“DOKTOR GJIL{ERA”, ROMANI I PARË REALIST I LETËRSISË SHQIPE
NOBELISTET-NOBELISTI X 1945, GABRIELA MISTRAL
Ne Foto: Gabriela Mistral (poete kiliane, 1889-1957)/
Gabriela Mistral është pseudonimi i Lucila Godoy Alcayaga, poeteshë kiliane- diplomate, edukatore dhe feministe e cila ishte e para grua Latino- Amerikane e cila fitoi çmimin Nobel në letërsi në vitin 1945.
Lindi: 7 prill 1889 Vicuña, Kili
Vdiq: 10 janar 1957 në Hempstead, New York, të Shteteve të Bashkuara
_____________________________________
MOTIVACIONI
“për lirikën e saj, të frymëzuar nga emocione të forta, që e ka bërë emrin e saj një simbol të aspiratave idealiste të të gjithë botës së Amerikës Latine”
_______________________________________
GJËRAT
Dua gjërat që nuk i pata kurrë,
të tjera që nuk i kam më;
prek një ujë të qetë,
shtrirë mbi livadhe të ftohtë,
që pa erë dridhëronte
në një kopsht që ishte kopshti im.
E shoh siç e shihja;
më vjen një mendim i çuditshëm
dhe luaj lehtë me këtë ujë
si me peshk apo mister.
PARAJSË
Hapësirë shpirti prej ari
dhe në të shtrirët e artë
dy trupa si sfera ari;
një trup i famshëm
që dëgjon, një trup
i famshëm që flet nëpër livadh,
në të cilin asgjë nuk flet;
një frymëmarrje që vete në një tjetër frymëmarrje
dhe një fytyrë që dridhet prej saj, në një livadh, ku asgjë s’dridhet.
Sjellin ndërmend kohën e trishtuar
në të cilën të dy kishin Kohë
dhe prej saj jetonin
të pikëlluar,
në orën e gozhdës së artë
në të cilën Koha ngriu
në prag
si qen endacak. …
AMARE, PASSIONE, POESIA, SENSO DELLA VITA
MË JEP DORËN DHE NE DO TË VALLËZOJMË
Më jep dorën dhe do biesh në dashuri
si një lule e vetme do të jemi
si një lule e vetme e asgjë më shumë.
Të njejtin varg do të këndojmë
me të njëjtin ritëm do të vallëzosh
Si një kalli do të dallgëzojmë
si një kalli asgjë më shumë.
Ti quhesh trëndafil dhe unë shpresë
por emrin tënd ti do ta harrosh
sepse ne do të jemi një valëzim
mbi kodër dhe asgjë më shumë.
Përktheu: Faslli Haliti
NOBELISTET-PIRANDELLO, NOBELISTI I IX
NOBELISTI IX 1931/
NE FOTO:LUIGI PIRANDELLO, NOBEL 1934/
Luigi Pirandello (Girgenti, 28 qershor, 1867 – Romë, 10 dhjetor 1936) ishte një dramaturg, shkrimtar dhe poet italian, i nderua me Çmimin Nobel për Letërsi në vitin 1934. Për prodhimin e tij, çështjet që shqyrtohen dhe inovacionit të rrëfimit teatror konsiderohet ndër dramaturgët më të mëdhenj të shekullit të njëzetë. Ndër veprat e tij spikasin disa romane dhe tregime të shkurtra dhe rreth dyzet drama , e fundit prej të cilave jo e plotë.
MOTIVACIONI:
«për guximin e tij dhe përfaqësimin e zgjuar të artit dramatik dhe teatral»/
GLOBI
Ja globi: një top kartoni,
që rrotullohet rreth një boshti të brendshëm.
Rrotullohet…pista me ngjyra të ndryshme
synon kufirin e vet, të çdo kombi.
Ky, është Oqeani Atlantik; dhe është det
sa i kaltër duket. Kjo masë dallgësh
këtu janë malet: Alpet. Roma
është kjo pikë që duket e s’duket.
Kush do ta dallonte në shikim të parë? Megjithatë
ka njerëz të mëdhenj, madje të pavdekshëm,
në këtë lodërzë ; të këqija të mëdha
dhe të mira të mëdha dhe dashuri të mëdha dhe përkujdesje…
Prandaj unë e mbaj atë në duar,
e rrotulloj me një gisht.
Lojë e marrë! I japim fund?
Përgatit katastrofën e botës për nesër.
Përktheu: Faslli Haliti
CIKLI I NOBELISTEVE- ERIK AXEL KARLFELDT, NOBELISTI I VITIT 1931
NOBELISTI VIII- 1931/
Ne Foto:Erik Axel Karlfeldt 1864 – 1931 NOBEL 1931/
Erik Axel Karlfeldt (Avesta, 20 korrik, 1864 – Stockholm, 8 prill, 1931) ishte një poet suedez. Në vitin 1931, menjëherë pas vdekjes së tij ai u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi, Ai e kishte refuzuar (duke qenë një anëtar i Akademisë) në vitin 1918._________________
MOTIVACIONI
“poezia e Erik Axel Karlfeldt”
______________________________________________
MAGJISTARE
Kur nata nebulozë është gri
si argjili dhe me avuj të lagshtë,
shtriga shtatzëne vesh
veladonin e saj dhe del
jashtë derës fshehurazi; zvarritet
përreth shtëpive rakitike, kasolleve;
midis tufave nguruese të barit gjethedielli,
mes xhufkave të çikoçelëve dhe graminaçeve.
Pastaj kthehet dhe përmbytur nga një napë e lagur
shtrydh vesën në një kupë.
- « Previous Page
- 1
- …
- 265
- 266
- 267
- 268
- 269
- …
- 312
- Next Page »