• Home
  • Politics
  • Opinion
  • Culture
  • Sports
  • Economy
  • Interview
  • Reporting
  • Community
  • Vatra

Dielli | The Sun

Albanian American Newspaper Devoted to the Intellectual and Cultural Advancement of the Albanians in America | Since 1909

PER KONTRIBUTIN E KLERIT KATOLIK NE SHPETIMIN E HEBRENJVE NE KOSOVE DHE MAQEDONI GJATE LUFTES II BOTERORE

September 20, 2014 by dgreca

Nga Agron Alibali/
Ndërkohë që Papa Francesku kryen vizitën e tij historike në Shqipëri me 21 shtator 2014 me një mision të lavdërueshëm paqëtimi dhe kujtimi, nuk mund të mos përmendim sot kontributin e rrallë të klerit katolik në Kosovë dhe Maqedoni për shpëtimin e hebrenjve, të kryer në bashkëpunim të ngushtë me popullsinë vendase shqiptare dhe maqedonase Dëshmia vjen nga dokumente të zbuluara në arkivat amerikane. Fjala është për një raport të shërbimeve britanike, që iu përcoll edhe autoriteteve amerikane, i cili përqëndrohet tek dokumentet e ndryshme të identitetit të lëshuara nga autoritetet shtetërore dhe fetare.
Dokumenti i datës 8 prill 1944, i titulluar “Shqipëria – kontrollet e brendshme”,shpjegon hollësisht dokumentet që përdoreshin dhe kërkoheshin nga autoritetet për të lejuar qarkullimin dhe qëndrimin në vend, si dhe mënyrën e përftimit të tyre.
Raporti është hartur nga një oficer i shërbimit të zbulimit britanik mbështetur në informata të vjelura nga nëntë hebrenj nga Jugosllavia dhe Bullgaria që ishin hedhur në Shqipëri për të shpëtuar kokën. Dokumentet kryesore të analizuara ishin letër njoftimi, deklarata gjyqësore, letër qarkullimet e automjeteve dhe dëshmitë e pagezimit.
Raporti zbulon tërthorazi ekzistencën e një rrjeti të mirëfilltë dhe të mireorganizuar, i cili ofronte dokumentacion zyrtar ose fetar për hebrenjtë e rrezikuar, si dhe organizonte tranportimin e këtyre individëve dhe pasurisë së tyre të luajtshme nga Kosova dhe Maqedonia për në Shqipëri.
Siç dihet, Shqipëria atëhere mbahej si vend i sigurtë për hebrenjtë, çka edhe shpjegon lëvizjen e organizuar drejt saj prej viseve kufitare.
Kësisoj, në sythin Testimonum Baptismi ose “Dëshmi pagëzimi”, raporti i zbuluar në arkivat amerikane përmend se prifti katolik i kishës së Ferizajt, emri i të cilit jepet si Joseph Radoha, u kishte lëshuar dokumente pagëzimi “shumë personave për t’i ndihmuar që të merrnin dokumente të tjera”. Burimi për këtë informatë ishte njëfarë Mosha Varon Marcus, i cili vetë kishte përfituar dëshmi pagëzimi prej priftit të Ferizajt.
Si i vetmi prift katolik atje, At Radoha kishte strehuar në kishë, dhe në shtëpinë e tij “shumë refugjatë, përfshirë jugosllavë, hebrenj, grekë, etj”.
At Radoha kishte – sipas raportit – lidhje të ngushtë me priftin katolik të Shkupit, i cili, nga ana e vet, ishte kanali kryesor për dërgimin e pasurive të luajtshme apo bagazheve të refugjatëve nga Jugosllavia e atëhershme për në Shqipëri.
Pêr priftin Radoha nuk dihet shumë. Në atë kohë, si edhe sot, Dioqeza e lashtë katolike e Ulpianës ishte thjesht në kuadër titullar pra jo funksional. Përmendim se Arqipshkv Titullar i Dioqezës së Ulpianës sot është Carlo Maria Viganò, një nga dijetarët më në zë dhe personalitetet më të shquara të Vatikanit dhe Nunc Apostolik në Shtetet e Bashkuara. Sa i takon At Radohas, ai ishte me prejardhje nga viset e Evropës
Qendrore dhe ishte caktuar të shërbente në Ferizaj. Po ashtu, sipas një burimi italian, At Jozef Radoha, ishte prift salezian dhe fliste mirë edhe italisht, pasi kishte studiuar në kongregacionin e Valdoccos, pranë Torinos, në Itali. Po sipas të njëjtit burim, rreth viteve 1942-1943, kur Kosova ishte nën administrim Italian. At Radoha u gjend në rrezik për t’u kallëzuar si “spiun rus” dhe u shpëtua nga njëfarë Sarcheletti. [Burimi: Luigi Sarcheletti – ADMA Verona].
Kurse peshkop në Shkup në atë kohë ishte Smiljan Franjo Cekada, i cili më pas bë anëtar i Koncileve të II të Vatikanit dhe Arqipeshkv i Sarajevês. Në Peshkopatën e Shkupit, është rasti për t’u përmendur se deri në vitin 1921 ishte si Peshkop Lazër Mjedja, i cili më pas u emërua Arqipeshkv i Shkodrës.
Nga raporti britanik i zbuluar në arkivat amerikane kuptohet qartë se etërit katolikë në Shkup dhe Ferizaj ishin kthyer në mbrojtës të devotshëm të refugjatëve të huaj – kryesisht hebrenj – që përpiqeshin t’i shpëtonin terrorit dhe përndjekjeve nazi-fashiste. Madje ata punonin në mënyrë sistematike, sikurse e përmendëm më lart, si njëfarë rrjeti i sofistikuar dhe i mirëorganizuar, duke ofruar strehim, dokumente pagëzimi dhe transport për në Shqipëri. Atje ata priteshin dhe strehoheshin në Shkodër, Tiranë, Kavajë, Berat , Vlorë e gjetkë.
Një ndër organizatorët e lëvizjes për pritjen dhe strehimin e tyre në Shqipëri ishte veterineri Behxhet Reso, nga Gjirokastra dhe banor asokohe në Tiranë. Sipas dëshmive të Behxhet Resos, të përcjella prej mbesës dhe nipit të tij, Rezarta dhe Indrit, në shtëpinë e tyre në Tiranë ishte strehuar për mëse një vit një Anna Sarpota së bashku me dy djemtë e saj nga Jugosllavia. Ata jetonin të gjithë bashkë si një familje e madhe, dhe sipas mbesës, “Anna dhe gjyshja e saj ishin bërë aq shoqe të ngushta, sa që kishin filluar që të thurnin me shtiza çorape së bashku”. Po ashtu, një inxhiner nga Polonia, me mbiemër Pozlowski
kishte qëndruar në shtëpinë e tyre për një kohë. Ai ishte ndarë nga gruaja e tij dhe nuk e dinte se ku ndodhej ajo.
Nga sa më sipër, disa përfundime paraprake mund të nxirren edhe sot e gjithë ditën:Së pari, angazhimi vetmohues i prelateve katolikë për shpëtimin e hebrenjve është faqe e lavdishme në historinë e Kosovës dhe Maqedonisë dhe duhet analizuar edhe në lidhje me politikën e atëhershme të Papa Piut XII, e cila është e diskutueshme edhe sot e gjithë ditën.
Së dyti, dhe duke patur parasysh pamundësinë për të mbajtur të fshehtë diçka të tillë në vende relativisht të vogla. kjo veprimtari kaq e gjerë, e dendur dhe aktive, në sfidim të hapur kundrejt autoriteteve të pushtimit, nuk mund të mos kryhej pa dijeninë, dhe për më tepër, pa mbështetjen e drejtpërdrejtë apo të tërthortë të mbarë shqiptarëve të Ferizajt me rrethe, si dhe popullsisë shqiptare e maqedonase të Shkupit, Këtu doemos përfshihej jo vetëm popullsia civile, por edhe administrata vendase.
Kjo faqe e panjohur e historisë së Kosovës, e cila pret të hulumtohet më tej, dëshmon për humanizmin, tolerancën dhe bashkëjetesën ndërfetare në Kosovë, dhe vërteton se, sikurse në Shqipëri, edhe në Kosovë e Maqedoni, strukturat shoqërore dhe fetare u angazhuan me kurajo e vetmohim për shpëtimin hebrenjve të Kosovës dhe të viseve të tjera të ish-Jugosllavisë.

Filed Under: Histori Tagged With: agron alibali, E HEBRENJVE, gjate, LUFTES II BOTERORE, NE KOSOVE DHE MAQEDONI, PER KONTRIBUTIN E KLERIT KATOLIK NE SHPETIMIN

Artikujt e fundit

  • Kufiri i Kosovës ka për mbrojtëse detyrimisht Kosovën
  • Presidentja Osmani takon komandantin e KFOR-it dhe shefin e EULEX-it në Kosovë
  • NË SHKUP VJEN NJË STUDIM MË I PLOTË MBI VEPRËN E ERNEST KOLIQIT
  • Deklaratë e Qeverisë së Republikës së Kosovës në lidhje me lëvizjet e njësive ushtarake të Forcave të Armatosura të Serbisë në drejtim të vijës kufitare me Republikën e Kosovës
  • Shën Jeronimi ilir (347 -420), përkthyes i Biblës, dijetar i Kishës
  • Migjeni, nji urdhnesë e shëlbyeme ndër shpirtna t’dlirë e vullnete t’epërme zotnimi
  • Petro Marko “re dhe gur” në vis të vet…
  • Mevludi Sherifit, një ftesë për miqtë në ditëlindjen e Profetit
  • Për një Shqipëri të të gjithë shqiptarëve…
  • MALËSIA E GJAKOVËS, NË 77 VJETORIN E GENOCIDIT KOMUNIST
  • HAJDUTI I MIRË
  • Nga urrejtja raciste antiarabe Netaniahu justifikon Hitlerin për holokaustin
  • Kosova në pararojë të mbrojtjes së civilizimit perëndimor kundër bllokut Ruso – Serb
  • Përmbytet New York, 25 million njerëz preken nga koha e keqe
  • Shtetet e Bashkuara janë të shqetësuara për mobilizimet ushtarake serbe pranë kufirit me Kosovën

Kategoritë

Arkiv

Tags

albano kolonjari alfons Grishaj Anton Cefa arben llalla asllan Bushati Astrit Lulushi Aurenc Bebja Behlul Jashari Beqir Sina dalip greca Elida Buçpapaj Elmi Berisha Enver Bytyci Ermira Babamusta Eugjen Merlika Fahri Xharra Frank shkreli Fritz radovani Gezim Llojdia Ilir Levonja Interviste Keze Kozeta Zylo Kolec Traboini kosova Kosove Marjana Bulku Murat Gecaj nderroi jete ne Kosove Nene Tereza presidenti Nishani Rafaela Prifti Rafael Floqi Raimonda Moisiu Ramiz Lushaj reshat kripa Sadik Elshani SHBA Shefqet Kercelli shqiperia shqiptaret Sokol Paja Thaci Vatra Visar Zhiti

Log in

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Cookie settingsACCEPT
Privacy & Cookies Policy

Privacy Overview

This website uses cookies to improve your experience while you navigate through the website. Out of these cookies, the cookies that are categorized as necessary are stored on your browser as they are essential for the working of basic functionalities of the website. We also use third-party cookies that help us analyze and understand how you use this website. These cookies will be stored in your browser only with your consent. You also have the option to opt-out of these cookies. But opting out of some of these cookies may have an effect on your browsing experience.
Necessary
Always Enabled
Necessary cookies are absolutely essential for the website to function properly. This category only includes cookies that ensures basic functionalities and security features of the website. These cookies do not store any personal information.
Non-necessary
Any cookies that may not be particularly necessary for the website to function and is used specifically to collect user personal data via analytics, ads, other embedded contents are termed as non-necessary cookies. It is mandatory to procure user consent prior to running these cookies on your website.
SAVE & ACCEPT