e shtetit shqiptar në vitin 1913
  • Dëshmitë e Agimit Gjeografik: Iliria dhe Hapësira Shqiptare në hartografinë mitike të Antikitetit

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT