Promovimi i dy librave të shqiptaro-amerikanit Halit Nezaj, “Rrugëtimi i Përjetësimit të Ali Ibër Nezaj në Bronz” dhe “Udha e ëndrrës së thyer” u organizua nga Vatra dhe Shoqata e Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan në restorantin EastWood Manor në një sallë të mbushur plot.
Ky promovim përkoi me shënimin e 102 vjetorit të Vatrës, përvjetor që u përcoll përgjatë veprimtarisë.
Takimin e ka moderuar mjeshtrisht shkrimtari Mhill Velaj, i cili interpretoi fragmente dhe vargje. Pjesmarërsit i ka përshëndetur fillimisht zv/kryetari i Vatrës Asllan Bushati. Folësja kryesore ishte Kryetarja e Shoqatës së Shkrimtarëve shqiptaro amerikan Raimonda Moisiu. Përshëndetën dhe përgëzuan autorin: Ambasadori Bekim Sejdiu, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Neë Jork, Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, Presidenti i Shoqatës së Shkrimtarëve Shqiptaro-Amerikan Adnan Mehmeti.Një kumtesë rreth librave të z. Halit Nezaj e mbajti Mehmet Kadrija. Diskutuan rreth librave edhe editori i Diellit Dalip Greca, kryetari i degës së Vatrës në Hartford Iliam Peci, Prend Cetaj, Shaban Gashi e të tjerë.U duartrokit gjatë edhe aktori nga Kosova Halil Teta, që recitoi fragmente poetike.
Autori falenderoi pjesmarresit, organizatoret dhe diskutantet.
Në fund nga familja Nezaj u shtrua një kokejl i pasur me ushqime tradicionale dhe pije të shumëllojshme.
Shtëpia e Vatrës me pamje të re – Rustem Gecaj kreu rikonstriumin e saj
Rrustem Gecaj:“ VATRA është një vlerë e madhe kombëtare , është ajo që më ndryshoi mua botëkuptimin tim – për të ditur atdhe-dashurinë dhe patriotizimin shqiptarë, se çfarë është në mërgim”/
Nga BEQIR SINA, New York/
BRONX NEW YORK : Vjetërsia e Vatrës dhe vendndodhja, e saj , materiali i vyer-arkivor mbi 100 vjeçar, i cili gjendet brenda atyre “katër mureve”, pra Shtëpia e Vatrës , dëshmohet në punën e madhe dhe të paçmuar – vlerat kombëtare, që ka futur ajo për të “mobiluar” historinë e saj – të kësaj shoqate famëmadhe , dhe fatlume, për ne shqiptarët e Amerikës, krenaria jonë kombëtare.Me moshë që daton nga fillimi i shekullit të kaluar(Shekullit XX – 26 Prill 1912) emri i saj i shenjtë VATRA, Federata PanShqiptare e Amerikës, u bë në vite një vend frymëzimi që inspiroi me dekada të tëra të gjithë shqiptarët e Amerikës. Ajo që e cila i ngrohu ata me frymën patriotike, dhe mbajti gjallë këtë ndjenjë shqiptarie, që gëzojmë ne sot, deri në ditën e sotme – edhe 102 vjet mbas krijimit të saj – e cila përkon gjashtë muaj më parë se të shpallej edhe pavarësia e Shqipërisë, pra duke u bërë kështu para-rendese e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë më 28 Nëntor 2012. Ajo gjatë gjithë veprimtarisë së saj – në Amerikë, me punën dhe veprën kolosale që ka bërë arriti të frymëzojë shumë figura të shquara kombëtare, të cilat më pasë u rradhitën e panteonin e atdhedashurisë e patriotizmit shqiptarë, siç janë drejtuesit e saj prej themeluuesve Konicës e Nolit, deri tek Karagjozi, dhe Buçaj në ditët e sotme.
Rrustem Geci, një veprimtari i njohur i komunitetit shqiptarë në SHBA, thotë se :”VATRA , për të, është një vlerë e madhe kombëtare , është ajo që më ndryshoi mua botëkuptimin tim – për të ditur atdhe-dashurinë dhe patriotizimin shqiptarë, se çfarë është në mërgim”, ku afro tre dakada më parë ai emigroi në SHBA, nga Kosova.
Shtëpia e Vatrës me pamje të re – Rustem Gecaj kreu rikonstriumin e saj duke iu uruar “E gëzofshim së bashku “Shtëpinë e Re të Vatrës”
Këtë vendim falë bujarisë së tij, ai e kishte marrë si një zotim – kishte dhënë një fjalë , si i themi ne shqiptarët; “fjalë burrash”, qysh më 22 shtator 2013, gjatë një vizite që bëri në Shtëpinë e Vatrës së bashku me ish Kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj – kryetarin e AAK-së, se : “Vatrës i takon një shtëpi më dinjitoze, më e bollshme, sa më shumë funksionale, për t’i dhënë hapësirë më shumë kësaj Shtëpie, ku brenda saj ruhet si margaritarët tonë kombëtar, pjesët e historisë së Vatrës – e cila, e ka zanafillën e saj me shqiptarët e Amerikës”, ishte shprehur ai dhe po aty kishte shtuar se do të hapte ashti si nga hera- zemrën dhe kuletën, për të ia ndryshuar pamjen e kësaj Shtëpie.
“Unë do ta marr përsipër që t’a bëj! Unë do t’a rinovoj Shtëpinë e Vatrës! me shpenzimet e mija dhe puntorët e mi,” u tha publikisht nga Vatra në njoftimin e saj gjatë një darke, që shtroi për nder të Presidentit të Shqipërisë z. Bujar Nishani, se kishte deklaruar pikërishtë vetë z. Rrustem Gecaj para bashkëatdhetarve të tij.
Gazeta Dielli online shkruajti këtë fund javë se :”Të shtunën me 5 prill 2014, z. Rrustem Gecaj, në prani të Këshillit të Federatës Panshqiptare të Amerikës VATRA, i dorëzoi celësat kryetarit Gjon Bucaj. Ndërkohë, që Kryetari i Vatrës e falenderoi z. Rrustem Gecaj, biznesmen i njohur për dhurime e mbështetje të çështjes Kombëtare,-( njëkohësisht ai është edhe anëtar i këshillit të Vatrës),për këtë dhuratë që u bëri vatranëve dhe komunitetit shqiptar.
Ndërkohë, Dielli sqaron se puna për rinovimin e ndërtesës nisi në fillim të muajit Mars 2014 dhe vazhdoi për një muaj. Rinovimi i katit të parë thuhet se ishte tërsor dhe preku edhe sistemin elektrik, atë hidraulik, u rrëzuan muret, u vu shitrak, u bë plastër, u zhvendosen tubacionet, u shtruan dyshemetë, u ndërhy në sistemin e ngrohejes, në atë elektrik etj. Çdo ditë, sipas Diellit, punuan 5-7 dhe më shumë punëtorë, përveç specialistëve hidraulikë e elektrikë. Riparimi përfshiu edhe mjediset e jashtme të dy kateve të sipërme dhe bejzmentin. Vetë zoti Gecaj, shkruan kjo gazetë i udhëhoqi punimet duke ardhur çdo ditë në Shtëpinë e Vatrës së bashku me djalin , Avniun. Janë shpenzuar me dhjetëra mijëra dollarë, por z. Gecaj nuk jep shifra. Ai jo vetëm pagoi punëtorët dhe specialistët për një muaj, por të gjitha materialet i bleu vetë. Puna u bë me cilësi, sipas kryesisë së Vatrës.
“I kam bërë si për shtëpinë time, citohet të ketë thënë zoti Gecaj, Vatra, është shtëpia e të gjithë Shqiptarëve”, tha ai për Diellin.
Kurse, Ganiu, që drejtoi punimet, thotë për Diellin se ndjehej i gëzuar që pronari, i kompanisë së tij zoti Rrustem Geci, mbeti shumë i kënaqur nga cilësia e punës. Porosia, që na pat dhënë ai shtonë Ganiu, një puntor i kompanisë së tij, ishte e prerë:-“Djema, bëni punë si në shtëpinë time, si në shtëpitë tuaja. E dua me cilësi gjithçka.” Në fakt , shton Ganiu, na doli shumë punë, sidomos në shtrimin e floorit. Materiali ishte i kalbur. Na u desh që të hiqnim deri dhe trarët.Por, gjithësei jemi të kënaqur, që puna na doli shkëlqyshëm.
Duke iu referuar gazetës Dielli online, thuhet se kryetari Bucaj – tregoi historinë e Shtëpisë së Vatrës, e cila është blerë me kursimet e vatranëve ndër vite. Ai përmendi kontributin që patën dhënë viteve të shkuara një grup vatranësh në rinovimin e ndërtesës. Ndërsa atëhere grupi që mori përsipër rinovimin, i prirur nga Kryesia e Vatrës dhe Kryetari Karagjozi, ishte me pjesmarrës të shumtë, si Zef Balaj, Arjan Myrtaj, Ibrahim Kolari, Sejdi Hysenaj, Ahmet Hoti, vëllezërit Zabit dhe Sejdi Bytyci, Zef Perndocaj, Jonuz Ndreu, e shumë të tjerë, ndërkohë, që këtë herë rinovuesi ishte vetëm një, dhe ai është Rrustem Gecaj nga Kosova.
Në këtë shkrim editori i Diellit, shkruan se Kryeatri i Vatrës Dr. Gjona Buçaj, në emër të tij dhe vatranëve tha se :”E falenderojmë për këtë bujari që anëtari i Këshillit të Vatrës – tregoi ndaj nesh dhe vatranët do t’i jenë përherë mirënjohës.Puna që ka bërë z. Rrustem Gecaj, është e një cilësie të lartë, për të cilën flet vetë Shtëpia, që duket si e re -”
Dr. Gjon Buçaj e falenderoi z. Gecaj në emër të vatranëve dhe tha se vatranët nuk do ta harrojnë kurrë këtë dhuratë tepër të vlefshme. Ky kontribut do të shënohet në rekordet e Vatrës 102 vjeçare.
Ndërsa z. Rrustem Gecaj duke i dorëzuar celësat e Shtëpisë së rinovuar në një ceremoni të thjeshtë është shprehur se ndjehej mirë për vlerësimin dhe mirënjohjen e kryetarit të Vatrës dhe gjithë vatranëve duke shtuar se “E bëra se i kisha mundësit”, tha ai. Ta gëzojmë së bashku! Uroj që për një të ardhme jo të largët, të arrijmë që të bëjmë një Qendër shumë herë më të madhe se kjo shtëpi”.
Dielli shkruan se gjatë ditës së Premte, me 4 prill, kishin ardhë për ta falenderuar z. Rrustem Gecaj, kryetari i Vatrës, dr. Gjon Buçaj, i shoqëruar nga zv/kryetari Asllan Bushati, nga anëtari i Bordit të Këshilltarve zoti Zef Përnocaj, dhe editori i Diellit zoti Dalip Greca
Z. Gecaj në ceremoninë simbolike “dorzimin e çelsave” shoqërohej nga djali i tij Avniu dhe z. Rasim Hasanaj, tha se ndjehej i gëzuar që kishte mundur të jepte kontributin e vet për Vatrën Kombëtare dhe shtoi se ndjehej mjaft mirë, që ju vatranët ishin të kënaqur nga puna e tij në rikonstruimin e Shtëpisë së Vatrës duke i dhënë asaj një pajme të re edhe më bashkëkohore.
Ceremoninë simbolike e ndoqi edhe media, TV 21, TV Kultura Shqiptare dhe Gazeta Dielli.
THIRRJE PER DEMONSTRATE E KRYETARIT TE VATRES!
Me daten 5 prill, ne seline e “Vatres”, u mbajt mbledhja e radhes e Keshillit Drejtues. Ne mes tjerash, nji pike me randesi te posaçme ne rendin e dites, ishte demonstrata e thirrun nga shoqatat e shqiptarevet me origjine nga viset shqiptare ne Mal te Zi, per te protestue kunder shkeljes se te drejtavet njerzore dhe kombetare te shqiptarevet qe jetojne ne trojet e veta nen Malin e Zi, nga ana e qeverise se atij shteti, ma keq se ne kohen e komunizmit. Ne mbledhje u miratue unanimisht vendimi i Kryesis i marrun me daten 20 mars qe te perkrahet demonstrata pa rezerva. Demonstrata do te zhvillohet ne Washington para Shpise se Bardhe, diten e marte me 8 prill 2014. Per hollesina te tjera mund te lexoni ne gazeten “Dielli” ne internet: gazetadielli.com, ose mund t’i drejtoheni zotit z/v kryetarit, zotit Asllan Bushati ne tel. (917)669-2082. Autobusat, falas, do të nisen nga disa oika në Staten Island, Brooklzn dhe në Bronx, prej Arthur Avenue, para restaurantit “Giovenni’s”, n’oren 4 të mëngjesit.
Na shqiptaret bashkohemi çdo here kur nji cashtje me randesi kombetare na thërret. Shkelja e vazhdueshme e te drejtave te shqiptarevet ne Mal te Zi asht shume alarmuese. Vatranët kanë qenë gjithmonë në vinë e parë të frontit kur e ka lypë nevoja kombëtare, prandej:
TË GJITHË NË DEMONSTRATE të marten me 8 prill !!!!!!!
Me përshëndetje të përzemerta,
Kryetari I Federates Panshqiptare te Amerikes VATRA
Dr. Gjon Bucaj
ME 5 PRILL MBLIDHET KESHILLI I VATRES
Kryetari i Vatrës, dr. Gjon Bucaj, njofton anëtarët e Këshillit të Vatrës se me datën 5 prill 2014, ditën e Shtunë, në orën 11 paradite, do të mblidhet në takimin e radhës Këshilli Drejtues i Vatrës. Duke qenë se Selia e Vatrës është duke u rinovuar nga anëtari i Këshillit të Vatrës, biznesmeni atdhetar Rrustem Gecaj, nëse nuk ka ërfunduar deri atëkohë puna, do të bëhet një njoftim tjetër për vendin e takimit.
Ndërkohë brenda kësaj jave do të mblidhet Kryesia e Vatrës për të përcaktuar Rendine Ditës dhe probleme të tjera që do të diskutohen në Këshillin e Vatrës.
PRESIDENTJA E KOSOVËS KA NDERUAR VATRËN ME MEDALJEN PRESIDENCIALE TË MERITAVE
Të premten, 14 Mars 2014, në Konsullatën e Kosovës në New York, u organizua ceremonia e dorëzimit të Medaljes/
Të premten me 14 Mars, në Konsullatën e Kosovës, në 42 St, avenuja e dytë, në New York, u organizua ceremonia e dorëzimit të Medaljes Presidenciale të Meritave, akorduar Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, me motivacionin ”Shoqatës Vatra në Amerikë.-Për angazhimin dhe veprimtarinë Atdhetare, për promovimin e mirëkuptimit dhe ndihmës për afirmimin e çështjes së Kosovës.”
Me këtë rast Kryetari i Federatës Panshqiptare të Amerikës Vatra, dr. Gjon Buçaj i shoqëruar nag dy nënkryetarët Agim Rexhaj e Asllan Bushati dhe editori i Diellit, Dalip Greca, u pritën nga Konsulli i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës , ambasador Bekim Sejdiu. Në takim ishte i pranishëm dhe konsulli Korab Mushkolaj.
Z. Sejdiu në fjalën e tij të mirëseradhjes në Konsullatë, tha se Vatra na ka inspiruar për veprimtari atdhetare. Pesha historike e saj, kontributi i vatranëve, shërbesat që ka kryer Vatra për kombin, përfshi dhe çështjen e Kosovës, i japin asaj vlera të veçanta. Duke folur për lidhjet e Konsullatës me komunitetin, ambasador Sejdiu, veçoi faktin se vizitën e parë në komunitet në fillimet e shërbimit diplomatik në Amerikë, e realizoi pikërisht në Vatër.
Ai tha se ndjehej i gëzuar që po i dorëzonte Medaljen e Presidentes së Kosovës Federatës Vatra. Kryetari i Vatrës , dr. Gjon Buçaj, e falenderoi Konsullin e Kosovës për ceremoninë e organizuar. Kryetari i Vatrës, tha se e vlerësonte shumë nderimin që i ka bërë Vatrës, Presidentja Atifete Jahjaga, duke e nderuar atë për veprimtarinë e saj Kombëtare, veçanërisht në drejtim të Kosovës. Vatra, nuk është vetëm e vatranëve, por i përket Kombit shqiptar. E vlerësojëm shumë, këtë vlerësim, tha dr. Buçaj.Më pas ai tregoi për veprimtaritë e Vatrës dhe riorganizimin e saj.
Më pas ka përshëndetur zv/kryetari i Vatrës, z. Agim Rexhaj, i cili pasi falenderoi ambasador Sejdiun për punën e shkëlqyer që ka bërë në komunitetin shqiptar, tregoi se në Vatër, që 30 vite të shkuara ku ai vendosi kontaktete e para me vatranët, ai vetë kishte gjetë një avokate të shkëlqyer të mbrojtjes së Kosovës. Nuk kishte demonstratë, ku Vatra të mos ishte pjesëmarrse aktive. Dihen dhe tashmë lidhjet e ngushta të Vatrës me president Rugovën. Vatra, çështjen Kombëtare e ka parësore.
Zv. Kryetari i Vatrës z. Asllan Bushati në fjalën e tij përshëndetëse, pasi falenderoi ambasadorin Sejdiu, dhe velërsimin që i ka bërë Vatrës, presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga, foli dhe për lidhjet dhe kontributin e tij në drejtim të Kosovës. Z. Bushati, tha se sapo ksihte ardhur në Amerikë, dha kontribut real në drejtim të luftës së Kosovës. Konkretisht ai dha kontribut në stërvitjen e vullnetarëve të Batalionit Atlantiku.
Takimi vazhdoi për dy orë dhe u diskutua çështje të ndryshme që shqetësojnë shqiptarët e Amerikës, qëndrimet e Vatrës, shqetësimet e saj për Shqipërinë dhe Kosovën, korrupsionin, mosdënimin e krimeve të komunizmit, mosintegrimin e ish të përndjekurëve, problemet e pronave, zgjidhja e çështjes çame, u debatua për rrugët e bashkëpunimit, por edhe për problemet e integrimit ndërshqiptar në rajonin e Ballkanit.(Korresp. i Diellit)
- « Previous Page
- 1
- …
- 10
- 11
- 12
- 13
- 14
- …
- 16
- Next Page »